❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Presidentja Osmani: DokuFest shndërron Prizrenin në kryeqendrën kulturore dhe të ideve të reja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar ndikimin e jashtëzakonshëm që DokuFest ka në qytetin e Prizrenit, duke e kthyer atë në një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe artistike në rajon.

Në një postim të fundit, Osmani e përshkroi këtë festival si një përvojë të mrekullueshme, ku bashkohen historitë që frymëzojnë dhe njerëzit që e bëjnë artin pjesë të jetës së tyre të përditshme. Sipas saj, DokuFest nuk është vetëm një festival filmi, por një hapësirë ku kultura, arti dhe idetë e reja takohen dhe ndikojnë në zhvillimin e shoqërisë.

Ky festival ndërkombëtar, i cili sjell në Prizren artistë, kineastë dhe krijues nga e gjithë bota, është bërë një platformë e fuqishme për promovimin e filmit dokumentar dhe diskutimeve kulturore, duke rritur edhe më shumë vlerën dhe rëndësinë e Prizrenit si qytet multikulturor dhe historik.

Përmes DokuFest, qytetarët dhe vizitorët kanë mundësinë të ndjekin filma me tematika të ndryshme, të marrin pjesë në punëtori, panele dhe debate që sjellin ide dhe perspektiva të reja, duke nxitur dialogun dhe bashkëpunimin artistik në një mjedis kreativ dhe stimuluese.

Presidentja Osmani falënderoi organizatorët, artistët dhe komunitetin lokal për përkushtimin në zhvillimin e këtij festivali, duke e cilësuar atë si një gur themeli të rëndësishëm të kulturës së Kosovës dhe rajonit./KultPlus.com

Studentja shqiptare Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës dhe kthehet si mjeke në spitalin ku lindi

Një histori inspiruese suksesi vjen nga Vjena, ku Fiona Kabashi, një e re nga Kosova, ka përfunduar me sukses studimet në Universitetin Mjekësor të Vjenës (Medizinische UniversitÀt Wien) dhe tashmë do të fillojë punë si mjeke në spitalin ku ka lindur para 25 vitesh.

Fiona ka marrë titullin Dr. med. univ dhe është një shembull i përkushtimit dhe sakrificës që mund të bëjë një student i përkushtuar. Historia e saj është përshkruar në mënyrë emocionuese edhe nga nëna e saj, Miradije Berisha, mësuese e gjuhës shqipe në Vjenë, e cila ka ndarë dedikimin e saj për Fionën.

“Fiona, bija jonĂ« e dashur, sot hyn nĂ« klinikĂ«n ku linde para 25 vitesh, jo si paciente, por si mjeke. NjĂ« rreth i plotĂ«, njĂ« simbol i bukur i jetĂ«s dhe pĂ«rkushtimit tĂ«nd,” shkruan ajo.

Pavarësisht ofertave të shumta për punë, Fiona ka zgjedhur të kthehet në vendlindjen e saj dhe të shërbejë komunitetin që e ka rritur, duke bërë krenar familjen dhe komunitetin e saj.

Kjo arritje e saj është një dëshmi për dashurinë ndaj profesionit dhe vendit, si dhe një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë që aspirojnë për sukses në fushat e tyre./albinfo.at

Kosova U19 feston fitoren e parë historike në Botërorin e Hendbollit në Egjipt

KombĂ«tarja U19 e KosovĂ«s nĂ« hendboll ka shĂ«nuar njĂ« fitore tĂ« madhe nĂ« Kampionatin BotĂ«ror qĂ« po zhvillohet nĂ« Egjipt. TĂ« shtunĂ«n, nĂ« arenĂ«n “Hassan Moustafa” pranĂ« Kajros, djemtĂ« tanĂ« triumfuan me rezultat bindĂ«s 32:22 ndaj ekipit tĂ« Marokut.

Pas dy humbjeve në ndeshjet e para ndaj Zvicrës dhe Hungarisë, kjo fitore përfaqëson një kthesë pozitive për Kosovën, që tani avancon nga pozita e tretë në grupin B, me dy pikë në total.

Ndeshja ishte e tensionuar, por djemtë tanë mbajtën vazhdimisht epërsi gjatë gjithë pjesës së dytë. Suad Pajaziti u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, me tetë gola nga dhjetë tentime, ndërsa performanca e Olt Kabashit në portë ishte vendimtare me pritjet e shumta.

Në fitoren e ekipit kontribuan edhe golat e Olsi Mulajt (6 gola), Drijon Istefit (5 gola) dhe Amar Muqollit (4 gola), si dhe përpjekjet e gjithë lojtarëve në fushë.

Kombëtarja jonë do të pushojë të dielën dhe do të vazhdojë garën me ndeshjen e radhës të hënën./KultPlus.com

“Çast” – Muzeu qĂ« nderon dhe pĂ«rkujton mbijetueset e dhunĂ«s seksuale gjatĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ«

“Çast” Ă«shtĂ« muze unik i krijuar nga Fondacioni Jahjaga, i dedikuar tĂ« mbijetuarave tĂ« dhunĂ«s seksuale gjatĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ«. Ky muze pĂ«rdor gjuhĂ«n e artit dhe simbolikĂ«n pĂ«r tĂ« sjellĂ« zĂ«rin dhe pĂ«rjetimet e grave qĂ« kanĂ« kaluar kĂ«tĂ« dhimbje, duke i kthyer ato nĂ« njĂ« thirrje tĂ« fuqishme dhe tĂ« heshtur pĂ«r drejtĂ«si dhe ndĂ«rgjegjĂ«sim.

Në një takim të fundit me presidenten Atifete Jahjaga, Sibel Halimi vlerësoi thellësisht kontributin e saj në ngritjen e kësaj kauze dhe krijimin e muzeut si një hapësirë kujtese dhe respekti ndaj dinjitetit njerëzor. Diskutimet përfshinë nisma të përbashkëta për promovimin e muzeut dhe forcimin e rolit të tij në rritjen e ndërgjegjësimit publik.

Drejtoria për Kulturë u zotua se do të mbështesë vazhdimisht projekte artistike që ruajnë kujtesën kolektive dhe përçojnë mesazhin e nderimit ndaj viktimave dhe dinjitetit njerëzor./KultPlus.com

Lord Bajron: “ShqiptarĂ«t janĂ« raca mĂ« e bukur dhe trimat mĂ« tĂ« fortĂ« se kĂ«shtjellat e tyre”

Shqiptarët kanë mahnitur prej kohësh udhëtarët dhe poetët e huaj, por pak kush i ka përshkruar me aq pasion sa Lord Bajron, poeti i madh romantik anglez. Gjatë udhëtimeve të tij në fillim të shekullit XIX në territoret shqiptare, Byron u frymëzua nga bukuria e natyrës, fisnikëria e veshjeve tradicionale dhe karakteri i fortë i popullit.

“ShqiptarĂ«t me kostumet e tyre krijojnĂ« peizazhin mĂ« mahnitĂ«s nĂ« botĂ«. ShqiptarĂ«t janĂ« raca njerĂ«zore mĂ« e bukur qĂ« ekziston dhe me trima mĂ« tĂ« fortĂ« se kĂ«shtjellat e tyre,” shĂ«non ai nĂ« njĂ« nga shĂ«nimet e tij tĂ« udhĂ«timit.

Vlerësimet e Bajron-it jo vetëm që e vendosën Shqipërinë në hartën romantike të Evropës, por edhe dëshmuan se imazhi i shqiptarëve si popull krenar, trim dhe mikpritës ka rrënjë të thella historike. Ky portret poetik vazhdon të mbetet një nga dëshmitë më të bukura të lidhjes mes artit dhe identitetit kombëtar./KultPlus.com

Përfundon restaurimi i shtëpisë ikonike në Janjevë, vazhdojnë punimet në monumentet tjera

Ministri i KulturĂ«s, RinisĂ« dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur pĂ«rfundimin e punimeve restauruese nĂ« njĂ« nga shtĂ«pitĂ« mĂ« ikonike tĂ« JanjevĂ«s, duke theksuar se puna pĂ«r restaurimin e monumenteve historike nĂ«pĂ«r gjithĂ« KosovĂ«n vazhdon me intensitet tĂ« lartĂ«, shkruan KultPlus.

Sipas Çekut, drejt pĂ«rfundimit janĂ« edhe kulla e Azem RamĂ« Lokajt dhe ajo e Florim Gecajt nĂ« Deçan, ndĂ«rsa vijojnĂ« punimet nĂ« kullĂ«n e Bashor Pren Gegajt nĂ« Istog, shtĂ«pinĂ« e Naser Thaçit nĂ« Han tĂ« Elezit, si dhe nĂ« shtĂ«pinĂ« Dobruna-Polloshka, kullĂ«n e Shain DulĂ«s dhe kullĂ«n e Tahsun Beut nĂ« GjakovĂ«.

Ministri ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, duke theksuar se ajo nuk duhet të shihet si një barrë, por si një mundësi e madhe për zhvillim ekonomik dhe turizëm në vend.

“TrashĂ«gimia kulturore nuk Ă«shtĂ« barrĂ«, por mundĂ«si pĂ«r zhvillim dhe turizĂ«m,” ka shkruar Çeku nĂ« njoftimin e tij, duke i bĂ«rĂ« thirrje tĂ« gjithĂ« aktorĂ«ve tĂ« pĂ«rfshirĂ« tĂ« vazhdojnĂ« pĂ«rkushtimin nĂ« kĂ«tĂ« drejtim./KultPlus.com

Dhërmiu, mikpritje dhe bukuri natyrore në çdo stinë

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ndau sot pamje të mrekullueshme nga Dhërmiu, një nga zonat më atraktive të turizmit veror në vendin tonë, që po zgjeron ofertën turistike edhe përgjatë dimrit.

DhĂ«rmiu Ă«shtĂ« njĂ« zonē ku gĂ«rshetohet natyra e egĂ«r malore, qĂ« ofron ajĂ«r tĂ« pastĂ«r e pamje tĂ« mrekullueshme, si dhe deti i kaltĂ«r dhe i pastĂ«r i Jonit.

Fshati dhe gjiri i DhĂ«rmiut Ă«shtĂ« i mbrojtur nĂ« veri nga gadishulli i Karaburunit, teksa vija bregdetare vijon nĂ« jug, ku ofrohen atraksione si shpella e piratĂ«ve, pĂ«r tĂ« vijuar nĂ« Gjipe, jalē e mandej nĂ« HimarĂ«.

Fshati është tepër tërheqës edhe në periudhën e dimrit, falë kishave karakteristike, shtëpive të riparuara me mjaft shije falë projektit të 100-fshatrave dhe me shtigjet natyrore për të apasionuarit e natyrës.

KĂ«to karakteristika e kthjnĂ« DhĂ«rmiun nĂ« njĂ« nga perlat e turizmit buz Jonit, duke e kthyer zonĂ«n nĂ« “vatĂ«r” tĂ« mikĂ«pritjes tĂ« turistĂ«ve nga e gjithĂ« bota pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« vitit.

Mediet e ndryshme ndërkombëtare pasqyrojnë në reportazhet dhe shkrimet e tyre bukuritë e Dhërmiut, duke tërhequr vëmendjen e turistëve për ta vizituar atë.

GjatĂ« muajit korrik edhe gazeta prestigjioze amerikane ”New York Times” ka pĂ«rzgjedhur edhe DhĂ«rmiun ndĂ«r destinacionet mĂ« tĂ« mira turistike globale.

Pak më shumë se një kilometër i gjatë, me shezlongë në dispozicion dhe gjire shkëmbore të izoluara, që shpërndahen në skajin jugor të plazhit, Dhërmiu është një destinacion kryesor edhe për ata që duan të festojnë, pasi në zonë organizohen disa festivale të mëdha muzikore gjatë gjithë verës.

Plazhet e Jonit këtë vit janë frekuentuar nga mijëra pushues, jo vetëm vendas, por edhe shumë të huaj./atsh

Raksha Bandhan: Festa që forcon lidhjen mes motrave dhe vëllezërve

Sot, më 9 gusht, miliona njerëz në Indi dhe komunitete të tjera hindu në mbarë botën festojnë Raksha Bandhan, një nga festat më të dashura dhe të ngrohta të traditës indiane. Kjo ditë simbolizon dashurinë, kujdesin dhe mbrojtjen që motrat dhe vëllezërit kanë për njëri-tjetrin.

GjatĂ« ceremonisĂ«, motrat lidhin njĂ« byzylyk tĂ« shenjtĂ« tĂ« quajtur rakhi nĂ« dorĂ«n e vĂ«llezĂ«rve, duke u lutur pĂ«r shĂ«ndetin dhe mirĂ«qenien e tyre. NĂ« kĂ«mbim, vĂ«llezĂ«rit u japin dhurata dhe u premtojnĂ« se do t’i mbrojnĂ« nĂ« çdo rrethanĂ«, shkruan KultPlus.

Raksha Bandhan ka origjinë të lashtë, me rrënjë në legjenda dhe tekste të shenjta, ku ky gjest simbolik shfaqet si shenjë e besnikërisë dhe dashurisë familjare.

Sot, festa shoqërohet me takime familjare, gatime tradicionale dhe një atmosferë gëzimi që tejkalon kufijtë gjeografikë, duke mbetur një moment i veçantë për bashkimin e zemrave dhe forcimin e marrëdhënieve familjare./KultPlus.com

Hëna e plotë e gushtit ndriçon qiellin sonte me një spektakël të rrallë

MbrĂ«mjen e sotme, mĂ« 9 gusht, qielli do tĂ« zbukurohet nga hĂ«na e plotĂ« e gushtit, njĂ« nga dukuritĂ« natyrore mĂ« tĂ« admirueshme tĂ« vitit. Ky fenomen, i njohur nĂ« disa tradita si “HĂ«na e Stuhive” pĂ«r shkak tĂ« shfaqjes sĂ« saj nĂ« periudha tĂ« motit tĂ« paqĂ«ndrueshĂ«m veror, do tĂ« arrijĂ« pikĂ«n kulmore tĂ« ndriçimit pas perĂ«ndimit tĂ« diellit.

Astronomët këshillojnë adhuruesit e qiellit ta vëzhgojnë në orët e para të mbrëmjes, kur hëna shfaqet me një nuancë të artë dhe madhështore, para se të ngrihet plotësisht në kupolën e natës. Për ata që dëshirojnë ta fotografojnë, një vend me horizont të hapur dhe pa ndotje drite do të ofrojë pamjen më të mirë.

Ky fenomen jo vetëm që është një mrekulli për sytë, por ka edhe rëndësi kulturore në shumë vende, ku hëna e gushtit lidhet me festa, mite dhe zakone të lashta që nderojnë lidhjen mes njeriut dhe natyrës./KultPlus.com

Dy pianistet shqiptare që po pushtojnë skenat europiane: Riola Susuri dhe Hira Haxhibeqiri

Riola Susuri dhe Hira Haxhibeqiri, dy pianiste të reja shqiptare me talent të jashtëzakonshëm, po bëjnë jehonë në skenat prestigjioze të Europës. Edhe pse në moshë të re, ato kanë fituar admirimin e publikut dhe kritikës për interpretimin brilant dhe pasionin e tyre të pakufishëm për muzikën klasike.

Të lindura dhe rritura mes dashurisë për artin, Riola dhe Hira sot jetojnë në Itali, ku vazhdojnë studimet dhe karrierën muzikore, duke u bërë ambasadore të kulturës shqiptare në botë, përcjellë KultPlus.

Ambasada e Kosovës në Itali u ka dërguar urime të përzemërta, duke theksuar:
“Me talentin dhe suksesin e tyre, ju urojmĂ« vajzave tona suksese pafund.”

Historia e tyre është frymëzim për gjeneratat e reja të muzikantëve shqiptarë, duke treguar se me përkushtim, punë të palodhur dhe dashuri për artin, kufijtë janë vetëm një iluzion./KultPlus.com

Dua Lipa, nga skena e Sunny Hill tek pushimet buzë bregdetit shqiptar

Pas performancës spektakolare në festivalin Sunny Hill në Prishtinë javën e kaluar, superylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me fansat disa momente relaksi nga bregdeti shqiptar.

NĂ« fotot e publikuara nĂ« Instagram, ajo shfaqet me njĂ« set veror elegant nĂ« tĂ« bardhĂ«, duke shkĂ«lqyer nĂ«n diellin e gushtit dhe duke e shoqĂ«ruar postimin me pĂ«rshkrimin: “Vitamin Sea”.

Vetëm pak ditë më parë, Dua ndezi atmosferën para mijëra adhuruesve në vendlindjen e saj, ku u prit me ovacione dhe emocione të jashtëzakonshme.

Edhe pse karriera e saj Ă«shtĂ« nĂ« kulmin e suksesit ndĂ«rkombĂ«tar, kĂ«ngĂ«tarja vazhdon tĂ« ruajĂ« njĂ« lidhje tĂ« ngrohtĂ« me vendin e origjinĂ«s – njĂ« arsye mĂ« shumĂ« pse Ă«shtĂ« kaq e dashur pĂ«r shqiptarĂ«t kudo./KultPlus.com

Kurti nĂ« hapjen e edicionit tĂ« tretĂ« tĂ« festivalit “Mitrovica International Jazz”

Kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Albin Kurti, mbrĂ«mĂ« mori pjesĂ« nĂ« hapjen e edicionit tĂ« tretĂ« tĂ« festivalit “Mitrovica Internacional Jazz”, qĂ« po mbahet nĂ« Parkun e Qytetit nĂ« MitrovicĂ«.

NĂ« kĂ«tĂ« mbrĂ«mje kulturore festive, kryeministri Kurti tha se “Mitrovica International Jazz Days” e bĂ«n bashkĂ« edhe dimensionin ndĂ«rkombĂ«tar e universal tĂ« muzikĂ«s nĂ« njĂ«rĂ«n anĂ«, por edhe nĂ« anĂ«n tjetĂ«r veçantinĂ« e zhanrit tĂ« Jazz-it. Ky Ă«shtĂ« njĂ« festival i cili sjellĂ« muzikĂ« cilĂ«sore, krijon lidhje tĂ« reja dhe pasuron jetĂ«n kulturore tĂ« qytetit.

Me nëntë koncerte dhe pjesëmarrje të artistëve nga Holanda dhe Britania e Madhe, ai theksoi se ky edicion ka sjellë një kombinim të veçantë mes talentit ndërkombëtar dhe mikpritjes lokale, duke bërë kështu që publiku ta ndjekë me entuziazëm dhe ta bëjë festivalin pjesë të natyrshme të qytetit.

“KĂ«to nĂ«ntĂ« koncerte po zhvillohen nĂ« tĂ« dy anĂ«t e Ibrit, sepse e tillĂ« Ă«shtĂ« Mitrovica juaj, Mitrovica e tĂ« gjithĂ« neve, pra nĂ« tĂ« dy anĂ«t e Ibrit, dhe nuk mund ta pengoj ose cenoj askush kĂ«tĂ« zhvillim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t kulturor. Republika e KosovĂ«s, pĂ«rmes MinistrisĂ« sĂ« KulturĂ«s, RinisĂ« dhe Sportit, do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« mbĂ«shtesĂ« kĂ«tĂ« festival tĂ« MitrovicĂ«s dhe tĂ« gjitha iniciativat qĂ« fuqizojnĂ« jetĂ«n kulturore nĂ« vendin tonĂ«. Sepse aty ku ka kulturĂ« dhe art, ka zhvillim, e mirĂ«kuptim, dhe mjedis pĂ«r tĂ« gjithĂ« njĂ«soj”, tha ai.

Kryeministri Kurti falënderoi të gjithë ata që kanë punuar për realizimin e këtij festivali, duke thënë se organizimi i një ngjarjeje të tillë kërkon përkushtim të madh dhe bashkëpunim të ngushtë midis institucioneve, artistëve dhe komunitetit dhe mirënjohje për secilën e secilin që ka dhënë kontributin e vet.
“Urime pĂ«r kĂ«tĂ« edicion tĂ« suksesshĂ«m. Uroj qĂ« Mitrovica International Jazz Festival tĂ« vazhdojĂ« tĂ« rritet çdo vit, duke sjellĂ« mĂ« shumĂ« muzikĂ« ditĂ«n dhe natĂ«n, mĂ« shumĂ« bashkĂ«punim gjithandej dhe mĂ« shumĂ« mundĂ«si pĂ«r vetĂ« MitrovicĂ«n dhe mbarĂ« KosovĂ«n”, tha ai nĂ« fund tĂ« fjalĂ«s sĂ« tij.

Kometa të errëta: Rreziku i padukshëm që fshihet në Sistemin Diellor

NĂ« hapĂ«sirĂ«n e thellĂ« tĂ« Sistemit Diellor ndodhen disa nga objektet mĂ« tĂ« çuditshme qĂ« astronomĂ«t kanĂ« zbuluar ndonjĂ«herĂ«, tĂ« ashtuquajturat “kometa tĂ« errĂ«ta”. As asteroidĂ« tipikĂ«, as kometa klasike, kĂ«to trupa janĂ« njĂ« pĂ«rzierje e mistershme qĂ« sfidojnĂ« ndarjet tradicionale tĂ« astronomisĂ«. Edhe pse janĂ« zbuluar vetĂ«m nĂ« vitet e fundit, shkencĂ«tarĂ«t besojnĂ« se kĂ«to objekte mund tĂ« ofrojnĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r origjinĂ«n e ujit nĂ« TokĂ«, dhe ndoshta paraqesin njĂ« rrezik tĂ« padukshĂ«m pĂ«r tĂ« ardhmen e planetit tonĂ«.

Gjithçka filloi nĂ« vitin 2016, kur njĂ« objekt qĂ« u mendua fillimisht si asteroid tregoi sjellje tĂ« ngjashme me atĂ« tĂ« njĂ« komete, duke pĂ«rjetuar njĂ« nxitim tĂ« lehtĂ« jo tĂ« shkaktuar nga graviteti, por pa asnjĂ« gjurmĂ« tymi apo pluhuri. NjĂ« sjellje e ngjashme u vu re edhe me objektin ndĂ«ryjor ‘Oumuamua nĂ« vitin 2017. Deri nĂ« vitin 2023, ekipi i astronomit Darryl Seligman nga Universiteti ShtetĂ«ror i Miçiganit kishte identifikuar gjashtĂ« objekte tĂ« tilla me sjellje tĂ« çuditshme dhe pa karakteristika kometare tĂ« dukshme. Ky numĂ«r u rrit nĂ« 14 nĂ« fund tĂ« vitit 2024.

Pavarësisht përpjekjeve, shkencëtarët ende nuk e dinë çfarë i shkakton këto nxitime të pazakonta. Ato nuk mund të shpjegohen as nga efektet termale si Yarkovsky, që zakonisht ndikojnë në orbitën e trupave të vegjël hapësinorë. Astronomët po dyshojnë se këto mund të jenë trupa me akull të fshehur nën sipërfaqe, të shtyrë drejt Diellit nga graviteti i Jupiterit dhe të aktivizuar nga rrotullimi i shpejtë apo përplasjet me objekte të tjera.

Një ndihmë e papritur mund të vijë nga Japonia. Anija kozmike Hayabusa2, e cila në vitin 2020 solli mostra nga asteroidi Ryugu, ndodhet aktualisht në një mision të dytë drejt një objekti të quajtur 1998 KY26. Në mënyrë krejt rastësore, ky objekt është identifikuar më pas si një kometë e errët. Hayabusa2 pritet të arrijë aty në vitin 2031 dhe mund të jetë mjeti që do të zbulojë nëse këto trupa lëshojnë vërtet gaz si kometat tradicionale. Nëse misioni shkon sipas planit, kjo do të jetë hera e parë që një kometë e errët vizitohet nga afër.

Për momentin, teleskopë si Lowell Discovery Telescope po ndihmojnë në ndjekjen e këtyre objekteve. Përpjekjet për të përdorur teleskopin hapësinor James Webb nuk kanë pasur sukses deri tani, por studiuesit shpresojnë të zbulojnë më shumë në vitet në vijim, sidomos pasi disa nga kometat e errëta pritet të ndriçohen më shumë nga Dielli.

Një hipotezë gjithnjë e më e mbështetur është se ka dy lloje kometash të errëta: ato të vogla dhe të afërta me Tokën, të cilat janë asteroidë të thyer me akull të ekspozuar, dhe ato më të mëdha që vijnë nga afër orbitës së Jupiterit, kometa në fazën e fundit të jetës së tyre.

PĂ«rveç vlerĂ«s shkencore qĂ« kanĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar se si uji mund tĂ« ketĂ« mbĂ«rritur nĂ« TokĂ«, kometat e errĂ«ta mund tĂ« paraqesin edhe njĂ« rrezik tĂ« vĂ«rtetĂ«. Disa prej tyre, si objekti 2003 RM – janĂ« nĂ« afĂ«rsi tĂ« TokĂ«s dhe ndryshojnĂ« orbitĂ«n nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paparashikueshme. Kjo do tĂ« thotĂ« se mund tĂ« ketĂ« objekte tĂ« padukshme qĂ«, nĂ« dukje tĂ« padĂ«mshme, papritur mund tĂ« ndryshojnĂ« drejtim dhe tĂ« kĂ«rcĂ«nojnĂ« TokĂ«n.

“NĂ«se nuk arrijmĂ« t’i zbulojmĂ« saktĂ«, nuk do tĂ« mund tĂ« dimĂ« nĂ«se do tĂ« na godasin apo jo,” thotĂ« Aster Taylor nga Universiteti i Miçiganit. NdĂ«rkohĂ«, misteri i kometave tĂ« errĂ«ta vazhdon tĂ« thellohet, dhe e ardhmja mund tĂ« sjellĂ« surpriza nga mĂ« tĂ« papriturat./BBC/KultPlus.com

Si u kthye ‘The Black Cauldron’ nĂ« njĂ« nga dĂ«shtimet mĂ« famĂ«keqe tĂ« Disney-t

Filmi ambicioz dhe inovativ i Disney Animation nĂ« vitin 1985, “The Black Cauldron”, ishte njĂ« eksperiment qĂ« dĂ«shtoi nĂ« mĂ«nyrĂ« dramatike, duke vendosur nĂ« diskutim vetĂ« tĂ« ardhmen e studios. NĂ« vitet 1980, Disney Animation po kĂ«rkonte njĂ« identitet tĂ« ri. Pas gjysmĂ« shekulli suksesi, kjo dekadĂ« nĂ« historinĂ« e kompanisĂ« njihet zakonisht si “Epoka e Bronzit” ose “Epoka e ErrĂ«t”.

Shpresa erdhi nĂ« formĂ«n e “The Black Cauldron”, qĂ« dukej si mĂ«nyra perfekte pĂ«r tĂ« shpallur njĂ« epokĂ« tĂ« re nĂ« animacionin Disney. Ishte hera e parĂ« qĂ« studio hynte nĂ« territorin e fantazisĂ« epike, njĂ« film me vlerĂ«sim PG qĂ« fliste pĂ«r njĂ« djalĂ« tĂ« ri qĂ« pĂ«rpiqet tĂ« ndalojĂ« njĂ« kazan magjik qĂ« mund tĂ« krijojĂ« njĂ« ushtri tĂ« tĂ« vdekurve (skena famĂ«keqe “Cauldron-Born”, ku njĂ« ushtri e tĂ« vdekurve ngjallet nga njĂ« kazan qĂ« zien, Ă«shtĂ« ende e frikshme edhe pas 40 vitesh). Ishte njĂ« sinjal se Disney ishte gati t’i fliste njĂ« audience tĂ« re.

Por, “The Black Cauldron” rezultoi tĂ« ishte njĂ« dĂ«shtim pĂ«r studion. NjĂ« fiasko nĂ« arkĂ«, fitoi vetĂ«m 21 milionĂ« dollarĂ« (15.6 milionĂ« ÂŁ), mĂ« pak se gjysma e buxhetit prej 44 milionĂ« dollarĂ«sh (32.7 milionĂ« ÂŁ). NĂ« fundjavĂ«n e hapjes, u rendit i katĂ«rti, pas National Lampoon’s European Vacation, njĂ« ripĂ«rsĂ«ritje e E.T. The Extra-Terrestrial, dhe Back to the Future, i cili tashmĂ« ishte njĂ« muaj nĂ« kinema. NĂ« kohĂ«n kur u publikua, ishte filmi mĂ« i shtrenjtĂ« i animuar ndonjĂ«herĂ«.

NĂ« vend qĂ« tĂ« ishte filmi qĂ« do ta çonte Disney-n nĂ« lartĂ«si tĂ« reja, “The Black Cauldron” mbeti nĂ« histori si filmi qĂ« pĂ«r pak sa nuk e shkatĂ«rroi kompaninĂ«. Ky perceptim duket se lindi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« njĂ« artikull tĂ« Slate nĂ« vitin 2010, ku thuhej se filmi “gati sa e vrau animacionin e Disney-t”. NĂ« vitin 2025, Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« flasĂ«sh pĂ«r “The Black Cauldron” pa pĂ«rmendur se thuhet qĂ« pĂ«r pak sa nuk e mbylli departamentin e animacionit. Por, a Ă«shtĂ« ky njĂ« pretendim i drejtĂ«, apo thjesht njĂ« mit qĂ« ka mbijetuar pĂ«r dekada?

Një gjë është e qartë: The Black Cauldron synonte të ishte një film ndryshe nga çdo tjetër në historinë e Disney-t.
“Ron Miller, ish-CEO i kompanisĂ« dhe dhĂ«ndri i Walt Disney-t, donte qĂ« filmi tĂ« ishte njĂ« largim i qĂ«llimshĂ«m,” tregon Neil O’Brien, autor i After Disney: Toil, Trouble, and the Transformation of America’s Favorite Media Company.
“Ai donte qĂ« t’i drejtohej njĂ« audience adoleshente dhe tĂ« rriturish tĂ« rinj, dhe punoi qĂ«llimisht qĂ« tĂ« mos kishte kĂ«ngĂ« nĂ« film qĂ« mund tĂ« largonin shikuesit adoleshentĂ«.”

“The Black Cauldron” mori vlerĂ«simin PG, njĂ« tjetĂ«r risi pĂ«r Disney.
“Sot kjo Ă«shtĂ« diçka standarde, por nĂ« atĂ« kohĂ« ishte shumĂ« progresive, duke shtyrĂ« kufijtĂ« se çfarĂ« mund tĂ« ishte njĂ« film i animuar,” thotĂ« Mindy Johnson, autore e Ink & Paint: The Women of Walt Disney’s Animation.
“ËshtĂ« vĂ«rtet i errĂ«t. Skena me Cauldron-Born Ă«shtĂ« ndoshta mĂ« makabre se gjithçka qĂ« kishin bĂ«rĂ« mĂ« parĂ«,” thotĂ« Dr Sam Summers, lektor i animacionit nĂ« Middlesex University.

Por edhe në prapaskenë gjërat po errësoheshin. Një brez i ri animatorësh të diplomuar nga California Institute of the Arts, si Brad Bird dhe John Lasseter (që më vonë do të bëheshin figurat kyçe në Pixar, me The Incredibles dhe Toy Story), kërkonin të sillnin një estetikë të re në studio. Kjo çoi në përplasje me gjeneratën e vjetër, të vendosur për të ruajtur traditat.

“GjatĂ« zhvillimit tĂ« Cauldron, kishte shumĂ« fraksione qĂ« konkurronin nĂ« studio,” thotĂ« O’Brien.
Atmosfera nĂ« studio kaloi nga optimiste nĂ« tĂ« shqetĂ«suar. Bazuar nĂ« njĂ« seri me pesĂ« libra nga vitet 1960, “The Chronicles of Prydain” nga Lloyd Alexander, pĂ«rshtatja e “The Black Cauldron” ishte njĂ« sfidĂ« monumentale.
“Ishte njĂ« narrativĂ« epike dhe kishte sfida tĂ« mĂ«dha pĂ«r ta pĂ«rmbledhur nĂ« vite zhvillimi,” thotĂ« Johnson.

Filmi shĂ«noi gjithashtu disa risi teknologjike: ishte i pari qĂ« pĂ«rdori animacion kompjuterik, pĂ«r efektet e kazanit dhe njĂ« sferĂ« magjike. Ishte gjithashtu filmi i parĂ« i Disney qĂ« nga “Sleeping Beauty” (1959) qĂ« realizohej nĂ« 70mm, duke i dhĂ«nĂ« animatorĂ«ve njĂ« “kanavacĂ«â€ mĂ« tĂ« madhe, por edhe mĂ« tĂ« kushtueshme. Ata eksperimentuan madje edhe me teknologji si sisteme hologrami pĂ«r kinematĂ«, qĂ« do sillnin nĂ« jetĂ« “tĂ« vdekurit nga kazani”.

“The Black Cauldron ishte njĂ« projekt shumĂ« i madh pĂ«r njĂ« grup tĂ« rinjsh,” thotĂ« Johnson. Por ata ishin tĂ« uritur pĂ«r tĂ« treguar çfarĂ« dinin.
“Animatori Andreas Deja mĂ« ka thĂ«nĂ« se ata donin qĂ« Cauldron tĂ« ishte “Snow White”-i i brezit tĂ« tyre.” Disa nga ata qĂ« punuan nĂ« tĂ«, janĂ« sot emra kyç nĂ« industri: Tim Burton, Ron Clements, Jill Colbert dhe Kathy Zielinski e nisĂ«n karrierĂ«n aty.

Pastaj ndodhi një ndryshim i madh në drejtimin e Disney-t. Më 6 shtator 1984, CEO Ron Miller u shkarkua nga bordi dhe, dy javë më vonë, u zëvendësua nga presidenti i Paramount, Michael Eisner. Ai solli ndryshime të mëdha, përfshirë emërimin e Jeffrey Katzenberg si kryetar të Walt Disney Studios.
“GjĂ«rat u bĂ«nĂ« mĂ« korporative,” thotĂ« Johnson.
“Katzenberg u pĂ«rfshi nĂ« njĂ« kohĂ« kur filmi ishte pothuajse gati pĂ«r publikim nĂ« Krishtlindje. Por nuk i pĂ«lqeu ajo qĂ« pa dhe e shtyu. Kjo vetĂ«m sa shtoi konfuzionin e asaj periudhe.”

Animacioni nuk ishte përparësi për Katzenberg.
“Filmat me aktorĂ« tĂ« gjallĂ« ishin thesari kryesor, dhe atyre u kushtohej mĂ« shumĂ« vĂ«mendje. Katzenberg-it iu caktua animacioni, por si njĂ« gjĂ« dytĂ«sore,” thotĂ« Johnson.

Pas disa shfaqjeve testuese të tmerrshme, ku thuhet se fëmijët dilnin nga salla duke qarë, Katzenberg u shokua.
“Ai mendoi, ‘Nuk mund ta nxjerrim kĂ«të’. Ai nuk mendonte pĂ«r filmat e frikshĂ«m qĂ« kishin ndĂ«rtuar trashĂ«giminĂ« e Disney-t. Mendonte pĂ«r arkat dhe fitimin,” thotĂ« Summers.

Katzenberg kërkoi prerje drastike, duke hequr 15 minuta nga filmi. Por montazhi në animacion ndodh shumë përpara se të fillojë vetë animimi.
“Çdo kuadĂ«r mendohet me kujdes dhe kalon nĂ« shumĂ« versione storyboard-esh. Zakonisht e pĂ«rfundon historinĂ« dhe prerjet qĂ« nĂ« fazat e para,” thotĂ« O’Brien.

Por Katzenberg u fut vetë në dhomën e montazhit në një fazë shumë të vonë dhe filloi të priste personalisht filmin, duke krijuar tensione të mëdha me animatorët.
“Ai erdhi i freskĂ«t, pa pĂ«rvojĂ« nĂ« animacion, dhe filloi tĂ« priste vetĂ« filmin, kjo krijoi pĂ«rçarje nĂ« studio,” thotĂ« Summers.

Pas shumë vonesash dhe vështirësish, buxheti i filmit u rrit nga 25 milionë dollarë (18.6 milionë £) në rreth 44 milionë dollarë, më shumë sesa buxheti i gjashtë filmave të mëparshëm të studios së bashku. Por kjo nuk ishte domosdoshmërisht problem.

“Ron Miller e shihte buxhetin e madh si diçka pozitive. Ishte njĂ« kohĂ« kur studiot e Hollivudit mburreshin me sa kishin shpenzuar, pĂ«r tĂ« treguar cilĂ«sinĂ«,” thotĂ« O’Brien.

FatkeqĂ«sisht, “The Black Cauldron” dĂ«shtoi. VlerĂ«simi PG largoi audiencĂ«n e re, qĂ« ishte baza e Disney-t, dhe historia e komplikuar dhe pritjet e ulĂ«ta nga kritika larguan edhe shikuesit mĂ« tĂ« rritur. Ishte njĂ« humbje e madhe financiare. NdodhĂ«n shkarkime nga puna.

“Jo, aspak. Kjo ide doli pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« vitin 2010,” thotĂ« O’Brien, duke iu referuar artikullit tĂ« Slate.
“Nuk gjeta asnjĂ« dĂ«shmi qĂ« “The Black Cauldron” pĂ«r pak sa nuk e vrau studion. Por kjo nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« gjĂ«rat nuk ishin seriozisht tĂ« pasigurta.”

“Humbi shumĂ« para pikĂ«risht nĂ« kohĂ«n mĂ« tĂ« keqe, sepse ishte tamam nĂ« atĂ« moment kur drejtuesit e rinj kishin ardhur nga jashtĂ« dhe po i vĂ«zhgonin gjĂ«rat nga afĂ«r,” thotĂ« Summers. Rezultatet pĂ«r “The Black Cauldron” ishin aq tĂ« dobĂ«ta, saqĂ« fitoi mĂ« pak se njĂ« ripĂ«rsĂ«ritje e filmit tĂ« vitit 1961 “One Hundred and One Dalmatians”, i cili grumbulloi 33 milionĂ« dollarĂ«. Drejtuesit duhej tĂ« merrnin nĂ« konsideratĂ« nĂ«se prodhimi i animacionit tĂ« ri ishte ende i vlefshĂ«m, sidomos kur pjesa tjetĂ«r e korporatĂ«s Disney po lulĂ«zonte me filmat live-action, shitjen e produkteve dhe parqet tematike.

“NĂ«se i shikon drejtuesit qĂ« ishin aty nĂ« atĂ« kohĂ«, ata do tĂ« thoshin: ‘Pse na duhet kjo? Pse po hedhim para kot? Ne po fitojmĂ« para me grushte nga ana tjetĂ«r. TĂ« fokusohemi aty,’” thotĂ« Johnson.

“Nuk pati mundĂ«si tĂ« vriste animacionin, sepse ata do tĂ« pĂ«rfundonin ‘The Great Mouse Detective’,” thotĂ« Summers, duke folur pĂ«r filmin pasues tĂ« Disney Animation pas “The Black Cauldron”, i cili ishte tashmĂ« nĂ« zhvillim tĂ« avancuar. Ai film pati njĂ« performancĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«, duke fituar 25 milionĂ« dollarĂ« nĂ« publikimin fillestar me njĂ« buxhet prej vetĂ«m 14 milionĂ« dollarĂ«sh (10.4 milionĂ« ÂŁ), duke e rikthyer studion nĂ« rrugĂ«n e duhur.

“Cauldron ishte njĂ« pikĂ« kthese dhe na çoi aty ku jemi sot,” thotĂ« Johnson.

Ekspertët bien dakord se ishte një njeri ai që siguroi vazhdimësinë e Disney Animation: Roy E. Disney, nipi i Walt-it.

“The Black Cauldron” ishte njĂ« goditje e madhe pĂ«r studion. U desh qĂ« Roy Disney tĂ« hynte nĂ« skenĂ«, ta pĂ«rkrahte dhe tĂ« qĂ«ndronte i palĂ«kundur nĂ« qĂ«ndrimin se animacioni Ă«shtĂ« themeli mbi tĂ« cilin Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar kjo kompani,” thotĂ« Johnson.

Dhe kĂ«mbĂ«ngulja e Roy E. Disney padyshim qĂ« dha fryte. KatĂ«r vite pas “The Black Cauldron” erdhi “The Little Mermaid” (1989), qĂ« nisi epokĂ«n e “Rilindjes Disney”, periudha mĂ« e suksesshme nĂ« aspektin kritik dhe komercial nĂ« historinĂ« e Disney-t./BBC/KultPlus.com

“Qyteti i Elbasanit nĂ« 100 vjet” – ekspozitĂ«

PĂ«rgjatĂ« mureve tĂ« lashta tĂ« kalasĂ«, pranĂ« kullĂ«s sĂ« sahatit, Qendra e Artit hapi ekspozitĂ«n “Elbasani nĂ« 100 vjet”. Ky udhĂ«tim vizual sjell njĂ« shekull historie tĂ« qytetit, duke ndalur nĂ« ngjarje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, personalitete tĂ« spikatura dhe ndryshimet qĂ« kanĂ« formĂ«suar identitetin e tij.

Shumë qytetarë u ndalën për ta vizituar, duke ndarë me nostalgji kujtime të lidhura me fotot e ekspozuara. Ata vlerësuan rëndësinë e aktiviteteve që rikthejnë në qendër të vëmendjes trashëgiminë kulturore dhe historike të Elbasanit.

Drejtori i Qendrës së Artit theksoi se këto iniciativa krijojnë një atmosferë pozitive në qytet, duke hapur një sezon të pasur artistik.

Gjatë gjithë muajit gusht, Elbasani do të mirëpresë aktivitete të ndryshme kulturore, të përshtatura për të gjitha grupmoshat./KultPlus.com

Vasil Vasili kthehet pas 35 vitesh me ekspozitĂ«n ‘AsnjĂ«herĂ« shumĂ« larg’

Galeria “Art Saranda” hapi kĂ«tĂ« vit sezonin me ekspozitĂ«n e parĂ« tĂ« skulpturĂ«s, e cila vjen nga Kanadaja dhe Ă«shtĂ« realizuar nga artisti Vasil Vasili. Ai Ă«shtĂ« njĂ« pasionant i vizatimit dhe skulpturĂ«s, i cili ka filluar rrugĂ«timin e tij artistik nĂ« ish-ShtĂ«pinĂ« e KulturĂ«s nĂ« SarandĂ«.

Pas 35 vitesh, Vasili është rikthyer në qytetin ku nisi ëndrra e tij artistike, duke e përshkruar këtë ekspozitë si një udhëtim shpirtëror që sjell përjetimet, emocionet dhe lidhjen me kulturën, arkitekturën dhe traditat lokale në një formë të veçantë artistike.

Kuratorja e ekspozitës, Katerina Kosqina, theksoi se secila prej veprave pasqyron përjetimet e thella dhe kujtimet e autorit, të cilat janë shndërruar në art. Ajo përmendi se përkundër sfidave të shumta në jetën e tij, Vasili ka ruajtur një lidhje të fortë me vendin e tij, që reflektohet në temat që trajton si: shtëpia, vetmia dhe kujtimet personale si pasaporta e vjetër dhe e re.

Drejtori i GalerisĂ«, Lefter Çeko, tregoi se nĂ« hyrje tĂ« ekspozitĂ«s ndodhen portreti i babait tĂ« artistit, njĂ« skulpturĂ« e nĂ«nĂ«s sĂ« tij dhe disa vizatime nga periudha kur ishte ushtar, si njĂ« kujtim i fillimeve tĂ« tij artistike.

Ekspozita “AsnjĂ«herĂ« shumĂ« larg” do tĂ« qĂ«ndrojĂ« e hapur nĂ« GalerinĂ« “Art Saranda” deri nĂ« mes tĂ« shtatorit, duke ofruar njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« njohur mĂ« thellĂ« punĂ«n dhe rrugĂ«timin e Vasil Vasilit./KultPlus.com

‘Muzeu Çast’ – ZĂ«ri i tĂ« mbijetuarave tĂ« dhunĂ«s seksuale gjatĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ«

Në zemër të Kosovës, është themeluar një muze i veçantë dhe me një rëndësi të thellë njerëzore, i krijuar për të ruajtur kujtesën dhe për të nderuar dinjitetin e grave që kanë përballuar dhe mbijetuar dhunën seksuale gjatë kohës së luftës.

Ky muze, i themeluar nga Fondacioni Jahjaga, synon që përmes përdorimit të gjuhës, artit dhe simbolikës të sjellë në pah zërin dhe përjetimet e këtyre grave të guximshme, duke i kthyer ato në një thirrje të fuqishme ndaj shoqërisë, institucioneve dhe mbarë botës.

Ky muze nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« hapĂ«sirĂ« ekspozimi, por njĂ« vend ku dhimbja, pĂ«rjetimet personale dhe kujtimet kolektive gjejnĂ« njĂ« vend pĂ«r t’u dĂ«gjuar dhe respektuar. PĂ«rmes veprave artistike dhe instalimeve simbolike, “Çast” ndihmon nĂ« ndĂ«rgjegjĂ«simin e publikut pĂ«r njĂ« temĂ« qĂ« shpesh mbetet e heshtur, duke u bĂ«rĂ« njĂ« urĂ« lidhĂ«se mes sĂ« kaluarĂ«s dhe sĂ« ardhmes.

Muzeu “Çast” qĂ«ndron si njĂ« dĂ«shmi e fuqisĂ« sĂ« artit pĂ«r tĂ« ndriçuar tĂ« fshehtat mĂ« tĂ« thella tĂ« shpirtit njerĂ«zor, duke i kthyer dhimbjet nĂ« kujtesĂ« tĂ« pĂ«rjetshme dhe shpresĂ« pĂ«r paqe. Ai i jep zĂ« grave qĂ« kanĂ« pĂ«rjetuar dhunĂ«n dhe kanĂ« mbijetuar me kurajo, duke u siguruar qĂ« rrĂ«fimet e tyre tĂ« mos humbin nĂ« heshtje, por tĂ« rezonojnĂ« pĂ«r breza me radhĂ«.
“Çast” qysh prej emĂ«rtimit Ă«shtĂ« ajo pikĂ« e ndjeshme ku dhimbja takon guximin, dhe kujtesa shndĂ«rrohet nĂ« forcĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« drejtĂ« dhe mĂ« paqĂ«sore./KultPlus.com

‘La Folia’, melodia qĂ« rezistoi nĂ«pĂ«r shekuj

“La Folia” Ă«shtĂ« njĂ« nga meloditĂ« muzikore mĂ« tĂ« lashta dhe mĂ« tĂ« njohura nĂ« historinĂ« e muzikĂ«s evropiane, e cila ka inspiruar kompozitorĂ« dhe artistĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« se pesĂ« shekuj. Ajo filloi si njĂ« melodi e thjeshtĂ« dhe ritmike, e krijuar nĂ« mesjetĂ« nga fermerĂ« dhe muzikantĂ« popullorĂ«, por me kalimin e kohĂ«s u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« burim tĂ« pafund frymĂ«zimi pĂ«r muzikĂ«n klasike dhe popullore.

Origjina e “La Folia”-s Ă«shtĂ« e pasur me mister dhe legjenda. ShumĂ« mendojnĂ« se ajo erdhi nga Portugalia ose Spanja nĂ« shekullin e 15-tĂ«, ku u pĂ«rhap si njĂ« temĂ« ritmike pĂ«r valle dhe kĂ«ngĂ« festive. Termi “Folia” do tĂ« thotĂ« “çmenduri” ose “gĂ«zim i çmendur”, duke reflektuar natyrĂ«n e gjallĂ« dhe ritmike tĂ« kĂ«saj melodie, transmeton KultPlus.

ÇfarĂ« e bĂ«n “La Folia”-n kaq tĂ« veçantĂ« Ă«shtĂ« struktura e saj e thjeshtĂ«, e pĂ«rsĂ«ritur, qĂ« lejon kompozitorĂ«t tĂ« ndĂ«rtojnĂ« mbi tĂ« variacione komplekse dhe emocionuese. KompozitorĂ« tĂ« mĂ«dhenj si Arcangelo Corelli, Antonio Vivaldi, dhe Sergei Rachmaninoff kanĂ« krijuar versione tĂ« ndryshme tĂ« “La Folia”-s, duke treguar fleksibilitetin e saj dhe fuqinĂ« artistike.

Suksesi i kĂ«saj teme muzikore nuk ka mbetur vetĂ«m nĂ« sallat e koncerteve klasike. “La Folia” ka depĂ«rtuar edhe nĂ« kulturĂ«n popullore dhe mediat moderne, duke u pĂ«rdorur nĂ« filma, reklama dhe madje edhe nĂ« seriale televizive si “The Addams Family”. Kjo tregon se njĂ« melodi e thjeshtĂ« dhe autentike mund tĂ« jetĂ« e pĂ«rjetshme dhe tĂ« prekĂ« zemrat e njerĂ«zve pĂ«r breza me radhĂ«.

NĂ« njĂ« botĂ« ku muzika ndryshon me shpejtĂ«si dhe hitet vijnĂ« e shkojnĂ«, “La Folia” Ă«shtĂ« dĂ«shmi se bukuria e muzikĂ«s qĂ«ndron nĂ« thjeshtĂ«sinĂ« dhe ndjeshmĂ«rinĂ« e saj. Ajo vazhdon tĂ« frymĂ«zojĂ«, tĂ« bashkojĂ« dhe tĂ« kĂ«naqĂ« njerĂ«zit kudo nĂ« botĂ«, njĂ« dĂ«shmi e vĂ«rtetĂ« e fuqisĂ« sĂ« muzikĂ«s pĂ«r tĂ« kapur shpirtin njerĂ«zor./KultPlus.com

Himara International Music Festival, një javë muzike dhe arti në zemër të rivierës shqiptare

Nga 21 deri mĂ« 28 gusht 2025, Himara do tĂ« kthehet nĂ« njĂ« skenĂ« tĂ« gjallĂ« muzikore, duke mirĂ«pritur artistĂ« tĂ« njohur nga mbarĂ« bota pĂ«r edicionin e saj tĂ« radhĂ«s tĂ«Â â€œHimara International Music Festival”. Ky festival, i lindur si njĂ« projekt muzikor pĂ«r tĂ« bashkuar njerĂ«zit rreth pasionit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r muzikĂ«n, ofron njĂ« program tĂ« pasur dhe tĂ« larmishĂ«m qĂ« pĂ«rfshin zhanre si muzika klasike, tango, jazz dhe chanson.

Që nga debutimi i tij në vitin 2022, festivali ka sjellë në Himarë emra të jashtëzakonshëm nga Shqipëria, Gjermania, Franca, Sllovenia, Izraeli, Japonia dhe Kuba. Magjia ndodh në një hapësirë intime, midis shtëpive karakteristike të vjetra dhe Kishës së Gjithë Shenjtorëve në Himarë-fshat, ku tingujt e muzikës ndërthuren natyrshëm me atmosferën historike dhe peizazhin bregdetar, përcjellë KultPlus.

Me mbĂ«shtetjen e njĂ« ekipi tĂ« pasionuar e tĂ« pĂ«rkushtuar, “Himara International Music Festival” synon tĂ« rritet vit pas viti, duke promovuar jo vetĂ«m trashĂ«giminĂ« kulturore shqiptare, por edhe traditat muzikore ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« e pasurojnĂ« atĂ«. QĂ«llimi Ă«shtĂ« tĂ« krijohet njĂ« pikĂ«takim i pĂ«rvitshĂ«m ku muzika dhe kultura bĂ«hen ura lidhĂ«se mes artistĂ«ve dhe publikut, mes brezave dhe vendeve tĂ« ndryshme.

Ky edicion premton netë të paharrueshme, ku tingujt e botës bashkohen në një skenë të vetme, duke i dhuruar Himarës dhe vizitorëve të saj një përvojë të rrallë artistike dhe shpirtërore./KultPlus.com

‘S’mund tĂ« t’urrej andaj tash po tĂ« lë’

Poezi nga Anton Santori

S’mund tĂ« t’urrej

(Vjershëza e 12)

S’mund tĂ« t’urrej andaj tash po tĂ« lĂ«,

dhe mbanë detit thellë andej po shkoj.

Natë edhe ditë, kur eci e flë,

sikur jam afër, dhe kur larg qëndroj;

nĂ« punĂ« i kredhur, dhe kur s’bĂ«j asgjĂ«,

n’anije vjelaçjerrĂ« kur lundroj,

fytyrën ta kam pranë gjithënjë:

je jeta ime andaj çdo ankth duroj./KultPlus.com

❌