Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

✇Albeu
By: M C

Pak çaste para se të firmoste ligjin e ri për rregullimin e kriptomonedhave, presidenti amerikan Donald Trump falënderoi publikisht një nga një të gjithë ata që kontribuuan në hartimin e të ashtuquajturit ligj GENIUS, duke shtuar me humor të njohurin e tij: “E quajtën kështu për nderin tim”, tha Trump, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Ai e përshkroi ligjin si “të jashtëzakonshëm” dhe theksoi se është rezultat i një pune të gjatë dhe të përkushtuar:

“Ky është një ligj i fuqishëm… kemi punuar shumë fort për këtë”, deklaroi ai, duke falënderuar të gjithë të përfshirët.

Nënshkrimi i ligjit u shoqërua edhe me mesazhe me nuancë politike dhe ekonomike, ku Trump la të kuptohej se së shpejti do të ketë zhvillime të rëndësishme në tregtinë ndërkombëtare.

“Kur u dërgoj një letër ku thuhet se do të paguajnë 35% ose 40% tarifa doganore, kjo është në vetvete një marrëveshje,” theksoi ai, duke shtuar:

“Pastaj do të na telefonojnë për të parë nëse mund të bëjmë një marrëveshje ndryshe – si për shembull të hapin tregun e tyre për ne.”

Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur kriptomonedhat dhe rregullimi i tyre janë bërë temë e debatit publik dhe ekonomik në SHBA, veçanërisht për rolin që ato mund të luajnë në ekonominë dixhitale të së ardhmes.

The post Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat appeared first on Albeu.com.

I humbur një javë më parë, gjendet trupi i dekompozuar i 72-vjeçarit në Seman

✇Albeu
By: M C

Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

The post I humbur një javë më parë, gjendet trupi i dekompozuar i 72-vjeçarit në Seman appeared first on Albeu.com.

Mbytja e të miturve në Shkumbin, flet i afërmi: Njërin nga fëmijët e kishte në krah punëtori i hidrocentralit, tjetrin policia! Prindërit po çmenden

✇Albeu
By: M C

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në lumin Shkumbin, ku dy të mitur, një 7 dhe tjetri 9 vjeç u mbytën teksa laheshin.

I afërmi i fëmijëve, ka folur për mediat dhe ka treguar se një prej fëmijëve e gjeti një punëtor i hidrocentralit aty pranë dhe e mbante në krahë ndërsa fëmijën tjetër e mbante policia.

Sakaq, i afërmi i viktimave raporton se prindërit e fëmijëve janë në gjendje të rënduar pas humbjes së jetës së djemve të tyre.

Sipas raportimeve, fëmijët kishin dalë me nënën e tyre për të kullotur bagëtitë në zonë ndërsa papritur të miturit janë futur për tu larë në lumë, por fatkeqësisht humbën jetën.

“Isha te puna, pash policinë, pash që po vinin me vrap. Një zotëri që punon te hidrocentrali, njëri fëmijë kishte në krah. Pash të ëmën që po përplasej këtej, të atin nuk e di nga ikte më… I njoh, i kam njerëzit e mi, u turra dhe unë me vrap.

Kanë bagëtitë, i nxjerrin këtej zallit, me ato mbahen. Prindërit mbajnë lopët, këta mbajnë bagëtitë e imëta, delet.

Më tutje është bërë një grop e madhe, kanë bërë një pritë, dhe aty i kishte gjet roja i hidrocentralit. Njërin fëmijë e kishte polici në krah, ja mora i bëra frymëmarrje artificiale, nuk jepet reagim fare. Vinin çdo ditë te puna ime mbushnin ujë, rrinin aty kur ishte vap”, tha ai.

The post Mbytja e të miturve në Shkumbin, flet i afërmi: Njërin nga fëmijët e kishte në krah punëtori i hidrocentralit, tjetrin policia! Prindërit po çmenden appeared first on Albeu.com.

FOTO/ “Hape derën!”- Sherr me stjuardesën gjatë fluturimit, ky është 23-vjeçari shqiptar që alarmoi pasagjerët në avion

✇Albeu
By: M C

I riu në foto është Mario Nikprelaj, 23-vjeçari shqiptar i cili u konfliktua me një stjuardesë dhe tentoi të hapte derën e daljes së emergjencës ndërsa avioni i SkyWest Airlines ishte në ajër.

SkyWest Airlines u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Cedar Rapids, Iowa, rreth orës 18:00 të së enjtes.

Sipas dëshmitarëve dhe komunikimeve me kullën e kontrollit të Aeroportit të Iowa-s Lindore, Nikprelaj ishte përfshirë në një konflikt fizik me një anëtare të ekuipazhit, ndërkohë që përpiqej të hapte derën. Fatmirësisht, ekuipazhi dhe pasagjerët ndërhynë me shpejtësi duke parandaluar një tragjedi.

Pas uljes, Nikprelaj u shoqërua nga policia jashtë avionit, siç dëshmohet në një video të publikuar nga një pasagjer në rrjetet sociale.


Nikprelaj u dërgua në qendrën e paraburgimit të qarkut Linn dhe përballet me akuza për prishje të rendit, sulm, posedim të paligjshëm të ilaçeve me recetë, shkelje fiskale dhe ngacmim në shkallën e parë.

Policia e Cedar Rapids ka bërë të ditur se janë të mundshme edhe akuza të tjera, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Nikprelaj, banues në Nebraska dhe i vetëquajtur reper në ngjitje, nuk është i panjohur për autoritetet. Në vitin 2020, në moshën 18-vjeçare, ai u arrestua në Michigan pasi vodhi një borëpastruese ndërkohë që ishte pa këmishë dhe pa këpucë.

Sipas policisë, ai ishte përfshirë më herët në një përplasje fizike me të dashurën e tij, dhe pas incidentit, vodhi një borëpastruese që ishte në funksion, pa e ditur se ajo kishte sistem GPS dhe kamera të brendshme. Ai u lokalizua dhe arrestua shpejt.

Në atë rast, ai u akuzua për vjedhje automjeti, dhunë në familje dhe shkelje të provës, ndërsa policia shtoi se ai kishte rezistuar edhe më parë ndaj arrestimit.

The post FOTO/ “Hape derën!”- Sherr me stjuardesën gjatë fluturimit, ky është 23-vjeçari shqiptar që alarmoi pasagjerët në avion appeared first on Albeu.com.

Vijon zjarri në Belishovë, dhjetëra hektarë të djegura, era favorizon flakët

✇Albeu
By: M C

Vatra e zjarrit në Belishovë të Mallakastrës vijon të jetë aktive.

Flakët, që kanë nisur që në mesditë, kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre, pisha dhe ullishte, duke shkrumbuar dhjetëra hektarë.

Shërbimet zjarrfikëse, të ndihmuara nga mjetet e ushtrisë, po punojnë në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer kodrinor. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në disa drejtime, duke e bërë të vështirë izolimin dhe vënien nën kontroll të tyre.

Ndërkohë, aktive mbeten edhe vatrat e zjarrit në kodrat e Gorishovës, por me intensitet më të ulët.

The post Vijon zjarri në Belishovë, dhjetëra hektarë të djegura, era favorizon flakët appeared first on Albeu.com.

Sara Hoxha, Gjesti, Egli apo kryeministri Rama? Ja kush ka fituar më shumë ndjekës në Instagram këtë javë

✇Albeu
By: M C

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë qenë në vëmendjen e të gjithëve këtë javë bazuar edhe zhvillimeve të fundit. Kanë fituar apo kanë humbur më shumë ndjekës brenda kësaj jave?! Le të shohim renditjen më poshtë…Artisti i njohur Gjesti një javë më parë numëronte 607 mijë ndjekës dhe tani ka 605 mijë ndjekës, kjo e rendit atë në vendin e fundit. Gjatë kësaj jave ai ka humbur 2 mijë ndjekës.

Më pas kemi Egli Takon, ish-finalisten e edicionit të katërt të “Big Brother VIP” që nuk ka pasur asnjë ndryshim nga java e kaluar. Ajo vazhdon të ketë po 371 ndjekës. Në vendin e tretë këtë javë është Franceska Murati, e cila gjithashtu nuk ka pasur asnjë ndryshim nga java e kaluar. Në rrjetin e saj social vazhdon të ketë po 151K.

Në vend të dytë në “Social Top 5” për këtë javë, renditet kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili nuk ka pasur një ndryshim të numrit të ndjekësve nga java e kaluar me 637 mijë ndjekës.

Në vend të parë për këtë javë është Sara Hoxha, e cila ka fituar plot 3 mijë ndjekës më shumë. Nga 590K, tani ajo ka shkuar në 593K në Instagramin e saj.

The post Sara Hoxha, Gjesti, Egli apo kryeministri Rama? Ja kush ka fituar më shumë ndjekës në Instagram këtë javë appeared first on Albeu.com.

DETAJE/ Dy vellezërit e mitur u mbytën në Shkumbin, Policia e Elbasanit: Trupat po dërgohen për ekspertizë mjeko-ligjore

✇Albeu
By: M C

Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë që ndodhur pasditen e kësaj të premteje në lumin Shkumbin ku dy të mitur (vëllezër) u mbytën.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht ndërsa trupat e pajetë të të miturve 7 dhe 9 vjeç, po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore.

Thuhet se dy të miturin kishin dalë për të ruajtur bagëtitë ndërsa një moment janë futur në lumë për tu larë, por fatkeqësisht janë mbytur.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi i Policisë

Në fshatin Labinot Fushë, dyshohet se janë mbytur aksidentalisht në lumin Shkumbin dy fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç (vëllezër).

Trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

The post DETAJE/ Dy vellezërit e mitur u mbytën në Shkumbin, Policia e Elbasanit: Trupat po dërgohen për ekspertizë mjeko-ligjore appeared first on Albeu.com.

Deputetja e Nismës Socialdemokrate: Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

✇Albeu
By: M C

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se takimi mes kryetarit të kësaj partie, Famir Limaj dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, do të zhvillohet në pasditen e së shtunës, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Seanca e re për konstituim të Kuvendit do të mbahet të shtunën në orën 11:00. Deri më tani, 48 përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme.

“Ne qëndrojmë me kërkesën tonë, që mendojmë se është e arsyeshme, për pozitën e kryetarit të Kuvendit. Votat i kemi. Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, atëherë të hënën mund të konstituohet Kuvendi”, tha Izmaku për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, deri më tani nuk ka ndonjë sinjal të qartë nga Lëvizja Vetëvendosje se mund të arrihet një marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, por “ekziston një ambient pozitiv”.

“Por, nuk mund të them se si do të jetë vendimmarrja. Situata është e paparashikueshme”, ka thënë mes tjerash ajo. Më herët gjatë ditës, Limaj është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca.

Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, por ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

Osmani ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në javën e ardhshme, nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohet brenda këtyre ditëve.

Situata është bllokuar pasi Partia Demoratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit nga kryesuesi i seancës Avni Dehari është jokushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun, të propozuar për kryeparlamentare, të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme. Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi.

The post Deputetja e Nismës Socialdemokrate: Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë në Elbasan, po ruanin bagëtitë dhe u futën për t’u larë, mbyten 2 vëllezërit e mitur në lumin Shkumbin

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndersa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

Ngjarja ka tronditur gjithë zonën, ndërsa familjarët ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike të afërm e bashkëfshatarë të viktomave .

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie. Praprakisht raportohet se viktimat ja vëllezër 8 dhe 10 vjeç.

The post Ngjarje e rëndë në Elbasan, po ruanin bagëtitë dhe u futën për t’u larë, mbyten 2 vëllezërit e mitur në lumin Shkumbin appeared first on Albeu.com.

Ish-punonjësja e Ministrisë së Financave, thirrje publike ish-kolegëve: Kontrolloni, për muajin tetor 2014 nuk janë paguar sigurimet

✇Albeu
By: M C

Ish-punonjësja e Ministrisë së Financave Anila Boshnjaku ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan se nga një kontroll që ka bërë në e-Albania, rezulton se për muajin tetor 2014, nuk janë paguar siguracionet.

Boshnjaku i sugjerin publikisht ish-kolegëve të saj që të bëjnë një kontroll për atë muaj, por edhe në përgjithësi sepse siç thotë “ndodh edhe kështu”.

Ky mesazh eshte per ish-koleget e mi te Ministrise se Financave: Nga nje kontroll qe bera ne e-Albania, me rezulton qe per muajin tetor 2014 nuk jane paguar sigurimet. ju sugjeroj te beni nje kontroll per ate muaj, por pse jo edhe ne pergjithesi se ja qe ndodh edhe keshtu. Nuk di pse e si, por…. ju pershendes!

The post Ish-punonjësja e Ministrisë së Financave, thirrje publike ish-kolegëve: Kontrolloni, për muajin tetor 2014 nuk janë paguar sigurimet appeared first on Albeu.com.

Shpërthim në qendrën e trajnimit të Policisë në Los Angeles, raportohet për tre të vdekur

✇Albeu
By: M C

Të paktën tre persona kanë humbur jetën pas një incidenti të rëndë që ndodhi në një qendër trajnimi të Departamentit të Policisë të Qarkut Los Angeles.

Lajmin e ka konfirmuar Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, e cila shkroi në “X” se: “Sapo fola me departamentin lidhur me një incident që duket të jetë tejet i rëndë dhe që ka marrë jetën e të paktën tre personave në një qendër trajnimi të zbatimit të ligjit në Los Angeles. Agjentët federalë janë në vendngjarje dhe po punojmë për të mësuar më shumë”.

Zëdhënësi i Departamentit të Sherifit të Los Angeles-it konfirmoi se shpërthimi ndodhi në Akademinë e Trajnimit Biscailuz Center në East Los Angeles.

Ai deklaroi se shkaku i shpërthimit është ende nën hetim, dhe se nuk janë ende në gjendje të konfirmojnë nëse ka të vdekur të tjerë apo të plagosur.

Sipas gazetës Los Angeles Times, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, shpërthimi ndodhi gjatë lëvizjes së disa lëndëve plasëse nga njësia e specializuar për bomba.

Hetimet janë në vazhdim dhe zona mbetet e rrethuar nga forcat e rendit dhe ekipet hetimore.

The post Shpërthim në qendrën e trajnimit të Policisë në Los Angeles, raportohet për tre të vdekur appeared first on Albeu.com.

“Dajos do t’i q*het motra”, aktivisti i Lapajt kërcënoi Endrit Shabanin, reagon “Shqipëria Bëhet”: Distancohemi nga dhuna, por nuk do ta lëmë me kaq

✇Albeu
By: M C

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj, ka reaguar zyrtarisht pas publikimit të një audioje ku një aktivist i kësaj force partiake, kërcënonte dhe ofendonte Endrit Shabanin dhe Zeqir Kordhonin, i njohur si daja i Shabanit.

Në reagimin zyrtar, lëvizja “Shqipëria Bëhet”, i bën thirrje të gjithë simpatizantëve, aktivistëve dhe anëtarëve të angazhuar në këtë forcë politike, të distancohen nga gjuha e dhunës, pavarësisht situatës së padrejtë, siç e cilëson kjo parti.

Përplasjet mes Endrit Shabanit dhe Adriatik Lapajt, të cilët në parlamentaret e 11 Majit garuan së bashku nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, kanë ndodhur për 1 mandat të fituar në qarkun e Tiranës, mandat për të cilin palët nuk po bien dakord se cili prej tyre duhet ta marrë.

Gjuha kërcënuese për të cilën flitet në reagimin zyrtar të Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, i atribuohet një audioje të publikuar nga emisioni investigativ “Piranjat”, ku një aktivisit i Shqipëria Bëhet, i paidentifikuar, ka kërcënuar Shabanin dhe të afërmin e tij, Zeqir Kordhoni.

Ky i fundit, sipas palës së Lapajt, ka shkelur marrëveshjen, i cili me një shkresë drejtuar KQZ-së ka kërkuar revokim të dorëheqjes nga kandidimi, duke pretenduar mandatin e Tiranës. Sipas arsyetimit të palës “Nisma Thurje”, pakti fillimisht është shkelur nga Lapaj, i cili fillimisht deklaroi publikisht se nuk do e mbante për vete mandatin, dhe më pas vendosi që të ishte ai, si drejtuesi i koalicionit, që të shkonte në Kuvend.

Fiktivisht mandati i Tiranës i përket 60-vjeçares Ana Dajko, e njohur si tezja e Adriatik Lapaj, pasi është e para në listën e Tiranës. Pas saj në renditje është Livia Stavri, e cila është bashkëshortja e Endrit Shabanit, e cila mund të fitojë vendin në Parlament nëse Dajko vendos të largohet.

Reagimi i Lëvizja Shqipëria Bëhet:

Në dritën e ngjarjeve të fundit dhe përmbajtjeve të publikuara në rrjet, dëshirojmë të sqarojmë se nuk përfaqësojmë dhe nuk mbështesim asnjë formë gjuhe fyese, kërcënuese apo të dhunshme që bie ndesh me vlerat tona.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë ndjekësve tanë, simpatizantëve, aktivistëve dhe anëtarëve të angazhuar me ne, të refuzojnë në çdo moment gjuhën e dhunës pavarësisht ngarkesës emocionale nga çdo padrejtësi.

Por, po aq të qartë duam të jemi edhe për një tjetër të vërtetë:

Në këtë histori, të dhunuarit e vetëm janë 64.000 qytetarët që na votëbesuan dhe qindra aktivistët tanë që dhanë gjithçka në këtë betejë.

Ndiejmë keqardhje të sinqertë për situatën e krijuar në lidhje me çështjen e mandatit dhe ju sigurojmë se nuk po i shmangemi përgjegjësisë sonë, por po bëjmë çdo përpjekje të ndershme për të mos ju zhgënjyer dhe për të ruajtur besimin që na keni dhënë.

Sepse për ne, gara e ndershme dhe meritokracia janë dy shtyllat mbi të cilat u ngrit “Shqipëria Bëhet”. Ishin të vetmet armë që kishim përballë një sistemi të kalbur. Ishin këto dy parime që frymëzuan 64.000 qytetarë të na mbështesin pa interes.

Ndaj po goditen sot, me shënjestër të saktë, si nga snajperistët e zakonshëm të sistemit, ashtu edhe nga ata që u shërbejnë si zëdhënës.

Nëse gabimi ynë është dorështrirja për bashkëpunim, mund të na gjykoni! Ne po kërkojmë thjesht që marrëveshja parazgjedhore të realizohet ashtu siç u dolëm qytetarëve në fushatë. Është pikërisht ajo pika që dëshmon qasjen tonë për garën.

Theksojmë se ne nuk do të heqim dorë nga besimi që gara e ndershme është rruga e vetme për të rikthyer besimin në demokraci. Përtej çdo shantazhi e hileje, brenda e jashtë sistemit, ne do të qëndrojmë.

Jemi në pritje të reflektimit dhe uljes për zgjidhje nga pala tjetër në Koalicion. Ne e konsiderojmë këtë një moment që duhet tejkaluar si detyrë ndaj zgjedhësve tanë. Jemi në pritje të Z.Shabani dhe Z.Soko për ta adresuar me maturi e të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore.

Sepse rrugën e nisur, nuk do ta lëmë në mes!

The post “Dajos do t’i q*het motra”, aktivisti i Lapajt kërcënoi Endrit Shabanin, reagon “Shqipëria Bëhet”: Distancohemi nga dhuna, por nuk do ta lëmë me kaq appeared first on Albeu.com.

Osmani takon Limajn në prag të seancës së re për konstituim të Kuvendit

✇Albeu
By: M C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të premten takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pak para seancës parlamentare të së shtunës për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Deri më tani, 48 përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme.

“Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca.

Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

Presidentja Osmani është cituar të ketë thënë se zbatimi i këtij aktgjykimi është detyrim i qartë kushtetues dhe e ka potencuar rëndësinë që të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të veprojnë në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për konstituimin e Kuvendit.

Palët janë takuar një ditë pasi deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se pret që kryetari i partisë, Fatmir Limaj, të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një marrëveshje të mundshme në fundjavë.

“Presim që në fundjavë të ketë një epilog pozitiv, pra shpresojmë se këto bisedime që kanë vazhduar me muaj të tërë, të prodhojnë rezultat dhe Kosova të ketë institucione”, ka thënë Izmaku për gazetarë.

Sipas saj, temë e bisedimeve është që Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, duke shtuar se “më në fund dikush po del mbi egot personale dhe partiake, e ky duket që do të jetë zoti Limaj pra, sepse nga fillimi e ka ndryshuar diskursin në këtë vend”.

Kush sa vota i ka?
Në Kuvendin e Kosovës me 120 ulëse, nevojiten 61 vota për të votuar me sukses emrin e ri të kryekuvendarit.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituesja e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka 48 ulëse në Kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9 dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.

Vetëm Nisma Socialdemokrate i ka tre deputetë në Kuvend. Përveç Limajt kjo parti përfaqësohet nga Xhevahire Izmaku dhe Arbëreshë Kryeziu.

Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka sinjalizuar më parë se shtatë deputetë të pakicave joserbe do të votonin pro konstitutimit të Kuvendit të ri dhe një qeverie të re të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një skenar kur Lëvizja Vetëvendosje, deputetët e Nismës dhe shtatë të pakicave do të votonin për konstituim të Kuvendit, do të duheshin edhe tri vota për finalizim të procesit me sukses.

Deri më tani, deputetët e pakicave, Duda Balje, Veton Berisha dhe Adem Hoxha janë deklaruar se nuk ofrojnë mbështetje pa u plotësuar kushtet e tyre.

Osmani ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në javën e ardhshme, nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohet brenda këtyre ditëve.

Situata është bllokuar pasi Partia Demoratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës , Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit nga kryesuesi i seancës Avni Dehari është jokushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun – të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi./rel

The post Osmani takon Limajn në prag të seancës së re për konstituim të Kuvendit appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Dafina Zeqiri publikon pamjet emocionuese nga lindja e djalit

✇Albeu
By: M C

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë disa momente nga lindja e djalit.

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale nga klinika, artistja shfaqet e emocionuar, ndërsa përlotet në çastin kur prek për herë të parë Daskanin, së bashku me partnerin e saj, Kreshnikun.

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji, që u martuan në tetor të vitit të kaluar, u bënë prindër për herë të parë.

The post FOTO/ Dafina Zeqiri publikon pamjet emocionuese nga lindja e djalit appeared first on Albeu.com.

VIDEO/23-vjeçari shqiptar sherr me stjuardesën në avion, tenton të hapë derën gjatë fluturimit, pilotët bëjnë ulje emergjente

✇Albeu
By: M C

Mario Nikprelaj 23 vjeç ka tentuar të hapë derën e avionit gjatë një fluturimi nga Omaha për në Detroit pas një sherri me stjuardësën.

Shqiptari ka detyruar pilotët që të bëjnë një ulje emergjente. Fluturimi 3612 i Delta Connection, i operuar nga Skywest Airlines, u detyrua të devijonte në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, Ajova, sipas CNN.

“Më 17 korrik 2025, afërsisht në orën 6:13 pasdite, Policia e Cedar Rapids u dërgua në Aeroportin Lindor të Ajovës pas një shqetësimi gjatë fluturimit nga një pasagjer në një fluturim Skywest nga Omaha në Detroit”, tha Departamenti i Policisë së Cedar Rapids.

I riu shqiptar tashmë do të përballet me akuzat e sjelljes jo korrekte, sulm dhe ngacmim ndërsa shkaqet e sherrit të tij me stjuardesën janë ende të paqarta. Sipas Flight Ware, avioni u ul në Detroit rreth 1 orë e gjysmë më vonë sesa ishte planifikuar.

The post VIDEO/23-vjeçari shqiptar sherr me stjuardesën në avion, tenton të hapë derën gjatë fluturimit, pilotët bëjnë ulje emergjente appeared first on Albeu.com.

Rama ‘shpërthen’ në Berat me përfaqësuesit e teknologjisë: Ne jemi dava hajdutësh, nuk kemi integritet

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim në qytetin e Beratit me përfaqësues të teknologjisë ndërsa gjatë këtij takimi nuk kanë munguar batutat teksa po ndaheshin konkluzionet e mbledhjes.

Një prej tyre tha se integriteti për ta është shumë i rëndësishëm ndërsa Rama me batutë iu përgjigj “për qeverinë nuk është, se ne dava hajdutësh”.

Përfaqësuesi i teknologjisë: Disa prej miqve tanë, mund të them me bindje të plotë janë në portale dhe janë të persekutuar që punojnë me shtetin. Duhet ta provosh, unë nuk e kam provuar, nuk kam punuar ndonjëherë, ideja është që është e padrejtë. Sepse kemi të bëjmë me heronj të kohërave moderne dhe me njerëz që punojnë shumë herë më lirë se sa kompani që punojnë me administratën publike në Itali, vendet fqinje.

Ministrja Ibrahimaj: Po flet për portale që punojnë me shtetin por që ofrojnë shërbime të cilat janë shumë herë më të lira se në vendet e tjera, të njëjtat shërbime.

Kryeministri Edi Rama: Këtë hall qajeni vetë se ne nuk ua qajmë dot. Ne nuk po kërkojmë të na qani hallin, po hallin s’ua qajmë dot. Në qoftë se ju sulmojnë, ta gëzoni edhe shëndet t’ju bëhet.

Përfaqësuesi i teknologjisë: Integriteti për ne është shumë i rëndësishëm.

Kryeministri Edi Rama: Jo për ne nuk është në fakt se…për ju është i rëndësishëm, për ne jo.. ne dava hajdutësh.

The post Rama ‘shpërthen’ në Berat me përfaqësuesit e teknologjisë: Ne jemi dava hajdutësh, nuk kemi integritet appeared first on Albeu.com.

“Nuk ka asnjë problem se shkojnë me eskortat’’, avokati i Metës: Nëse janë beqarë, edhe atë në burg kanë të drejtë të njihen me vajza

✇Albeu
By: M C

Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës ka një qëndrim ndryshe mbi takimet speciale të të burgosurve me eskortat dhe vajzat e shoëbizz-it.

Sipas Cakranit nuk ka asnjë problem për sa kohë ato janë beqare, ndërsa thekson se problemi i vërtetë është korrupsioni.

Pjesë nga intervista:

Borakaj: A keni ju klientë që ju kërkojnë takime të shtuara speciale?

Cakrani: Ne po i trajtojmë takimet speciale si herezi e madhe. Unë nuk mendoj se ka problem se shkoi me një eskortë apo nuk shkoi. Problemi në sitemin e burgjeve janë të pafundme.

Që nga mungesa e orëve shtesë të punonjësve, mungesa e veshjesh, të paraburgosurit nuk marrin ushqimin. Ne nuk flasim për rehabilitimin, pasi kjo është më kryesorja. A flasim për mbipopullimin në burgje. Ne merremi me gjëra anësore që nga pikëpamja ligjore unë nuk mendoj se ka shkelje ligji.

Secili ka të drejtën e tij kur është në burg që të njihet me një vajzë nëse është beqar. Ata që duan të zgjidhin njëherë e mirë hallet e popullit të burgosur nuk duhet të merret me hallet e Laert Haxhiut.

Ka shkaur një vajzë atje, ai e ka të dashur, ku është këtu për të diskutuar, sa shkoi, ku shkoi, sa pagoi, pse nuk merremi me problematikat. Unë kam pafund klientë në burgje, ata kanë problem që nuk marrin ditët. Nëse ti nuk paguan administratën e burgjeve ti nuk merr ditët që të takojnë me ligj.

Borakaj: Sa paguan?

Cakrani: Nuk është problem se korrupsion është, s’ka rëndësi shuma. A kemi sistem arsimor në paraburgim? Nuk kemi, kjo është kryesorja.

Borakaj: Ju nënshtrua kontrolleve blic qelia e zotit Meta?

Cakrani: Nuk e di, nuk ma kanë komentuar këtë fakt. Por besoj se po. Sepse Metën e trajtojnë si një njeri të panjohur dhe kështu që edhe ta kenë kontrolluar, nuk do të ishte surprizë. Nuk ka asgjë për të fshehur.

Borakaj: Si i ka raportet me pjesën tjetër të të dënuarve?

Cakrani: Rri vetëm në dhomë, i kryen vetëm veprimet e tij.

Borakaj: Po takime, sa bën në një muaj?

Cakrani: Sipas ligjit duhet të bëjë 4 takime, por këta kanë marrë urdhër që edhe ushqimet që i çojnë t’i marrin si takim. Kjo është një shkelje e rregullores.

Borakaj: Nuk besoj se konsumon ushqimin e burgut, apo jo?

Cakrani: Jo, konsumon ushqimet që i çojnë familjarët.

The post “Nuk ka asnjë problem se shkojnë me eskortat’’, avokati i Metës: Nëse janë beqarë, edhe atë në burg kanë të drejtë të njihen me vajza appeared first on Albeu.com.

Rama do ‘zhdukë’ lekët cash nga qarkullimi: Në fund të dekadës në Shqipëri do ketë vetëm transanksione digjitale

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësuesit e teknologjisë që u zhvillua në Berat, u shpreh se qeveria ka për synim që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë para cash, por të gjitha transanksionet financiare të jenë digjitale.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, theksoi se për të arritur këtë gjë duhet pak sforco ndërsa shtoi se kjo gjë është e realizueshme.

“Në fund të kësaj dekade, Shqipëria të mos ketë më cash, që gjithë transaksionet financiare të jenë digjitale. Për këtë na duhet sforco e madhe, na duhet goxha sensibizilim.

Teknologjia nuk mungon. Besoj që nëse do dimë ta bëjmë si duhet vizatimin e rrugës që do dimë të ecim, kjo është e realizueshme dhe do çlirojë vendin nga një barrë e madhe pluhuri dhe ferrash në të gjithë jetën e përditshme”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

The post Rama do ‘zhdukë’ lekët cash nga qarkullimi: Në fund të dekadës në Shqipëri do ketë vetëm transanksione digjitale appeared first on Albeu.com.

Dy vatra zjarri ende aktive në Dibër, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

✇Albeu
By: M C

Vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës vazhdon aktiv i zhvilluar në dy vatra, një vatër po zhvillohet në drejtim të Lurës rreth liqenit të Zi dhe ku janë përqendruar forcat operacionale, por nuk po arrihet të vendoset nën kontroll për shkak të terrenit të vështirë të terrenit dhe intensitetit të madh që ka zjarri.

Ndërsa vatra tjetër po zhvillohet në pjesën e sipërme të vatrës nga krahu Malit të Dejës, por që po mbahet nën monitorim për shkak të sipërfaqes së madhe që ka përhapur vatra e zjarrit.

Një vatër aktive që dje po zhvendosej nga krahu fshatit Gurë Lurë sot është e shuar dhe nuk ka probleme.

E gjithë madhësia e vatrës është e mbushur me tym për shkak se digjen brenda vatrës trungje pishe e ahu të grumbulluara ndër vite.

Në operacion marrin pjesë:

6 forca të MZSH

5 forca të ADMZ

5 forca pyjore

7 forca të njësisë

30 efektiv të F.Armatosura.

Ndërsa vatra e zjarrit rënë në Livadhi i Peladhisë të Nj.Zerqan, vazhdon aktiv i zhvendosur në Nj. A Shupenzë:

Është vetëm një vatër zjarri aktive e zhvendosur ne lartësitë mbi fshatin Krajkë, (Nj.A. Zerqan), pasi në lartësitë mbi fshatin Vlashë është shuar dje komplet.

Aktualisht zjarri është aktiv në një vend me dushqe dhe shkurre jo të shpeshtë, por ku është terren i thyer, ka vështirësi për forcat operacionale. Vatra po mbahet në kontroll për të mos patur zgjerim të mëtejshëm.

Marrin pjesë në operacion:

Forca zjarrfikëse 10

Mjete zjarrfikëse 1

Forca pyjore 5

Forca vullbetare 3

Forca të bashkisë 6

-Të lënduar nuk ka.

Është përshkuar gjithsej nga zjarri një sip. reth 33 ha me dushqe, shkurre e barishte.

The post Dy vatra zjarri ende aktive në Dibër, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve appeared first on Albeu.com.

Elton Ilirjani nuk përmbahet: Nuk i kuptoj djemtë që fryhen para meje, unë jam g*j

✇Albeu
By: M C

Biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, ka dhënë një intervistë për “Pushime On Top” me Lei Kraja. Moderatorja i ka bërë disa pyetje ‘pikante’ modelit, i cili si gjithmonë ka qenë shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë me përgjigjet e tij.

Pjesë nga intervista:

Jam me një yll, energjia që ka pushton të gjithë vendin. Është pak provokues por i ka shumë hije. Për kë e kam fjalën? Elton Ilirjani ekskluzivisht në shtëpinë e “Pushimeve On Top”. Intervista do të jetë super ‘hot’ siç jemi ne. Çfarë bën për të qenë kaq ‘hot’?

Faleminderit, po nuk isha gati për gjithë këto komplimente

Pse nuk të bëjnë komplimente në përditshmëri?

Vajzat shqiptare nuk komplimentojnë kaq shumë

Nga xhelozia besoj

Nuk mund ta them dot me siguri nga xhelozia, por mund të them ndoshta edhe nga padituria. Sepse edhe komplimenti është një formë diturie.

Sheh ndonjë ndryshim mes Shqipërisë që ke parë 8 vite më parë?

Shqipëria ndryshon shumë shpejt, problemi është se vektori i ndryshimit ka raste dhe ka vite që shkon ose negativisht, ose qëndron konstant. Këto dy vitet e fundit po shikoj që të paktën nga ana e mentalitetit po shkon drejt pozitives. Të kuptohemi, nuk do të thotë se çdo gjë është mirë, e përgjithshmja. Ka momente ku unë shikoj një rënie të mentalitetit, pra nuk ka përmirësim, njerëzit shkojnë më mbrapa në mendësi se sa duhet të ishim. Sepse nuk shkon pamja me mentalitetin, e këtë dua ta lidh edhe me mënyrën se si sillen kur unë shkoj në plazh. Ka njerëz që vishen shumë bukur por që habiten kur më shikojnë mua. Unë në plazh vishem me në veshje që mund të jetë edhe 10 dollarë, ndërkohë dikush aty mund t’a ketë veshjen edhe 1 mijë dollarë. Por i bën përshtypje ai 10 dollarëshi im, por nuk është kjo, i bën përshtypje qenia ime, që jam i lirë dhe që nuk jam si të tjerët, fals. Në Shqipëri ka gej, por ndoshta është bërë ky gejlliku me mjekër. Ndoshta ngacmoj pak këtu.

Je më i qetë kur vjen këtu apo të merr ajo valë shqiptare që të frymëzon të flasësh më shumë?
Pyetje shumë e zgjuar, të jesh i qetë në Shqipëri është në sfidë, aq më tepër për dikë që jeton në Nju Jork dhe mësohet me një rutinë, me një thjeshtësi të Nju Jorkut. Këtu nuk të lë syri i publikut, aq më tepër tani. Unë nuk e dija, por isha kthyer padashjen time në një personazh shumë publik, nuk isha gati për këtë.

Nuk të ka shijuar kjo pjesë?

Më ka bezdisur

Të bezdis vëmendja?

Nuk më bezdis vëmendja, më bezdis vëmendja që nuk ka një logjikë. Është një vëmendje e palogjikshme sepse unë jam i njëjti person që kam qenë edhe para 7 muajsh. Bëja modeling, kam qenë në media, kam dalë e kam thënë i pari që jam gej publikisht në vitin 2016. Kam bërë shumë gjëra, kam dalë nudo. Por me rastin e Parashqevi Simakut, nuk e dija ë kishte marrë dhenë. Ishte bërë një histori kombëtare.

Ti ke folur shumë për meshkujt shqiptarë, si të duken këtë verë?

E ke fjalën për djemtë? Kanë ndryshuar sepse e duan të bukurën, vëmendjen dhe protagonizmin. Djemtë dhe burrat shqiptarë janë protagonistë, e tregojnë atë që nga mënyra se si vishen, se si sillen, si ecin. Hapin këmbët, hapin krahët, ngrenë supin, është ai shikimi që ‘do të shqyej’.

Të ndodh shpesh ky shikimi?
Më ndodh shumë dhe më bëri përshtypje sot në plazh, që mirë që kalojnë dhe iu bëj përshtypje se ‘ky gej’, po si fryhen sikur shikojnë në vajzë. Se mënyra se si qëndron një djalë dhe një burrë kur shohin një vajzë, do t’i tregojë se jam unë këtu, ky është territori im, ti je e imja, po unë i kujt isha, i atij?

A ka ndonjë tip mashkulli që të bën të kthesh kokën dhe dua të di si kalove në plazh? A të bëri përshtypje ndonjë djalë, ndonjë burrë?

Unë i dua shumë burrat dhe djemtë, e kjo nuk ka pikë dyshimi tek unë dhe te të tjerët. Por kam një tip djali ose burri që kam qejf, kam qejf pak këto topolakët. E këtu kënaqem shumë, se ka shumë me bark. Dhe e di sa u shkon se e nxjerrin edhe mbi pantallonat e shkurtra, vënë edhe një varëse të trashë, kanë atë qethjen e përgjithshme. Po më josh sepse është shumë e bukur. Do të doja shumë që të mos përdornin parfumin shumë dru. Tipiku i burrit që unë kam qejf është jo shumë i gjatë po as shumë i shkurtër. Do të doja të ishte mbi 1.75 dhe jo më i gjatë se 1.85. Të jetë i mbushur, me krahë dhe këmbë të trasha. I kam qejf djemtë me qime nëpër këmbë, edhe sqetullat e padepiluara.

The post Elton Ilirjani nuk përmbahet: Nuk i kuptoj djemtë që fryhen para meje, unë jam g*j appeared first on Albeu.com.

❌