❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Buka Buskers Fest”, festa e bukĂ«s dhe arteve tĂ« rrugĂ«s nĂ« zemĂ«r tĂ« HorĂ«s sĂ« ArbĂ«reshĂ«ve

NĂ« datat 2 dhe 3 gusht 2025, Hora e ArbĂ«reshĂ«ve do tĂ« mirĂ«presĂ« edicionin e parĂ« tĂ« ‘Buka Buskers Fest’, njĂ« festĂ« e veçantĂ« qĂ« bashkon traditĂ«n e bukĂ«s, artet e rrugĂ«s, dhe kulturĂ«n arbĂ«reshe, nĂ« njĂ« atmosferĂ« tĂ« gjallĂ« dhe pĂ«rfshirĂ«se pĂ«r tĂ« gjitha moshat, pĂ«rcjell KultPlus.

Ky festival unik Ă«shtĂ« njĂ« ide origjinale e Federica Cuccia, realizuar nĂ« bashkĂ«punim me Giusi Maria Puglia dhe dedikuar komunitetit tĂ« banorĂ«ve tĂ« HorĂ«s. NĂ« qendĂ«r tĂ« ngjarjes do tĂ« jetĂ« buka – simbol i jetĂ«s dhe mikpritjes – por gjithashtu do tĂ« ndĂ«rthuren muzika live, cirku, poezia, performancat artistike dhe teatri rrugor, pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« paharrueshme.

Aktivitete kryesore të festivalit do të jenë koncerte dhe performanca muzikore live, cirk modern dhe teatro rruge, poezi dhe mikrofon i hapur në oborr poetik, punëtori dhe aktivitete për fëmijë, të rinj dhe të rritur.

Po ashtu pĂ«rgjatĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve do tĂ« ketĂ« edhe punĂ«tori dhe bashkĂ«punime tĂ« veçanta si punĂ«tori vallesh folklorikĂ«.  Italia Carroccio, aktore dhe trajnuese e njohur, do tĂ« sjellĂ« punĂ«torinĂ« e improvizimit teatror “Biografi Urbane”. Miriam Palma udhĂ«heq punĂ«torinĂ« e kĂ«ndimit “Trupi i zĂ«rit”. Spazio Euphoria organizon punĂ«tori cirku pĂ«r fĂ«mijĂ«t dhe tĂ« rinjtĂ« nga 3 deri nĂ« 18 vjeç./KultPlus.com

Grupi i ikonik ‘Scorpions’, koncert nĂ« TiranĂ« mĂ« 14 shtator

Pas më shumë se dy dekadash, një nga grupet më ikonike të rock-ut botëror rikthehet në Tiranë për një mbrëmje që premton të shkruajë histori më 14 shtator.

Scorpions, autorĂ«t e hiteve si “Wind of Change”, “Still Loving You”, “Rock You Like a Hurricane” dhe shumĂ« tĂ« tjera, ngjiten sĂ«rish nĂ« skenĂ« pĂ«rpara publikut shqiptar – aty ku nĂ« vitin 2001 krijuan njĂ« nga koncertet mĂ« tĂ« paharrueshme qĂ« ka pĂ«rjetuar ndonjĂ«herĂ« ky vend.

Me njĂ« karrierĂ« qĂ« shtrihet nĂ« mbi 50 vite, mbi 100 milionĂ« disqe tĂ« shitura dhe turne nĂ« çdo cep tĂ« botĂ«s, Scorpions janĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r se njĂ« grup – janĂ« njĂ« simbol i gjallĂ« i muzikĂ«s rock.

Biletat tashmë të disponueshme në Vivere.al./KultPlus.com

‘Me zjarr ju flas
 me zjarr’

Poezi nga Lasgush Poradeci

Me zjarr ju flas
 me zjarr
NĂ« gjirin tim kam hapur varr

QĂ« t’i jap shpresĂ«- edhe t’ja marr


Un’ ik liqerit zemĂ«rak
Fatlum dh’ i pastĂ«r si zĂ«mbak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijnë- urtuar zogjtë-e mi,
Dh’u jap ushqim me dashuri-
Një dashuri për llaftari:

Pa nis ah! Gjirin ta godas

Dh’e hap ah! gjirin pĂ«r njĂ« ças

Dh’i nginj ah! zogjtĂ«- e vdes me gas!


Ahere – helmohet e buçet
Pas mallit tim liqer-i shkret,
E rrit tallazin posi det.

Ay e tund, ay e shkund,
Ay e hap sa me të mund,
Gjer mun në gjit, gjer mu në fund.

E shpirtin dyke ma përcjellë
MĂ« thotĂ« ah! shih sesa ‘sht’i fellë 
Ky gjir’i em qĂ« tĂ« pat pjellë 

Me zjarr ju flas

Me zjarr
/KultPlus.com

Përkujtohet në ditëlindjen e tij, regjisori i njohur suedez Ingmar Bergman

Ingmar Bergman konsiderohet si një nga kineastët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Regjisori suedez ishte i veçantë, filmat e tij morën një ton personal dhe hynë thellë në sferat e paeksploruara të psikikës njerëzore. Burimet thonë se pjesa më e madhe e punës së Bergman ishte autobiografike. Mënyra se si ai eksploroi gjendjen njerëzore ishte diçka personale, diçka që nuk mund të kopjohet, transmeton KultPlus.

I famshĂ«m pĂ«r pamjet e tij nga afĂ«r, Bergman kishte thĂ«nĂ« njĂ« herĂ«: “Fytyra njerĂ«zore Ă«shtĂ« subjekti i madh i kinemasĂ«. Gjithçka Ă«shtĂ« aty.”

 Regjisori ka realizuar më shumë se 50 filma në karrierën e tij, shumica prej të cilëve konsiderohen si klasikë sot. Nga eksplorimi i vetvetes tek një marrëdhënie mes dy njerëzve e deri te besimi, regjisori suedez ka eksploruar shumë tema.

Ai me sukses solli në ekran të gjallë ndjenjat për të cilat shumica e njerëzve janë të shqetësuar. Regjisori i lindur më 14 korrik 1918, vdiq në korrik 2007. Sot, në përkujtim të mjeshtrit të regjisorit, ju sjellim pesë nga veprat e tij më të mira:

1.The Seventh Seal (1957)

2.Winter Light (1963)

3.Persona (1966)

4. Cries and Whispers (1972)

5. Fanny and Alexander (1982)./ KultPlus.com

Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian 

Fortesa Trekëndore është një nga objektet historike më të dukshme dhe më madhështore të Butrintit. Fortesa është vendi ideal për të interpretuar rolin e venecianëve në Butrint, bashkë me të edhe arkeologjinë pas-klasike, ku për ta vizituar udhëtohet me lundër përmes Kanalit të Vivarit. Lundra është mjeti  i aksesit për stafin e menaxhimit dhe vizitorët për në Fortesën Trekëndore.

Kjo kala ka nevojë për konservim dhe këto punime janë përfshirë në ndërhyrjet e rekomanduara në Planin e Konservimit të Planit te Menaxhimit te Integruar te Butrintit. Ajo ka një oborr të brendshëm mjaft të madh për komunitetin dhe kryerjen e veprimtarive të tjera.

Kalaja Trekëndore ndodhet në bregun jugor të kanalit të Vivarit, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Emri rrjedh nga planimetria e saj në formën e një trekëndëshi. Në të tri këndet e saj janë ndërtuar kulla në formë rrethore prej të cilave ajo jugperëndimore ruhet në lartësinë e plotë.

Ndërtimi i saj i takon disa fazave. Muret e kalasë, frëngjitë me mbulesë pllakash në formë çatie dhe kulla dykatëshe në pjesën jugperëndimore janë ndër ndërtimet më të hershme të saj.

Kalaja Trekëndore është pjesë e rëndësishme e sistemit fortifikues të Butrintit duke siguruar mbrojtjen si nga pjesa fushore ashtu dhe nga pjesa e detit Jon me të cilin lidhet përmes kanalit të Vivarit, shkruan atsh./KultPlus.com

Del në ankand Porsche e dizajnuar nga Dua Lipa

GjatĂ« fundjavĂ«s sĂ« Çmimit tĂ« Madh nĂ« Monako Ă«shtĂ« prezantuar zyrtarisht njĂ« nga makinat mĂ« tĂ« veçanta tĂ« kĂ«tij viti: Dua Lipa Rennstall GT3 RS, njĂ« version ekskluziv i modelit 2024 Porsche 911 GT3 RS, krijuar nĂ« bashkĂ«punim me kĂ«ngĂ«taren e njohur Dua Lipa dhe kompaninĂ« Porsche.

Kjo makinë unike përmban paketën e kërkuar Weissach, me rrota prej magnezi, komponentë prej karboni, frenat Porsche Ceramic Composite, si dhe një motor atmosferik 4.0 litra flat-six, që arrin deri në 9,000 rpm, transmeton.

Pamja e jashtme e makinës është zbukuruar me një dizajn të veçantë dhe ngjyra të gjalla të krijuara nga vetë Dua Lipa, të frymëzuara nga energjia dhe stili vizual i turneut të saj Radical Optimism.

Të gjitha të ardhurat nga ankandi do të shkojnë për Fondacionin Sunny Hill themeluar nga Dua Lipa.

Makina do të ekspozohet në Goodwood Festival of Speed si dhe në #SothebysParis, ndërsa ankandi është i hapur deri më 31 korrik./KultPlus.com

Agjencia e Kosovës për Akreditim rikthehet si anëtare me të drejta të plota në EQAR

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), pas vlerësimit pozitiv nga ekipi i pavarur i ekspertëve të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë (ENQA).

Sipas njoftimit tĂ« AKA, nĂ« letrĂ«n zyrtare tĂ« cilĂ«n, tĂ« hĂ«nĂ«n presidenti i EQAR-it, StĂ©phane Lauwick i ka dĂ«rguar drejtorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« AKA-sĂ«, thuhet: “I nderuar z. Naim Gashi, Komiteti i Regjistrit ka shqyrtuar aplikimin tuaj tĂ« datĂ«s 02.02.2024 pĂ«r (riperfshirjen) nĂ« Regjistrin Evropian pĂ«r Sigurimin e CilĂ«sisĂ« nĂ« Arsimin e LartĂ« (EQAR). Aplikimi juaj Ă«shtĂ« aprovuar dhe pĂ«rfshirja juaj do tĂ« jetĂ« e vlefshme deri mĂ« 31.12.2029. Ju lutem pranoni urimet e mia pĂ«r aplikimin tuaj tĂ« suksesshĂ«m dhe pĂ«rgĂ«zimet e mia tĂ« pĂ«rzemĂ«rta pĂ«r punĂ«n tuaj nĂ« emĂ«r tĂ« tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« Komitetit tĂ« Regjistrit”.

EQAR është institucioni më i lartë evropian që regjistron agjenci të cilat veprojnë në përputhje me standardet evropiane për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë (ESG).

“AnĂ«tarĂ«simi nĂ« EQAR pĂ«rfaqĂ«son njĂ« njohje ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« punĂ«s sĂ« palodhshme dhe tĂ« pĂ«rkushtuar tĂ« AKA-sĂ« nĂ« pĂ«rmbushjen e standardeve mĂ« tĂ« larta evropiane, duke rritur ndjeshĂ«m kredibilitetin dhe besueshmĂ«rinĂ« e sistemit tĂ« arsimit tĂ« lartĂ« nĂ« KosovĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Më tej thuhet se si rezultat, diplomat e studentëve kosovarë do të kenë vlefshmëri të garantuar dhe të njohur ndërkombëtarisht, si në kuptimin akademik ashtu dhe profesional në të gjithë Evropën dhe më gjerë, pasi që regjistrimi në EQAR është tregues se diploma vjen nga një program ose institucion që përmbush standardet rigoroze të cilësisë, duke siguruar studentët dhe punëdhënësit për vlerën e diplomës.

Nga ana tjetër, institucionet e arsimit të lartë në vend do të kenë qasje të plotë në programe të Bashkimit Evropian në fushën e arsimit, mundësinë për njohjen ndërkombëtare, partneritete, financim, tërheqje studentësh dhe zhvillim të vazhdueshëm.

Me anëtarësimin në EQAR, AKA bëhet institucion kredibil, jo vetëm kombëtar, por edhe ndërkombëtarë, pasi që në kuptimin e cilësisë është e barabartë me agjenci tjera për të vlerësuar institucione të arsimit të lartë nëpër Evropë dhe më gjerë.

“Pas pranimit tĂ« vendimit pĂ«r anĂ«tarĂ«simin e AKA nĂ« EQAR Kryetarja e KĂ«shillit ShtetĂ«ror tĂ« CilĂ«sisĂ«, prof. Hasnije Ilazi, potencoi se Kosova Ă«shtĂ« vendi i parĂ« nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor qĂ« arrin anĂ«tarĂ«simin nĂ« kĂ«tĂ« institucion ndĂ«rkombĂ«tar. “Ky Ă«shtĂ« njĂ« sukses nacional dhe njĂ« arritje kolosale pĂ«r studentĂ«t dhe tĂ« diplomuarit kosovarĂ«, pasi qĂ« diplomat e tyre tashmĂ« bartin vulĂ«n e cilĂ«sisĂ« evropiane. Kjo rrit imazhin dhe kredibilitetin e KosovĂ«s si vend me arsim tĂ« lartĂ« nĂ« pĂ«rputhje me standardet e BE-sĂ«â€, citohet Ilazi nĂ« komunikatĂ«.

Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i AKA-sĂ«, Naim Gashi, theksoi se ky sukses Ă«shtĂ« rezultat i njĂ« procesi tĂ« gjatĂ«. “NĂ« vitin 2020 hartuam planin pĂ«r pĂ«rmbushjen e 14 standardeve. Pas anĂ«tarĂ«simit si affiliate nĂ« ENQA nĂ« shtator 2022 dhe pas aplikimit zyrtar pĂ«r EQAR nĂ« dhjetor 2023, mĂ« 1 korrik 2024, njĂ« ekip prej pesĂ« ekspertĂ«sh ndĂ«rkombĂ«tarĂ« vizitoi KosovĂ«n dhe dha njĂ« vlerĂ«sim pozitiv,” tha Gashi.

Kryetarja Ilazi dhe drejtori Gashi falënderojnë për përkrahje Bordin e AKA-së, stafin profesional, Ministren e Arsimit znj. Arbërie Nagavci, Qeverinë, Kuvendin, shoqërinë civile, donatorët dhe agjencitë partnere ndërkombëtare që mbështetën këtë proces, në mënyrë të veçantë agjencitë homologe nga Kroacia, Austria dhe Gjermania./KultPlus.com

Kroçera “Nautica” me 676 turistĂ« nĂ« DurrĂ«s, Rama: PĂ«rjetuan mikpritjen e pashoqe shqiptare

Porti i Durrësit edhe këtë sezon turistik është kthyer në ndalesën e kroçerave me turistë të huaj, të cilët ndalojnë për të vizituar qytetin bregdetar por jo vetëm.

GjatĂ« fundjavĂ«s qĂ« lamĂ« pas nĂ« kalatĂ«n nr. 5 nĂ« portin e DurrĂ«sit u ankorua anija luksoze “Nautica”, duke sjellĂ« nĂ« bregdetin tonĂ« 676 vizitorĂ« nga SHBA, Australia dhe vende tĂ« tjera tĂ« botĂ«s.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga mbërritja e turistëve në port, të cilët më pas vizituan  Durrësin dhe zonat përreth.

“676 turistĂ« nga SHBA, Australia dhe vende tĂ« tjera tĂ« botĂ«s janĂ« ndalur kĂ«tĂ« fundjavĂ« nĂ« Portin e DurrĂ«sit me anijen kroçerĂ« “Nautica”, ndĂ«rsa kanĂ« eksploruar sitet historike tĂ« qytetit bregdetar dhe bukuritĂ« e zonave pĂ«rreth, duke pĂ«rjetuar edhe mikpritjen e pashoqe shqiptare”, shkruan Rama.

Anija “Nautica”, me gjatĂ«si 182 m dhe kapacitet pĂ«r 684 udhĂ«tarĂ«, lundroi nĂ«n flamurin e ishujve Marshall dhe Ă«shtĂ« pjesĂ« e flotĂ«s prestigjioze tĂ« Oceania Cruises.

Gjatë ndalesës në Durrës, turistët eksploruan sitet historike të qytetit dhe bukuritë e zonave përreth, duke përjetuar mikpritjen shqiptare dhe ofertat autentike që ofron destinacioni ynë bregdetar./atsh/KultPlus.con

Laboratori i Restaurimit në Korçë shpëton ikonën e veçantë të Joan Pagëzorit

 Një tjetër thesar ikonografik ka shpëtuar falë ndërhyrjes së Laboratorit të Restaurimit dhe Konsolidimit pranë Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar.

Pas njĂ« pune disamujore, pĂ«rfundoi ndĂ«rhyrja restauruese nĂ« ikonĂ«n “Joan PagĂ«zori” vepĂ«r e realizuar nĂ« vitin 1860. E veçanta e kĂ«saj ikone Ă«shtĂ« paraqitja nĂ« miniaturĂ« e skenĂ«s sĂ« lindjes tĂ« Joan PagĂ«zorit.

Drejtoresha e MKAM, Fjoralba Prifti tha për ATSH-në se, procesi i restaurimit zgjati 10 muaj. Ishte një proces i gjatë por në fund i suksesshëm.

“Ikona i pĂ«rket vitit 1860, viti i cili u identifikua pas procesit sĂ« restaurimit, pasi ikona kishte dĂ«mtime tĂ« shumta nĂ« tĂ« gjithĂ« komponentĂ«t. Suporti i drunjtĂ« ishte tepĂ«r i dĂ«mtuar, kishte rĂ«nĂ« njĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e gruntit dhe pikturĂ«s. Kishte gufime tĂ« shtresave pĂ«rgatitore dhe tĂ« pikturĂ«s. Verniku ishte i oksiduar dhe me depozitime mbi tĂ«â€, sqaroi drejtoresha e MKAM.

Përveç figurës së Joanit, brenda kompozimit është pikturuar dhe skena e lindjes së tij, dhe kjo e bën ikonën të veçantë, ndryshe nga paraqitjet e zakonshme të Joan Pagëzorit në ikonografi. Poshtë kësaj skene është identifikuar viti i krijimit të ikonës dhe emrat e dhuruesve Kostandini dhe Anastasi.

Laboratorit të Restaurimit dhe Konsolidimit pranë Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar është një pjesë përbërëse, shumë e rëndësishme e MKAM, që në hapje të tij, prej 1980-ës./atsh/KultPlus.com

163 vjet nga lindja e Gustav Klimt, bohemit të pikturës simboliste vjeneze

Gustav Klimt do të mbamendet në historinë e artit ndër më të kurajshmit bohem të pikturës. Biri i një argjendari të pafat do të qëndiste me ar dhe zjarr penelatash të epshme përvojat dhe përjetimet më të zellshme të gjakut dhe kurmit. Klimt ndryshoi simbolikën tradicionale të deriatëhershme, ose më saktë e pasuroi atë duke e përjetësuar seksin dhe epshin me elementë dhe shprehës më cytës, gjithnjë brendandjesor dhe shpërthyes.

E lartĂ«soi si pakkush tjetĂ«r deri asokohe femrĂ«n, duke e shndĂ«rruar atĂ« nĂ« njĂ« simbolikĂ« qĂ«ndore tĂ« universales. Ai e ngĂ«rthen nĂ« themel tĂ« gjithçkasĂ« dhe e pjesĂ«merr nĂ« çdo ngjizje amshimi. DepĂ«rton brenda saj jo vetĂ«m seksualisht. RrĂ«mon nĂ« fundin e kĂ«saj qĂ«nie dhe gjen kuptimin e shumëçkasĂ« dhe nuk druhet t’ia kumtojĂ« botĂ«s si njĂ« zbulim. NĂ« njĂ« shumĂ«si punĂ«sh ai i’u kushtua trupit tĂ« gruas, spariherĂ« si energji pĂ«rtĂ«ritĂ«se dhe si mjet komunikimi estetik. Kjo epĂ«rsi, ky dominim i femrĂ«s, nuk kridhet nĂ« tablonĂ« e piktorit  nĂ« mĂ«nyrĂ« rastĂ«sore. Ajo vendoset si element shprehĂ«s, si nevojĂ« e mjeshtrit pĂ«r ta orjentuar shpĂ«rthimin kumtues pĂ«rnga gufojnĂ« pĂ«rjetimet dhe jetĂ«simet nĂ« tablotĂ« e tij monumentale.

Shpirti i këtij gjahtari gjendjesh të epshme priret të dëshmojë njëherash dhe botëkumtimin që ngas në këtë lojë të prushtë përjetimi dhe krijimi.

Gustav Klimt, siç dhe mĂ«ton nĂ« njĂ« perifrazĂ« tĂ« tij, se “I gjithĂ« arti Ă«shtĂ« erotik”, nĂ« veprĂ«n qĂ« la, dĂ«shifrojmĂ« huazimin e marrĂ«dhĂ«nieve mashkull-femĂ«r nga gjuha simbolike e Ă«ndrrave. NjĂ« terren parafrojdian shtresohej prej humusit sĂ« tij kumtues. NĂ« tablo, njĂ« hapĂ«sirĂ« e zbrazĂ«t e ndjek si njĂ« domosdo pĂ«r ta mbushur me ngjyrĂ«n qĂ« ai i jep ofsheve. Shpesh ky bosh i ngjan njĂ« jehone tĂ« frikshme, e mbushur me makth dhe panik. Sepse ai jeton tokĂ«soren e konsumimit tĂ« kĂ«tij akti tĂ« hyjshĂ«m. Jeton krisjen dhe thyerjen. Sprovon, ndalet dhe riniste sĂ«rish mĂ« me zjarr. Femra qĂ« ka marrĂ« nĂ« dorĂ« frerĂ«t e zotĂ«rimit tĂ« mashkullit e ngjeth piktorin dhe ai e dĂ«shmon hera-herĂ«.

Sfida e tij erotike Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rleshje me kohĂ«n dhe vetveten si vullnesĂ« çliruese. Forca gllabĂ«ruese e femrĂ«s nĂ« pikturĂ«n e Klimt, e ka tĂ« pĂ«rcaktuar qartĂ« pozitat e saj, atĂ« tĂ« dominimit, dhe e nis ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ« duke sfiduar qĂ« nga tabloja. Klimt Ă«shtĂ« i paparashikueshĂ«m, te “Judith ose Salome” ai e gozhdon publikun para njĂ« “orgazme vrasĂ«se” nĂ« praninĂ« e njĂ« joshje fatale, nĂ« vend tĂ« portretit tĂ« njĂ« gruaje tĂ« virtytshme. Te “FrizĂ«n Beethoven”, njĂ« shpĂ«rthim estetik i jashtĂ«zakonshĂ«m i Klimt, parajsa Ă«shtĂ« njĂ« nga motivet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« shpĂ«rfaqet nĂ«n dominimin e njĂ« tĂ« arte diellore. PĂ«r tĂ« kulmuar te “The Kiss”, e cila Ă«shtĂ« nga emblemat e Gustav Klimt. NjĂ« dashuri nĂ« ekstazĂ«, tĂ« cilĂ«s i hidhet mbi lakuriqsi tĂ« epshme njĂ« mantel i florinjtĂ«, stolisur me njĂ« gjuhĂ« simbolike, thellĂ«sisht erotike. Thua se ka rrĂ«muar tĂ« gjitha kulturat dhe ka nxjerr sĂ« andejmi mĂ«timet abstrakte tĂ« simbolizmit që kumtojnĂ« pasionin e zanafillĂ«s, elementin bazĂ« tĂ« krijimit, seksin. Trupat i pĂ«rthyen nĂ« densitetin e pĂ«rqafimit. I mbĂ«rthen me gishtĂ«rinjĂ« tĂ« stĂ«rgjatĂ« e trupa qĂ« i zgjat joshja. Burri nĂ« ngulmin pĂ«r tĂ« dominuar, e ka vĂ«nĂ« parfundi objektin e joshjes sĂ« tij tĂ« epĂ«rme. Femra Ă«shtĂ« pĂ«rthyer nĂ« gjunjĂ«, duke ngasur afrinĂ« dhe gadishmĂ«rinĂ« pĂ«r tu dhĂ«nĂ«. Shkrehja e saj lexohet nĂ« portretin qĂ« Ă«shtĂ« fikur nĂ« zjarrin e brendisĂ« ku ajo po tretet. NĂ« ngulme qĂ« nuk e ndalĂ«n, Gustav Klimtin, dallon prej tjetĂ«rkujt, teksa bashkon disa figura, tĂ« cilat i trajton po aq shkujdesshĂ«m nĂ« telajon e bollshme sa dhe simbolet. Ai i vendos personazhet nĂ« hapsira qĂ« zbraztĂ«sinĂ« e lĂ«mojnĂ« me njĂ« ngulm tĂ« rrafshĂ«t si jehonĂ« e errĂ«t dhe boshe.

Një ngasje që të përfshihet stuhishëm në një gjëndje, gjithnjë të mbarsura me pasioni dhe pjesëmarrje të vetvetishme në atë shtjellë çuçuritëse ndjenjash dhe afshesh, nënshtrimi dhe dominimi seksual. Ky është sinopsi i gjithë çfarë mbërtheu në sëmbim krijues, Gustav Klimt. Ai është në të gjithmonshmen e pranisë artistike, vetëm brenda kësaj vorbulle, këtij shugurimi të epërm, të domosdosë së njeriut për të guxuar dhe për të dëshmuar, se në jetën e tij, seksi dhe femrat, janë të rëndësishme. Arti dhe familja gjithashtu, ishin dhe mbeten deri në fund për mjeshtrin e madh, një domethënie botkuptimi dhe shëmbëllimi sublim. Marrëdhëniet poligame, 14 fëmijet me bashkëshorten, një yshtje kjo në shumë prej kryeveprave që la pas, janë dëshmitar të asaj që përcaktojnë veçorinë dalluese të këtij kolosi të brendisë së emëtuar në pikturë.

Në galerinë e pamatë të piktorit, është e kudogjendur ajo që do ta bënte këtë penel, një admirim i gjithmonshëm, një kurth ku shkrehet çdo andje, joshja. Koloriti i zgjedhur, teknika e përdorur, përmasat dhe kumti i ligjërimit, ofrojnë bashkë me personazhin femër, universin e koduar të marrëdhënieve. Fillimisht të vet Klimt, e në vijimsi të femrës më realitetin seksual, me filozofinë e funksionimit të marrëdhënieve me meshkujt. Ai përgjon brenda vetes, si të mjaftueshme rrëmetin e përvojave, duke i vendosur ato kudo, si subjekt, ngjyrë, linjë, dritëhije a sfond.

Vetvetja i duket e mjaftueshme, dhe ashtu e lexojmĂ« nĂ« punĂ«t e tij, nĂ« marrĂ«dhĂ«nie me femrat, pasionin, seksualitetin, epshin dhe ndjesinĂ« e dominimit prej kĂ«tij dimesionin ekzistencial. Klimt, me gjasĂ«, s’kishte shumĂ« mĂ« shumĂ« se tĂ« tjerĂ«t pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« pĂ«r seksin, pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet me femrat, pĂ«r magjinĂ« qĂ« kumton pasioni i shkulmeve uturitĂ«se tĂ« gjakut dhe kurmit. Ai “guxoi” qĂ« tabutĂ« ti kthente nĂ« shprehje estetike, nĂ« marrĂ«dhĂ«nie artistike, njĂ« dimesion tĂ« ri komunikimi pĂ«r botkuptimin e atĂ«hershĂ«m e tĂ« mĂ«passhĂ«m. Dalldia seksuale duket se pasi ka mbushur deri nĂ« buzĂ« pasionet babĂ«zitĂ«se tĂ« tij, pjesa qĂ« derdhĂ«t Ă«shtĂ« jo mĂ« pak zjarrvĂ«nĂ«se, ndjellĂ«se, ngasĂ«se, pĂ«rjetuese, se e gjithĂ« ajo masĂ« qĂ« mbush e çmbush papushim atĂ«. Duke e mĂ«tuar kohĂ«s gjĂ«nĂ« qĂ« kishte mĂ« tĂ« shtrenjtĂ«, dhe duke e bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« si kurrkush tjetĂ«r derimtash, jo vetĂ«m guxoi dhe e pĂ«soi, por ngulmoi dhe mbĂ«rriti. Po, pĂ«rnjimend mbĂ«rriti nĂ« atĂ« pjedestal qĂ« as ai vetĂ« nuk e bluante nĂ« hamendjen e qasjeve pĂ«r lavdi, qĂ« kaq tĂ« qĂ«llimshme mbarteshin asokohe.

Femra një tipar joshës u përfshi në subjekt dhe impresion, mesazh dhe dekodim, në sfond e në kënd, në ngjyrë e në formë. Ai vetëm sa konstatoi atë qe ishim, jemi dhe do të mbetemi të njëmendtë. Femrë, dhe gjithçka që ajo është e destinuar të ofrojë e transformoi në një nocione soditëse. E gjitha kjo, që magjia të mos mbete një trill, një vegim, por një realitet.

Ajo Ă«shtĂ« aty para nesh e gatshme tĂ« ofrohet dhe sejcili ndĂ«r ne tĂ« jepet.  NĂ« pikturĂ«n e Klimt, veshjet nuk mbulojnĂ«, ato pĂ«rdoren qĂ«llimisht pĂ«r tĂ« zbuluar, pĂ«r tĂ« dramatizuar situatĂ«n, pĂ«r tĂ« kallur misterin e joshjes. Dhe kĂ«tĂ« e bĂ«n duke e ndĂ«rfutur lakuriqsinĂ« nĂ«n poren e delikate tĂ« qĂ«mtesave simboliste. Kulturave tĂ« ndryshme, Klimt u merr elementet, si bima tokĂ«s, pĂ«r t’i derdhur jo dhe aq shkujdesur mbi tablo si stoli, si ojna, si ornamente. StolitĂ« qĂ« i nderen pĂ«rqark atij kurmi, janĂ« pjesĂ« nga armatura e kahershme e mashkullit tĂ« destinuar, e partnerit, tĂ« cilit nuk i mjafton vetĂ«m prania. Etja prehistorike, qĂ« e djeg pĂ«rbrenda, qĂ« e ysht ngutaz, kĂ«rkon gjuhĂ« tĂ« shprehet, simbolikĂ« tĂ« komunikojĂ«, tĂ« dĂ«shmojĂ« tash, atĂ« qĂ« u tha dhe mbase nuk e dĂ«gjuan prej Egjiptit deri nĂ« Bizant. Tash kur mbetemi soditĂ«s, muzat e Klimtit i kanĂ« hequr bashkĂ« me petkat dhe mĂ«dyshjet, dhe po presin. KĂ«tĂ« pritje e lexon sekush nĂ« sytĂ« qĂ« shohin pĂ«rmbytaz. Mrekullia grua Ă«shtĂ« e aty, e gatshme pĂ«r t’iu dhĂ«nĂ« çdo soditjeje.

NdĂ«rsa kureshtia dhe ama e adhurimit shkulmon prej dritĂ«s dhe zbraztĂ«sisĂ«, abstraksionit dhe formave tĂ« tendosura nĂ« simbolizĂ«m, ndjehet njĂ« frymĂ«marrje qĂ« shtĂ«rzen, njĂ« gulç qĂ« copĂ«zohet e merr formĂ« tĂ« avullt qĂ« rrethon subjektin. Kjo duket se ka lidhje me njĂ« ankth tĂ« brendshĂ«m tĂ« artistit. Frika nga rreziku i tĂ«rheqjes seksuale, nga ana shkatĂ«rrimtare e njĂ« femre dhe mbi tĂ« gjitha, vuajtjen nĂ« sensin frojdian. GjithĂ«poaq, Klimt s’ndalet. GjithnjĂ« e bukura ka diçka tjetĂ«rqysh pa thĂ«nĂ«, epshi tĂ« tjera shkulme premton, yje pafund qĂ« i ndrijnĂ« vagullt, nĂ« natĂ«n qĂ« i varet mbi, si njĂ« mantel.

Kush ishte themeluesi i shkëputjes vjeneze

Gustav Klimt lindi mĂ« 14 korrik tĂ« vitit 1862 nĂ« Baumgarten, nĂ« rrethinat e VjenĂ«s. I ati, emigrant nga Bohemia, dĂ«shtoi nĂ« zanatin prej argjendari dhe fĂ«mijĂ«t e tij u rritĂ«n nĂ« varfĂ«ri tĂ« skajshme. Familja e Klimt, ashtu si shumĂ« tĂ« tjera nĂ« VjenĂ«n e viteve 1860, ishte nĂ« gjendje shumĂ« tĂ« keqe financiare. Ata jetonin nĂ« shtĂ«pi tĂ« vogla, tĂ« errĂ«ta, duke ndryshuar shpesh adresĂ«, gjithnjĂ« nĂ« kĂ«rkim tĂ« njĂ« strehe tĂ« lirĂ«. Kur ishte vetĂ«m 14 vjeç, Gustav la shkollĂ«n, por arriti mĂ« pas tĂ« regjistrohej nĂ« njĂ« kolegj lokal pĂ«r art dhe punime artizanale. NĂ« kolegjin “BĂżrgerschule”, aftĂ«sitĂ« e tij artistike ranĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« sy. Aplikoi dhe siguroi njĂ« vend nĂ« “Kunstgewerbeschule”, ShkollĂ«n e Artit dhe Punimeve Artizanale nĂ« VjenĂ«, njĂ« prej dy shkollave publike nĂ« kryeqytet. Ai ishte aq i talentuar saqĂ« fitonte duke hyrĂ« nĂ« komisionet e pikturave nĂ« shkollĂ«. Krijoi njĂ« shoqĂ«ri me vĂ«llezĂ«rit Ernst dhe me njĂ« student tjetĂ«r, Franz Matsch. Deri nĂ« vitin 1890 kompania “Klimt-Matsch & Co.” fitoi shumĂ« me anĂ« tĂ« komisioneve pĂ«r ndĂ«rtesat e reja qĂ« ngriheshin. Deri nĂ« fund tĂ« qĂ«ndrimit nĂ« “Kunstgewerbeschule”, Klimt sĂ« bashku me ortakĂ«t e tij themeloi edhe njĂ« shoqĂ«ri artistĂ«sh, “KĂżnstlercompanie”. Kur u largua nga shkolla nĂ« vitin 1883, Klimt dhe Matsch nisĂ«n tĂ« punonin me kohĂ« tĂ« plotĂ« pĂ«r tĂ« piktuaruar me porosi. Klimt dĂ«shironte tĂ« konsiderohej si njĂ« piktor i dekoracioneve arkitekturore, njĂ« reputacion qĂ« vihej nĂ« dukej nga natyra e komisioneve tĂ« hershme nĂ« karrierĂ«n e tij, ku pĂ«rfshihen punimet nĂ« kisha, muzeume dhe teatĂ«r. Disa seri pikturash si “AlegoritĂ«â€ dhe “Emblemat” u prodhuan me kĂ«rkesĂ«n e njĂ« pronari. Pas kĂ«tij suksesi iu kĂ«rkua njĂ« tjetĂ«r seri qĂ« u realizua nĂ« vitet 1896- 1900, ku pĂ«rfshihet edhe piktura e Klimt “Tragjedia”. NĂ« kĂ«tĂ« pikturĂ«, dolĂ«n nĂ« pah elementĂ« qĂ« do ta karakterizonin artistin nĂ« veprat e mĂ«vonshme: zona tĂ« pĂ«rqĂ«ndruara nĂ« detaje, ngjyrat e arta, forma e femrĂ«s, simbolizmi klasik dhe hapĂ«sira abstrakte.

Në vitin 1897, ai ishte figura kryesore në themelet e shkëputjes vjenez, dhe pas pak vitesh ai kishte bërë përfaqësuesi më i mirë i stil modern. Në vitet e mëvonshme, ai tregoi një vlerësim të avant-gardës, tendencave të Ekspresionizmi. Talenti i jashtëzakonshëm i siguroi suksesin e punës që përmbante materiale të ndryshme shprehëse në një përbërje, duke kujtuar traditat gotike dhe bizantine, ndërsa gjithashtu duke parashikuar artin multimedial të shekullit të 20-të.

Synimi drejt kreut ia mbushĂ«n rrugĂ«n me gropa tĂ« thella dhe vramĂ«ndje tĂ« mĂ«dha. Mitin e tij nĂ« embrion e sulmojnĂ« skandalet periodike, si nĂ« rastin e pikturave tĂ« tij nĂ« Universitet, i cili mĂ« nĂ« fund duhej ti hiqte. Edhe pse Perandori Franz Josef I, e kishte nderuar Gustav Klimt me “UrdhĂ«rin e ArtĂ« e MeritĂ«s”.  Klimt vendos tĂ« rebelohet, tĂ« dĂ«shmojĂ« vetveten: “Mjaft prej censurĂ«s 
 UnĂ« dua tĂ« largohem 
 unĂ« refuzoj çdo formĂ« tĂ« pĂ«rkrahjes nga shteti, unĂ« do tĂ« bĂ«j pa tĂ«â€Šâ€ /albertvataj/ KultPlus.com

Granit Musliu pjesë e Operalias, garës më të madhe operistike të themeluar nga Placido Domingo

Tenori Kosovar, Granit Musliu është përzgjedhur që të jetë pjesë e Operalias, garës më të madhe operistike të themeluar nga një prej emrave më të njohur të muzikës operistike, Placido Domingo, përcjell KultPlus.

Kompeticioni botëror i operës, i cili u themelua në vitin 1993, këtë vit do të mbahet në Sofia të Bullgarisë.

“Lajm i gĂ«zueshĂ«m! Kam nderin tĂ« njoftoj se jam pĂ«rzgjedhur pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« Operalia, garĂ«n mĂ« tĂ« madhe operistike tĂ« themeluar nga PlĂĄcido Domingo. Si kĂ«ngĂ«tar nga Kosova, mĂ« bĂ«n fort tĂ« lumtur fakti qĂ«, bashkĂ« me mua, Kosova do tĂ« jetĂ« e pranishme nĂ« kĂ«tĂ« kompeticion me histori tĂ« madhe dhe nivel tĂ« lartĂ«, mes artistĂ«ve nga kombe tĂ« ndryshme nga e gjithĂ« bota”, ka shkruar Musliu nĂ« profilin e tij nĂ« Facebook.

Ndërkaq, KultPlus ua sjell njoftimin zyrtar të kompeticionit Operalia, me emrat e të gjithë këngëtarvë e të përzgjedhur:

Jemi të lumtur të njoftojmë këngëtarët që janë përzgjedhur për të marrë pjesë në Konkursin Operalia të këtij viti, të prezantuar nga ROLEX në Sofje, Bullgari!

Amin Ahangaran, bas, Iran

Semyon Antakov, bariton, Rusi

Davide Battiniello, tenor, Itali

Nathan Bowles, tenor, SHBA

Bozhidar Bozhkilov, bas, Bullgari

Ekaterine Buachidze, mezo-soprane, Gjeorgji

Gabriela CeliƄska, mezo-soprane, Poloni

Mihai Damian, bariton, Rumani

Inna Demenkova, soprano, Rusi

Oleksandra Diachenko, mezo-sopranoja, Ukrainë

Aleksandra Domashchuk, soprano, Ukrainë

Samira Galimova, soprano, Rusi

David Goldberg, tenor, Izrael

Alexander Grassauer, bas-bariton, Austri

Hae Kang, bariton, Koreja e Jugut

Geon Kim, bariton, Koreja e Jugut

Miriam Kutrowatz, soprano, Austri

Natalie Lewis, mezo-sopranoja, SHBA

Grisha Martirosyan, bariton, Armeni

Dave Monako, tenor, Itali

Granit Musliu, tenor, Kosovë

Jejy Nam, soprano, Koreja e Jugut

Luna Seongeun Park, soprano, Koreja e Jugut

Valentina PuskĂĄs, soprano, Hungari

Ian Rucker, bariton, SHBA

Caterina Maria Sala, soprano, Itali

William Thomas, bas, Britani e Madhe

BaoPeng Wang, bas, Kinë

Bo Wang, bas-bariton, Kinë

Jasmin White, kontralto, SHBA

Elen Yeghiazaryan, soprano, Armeni

Egor Zhuravskii, tenor, Rusi./KultPlus.com

Festivali i Lahutës bashkon Hotin në Plavë e Guci

ËshtĂ« organizuar Festivali i LahutĂ«s, nĂ« kuadĂ«r tĂ« takimeve tĂ« Hotit tĂ« Kujit mbi PlavĂ« e Guci.

Ringjallja e identitetit dhe rikthimi i artit e kulturës në këto treva të banuara nga shqiptarët, konsiston si një ndër qëllimet kyçe të këtij festivali.

“Arsye kryesore pĂ«r çdo aktivitet qĂ« e kemi marrĂ« kĂ«to tetĂ« vitet e fundit qĂ« jam kĂ«tu Ă«shtĂ« pĂ«r ta rikthyer identitetin edhe pĂ«r tĂ« mos lejuar tĂ« zhduken shqiptarĂ«t qĂ« jetojnĂ« nĂ« Hot e pastaj vazhdojmĂ« nĂ« PlavĂ« e mĂ« tutje. ShpeshherĂ« them se ne qĂ« jetojmĂ« si pakicĂ« shqiptare nĂ« Mal tĂ« Zi, jemi ‘trohat e bukĂ«s’ sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe KosovĂ«s, prandaj ato duhet t’i mbledhĂ« dikush”, tha Kaltrina Hoti, organizatore.

Profesori Zymer Neziri, në kuadër të organizimit, thekson se përpos të tjerave, festivali bart rëndësinë hapsinore, pikërisht për shkak të vendit në të cilin zhvillohet, një vend tipik historik.

“KĂ«tu nuk po vij pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« kam qenĂ« edhe herĂ« tĂ« tjera nga rinia e hershme po vĂ«rtetĂ« sa herĂ« vij kĂ«tu zemra si thonë  mĂ« bĂ«het mal pĂ«r kĂ«ta njerĂ«z se ende vazhdojnĂ« jetĂ«n kĂ«tu, ende pĂ«rpiqen tĂ« mbijetojnĂ« dhe ende pĂ«rpiqen tĂ« krijojnĂ« edhe njĂ« brez tjetĂ«r tĂ« cilin e pamĂ« kĂ«tu me paraqitjen e vet me valle po edhe me kĂ«ngĂ« pra edhe me instrumente muzikore.” – shprehet profesori.

NdĂ«rsa profesori Binak Ulaj tha se me kĂ«to aktivitete Hoti ka filluar tĂ« gjallĂ«rohet. “KĂ«saj vlere ia shton peshĂ«n edhe ky manifestim qĂ« u mbajt kĂ«tu pĂ«r arsye se jo vetĂ«m qĂ« kultivon njĂ« kulturĂ« tonĂ«n tradicionale, siç Ă«shtĂ« Festivali i LahutĂ«s por i bashkon njerĂ«zit e tĂ« gjitha trojeve shqiptare dhe kjo ka njĂ« rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ«â€, tha Ulaj.

Ky festival bart vlera kulturore për arsye se organizohet në tokat e humbura shqiptare, por jo të harruara. Kultivimi i vlerave kulturore dhe artistike shqiptare në këto troje shenjon edhe hapërimin drejt ruajtjes kolektive dhe kujtesës historike.

Në përmbyllje të këtij takimi tradicional, në skenë dolën dy vajza nga dy familje të asimiluara shqiptare në Rozhajë, të cilat tashmë kanë filluar të kthehen kah rrënjët e tyre./KultPlus.com

U përdhunua nga 50 burra për mbi 10 vite pasi drogohej nga bashkëshorti/ Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës

Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka dëshmuar publikisht në gjyqin për dhunimin masiv që ka përjetuar, i është ndarë titulli më i lartë i Francës.

Kjo 72-vjeçare është emëruar Kalorëse e Legjionit të Nderit, sipas një liste të publikuar para Ditës Kombëtare të Francës.

Pelicot ka hequr dorë nga e drejta për anonimitet në një gjyq të profilit të lartë kundër burrit të saj, i cili e ka droguar dhe dhunuar, si dhe i ka ftuar dhjetëra burra tjerë të huaj që të abuzojnë me të për gati një dekadë.

Pelicot është në mesin e 589 personave që u është ndarë ky çmim prestigjioz.

Ajo ka marrë pjesë në seancat gjyqësore pothuajse çdo ditë.

Ato kanë përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar dhe Dominique Pelicotit, 72-vjeçar, i është dhënë dënim maksimal prej 20 vjetësh burgim për dhunim, pasi e ka pranuar se e ka dhunuar Giselen dhe i ka rekrutuar rreth 50 burra për ta dhunuar, derisa ajo ka qenë pa vetëdije në shtrat.

“Dua qĂ« tĂ« gjitha gratĂ« qĂ« janĂ« dhunuar tĂ« thonĂ«: Zonja Pelicot ia ka dalĂ«, mundem edhe unĂ«â€, u ka thĂ«nĂ« mĂ« parĂ« ajo gazetarĂ«ve, duke treguar se ka vendosur ta bĂ«jĂ« tĂ« hapur procesin gjyqĂ«sor pĂ«r “t’ia ndĂ«rruar vendin turpit” duke e bartur nga viktima te dhunuesi.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka nderuar publikisht figurĂ«n e saj, duke thĂ«nĂ« se “dinjiteti dhe kuraja e saj e kanĂ« inspiruar FrancĂ«n dhe botĂ«n”.

Sipas avokates së saj, një libër me hollësi për përjetimet e Gisele Pelicotit do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm./ REL/ KultPlus.com

Shkodra, qyteti ku lindi fryma feministe shqiptare dhe u ripërcaktua roli i gruas në familje dhe shoqëri

Nga Albert Vataj

Fotografia që e sjell si ilustrim është një imazh i rrallë dhe jashtëzakonisht domethënës, një grua shkodrane, e veshur me kostum tradicional, e ulur me një qasje të lirshme e vetbesuese, pozon duke pirë një cigare, një ikonografi që thyen shumë nga normat gjinore të kohës. Kjo pamje, e kapur me mjeshtëri në studion Marubi, përfaqëson më shumë se një pozë fotografike, është një manifest i qetë por i fuqishëm i ndryshimit të rolit të gruas në shoqërinë shqiptare të fillimshekullit XX.


Në një kohë kur pjesa tjetër e Shqipërisë po përpiqej ende të dilte nga errësira e analfabetizmit dhe izolimit, Shkodra shndërrohej në vatër të emancipimit, qytet i mendimit, artit dhe gruas së vetëdijshme për rolin e saj në shoqëri.


Qysh nĂ« vitin 1919, Shkodra thyen tabu, nĂ« dramĂ«n “Eminia e vorfĂ«n”, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« historinĂ« e skenĂ«s shqiptare, njĂ« grua, dhe jo njĂ« burrĂ« i veshur si femĂ«r, siç ishte zakon, ngjitet nĂ« skenĂ« pĂ«r tĂ« interpretuar njĂ« rol femĂ«ror. Ky ishte njĂ« akt i guximshĂ«m artistik dhe emancipues, qĂ« hodhi themelet e njĂ« mendĂ«sie tĂ« re nĂ« kulturĂ«n shqiptare. Akti nuk ishte vetĂ«m estetik apo teatral, por simbolik, ishte vetĂ« zĂ«ri i gruas qĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« fliste me zĂ«rin e vet nĂ« publik.


Konkretizim: MĂ« 11 gusht tĂ« vitit 1919, nĂ« Teatrin e ShoqnisĂ« “Vllaznia” nĂ« ShkodĂ«r, u vu nĂ« skenĂ« drama me tri akte “Erminia e vorfĂ«n”, e shkruar nga KolĂ« Gurakuqi. Kjo shfaqje shĂ«non njĂ« moment historik nĂ« skenĂ«n teatrore shqiptare: pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, roli kryesor i njĂ« gruaje u interpretua nga njĂ« grua e vĂ«rtetĂ« — Roza Sovaria Shoshi.


Roza, e cila mĂ« vonĂ« do tĂ« njihej edhe si nĂ«na e Tonin Topallajt (i burgosur me grupin e studentĂ«ve tĂ« Gjimnazit “28 NĂ«ntori”), pati guximin tĂ« thyejĂ« njĂ« rregull tĂ« pathĂ«nĂ« tĂ« kohĂ«s, ku rolet femĂ«rore interpretoheshin ekskluzivisht nga burra tĂ« maskuar si gra. Me interpretimin e saj tĂ« ErminisĂ«, Roza jo vetĂ«m qĂ« solli njĂ« realizĂ«m tĂ« ri nĂ« artin skenik, por u bĂ« edhe simbol i njĂ« emancipimi tĂ« hershĂ«m, duke i hapur rrugĂ«n grave tĂ« tjera drejt skenĂ«s dhe zĂ«rit tĂ« tyre tĂ« merituar nĂ« artin shqiptar.


NĂ« vitet qĂ« pasuan, konkretisht mĂ« 1921-1922, Shkodra njohu njĂ« lulĂ«zim artistik me shfaqje si “KatĂ«r caqet themelore” dhe “E tradhtuemja”, tĂ« interpretuara tĂ«rĂ«sisht nga aktore femra, Tina e Gjon Ashikut, Kristina e Zef Gjonej, Ida e Kel Kodhelit, Marta e Logorecit, dhe shumĂ« tĂ« tjera. KĂ«to vajza dhe gra, me guximin e tyre, shkelĂ«n nĂ« skenĂ«n teatrore me zĂ«rin e zemrĂ«s dhe me vetĂ«dijen se po ndryshonin pĂ«rjetĂ«sisht rolin e gruas nĂ« art dhe nĂ« shoqĂ«ri.


Por ky emancipim nuk ishte rastësor. Ai ishte fryt i vetë Shkodrës, qytet i konsullatave, i misioneve katolike e shkollave laike, i Gjuhadolit dhe Sarreqit që zienin nga librat, ideologjitë dhe përplasjet kulturore të një Evrope që derdhej përmes artit, gazetës dhe mendimit tek qytetarët. Ishte një qytet ku kultura e huaj nuk ishte kërcënim, por frymëzim; ku fjala e shkruar, muzika dhe arti ishin mjet për të ngritur vetëdijen, edhe atë të grave. Një mënyrë e qasshme e jetes perëndimore në një realitet ku ende ishin të dukshme orientalizmat dhe ndikimi i thellë që ishte pleksur nën trysninë e sundimit kohëgjatë dhe një asimilimi asgjësues.


Në një Shqipëri ku zëri i gruas dëgjohej rrallë, Shkodra kishte gra me veshje elegante, me libra në dorë, me këngë në buzë, ëndrra në dëshirime, histori dashurie në zemra, dhe me një qëndrim kritik ndaj shoqërisë patriarkale. Ato nuk ishin vetëm të bukura, por të mençura dhe të zëshme. Ato e morën hapësirën që iu mohua brezave të mëparshëm, dhe këtë e bënë me dinjitet dhe pasion.


Fotografia qĂ« sjell kĂ«tĂ« histori, njĂ« grua shkodrane, e ulur lirshĂ«m, me cigaren nĂ« dorĂ« e vĂ«shtrimin sfidues, Ă«shtĂ« portreti i njĂ« kohe qĂ« ndryshoi. ËshtĂ« njĂ« dĂ«shmi vizuale e vetĂ«besimit, e sfidimit tĂ« normave, e njĂ« feminizmi tĂ« heshtur por rrĂ«njĂ«sor qĂ« Shkodra e pĂ«rqafoi shumĂ« pĂ«rpara se fjala “feminist” tĂ« bĂ«hej pjesĂ« e fjalorit tonĂ« kulturor./ KultPlus.com

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90

Rama: Porto Palermo zbukurohet nga tingujt e orkestrës simfonike të FA

Vajzat dhe djemtë e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, dhuruan emocione dhe spektakël me performancën e tyre në kalanë e Porto Palermos, duke e bërë eksperiencën e pushuesve vendas, por edhe turistëve të huaj më të paharrueshme.

Kryeministri Edi Rama tha nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, qĂ« “Porto Palermo, pikĂ«takimi mĂ« i veçantĂ« i pasurisĂ« natyrore me trashĂ«giminĂ« kulturore qĂ« zbukurohet edhe mĂ« shumĂ« nga tingujt e spektaklit tĂ« dhuruar nga Orkestra Simfonike e Forcave tĂ« Armatosura”.

Në kuadër të sezonit turistik, Porto Palermo ishte ndalesa e radhës e formacionit të OSFA-së.

Ky aktivitet përfaqëson një angazhim konkret të Forcave të Armatosura në mbështetje të jetës komunitare dhe nxitjes së turizmit kulturor në qytetet shqiptare.

Përmes këtij formacioni, Forcat e Armatosura kontribuojnë në gjallërimin e jetës sociale dhe kulturore, duke sjellë një produkt artistik të aksesueshëm për publikun vendas dhe vizitorët.

‘SpaceX’ investon 2 miliardĂ« dollarĂ« nĂ« startup-in ‘xAI’ tĂ« Elon Musk

“SpaceX” – kompania amerikane e teknologjisĂ« hapĂ«sinore me qendĂ«r ne Teksas – ka financuar 2 miliardĂ« dollarĂ« pĂ«r “xAI” – si pjesĂ« e njĂ« raundi investimesh prej 5 miliardĂ« dollarĂ«sh, duke thelluar lidhjet midis sipĂ«rmarrjeve tĂ« miliarderit tĂ« teknologjisĂ« Elon Musk, ndĂ«rsa startup-i i tij i inteligjencĂ«s artificiale garon pĂ«r tĂ« konkurruar me rivalin “OpenAI”, raportoi “Wall Street Journal”.

Investimi vjen pas bashkimit tĂ« “xAI” me X dhe e vlerĂ«son kompaninĂ« e kombinuar nĂ« 113 miliardĂ« dollarĂ«, me chatbot-in “Grok” qĂ« tani fuqizon mbĂ«shtetjen e “Starlink” dhe synon integrimin e ardhshĂ«m nĂ« robotĂ«t “Optimus” tĂ« Tesla-s.

PavarĂ«sisht polemikave tĂ« fundit qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me pĂ«rgjigjet e “Grok”, Musk e ka quajtur atĂ« IA-nĂ« mĂ« tĂ« zgjuar nĂ« botĂ« ndĂ«rsa “xAI” vazhdon tĂ« shpenzojĂ« shumĂ« pĂ«r trajnimin e modeleve tĂ« reja dhe infrastrukturĂ«n. /atsh/ KultPlus.com

Kënga e vallëzimi vijnë si pikëtakim i identitetit njerëzor në Natën e tretë të Etno Fest

Agron Gërguri

NatĂ«n e tretĂ« tĂ« Etno Fest 2025 e nisi kĂ«ngĂ«tarja Vjosa Robelli – Mripa me kĂ«ngĂ« tĂ« njohura tĂ« pĂ«rpunuara nĂ« jazz.


Shumë këngë të mia janë investim në identitet dhe vijnë nga trashëgima e pasur e identitetit tonë  kulturor tha në nisje të koncertit të saj këngëtarja Vjosa Robelli. Këngët e përpunura në  jazz preknin thellësin e vlerave të etnosit dhe përpikshmërisht intehrohesjin në ambientet dhe frymen e Etno Fest-it i cili po bëhet vendtakim jo vetëm i artistëve dhe traditës por tashmë edhe me artistë e arye të kombeve tjera.


KĂ«ngĂ«tarja me njĂ« zĂ« tĂ« Ă«mbĂ«l tĂ« cilĂ«n e pĂ«rcillte trio e instrumentistĂ«ve: Nikos Ziarkas (gitarĂ«), Theodoros Ziarkas (kontrabas), Gizem Altınordu (perkusion) pĂ«rveç tjerash solli njĂ« rrĂ«fim pĂ«r vitet e 90 – ta kur pĂ«suan shumĂ« fĂ«mijĂ« me një kĂ«nga dedikuar atyre qĂ« shkaktojë emocione tĂ« fuqishme. Vjosa kĂ«ndoj pĂ«r NĂ«nĂ«n si mbretĂ«reshĂ« e jetĂ«s,  vajzĂ«rinĂ« e dashurinĂ« duke pĂ«rmbushĂ« kĂ«naqĂ«sin e spektatorĂ«ve tĂ« cilĂ«t disa nga kĂ«ngĂ«t i kĂ«nduan bashkĂ« me VjosĂ«n. 



SpektakĂ«l i vallĂ«zimit dhe akrobacioneve mahnitĂ«se tĂ« grupit ” Sarkassi dancer” nga Kenia 

NĂ« skenĂ«n e re tĂ« Etno Festit nĂ« platon e sĂ« cilĂ«s  dominon piktura “Qilimi fluturues i gjyshes” u paraqiten dance grupi “Sarakassi Dancer”  nga Kenia tĂ« cilĂ«t me vallĂ«zim e akribacione mahnitĂ«se rrĂ«fyen pĂ«r
jetĂ«n, dashurinĂ«,  vdekjen, lirinĂ«, gĂ«zimin, pikĂ«llimin tĂ« gjitha me njĂ« ritĂ«m.tĂ« “çmendur” si shprehje fundamentale e mundĂ«sive fizike,  duke krijuar figura tĂ« kuptueshme qĂ« prodhonin emocione dhe krahasueshĂ«m shtrohej  pyetja  njerĂ«zit gjithĂ«andej  kanĂ« kaluar nĂ«pĂ«r shumĂ« ravgime e krajata pĂ«r ta dĂ«shmuar identitetin dhe se  ky pikĂ«takim sonte nĂ« etno fest ishte madhĂ«shtor. PĂ«rveçse njĂ« spektakĂ«l i lĂ«vizjes harmonisĂ« ritmit dhe shprehjes plotĂ« ndjenja pĂ«rmes vallĂ«zimit dhe akrobaconeve nĂ« fund vallĂ«zuan bashkĂ« me grupin tĂ« gjithĂ« spektatorĂ«t qĂ« ishinĂ« sonte nĂ« Etno Fest, edicioni i 25 -tĂ«.  NjĂ« pamje madhĂ«shtore qĂ« krijoj emocione gĂ«zimi e hareje e cila e pĂ«rligjte thĂ«nien ” ate qĂ« s’ta them dot me fjalĂ« ta tregoj me vallĂ«zim”.


PĂ«r tĂ« vazhduar etno nejen me grupin e Nezafete ShalĂ«s “Melodia e vjetĂ«r” tĂ« cilĂ«t e kapen emocionin aty ku e la danc grupi nga Keni,  vallĂ«zimi e kĂ«nga vazhduan duke u bĂ«rĂ« njĂ« me dĂ«shirat e shumĂ« spektatorĂ«ve tĂ« etnofestit i cili sivjet po prek dimensione tĂ« reja tĂ« vlerave tĂ« etnosit si urĂ« komunikimi midis popujve nĂ« shĂ«rbim tĂ« identitetit njerĂ«zor ku dashuria dhe respekti pĂ«r tjetrin bĂ«hen mĂ«nyrĂ« e komunikimit.


  Konstatojmë se në natën e tretë  të Etno Festit përmes muzikës, vallëzimit dhe zërit dhe gjuhës së trupit  dhe melodisë u prekën rrënjët  e identitetit njerëzor.

Zbulim befasues në Mount Vernon/ Arkeologët gjejnë dy shishe të vulosura që datojnë që nga koha e George Washington

Arkeologët zbuluan së fundmi dy relike të jashtëzakonshme nën dyshemetë e rezidencës së George Washington në Mount Vernon. Këto shishe të vulosura, të ruajtura për më shumë se dy shekuj, janë fshehur nën një dysheme me tulla që është vendosur fillimisht në vitet 1770. Zbulimi ofron një vështrim të rrallë dhe të paçmuar në Amerikën para-revolucionare, duke hedhur veçanërisht dritë mbi praktikat dhe jetën e përditshme të atyre që banonin në pronë. Sipas Popular Mechanics, shishet pritet të ofrojnë njohuri të rëndësishme historike që do të rrisin kuptimin tonë të epokës. Ky zbulim thekson rëndësinë e përpjekjeve të tilla arkeologjike në zbulimin e aspekteve të harruara të historisë.

Zbulimi ndodhi gjatë një projekti rivitalizimi në Mount Vernon, ku arkeologët hoqën një dysheme me tulla që ishte instaluar në vitet 1770. Poshtë dyshemesë, ata zbuluan një gropë të vogël që përmbante dy shishe qelqi me ngjyrë jeshile të errët, krejtësisht të paprekura dhe të mbyllura.

Pasi nxorën me kujdes përmbajtjen e lëngshme, ekspertët u habitën nga aroma e pagabueshme e luleve të qershisë, duke ofruar një të dhënë rreth përmbajtjes së tyre. Këto shishe, me shumë gjasa të prodhuara në Evropë gjatë viteve 1740 ose 1750, u vendosën në gropë para instalimit të dyshemesë në vitet 1770, gjë që i bën qershitë brenda të jenë ndoshta frut i periudhës para-Revolucionare.

Thirty Five Glass Bottles Containing Preserves Were Discovered In The Cellar Of George Washingtons Mount Vernon Mount Vernon Ladies Association 1200x750

Rikuperimi i kĂ«tyre shisheve tĂ« vulosura konsiderohet njĂ« “zbulim i jashtĂ«zakonshĂ«m”, siç Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dukje nga Doug Bradburn, president dhe drejtor ekzekutiv i Mount Vernon.

“Jo vetĂ«m qĂ« gjetĂ«m shishe tĂ« paprekura dhe tĂ« vulosura, por ato pĂ«rmbanin materiale organike qĂ« mund tĂ« na ofrojnĂ« njĂ« pasqyrĂ« dhe perspektivĂ« tĂ« vlefshme mbi jetĂ«n e shekullit tĂ« 18-tĂ« nĂ« Mount Vernon”, tha Jason Boroughs, arkeologu kryesor i Mount Vernon.

Shishet kanë mbetur të paprekura, duke ruajtur një pamje të jetës në Mount Vernon shumë kohë para Luftës Revolucionare.

Pas shqyrtimit të mëtejshëm, arkeologët zbuluan se shishet ishin të mbushura me qershi, duke përfshirë kërcejtë dhe bërthamat e tyre. Ky zbulim shkon përtej vetë shisheve, pasi materiali organik brenda ofron të dhëna rreth metodave të ruajtjes së shekullit të 18-të.

PĂ«rmbajtja e shisheve ofron njĂ« pasqyrĂ« tĂ« teknikave tĂ« ruajtjes sĂ« ushqimit, ku frutat si qershitĂ« ruheshin nĂ« mĂ«nyra qĂ« i lejonin ato t’i mbijetonin kohĂ«s. Siç shpjegon Boroughs,

“EkzistojnĂ« rrĂ«fime tĂ« shekullit tĂ« 18-tĂ« qĂ« flasin pĂ«r mĂ«nyrat e duhura tĂ« ruajtjes sĂ« frutave dhe perimeve. NjĂ« nga mĂ« tĂ« zakonshmet, veçanĂ«risht pĂ«r manaferrat, Ă«shtĂ« tharja e tyre sa mĂ« shumĂ« qĂ« tĂ« jetĂ« e mundur
 vendosja e tyre nĂ« njĂ« shishe tĂ« thatĂ«, mbyllja e tapĂ«s
 dhe pastaj groposja.”

Kjo metodë ruajtjeje ishte një praktikë e zakonshme në shekullin e 18-të përpara frigoriferimit, duke lejuar që frutat të ruheshin për përdorim të mëvonshëm në gatim ose pjekje. Ruajtja e jashtëzakonshme e qershive pas më shumë se 250 vjetësh dëshmon për efektivitetin e këtyre metodave.

RĂ«ndĂ«sia e kĂ«tij zbulimi nuk kufizohet vetĂ«m te objektet fizike tĂ« gjetura. PĂ«rmbajtja e shisheve – qershitĂ« – zbulon zgjuarsinĂ« e teknikave tĂ« ruajtjes sĂ« ushqimit gjatĂ« shekullit tĂ« 18-tĂ«. KĂ«to metoda, tĂ« tilla si tharja dhe mbyllja e frutave nĂ« shishe pĂ«r t’i mbrojtur ato nga elementĂ«t, ishin thelbĂ«sore pĂ«r njerĂ«zit qĂ« jetonin pa luksin e frigoriferĂ«ve modernĂ«. Sipas arkeologut Jason Boroughs:

“KĂ«to shishe kanĂ« potencialin pĂ«r tĂ« pasuruar rrĂ«fimin historik dhe jemi tĂ« emocionuar qĂ« pĂ«rmbajtja do tĂ« analizohet nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ta ndajmĂ« kĂ«tĂ« zbulim me studiues tĂ« tjerĂ« dhe publikun vizitor.”

Ruajtja e qershive në një mjedis kaq të mbyllur ofron jo vetëm një lidhje unike fizike me të kaluarën, por edhe një vështrim në praktikat bujqësore dhe kulinare të kohës.

Ky zbulim ofron një pasqyrë të vlefshme të jetës së përditshme në Mount Vernon, duke nxjerrë në pah mënyrat se si njerëzit e asaj epoke mbështeteshin në burimet e disponueshme për të ruajtur dhe ruajtur ushqimin për një kohë të gjatë.

Ndërsa George dhe Martha Washington njiheshin për shijen e tyre si adhurues të qershive, nuk ka gjasa që ata të kenë pasur në dorë këto shishe specifike. Në kohën e vdekjes së Washington, Mount Vernon strehonte mbi 300 individë të skllavëruar, dhe shishet mund të jenë përgatitur dhe varrosur prej tyre, si pjesë e punës së tyre të përditshme. Kjo i shton një shtresë shtesë kompleksiteti rrëfimit historik, pasi zbulimi ofron një pamje të jetës si të familjes Washington ashtu edhe të skllevërve që jetonin dhe punonin në pronë.

Ky zbulim nënvizon kontributet shpesh të anashkaluara të individëve të skllavëruar në Mount Vernon, të cilët luajtën një rol vendimtar në ruajtjen e operacioneve bujqësore të pronës. Zbulimi gjithashtu hedh dritë mbi kontekstin historik të ruajtjes së ushqimit, i cili ishte kritik për mbijetesën në shekullin e 18-të, dhe na jep një lidhje të prekshme me të kaluarën./balkanweb/ KultPlus.com

‘Marsi’ nĂ« ankand/ Meteoridi 25 kilogramĂ«sh do tĂ« shitet pĂ«r 2 deri nĂ« 4 milion dollarĂ«

Një nga sendet më të rralla që është zbuluar ndonjëherë në Tokë do të dalë në ankand të mërkurën në New York. Bëhet fjalë për një meteorid 25 kilogramësh, i njohur si NWA 16788, i cili besohet se është fragmenti më i madh i Marsit i gjetur ndonjëherë në planetin tonë.

ShtĂ«pia e ankandeve Sotheby’s ka vlerĂ«suar çmimin e tij nga 2 deri nĂ« 4 milionĂ« dollarĂ«.
Ky shkëmb i jashtëzakonshëm, me ngjyra të kuqe, kafe dhe gri, besohet se është flakur nga sipërfaqja e Marsit pas një goditjeje të fuqishme nga një asteroid dhe ka përshkuar rreth 225 milionë kilometra për të rënë në shkretëtirën e Saharës, në Niger, në nëntor të vitit 2023.

Sipas Sotheby’s, meteori pĂ«rbĂ«n rreth 7% tĂ« tĂ« gjithĂ« materialit marsian tĂ« njohur nĂ« TokĂ« dhe Ă«shtĂ« 70% mĂ« i madh se fragmenti i dytĂ« mĂ« i madh i gjetur deri mĂ« sot. Testimet laboratorike kanĂ« konfirmuar se ai ka pĂ«rbĂ«rje identike me shkĂ«mbinjtĂ« marsianĂ« tĂ« studiuar nga sonda “Viking” nĂ« vitin 1976.

Në të njëjtin ankand do të dalë edhe një tjetër zbulim mbresëlënës: skeleti i një Ceratosauri të ri, një dinozaur që jetoi rreth 150 milionë vite më parë. Skeleti, i cili është mbi 2 metra i lartë dhe afro 3.5 metra i gjatë, u zbulua në vitin 1996 në Wyoming të SHBA-së dhe është rikonstruktuar me përpikmëri nga ekspertët.

Ky ankand Ă«shtĂ« pjesĂ« e “JavĂ«s sĂ« Geek-ut 2025” nĂ« Sotheby’s dhe pĂ«rfshin gjithashtu fosile, meteorĂ« dhe minerale tĂ« rralla. Pasioni pĂ«r historinĂ« natyrore dhe shkencĂ«n po tĂ«rheq gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« koleksionistĂ« qĂ« janĂ« gati tĂ« paguajnĂ« miliona pĂ«r tĂ« pasur njĂ« copĂ«z nga universi ose nga koha e dinozaurĂ«ve./abcnews.al/ KultPlus.com

Nga erdhi uji i Tokës?

Ekziston një enigmë që i ka magjepsur të gjithë shkencëtarët: kur Toka u formua 4,5 miliardë vjet më parë, planeti ynë në thelb ishte një top shkëmbi i shkrirë, sipas BBC.

Uji qĂ« mund tĂ« ketĂ« qenĂ« i pranishĂ«m gjatĂ« formimit tĂ« planetit – me siguri do tĂ« ishte zhdukur menjĂ«herĂ«. MegjithatĂ«, sot, uji mbulon rreth 70% tĂ« sipĂ«rfaqes sĂ« TokĂ«s.

Pra, nga erdhi i gjithë ky ujë? Dhe akoma më intriguese, kur mbërriti në Tokë?

NjĂ« ekip kĂ«rkimor nga Universiteti i Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe ka publikuar sĂ« fundmi njĂ« studim tĂ« ri nĂ« “Nature Astronomy”, njĂ« nga revistat kryesore ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« astronomi.

Studimi paraqet prova të reja që sugjerojnë se uji ekzistonte në univers para se të formoheshin blloqet ndërtuese të galaktikës sonë, gjë që sfidon dhe ripërcakton kuptimin shkencor të formimit të ujit dhe potencialin për jetë në universin e hershëm.

Dr. Muhammad Abdul Latif, Profesor i Asociuar në Departamentin e Fizikës në Universitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe autor kryesor i studimit, shpjegoi se hulumtimi hedh dritë mbi rolin e supernovave të para në formimin e ujit.

“Grumbullime tĂ« dendura tĂ« pasura me ujĂ« mund tĂ« kenĂ« formuar disqe proto-planetare, duke çuar potencialisht nĂ« krijimin e planetĂ«ve tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« agimin e universit dhe mundĂ«sinĂ« e ekzistencĂ«s sĂ« jetĂ«s shumĂ« mĂ« herĂ«t sesa mendohej mĂ« parĂ«â€, tha ai.

Studimi ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme globale.

Toka e hershme nuk ishte njĂ« vend miqĂ«sor me ujin – njĂ« peizazh i shkĂ«mbinjve tĂ« shkrirĂ«, shpĂ«rthimeve vullkanike dhe bombardimeve tĂ« vazhdueshme nga kometat dhe asteroidet, me nivele tĂ« larta tĂ« rrezatimit diellor.  KĂ«to kushte do ta kishin avulluar ujin.

Gjithashtu, Prof. Richard Greenwood nga “Open University”, tha se bĂ«rthama prej hekuri e shkrirĂ« e TokĂ«s do tĂ« kishte qenĂ« njĂ« top ndryshku nĂ«se do tĂ« kishte pasur ujĂ« nĂ« pĂ«rzierjen proto-tokĂ«.

Pra, nëse uji nuk ka qenë gjithmonë këtu, nga ka ardhur?

NĂ« Muzeun e HistorisĂ« Natyrore nĂ« LondĂ«r, Prof. Sara Russell ka krahasuar “gjurmĂ«n e gishtĂ«rinjve” izotopike tĂ« ujit tĂ« TokĂ«s me ujin e gjetur nĂ« asteroidin Bennu – tĂ« kapur dhe tĂ« sjellĂ« nga misioni i fundit i NASA-s “Osiris Rex”. / atsh/ KultPlus.com

❌