Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zhupa: Aeroporti i Vlorës u bë në një zonë të mbrojtur, Konventa e Bernës kundërshtoi ndërtimin

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa thotë se aksioni në Theth nuk lidhet me prishjen e ndërtimeve në zonat e mbrojtura, pasi ligji i mbronte vetë, po mazhoranca e ndryshoi për interesa të veta. Për të ka projekte të tjera për ndërtime në zona të mbrojtura, për shembull, Aeroporti i Vlorës bëhet në një zonë të mbrojtur, ku ka reaguar Konventa e Bernës dhe Progres Raporti i BE-së. ”Rama jo vetëm ka…

Source

Rama tregon suksesin tek spitali Traumës: Teknika e avancuar Whipple, realizohet ndërhyrja tek një paciente 33-vjeçare

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin për një operacion që u finalizua me sukses në Spitalin Universitar të Traumës tek një paciente 33-vjeçare. Kreu i qeverisë shprehu mirënjohje për përkushtimin e ekipit: dr. Dritan Çela, dr. Valmira Abilaliaj, dr. Dorina Shtjefni, dr. Ervin Sulaj, si dhe infermieret Mirela Heti, Arta Prendi, Alma Shkalla, Adelina Hysa. Në Spitalin Universitar të Traumës falë…

Source

Asfiksohen tre zjarrfikës në Dukat, po shuanin flakët

Në luftë me flakët, por tre zjarrfikës janë asfiksuar nga tymi gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit, i cili vijon prej ditësh pa u vënë ende nën kontroll. Ata janë transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore dhe vijon të përhapet për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë.

Source

Bilancet në terren për problemet e qytetarëve, Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë

Në orën 18:30, kryeministri Edi Rama do të ketë një takim me deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të Bashkisë Tiranë. Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë aktivë gjatë këtyre muajve të verës dhe të takohen me qytetarët dhe të evidentojnë problemet që ata kanë dhe të bashkërendojnë një plan pune për zgjidhjen e tyre. Gjatë kësaj kohe deputetët…

Source

Kompania ajrore amerikane ul në tokë të gjithë flotën e avionëve

Kompania ajrore amerikane Alaska Airlines njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve të saj, si dhe të atyre të degës së saj Horizon Air, për shkak të një defekti në sistemet e informacionit, të raportuar dje në mbrëmje. ”Alaska Airlines po përjeton një defekt në sistemet e saj të informacionit që po ndikon në operacionet e saj. Ne kemi kërkuar një pezullim të përkohshëm të fluturimeve të Alaska…

Source

50 seanca dhe ende Kuvendi nuk është votuar, Kurti: Këtë javë arrihet marrëveshja me Limajn, do të kemi qeverinë e re

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti doli sot në një konferencë për mediat dhe tha se këtë javë mund të arrihet një marrëveshje me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn, në një kohë që Kuvendi ka dështuar plot 50 herë për konstituimin. ”Me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn kemi zhvilluar një takim pardje, dhe kemi diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë. Unë si kryeministër në detyrë…

Source

Egli këndoi “Mora Fjalë” në koncert, Albina Kelmendi e kritikon: Playback-u në përgjithësi nuk është normal

Albina Kelmendi ka sqaruar deklaratën e saj ku ka shprehur hapur mospëlqimin ndaj një prej performancave të Egli Takos, e cila në një nga koncertet e saj, interpretoi këngën “Mora fjalë” të artistes Shkurte Fejza, duke u bërë virale në rrjete sociale për shkak të veshjes, që nga shumë komentues u cilësua si mungesë respekti ndaj kësaj kënge patriotike. ”Së pari më vjen keq që reagimi im është…

Source

Zyrat me një ndalesë, Balluku: Shërbimet në e-Albania janë falas, përfshirë pasaportat dhe shërbimet bashkiake

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë në përdorimin e platformës e-Albania mund t’i drejtohen zyrave të posaçme që janë hapur nga bashkitë në të gjithë vendin, me qëllim ofrimin e asistencës dhe shërbimeve të nevojshme. Zv/kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Patosit, ku inspektoi funksionimin e…

Source

Shpejtësi 3-fish mbi normën, Policia Rrugore apel shoferëve: Për monopatinat marrin masa të posaçme

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 qarqe të vendit, kanë intensifikuar kontrollet përgjatë fundjavës, duke përdorur mjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë, radarët automatikë, dronët, alkooltestuesit, kamerat dhe çdo pajisje tjetër që kanë në dispozicion.

Source

Aplikohet për herë të parë neni 293, nën hetim dy persona që parkuan makinën dysh në Tiranë

Ka nisur zbatimi i procedimeve penale për shoferët që parkojnë automjetet dysh, duke u bërë pengesë për qarkullimin. Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës njofton se dy persona janë vënë nën hetim për parkim dysh të automjetit. Ata janë F.B 20-vjeç dhe D.D 35-vjeç, pasi me parkimin e gabuar të automjeteve të tyre, kishin penguar lëvizjen e makinave. Kjo është hera e parë që aplikohet nen 293 i…

Source

”Tensione për dosjen ”Partizani””, GJKKO përgënjeshtron Berishën: Nuk ka pasur asnjë përplasje

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar pas raportimeve që aluduan për një konflikt të supozuar mes kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe një gjyqtareje të kësaj gjykate, në kuadër të procesit penal të njohur si dosja “Partizani”. Gjykata thekson se “një konflikt i tillë nuk ekziston dhe as nuk ka ekzistuar”, duke përgënjeshtruar çdo pretendim për…

Source

Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin

Një automjet tip Golf ka përplasur një këmbësor këtë mbrëmje në Lezhë. Ai po dilte nga një market i zonës dhe po kalonte rrugën në momentin e aksidentit. Drejtuesi i mjetit nuk ka arritur ta dallojë në kohë këmbësorin, duke çuar në përplasjen e tij. I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Në vendin e ngjarjes ndodhen…

Source

Plas sherri edhe në plazhin e Kavalishencës për çadrat, përplasje fizike mes dy të rinjve dhe punonjësit

Në orët e fundit janë shënuar një sërë sherresh dhe ngjarjesh të rënda, që jo vetëm prekin sigurinë në plazh, por edhe cënojnë Shqipërinë turistike, një imazh që tashmë ka gjetur pasqyrim edhe në mediat e huaja, si thirrje që turistët nga ane mbarë bota të vijnë në vendin tonë. Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Kavalishencës në Durrës, ku janë përfshirë disa…

Source

Berisha pret në selinë blu deputetin e Forza Italia: Mbështetje e fortë për PD

Kryetari i PD, Sali Berisha priti këtë të shtunë në selinë blu deputetin italian dhe drejtuesin e Forza Italia, Alessandro Battilocchio, të cilin e cilësoi si “një mik të vyer të PD-së dhe ndjekës aktiv të zhvillimeve demokratike në Shqipëri”. Sipas tij takimi u përqendrua në analizën e situatës politike në vend dhe “farsës zgjedhore të 11 majit”, për të cilën përsëriti akuzat se ishte e…

Source

VIDEO/ Bulmeti dhe mishi pa fatura, Rama tregon bilancin: 32 ton të sekuestruara në 6 ditë

Kryeministri Edi Rama tregon pamje nga mallrat blegtorale dhe të mishit, që janë sekuestruar nga inspektorët tatimorë pasi janë gjetur pa faturë tatimore. Në 6 ditët e para të këtij aksioni, janë sekuestruar 32 tonë mallra ushqimore, qumësht, djathë, mish pa faturë tatimore. Për të ky aksion do të vazhdojë deri në fund. “Vijon papushim sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë!

Source

💾

Konflikte fizike në plazhe, mbrëmë dajak te koncerti i Ylli Limanit, sonte në Ksamil kërcet tulla kokës

Një konflikt i papritur ka shpërthyer gjatë koncertit të Yll Limanit në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, duke prishur atmosferën festive dhe shkaktuar panik mes publikut. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur këngëtari po performonte në skenë bashkë me grupin Three Dots. Si shpërtheu dhuna? Dëshmitarët e ngjarjes raportojnë se një debat mes dy grupeve në zonën VIP…

Source

Miqësorja mes Elbasanit dhe Pogradecit përfundon me sherr masiv, përfshihen futbollistët dhe tifozët

Sherr në “Elbasan Arena”, aty ku u zhvillua sfida mes AF Elbasanit dhe Pogradecit. Pavarësisht natyrës miqësore të ndeshjes, tensionet u rritën në minutat e fundit duke përfshirë jo vetëm futbollistët në fushë, por edhe tifozët në tribuna. Shkak për përplasjet u bë sjellja provokuese e njërit prej lojtarëve të Pogradecit, i cili me gjeste dhe fjalë u përpoq të provokonte kundërshtarët në disa…

Source

Policia Bashkiake dhe IMT çlirojnë hapësirat publike në Tiranë, 20 mijë m² u rikthehen qytetarëve

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë po jep rezultatet e para konkrete. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake kanë ndërmarrë një operacion të gjerë për të kthyer qytetin te qytetarët. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe: * Janë bërë 1,428 njoftime për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme; * 352 subjekte kanë reaguar pozitivisht…

Source

Qendrat shëndetësore verore, Rama: Sezon turistik i sigurt

Në zonat turistike të vendit, si në bregdet ashtu dhe në zonat malore, janë hapur qendra shëndetësore verore për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët, që frekuentojnë vendin gjatë këtij sezoni veror. Kryeministri Edi Rama poston në rrjete sociale një video nga qendra shëndetësore verore në plazhin e Drimadhes në jug të vendit, që është në shërbim çdo ditë për…

Source

💾

30 forca të ushtrisë i bashkohen operacionit, vatrat e zjarrit në Belishovë të Mallakastrës drejt shuarjes

Vatrat aktive të zjarrit në kodrat e Belishovës janë drejt neutralizimit të plotë. Që nga ora 5:30 e mëngjesit të sotëm 30 forca të ushtrisë iu bashkuan operacionit për shuarjen e flakëve. Përballja me flakët ka vijuar deri në orën 19:00, ku shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, Fierit, Albpetrolit, Forcave të Armatosura dhe Regjimentit të këmbësorisë së Jugut, kanë punuar në terrenin e…

Source

❌