❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Skema Kombëtare, mbështetje 203 aplikimeve për ferma organike

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ BujqĂ«sia organike nĂ« ShqipĂ«ri po zhvillohet gjithmonĂ« e mĂ« tepĂ«r, duke sjellĂ« jo vetĂ«m produkte cilĂ«sore nĂ« treg, por edhe fitime mĂ« tĂ« larta pĂ«r fermerĂ«t.

Fermat me prodhim organik kanë mundësi të drejtpërdrejtë për rritjen e eksporteve në tregjet e BE dhe më gjerë, duke mundësuar rritjen e konkurrueshmërisë dhe modernizimin e sektorit.

Sipas të dhënave nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, në Skemën Kombëtare të mbështetjes për Bujqësinë 2025 janë shpallur përfitues me subvencione 203 fermerë për zhvillimin e fermave organike.

Sipas kritereve që ka miratuar qeveria për subvencionet në bujqësinë organike bizneset e kësaj linje përfitojnë mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve të prodhimit të produkteve tradicionale të zonës.

Fermat organike, pĂ«r vitin e parĂ«, pĂ«rfitojnĂ« financim nĂ« vlerĂ«n 100 000 lekĂ«, nĂ« vitin e dytĂ«, 150 000 lekĂ« dhe 200 000 lekë pĂ«r fermë të certifikuar.

/r.e/

The post Skema Kombëtare, mbështetje 203 aplikimeve për ferma organike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dëmet nga zjarret, Denaj: Mbështetje ushqimore për blegtorinë, rivitalizim i të mbjellave

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Qeveria adreson njĂ« paketĂ« mbĂ«shtetĂ«se pĂ«r fermerĂ«t, pĂ«r dĂ«met e shkaktuara nga zjarret nĂ« fushĂ«n e bujqĂ«sisĂ« dhe blegtorisĂ«.

NĂ« konferencĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t me ministrat e Mbrojtjes Pirro Vengu, atĂ« tĂ« BrendshĂ«m Ervin Hoxha dhe drejtorin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Emergjencave Civile, Haki Çako, ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vlerĂ«soi ndĂ«rhyrjen e menjĂ«hershme tĂ« qeverisĂ« pĂ«r marrjen e masave ndaj dĂ«meve tĂ« shkaktuara nga zjarret.

Denaj tha se, “zjarret kanĂ« shkatuar dĂ«me kryesisht nĂ« zonĂ«n e jugut tĂ« vendit, nĂ« DelvinĂ«, nĂ« blegtori, bletari por dhe nĂ« kullota. JanĂ« 230 koshere me bletĂ« tĂ« dĂ«mtuara, 8 stane, ndĂ«rsa jemi duke vlerĂ«suar nevojĂ«n pĂ«r ushqim pĂ«r blegtorinĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« zonat e prekura nga zjarret”.

Ministrja bëri të ditur se, furnizimi me bazë ushqimore për blegtorinë, në zonën e prekur nga zjarret është mundësuar në kohë rekord.

“QĂ« prej ditĂ«s sĂ« martĂ« janĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ« DelvinĂ« 20 tonĂ« ushqime dhe kemi njĂ« kapacitet prej 100 tonĂ« ushqime rezervĂ« pĂ«r t’u shpĂ«rndarĂ« nĂ« zonat e tjera tĂ« vendit, ku paraqitet nevoja”, tha ajo, teksa u bĂ«ri apel institucioneve nĂ« terren tĂ« bĂ«jnĂ« pĂ«rllogaritjet pĂ«r nevojat e tjera qĂ« paraqiten.

Ajo shtoi se qeveria do të vijë me një paketë mbështetëse për rivitalizimin e një sipërfaqeje toke prej 29 mijë hektarësh me të mbjella.

“ËshtĂ« njĂ« sipĂ«rfaqje toke prej 29 mijĂ« hektarĂ«, po mendojmĂ« njĂ« paketĂ« mbĂ«shtetĂ«se pĂ«r tĂ« rivitalizuar kĂ«tĂ« pjesĂ« me tĂ« mbjella”, tha Denaj.

/r.e/

The post Dëmet nga zjarret, Denaj: Mbështetje ushqimore për blegtorinë, rivitalizim i të mbjellave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dollari amerikan vijon të forcojë pozitat ndaj lekut, euroja dobësohet

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Dollari amerikan vijon tĂ« fitojĂ« pikĂ« nĂ« kursin e kĂ«mbimit me lekun, ndĂ«rsa euroja dhe monedhat e tjera tĂ« huaja u dobĂ«suan.
Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të enjten një euro u këmbye me 97,48  lekë, duke humbur 0,06 pikë krahasuar me të mërkurën, ndërsa një dollar u këmbye me 95,21 lekë, duke fituar 0,78 pikë.
Paundi britanik u këmbye me 112,73 lekë, ose 0,14 lekë më pak se dje, ndërsa franga zvicerane zbriti me 0,18 lekë dhe këmbehet me 104,78 lekë.

Edhe këtë vit sezoni i mbarë turistik me fluks të shtuar të vizitorëve dhe emigrantëve ka sjellë rritje të ofertës valutore në treg, duke reflektuar nënçmim të monedhave kryesore të huaja, në raport me lekun.

BSH-ja vlerëson se situata në tregun valutor vijon e qetë, e karakterizuar nga luhatshmëri e ulët e kursit brenda intervaleve normal.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 85.21 +0.78
Euroja EUR 97.47 -0.06
Poundi Britanik GBP 112.73 -0.14
Franga Zvicerane CHF 104.78 -0.18
Jeni Japonez (100) JPY 56.86 -0.18
Dollari Australian AUD 54.94 +0.10
Dollari Kanadez CAD 61.54 +0.27
Korona Suedeze SEK 8.73 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.26 -0.02
Korona Daneze DKK 13.06 -0.01
SDR SDR 116.00 +0.97
Ari (OZ 1) XAU 281767.32 +665.19
Argjendi (OZ 1) XAG 3139.11 -75.31
Juani Kinez (onshore) CNY 11.84 +0.08
Juani Kinez (offshore) CNH 11.82 +0.07
Lira Turke TRY 2.10 +0.02

/r.e/

The post Dollari amerikan vijon të forcojë pozitat ndaj lekut, euroja dobësohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria merr pjesë në samitin e OKB-së për sistemet ushqimore

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ ShqipĂ«ria ishte pjesĂ« e Samitit tĂ« OKB-sĂ« pĂ«r Sistemet Ushqimore qĂ« kishte nĂ« fokus angazhimin dhe veprimet globale pĂ«r sigurimin e njĂ« zinxhiri vlere konkurrues nĂ« sistemet ushqimore.

Delegacioni i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i kryesuar nga sekretari i përgjithshëm Dritan Palnikaj, përfaqësoi Shqipërinë në këtë samit, që u mbajt në kryeqytetin e Etiopisë, Adis-Abeba.

Samiti, i organizuar nga qeveria e Etiopisë dhe ajo e Italisë, solli në fokus diskutimet për forcimin e zinxhirit të vlerës, fuqizimin e tregjeve dhe garantimin e sigurisë ushqimore, si rrugë për një prodhim më të qëndrueshëm dhe ushqim më të sigurt në nivel global.

1 nga 3

/r.e/

The post Shqipëria merr pjesë në samitin e OKB-së për sistemet ushqimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kredia për pasuritë e paluajtshme 36,2 miliardë lekë në 6 muaj

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Banka e ShqipĂ«risĂ« bĂ«ri tĂ« ditur sot se totali i kredisĂ« sĂ« re pĂ«r blerjen e pasurive tĂ« paluajtshme shĂ«noi 36,2 miliardĂ« lekĂ« nĂ« 6-mujorin e parĂ« tĂ« vitit 2025.

Sipas statistikave të publikuara nga BSH-ja, kredia për pasuritë e paluajshme për këtë periudhë u rrit me gati 32% me bazë vjetore.

Aktualisht, kredia për pasuri të paluajtshme përbën rreth 27% të portofolit kryesor të huadhënies për ekonominë.

Në muajin qershor 2025, bankat disbursuan 7,4 miliardë lekë kredi të re për blerjen e pasurive të paluajshme (banesa) shifër kjo gati 60% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Treguesi në rritje i kreditimit për pasuritë e paluajshme, shpjegohet me faktin edhe se qershori ka qenë muaji i fundit, para hyrjes në fuqi të vendimit të BSH-së për aplikimin e limitit për vlerën e kredisë për pasuritë të patundshme për individët.

Në vitet e fundit, sektori bankar ka rritur ndjeshëm portofolin e kredisë për prona. Në pjesën më të madhe, kreditë për pasuri të paluajtshme janë të siguruara me prona të lëna si kolateral në favor të bankave (në rastin më tipik, vetë prona e blerë me kredi).

Dinamika më e zhvilluar për blerjen e pasurive të paluajtshme vihet re kryesisht në zonat bregdetare dhe në kryeqytet, teksa shënon tendencë në rritje kredia e re për blerjen e banesave në monedhën euro.

Duke nisur nga 1 korriku 2025 bankat po zbatojnë masa e BSH-së që përcaktojnë se tavani për vlerën e kredisë ndaj kolateralit për kreditë në monedhën lek do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë. Ndërsa në valutë do të jetë përkatësisht 75% dhe 70%, për të shmangur rrezikun e kursit të këmbimit.

Kësti ndaj të ardhurave për kreditë në monedhën lek do të jetë 40% për blerjen e shtëpisë së parë dhe 35% për blerjen e një shtëpie të dytë. Për kreditë në valutë, ky kufi përcaktohet në 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpitë e tjera.

Pra, për kredi në lekë për të blerë një banesë me vlerë 10 milionë lekë banka do të financojë maksimumi 8,5 milionë lekë.

/r.e/

The post Kredia për pasuritë e paluajtshme 36,2 miliardë lekë në 6 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kredia për ekonominë u rrit me afro 39 miliardë lekë në qershor

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Banka e ShqipĂ«risĂ« bĂ«ri tĂ« ditur se pĂ«r muajin qershor 2025, bankat disbursuan 38,9 miliardĂ« lekĂ« kredi tĂ« re pĂ«r ekonominĂ«.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues shënoi rritje me 24,7%.

Rritja më e madhe e kredisë rezultoi në segmentin e biznesit, individëve dhe korporatave.

Sipas BSH-së, kredia për ekonominë në fund të muajit qershor 2025 shënoi vlerën 892,7 miliardë lekë, ose rreth ose 12 miliardë lekë më shumë se në muajin maj 2025.

Me bazë vjetore kredia për ekonominë u rrit 12,1% duke regjistruar nivelin më të lartë në dekadën e fundit.

Për periudhën (qershor 2025/qershor 2024) bankat e rritën kreditimin me rreth 17%, ndërsa për biznesin kreditimi u rrit me 10,3%.

/r.e/

The post Kredia për ekonominë u rrit me afro 39 miliardë lekë në qershor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve, Denaj: 2 miliardë lekë mbështetje për bujqësinë

 

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Aplikimet pĂ«r SkemĂ«n KombĂ«tare tĂ« Investimeve 2025 pĂ«r sektorin bujqĂ«sor hapen sot duke ofruar njĂ« paketĂ« financimi tĂ« integruar qĂ« pĂ«rfshin kredinĂ« e butĂ« dhe mbĂ«shtetje financiare pĂ«rmes granteve, njoftoi nĂ« rrjetet e saj sociale Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

Sipas Denaj, kjo skemë ka për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe fuqizimin e inovacionit në zinxhirin agroushqimor, duke siguruar gjithashtu përmbushjen e standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore.

“PĂ«r mĂ« tepĂ«r, ajo synon realizimin e objektivit ambicioz tĂ« qeverisĂ« pĂ«r eksportimin e 1 miliard eurove produkte bujqĂ«sore deri nĂ« 2030-Ă«n.

PĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur zhvillimin bujqĂ«sor, Skema KombĂ«tare e Investimeve 2025 ofron njĂ« fond rekord prej 20 milionĂ« eurosh, tĂ« cilat janĂ« tĂ« strukturuara nĂ« nĂ«ntĂ« masa mbĂ«shtetĂ«se, tĂ« cilat mund tĂ« pĂ«rdoren nga fermerĂ«t dhe subjektet bujqĂ«sore pĂ«r tĂ« zhvilluar plane investimi tĂ« personalizuara”, thekson Ministrja Denaj.

Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.

Ministrja sqaron në postimin e saj, se aplikantët mund të përfitojnë nga disa masa mbështetjeje, duke i mundësuar kështu të krijojnë një plan të qëndrueshëm dhe tërësor për zhvillimin e fermave të tyre.

Ky program është i hapur për fermerët individualë, si dhe për shoqëritë me status fizik ose juridik, të cilët mund të aplikojnë për ndihmë financiare nëpërmjet Agropikave ose Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në zonën e tyre.

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse: ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës; mbjellje të reja në pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta; rrjeta antibreshër për pemët, agrumet dhe vreshtat ekzistuese; sistemet e ujitjes me pika në pemëtore dhe vreshta; ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e blegtorisë dhe shpendëtarisë; mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqësore dhe blegtorale; pajisjet për përpunim dhe paketim për perime, fruta, rrush, verë, ullinj dhe vaj ulliri; investime në agroturizëm; koshat dhe rrjetat e peshkimit për akuakulturë.

Aplikimet janë të hapura nga data 30 korrik deri më 30 shtator, dhe fermerët mund të marrin asistencë nga ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për çdo pyetje ose nevojë për ndihmë.

Skema e Investimeve 2025 ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit bujqësor në Shqipëri, duke kontribuar në rritjen e eksporteve dhe përmirësimin e standardeve të prodhimit.

The post Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve, Denaj: 2 miliardë lekë mbështetje për bujqësinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Programi EU4School, përfundojnë dy objekte arsimore në Lezhë

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ NĂ« BashkinĂ« LezhĂ«, programi “EU4Schools”, ka bĂ«rĂ« tĂ« mundur rindĂ«rtimin dhe/apo riparimin e plotĂ« tĂ« dy objekteve arsimore tĂ« dĂ«mtuara nga tĂ«rmeti i 26 nĂ«ntorit 2019.

PĂ«rmes njĂ« publikimi nĂ« rrjete sociale, Programi pĂ«r Zhvillim i Kombeve tĂ« Bashkuara (UNDP) nĂ« ShqipĂ«ri bĂ«n me dije se kĂ«to dy institucione arsimore janĂ« shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” dhe shkolla 9-vjeçare e kopshti “Fran Ivanaj”, Ishull-ShĂ«ngjin.

Pas dĂ«mtimit nga tĂ«rmeti i 26 nĂ«ntorit 2019, Programi “EU4Schools” (“BE pĂ«r Shkollat”) ka siguruar mjedise mĂ« tĂ« sigurta dhe bashkĂ«kohore pĂ«r afro 1 000 nxĂ«nĂ«s, fĂ«mijĂ« dhe mĂ«sues tĂ« kĂ«tyre dy institucioneve, si dhe 68 000 banorĂ« tĂ« komuniteteve tĂ« prekura.

Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milioĂ« euro dhe zbatohet nga UNDP nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« bashkĂ«punim me qeverinĂ« shqiptare.

Deri tani në kuadër të këtij projekti janë përfunduar 61 nga 63 objekte arsimore në 11 bashki të prekura nga tërmeti i 2019-s, duke ndikuar në jetën e mbi 25 000 fëmijëve, nxënësve dhe mësuesve.

/r.e/

The post Programi EU4School, përfundojnë dy objekte arsimore në Lezhë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OSHEE, skema lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për bizneset dhe institucionet

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Operatori i ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike (OSHEE) njoftoi ofrimin e skemave lehtĂ«suese pĂ«r shlyerjen e detyrimeve tĂ« pagesave tĂ« prapambetura tĂ« energjisĂ« pĂ«r bizneset dhe institucionet.

Sipas OSHEE-së, skemat e përshtatura ofrohen për abonentët jofamiljarë, buxhetorë dhe jobuxhetorë dhe bizneset e vogla dhe të mesme.

Skemat e përshtatura mundësojnë lehtësi nga detyrimet e energjisë në shlyerjen deri në 120 këste sipas detyrimit për klientët jofamiljarë.

Gjithashtu mundëson ulje të kamatës nga 50 deri në 100% për jofamiljarët që likuidojnë të gjithë detyrimin.

“Kjo skemĂ« aktmarrĂ«veshje vlen pĂ«r detyrimet e krijuara deri mĂ« 31 dhjetor 2023”, njofton OSHEE.

/r.e/

The post OSHEE, skema lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për bizneset dhe institucionet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ARRSH: Pastrohen inertet e rëna në aksin Skuraj-Burrel, qarkullim normal i mjeteve

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi sot se pĂ«rgjatĂ« aksit rrugor Skurraj-Burrel, pĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« dendura tĂ« shiut ka pasur shembje tĂ« njĂ« skarpate dhe rĂ«nie gurĂ«sh nga shpatet e rrugĂ«s.

Sipas ARRSH-së, kompania e mirëmbajtjes ndërhyri menjëherë me mjete dhe punëtorë, për pastrimin e rrugës nga inertet dhe për rikthimin në gjendje normale të qarkullimit të mjeteve në këtë aks rrugor.

Qarkullimi i mjeteve në këtë aks rrugor, vazhdon normalisht ndërkohë që kompania e mirëmbajtjes është në terren për çdo nevojë që mund të paraqitet, njofton ARRSH.

1 nga 2

/r.e/

The post ARRSH: Pastrohen inertet e rëna në aksin Skuraj-Burrel, qarkullim normal i mjeteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Ulet numri i aksidenteve rrugore

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ GjatĂ« periudhĂ«s janar – qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore Ă«shtĂ« ulur me 17,1%, krahasuar kjo me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi aksidentet automobilistike për 6-mujorin e parë 2025, sipas të cilit, aksidentet rrugore, në 92,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 27,1% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin qershor 2025, numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilat 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë ose të plagosur). Ndërkohë që për këtë muaj, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së hënë me 19,6%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së martë me 6,5%.

Sipas INSTAT, numri mĂ« i lartĂ« i aksidenteve rrugore ka ndodhur pĂ«rgjatĂ« harkut kohor 19:00 – 24:00, duke zĂ«nĂ« 22,4% tĂ« numrit tĂ« aksidenteve rrugore gjithsej.

/r.e/

The post INSTAT: Ulet numri i aksidenteve rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

QKB: Mbi 4 700 biznese aplikuan për licencë të re, në 6-mujorin e parë

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ NĂ« 6 muajt e parĂ« tĂ« kĂ«tij viti, pĂ«rmes portalit qeveritar e-Albania janĂ« regjistruar 4 701 aplikime drejt QendrĂ«s KombĂ«tare tĂ« Biznesit pĂ«r tĂ« marrĂ« licencĂ« tĂ« re pĂ«r aktivitet ekonomik.

Aplikimi online ka lehtësuar procesin dhe u ka kursyer kohë qytetarëve për marrjen e licencës së biznesit.

Sipas të dhënave të publikuara nga portali e-Albania, gjatë vitit 2024 u regjistruan 9 082 aplikime drejt QKB-së për të marrë licencë të re për aktivitet ekonomik.

Ndërkohë që nga viti 2019 e deri në vitin 2023 shënohen 21 269 aplikime të tilla.

Qeveria ka në fokus avancimin e vazhdueshëm të digjitalizimit dhe lehtësimit të procedurave për bizneset në Shqipëri.

Në kuadër të reformës së digjitalizimit, bizneset kryejnë të gjitha shërbimet e nevojshme që marrin nga Qendrën Kombëtare të Biznesit, online nëpërmjet portalit e-Albania, duke shkurtuar kohë, procedura si dhe radhët e pritjes.

Po ashtu, përmes ndryshimeve ligjore të ndërmarra vitin e kaluar, janë eliminuar një sërë tarifash për aplikim që paguheshin më parë nga biznesi dhe ekstraktet lëshohen vetëm në format elektronik dhe pa pagesë nëpërmjet sportelit elektronik.

/r.e/

The post QKB: Mbi 4 700 biznese aplikuan për licencë të re, në 6-mujorin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Kombëtare, AZHBR: Mbi 1400 fermerë përfitues për kultivimin e bimëve mjekësore

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Mbi 1400 aplikime janĂ« shpallur pĂ«rfitues tĂ« MasĂ«s 5 tĂ« SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« MbĂ«shtetjes nĂ« BujqĂ«si 2025: Kultivimi i bimĂ«ve mjekĂ«sore e aromatike.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, publikoi në faqen zyrtare të saj listën me emrat e fermerëve aplikantë në shkallë vendi, që janë shpallur përfitues të mbështetjes me subvencione për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike.

Sipas AZHBR këtë vit skema mbështet fermerët e bimëve aromatike e mjekësore me 30 mijë lekë për hektar, për sipërfaqe nga 1 deri në 10 hektarë.

Fermerët që kultivojnë në sipërfaqe më të mëdha se 10 hektarë, përfitojnë 50% të masës së financimit për çdo hektar mbi tavanin.

Ndërsa aplikuesit në grupimet e bashkimit të fermerëve, 7 anëtarë minimalja, përfitojnë 100% mbështetje pa tavan financimi.

Bimët mjekësore dhe aromatike (BMA) janë një sektor tradicionalisht i orientuar nga eksporti, me tregje të zhvilluara dhe potencial të mirë për rritje, që angazhon forca pune në rritje dhe siguron të ardhura familjare të konsiderueshme.

Shqipëria bën pjesë në grupin e 25 eksportuesve kryesorë të BMA në botë. Eksporti i BMA arrin gati 20% të totalit të eksporteve bujqësore të Shqipërisë.

Produktet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« eksportit janĂ« sherbela, rigoni, trumza, livando, etj. ËshtĂ« regjistruar njĂ« fluks i vogĂ«l, por nĂ« rritje i eksportit tĂ« vajrave esencialĂ«, si edhe njĂ« rritje e kapacitetit pĂ«rpunues nĂ« vend.

/r.e/

The post Skema Kombëtare, AZHBR: Mbi 1400 fermerë përfitues për kultivimin e bimëve mjekësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria në Fokus të Raportit Global të FAO-së për sistemet e integruara ushqimore dhe qasjen sistemike

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ ShqipĂ«ria pĂ«rmendet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« mes 19 vendeve nĂ« njĂ« publikim tĂ« ri tĂ« OrganizatĂ«s sĂ« Ushqimit dhe BujqĂ«sisĂ« (FAO), me titullin “Transformimi i Ushqimit dhe BujqĂ«sisĂ« pĂ«rmes njĂ« Qasjeje Sistemike”.

Raporti thekson përpjekjet novatore kombëtare për ndërtimin e sistemeve ushqimore të qëndrueshme dhe rezistente përmes qeverisjes së integruar dhe bashkëpunimit ndërsektorial.

PĂ«rmes njĂ« njoftimi pĂ«r shtyp, FAO bĂ«n tĂ« ditur se, “Raporti paraqet udhĂ«timin transformues tĂ« ShqipĂ«risĂ«, nga iniciativat e fragmentuara tĂ« zhvillimit rural drejt njĂ« modeli tĂ« koordinuar dhe sistemik”.

Që nga viti 2021, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZR), së bashku me partnerët, ka aplikuar në mënyrë strategjike qasjen sistemike për të lidhur sigurinë ushqimore, rritjen ekonomike, turizmin, arsimin dhe sektorin financiar duke adresuar pabarazitë e thella urbane-rurale dhe duke nxitur angazhimin e të rinjve dhe inovacionin.

Sipas FAO-s, një pikë kyçe strategjike e identifikuar në këtë proces është agroturizmi, i cili është shndërruar në një katalizator për ringjalljen rurale duke lidhur bujqësinë, përpunimin e ushqimit, turizmin, kulturën dhe qëndrueshmërinë. Dialogjet kombëtare gjatë Samitit të Sistemeve Ushqimore të OKB-së në vitin 2021 nxitën shkëmbime ndër grupet e interesit, duke përfshirë sipërmarrës agroturizmi, fermerë, autoritete lokale, institucione mikrofinancimi, shkolla kulinarie dhe shërbime të ekstensionit. Këto përpjekje sollën rezultate konkrete, përfshirë ngritjen e kapaciteteve të të rinjve në inovacionin agroushqimor, përmirësimin e aksesit në kujdesin shëndetësor rural dhe përmirësime infrastrukturore.

Ekipi i komunikimit i FAO Shqipëri vë në dukje se ky ndryshim u mundësua përmes zhvillimit të dialogut ndërsektorial që u shndërrua në veprim konkret, duke lejuar bashkë-dizajnimin e zgjidhjeve që adresojnë njëkohësisht prioritetet shoqërore, mjedisore dhe ekonomike. Siç theksojnë ekspertët e FAO-së, rasti i Shqipërisë tregon se si zgjidhjet lokale të trajtuara nëpërmjet një qasjeje sistemike mund të nxisin transformim kombëtar.

Në vitin 2023, MBZR institucionalizoi këtë qasje duke krijuar Njësinë e Veçantë për Agroturizmin dhe Turizmin Rural brenda sektorit të Politikave Tregtare dhe Zhvillimit Rural. Kjo njësi shërben si një mekanizëm qeverisjeje, duke koordinuar ngushtë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për zbatimin e Ligjit të Turizmit 2024 dhe Planit të Veprimit.

FAO nënvizon se, gjithashtu edhe investimet financiare të konsiderueshme po mbështesin këto përparime.

NjĂ« Fond Investimi prej 250 milionĂ« eurosh pĂ«r Zhvillimin Rural dhe iniciativa “Paketa Malore” mbĂ«shtesin agroturizmin, ruajtjen e biodiversitetit dhe inovacionin e udhĂ«hequr nga komuniteti, veçanĂ«risht nĂ« zonat rurale dhe malore.

“Rasti i ShqipĂ«risĂ« demonstron se ndryshimi nĂ« mĂ«nyrĂ«n se si mendojmĂ«, veprojmĂ« dhe organizohemi duke tejkaluar pĂ«rpjekjet e ndara mund tĂ« çojĂ« nĂ« ndikim afatgjatĂ« nĂ« sistemet agroushqimore, duke kontribuar nĂ« progres kombĂ«tar dhe mĂ«sime globale.

Ky publikim synon tĂ« frymĂ«zojĂ« politikĂ«bĂ«rĂ«sit dhe praktikantĂ«t nĂ« mbarĂ« botĂ«n duke ndarĂ« shembuj praktikĂ« tĂ« qasjeve sistemike qĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« sigurinĂ« ushqimore, promovojnĂ« zhvillimin e qĂ«ndrueshĂ«m rural dhe fuqizojnĂ« angazhimin e tĂ« rinjve”, thekson FAO nĂ« njoftimin pĂ«r medie.

The post Shqipëria në Fokus të Raportit Global të FAO-së për sistemet e integruara ushqimore dhe qasjen sistemike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qendra për Inovacion NEST, Ibrahimaj: Rrisim aksesin në financimin e sektorit të ndërtimit

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Ministrja e Shtetit pĂ«r SipĂ«rmarrjen dhe KlimĂ«n e Biznesit, Delina Ibrahimaj, tha sot se, “qeveria Ă«shtĂ« duke ndĂ«rtuar strategjinĂ« e re mbi InteligjencĂ«n Artificiale pĂ«r pĂ«rdorimin e saj nĂ« çdo komponet, me qĂ«llim zhvillimin e vendit”.

E pranishme nĂ« takimin qĂ« u zhvillua nĂ« TiranĂ«, me pjesĂ«marrjen e kryeministrit Edi Rama, nĂ« QendrĂ«n pĂ«r Inovacion dhe Teknologji NEST, njĂ« strukturĂ« e Fondit Shqiptar tĂ« Zhvillimit qĂ« u shĂ«rben edhe universiteteve dhe sipĂ«rmarrjes, ajo theksoi se, “takimi i sotĂ«m me ndĂ«rtuesit ka nĂ« fokus inovacionin, si njĂ« mundĂ«si e mirĂ« pĂ«r tĂ« çuar pĂ«rpara kĂ«tĂ« sektor tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« ekonomisĂ« sĂ« vendit”.

Ibrahimaj vlerĂ«soi rĂ«ndĂ«sinĂ« e zbatimit tĂ« teknologjive inovative nĂ« ofrimin e shĂ«rbimeve publike pĂ«r qytetarĂ«t dhe zhvillimin e ekonomisĂ«, ndĂ«rsa theksoi se, “tashmĂ« platfomat inovative shĂ«rbejnĂ« edhe pĂ«r rritjen e financimit tĂ« sipĂ«rmarrjeve dhe veçanĂ«rit tĂ« sektorit tĂ« ndĂ«rtimit, qĂ« luan njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« ekonominĂ« e vendit”.

“Qeveria ka njĂ« vizion tĂ« qartĂ« qĂ« vetĂ«m pĂ«rmes inovacionit, digjitalizimit, ekonomia shqiptare do tĂ« zhvillohet”, u shpreh Ibrahimaj, teksa tĂ«rhoqi vĂ«mendjen se nĂ« sektorin privat teknologjitĂ« inovative kanĂ« nivel mĂ« tĂ« ulĂ«t pĂ«rdorimi, nĂ« njĂ« kohĂ« kur zbatimi i teknologjive tĂ« reja ul kostot dhe po rrit efikasitetin nĂ« prodhim.

“Takimi qĂ« zhvillohet sot nĂ« qendrĂ«n NEST ka pĂ«r qĂ«llim tĂ« na njohĂ« sesi IA dhe zhvillimet teknologjike arrijnĂ« tĂ« monitorojnĂ« projekte nĂ« mbarĂ« ShqipĂ«rinĂ« dhe tĂ« reduktojĂ« gabimet e mundshme. NdĂ«rsa prezantimi i njĂ« start-up tĂ« ri do tĂ« na tregojĂ« pĂ«r lehtĂ«sitĂ« qĂ« sjell pĂ«rdorimi i teknologjisĂ« nĂ« rritjen e aksesit nĂ« financim”, tha Ibrahimaj.

Sipas ministres, tashmë ka ardhur koha që financimi të mos jetë i fokusuar vetëm në kreditimin e bankave, por dhe në instrumente të reja teknologjike (promovim i biznesit në real estate apo qendra tregtare) ndihmon në zgjerimin e aksesit për financim nga investitorët apo partnerë ndërkombëtarë që kanë interes të investojnë në Shqipëri.

“PĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim ne do tĂ« prezantojmĂ« sot njĂ« platformĂ« qĂ« rrit aksesin nĂ« financim me pĂ«rfitim nga sipĂ«rmarrĂ«sit si nĂ« kosto, dhe lehtĂ«si pĂ«rfitimi”, tha ministrja e Shtetit pĂ«r SipĂ«rmarrjen dhe KlimĂ«n e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

/r.e/

The post Qendra për Inovacion NEST, Ibrahimaj: Rrisim aksesin në financimin e sektorit të ndërtimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: 5500 vende të lira pune në Platformën Kombëtare të Punësimit

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Ministri iEkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja njoftoi sot se, nĂ« PlatformĂ«n KombĂ«tare tĂ« PunĂ«simit, puna.gov.al, janĂ« shpallur 5500 vende tĂ« lira pune nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

TashmĂ« çdo punĂ«kĂ«rkues plotĂ«son online dosjen respektive dhe çdokush gjen punĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« mundshme apo kandidatin mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r njĂ« vend pune pĂ«rmes “puna.gov.al”.

Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale një videoinformacion më të zgjeruar mbi degët dhe sektorët që ofrojnë vende e lira të punës.

“Pozicione pĂ«r tĂ« gjitha nivelet arsimore dhe sektorĂ« tĂ« ndryshĂ«m ju presin”, shkroi Gonxhja, teksa ftoi tĂ« rinjtĂ« tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r t’u punĂ«suar.

Platforma shërben po ashtu dhe për punëdhënësit, të cilët mund të publikojnë vendet e lira të punës për të gjetur punëkërkuesit e duhur.

Platforma ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri, ku ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.

Aksesi nĂ« platformĂ« realizohet duke vendosur tĂ« njĂ«jtat kredenciale si nĂ« portalin “e-Albania”.

Për 2025-n parashikohet të ketë një normë papunësie njëshifrore, në masën 9,8%. Kjo është hera e parë në tri dekadat e fundit që Shqipëria do të ketë një normë papunësie njëshifrore.

/r.e/

The post Gonxhja: 5500 vende të lira pune në Platformën Kombëtare të Punësimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Paketa e Maleve”, Denaj: 2500 qytetarĂ« kanĂ« shprehur interes pĂ«r tĂ« investuar nĂ« tokat e tyre

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ QĂ« prej 11 korrikut pas hapjes sĂ« aplikimeve pĂ«r masat lehtĂ«suese tĂ« parashikuara nĂ« ligjin e quajtur “Paketa e Maleve”, 2500 qytetarĂ« kanĂ« shprehur interes pĂ«r tĂ« investuar nĂ« tokat e tyre.

Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, tha se, “pĂ«rmes kĂ«saj nisme, çelet njĂ« epokĂ« e re pĂ«r zhvillimin dhe rijetĂ«zimin e zonave malore, duke çliruar njĂ« potencial tĂ« ri pĂ«r zhvillimin e turizmit dhe ekonomisĂ« lokale, pĂ«rmes nxitjes sĂ« investimeve”.

Paketa parashikon që për 500 aplikuesit e parë të ofrohen disa lehtësi, duke përfshirë përjashtim nga taksa mbi vlerën e shtuar (TVSH), tatimi mbi të ardhurat, taksa për pasuritë e paluajtshme dhe taksa për infrastrukturën për një periudhë prej 10 vjetësh.

Denaj tha se, “me mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« fituar pronĂ«sinĂ« mbi tokĂ«n pĂ«r vetĂ«m 1 euro dhe duke pĂ«rfituar lehtĂ«sira fiskale pĂ«r 10 vite, kjo paketĂ« do tĂ« rrisĂ« punĂ«simin dhe pĂ«rmirĂ«simin e jetesĂ«s, duke garantuar zhvillim rural tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m”.

Qëllimi kryesor i kësaj pakete është të krijojë kushte më të favorshme për tërheqjen e investimeve dhe të nxisë zhvillimin ekonomik në zonat malore të vendit, kryesisht ato të veriut.

/r.e/

The post “Paketa e Maleve”, Denaj: 2500 qytetarĂ« kanĂ« shprehur interes pĂ«r tĂ« investuar nĂ« tokat e tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku në Bulqizë: Penalitete për zjarrvënësit, identiteti i tyre do të bëhet publik

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja, njĂ«herĂ«sh ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku deklaroi se do tĂ« ketĂ« dĂ«nim maksimal pĂ«r zjarrĂ«vĂ«nĂ«sit e qĂ«llimshĂ«m.

Balluku ndoqi nga afër aksionin për shuarjen e flakëve të zjarrit në Bulqizë, në zonën e Qafës së Buallit, teksa u shpreh se për këta persona do të ketë penalitete, si dhe identiteti i tyre do të bëhet publik.

“ËshtĂ« e patolerueshme kjo. Kjo nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m nĂ« zonĂ«n e BulqizĂ«s, kjo Ă«shtĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ«. ËshtĂ« bĂ«rĂ« punĂ« e shkĂ«lqyer nga punonjĂ«sit e policisĂ«, nga zjarrfikĂ«sit. Forcat e Armatosura kanĂ« qenĂ« nĂ« krye tĂ« kĂ«saj beteje me zjarrin”, tha Balluku.

“Ne gjejmĂ« rastin pĂ«r t’i falenderuar tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« kontribuar. E rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« qĂ« nuk kemi pasur humbje nĂ« jetĂ« njerĂ«zish. Jugu vijon tĂ« jetĂ« nĂ« situatĂ« kritike, pritet rĂ«nie temperaturash. Kjo do na ndihmojĂ« tĂ« rikuperojmĂ« dhe tĂ« shuajmĂ« vatrat e zjarrit”, theksoi ajo. /j.p/

The post Balluku në Bulqizë: Penalitete për zjarrvënësit, identiteti i tyre do të bëhet publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çepe nĂ« Forumin e Stambollit: ShqipĂ«ria e pĂ«rkushtuar ndaj paqes nĂ« Ballkan

TIRANË, 27 korrik / ATSH/ ZĂ«vendĂ«sministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Silda Anagnosti Çepe mori pjesĂ« nĂ« lançimin e Forumit pĂ«r Paqe nĂ« Ballkan qĂ« u zhvillua nĂ« Stamboll.

Ky Forum është një iniciativë e shtetit te Turqisë që ka në fokus forcimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit.

NĂ« kĂ«tĂ« aktivitet, Çepe rikonfirmoi pĂ«rkushtimin e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r paqe.

“Bashkepunimi rajonal dhe avancimi i agjendĂ«s sĂ« konektivitetit nĂ« frymĂ«n e gjithĂ«pĂ«rfshirjes dhe perspektivĂ«s evropiane Ă«shte nĂ« fokus tĂ« vĂ«mendjes tonĂ«â€ tha ajo. /j.p/

The post Çepe nĂ« Forumin e Stambollit: ShqipĂ«ria e pĂ«rkushtuar ndaj paqes nĂ« Ballkan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kingji nga Qafa e Buallit: Dy vatra zjarri, masa për evakuim nëse do jetë nevoja

TIRANË, 27 korrik / ATSH/ Shefi i Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, Arben Kingji, nga zona e QafĂ«s sĂ« Buallit dhe Planit tĂ« BardhĂ« nĂ« BulqizĂ«, ku ndodhet nĂ« krye tĂ« operacionit pĂ«r shuarjen e dy vatrave aktive tĂ« zjarrit u shpreh se 35 trupa tĂ« FA janĂ« angazhuar vetĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«.

Kingji tha se në koordinim me emergjencat civile dhe Agjencinë e Mbrojtjes Civile janë marrë të gjitha masat edhe për evakuim, nëse do të jetë e nevojshme.

“QĂ« nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit jemi nĂ« zonĂ«n e BulqizĂ«s, sepse jemi nĂ« rajonin e QafĂ«s sĂ« Buallit ku jemi tĂ« angazhuar 35 forca pasi kemi dy vatra zjarri, njĂ«ra Ă«shtĂ« kĂ«tu nĂ« BulqizĂ« dhe tjetra Ă«shtĂ« nĂ« qafĂ«n e Buallit”, tha ai.

Sipas tij, FA po punojnë në gjithë qarqet e vendit në koordinim të plotë me emergjencat civile.

“NĂ« qarkun DibĂ«r, jemi nĂ« QafĂ«n e Buallit dhe BulqizĂ«s, nĂ« LezhĂ« jemi nĂ« RrĂ«shen, nĂ« VlorĂ« jemi nĂ« HimarĂ«, Piqeras dhe nĂ« KaninĂ«. NĂ« Berat, jemi nĂ« GjirokastĂ«r nĂ« FushĂ«- BardhĂ« dhe nĂ« qarkun e Korçës jemi nĂ« Pustec. NĂ«se do tĂ« kĂ«rkohet evakuim janĂ« marrĂ« masat e plota. Jemi nĂ« kordinim edhe me agjencinĂ« e mbrojtjes civile, FA janĂ« tĂ« angazhuar nĂ« pĂ«rballimin me sukses tĂ« kĂ«saj situate”, u shpreh Kingji. /j.p/

The post Kingji nga Qafa e Buallit: Dy vatra zjarri, masa për evakuim nëse do jetë nevoja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌