Pogba reagon pas kalimit të Rashford tek Barcelona, ka një mesazh për Man Utd
Paul Pogba ka komentuar transferimin e Marcus Rashford te Barcelona në formë huazimi, duke thënë për iShowSpeed se Manchester United po humb një lojtar të madh.
Pogba u shfaq në transmetimin live të iShowSpeed, ku të dy diskutuan rreth lëvizjeve të fundit në afatin kalimtar, nga një jaht i ankoruar në portin e Monte Carlos.
Ylli i internetit e pyeti fituesin e Kupës së Botës për mendimin e tij mbi marrëveshjen e Rashfordit. Pogba u shpreh se, ndonëse United po humb një lojtar të klasit të lartë, ai nuk fajëson trajnerin Ruben Amorim që po largohet nga lojtarë ‘tek të cilët nuk beson’.
Marrëdhënia mes Rashford dhe Amorim u përkeqësua menjëherë pas emërimit të portugezit, duke bërë që sulmuesi anglez të huazohej te Aston Villa në janar 2025.
“Është e çmendur, por jam i lumtur për të. Ata (United) ia morën numrin. Manchester United po humb një lojtar të madh. Fatkeqësi për ta”.
“Për të qenë i sinqertë, është fantastike për Barcelonën. Nuk kam shumë për të thënë për United, sepse ata kanë blerë disa lojtarë të rinj dhe trajneri i ri po bën punën e vet, mesa duket”.
“Nuk është vërtet faji i Amorim. Nëse ai nuk beson te një lojtar, është zgjedhja e tij. Ai ka nevojë të fitojë. Sepse nëse nuk fiton, do ta shkarkojnë”, ka thënë Pogba.
Pogba dhe Rashford ishin bashkëlojtarë te Manchester United për gjashtë sezone, pasi mesfushori francez u rikthye te klubi në vitin 2016 për një shifër rekord prej 89 milionë eurosh.
Gjatë asaj periudhe, ata luajtën bashkë në 187 ndeshje, duke fituar Ligën e Evropës./Telegrafi/
The post Pogba reagon pas kalimit të Rashford tek Barcelona, ka një mesazh për Man Utd appeared first on Telegrafi.