❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Fjala e T’in’ Zoti”, revista patriotike e arbĂ«reshĂ«ve themeluar 113 vjet mĂ« parĂ«

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Qendra e Studimeve dhe publikimeve pĂ«r arbĂ«reshĂ«t (QSPA) kujtoi sot 113-vjetorin e themelimit tĂ« revistĂ«s arbĂ«reshe tĂ« sĂ« dielĂ«s “Fjala e t’in Zoti”.

Kjo ishte njĂ« revistĂ« fetare, por edhe njĂ« shkollĂ« dhe vatĂ«r patriotizmi pĂ«r shumĂ« tĂ« rinj arbĂ«reshĂ«. Revista u themelua nga studiuesi Pal Skiroi (Paolo SchirĂČ) dhe shĂ«rbeu si njĂ« dritare informimi pĂ«r arbĂ«reshĂ«t e SiçilisĂ«.

ShumĂ« prej albanologĂ«ve tĂ« kohĂ«s e pĂ«rshĂ«ndetĂ«n dhe e pritĂ«n me interes shkencor botimin e “Fjala e T’in’Zoti”. Skiroi mbajti njĂ« letĂ«rkĂ«mbim me studiuesin dhe atdhetarĂ«t e kohĂ«s, Kristo Luarasi, Lumo SkĂ«ndo, Lef Nosi, at ShtjefĂ«n Gjeçovi, at Gjergj Fishta, dom LazĂ«r Mjedja e shumĂ« atdhetarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« cilĂ«t e pĂ«rkrahĂ«n kĂ«tĂ« nismĂ«. Kjo revistĂ« ka njĂ« meritĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme, sepse me tĂ« nis pĂ«rpjekja pĂ«r t’i pajisur arbĂ«reshĂ«t e tĂ« krishterĂ«t me fletĂ«n e pĂ«rjavshme tĂ« sĂ« dielĂ«s, qĂ« tĂ« merrnin pjesĂ« gjallĂ«risht, pra nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive nĂ« kremtimin e sakramenteve.

“Fjala e T’in’ Zoti” ishte dhe njĂ« nxitje, njĂ« ndihmĂ« e njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r pĂ«rtĂ«ritjen dhe pĂ«rforcimin e pĂ«rdorimit tĂ« gjuhĂ«s sĂ« lashtĂ« e tĂ« bukur shqipe, larg atdheut dhe pĂ«rforcimin e identitetit edhe kombĂ«tar.

e.r/j.p/

The post “Fjala e T’in’ Zoti”, revista patriotike e arbĂ«reshĂ«ve themeluar 113 vjet mĂ« parĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Golemi: Gjirokastritët po i japin jetë lagjeve historike

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Kryebashkiaku i GjirokastrĂ«s, Flamur Golemi, ndau nĂ« rrjetet sociale momente emocionuese nga festimet me rastin e 20-vjetorit tĂ« hyrjes sĂ« qytetit nĂ« listĂ«n e trashĂ«gimisĂ« botĂ«rore tĂ« UNESCO-s.

“15 korriku Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« e veçantĂ«. Qyteti Ă«shtĂ« tashmĂ« njĂ« pasuri e pĂ«rbotshme. GjirokastritĂ«t po rikthehen, po investojnĂ« dhe po i japin jetĂ« lagjeve historike. VetĂ«m kĂ«tĂ« vit janĂ« regjistruar mbi 600 mijĂ« vizitorĂ«â€, tha Flamur Golemi pĂ«r mediet.

NĂ« aktivitetet e organizuara me kĂ«tĂ« rast, ishte i pranishĂ«m edhe ambasadori i ItalisĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, Marco Alberti, i cili u shpreh se, Gjirokastra Ă«shtĂ« pjesĂ« e trashĂ«gimisĂ« kulturore botĂ«rore, falĂ« njerĂ«zve tĂ« saj. “Ne kemi kontribuar nĂ« pasurimin arkitekturor dhe kulturor tĂ« qytetit pĂ«rmes bashkĂ«punimeve”, tha ambasador Alberti.

Në vitin 2017, Gjirokastra doli nga lista e trashëgimisë së rrezikuar, pas vlerësimeve pozitive për restaurimin e pazarit historik, fasadave, kalldrëmeve dhe kontrollin më të mirë të ndërtimit në zonën e mbrojtur.

Një numër i konsiderueshëm banesash tradicionale tashmë janë restauruar nga pronarët dhe janë përshtatur për qëllime mikpritjeje.

e.r/j.p/

The post Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Golemi: Gjirokastritët po i japin jetë lagjeve historike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Premiera e “Vendit mĂ« tĂ« humbur nĂ« ShqipĂ«ri”, nĂ« Amfiteatrin e DurrĂ«sit

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ NĂ« Amfiteatrin Antik tĂ« DurrĂ«sit u vu nĂ« skenĂ« premiera e komedisĂ« “Vendi mĂ« i humbur nĂ« ShqipĂ«ri”, njĂ« vepĂ«r e autorit francez Jean Pierre Martinez.

Nën regjinë e Andia Xhungës, komedia e bëri publikun të qeshë dhe të futet në mendime, duke marrë duartrokitjet e merituara.

“Vendi mĂ« i humbur nĂ« ShqipĂ«ri” Ă«shtĂ« sjellĂ« nĂ« shqip nga pĂ«rkthyesja Anxhela Çikopano dhe u interpretua nga trupa e aktorĂ«ve tĂ« Teatrit “AleksandĂ«r Moisiu” tĂ« DurrĂ«sit, emra tĂ« njohur tĂ« skenĂ«s dhe ekranit.

Interesi i publikut ndaj veprës, ka qenë i menjëhershëm. Të gjitha biletat për dy netët e para u shitën në kohë rekord, duke e bërë këtë komedi një prej ngjarjeve më të shumëpritura të verës në qytetin bregdetar.

E vendosur në një fshat të vogël dhe të harruar, që rrezikon të fshihet përfundimisht nga harta, ngjarja nis kur një gazetare e famshme mbërrin papritur, duke sjellë me vete një sërë përplasjesh botëkuptimesh, ngjarjesh të papritura dhe situatash komike që sfidojnë logjikën e përditshme. Një tablo shoqërore me ngjyra absurde, por thellësisht njerëzore.

Me humor të hollë dhe ritëm të gjallë, komedia ngre pyetje mbi ekzistencën, kujtesën kolektive dhe marrëdhënien mes realitetit dhe absurditetit.

Skenografia dhe kostumografia janë konceptuar nga Alketa Tragaj, ndërsa muzika origjinale është krijuar nga Endri Sina.

Në kastin e aktorëve spikasin: Gentian Zenelaj, Romir Zalla, Mimoza Marjanaku, Aleksandër Seitaj, Ervin Doko, Amos Zaharia, Alesia Xhemalaj, Adelina Muça, Xhejni Fama dhe Jaho Guma. /j.p/

The post Premiera e “Vendit mĂ« tĂ« humbur nĂ« ShqipĂ«ri”, nĂ« Amfiteatrin e DurrĂ«sit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Fllad vere”, ekspozita vetjake e Mario Shemajt nĂ« GAT

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Galeria e Artit TiranĂ« ka pĂ«rgatitur njĂ« ekspozitĂ« vetjake tĂ« artistit Mario Shemaj, me titull “Fllad vere” (Summer breeze).

Ekspozita do të sjellë pranë publikut një cikël punimesh të krijuara në periudha të ndryshme, ku figurat njerëzore, të zhytyra në akte të thjeshta të përditshmërisë, lëvizin qetësisht nëpër peizazhe që ngjasojnë më shumë me ëndrrat sesa me realitetin.

Personazhet, njëherësh të njohur dhe të panjohur, i kthejnë shpinën shikuesit, me një mungesë pranie të drejtpërdrejtë. Kjo mënyrë paraqitjeje e personazheve krijon një hapësirë reflektimi, ku çdo shikues është i ftuar të projektojë përjetimet e veta.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një muaj (21 korrik-20 gusht) dhe mund të vizitohet nga e hëna në të premte. /j.p/

The post “Fllad vere”, ekspozita vetjake e Mario Shemajt nĂ« GAT appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

100 të rinj trajnohen për teknologji e inovacion nga instruktorë të Stanford University

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ NĂ« qytetin e Korçës u çel sot edicioni i ri i Korça ICT Academy & Code for Albania 2025.

100 nxënës nga e gjithë Shqipëria u përzgjodhën për pasionin dhe kuriozitetin e tyre në teknologji dhe inovacion dhe nisën kështu një udhëtim dyjavor. Përkrah tyre janë instruktorë nga Stanford University dhe nga qendra të njohura teknologjike në SHBA e Kanada, që sjellin eksperiencë, dije dhe një frymë ndërkombëtare.

Të rinjtë do të kryejnë më shumë se 80 orë trajnimi praktik, projekte reale, mentorim të dedikuar dhe punë në grup, në një program që nuk mëson vetëm kodim, por ndërton mënyrën si të rinjtë mendojnë, krijojnë dhe bashkëpunojnë.

Kryetari i BashkisĂ« Korçë, Sotiraq Filo e cilĂ«soi kĂ«tĂ« aktivitet shumĂ« mĂ« tepĂ«r sesa njĂ« shkollĂ« verore. “ËshtĂ« njĂ« investim pĂ«r tĂ« ardhmen, pĂ«r njĂ« brez tĂ« ri tĂ« aftĂ«, krijues dhe tĂ« pĂ«rgatitur, qĂ« do tĂ« udhĂ«heqĂ« ndryshimin teknologjik tĂ« vendit”, u shpreh Filo. /j.p/

The post 100 të rinj trajnohen për teknologji e inovacion nga instruktorë të Stanford University appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pelegrinazh në 115-vjetorin e lindjes së Dervish Luzhës

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Tyrbja e Dervish LuzhĂ«s nĂ« fshatin LuzhĂ« nĂ« TropojĂ«, Ă«shtĂ« Monument Kulture, Kategoria I.

Në ditën e tij të lindjes, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër solli në vëmendje veprën bamirëse të Rexhep Balës i njohur si Dervish Luzha.

Sot, me dhjetëra kureshtarë dhe besimtarë vizitojnë këtë vend të mirë, për të rimarrë besimin e humbur duke e shndërruar vendin ku mbylli sytë dervishi i njohur nga më të vizituarit në të gjithë krahinën e Tropojës.

Çdo vit, jo vetĂ«m banorĂ« tĂ« TropojĂ«s por edhe emigrantĂ« qĂ« jetojnĂ« jashtĂ« ShqipĂ«risĂ«, kthehen nĂ« pelegrinazh tek ky vend, duke besuar nĂ« ndihmĂ«n e mbinatyrshme.

Dervish Luzha lindi në Luzhë 115 vite më parë, ndërsa u bë i njohur për aftësitë në shërimin e sëmundjeve apo largimin e shqetësimeve, duke u parë nga i gjithë komuniteti si shenjti i veriut.

Ai nuk jetoi kurrë në shtëpinë e tij, sepse atij i hapnin derën çdo shtëpi e Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës, madje kishte përcaktuar vetë vendin ku do të varrosej, aty ku sot ngrihet tyrbja. Sipas ritualit, në vendin e mirë nuk mund të futesh kur ke pirë alkool apo i pa ngrënë. /j.p/

1 nga 3

The post Pelegrinazh në 115-vjetorin e lindjes së Dervish Luzhës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Armiku i jashtĂ«m”, ekspozitĂ« me karikaturat e revistĂ«s “Hosteni” nĂ« COD

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Qendra pĂ«r Hapje dhe Dialog (COD), nĂ« bashkĂ«punim me BibliotekĂ«n KombĂ«tare, hapĂ«n mbrĂ«mĂ« ekspozitĂ«n “Armiku i jashtĂ«m” me kurator Bashkim Shehun.

NĂ« kĂ«tĂ« ekspozitĂ« janĂ« paraqitur pĂ«rfytyrimet se si mund tĂ« ishte “armiku i jashtĂ«m” nĂ«pĂ«rmjet karikaturave tĂ« revistĂ«s politiko-humoristike “Hosteni” pĂ«rgjatĂ« viteve tĂ« diktaturĂ«s 1945-1990.

Ekspozita është një kujtesë vizuale dhe kulturore për mekanizmat e propagandës së kohës. Vendet zyrtarisht mike të Shqipërisë pakësoheshin kohë mbas kohe duke u shndërruar menjëherë në vende armike në një proces që solli vetizolimin total të vendit.

NĂ« ceremoninĂ« e inaugurimit tĂ« ekspozitĂ«s nĂ« COD, krahas kuratorit Bashkim Shehu, ndanĂ« reflektime dhe kujtime pĂ«r rolin e “Hostenit” nĂ« jetĂ«n publike tĂ« kohĂ«s edhe Zhani Ciko dhe PĂ«rparim Kalo, duke sjellĂ« njĂ« pasqyrĂ« tĂ« gjallĂ« tĂ« kontekstit historik dhe kulturor tĂ« atyre viteve.

Ekspozita do të qëndrojë e çelur për publikun deri më datën 23 gusht. /j.p/

The post “Armiku i jashtĂ«m”, ekspozitĂ« me karikaturat e revistĂ«s “Hosteni” nĂ« COD appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Artistët e TKOBAP në turne, sot performojnë në Kalanë e Gjirokastrës

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ ArtistĂ«t e Teatrit KombĂ«tar tĂ« Operas e Baletit nuk e kanĂ« ndalur aktivitetin edhe gjatĂ« sezonit veror.

VetĂ«m gjatĂ« kĂ«saj jave, ata do tĂ« udhĂ«tojnĂ« nga Tirana nĂ« GjirokastĂ«r e mĂ« pas nĂ« Ulqin, pĂ«r tĂ« ndarĂ« me publikun brenda dhe jashtĂ« kufijve, shpirtin e artit shqiptar. Sot nĂ« KalanĂ« e GjirokastrĂ«s, do tĂ« interpretohet “Cantata”, me herĂ«t e vĂ«nĂ« nĂ« skenĂ«n e TKOB nga koreografi Mauro Bigonzetti. Baleti modern do tĂ« shoqĂ«rohet nga tingujt e grupit “Assurd”.

Pas premierĂ«s sĂ« sukseshme nĂ« TKOBAP, “Cantata” udhĂ«ton drejt GjirokastrĂ«s ku pritet tĂ« ndezĂ« KalanĂ« e ArgjirosĂ« me ritmin, pasionin dhe shpirtin e ItalisĂ« sĂ« Jugut. NĂ« freskinĂ« magjike tĂ« njĂ« nate vere, muzika autentike e grupit “Assurd” dhe koreografia e zjarrtĂ« e Mauro Bigonzetti-t do tĂ« krijojnĂ« njĂ« atmosferĂ« qĂ« shpĂ«rthen plot energji, pikĂ«risht nĂ« ditĂ«n e 20-vjetorit tĂ« shpalljes sĂ« GjirokastrĂ«s si pjesĂ« e trashĂ«gimisĂ« botĂ«rore tĂ« UNESCO-s.

NdĂ«rsa “Gloria” e Vivaldit, do tĂ« interpretohet pĂ«rgjatĂ« dy ditĂ«ve nĂ« dy lokacione tĂ« ndryshme, nesĂ«r (16 korrik) nĂ« Kryeministri dhe nĂ« 17 korrik nĂ« KishĂ«n Katolike “Zemra e Krishtit”.

ArtistĂ«t e Ansamblit Popullor do tĂ« performojnĂ« nĂ« Muzeun Vendor, nĂ« KalanĂ« e Ulqinit me shfaqjen “Folk on Tour”, ditĂ«n e enjte (17 korrik). /j.p/

 

1 nga 5

The post Artistët e TKOBAP në turne, sot performojnë në Kalanë e Gjirokastrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çerçiz Topulli, prijĂ«s i shquar i LĂ«vizjes KombĂ«tare Shqiptare

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Sot bĂ«hen 110 vjet prej ndarjes nga jeta tĂ« atdhetarit e luftĂ«tarit Çerçiz Topulli (1880-1915).

Ai ishte atdhetar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave për çlirimin kombëtar të vendit, Hero i Popullit.

Çerçiz Topulli lindi nĂ« GjirokastĂ«r, nĂ« vitin 1880. Rol tĂ« madh nĂ« formimin e tij luajti vĂ«llai i tij mĂ« i madh, Bajo Topulli. NĂ« thirrjen “Nga malet e ShqipĂ«risĂ«â€, drejtuar bashkatdhetarĂ«ve tĂ« tij, botuar nĂ« janar 1907 nĂ« gazetĂ«n “Shpresa e ShqipĂ«risĂ«â€, Çerçiz Topulli kĂ«rkonte qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« shkĂ«putej nga Perandoria Osmane dhe tĂ« bĂ«hej e pavarur. NĂ« prill 1907 komandoi çetĂ«n e armatosur qĂ« vepronte nĂ« ShqipĂ«rinĂ« e Jugut, e sidomos nĂ« krahinat e GjirokastrĂ«s dhe tĂ« Korçës. Me vendim tĂ« Komitetit tĂ« GjirokastrĂ«s, anĂ«tarĂ« tĂ« çetĂ«s sĂ« tij, nĂ« fillim tĂ« marsit 1908, vranĂ« nĂ« GjirokastĂ«r komandantin turk tĂ« xhandarmĂ«risĂ«. Çerçiz Topulli drejtoi LuftĂ«n e MashkullorĂ«s mĂ« 18 mars 1908, si dhe punoi pĂ«r formimin e klubeve shqiptare dhe pĂ«r çeljen e shkollave shqipe nĂ« viset e ndryshme tĂ« vendit. Pas shpalljes sĂ« PavarĂ«sisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ« mĂ« 28 nĂ«ntor 1912, u vu nĂ« shĂ«rbim tĂ« qeverisĂ« sĂ« Ismail Qemalit dhe luftoi pĂ«r mbrojtjen e tĂ«rĂ«sisĂ« territoriale tĂ« atdheut, pĂ«r sprapsjen e grekĂ«ve nga tokat e pushtuara nĂ« Jug (pas konferencĂ«s sĂ« LondrĂ«s), por edhe kundĂ«r rebelimit tĂ« Haxhi Qamilit nĂ« ShqipĂ«rinĂ« e Mesme.

NĂ« shtator tĂ« vitit 1914 Çerçiz Topulli, bashkĂ« me Muço Qullin, ndodheshin nĂ« ShkodĂ«r, ku mendohet se kishin shkuar pĂ«r t’iu bashkuar mbrojtĂ«sve tĂ« trojeve shqiptare nga pushtimi serbo-malazez. U vra mĂ« 15 korrik 1915 nĂ« FushĂ«n e Shtoit, nĂ« ShkodĂ«r, nga forcat e pushtuesve malazeze. MĂ« 1937, eshtrat e Çerçiz Topullit u sollĂ«n nĂ« GjirokastĂ«r.

e.r/j.p/

The post Çerçiz Topulli, prijĂ«s i shquar i LĂ«vizjes KombĂ«tare Shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Botërore e Aftësive të Rinisë

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ 15 korriku njihet nga OKB si Dita BotĂ«rore e AftĂ«sive tĂ« RinisĂ« (WYSD).

Tema e këtij viti fokusohet në fuqizimin e të rinjve përmes AI dhe aftësive dixhitale.

“NdĂ«rsa AI riformĂ«son botĂ«n tonĂ«, tĂ« rinjtĂ« duhet tĂ« shihen jo vetĂ«m si nxĂ«nĂ«s – por si bashkĂ«-krijues tĂ« njĂ« tĂ« ardhmeje dixhitale mĂ« tĂ« drejtĂ«â€, u shpreh Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i OKB-se, Antonio Guterres.

Në vitin 2014, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 15 korrikun si Ditën Botërore të Aftësive të Rinisë, për të festuar rëndësinë strategjike të pajisjes së të rinjve me aftësi për punësim, punë të denjë dhe sipërmarrje.

NdĂ«rsa Revolucioni i KatĂ«rt Industrial riformĂ«son ekonomitĂ« pĂ«rmes InteligjencĂ«s Artificiale (AI), Arsimi dhe Trajnimi Teknik dhe Profesional duhet tĂ« evoluojĂ« pĂ«r t’i pajisur tĂ« rinjtĂ« me aftĂ«si tĂ« gatshme pĂ«r tĂ« ardhmen. Inteligjenca artificiale po transformon mĂ«nyrĂ«n se si jetojmĂ«, mĂ«sojmĂ« dhe punojmĂ« – por gjithashtu paraqet rreziqe serioze nĂ«se nuk zbatohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« barabartĂ«.

NĂ« DitĂ«n BotĂ«rore tĂ« AftĂ«sive tĂ« RinisĂ«, Kombet e Bashkuara ftojnĂ« tĂ« bashkohemi pĂ«r tĂ« njohur fuqinĂ« e tĂ« rinjve si nxitĂ«s tĂ« ndryshimit dhe tĂ« angazhohemi pĂ«r t’i pajisur ata me AI dhe aftĂ«si dixhitale pĂ«r tĂ« trajtuar sfidat e sotme dhe pĂ«r tĂ« formuar njĂ« tĂ« ardhme mĂ« paqĂ«sore, gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe tĂ« qĂ«ndrueshme.

Sipas të dhënave të bëra publike nga OKB, rreth 450 milionë të rinj (7 nga 10) janë të paangazhuar ekonomikisht, për shkak të mungesës së aftësive adekuate për të pasur sukses në tregun e punës.

86% e studentëve nuk ndihen të përgatitur në mënyrë adekuate për një vend pune të mundësuar nga AI.

Në vitin 2022, mbi 40% e të rinjve nuk ishin në punësim, arsim apo trajnim (NEET). Ndërsa 40.3% e të rinjve ishin parashikuar të punësoheshin, vetëm 27.4% e të rejave kishin akses në mundësi punësimi.

90% e vajzave adoleshente dhe grave tĂ« reja nĂ« vendet me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta janĂ« “jashtĂ« loje”. Edhe nĂ« vendet mĂ« tĂ« pasura tĂ« botĂ«s, vetĂ«m 1 nĂ« 10 15-vjeçarĂ« pĂ«rdorin pajisje dixhitale pĂ«r tĂ« mĂ«suar mĂ« shumĂ« se njĂ« orĂ« nĂ« javĂ«.

Në nivel global, vetëm 16% e vendeve kanë miratuar ligje që adresojnë bullizmin kibernetik në arsim, me 38% të atyre të miratuar që prej pandemisë COVID-19. /j.p/

The post Dita Botërore e Aftësive të Rinisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekspozita e Anastas Kostandinit “ringjall” vendet e harruara tĂ« Pogradecit

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ NĂ« GalerinĂ« e Artit tĂ« qytetit tĂ« Pogradecit u çel ekspozita “NĂ«nqyteti” e piktorit Anastas Kostandini.

Ekspozita sjell për publikun 31 vizatime si një hartë poetike të Pogradecit, me vende të harruara, të zhdukura apo të transformuara. Ekspozita është një projekt mes Anastas Kostandinit, i njohur si Taso dhe vajzës së tij Ledias, e cila këto punime i ka transformuar në QR kode të vendosura nëpër qytet, pikërisht në zonat ku janë bërë vizatimet dhe që tregojnë godina, objekte dhe zona historike.

Pogradecarët e përjetuan këtë ekspozitë si një udhëtim emocional dhe artistik në thellësinë e identitetit qytetar.

“NĂ«nqyteti” Ă«shtĂ« njĂ« projekt artistik qĂ« zbulon shtresat e fshehura dhe tĂ« harruara tĂ« qytetit tĂ« Pogradecit, por qĂ« mbeten tĂ« gjalla nĂ« kujtesĂ«n e banorĂ«ve dhe nĂ« identitetin e territorit. Kjo ekspozitĂ« u realizua si iniciativĂ« e COSV Albania nĂ« kuadĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrjeve tĂ« realizuara nĂ« dobi tĂ« territorit dhe komunitetit nĂ« rajonin e Pogradecit, tĂ« mbĂ«shtetura nga projekti “Liqenet e ShqipĂ«risĂ«â€, financuar nga Agjencia Italiane pĂ«r BashkĂ«punim dhe Zhvillim (AICS Tirana). /j.p/

The post Ekspozita e Anastas Kostandinit “ringjall” vendet e harruara tĂ« Pogradecit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Laboratori i Restaurimit në Korçë shpëton ikonën e veçantë të Joan Pagëzorit

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ NjĂ« tjetĂ«r thesar ikonografik ka shpĂ«tuar falĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« Laboratorit tĂ« Restaurimit dhe Konsolidimit pranĂ« Muzeut KombĂ«tar tĂ« Artit Mesjetar.

Pas njĂ« pune disamujore, pĂ«rfundoi ndĂ«rhyrja restauruese nĂ« ikonĂ«n “Joan PagĂ«zori” vepĂ«r e realizuar nĂ« vitin 1860. E veçanta e kĂ«saj ikone Ă«shtĂ« paraqitja nĂ« miniaturĂ« e skenĂ«s sĂ« lindjes tĂ« Joan PagĂ«zorit.

Drejtoresha e MKAM, Fjoralba Prifti tha për ATSH-në se, procesi i restaurimit zgjati 10 muaj. Ishte një proces i gjatë por në fund i suksesshëm.

“Ikona i pĂ«rket vitit 1860, viti i cili u identifikua pas procesit sĂ« restaurimit, pasi ikona kishte dĂ«mtime tĂ« shumta nĂ« tĂ« gjithĂ« komponentĂ«t. Suporti i drunjtĂ« ishte tepĂ«r i dĂ«mtuar, kishte rĂ«nĂ« njĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e gruntit dhe pikturĂ«s. Kishte gufime tĂ« shtresave pĂ«rgatitore dhe tĂ« pikturĂ«s. Verniku ishte i oksiduar dhe me depozitime mbi tĂ«â€, sqaroi drejtoresha e MKAM.

Përveç figurës së Joanit, brenda kompozimit është pikturuar dhe skena e lindjes së tij, dhe kjo e bën ikonën të veçantë, ndryshe nga paraqitjet e zakonshme të Joan Pagëzorit në ikonografi. Poshtë kësaj skene është identifikuar viti i krijimit të ikonës dhe emrat e dhuruesve Kostandini dhe Anastasi.

Laboratorit të Restaurimit dhe Konsolidimit pranë Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar është një pjesë përbërëse, shumë e rëndësishme e MKAM, që në hapje të tij, prej 1980-ës. /j.p/

1 nga 3

The post Laboratori i Restaurimit në Korçë shpëton ikonën e veçantë të Joan Pagëzorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arkeologët dhe studiuesit austriakë vizituan Tumën e Kamenicës

TIRANË, 14 korrik//ATSH/ Tuma e KamenicĂ«s u vizitua nga 25 arkeologĂ«, filologĂ« dhe studiues tĂ« ndryshĂ«m austriakĂ« tĂ« cilĂ«t treguan interes tĂ« veçantĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« monument tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« trashĂ«gimisĂ« shqiptare.

Vizita u shoqërua me diskutime mbi vlerat arkeologjike dhe mënyrat e interpretimit të të dhënave të zbuluara gjatë gërmimeve në këtë sit unik, i cili gjendet rreth 15 km larg Korçës dhe konsiderohet si një ndër sitet arkeologjike më të rëndësishme në Ballkan.

Në këtë vendvarrim prehistorik janë evidentuar varre, skelete kockore, objekte arkeologjike si qeramikë, armë, stoli prej bronxi, hekuri, argjendi, ari, qelibari dhe kocke.

Kjo tumë është më e madhja e gjetur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Varret më të hershëm të saj i përkasin periudhës së bronzit të vonë rreth shek XII p.e.s.

Kjo tumë ka pushuar së funksionuari rreth mesit të shek VI p.es, pra ka një histori gati 700- vjeçare. /j.p/

The post Arkeologët dhe studiuesit austriakë vizituan Tumën e Kamenicës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

80-vjetori i Statutit të Komunitetit Bektashi

TIRANË, 14 korrik//ATSH/ MĂ« 14 korrik tĂ« vitit 1945 u aprovua Statuti i Komunitetit Bektashi, pak kohĂ« pas mbajtjes sĂ« Kongresit tĂ« 4-tĂ« nĂ« TiranĂ«, ku u hodh pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« ideja e zgjatimit tĂ« kĂ«tyre mbledhjeve nĂ« njĂ« rang ndĂ«rkombĂ«tar.

Statuti i miratuar përfshinte rregulla mbi strukturën hierarkike të kryesuar nga Këshilli i Përgjithshëm, mbi përbërjen e klerit si dhe të ardhurat e shpenzimet. Fillesat e organizimit të Komunitetit Bektashi u shënuan më 26 shtator 1929 me mbajtjen e Kongresit të Parë të Bektashinjve, në Teqenë e Turanit, në Korçë, e cila do të bëhej Qendra e Parë Botërore e Përkohshme e Bektashizmit në Shqipëri.

Pas këtyre zhvillimeve, me vendim të mbretit Zog, në gusht të vitit 1930, Selia e Shenjtë Botërore e Bektashinjve u përcaktua në Tiranë. Më 16 prill 1950, në kryeqytet do të mbahej Kongresi i Pestë Kombëtar, i fundit në radhë, i zhvilluar gjatë regjimit diktatorial 45-vjeçar. Pas rënies së regjimit, kongresi do të rimbahej në korrik 1993. /j.p/

The post 80-vjetori i Statutit të Komunitetit Bektashi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian


TIRANË, 14 korrik//ATSH/ Fortesa TrekĂ«ndore Ă«shtĂ« njĂ« nga objektet historike mĂ« tĂ« dukshme dhe mĂ« madhĂ«shtore tĂ« Butrintit. Fortesa Ă«shtĂ« vendi ideal pĂ«r tĂ« interpretuar rolin e venecianĂ«ve nĂ« Butrint, bashkĂ« me tĂ« edhe arkeologjinĂ« pas-klasike, ku pĂ«r ta vizituar udhĂ«tohet me lundĂ«r pĂ«rmes Kanalit tĂ« Vivarit. Lundra Ă«shtĂ« mjeti  i aksesit pĂ«r stafin e menaxhimit dhe vizitorĂ«t pĂ«r nĂ« FortesĂ«n TrekĂ«ndore.

Kjo kala ka nevojë për konservim dhe këto punime janë përfshirë në ndërhyrjet e rekomanduara në Planin e Konservimit të Planit te Menaxhimit te Integruar te Butrintit. Ajo ka një oborr të brendshëm mjaft të madh për komunitetin dhe kryerjen e veprimtarive të tjera.

Kalaja Trekëndore ndodhet në bregun jugor të kanalit të Vivarit, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Emri rrjedh nga planimetria e saj në formën e një trekëndëshi. Në të tri këndet e saj janë ndërtuar kulla në formë rrethore prej të cilave ajo jugperëndimore ruhet në lartësinë e plotë.

Ndërtimi i saj i takon disa fazave. Muret e kalasë, frëngjitë me mbulesë pllakash në formë çatie dhe kulla dykatëshe në pjesën jugperëndimore janë ndër ndërtimet më të hershme të saj.

Kalaja Trekëndore është pjesë e rëndësishme e sistemit fortifikues të Butrintit duke siguruar mbrojtjen si nga pjesa fushore ashtu dhe nga pjesa e detit Jon me të cilin lidhet përmes kanalit të Vivarit. /j.p/

The post Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Restaurohet ikona e çmuar nĂ« Muzeun Ikonografik “Onufri”

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Pas muajsh pune tĂ« kujdesshme nĂ« laboratorin e restaurimit tĂ« Muzeut “Onufri” nĂ« Berat, restauratori Erion Lezi pĂ«rfundoi me sukses ndĂ«rhyrjen nĂ« ikonĂ«n “ShĂ«n Maria me Krishtin dhe shenjtorĂ«â€œ.

Muzeu “Onufri” bĂ«ri tĂ« ditur se restaurimi i kujdesshĂ«m jo vetĂ«m qĂ« i ktheu ikonĂ«s bukurinĂ« origjinale, por siguroi edhe mbrojtjen e saj pĂ«r brezat qĂ« vijnĂ«.

“ShĂ«n Maria me Krishtin dhe shenjtorĂ«â€ Ă«shtĂ« njĂ« vepĂ«r e rrallĂ«, me origjinĂ« nga kisha e “ShĂ«n TriadhĂ«s” nĂ« KalanĂ« e Beratit , tĂ« cilĂ«s iu rikthye drita dhe dinjiteti i saj artistik. Ikona Ă«shtĂ« realizuar nĂ« vitin 1805, por nuk i njihet autori. TashmĂ« ajo Ă«shtĂ« e ekspozuar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« Muzeun “Onufri” si njĂ« thesar i çmuar ikonografik.

 

/e.r//a.f/

The post Restaurohet ikona e çmuar nĂ« Muzeun Ikonografik “Onufri” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Muzeu Historik KombĂ«tar kujtoi sot albanologun e shquar Johann Georg von Hahn.

Më 11 korrik 1811 lindi Johann Georg von Hahn (1811-1869), diplomati austriak i cili u bë edhe albanologu më i njohur i shekullit XIX dhe që luajti një rol të rëndësishëm në studimin dhe dokumentimin shkencor të gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare.

NĂ« vitet 1834-1843 shĂ«rbeu si gjykatĂ«s nĂ« krahina tĂ« ndryshme tĂ« GreqisĂ«, ku u njoh me popullsinĂ« shqiptare. MĂ« 1847-1850 ishte nĂ«nkonsull i AustrisĂ« pĂ«r “ShqipĂ«rinĂ« e Poshtme”, nĂ« JaninĂ«, ku punoi pĂ«r zotĂ«rimin dhe studimin e gjuhĂ«s shqipe me ndihmĂ«n e Kostandin Kristoforidhit dhe tĂ« Apostol Meksit. NdĂ«rkaq, bĂ«ri tre udhĂ«time nĂ« ShqipĂ«ri. Mblodhi tĂ« dhĂ«na pĂ«r historinĂ«, filologjinĂ« dhe folklorin shqiptar dhe ishte tejet i interesuar pĂ«r botĂ«n shpirtĂ«rore dhe historinĂ« e shqiptarĂ«ve dhe tĂ« arbĂ«reshĂ«ve tĂ« GreqisĂ«. Veç tĂ« tjerash, Hahn-i kĂ«rkoi nĂ«pĂ«r ShqipĂ«ri edhe lĂ«ndĂ«n pĂ«r veprĂ«n e tij madhore nĂ« tre vĂ«llime “Albanesische Studien” (Studime shqiptare), qĂ« u botua nĂ« vitin 1854. Aty ai argumentoi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, nga njĂ« pikĂ«pamje shumĂ«disiplinare (historike, gjuhĂ«sore, etnografike, etj.), autoktoninĂ« e shqiptarĂ«ve, prejardhjen e tyre ilire dhe prejardhjen e shqipes nga ilirishtja, duke dĂ«shmuar pĂ«rkatĂ«sinĂ« e shqipes si gjuhĂ« e familjes indoevropiane. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, teza e tij u shfrytĂ«zua nga ideologĂ«t e Rilindjes KombĂ«tare Shqiptare pĂ«r vetĂ«dijesimin kombĂ«tar tĂ« popullit dhe pĂ«r argumentimin e sĂ« drejtĂ«s historike pĂ«r autonomi e shtet tĂ« pavarur, qĂ« do tĂ« pĂ«rfshinte tĂ« gjitha territoret e banuara nga shqiptarĂ«t.

/e.r//r.e//a.f/

The post Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Mbi 560 mijë vizitorë në sitet kulturore, 74% rritje krahasuar me vitin 2023

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Ministri i EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bĂ«ri publike sot statistikat e vizitueshmĂ«risĂ« sĂ« siteve kulturore nĂ« gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« vitit.

Sitet tona kulturore kanë mirëpritur 569.089 vizitorë gjatë periudhës janar-qershor 2025. Rritja llogaritet në 74% krahasuar me vitin 2023, ndërsa sa i përket të ardhurave, ato janë shtuar me 119% krahasuar po me 2023-shin.

5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:

– Parku Arkeologjik Butrint, me 105.623 vizitorĂ«;

– Kalaja GjirokastĂ«r, me 92,999 vizitorĂ«;

– Parku Arkeologjik ShkodĂ«r, me 79.885 vizitorĂ«;

– Muzeu “Gjergj Kastrioti” KrujĂ«, me 74.636 vizitorĂ«;

– Parku Arkeologjik Apoloni, me 58.059 vizitorĂ«.

Pjesa më e madhe e turistëve duket se preferojnë të vizitojnë parqet arkeologjike, më pas renditen muzetë kombëtarë dhe kalatë e monumentet e tjera të kulturës.

Me nisjen e sezonit turistik, oraret e vizitave janë zgjatur deri në orën 19:00 në të gjitha sitet kulturore.

/e.r//a.f//r.e/

The post Gonxhja: Mbi 560 mijë vizitorë në sitet kulturore, 74% rritje krahasuar me vitin 2023 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Andon Zako Çajupi, dramaturgu dhe patrioti i shquar i Rilindjes KombĂ«tare

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ MĂ« 11 korrik tĂ« vitit 1930 ndĂ«rroi jetĂ« dramaturgu atdhetar, Andon Zako Çajupi.

Emrin e vĂ«rtetĂ« e kishte Andon Çako, ndonĂ«se identifikohet gjerĂ«sisht si “Çajupi”, duke mbartur kĂ«shtu nĂ« krijimtarinĂ« e tij, gjurmĂ« tĂ« vendlindjes, ZagorisĂ«, ku gjendet mali prej nga vjen pseudonimi letrar.

Pas shkollimit bazĂ«, e la ZagorinĂ« pĂ«r t’iu bashkuar tĂ« atit, Harito Çakos, veprimtar nĂ« lĂ«vizjen atdhetare. Ndoqi njĂ« kolegj francez, prej tĂ« cilit kultivoi njohuri tĂ« larmishme. I pajisur me botĂ«kuptim evropian, do t’i drejtohej GjenevĂ«s, ku kreu studimet pĂ«r drejtĂ«si.

MĂ« tej, u vendos nĂ« Kajro dhe nisi tĂ« ushtronte profesionin e avokatit. Do tĂ« hiqte dorĂ« nga kjo detyrĂ« pĂ«r t’iu pĂ«rkushtuar lĂ«vizjes patriotike tĂ« shqiptarĂ«ve tĂ« ngulimeve tĂ« Egjiptit. U bĂ« figurĂ« protagoniste e shoqĂ«risĂ« atdhetare e kulturore tĂ« atjeshme, pĂ«rmes pĂ«rpjekjeve pĂ«r tĂ« siguruar mbrojtjen e interesave tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe tĂ« popullit shqiptar.

PĂ«rmbledhja poetike “Baba Tomorri” (1902) qĂ« pĂ«rfshin edhe komedinĂ« “KatĂ«rmbĂ«dhjetĂ« vjeç dhĂ«ndĂ«rr”, veçohet si vepra e tij kryesore. Sa ishte gjallĂ« iu botuan “PĂ«rrallat e La Fontenit” (1921) pĂ«rshtatur prej tij nĂ« shqip, “Lulet e Hindit” (1922), njĂ« sĂ«rĂ« vjershash tĂ« letĂ«rsisĂ« sanskritishte. Pena e tij u vlerĂ«sua edhe nĂ« rrafshin e publicistikĂ«s tĂ« kohĂ«s, sidomos me pamfletin “Klubi i Selanikut” (1909).

/e.r//r.e//a.f/

The post Andon Zako Çajupi, dramaturgu dhe patrioti i shquar i Rilindjes KombĂ«tare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Ndërkombëtare e Kuajve

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Sot Ă«shtĂ« Dita NdĂ«rkombĂ«tare e Kuajve.

Pak kafshë kanë kontribuar në përparimin njerëzor aq thellësisht dhe në heshtje, sa kali. Nga nomadët e lashtë në stepat euroaziatike deri tek arenat moderne olimpike dhe hambarët e oborrit të shtëpisë, kuajt kanë bartur mallra, kanë lëruar fusha, kanë fituar luftëra dhe kanë ngushëlluar zemrat e njerëzve.

Edhe në botën e sotme të teknologjisë së lartë, kuajt e ngarkuar ende punojnë në ferma organike, rojat e pyjeve dhe jetës së egër ende i përdorin dhe gjithashtu kuajt poni përdoren si terapi për fëmijët e shtruar në spitale.

Asambleja e PĂ«rgjithshme e Kombeve tĂ« Bashkuara, mĂ« 3 qershor 2025, shpalli 11 korrikun “DitĂ«n BotĂ«rore tĂ« Kuajve”. Rezoluta u bĂ«n thirrje qeverive, shkollave, bizneseve dhe individĂ«ve tĂ« vlerĂ«sonin rolin e kuajve dhe tĂ« trajtojnĂ« sfidat me tĂ« cilat pĂ«rballen ata nĂ« botĂ«n moderne.

Të dhënat e FAO-s për vitin 2023 numërojnë rreth 60.8 milionë kuaj globalisht, por të shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Shtetet e Bashkuara kanë 2.41 milionë kuaj dhe poni në mbi 63,000 ferma (Regjistrimi i USDA 2022), ndërsa Bashkimi Evropian ka rreth 7 milionë kuaj dhe 800,000 vende pune në mbarështim, sport dhe turizëm. Në Mongoli, kuajt janë ende pjesë e jetës së përditshme me 3.4 milionë kuaj për 3.3 milionë njerëz.

Por kushtet me të cilat përballen kuajt po bëhen më të vështira. Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, viti 2024 ishte viti i parë i plotë me temperatura globale që kaluan 1.5 °C mbi nivelet paraindustriale. Kjo rrit stresin e nxehtësisë si për kuajt e punës ashtu edhe për kuajt sportivë. Nga korsitë e ftohjes në ngjarjet olimpike, te standardet e reja globale të mirëqenies, përshtatja ndaj një klime në ndryshim është tani thelbësore.

OKB thotë se, Dita Botërore e Kuajve është më shumë se një festë. Ajo është një thirrje për të mbrojtur një nga partneritetet më të vjetra të njerëzimit, i cili ende na ndihmon të ushqehemi, të mbështesim ekonomitë tona si dhe na ngre lart moralin duke na mbështetur psikologjikisht.

/e.r//r.e//a.f/

The post Dita Ndërkombëtare e Kuajve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌