Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kryqi i Kuq ka siguruar ekipe shpëtimi në plazhet e Ohrit dhe Strugës

Shpëtuesit e Kryqit të Kuq të Ohrit, të angazhuar në zonat e plazhit kishin mbi 70 ndërhyrje të ndihmës së shpejtë dhe 9 shpëtime të suksesshme të personave në rrezik nga mbytja në ujrat e Liqenit të Ohrit, thanë nga Kryqi i Kuq i Ohrit.

Theksuan se në 11 zona larjeje në liqenin e Ohrit dhe një ose dy në liqenin e Strugës kanë vendosur kushte dhe kritere sigurie për larje, sport dhe rekreacion të sigurt duke angazhuar roje plazhi.

“Fakti që kemi mbi 35 zona larjeje në liqenin e Ohrit, dhe mbi 15 në liqenin e Strugës, është më se i qartë se numri i rojeve të plazhit të angazhuar në zonat e larjes nuk është i mjaftueshëm. Me vite, në zonën ku është shënuar zona e larjes në ujë dhe ku ka roje plazhi, nuk ka ndodhur asnjë incident me vdekje”, thanë nga Kryqi i Kuq.

The post Kryqi i Kuq ka siguruar ekipe shpëtimi në plazhet e Ohrit dhe Strugës appeared first on Telegrafi.

Sot dhe nesër do të kryhet dezinsektim ajror në qytetin e Shkupit

Sot dhe nesër në territorin e Shkupit do të kryhet dezinsektim. Për këtë njoftoi Qyteti i Shkupit.

” Më (26 dhe 27 korrik 2025), në orët e para të mëngjesit, do të kryhet dezinfektim ajror në zonën e Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë dezinfektimin, spërkatja do të kryhet të nesërmen, kur kushtet e motit të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë, shtuan autoritetet”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se gjatë sezonit veror procedura e dezinsektimit përsëritet disa herë në mbarë territori e vendit.

The post Sot dhe nesër do të kryhet dezinsektim ajror në qytetin e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do jetë me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare.

Erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Në Shkup, me diell dhe shumë ngrohtë me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit shënon 29 gradë Celsius, teksa ajo maksimale ditore do të arrijë në 43 gradë Celsius.

The post Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Në krahasim me qeverisjen e LSDM-së, pensionet tashmë janë rritur rreth katër herë më shumë

Kryeministri i vendit,  Hristijan Mickoski thotë se Qeveria po i përmbushë premtimet ndaj qytetarëve.

Ai potencoi se dje janë miratuar dy ligje të rëndësishme për pensionistët dhe për studentët, duke shtuar se nëse merret në analizë e rritja e pensioneve gjatë Qeverisë së kaluar të LSDM-së, në periudhë prej shtatë viteve, do të shihet se 18 muajt e kaluar rritja e pensioneve është për katër herë më e madhe.

“Dhe po, Ligji i dytë është ligji për studentët nga të gjitha universitetet e vendit, të gjitha universiteteve përsëris, edhe të rregullt edhe të çrregullt, literalisht të gjithë do të kenë të drejtën të marrin vauçerë, në vlerë prej 15.000 denarëve, të cilët do t’i shfrytëzojnë për t’u furnizuar me pajisje elektronike, të cilat më tutje do t’u shërbejnë atyre gjatë studimit”, tha Mickoski.

Ai shtoi se “ajo që në të kaluarën vidhej, tani po ndërtohet dhe por reflektohet për qytetarët”.

The post Mickoski: Në krahasim me qeverisjen e LSDM-së, pensionet tashmë janë rritur rreth katër herë më shumë appeared first on Telegrafi.

PTHP: Paraburgim për 60-vjeçarin, dyshohet se ka vjedhur rreth 750 euro nga një pacient në Onkologji

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një burri 60-vjeçar të dyshuar për vepër penale – Vjedhje e rëndë sipas nenit 236, paragrafi 1, pika 3 e Kodit Penal.

Prokuroria Publike, njoftoi sot se vjedhja është kryer në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë, ku ai ka përfituar nga pakujdesia e një pacienti nga Velesi, ka futur dorën në xhep dhe ka marrë 300 euro dhe 28.000 denarë.

Pacienti pak më vonë ka vërejtur se i janë vjedhur paratë dhe e ka raportuar në Polici, ndërsa autori i veprës është identifikuar nga pamjet e kamerave të spitalit.

“Duke pasur parasysh se autori i veprës penale më parë ka qenë i dënuar, si dhe guximin me të cilin tani e ka kryer veprën penale në një institucion mjekësor ku në të njëjtën kohë një numër i madh pacientësh në gjendje të rëndë, përfshirë edhe të dëmtuarin, prisnin të merrnin terapinë, nga e cila u varet jeta, prokurori publik i propozoi gjykatësit të procedurës paraprake të caktojë masën e paraburgimit për të dyshuarin. Paraburgimi tashmë është pranuar nga gjykata”, njoftoi Prokuroria Publike.

The post PTHP: Paraburgim për 60-vjeçarin, dyshohet se ka vjedhur rreth 750 euro nga një pacient në Onkologji appeared first on Telegrafi.

LAMM: Në vendkalimin kufitar “Tabanocë” pritet rreth 20 minuta

Në vendkalimin kufitar “Tabanocë” për hyrje dhe dalje nga vendi vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve, ndërsa koha e pritjes është rreth 20 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

The post LAMM: Në vendkalimin kufitar “Tabanocë” pritet rreth 20 minuta appeared first on Telegrafi.

BDI: Në Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave raporti i punësimeve është 19 maqedonas – 1 shqiptar

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj qasjes së Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, ku siç thonë ata, sipas të dhënave zyrtare, raporti i të punësuarve të fundit është 19 maqedonas ndaj vetëm 1 shqiptari.

“Ky nuk është një devijim administrativ apo një rastësi burokratike, kjo është politikë shtetërore e përjashtimit sistematik të shqiptarëve, e cila po realizohet me vetëdije të plotë dhe me përkrahje të qartë politike”, thonë nga BDI.

“Kjo padrejtësi buron drejtpërdrejt nga programi politik i kësaj qeverie jolegjitime, që shfuqizoi mekanizmin e balancuesit, një mjet thelbësor për garantimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të të gjitha bashkësive etnike në administratën publike dhe shtetërore.

Qeveria ka ndërmarrë hapa të rrezikshëm për të shkatërruar themelet e barazisë ndëretnike në shtet, duke vepruar si një aparat pararendës politik, që i shërben ekskluzivitetit etnik në dëm të përfshirjes dhe barazisë që e garanton Kushtetuta e vendit.

BDI e konsideron këtë zhvillim si shkelje flagrante të Marrëveshjes së Ohrit, të rendit kushtetues dhe të parimeve bazë të demokracisë. Përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet nuk është vetëm padrejtësi, është akt destabilizues që cënon themelet e shtetit multietnik dhe rrugën euroatlantike të vendit.

BDI kërkon korigjim urgjent të këtij diskriminimi, rikthim të balancuesit kushtetues si garanci për barazi, dhe transparencë të plotë në përbërjen e të gjitha institucioneve publike dhe shtetërore.

Ne do të mbetemi në ballë të betejës për barazi të plotë, drejtësi institucionale dhe mbrojtje të të drejtave kolektive të shqiptarëve në çdo sektor të shtetit”, thuhet në reagimin e BDI-së.

The post BDI: Në Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave raporti i punësimeve është 19 maqedonas – 1 shqiptar appeared first on Telegrafi.

QMK: Dy vajza bien në ujrat e lumit Vardar, ekipet e kërkimit shpëtojnë njërën teksa vijojnë kërkimet edhe për tjetrën

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se ekipet e kërkim-shpëtimit në ujë po kërkojnë një vajzë 16-vjeçare të zhdukur në lumin Vardar.

Ata thanë se sot, në orën 16:42, numri i emergjencës mori një raport për dy femra të zhdukura, të moshës 16 dhe 26 vjeç, në lumin Vardar, pranë fshatit Ulancë, Komuna Gradsko.

Raporti u paraqit nga një person i pranishëm në vendngjarje – motra e vajzës 16-vjeçare – e cila, në një gjendje të dukshme të shqetësuar, kërkoi ndihmë emergjente. Pak më vonë, një mjek nga Ndihma e Shpejtë në Veles telefonoi gjithashtu, duke konfirmuar informacionin dhe duke kërkuar angazhimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit në ujë.

“Pas pranimit të thirrjes, Qendra për Menaxhim me Kriza menjëherë i njoftoi institucionet kompetente – MPB, Qendra Operative të Shtabit të Përgjithshëm dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim – me kërkesë për angazhimin urgjent të ekipeve për kërkim dhe shpëtim në ujë. Sipas informacioneve të fundit nga terreni, në vendngjarje është e pranishme një ekip e MPB-së me varkë, dhe gruaja 26-vjeçare është gjetur gjallë. Kërkimi për vajzën 16-vjeçare vazhdon”, tha QMK.

The post QMK: Dy vajza bien në ujrat e lumit Vardar, ekipet e kërkimit shpëtojnë njërën teksa vijojnë kërkimet edhe për tjetrën appeared first on Telegrafi.

Durmishi prezantoi programin për punë të dobishme komunale, parashikohet të përfshihen 300 persona të papunë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi prezantoi masën e re të Planit operativ për vitin 2025 – Programi Punë e dobishme -komunale, me të cilin parashikohet angazhim i 300 personave të papunë për të siguruar shërbime sociale dhe shëndetësore në nivel lokal.

Siç sqaroi Durmishi, programi nuk është i dedikuar për punë komunale, por për mbështetje të drejtpërdrejtë të kategorive të rrezikuara të qytetarëve, duke përfshirë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, si dhe fëmijët nga familjet e rrezikuara sociale.

Shërbimet e parashikuara përfshijnë kujdesin ditor, ndihmën në kushte shtëpiake, mbështetjen për jetesë të pavarur, si dhe asistentët arsimorë dhe personalë për fëmijët.

“Thirrja publike zgjat deri më 8 gusht të vitit 2025 dhe është i dedikuar për komunat dhe Qytetin e Shkupit. Të papunët që do të përfshihen do të marrin kompensim bruto prej 28.000 denarë në muaj për një periudhë prej 18 muajsh, me atë që gjashtë muajt e parë do të financohen nga shteti dhe pjesa tjetër nga vetëqeverisja lokale”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.
Ministri Durmishi, thuhet në njoftim, informoi edhe për rritjen e buxhetit për masat aktive të punësimit nga 16,08 milionë euro në 23,57 milionë euro, si dhe për përfshirjen e rritur të përdoruesve – për 815 persona të rinj në programet e vetëpunësimit.

The post Durmishi prezantoi programin për punë të dobishme komunale, parashikohet të përfshihen 300 persona të papunë appeared first on Telegrafi.

Një vajzë nga Tetova tentoi të vetëvritet, shpëtohet nga policia

Punonjësit e policisë në Tetovë kanë shpëtuar sot një vajzë e cila ka tentuar të vetëvritet.

Ajo ishte dërguar menjëherë të Spitalin Klinik në Tetovë për dhënien e ndihmës mjekësore, teksa lidhur me rastin është privuar nga liria një person, nën dyshimet për prostitucion.

“Punonjës policor nga SPB Tetovë, kanë shpëtuar një vajzë që ka tentuar të humb jetën në momentin që kishte provuar të kërcen nga dritarja e një moteli në Tetovë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ngjarja kishte ndodhur në mesditë, kur edhe punonjësit policor, me urdhër të prokurori publik, kanë hyrë dhunshëm në hapësirat e dhomës së hotelit, kur vajza kishte tentuar të vetëvritet.

The post Një vajzë nga Tetova tentoi të vetëvritet, shpëtohet nga policia appeared first on Telegrafi.

Trajkova: Ende nuk kemi garancion nga Bullgaria se Maqedonisë do t’i njihet identiteti dhe gjuha si kritere të pakontestueshme

Ende nuk ka përgjigje zyrtare nga Bullgaria për ti garantuar Maqedonisë se do t’i njihet identiteti dhe gjuha maqedonase si të veçanta dhe të pakontestueshme, njoftoi zëvendës ministrja për çështje evropiane, Viktoria Trajkova.

Sipas saj, edhe pse janë në pritje, marrëveshja e propozuar nga kryeministri Mickoski për një rezolutë të përbashkët në Parlamentin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë mund të arrihet gjatë vjeshtës, pas pushimeve.

“Ende nuk kemi marrë përgjigje nga ana e tyre, por sipas meje, ajo që duhet bërë është të ecim përpara në shekullin e 21-të dhe të mos merremi më me tema të tilla. Pres që të mendojnë mirë, sepse mendoj se marrëdhëniet e mira fqinjësore mund të ndërtohen vetëm me takime të arsyeshme, biseda dhe atëherë, jo me deklarata politike ku marketingu politik është në vend të parë.”, u shpreh zëvendës ministrja për çështje evropiane, Viktoria Trajkova.

Ndryshe, kryeministri Mickoski tha se Bullgaria nuk dëshiron futjen e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë, por sipas tij po bën propagandë për asimilim.

The post Trajkova: Ende nuk kemi garancion nga Bullgaria se Maqedonisë do t’i njihet identiteti dhe gjuha si kritere të pakontestueshme appeared first on Telegrafi.

Gjashtë zjarre aktive në RMV, ekipet e QMK-së dhe zjarrfikësit janë në terren

Gjashtë zjarre janë ende aktive në territorin e vendit, teksa njëri është vënë nën kontroll.

Zjarret aktive janë në komunat e Zhelinës, Vasilevës, Makedonski Brodit, si dhe në komunën e Prilepit. Zjarri është nën kontroll në Komunën e Velesit, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

“Zjarri pranë Zhelinës është ende aktiv. U vu nën kontroll, por u ndez përsëri mbrëmë. Ky është zjarr që me shumë mundësi është vënë qëllimisht. Herët këtë mëngjes, dy “ejr traktorë” nga drejtoria kanë qenë duke operuar atje, dhe ata do të vazhdojnë punën e tyre gjatë gjithë ditës. Ky zjarr po lëvizte në drejtim të Jerebinës, por është ndërprerë dhe mbetet aktiv në pjesët më të larta të kësaj zone. Shpresoj që deri sonte do të arrijmë ta vëmë nën kontroll këtë zjarr të vështirë, i cili po zhvillohet në terren të vështirë dhe për të cilin kam indikacione se dikush e ka ndezur qëllimisht gjatë gjithë kohës,” tha Stojançe Angellov.

Kujtojmë se me rritjen e temperaturave, vendi përfshihet pothuajse gjithmonë nga zjarret masive, disa prej tyre janë shkaktuar nga njerëzit, për të cilët tashmë po vepron edhe prokuroria dhe MPB-ja.

The post Gjashtë zjarre aktive në RMV, ekipet e QMK-së dhe zjarrfikësit janë në terren appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Po punohet në segmentin rrugor Klimeshtan-Ohër

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski përmes një video postimi në profilin e tij në Fejsbuk informon se në segmentin nga Klimeshtani deri në Ohër po punohet intensivisht.

Siç njofton ai, në projekt janë përfshirë rreth 1.100-1.200 punëtorë me mbi 400 kamionë dhe më shumë se 100 eskavatorë teksa aktivitetet po kryhen përgjatë gjithë trasesë së autostradës, 20 kilometrat e para të së cilës u lëshuan javën e kaluar.

“Në këto tetë muaj, mbi 400 kamionë kanë punuar në segmentin nga Klimeshtani deri në Ohër, mbi 100 eskavatorë të llojeve të ndryshme janë përfshirë gjithashtu në punë, ka edhe makineri të specializuara, veçanërisht për nënkalime. Sa i përket numrit të punëtorëve të angazhuar, diku rreth 1.100 -1.200 punëtorë po punojnë përgjatë gjithë trasesë së autostradës.

Koha e Maqedonisë po vjen, po ndërtojmë themelet e ndryshimit”, shkruan kryeministri.

Sipas njoftimeve segmenti nga Klimeshtani deri në Ohër pritet të lëshohet për qarkullim në fund të verës.

The post Mickoski: Po punohet në segmentin rrugor Klimeshtan-Ohër appeared first on Telegrafi.

Janevska: Asistentët arsimor për nxënësit me aftësi të posaçme, nuk mund të fitojnë statusin e të punësuarit të përhershëm

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se asistentët arsimor të angazhuar në shkolla nuk mund të fitojnë statusin të punësuar të përhershëm sepse nevojat në shkolla janë të ndryshueshme.

Ajo sqaroi se asnjë fëmijë nuk do të mbetet pa asistentë pavarësisht që angazhimi i tyre është i përkohshëm.

Kohë më parë, prindërit e disa fëmijëve më aftësi të posaçme ngritën zërin se ndërrimi i shpeshtë i asistentëve ndikon në përparimin e duhur të fëmijëve.

Në një intervistë për radio Evropa e Lirë, Janevska tha se numri i asistentëve në arsimin fillor është 1,876, dhe rreth 150 janë planifikuar për arsimin e mesëm.

“Nëse nevojat rriten, ne rrisim numrin e asistentëve. Por fakti është se komisioni i vlerësimit funksional vlerëson se cili fëmijë ka një nevojë. Dhe kur fëmija bën përparim, komisioni do të vlerësojë se nuk ka më nevojë për një asistent, i cili është qëllimi themelor, si në arsim ashtu edhe në jetë, që një fëmijë me nevoja të veçanta arsimore të jetë i pavarur. Pra, ndonjëherë, Komisioni do të thotë se nuk ka më nevojë për asistentë arsimorë, dhe prindërit ende duan një asistent arsimor, ky është një nga problemet me të cilat përballemi. Ndonjëherë prindërit i ngatërrojnë asistentët arsimorë me asistentët personalë mirëpo një asistent personal ka një funksion krejtësisht të ndryshëm”, tha ministrja Vesna Janevska.

The post Janevska: Asistentët arsimor për nxënësit me aftësi të posaçme, nuk mund të fitojnë statusin e të punësuarit të përhershëm appeared first on Telegrafi.

Lëndohet alpinisti në malin Pelister, evakuohet me sukses pas intervenimit nga QMK dhe Ekipet e Shpëtimit

Ekipet e shpëtimit kanë kryer evakuim të suksesshëm të një alpinisti nga Maqedonia, i cili u lëndua mëngjesin e sotëm në malin Baba, në afërsi të majës së Pelisterit.

“Ne e realizuam operacionin e shpëtimit, pra evakuimin e alpinistit maqedonas të moshës së mesme, në bashkëpunim me ekipin tonë prej katër anëtarësh të trajnuar për shpëtimin e njerëzve në male dhe me mbështetjen e profesionistëve nga Institucioni Publik i Parkut Kombëtar “Pelister”, Qendra për Menaxhimin e Krizave dhe nëpunës të policisë nga MPB. E lokalizuam alpinistin e lënduar pranë shkëmbit, në një terren jashtëzakonisht të vështirë. Operacioni zgjati më shumë se një orë dhe përfundoi me sukses, ndërsa alpinisti u transportua me helikopter në Manastir, dhe më pas në një institucion shëndetësor për ndihmë mjekësore”, tha Petar Nolev, udhëheqës i aksionit të shpëtimit.

Edhe nga QMK njoftojnë për rastin:

“Pas një denoncimi për një person të lënduar nga një qytetar përmes numrit të urgjencës 112, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) menjëherë kërkoi evakuim të organizuar me helikopter të një alpinisti nga Velesi, i cili kishte pësuar një lëndim në malin Pelister, afër Manastirit. Në orën 12:30 ndërhynë me sukses pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me helikopter dhe njësinë speciale “Tigër”. Personi i lënduar u evakuua dhe u transportua i sigurt deri te Stadiumi i Qytetit në Manastir, ku u mor nga një ekip i Ndihmës së Shpejtë – Manastir dhe u dërgua në Spitalin Klinik të Manastirit, në Repartin e Ortopedisë. Gjatë gjithë aksionit, personi ishte i vetëdijshëm dhe në kontakt me shërbimet e shpëtimit”, thonë nga QMK.

Në aksion morën pjesë edhe forcat speciale policore “Tigrat”.

The post Lëndohet alpinisti në malin Pelister, evakuohet me sukses pas intervenimit nga QMK dhe Ekipet e Shpëtimit appeared first on Telegrafi.

BDI: Autostrada Shkup-Bllacë, peng i lojërave politike të Qeverisë

“Vazalët shqipfolës të OBRM-PDUKM-së edhe sot vazhduan me manipulimet e tyre ndaj opinionit publik. Kësaj radhe bëhet fjalë për Autostradën Shkup-Bllacë, një projekt me rëndësi strategjike për shqiptarët dhe për lidhjet me Republikën e Kosovës”, reagojnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga BDI janë revoltuar me njoftimin e VLEN-it se “Ndërmarrja Publike ‘Rrugët Shtetërore’ ka hapur procedurat për prokurim publik për fazën përgatitore të projektit final për ndërtimin e kësaj rruge”.

“Edhe pse janë përfunduar më shumë se dy kilometra të para të këtij aksi, projekti qëllimisht po zvarritet dhe refuzohet të lëshohet në përdorim. Fillimisht, Qeveria paralajmëroi gjoja një revision teknik, ndërsa sot deklarojnë se po e nisin nga e para procedurën për prokurim publik – një skenar i qartë për të bllokuar hapjen e Autostradës. Qëllimi i kësaj Qeverie është i lexueshëm: sabotimi sistematik i çdo projekti jetik që ka të bëjë me shqiptarët, duke u përpjekur të anulojë investimet që janë iniciuar nga BDI gjatë qeverisjes së kaluar. Në të njëjtën kohë, VLEN, në vend që të mbrojë interesin shqiptar, po zbaton pa diskutim urdhrat politikë të OBRM-PDUKM-së dhe po përqafon çdo vendim me prapavijë antishqiptare”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI shton se pas tetorit, kur do të rikthehet si faktor udhëheqës, do të përfundojë me prioritet projektet e nisura që sot po bllokohen nga “Qeveria e re dhe aleatët e saj shqipfolës. Autostrada Shkup-Bllacë do të bëhet realitet – jo për inat të dikujt, por për të ardhmen tonë euroatlantike dhe për respektin që shqiptarët meritojnë në këtë shtet”.

The post BDI: Autostrada Shkup-Bllacë, peng i lojërave politike të Qeverisë appeared first on Telegrafi.

Interesim i ulët për të punuar si zjarrfikës në Maqedoni

Departamenti i zjarrfikësve të Prilepit mbron territorin më të madh në vend nga zjarret. Por do të presë zjarrfikësit e nevojshëm.

Njoftimi për një angazhim të përkohshëm pesëmujor të 30 zjarrfikësve të rinj është zgjatur deri të mërkurën.

Pesë ose gjashtë kandidatë iu përgjigjën kërkesës për 30 të rinj.

Njësia e Prilepit po lufton zjarret, por edhe me pajisje të vjetruara dhe nevojë për zjarrfikës të rinj.

Problem afatgjatë është mungesa e pyllëzimit. Trajnimi nuk është problem – ata do ta marrin atë me angazhimin.

Puna e një zjarrfikësi është përgjegjëse, por kërkon edhe vlerësim të duhur.

Mungesë të zjarrfikësve ka në të gjithë territorin e vendit.

The post Interesim i ulët për të punuar si zjarrfikës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Aliu: Investime 32 milionë euro në infrastrukturën shkollore, është rritur dukshëm buxheti për studentët dhe shkencën

Zëvendësministri i arsimit Lulzim Aliu tha se për herë të parë në arsimin shqip në Maqedoni të Veriut është futur Abetarja e Përbashkët Kombëtare.

”Për herë të parë pas shtatë vitesh, viti shkollor ka nisur me të gjitha tekstet e dorëzuara me kohë. Janë shpërndarë mbi 1 milion kopje librash në të gjitha shkollat, përfshirë tituj të rinj për lëndët që më parë nuk kishin materiale mësimore. Kur jemi te tekstet shkollore për herë të parë në arsimin shqip e futëm Abetaren e Përbashkët Kombëtare. Ndonëse edhe më parë ka pasur ministra shqiptarë të Arsimit kjo nuk është bërë, kurse ne ia dolëm. Le ta gëzojnë nxënësit shqiptarë dhe le të ndjehen njësoj si të gjithë nxënësit shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë”, tha Aliu

Aliu më tej përmendi investimet prej 32 milionë eurosh në infrastrukturë shkollore, konvikte dhe salla sportive.

”Kemi iniciuar një cikël investimesh prej 32 milionë eurosh për ndërtimin dhe rikonstruktimin e shkollave, konvikteve dhe sallave sportive. Po ndërtohet kampusi i ri universitar Nënë Tereza në Shkup me shumë prej 35 miljon euro, ndërsa në 50 shkolla po instalohen sisteme për energji të pastër. Në aspekt të reformave dhe përmbajtjeve e ndaluam modelin absurd të bashkimit të lëndëve si historia dhe gjeografia dhe kemi nisur përgatitjen e programeve të reja të bazuara në realitetin tonë shoqëror dhe kërkesat bashkëkohore. Gjithashtu, po zhvillojmë konceptin e ri për gjimnazet dhe kemi zgjeruar lëndët zgjedhore. Janë miratuar 5 ligje të reja për arsimin fillor, të mesëm, profesional dhe për të rriturit. Kemi futur asistentë arsimorë, orientim profesional, mbështetje për fëmijët me sëmundje që nuk mund të ndjekin mësimin në shkollë, si dhe mbështetje financiare për nxënësit e talentuar dhe mësuesit e tyre”, theksoi Lulzim Aliu

Aliu përmendi edhe shtimin e buxhetit për studentët dhe për shkencën në Maqedoni të Veriut.

The post Aliu: Investime 32 milionë euro në infrastrukturën shkollore, është rritur dukshëm buxheti për studentët dhe shkencën appeared first on Telegrafi.

QMK: 29 zjarre në hapësirë të hapur, pesë zjarre aktive dhe dy nën kontroll

Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se deri në orën 08:00, ka gjithsej 29 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat 5 janë aktive, 2 janë nën kontroll dhe 22 janë shuar.

Zjarre aktive:

1. Komuna e Zhelinës: fshati Zhelinë në drejtim të Erebinës

2. Komuna e Vasilevës: fshati Niviçino

3. Komuna e Makedonski Brod 1: fshati Greshnicë

4. Komuna e Makedonski Brod 2 (e riaktivizuar): midis fshatrave Creshnevo, Lokvica, Krapa

5. Komuna e Prilepit: midis fshatrave Careviq dhe Smolani

Zjarret nën kontroll:

1. Komuna e Makedonski Brodit: Fshati Sllatinë

2. Komuna e Velesit: afër fshatrave Xhidimirci – Krushje – Ivankovci

Zjarret janë shuar në këto komuna: Studeniçan,  Butel, Saraj, Kisella Vodë, Krushevë, Demir Hisar, Resnjë, Dojran, Strugë, Sveti Nikollë, Shtip, Koçan, Kumanovë, Likovë, Nagoriçane, Tetovë dhe Govari.

The post QMK: 29 zjarre në hapësirë të hapur, pesë zjarre aktive dhe dy nën kontroll appeared first on Telegrafi.

Vendoset nën kontroll zjarri në Zhelinë

Zjarri në Zhelinë është vendosur nën kontroll, kështu ka informuar Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamet Ali.

Ai ka falenderuar të gjitha shërbimet për reagimin e plotë, teksa ka sqaruar se ekipet ende ndodhen në terren.

“Falë angazhimit të shpejtë dhe të koordinuar të të gjitha ekipeve dhe resurseve në terren, zjarri që shpërtheu në territorin e Komunës së Zhelinës dhe po lëvizte në drejtim të Erebinës, për momentin është vënë nën kontroll. Falënderim për të gjitha shërbimet e angazhuara për profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë! Situata vazhdon të ndiqet me kujdes, ndërsa ekipet mbeten në terren deri në eliminimin e plotë të rrezikut nga riaktivizimi”, njofton Ali.

Kujtojmë se zjarri në Zhelinë u përhap sot pasdite, teksa kryetari i komunës Blerim Sejdiu tha se dyshojnë në zjarrvënie të qëllimshme.

The post Vendoset nën kontroll zjarri në Zhelinë appeared first on Telegrafi.

❌