Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama: Universiteti Bujqësor i Tiranës do të bëhet pikë referimi në rajon për studimet e ekselencës

TIRANË, 21 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se falë bashkëpunimit me Universitetin “BOKU” të Vjenës, Universiteti Bujqësor i Tiranës do të bëhet pikë referimi në gjithë rajonin për studimet e ekselencës.

Rama ishte i pranishëm sot në prezantimin e raportit të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, ku u ndal te domosdoshmëria e transformimit të arsimit të lartë për t’iu përgjigjur sfidave të epokës digjitale.

Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin e vendosur mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit “BOKU” në Vjenë.

“Rektori i universitetit së bashku me ekipin e tij, patjetër edhe me mbështetjen tonë ka angazhuar trupën në një proces transformimi rrënjësor. Faktikisht universiteti nga pikëpamja e reformës ka hapur një proces reformimi të panjohur më parë në botën akademike shqiptare”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se ky proces reformimi vjen si rezultat i ndërveprimit intensiv me universitetin “BOKU” të Vjenës dhe i përafrimit të plotë të programeve me atë universitet.

“Kjo për t’i dhënë mundësi sinergjisë mes dy universiteteve që të shkojë përtej ushtrimit të bashkëpunimeve të cilat ne i kemi njohur deri më sot, që janë bashkëpunime pozitive, por që mbeten bashkëpunime si midis shtetesh të ndryshme”, tha Rama.

Ndërkohë, kryeministri shtoi se bashkëpunimi mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe universitetit “BOKU” të Vjenës bënë të mundur që në Shqipërinë 2030 diplomat e Universitetit Bujqësor të Tiranës të jenë të barazvlefshme me diplomat e universitetit “BOKU” të Vjenës.

Rama theksoi se me këtë Universiteti Bujqësor i Tiranës bëhet një pikë referimi në gjithë rajonin tonë për studimet e ekselencës në fusha të ndryshme.

“Nga sa mund të mendohej deri një dekadë më parë, këto fusha janë bërë e po bëhen gjithmonë e më prioritare në jetën e përditshme të njerëzve dhe lidhen me sfida të jashtëzakonshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm dhe me mbrojtjen e mjedisit. Lidhen me të gjitha qasjet e reja për shfrytëzimin e burimeve natyrore me ushqimin e sigurt e kështu me radhë”, tha Rama.

Rama shprehu besimin se ky transformim i universitetit do të rrisë edhe kërkesën e vajzave dhe djemve që mbarojnë shkollën e mesme për të ndjekur studimet në këtë universitet.

“Pajisja me diplomat e këtij universiteti do të jetë një garanci për t’u vënë në shërbim të institucioneve apo sipërmarrjes me një kohë kur sfidat e produkteve me të cilat lidhet jeta e Universitetit Bujqësor të Tiranës bëhen gjithmonë e më shumë strategjike”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se kjo tregon se procesi i integrimit në një universitet ndër më të kërkuarit e botës kërkon një ndryshim dhe të sistemit tonë të organizimit, një ndryshim përmbajtësor në ligjin e arsimit të lartë dhe kërkon një ndryshim edhe në qasjen menaxheriale të universitetit. /j.p/

The post Rama: Universiteti Bujqësor i Tiranës do të bëhet pikë referimi në rajon për studimet e ekselencës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dosja “Partizani”/ Debate mes avokatit të Berishës dhe prokurorit, shtyhet seanca

Në GJKKO u zhvillua këtë të hënë seanca për “Dosjen Partizani”, ku ish-kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit fizikisht në sallë. Përmes një shkrese drejtuar gjykatës, Berisha bëri të ditur se do të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës. Në nisje të seancës, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, paraqiti një kërkesë paraprake për përjashtimin e […]

The post Dosja “Partizani”/ Debate mes avokatit të Berishës dhe prokurorit, shtyhet seanca appeared first on BoldNews.al.

IMT e Bashkisë Tiranë mbush xhepat me lekë dhe fal kioskat te “Delijorgji”/ FOTO

Fushatat e Edi Ramës për çlirimin e hapësirave publike po ecën me ritme të shpejta, por vetëm atje ku nuk preken interesat e mëdhenj. Ndërkohë që kioskat nëpër zonat e Tiranës, janë rrëzuar me zell nga fadromat e IMT-së, sepse kishin zaptuar hapësirat publike, në kompleksin Delijorgji gjithçka është e paprekur, si në ndonjë rezervat […]

The post IMT e Bashkisë Tiranë mbush xhepat me lekë dhe fal kioskat te “Delijorgji”/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

Siguria ushqimore/ Resuli: Problemi është keqqeverisja, jo AKU-ja që i ndërrohen 4 drejtorë në 6 muaj

Eksperti i sigurisë ushqimore, Ervin Resuli, ka ngritur shqetësime të forta mbi mënyrën se si trajtohen problemet e sigurisë ushqimore në vend. I ftuar në ‘Kafe Shqeto’, në SYRI TV, Resuli ka theksuar se thelbi i krizës nuk qëndron tek institucionet vetë, por tek mënyra si ato menaxhohen. Resuli tha se reagimet e shpejta dhe […]

The post Siguria ushqimore/ Resuli: Problemi është keqqeverisja, jo AKU-ja që i ndërrohen 4 drejtorë në 6 muaj appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit për javën/ Meteorologu: Temperaturat do arrijnë deri në 41°C në këto qytete

Shqipëria do të përfshihet nga një valë të nxehti me temperatura ekstreme gjatë kësaj jave. Meteorologu Hakil Osmani tha për Euronews Albania, paralajmëroi se vendi do të jetë nën ndikimin e temperaturave shumë të larta dhe kthjellimeve të gjata. “Kushtet atmosferike gjatë kësaj jave do të vijojnë të jenë të qëndrueshme, me temperatura të larta, […]

The post Parashikimi i motit për javën/ Meteorologu: Temperaturat do arrijnë deri në 41°C në këto qytete appeared first on BoldNews.al.

Nis seanca për “Dosjen Partizani”, Berisha nuk paraqitet: Do përfaqësohem nga avokatët

Ka nisur në GJKKO seanca për “Dosjen Partizani”, Sali Berisha nuk është paraqitur në sallë, por përmes një shkrese drejtuar gjykatës ka bërë të ditur se do të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës. “Kam dijeni për seancën e së hënës dhe deklaroj se nuk do të paraqitem. Dua të përfaqësohem nga avokatët Genc Gjokutaj […]

The post Nis seanca për “Dosjen Partizani”, Berisha nuk paraqitet: Do përfaqësohem nga avokatët appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Ringrihet dollari, bie Bitcoin

Nga Gazeta ‘SI’ – Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet nën vlerën 1.165 trenda do të jetë negative me target 1.152. Tregtimi mbi vlerën 1.165 hap rrugën për avancim të mëtejshëm drejt rezistencës 1.17.

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet nën vlerën 1.342 trenda do të jetë rënëse me target 1.33. Tregtimi mbi vlerën 1.342 do të ndiqej nga tentativa e testimit të rezistencës 1.346.

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet mbi vlerën 148.6 trenda do të jetë rritëse me target 151. Tregtimi nën vlerën 148.6 do të pasohet me testimin e suportit 147.

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet mbi vlerën 44200 trenda do të jetë pozitive me objektiv 45100. Tregtimi nën vlerën 44200 rikthen tendencën rënëse drejt suportit 44000.

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet nën vlerën 66.5 trenda do të jetë bearish me target 63.5. Tregtimi mbi vlerën 66.5 hap rrugën për testimin e rezistencës 67.

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet nën vlerën 119000 trenda do të jetë rënëse me objektiv 115700. Tregtim mbi vlerën 119000 rikthen tendencën rritëse me target 123700.

The post Parashikimi i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Ringrihet dollari, bie Bitcoin appeared first on Gazeta Si.

‘Shqipëria- parajsa e turistëve europianë, e ndotur nga puset e naftës’

Pajisjet e shpimit të naftës kanë pushtuar peizazhin përreth Kuçovës, rreth 20 kilometra nga Berati, një nga qytetet më të vizituara turistike në Shqipëri — një vend që promovon veten si parajsë natyrore me male dhe plazhe të virgjëra. Era e rëndë e naftës është aq e fortë, edhe me dritaret e makinës të mbyllura, sa për ata që nuk janë mësuar, është e padurueshme. Në mes të një are me misër gjendet një pellg i madh me naftë bruto që lëshon një erë edhe më të rëndë. Madje, puse dhe pompa nafte ndodhen edhe në oborret e shtëpive private.

Kuçova është fusha e dytë më e madhe e naftës në Shqipëri dhe është ende pjesërisht funksionale, ndonëse ka zona të tëra me puse të braktisura, depozita magazinimi dhe tuba të ndryshkur që rrjedhin dhe ndotin tokën. Kjo është zona më e vjetër e prodhimit të naftës në vend. Në vitin 1928, një kompani italiane shppoi pusin e parë në Shqipëri pikërisht këtu, dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, fusha u bë burim i rëndësishëm karburanti për Italinë e Musolinit që kishte pushtuar vendin.

Objektet e braktisura të naftës në Kuçovë, Shqipëri.

Pak më vonë, filloi shfrytëzimi i zonave të tjera të pasura me hidrokarbure, si zona e Patos-Marinzës (rreth 30 kilometra larg), që është më e madhja në vend dhe njëkohësisht fusha më e madhe tokësore e naftës në kontinentin europian. Vlerësohet se përmban mbi 5 miliardë fuçi naftë, por projektet e reja të nxjerrjes nuk janë ndërmarrë prej afro gjysmë shekulli. Në vitet 1970, kur Shqipëria drejtohej nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës, prodhimi i naftës arriti kulmin dhe u kthye në sektorin më të rëndësishëm ekonomik të vendit. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, industria pësoi rënie, ndërsa mungesa e investimeve çoi në përkeqësimin e infrastrukturës.

Sot, kompania kryesore që merret me nxjerrjen është Bankers Petroleum, në pronësi kineze, ndërsa puset janë në pronësi të kompanisë shtetërore Albpetrol. Në total, Shqipëria ka rreth 6.000 puse të hapura, por vetëm 800 janë funksionale. “Pjesa tjetër, rreth 5.200 puse, nuk janë mbyllur siç duhet,” thekson Adriatik Golemaj, gazetar i lidhur me Shoqatën “Zharrëza”, një OJQ që lufton ndotjen në rajonin Patos-Marinzë. “Një pus është në thelb një vrimë 1.500 metra e thellë, dhe nëse nuk mbyllet sipas standardeve, vazhdon të ‘komunikojë’ me sipërfaqen. Nxjerr ujë të ndotur, gazra, naftë…”, shpjegon ai. “Por askush nuk kujdeset për t’i mbyllur siç duhet, sepse kushton shumë. Mbyllja e një pusi kap shifrën e 50.000 dollarëve.”

Pandëshkueshmëri institucionale

Autoritetet kanë kryer vetëm një inspektim në Kuçovë gjatë dy viteve të fundit, në verën e vitit 2023, pas një alarmi për derdhje nafte në një përrua lokal. Agjencia e mjedisit gjobiti Albpetrolin me 1 milion lekë (rreth 10.000 euro) dhe nisi procedura penale ndaj drejtuesve të kompanisë.

Sipas Balkan Insight, dy raporte të porositura në vitin 2019 nga vetë Albpetrol zbuluan ndotje të lartë në Kuçovë — përfshirë naftë, fenole dhe metale të rënda në tokat bujqësore dhe në ujërat sipërfaqësore. “Analiza e kampionit të ujit tregon se niveli i hidrokarbureve është më i lartë se standardet e direktivës europiane,” thuhej në raport. Edhe Agjencia Rajonale e Mjedisit konfirmoi se inspektimet kanë zbuluar ndotje në disa puse, duke shtuar se pajisjet si tubat, kolektorët dhe tanket janë shumë të vjetra – thuajse 100-vjeçare.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë denoncuar situatën, veçanërisht për ndikimin që ndotja ka në shëndetin e banorëve, ndonëse mungojnë studime të thelluara për ta vërtetuar shkencërisht. “Kemi ndotje historike që nuk është menaxhuar kurrë, dhe ndotje të re që ka ardhur pas viteve ‘90,” deklaron Qani Rredhi, aktivist i Shoqatës “Zharrëza”, për gazetën ARA. Ai kritikon mungesën e monitorimit, analizave dhe transparencës, si nga kompanitë, ashtu edhe nga institucionet shtetërore.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi në vitin 2023 një raport për ndotjen nga hidrokarburet në Zharrëz, në zonën e Patos-Marinzës, ku vuri në dukje mungesën e masave mbrojtëse dhe të rehabilitimit në puset e vjetra, disa prej të cilëve ndodhen fare pranë banesave, serrave ose sipërfaqeve të kultivuara. Po ashtu, u kritikua mungesa e informacionit për publikun dhe “klima e mungesës së përgjegjësisë” nga operatorët.

Problemet shëndetësore

OJQ-të kanë biseduar me banorë që kanë konfirmuar se marrin medikamente të rregullta për çrregullime të gjakut, ndërsa disa kanë raportuar rritje të rasteve me kancer. Rredhi pohon se në zonat pranë puseve të naftës incidenca e kancerit është më e lartë se në pjesë të tjera të vendit. Ai tregon se njerëzit përdorin ujin e ndotur për të pirë dhe për gatim, dhe simptomat më të shpeshta janë marramendja, dhimbjet e kokës dhe alergjitë. “Është si të jesh i droguar gjatë gjithë ditës,” thotë ai.

“Banorët janë mësuar të jetojnë kështu sepse ndotja ka vijuar për breza me radhë, por situata është kritike,” thotë Golemaj. “Industria e naftës ishte dikur sektori më i rëndësishëm në vend, prandaj gërmonin kudo që kishte naftë — edhe në mes të lagjeve apo në oborret e shtëpive.”

Rredhi shton se “askush nuk është munduar të masë apo analizojë përmasat reale të ndotjes dhe ndikimin e saj në shëndetin e njerëzve.” Ai thotë se qeveria shqiptare i ka porositur një konsulence holandeze, Royal Haskoning, një studim mbi ndikimin në shëndet, por rezultatet nuk janë bërë publike. Kur u kontaktua nga ARA, kompania holandeze tha se të gjitha raportet janë konfidenciale. As Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe as Albpetroli nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetës.

Ndotja në lumenj dhe det

Sipas Rredhit, rreth 500.000 njerëz jetojnë në zona të prekura nga ndotja me hidrokarbure. Por aktivistët paralajmërojnë se ndotja prek edhe dy lumenj të mëdhenj – Semanin dhe Vjosën. Ky i fundit, lumi i dytë më i madh në vend, është ndër atraksionet kryesore turistike dhe konsiderohet si një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë. Në vitin 2023, u shpall Park Kombëtar nga qeveria shqiptare.

Adriatik Golemaj shpjegon se Shqipëria prodhon rreth 600.000 tonë naftë në vit, por vetëm 10% e lëngut të nxjerrë është naftë, ndërsa 90% është ujë i ndotur — pra mbi 6 milionë tonë ujë të ndotur në vit. Një pjesë e këtij uji përfundon në lumenj ose përdoret për vaditje në bujqësi. “Ky ujë përmban kimikate që përdoren për të nxjerrë naftën,” thotë ai. “Kështu ndotja përfundon në pjatat tona.” Për më tepër, lumenjtë derdhen në detin Adriatik: “Shumë turistë vijnë nga e gjithë bota për të pushuar këtu dhe nuk e dinë se po notojnë në ujëra të ndotura.”/ARA.catalania

The post ‘Shqipëria- parajsa e turistëve europianë, e ndotur nga puset e naftës’ appeared first on Gazeta Si.

Rama flet për skandalin e Bankers: Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi!

Nga Gazeta ‘SI’ – Në rikthimin e tij përballë publikut në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama përgëzoi punën e Prokurorisë së Fierit për aksionin ndaj Bankers Petroleum.

Rama i kërkoi Prokurorisë “t’i nxjerrë ujin e zi” kësaj çështje.

 “Ne kemi fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 mln euro. Shyqyr që ka ardhur dita që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast i heq kapelën përkatëse që ka bërë këtë investigim dhe uroj ti nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje, ku realisht ka pasur shumë problematika dhe që është akoma sot e gjithë ditën, kostoja e një koncesioni të dhënë para se unë të merrja detyrën.”, tha Rama.

Rama përmendi tërthorazi edhe arrestimin e Erion Veliajt, teksa tha se “Tiranës i mungon drejtimi…por kjo është një histori tjetër”, duke nënkuptuar se do të flasë në një moment të dytë.

Sa i përket dorëheqjeve të drejtorëve të bashkisë, Rama tha se ishte i nevojshëm. 

“Unë u detyrova të ndërhyj duke parë disa gjëra që kishin nevojë për shtytje të fortë nga lart. A duhet të ishin bërë pa nevojën e kësaj ndërhyrjeje, një shoqëri demokratike e konsoliduar ku secili  e di se ku e ka kufirin. Nuk fillon gjëra nga inspektori apo kontrollori por nga secili që di se ku ka kufirin. Më Pas inspektori dhe kontrollori janë aty për të kontrolluar dhe siguruar që ai kufi të ruhet në funksion të asaj shumice që atë kufi e respekton.”, tha Rama.

The post Rama flet për skandalin e Bankers: Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi! appeared first on Gazeta Si.

Rama: Mandati i katërt për Rilindjen Urbane 2.0, transformim i shërbimeve jetike

TIRANË, 21 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se mandati i katërt do të jetë mandati i Rilindjes Urbane 2.0.

Kjo, sipas kryeministrit, do të thotë më shumë hapësira publike të rikualifikuara me përfshirjen e arkitektëve të huaj.

Duke iu përgjigjur pyetjeve dhe komenteve të adresuara nga qytetarët në platformat sociale, Rama theksoi se “fatmirësisht kemi një rrjet arkitektësh të huaj si pakkush në këtë botë me një numër të konsiderueshëm edhe arkitektësh shqiptarë.

“Janë 60 arkitektë lokalë që janë angazhuar në Tiranë në 8 grupe pune, që po merren ndërkohë me projektet, sepse nuk është thjesht të heqim gjërat, por të krijojmë situata të reja të kualifikuara nga pikëpamja urbane në territoret e komuniteteve”, nënvizoi Rama.

Kryeministri siguroi se kjo gjë do të ndodhi në të gjithë perimetrin e Tiranës hap pas hapi.

“Tirana ka nevojë të ngjitet në një nivel tjetër të hapësirave publike, të kulturës urbane, cilësisë së shërbimeve dhe estetikës së shërbimeve sepse ky është momenti ku ne mund ta humbasim bastin e madh të Shqipërisë kampione e Ballkanit në turizëm, nëse nuk i japim cilësi estetike shërbimeve tona”, tha Rama.

Sipas tij, “ky është momenti edhe për transformimin e disa shërbimeve jetike nga shërbimi me ujë, tek shërbimi i pastrimit, të cilat do t’i reformojmë rrënjësisht.

“Ashtu sikundër edhe te kontrolli mbi territorin dhe kontrolli i sigurisë ushqimore. Këto janë piketa kyçe të mandatit të katërt dhe që lidhen drejtpërdrejt edhe me anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Mandati i katërt për Rilindjen Urbane 2.0, transformim i shërbimeve jetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga Milot-Balldre, Rama: Sapo të kemi kontratën e rregullt do të fillojmë edhe këtë segment

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se për ndërtimin e segmentit rrugor “Milot-Balldre” duhet konkurrencë dhe një partner i besueshëm ndaj edhe procedura e koncesionit është anuluar.

Rama iu përgjigjet pyetjeve dhe komenteve të adresuara nga qytetarët në platformat sociale, ku veçoi pyetjen e një komentuesi se kur do të ndërtohet ky segment rrugor.

“E kemi shpjeguar dhe rishpjeguar. Është në proces, ne i kemi të gjitha gati, por na duhet transprencë, na duhet konkurrencë dhe një partner i besueshëm. Për këtë arsye edhe procesi është anuluar dy herë në mos gabohem, apo tre herë”, tha Rama.

Kryeministri bëri të ditur se sapo të kemi kontratën e lidhur në mënyrë të rregullt dhe të plotë do të fillojmë edhe këtë segment.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka anuluar në 14 korrik procedurën e koncesionit për ndërtimin e segmentit rrugor “Milot-Balldre” me vlerë 364.7 milionë euro dhe kohëzgjatje 35 vjet.

Arsyeja e anulimit është pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushi kërkesat e procedurës konkurruese.

Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.

Autostrada e re Milot-Balldre parashikohet të jetë një autostradë e kategorisë A, cilësia më e lartë e rrugëve të standardit europian.

Kjo autostradë do të ketë një gjatësi prej 17 km, dhe do të jetë tërësisht e mbyllur në të dy krahët. Gjerësia e saj do të jetë nga tre korsi në të dy krahët e lëvizjes dhe do të mundësojë ecjen me një shpejtësi prej 120 km/orë.

/m.m/j.p/

 

The post Rruga Milot-Balldre, Rama: Sapo të kemi kontratën e rregullt do të fillojmë edhe këtë segment appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Monitorim teknologjik i territorit përmes dronëve

TIRANË, 21 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po punohet për të nisur monitorimin teknologjik të strukturuar të territorit përmes dronëve.

Rama iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjeve dhe komenteve të adresuara nga qytetarët në platformat sociale lidhur me aksionin e ndërmarrë së fundi në territor për lirimin e hapësirave publike.

“Ka lloj-lloj qasjesh dhe unë dua të prek një pikë që e shoh të rishfaqet shpesh: ‘përse gjithmonë kështu?’. Jo, nuk është gjithmonë kështu. Ka një problematikë me territorin por është ku e ku në krahasim me më parë. Ne na duhet të rikthehemi herë pas here sepse ka ende për të bërë, por jo sepse gjërat janë në pikën ku ishin më parë”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se “patjetër që ka nevojë për riorganizim të mëtejshëm”.

“Kjo nuk është një çështje thjesht dhe vetëm inspektorësh dhe inspektimesh, por e vendosjes në një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë”, theksoi ai.

Kryeministri bëri të ditur se “jemi shumë afër edhe në këtë aspekt ndërkohë që kemi nisur punën me monitorimin teknologjik të rrugëve”.

“Kemi Qendrën e Monitorimit të Trafikut, kemi pjesë të këtij plani pune edhe monitorimin e shkollave, por ndërkohë jemi në një proces për të nisur edhe monitorimin teknologjik të strukturuar të territorit ku do të mund të ndjekim gjithçka ndodh në territor përmes dronëve”, theksoi ai.

Ndërkohë, sipas kryeministrit, informacioni i marrë nga dronët do të bëjë që puna e inspektorëve në terren të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë.

“Kjo do të na çojë komplet në një nivel tjetër dhe do të jemi shumë më të sigurt për mos prapakthimin e asnjë progresi në këtë drejtim. Duhet të jemi shumë të qartë se ky nuk është proces që nuk merr parasysh se këtu duhet të krijojmë harmoni dhe bashkëjetesë në harmoni mes interesit të qytetarëve, atyre që kanë nevojë për hapësirat e tyre, qoftë për të kaluar në këmbë lirisht apo për të qëndruar lirisht në hapësirat komunitare dhe biznesit” shtoi Rama. /j.p/

The post Rama: Monitorim teknologjik i territorit përmes dronëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, kërkesa kryesore e komunitetit

TIRANË, 21 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se nga takimet në terren ka qenë absolutisht nga të katër anët e kryeqytetit e qartë kërkesa numër 1 e komunitetit për lirimin e hapësirave publike.

Rama iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjeve dhe komenteve të adresuara nga qytetarët në platformat sociale, duke u ndalur te aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Rama kujtoi se në këto zgjedhje ishte pjesë e skuadrës së Tiranës për herë të parë, ndaj  dhe ndryshe nga herët e tjera ka pasur një seri të gjatë takimesh në Tiranë.

“Praktikisht kam mundur të shoh dhe të kaloj në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh, pasi nuk më kishte çuar puna. Kam vënë re dy gjëra që më kanë bërë shumë përshtypje: transformimi pozitiv që ka pësuar Tirana në territore deri shumë periferike që në kohët e mëparshme kanë qenë shumë larg parametrave më të thjeshtë të imunizimit, por edhe negative në aspektin e një ekspansioni”, shtoi Rama.

Sipas tij, “ka një zgjerim të kufijve të veprimtarisë të njësive të shërbimit në hapësirat publike”.

“Këtë gjë e kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur edhe nga qytetarët e Tiranës, kjo ishte baza e një shqetësimi. Më pas ne nuk kemi ndenjur rehat por përkundrazi pak ditë pasi zgjedhjet përfunduan me një rezultat që ishte i jashtëzakonshëm, një rekord absolut por që vjen me një përgjegjësi shumë të madhe, kemi diskutuar për domosdoshmërinë që të kthehemi në territor dhe të shohim se çfarë shqetësimesh ka komuniteti, nga ato që i kemi dëgjuar pak ose mund të mos i kemi identifikuar”, shtoi Rama.

Kryeministri bëri të ditur se deputetët e PS-së kanë qenë në territor në mënyrë të vazhdueshme në Tiranë, në Vlorë, në Durrës dhe në disa qytete të tjera të mëdha të vendit për tu ritakuar me komunitetin.

“Kjo në kushtet kur kemi pasur në Tiranë një situatë jo të zakonshme. Tiranës i mungon praktikisht drejtimi prej tanimë një kohe jo të shkurtër për një kryeqytet. Një histori tjetër për një ditë tjetër. Ndaj kemi riorganizuar tërësisht veten duke vendosur deputetët në një pozicion edhe më kërkues për sa i përket të qëndruarit afër dhe identifikuar problemet në territor”, shtoi Rama. /j.p/

The post Rama: Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, kërkesa kryesore e komunitetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri?

Ende nuk kishte lindur dielli, kur Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa u shfaq para kamerave të televizionit kombëtar për të bërë disa njoftime të enjten e kaluar. Luftimet e përgjakshme mes beduinëve sunitë dhe pakicës druze, që morën disa qindra jetë në provincën jugore të Suwayda, kanë përfunduar, deklaroi Al-Sharaa. Al Sharaa gjithashtu konfirmoi se trupat qeveritare ishin tërhequr nga rajoni. Në fjalimin e […]

The post Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri? appeared first on BoldNews.al.

Inceneratori i Elbasanit/ Kontrolle në banesën e Leli Kajës dhe 13 personave të tjerë

Prokuroria dhe policia e Elbasanit, në orët e para të mëngjesit të së hënës (21 korrik), kanë zhvilluar kontrolle në 14 banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin në qytetin e Elbasanit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar dhe në banesën e administratorit të kompanisë publike të landfillit Elbasan, […]

The post Inceneratori i Elbasanit/ Kontrolle në banesën e Leli Kajës dhe 13 personave të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Falë Venusit dhe Neptunit jeta juaj sot do jetë plot diell. Do ndiheni mjaft mirë sidomos moralisht. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e këndshme. Do ndiheni më të lirë për t’i shprehur ndjenjat dhe do harroni përgjithmonë problemet e së shkuarës. Ju beqarët vetëm duhet të guxoni të flirtoni sepse […]

The post Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur në emisionin Now në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian Leka. Aktivisti i Lëvizjes Bashkë akuzoi gazetarin Flavio Qarri për shkelje të standardeve profesionale duke thënë se ai është duke shpifur. “E para, ne nuk financohemi nga oligarkët siç financoheni ju. Nuk financohemi […]

The post “Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri appeared first on BoldNews.al.

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

Një përplasje fizike mes dy shtetasve në një lokal nate në Palasë ka përfunduar me procedim penal për prishje të qetësisë publike. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në “Lollipop” ku po performonte këngëtari Ylli Limani dhe ka shkaktuar tension dhe dëme materiale në ambient. Policia ka referuar materialet […]

The post U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona appeared first on BoldNews.al.

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

Detaje të reja janë zbuluar rreth sherrit të dhunshëm në Ksamil. Raportohet se konflikti ka nisur kur shtetasi Albert Pashaj, pronar i ‘Euro Hotel Ksamil’, së bashku me familjarë të tij, është paraqitur në ambientet e ‘Sunset Restorant Ksamil’ në pronësi të Agim Tarajt. Në videon e mëposhtme, Pashaj shihet që ka hedhur pije në […]

The post Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas një skandali publik që shpërtheu gjatë një koncerti të grupit Coldplay në Boston. Gjatë performancës në stadiumin “Gillette”, përpara më shumë se 55 mijë spektatorëve, fytyrat e buzëqeshura të Byron dhe të Kristin Cabot – me të cilën dyshohet se […]

The post CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay appeared first on BoldNews.al.

❌