Lidhja e pathyeshme artistike e Gustav Klimt me Egon Schiele

Nga Sophie Haydock
Vienë, 1907. Një artist i ri, me duart e djersitura nga frika i afrohet një artisti më të madh në moshë të veshur me kostum bojëqielli në kopshtin e shtëpisë së tij atelie. Vetëm 17 vjeç, ai i zgjati vizatimet mbi fletët japoneze të zbehta ngjyrë kafe, që shfaqnin torse të gjymtuara, shprehi të shtrembëruara dhe bukuri përhumbëse, njërit prej artistëve kryesorë të Europës. Mori frymë thellë, dhe i bëri pyetjen që e kishte pllakosur, formuar, që kur ishte fëmijë.
âA kam talent?â Ădo gjĂ«, pĂ«r Egon Schiele-n, varet nga ky moment.
âTalent?â, erdhi pĂ«rgjigja nga burri qĂ« ai adhuronte â Gustav Klimt, atĂ«herĂ« 45 vjeç, themeluesi dhe udhĂ«heqĂ«si i ShkĂ«putjes Vieneze â dhe pĂ«r Schiele-n, njĂ« meteor talenti. âMĂ« shumĂ« se çâduhetâ.
I trullosur nga çlirimi, Schiele i propozon njĂ« shkĂ«mbim tĂ« vizatimeve, duke i ofruar disa fletĂ« tĂ« tij pĂ«r njĂ« nga Klimt-i. PĂ«rgjigja e Klimt-it? âPse do qĂ« tâi shkĂ«mbesh me mua? Ti vizaton mĂ« mirĂ« se unĂ«.â
Dhe me kĂ«tĂ«, Egon Schiele mori vulĂ«n e praruar tĂ« aprovimit nga Gustav Klimt. Ishte njĂ« pĂ«rplasje krijuese shpirtrash tĂ« afĂ«rm dhe mendjesh rebele qĂ« do tĂ« ishte tragjikisht e shkurtĂ«r â tĂ« dy burrat do tĂ« ishin tĂ« vdekur pĂ«r mĂ« pak se njĂ« dekadĂ« mĂ« vonĂ«. Por ndikimi i tyre artistik jehon edhe sot.
Gustav Klimt u lindur i varfĂ«r nĂ« Baumgarten, afĂ«r VienĂ«s, nĂ« 1862, i dyti nga shtatĂ« fĂ«mijĂ« â dhe u bĂ« njĂ« prej artistĂ«ve mĂ« tĂ« dashur nĂ« planet.
Egon Schiele u lind në 1890 dhe u rrit në një qytet të vogël të Tulln, me jo aq larg nga Viena. Babai i tij, një shef stacioni, ishte një burrë i dashur por i rreptë. Në fillim, ishte i impresionuar nga fiksimi i djalit të tij të vogël për të vizatuar trenat që shihte nga dritarja e shtëpisë pranë stacionit. Por entuziazmi i tij u kthye në dëshpërim kur Schiele ngeli në shkollë dhe refuzoi karrierën për të ndjekur hapat e babait të tij.
Babai i Schiele e dogji nga inati bllokun e skicave të fëmijërisë së Egon-it. Por artisti nuk u frenua. Ai u bë studenti më i ri që pranohej në Akademinë e Arteve të Bukura të Vienës në 1906, njomzak, një gjashtëmbëdhjetëvjeçar. Jo për shumë kohë, Egon-i u nda nga mësuesit e tij konservatorë, dhe u largua në 1909 për të themeluar Neukunstgruppe me studentët e tjerë.
GjatĂ« kĂ«saj kohe Schiele u njoh me Klimt â dhe burri i ri filloi tĂ« imitonte mjeshtrin e tij. Por provat e para tĂ« Schiele-s ishin pĂ«r tĂ« ardhur keq.
Merr pikturĂ«n DanaĂ«, tĂ« Klimt, krijuar nĂ« 1907. Shih âshiun e artĂ«â qĂ« bie mes kofshĂ«ve tĂ« brishta tĂ« gruas, mĂ« shprehi tĂ« lumtur. Dhe mĂ« pas shih pĂ«rpjekjet adoleshente tĂ« Schiele nĂ« 1909 â modelja Ă«shtĂ« e strukur nĂ« pozicion fetal, gjunjĂ«t nĂ«n mjekĂ«r, shiu jetĂ«sjellĂ«s qĂ« lan kurrizin e saj. Schiele e kishte humbur thelbin.

Por sidoqoftë, respekti mes dy burrave ishte i ndërsjellë. Schiele pikturoi një autoportret me Klimt-in, The Hermits, në 1912, si homazh të miqësisë së tyre, dhe ishte krenar kur vepra e tij u ekspozua përballë Klimtit në Berlin, gjatë luftës së parë botërore.
Më pas, në pranverën e 1911, kur artisti 21-vjeçar, pa para, po kërkonte për modele të lira që të pozonin për veprat e tij të artit provokativ dhe kontroversial, Klimt-i, me bujari e prezantoi burrin e ri me një modele që ai e përdorte vazhdimisht: Wally Neuzil.
Ajo ishte dhurata e madhe që Klimt i bëri Schiele-s.
Wally ishte 17 vjeç atëherë, e lindur në Tattendorf, dhe ishte shpërngulur në Vienë për të fituar jetesën si modele, gjë që, në atë kohë, ishte e ngjashme me prostitucionin. Ishte një shkëndijë flakëruese e një gruaje me sy plot shpirt, një gojë të madhe sensuale dhe flokë të kuqerremtë. Schiele e pikturoi atë përgjatë historisë së tyre të dashurisë 4 vjeçare, dhe ajo u bë pjesë në çdo gjë që ai krijonte.
âWally, nĂ« fillim, ishte thjesht njĂ« prej modeleve tĂ« Schiele-sâ, thotĂ« Jane Kallir, autore e katalogut tĂ« Egon Schiele dhe bashkĂ«drejtore e GalerisĂ« St. Etienne nĂ« New York. âAjo nuk veçohet lehtĂ«sisht, apo tĂ« zhvillohet nĂ« njĂ« prani tĂ« dukshme nĂ« veprĂ«n e tij deri nĂ« 1912â.
MĂ« pas, tiparet e saj dalluese janĂ« tĂ« qarta nĂ« vepra si Sleeping Woman (Wally Neuzil), 1912; Wally Neuzil Kneeling with Grey Cloack, 1912; dhe sensuale në Woman in Underclothes and Stockings (Wally Neuzil), 1913. Kallir shton: âAjo qĂ« Ă«shtĂ« vĂ«rtet e pazakontĂ« Ă«shtĂ« qĂ« Schiele i jep [Wally-t] njĂ« lĂ«kurĂ« barazie. Jo thjesht si partnerja e tij e jetĂ«s, por si partnerja e tij artistike.â
Wally-t i atribuohet transformimi i pjekurisĂ« emocionale tĂ« artistit tĂ« ri dhe depĂ«rtimi qĂ« ai u dha modelĂ«ve tĂ« tij. Kjo dĂ«shmohet te Portrait of Wally Neuzil, 1912, krijuar si homologu i Self-portrait with Physalis. âNĂ« alegoritĂ« e tij, Schiele Ă«shtĂ« gjithmonĂ« ylli,â thotĂ« Kallir. âAi Ă«shtĂ« âprofetiâ, ai me shikimin e dytĂ«. Por nĂ« alegoritĂ« nga 1912-14, Wally Ă«shtĂ« krah tij, gjithashtu njĂ« âprofeteâ â kjo shkallĂ« njohjeje Ă«shtĂ« vĂ«rtet e jashtĂ«zakonshme pĂ«r atĂ« kohĂ«.â

Me Wally-n, Schiele gjeti zërin e tij. Ai mundi gjithashtu të arrinte mjeshtrin e tij, dhe disa mund të thonë, e tejkaloi atë. Në 1912, ai krijoi veprën kontroverse Cardinal and Nun (Caress), bazuar te The Kiss qëndrueshmërisht e famshme e Klimt-it. Por Schiele ka një dell të egër eroticizmi dhe rebelimi që Klimt-i nuk e zotëron.
Por me gjithĂ« forcĂ«n dhe bujarinĂ« e Wally-t â ajo qĂ«ndroi pranĂ« artistit tĂ« turpĂ«ruar, pasi Schiele u burgos pĂ«r 24 ditĂ« i akuzuar pĂ«r rrĂ«mbim, pĂ«rdhunim statutor dhe imoralitet publik (dy akuzat e para u rrĂ«zuan shpejt) â ai nuk do tĂ« martohej kurrĂ« me tĂ«.
Piktura zemërthyese Death and the Maiden u bë në 1915, si përgjigje e ndarjes së tyre të afërt, para se Schiele të martohej me më të respektueshmen Edith Harms.
Kur Klimt-i vdiq papritur, nĂ« moshĂ«n 55-vjeçare, nĂ« shkurt tĂ« 1918 pĂ«r shkak tĂ« epidemisĂ« sĂ« gripit spanjoll qĂ« pĂ«rfshiu kontinentin, Schiele ishte i shkatĂ«rruar. Ai e vizatoi Klimt-in nĂ« shtratin e tij tĂ« vdekjes. Ai shkroi pĂ«r mentorin e tij: âNjĂ« artist pabesueshmĂ«risht i arrirĂ« â njĂ« burrĂ« me thellĂ«si tĂ« rrallĂ« â vepra e tij Ă«shtĂ« njĂ« vend i shenjtĂ«â.
Pas vdekjes së Klimt-it, Schiele mori mantelin si figura udhëheqëse e skenës së artit vienez. Por ai nuk do ta dinte që gjithashtu, do të vdiste në fund të vitit.
Schiele vdiq, nĂ« moshĂ«n 28-vjeçare, nĂ« 31 tetor 1918 â tre ditĂ« pas gruas sĂ« tij, Edith Harms, e cila ishte gjashtĂ« muaj shtatzĂ«nĂ« me fĂ«mijĂ«n e tyre tĂ« parĂ«. Dy artistĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« AustrisĂ« tĂ« shuar.
Sot, pak më shumë se 100 vjet nga vdekja e tyre e parakohshme, jehona e tyre mund të ndihet ende. Veprat e Schiele-s mbesin sizmike, transcendentale, tronditëse dhe plot zjarr. Klimt-i do të mbetet përgjithmonë mjeshtri i tij.
Përktheu Enxhi Hudhri. / KultPlus.com
