Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gabimi i pafalshëm i Shabanit përballë Lapajt

Adriatik Lapaj po sillet si pronar, jo si kryetar. Kur një drejtues politik i një lëvizjeje qytetare nis të sillet si padron i votave, i mandateve dhe i fatit të bashkëpunëtorëve, projekti shndërrohet nga një mision publik në një biznes personal.

Lapaj u ngjit në skenë si simbol i ndryshimit, si njeriu që vinte për të sfiduar politikën e vjetër me një model të ri të udhëheqjes. Por më pak se dy muaj pas zgjedhjeve, e gjithë filozofia e bashkëpunimit u zëvendësua me logjikën e “këtu komandoj unë”. Pra, Unë mund të mos e mbaj fjalën dhe ju nuk mund të reagoni.”

Habi e madhe. Në vend që të shihte veten si kapiten të një ekuipazhi idealistësh që rrezikonin së bashku, Lapaj e ktheu veten në administrator dhe partinë si e  pasuri private që shpërndahet sipas rregullave të tij. Ndaj, kur ai flet për mandatin si pronë personale, nuk tradhton vetëm marrëveshjen me Endri Shabanin, por tradhton çdo qytetar që besoi se kjo lëvizje do të sillte një mënyrë të re të të bërit politikë.

Së dyti, mosmbajtja e fjalës së dhënë tregon papjekuri politike dhe një prioritet të qartë për interesin personal, jo për kauzën. Lapaj mund të justifikohet me sistemin zgjedhor, me votat e preferencës, me kalkulimet e listës,  por asgjë nga këto nuk justifikon thyerjen e një premtimi publik të bërë para qytetarëve dhe para ekipit të tij privatësisht.

Fjala është më e fortë se çdo ligj elektoral, sepse politika është marrëdhënie besimi, jo vetëm numrash. Dhe kur një lider vendos ta thyejë këtë besim për të ruajtur një karrige, ai i dërgon një mesazh të qartë publikut: “Unë jam si gjithë të tjerët”. Siç do të thoshte Konfuci, “Burri i madh kërkon tek vetja, i vogli kërkon fajin tek të tjerët.” Lapaj, në vend që të shihte tek vetja mungesën e karakterit për të mbajtur fjalën, po kërkon fajin herë tek të tjerët, herë tek sistemi, herë tek daja e Shabanit, herë tek rrethanat.

Churchill do ta kishte përmbledhur më thjeshtë: “Politikani sheh zgjedhjet e ardhshme, burri i shtetit sheh gjeneratat e ardhshme.” Por për fat të keq, Lapaj s’po sheh asnjerën, por vetëm po na rrëzon iluzionin që “të rinjtë janë ndryshe”.

Së treti, asnjë analizë! A e ka menduar ndonjëherë Lapaj, dëmin që i ka shkaktuar koalicionit si drejtues pas përplasjes me Agron Shehajn? Po kostot për akuzat ndaj vjerrit ish-kryegjyqtar?

Pse nuk ka analizë kritike por vetëm marrje totale meritash, kur pa votat e aleatëve nuk merrte dot as atë mandat që morën? Nga ana tjetër, Endri Shabani është bashkëfajtor  poashtu. Së pari përmes tolerancës së tij të gjatë dhe mirëkuptimit naiv ndaj Lapajt.

Ai ishte njeriu që duhej ta vendoste kufirin që në fillim, kur Lapaj filloi të sjellë retorikën e pushtetit personal, mentalitetin e komandës së vetme dhe braktisjen e fjalës së dhënë.  Lapaj e emëruan në krye me të gjitha benefitet, por ai sërish nuk mori asnjë përgjegjësi, por  do sërish benefitin e deputetit.

Por Shabani preferoi të heshtë, të durojë, të bëjë atë që shumë herë i ka dënuar vetë në publik,  kompromisin e dëmshëm për “mosprishje muhabeti në publik”.

Së dyti, Shabani duhet ta kishte mbrojtur kauzën, lëvizjen dhe besimin e votuesve, duke vendosur kufij me partnerin e tij politik dhe duke treguar se kauza nuk është dekor për ambiciet personale të askujt. Të jesh lider nuk do të thotë të ruash paqen me çdo kusht, por të ruash dinjitetin dhe frymën për të cilën je angazhuar. Atë që bëri Zeqiri duhet ta bëntë Shabani.

Si përfundim, kjo përplasje nuk është thjesht një sherr për mandate, as një grindje karakteresh. Është shembulli klasik se si edhe njerëzit që erdhën me flamurin e idealizmit, sapo përballen me pushtetin, tregojnë se janë të gatshëm ta trajtojnë atë si pasuri personale. Dhe për këtë, siç do të thoshte John Adams, “Pushteti gjithmonë shfaq fytyrën e tij më të shëmtuar tek ata që e kapin fort.”

Adriatik Lapaj e kapi fort  dhe zbuloi qëllimin e tij primar, që është karriera e tij në Kuvend. Shabani nuk u tregua mjaftueshëm i shpejtë dhe i guximshëm ta ndalojë. Zeqiri u dha një mësim të dyve!/e.t

Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, dy avionë Canadair ndihmojnë për shuarjen e zjarreve

Ashtu siç ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu paralajmëroi, pasi vizitoi në spital tre zjarrfikës që po trajtohen me ndihmë mjekësore pasi u asfiksuan në luftë me flakët në Dukat, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.

Në kuadër të kësaj kërkese të bërë nga Shqipëria për ndihmë, 2 avionë Canadair kanë mbërritur në vendin tonë nga Greqia, me shtetin helen që bëhet i pari që na vjen në ndihmë në luftën për shuarjen e flakëve.

Dy avionët Canadair e ardhur nga Greqia janë aktivizuar menjëherë në vatrën e zjarrit që prej tre ditësh është aktive në Dukat, duke u bërë pjesë e operacionit për ndaljen e flakëve që rrezikojnë edhe Parkun Kombëtar të Llogorasë./e.t

Turistët hollandezë u bllokuan në liqen me kanoe, babë e bijë nxirren në breg nga policia

Në zonën e Tushemishtit, në Pogradec, policia kufitare i ka ardhur në ndihmë dy turistëve hollandezë, babë e bijë, pasi kishin dalë në liqen me kanoe dhe kishin kërkuar ndihmën e policisë pasi ishin bllokuar.

Turistët kanë patur probleme me lëvizjen e tyre në liqen, ndërsa mësohet se janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe po dërgohen drejt hotelit ku do të kalojnë disa ditë pushimi në Pogradec.

Policia kufitare vazhdon çdo ditë monitorimin në gjithë zonën e Pogradecit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të ndryshme që mund të ndodhin në ujërat e liqenit të Pogradecit./e.t

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur

Aktorja legjendare, Eileen Fulton, e njohur për rolin e saj ikonik në serialin “As the World Turns”, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

Fulton u nda nga jeta më 14 korrik në vendlindjen e saj, Asheville, Karolina e Veriut, pas një periudhe shëndetësore të përkeqësuar, sipas njoftimit nga “Groce Funeral Home”.

E lindur si Margaret Elizabeth McLarty më 13 shtator 1933, ajo u rrit në një familje modeste, me babanë predikues metodist dhe nënën mësuese./e.t


Eileen do të mbahet mend si një nga figurat më të dashura të televizionit amerikan.

Asfiksohen tre zjarrfikës në luftë me flakët, ministri Vengu i viziton në spital

Puna për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit, që digjet prej tre ditësh, nuk ka qenë aspak e lehtë për tre zjarrfikës të Bashkisë së Vlorës, të cilët janë asfiksuar nga tymi gjatë operacionit. Të tre zjarrfikësit janë transportuar për në spital, ku po trajtohen me ndihmë mjekësore.

Efektivët e Forcave Zjarrfikëse janë vizituar në spital edhe nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili për mediat tha se gjendja e tyre është e stabilizuar.

“Të tre efektivët kanë ndjerë disa shqetësime në rrugët e frymëmarrjes, kanë marrë ndihmën e menjëhershme janë transportuar nga Forcat e Armatosura dhe në Orikum kanë marrë ndihmën e parë. Më pas janë transportuar në Urgjencën e Spitalit të Vlorës, ku tashmë gjendja është e stabilizuar”, bëri me dije ministri Vengu.

Ndërkohë, në rrjetin social Facebook, Vengu shkruan: “Mirënjohje për Luanin, Dëfrimin, Andrean, të gjithë zjarrfikësit dhe efektivët e FARSH, si dhe çdo strukturë e individ të angazhuar në parandalimin dhe luftën kundër zjarreve, kudo në Shqipëri”./e.t

“Tentoi grusht shteti në 2016”, Donald Trump kërkon arrestimin e Barack Obamës

Në një seri postimesh të realizuara në mbrëmje vonë në llogarinë e tij në Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur akuza të ndryshme përkundrejt disa kundërshtarëve të tij politikë.

Në më shumë se 24 postime, përfshirë video dhe imazhe të krijuara nga inteligjenca artificiale, ajo që ra më shumë në sy ishte video e montuar me AI që tregon ish-presidentin Barack Obama duke u arrestuar nga agjentë të FBI-së në Zyrën Ovale dhe një foto, po të rremë të tij, ku shihet i veshur me një uniformë burgu ngjyrë portokalli.

Trump po ashtu i ka bërë thirrje ish-presidentit Obama që duhet të “marrë avokat”, pasi e akuzon atë për përfshirje në një tentativë për “grusht të butë shteti”, me qëllim rrëzimin e tij në 2016.

Mes qëndrimeve kritike për zyrtarët e administratës Obama dhe fillimit të hetimeve nga FBI për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, Trump përsëriti akuzat e tij të kahershme për të ashtuquajturin “mashtrimi rus”, që lidhet me ndërhyrjen nga Moska në procesin për zgjedhjen e Presidentit.

“Ishte informacion i fabrikuar i inteligjencës për të përmbushur qëllimet politike të Presidentit Obama”, thuhet në një nga videot e publikuara nga Trump, ku ish-paraardhësi i tij shihet me kostum burgu.

Ndër postimet e tjera, Trump ndau edhe video të drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, e cila ka kërkuar ndjekje penale për Obamën për rolin e tij të supozuar në hetimet mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhje.

Gabbard, në një intervistë me Fox News, pretendoi se “inteligjenca ishte politizuar në nivelet më të larta nën drejtimin e një presidenti në detyrë”.

Trump gjithashtu sulmoi senatorin demokrat Adam Schiff, gazetën Wall Street Journal, dhe ekipin e futbollit amerikan Washington Commanders. Ai kërkoi që emri i skuadrës të rikthehet në “Redskins”, emër që u braktis në vitin 2020 për shkak të kritikave se ishte ofendues për popujt indigjenë.

Po ashtu, ai kërkoi që ekipi i bejzbollit Cleveland Guardians të rikthehet në “Indians”, duke pretenduar se “populli i madh indian dëshiron këtë ndryshim”. Trump e përshkroi këtë lëvizje si “Make Indians Great Again” ose shkurt “MIGA”.

The post “Tentoi grusht shteti në 2016”, Donald Trump kërkon arrestimin e Barack Obamës first appeared on JavaNews.al.

Shpërthimi i bombulës së gazit në Fier, Policia jep detajet: Dy shtetas patën djegie në trup, të shtruar në spital

Një bombul gazi shpërtheu në një banesë në lagjen “ 1 Maji” në Fier. Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Si pasojë e flakëve, u dogjën në trup dy shtetas, një 63-vjeçar dhe një 41-vjeçar, të cilët po marrin ndihmën e duhur mjekësore, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:30, në lagjen “1 Maji”, Fier, në një banesë, dyshohet se aksidentalisht ka marrë zjarr një bombul gazi. Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit E. T., 63 vjeç dhe A. R., 41 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët ndodhen në spital, për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post Shpërthimi i bombulës së gazit në Fier, Policia jep detajet: Dy shtetas patën djegie në trup, të shtruar në spital first appeared on JavaNews.al.

Zvarritja e aferës ‘Partizani’, gazetari: Mosnjohja e GJKKO, strategji e re e Berishës! Shtyrja e procesit po i heq pikë drejtësisë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, të pandehur për aferën ‘Partizani’, nuk e pranojnë Gjykatën e Posaçme antikorrupsion si të denjë për t’i gjykuar.

Për gazetarin Poli Hoxha, i cili ishte sot në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj kjo është strategji e Berishës për të shtyrë procesin.

‘Ka filluar prap avazi i shtyrjeve. Shtyrja e Partizanit po i heq pikë drejtësisë. Sot ndodhi ajo që strategjia e shtyrjes kaloi në fazën e mosnjohjes së Gjykatës së Posaçme. Pra Berisha kërkoi që të mos gjykohet fare nga kjo gjykatë dhe kjo është alibi e Berishës për të shtyrë procesin. Ne kemi parë që Gjykata e Posaçme ka ndërhyrë dhe ka hedhur poshtë në disa raste edhe SPAK’, tha ai.

The post Zvarritja e aferës ‘Partizani’, gazetari: Mosnjohja e GJKKO, strategji e re e Berishës! Shtyrja e procesit po i heq pikë drejtësisë first appeared on JavaNews.al.

“Më vjen turp nga kjo që të kanë bërë”, Erion Braçe sjellin rastin e një qytetari, si e “groposi” shteti për “evazion”

Erion Braçe ka denoncuar atë që po ndodh me aksionin për sigurinë ushqimore.

Sipas tij, me këtë aksion po goditen fermerët dhe blegtorët e vegjël, ndërsa për bizneset e mëdha nuk merret asnjë masë.

Ai sjell rastin e një qytetari nga Divjaka, që ka një baxho.

“Divjakë-atje ku prodhohet qumështi. Ky nuk është rikthim i sigurisë ushqimore, kjo është varrosja e një punëtori.

Nga e shtuna pasdite deri dje ne 02.00-mengjes, administrata tatimore dhe AKU kane ushtruar kontroll ne nje baxho te vogel ne Zharnec-Divjakë; tek Tak Mebelli, baxhoja e tij.

Ne perfundim te kontrollit i kanë sekuestruar 33.000 kg djathë-produkt i muajve te tere per sezonin turistik dhe i kanë vendosur edhe 40.000.000 lekë gjobë!!!!

Mos u habisni, e dija qe keshtu do te shkonte e perfundonte;

I kane kerkuar faturat e qumeshtit marre nga blegtoret, fshataret-troç, i kane bere inventar dhe ja kane marre djathin dhe do i marrin dhe parate!

Tani habituni! Djathin nuk ia kanë sekuestruar se përbërja e tij cënon sigurinë ushqimore – pra nuk është djath, është qumësht pluhur e vaj palme, por se për qumështin që ju ka marrë fshatarëve të Zharnecit, Kamenicës, Kryekuqit, Gurit, Mizës, Xengut, Divjakës, nuk ka faturë!

Natyrisht Tani nuk i ka ato fatura;

Në fakt ato fatura nuk i ka kërkush që bën djathtë të vërtetë.

Kush bën qumësht pluhure e vaj palme djathë, i ambalazhon bukur, i pret ato fatura, se ka problem.

Të bësh djathë-djathë nuk pret dot faturë, nuk del, humb para po e bëre, ose del jashtë tregu për shkak të çmimit të lartë të tij. Kjo është e vërteta.

Tani pyetja qe kam une per administratën tatimorë eshte: Në cilën fabrikë të madhe të përpunimit të qumështit e keni bërë këtë inventor e llogari me bazë faturat? Në cilën?

Me Tanin dhe gjithe zonen e bregut te lagunes se Divjakes mbaruat pune-i varroset;

Po nese shkoni kerkoni fature e beni inventar tek fabrikat e mëdha do duhet t’i arrestoni për evazionin e frikshëm fiskal-pjesa me e madhe i nxitur nga ne, nga skema e TVSH që mjeshtri i madh i imponoi bujqësisë e blegtorisë në 2018!

Tan, doja te vija tek ty por nuk vi dot, me vjen turp nga ty, me vjen turp nga kjo qe te kane bere ty! Shume ndjese”, shkruan deputeti socialist.

The post “Më vjen turp nga kjo që të kanë bërë”, Erion Braçe sjellin rastin e një qytetari, si e “groposi” shteti për “evazion” first appeared on JavaNews.al.

“Kështu do përfundoni ju që mbani dhe grua, dhe dashnore”, moderatorja shqiptare reagon pas rastit që tronditi rrjetin

Moderatorja Ola Bruko së fundmi ka bërë një deklaratë lidhur me videon që u bë shumë virale ku CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, Andy Byron, i cili tanimë ka dhënë dorëheqjen, ishte i përqafuar me vartësen e tij Kristin Cabota.

“Ky është shembulli tipik i asaj që gjithmonë kam thënë; Ka Zot, vonon por nuk harron!

Kështu do përfundoni të gjithë ju që se keni për gjë të shkatërroni një familje apo një çift.

Juve që s’ju mjafton burri apo gruaja në shtëpi por doni më shumë se një dhe i doni njëkohësisht.

Bëni dhe moral ju pale, dërdëllisni gjithë ditën sa e shenjtë është familja, fëmijët e burri apo gruaja që keni në krah ndërkohë që jeni një nga këta”- shkruan Bruko, e cila u divorcua pak kohë më parë nga i shoqi dhe tashmë është në një lidhje me këngëtarin Endri Stefi.

Kujtojmë se lidhje e CEO-s amerikan me vartësen e tij u zbulua gjatë një koncerti të grupit Coldplay në Boston, ku sapo panë veten në ekranin e madhe të dy u larguan me shpejtësi.

Pasi video u bë virale në rrjete sociale, Byron bëri një deklaratë publike ku theksoi se: “Dua të kërkoj ndjesë sinqerisht bashkëshortes sime, familjes sime dhe ekipit në Astronomer. Ju meritoni më mirë nga unë, si partner, si prind dhe si drejtues”.

The post “Kështu do përfundoni ju që mbani dhe grua, dhe dashnore”, moderatorja shqiptare reagon pas rastit që tronditi rrjetin first appeared on JavaNews.al.

LIVE/ “Do krijohet lista e zezë, do ketë penalitete të rënda!”/ Rama paralajmëron ndërtuesit problematikë: Nxitoni pa dalë ende akti

Po diskutojmë për mashtrimin e madh, ndaj të cilit janë mbyllur sytë për një kohë të gjatë në shumë pjesë të territorit. Nuk po flasim për banesat që janë ndërtuar për të futur kokën, por për ato që janë ndërtuar për qëllime fitimi.

Do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të investitorëve që abuzojnë dhe shkelin ligjin. Kushdo që hyn në këtë listë, do të humbasë të drejtën për të marrë leje ndërtimi dhe do të penalizohet nëse përfshihet në industrinë e ndërtimit.

Do të merren masa për një kategori ndërtuesish shumë problematikë, si ata mashtruesit në zonën ku ishim së bashku me ministrin e Drejtësisë, të cilët nuk linin banorët të futeshin në pallat, apo, fatkeqësisht, edhe të tjerë si ata që i lënë blerësit e apartamenteve të tyre në rrugë, pa dokumente hipotekore.

Masat do të jenë drastike dhe u bëj thirrje të nxitojnë ta zgjidhin këtë problematikë para se të dalë akti, sepse do të përballen me pasoja të rënda dhe do ta kenë shumë të vështirë. Ne na intereson që të zgjidhet problemi.

The post LIVE/ “Do krijohet lista e zezë, do ketë penalitete të rënda!”/ Rama paralajmëron ndërtuesit problematikë: Nxitoni pa dalë ende akti first appeared on JavaNews.al.

“Analiza për humbjen bëhet në shtator”, Zhupa: “Lufta e shtrigave” s’na ndihmon, duhet të gjejmë mekanizmin e fitores

Deputetja e PD ishte e ftuar në studion e News24, ku foli për aksionin e PD për demaskimin e farsës zgjedhore, e cila deri më tani ka vijuar me publikimin e fakteve që sipas PD tregojnë qartë se çfarë ndodhi më 11 maj.

E pyetur nga moderatori Renaldo Salianji se kur do të ketë PD një analizë të shkaqeve të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, Zhupa tha se kjo analizë do të bëhet në muajin shtator.

Sipas saj, nuk mund të bëheshin në të njëjtën kohë dy proceset, edhe denoncimi i asaj cfarë ndodhi më 11 maj dhe analiza e brendshme në PD, pasi vëmendja do të fokusohej tek kjo e fundit.

“Është detyrë që ta demaskojmë, ashtu si është për shtatorin, që të kthehemi në analizën tonë të bnredshm, çfarë duhet të bëhet më mirë. Energjia do kanalizohej në situatën e brendshme, sesa tek farsa zgjedhore.

Deputetja demokrate Ina Zhupa duke u ndalur tek ajo çfarë pritet të ndodhë brenda selisë së PD në shtator, theksoi se nuk ka arsye të ketë “luftë shtrigash”, por duhet gjetur mekanizmi që i jep fitoren PD-së.

“Duhet të analizojmë kush është formula, kush janë njerëzit, modalitetet që na bëjnë ne fitues dhe që na japin më shumë mundësi për të bërë një betejë të suksesshme elektorale edhe përballë një shteti elektoral, prandaj të dyja kanë rëndësi për të ecur”, tha Zhupa.

Ina Zhupa: Ka qenë gjithçka e vënë në përdorim për marrjen e votës. Është detyrë që ta demaskojmë, ashtu si është për shtatorin, që të kthehemi në analizën tonë të bnredshme, cfarë duhet të bëhet më mirë. Energjia do kanalizohej në situatën e brendshme, sesa tek farsa zgjedhore.

Analiza do të jetë e plotë dhe askush s’do ti shmanget asnjë lloj diskutimi, çdo gjë do të diskutohet me përgjegjësinë, jo për të bërë luftë se nuk fitojmë asgjë nëse bëjmë luftë “shtrigash” me njëri-tjetrin, por për të kuptuar kush është formula, kush janë njerëzit, modalitetet që na bëjnë ne fitues dhe që na japin më shumë mundësi për të bërë një betejë të suksesshme elektorale edhe përballë një shteti elektoral, prandaj të dyja kanë rëndësi për të ecur.

Të jeni të sigurt se në Shqipëri edhe të kandidonte Donald Trump me mënyrën si organizoi zgjedhjet Edi Rama do të fitonte Edi Rama. Ishin kushtet e tilla që pamundësuan edhe shprehjen e vullnetit të qytetarëve, ndaj ne do duhet të kuptojmë dhe mekanizmat për ti luftuar dhe analizën tonë të brendshme, sepse dhe ne kemi shumë gjëra për të përmirësuar, kemi shumë mundësi më shumë të njerëzve opozitarë që ende nuk i janë bashkuar PD, të të rinjve, profesionistëve që mund të japin kontribut që mund të ndikojnë në ndryshimin e frymës për shkak të situatës ku ndodhemi ku rezultati përfundimtar ankimohet në momentin e duhur pa u certifikuar, edhe sipas raportit të OSBE-ODIHR ka qenë një garë midis shtetit dhe PD.

The post “Analiza për humbjen bëhet në shtator”, Zhupa: “Lufta e shtrigave” s’na ndihmon, duhet të gjejmë mekanizmin e fitores first appeared on JavaNews.al.

Reforma për mbrojtjen e territorit, Rama njofton konfiskime për ndërtimet e braktisura

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të Bashkisë së kryeqytetit, ku në fokus ishte adresimi i problematikave në territor dhe nisja e një faze të re të transformimit urban.

Në fjalën e tij, Rama njoftoi se është identifikuar një sërë çështjesh konkrete që prekin jetën e komuniteteve në Tiranë. “Kemi 1463 problematika të evidentuara, shumica prej tyre të lidhura me hapësirën publike. Është një volum i madh dhe do të kërkojë kohë për t’u përballuar.”

Kryeministri falënderoi Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë për punën intensive që po kryen dhe theksoi se qytetarët duhet të kenë durim, pasi çdo ankesë do të trajtohet.

Ai njoftoi gjithashtu ngritjen e disa grupeve pune për të analizuar funksionimin e shërbimeve dhe situatën financiare të Bashkisë së Tiranës. Një grup drejtohet nga zëvendëskryeministri, një tjetër nga Ministria e Financave.

Rama theksoi se kjo qasje po shtrihet edhe në qytete të tjera si Durrësi dhe Shkodra, duke përmendur edhe ndërhyrjet e nisura pas situatës me ndërtimet e paligjshme në Theth.

“Është një përpjekje që po merr formë në gjithë territorin dhe kërkon angazhim të përditshëm”, u shpreh Rama, duke sinjalizuar se pas “Rilindjes Urbane” të parë, vendi po hyn në një fazë të dytë të thelluar të transformimit urban dhe administrativ. Kryeministri bën edhe një deklaratë të fortë duke thënë se do të ketë konfiskime për ndërtimet e braktisura.

The post Reforma për mbrojtjen e territorit, Rama njofton konfiskime për ndërtimet e braktisura first appeared on JavaNews.al.

Trump sfidon Apple me telefonin e tij të ri?

Ndërsa Apple i ka marrë gjërat me ngadalë dhe është përshtatur me idenë e lansimit të një iPhone të palosshëm shtatë vjet me vonesë, Trump po lëviz me shpejtësi marramendëse në sektorin e teknologjisë, edhe pse kjo nuk është fusha e tij.

Trump njoftoi së fundmi një telefon dhe madje edhe një rrjet pa tel

Iphone Fold, ose sido që të quhet, nuk pritet të ketë ndonjë veçori inovative.

E vetmja gjë emocionuese në lidhje me iPhone-in e palosshëm do të ishte se ai paloset, shkruajnë mediat e huaja.

Dhe ndërsa kjo mund të jetë e mjaftueshme për përdoruesit e iOS, disa prej të cilëve janë aq të thellë në ekosistemin e Apple saqë ideja e daljes jashtë është e paimagjinueshme, nuk do të jetë e mjaftueshme për përdoruesit neutralë.

Besnikëritë mund të ndryshojnë brenda sekondave, siç duket se ka ndodhur me një kompani të caktuar veturash në SHBA.

Trump nuk ka frikë të japë gjithçka, edhe nëse rezultati i mundshëm është dështimi.

Telefoni T1 nuk ka asnjë shans kundër telefonave më të mirë të sotëm, por ai ende ekziston.

Nga ana tjetër, Cook ka adoptuar një qasje të qetë kohët e fundit.

Dhe kjo nuk po ndihmon. /e.t

Çfarë i ndodhë trupit tuaj nëse hani shumë shalqi?

Vera ka ardhur dhe bashkë me të vjen edhe nevoja për të ngrënë ushqime freskuese, dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke konsumuar një nga ushqimet më hidratuese të sezonit – shalqirin.

Megjithatë, pavarësisht shumë përfitimeve të tij, konsumimi i shalqirit në sasi të mëdha mund të jetë i dëmshëm për trupin tuaj.

Ky ushqim i shijshëm përbëhet nga afërsisht 92 përqind ujë. Jo vetëm që ka shije të shkëlqyer, por ka edhe shumë përfitime shëndetësore. Nuk përmban yndyrë dhe është një burim i shkëlqyer i vitaminave A, B6 dhe C, kaliumit dhe komponimeve të dobishme si likopeni dhe citrulina.

Përmbajtja e fibrave që përmban shalqiri e bën atë një frut të mrekullueshëm për humbjen e peshës. Është i njohur për të gjitha anët e mira, por çfarë të keqe mund të ketë konsumimi i tij në sasi të mëdha?

Mund të shkaktojë diarre dhe probleme të tjera të tretjes

Shalqiri është një burim i shkëlqyer uji dhe një burim po aq i mirë i fibrave dietike. Megjithatë, konsumimi i tij në sasi të mëdha mund të shkaktojë probleme me tretjen, siç janë diarreja, fryrja, gazrat, gazrat dhe të ngjashme.

Fruti përmban sorbitol, një përbërës sheqeri i njohur për shkaktimin e jashtëqitjeve të lirshme dhe problemeve me gazrat. Një tjetër shkak i zakonshëm i problemeve të tilla është përmbajtja e tij e likopenit, një antioksidant i pigmentuar që i jep shalqirit ngjyrën e tij të ndritshme.

Mund të rrisë nivelet e glukozës

Nëse vuani nga diabeti, ekziston mundësia që konsumimi i tepërt i shalqirit të rrisë nivelin e sheqerit në gjak. Mund të jetë i shëndetshëm, por ka një indeks të lartë glicemik (72). Prandaj, konsultohuni gjithmonë me mjekun tuaj përpara se ta konsumoni çdo ditë.

Mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të inflamacionit të mëlçisë

Njerëzit që pinë rregullisht alkool duhet të shmangin sasitë e mëdha të shalqirit sepse nivelet e larta të likopenit mund të reagojnë me alkoolin, duke shkaktuar më tej inflamacion të mëlçisë. Stresi i tepërt oksidativ në mëlçi mund të jetë i dëmshëm.

Mbihidratim

Intoksikimi nga uji ose mbihidratimi është një gjendje ku trupi juaj ka ujë të tepërt, gjë që çon në humbje të natriumit. Konsumimi i sasive të mëdha të shalqirit mund të rrisë nivelet e ujit në trupin tonë.

Nëse uji i tepërt nuk nxirret jashtë, kjo mund të çojë në një rritje të vëllimit të gjakut, gjë që shkakton më tej ënjtje të këmbëve, lodhje, veshka të dobëta… Gjithashtu mund të çojë në një humbje të niveleve të natriumit në trup.

Probleme kardiovaskulare

Shalqiri njihet si një burim i shkëlqyer i kaliumit, një lëndë ushqyese jetësore që luan role të shumta në ruajtjen e shëndetit të trupit. Ndihmon në ruajtjen e funksionit të elektroliteve, e mban zemrën tonë të shëndetshme dhe forcon kockat dhe muskujt tanë. Megjithatë, shumë kalium mund të çojë në probleme kardiovaskulare, të tilla si rrahje të çrregullta të zemrës dhe puls të dobët./e.t

Zjarri në Dukat/ Shqipëria kërkon ndihmën e BE-së

Për shkak të situatës problematike të zjarrit në Dukat të Vlorës, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, duke kërkuan ndihmën e BE-së.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, pasi vizitoi në Spitalin e Vlorës tre zjarrfikësit që pësuan lëndime, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë.

Avionët zjarrfikës të BE-së në ndihmë të Shqipërisë pritet të mbërrijnë gjatë orëve në vijim.

Ministri ka paralajmëruar gjithashtu se temperaturat e larta do të arrijnë kulmin të enjten dhe të premten.

“Janë ditë që do të vijojnë të jenë të vështira përsa i përket luftës kundër zjarreve, sidomos në zonat malore dhe pyjore. Kemi mobilizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në mënyrë që në ditët në vijim dhe orët në vijim të kemi mbështetje dhe nga vendet partnere. Do jenë ditë me temperatura shumë të larta, me maksimumin të enjten dhe të premten, sipas parashikimeve të meteorologjisë ushtarake, ndaj në mbarë territorin jemi në gatishmëri të plotë. Do vijojmë në orët e mbrëmjes të bëjmë një raport situates përsa i përket dislokimit të të gjitha forcave këto ditët ku parashikohet piku i temperaturave të larta, të jemi në gatishmëri maksimale”, u shpreh ministri Vengu.

Zjarri në Dukat të Vlorës ka marrë përmasa të mëdha dhe rrezikon seriozisht Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Vatra, që u riaktivizua 2 ditë më parë, u shfaq fillimisht para rreth 10 ditësh dhe për shkak të terrenit të vështirë malorë, ndërhyrja e zjarrfikësve mbetet sfidë.

Për këtë arsye, është aktivizuar disa herë nga ajri helikopteri i ushtrisë./e.t

Valë e fortë e të nxehtit do të prekë Shqipërinë, temperaturat kapin ‘rekord’

Një valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit pritet të prekë rajonin e Ballkanit në ditët e ardhshme, duke arritur kulmin midis 21 dhe 26 korrikut 2025. Temperaturat maksimale do të kalojnë +8 deri në +10°C mbi vlerën mesatare të periudhës 1991-2020 në shumë zona të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Zonat më të nxehta do të jenë Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia jugore dhe Turqia perëndimore, ku temperatura maksimale pritet të arrijë ose madje të tejkalojë 42-44°C, nivele që tejkalojnë rekordet e viteve të mëparshme. Fenomeni vjen si pasojë e masave të forta të ajrit të ngrohtë nga Afrika e Veriut drejt Mesdheut lindor, ndërsa masat e ajrit të ftohtë lëvizin drejt Evropës perëndimore.

Në këtë pesëvjeçar të fundit, në krahasim me periudhën 30-vjeçare 1960-1990, temperaturat kanë qenë më të larta me 1-2 gradë, duke treguar një rritje të temperaturave mesatare. Vërehet gjithashtu një rritje e ekstremeve absolute, si të temperaturave maksimale ashtu edhe të temperave minimale. Nëse i referohemi periudhës së verës së pesëvjeçarit që lamë pas, jemi 3-5 gradë më lart në temperaturë krahasuar me periudhën 30-vjeçare.

Anomalitë më të theksuara në vitet e fundit i kanë shënuar vlerat e temperaturave maksimale të ajrit. Në figurën Nr. 2, janë paraqitur devijimeve që kanë shënuar vlerat mesatare të temperaturave maksimale të ajrit përgjatë 8 viteve të fundit, ku qartë dallohen viti 2024 me një anomali prej +5.8°C.

Njëkohësisht edhe temperaturat mesatare të vlerave minimale gjatë muajit korrik janë karakterizuar me anomali pozitive (paraqitur në figurën Nr. 3), të cilat mesatarisht kanë qenë në nivelin e +2.0°C, ku viti i fundit shënon edhe anomalinë më të lartë me +3.0°C.

Vetëm dy javë më parë Evropa Jugore dhe Ballkani, përfshirë rajonet përreth Shqipërisë, regjistruan vlera të “stresit të nxehtësisë” shumë të fortë, me ndjesi termike që tejkaluan 38°C. Shqipëria u prek ndjeshëm nga ky fenomen ekstrem. Temperaturat maksimale ditore në shumë qytete, si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Gjirokastra, gjatë kësaj vale tejkaluan vlerat 39–40°C, duke kulmuar më 7 korrik, që rezultoi dita më e nxehtë.

Frekuenca e goditjeve nga valët e të nxehtit ka ndryshuar ndjeshëm. Nëse i referohemi periudhës para 20 vitesh, ne përballeshim vetëm një valë të nxehti gjatë muajit korrik. Valë e të nxehtit konsiderohet kur temperaturat shumë të larta – mbi 35 gradë ditën dhe 20 gradë natën – godasin vendin për një periudhë më të gjatë se 3 deri në 5 ditë të njëpasnjëshme. Kohët e fundit vërehet se kjo frekuencë ka ndryshuar dramatikisht. Ndërsa më parë goditeshim vetëm nga një valë e të nxehtit për të gjithë sezonin veror, aktualisht po përballemi tashmë me valën e tretë të të nxehtit për verën meteorologjike 2025.Thotë Ing. Anira GJONI eksperte në Departamentin e Meteorologjisë – IGEO

Ndikimet priten të jenë të rëndësishme:

Rritja e rrezikut për shëndetin e njeriut, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me probleme shëndetësore.

Presion mbi rrjetet e energjisë për shkak të kërkesës së shtuar për ftohje.
Ndikime në bujqësi dhe mjedis natyror, me rrezik të shtuar të zjarreve.
Pemët punojnë në heshtje për planetin
Por sa ndryshim bëjnë pemët? Studimet tregojnë se temperatura në zonat urbane mund të ndryshojë nga 8-11° midis lagjeve më të nxehta dhe më të ftohta dhe shumica e këtij ndryshimi është për shkak të ndryshimeve në mbulesën e pemëve dhe hapësirën e gjelbër. Ndërsa valët e të nxehtit bëhen më të shpeshta dhe intensive, një rritje prej 8° mund të jetë ndryshimi midis jetës dhe vdekjes. Sëmundjet e lidhura me nxehtësinë si goditja e nxehtësisë dhe dehidrimi paraqesin një kërcënim serioz për popullatat e cenueshme si të moshuarit dhe fëmijët.

Natyra mund të jetë aleati ynë për t’i ndihmuar njerëzit të përshtaten me një klimë gjithnjë e më jomikpritëse. Ne duhet të rimendojmë se si i zhvillojmë qytetet tona dhe mjedisin e ku kemi ndërtuar. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mbjelljen e më shumë pemëve, por me integrimin e zgjidhjeve të bazuara në natyrë në planifikimin tonë urban.

Ky proces përfshin disa hapa të dukshëm, si krijimi i më shumë parqeve dhe kopshteve të komunitetit, por gjithashtu përfshin metoda novatore si çatitë dhe muret e gjelbërta. Këto struktura, të cilat janë pjesërisht ose plotësisht të mbuluara me bimësi, ofrojnë disa përfitime: ndihmojnë në filtrimin e ndotësve, përmirësojnë izolimin e ndërtesave, ulin kostot e energjisë./E.T

 

Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot një mbledhje në kryeqytet me të gjithë deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës si dhe me të gjithë drejtuesit e Bashkisë vendore.

Siç është thënë  dhe më parë, kryeministri u ka kërkuar të gjithë deputetëve të zgjedhur të Tiranës që të jenë sa më aktiv në terren dhe me takimet e tyre me qytetarët, me qëllim diktimin e problematikave të përditshme dhe hartimin e një bilanci.

Takimi i ditës së sotme do të shërbejë për shpalosjen e problematikave të qytetarëve të kryeqytetit nga deputetët, si dhe bashkërendimin e një plani pune të mirëfilltë për dhënien zgjidhje të këtyre problematikave. Takimi do të mbahet në orën 18:30 në një prej hoteleve të kryeqytetit./E.T

Zjarri në Dukat, ministri Vengu viziton tre zjarrfikësit: Janë në gjendje të stabilizuar. Kemi ditë të vështira me zjarret

Zjarrfikësit Luan Kapaj, Andrea Lala dhe Dëfrim Bilali kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës pas gjendjes problematike për shkak të tymit dhe tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të stabilizuar.

Ata janë vizituar nga afër edhe nga ministri i mbrojtjes, Pirro Vengu. Ndërkohë zjarrfikesi Luan Kapaj ka treguar momentet e para për gjendjen e krijuar dhe ndihmën e parë, menjëherë ndërsa ndalet edhe tej situata në malin e Dukatit.

Ministri Vengu ka theksuar ndërkohë se efektivët tashmë janë në gjendje të stabilizuar pas situatës se krijuar për shkak të gjendjes se tyre gjatë momenteve të luftes nga flaket. Vengu është ndalur edhe tek situata në malin e Dukatit duke e cilësuar të vështirë edhe për shkak të temperaturave të larta, ndërsa ndihma do të vijë edhe nga vendet partnere për të mos lejuar flakët drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.

“Të tre zjarrfikësit e bashkisë Vlorë ishin të angazhuar për të kufizuar perimetrin e flakëve në fshatin Dukat, ku operacioni vijon. Ka qenë përpjekje e vështirë, në një terren të thepisur. Të tre efektivët kanë ndjerë shqetësime të frymëmarrjes. Janë transferuar në emergjencën e spitalit të Vlorës, gjendja është e stabilizuar. Janë ditë që do vijojnë të jenë të vështira, sa i takon zjarreve. Në ditët në vijim do kemi mbështetje nga vendet aleate. Në mbarë territorin jemi në gatishmëri”, theksoi ministri Vengu.

The post Zjarri në Dukat, ministri Vengu viziton tre zjarrfikësit: Janë në gjendje të stabilizuar. Kemi ditë të vështira me zjarret first appeared on JavaNews.al.

Mesazhet zanore/ “Do të të kushtojë rëndë”, si u kërcënua Shabani! Kreu i ‘Nismës’: Janë kushërinjtë e Lapajt

Janë publikuar në media disa prej mesazheve zanore përmes të cilave është kërcënuar Endri Shabani, menjëherë pas luftës së tij me Adriatik Lapajn për mandatin.

“Nuk mendoja kurrë se mund të vinte kjo trazirë. Ishit të paqartë ti, Adriatiku, Pano. Iu kam besuar jashtë mase, por jo të bëhen këto prapaskena, çfarë janë këto. Është e turpshme. Nuk mund të na hanë neve në besë, do pini gjakun e fëmijëve të mi. Nuk ka shans.

O Endri, më dëgjo. Dole shumë i pabesë, do të kushtojë rëndë, ne nuk do ta lëmë kurrë Adriatkun vetëm, Adriatiku mbrapa ka një ushtri të tërë. Ti me ato nënrrogozet etua, bashkë me dajo ****. Ke bërë gabim shumë, të futem në gjirin tonë se besuam, por dolët shumë të pabesë, do shihemi së shpejti”, thuhet në mesazhet zanore.

Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” Shabani thotë se personat që e kërcënuan janë kushërinjtë e Adriatikut.

“Ata janë kushërinjtë e Adriatikut, 3 vëllezër. Nëse Adriatiku nuk mban përgjegjësi për kushërinjtë, pse më kërkon mua përgjegjësi për kushërinjtë e mi. Ose ata e kanë bërë me porosi të Tikut, ose e kanë bërë në kokë të vet dhe po kështu kushëriri im Kordhoni e ka bërë në kokë të vet. Nga Shqipëria Bëhet kanë ikur shumë njerëz, të gjithë në heshtje. Kam menduar gjithmonë përse nuk tregojnë këta, çfarë tensionesh të brendshme. Imagjino tu dalësh përballë këtyre, një anëtar i thjeshtë ti dalë kundër Adriatikut, e imagjinoni dot. Ke ndonjë rast kru nga nisma kërcënohet dikush me grupe kriminale. Po flasim për një model që e kanë pasur partitë në viti 1990”, theksoi Shabani.

I pyetur se përse nuk u ulën në bisedime, Shabani thotë se nuk kishin me kë, pasi si ai, por edhe daja Zeqir Kordhoni u përballën me kërcënime.

“Me kë të ulem, me kushërinjtë që marrin në telefon, me ata që kanë ardhur të shtëpia, me ata që çojnë mesazh ek ërcënuese. Me kë të ulem, nuk shkohet përtej këtu? Me çfarë të drejte ti themi Zeqir Kordhonit që të falsë me ca njerëz që kanë dy javë që e linçojnë familjarët. Janë vepra penale. me këtë ulet, me këta?”, tha Shabani.

The post Mesazhet zanore/ “Do të të kushtojë rëndë”, si u kërcënua Shabani! Kreu i ‘Nismës’: Janë kushërinjtë e Lapajt first appeared on JavaNews.al.

❌