Virusi Nipah (NiV) është një virus zoonotik shumë vdekjeprurës që përhapet nga kafshët te njerëzit dhe ka shkaktuar shpërthime të shumta, përfshirë në Kerala, Indi. Që nga 2018, shteti ka regjistruar 10 raste të kalimit të virusit, me katër raste vetëm këtë vit. Simptomat përfshijnë encefalit dhe probleme të frymëmarrjes, dhe trajtimi përfshin antivirale me spektrin e gjerë. Përhapja e virusit është monitoruar me kujdes përmes një sistemi të fortë mbikëqyrjeje dhe masash të menjëhershme.
Më 12 korrik, një rast i ri infektimi me virusin Nipah u konfirmua te një burrë 52-vjeçar në distriktin e Palakkadit në Kerala, duke shënuar rastin e dhjetë me këtë virus, (transmetimi i patogjenit nga kafshët te njeriu) në këtë shtet të jugut të Indisë që nga viti 2018. Vetëm këtë vit, Kerala ka raportuar katër raste me Nipah, përfshirë dy vdekje, të gjitha brenda një rrezeje prej 50 km nga kufiri i distrikteve Malappuram dhe Palakkad.
Shteti është në gjendje alarmi të lartë, me 675 persona nën mbikëqyrje në pesë distrikte.
ĂfarĂ« Ă«shtĂ« virusi Nipah?
Virusi Nipah (NiV) është një virus zoonotik (virus që mund të transmetohet nga kafshët te njerëzit) dhe është shumë i rrezikshëm, duke shkaktuar vdekjen në 40 deri 75 për qind të rasteve të infektuara te njerëzit. Pjesë e së njëjtës familje është edhe virusi Hendra, që gjendet në Australi, mirëpo NiV është një nga viruset më të njohura të gjinisë henipavirus, e cila shkakton një gamë sëmundjesh neurologjike dhe shpesh edhe probleme me frymëmarrjen te njerëzit dhe kafshët.
LakuriqĂ«t e familjes Pteropodidae, qĂ« gjenden nĂ« OqeaninĂ«, AzinĂ« Juglindore dhe Jugore, dhe AfrikĂ«n Sub- sahariane janĂ« âdepo natyraleâ tĂ« virusit, qĂ« do tĂ« thotĂ« se virusi jeton dhe riprodhohet natyrshĂ«m nĂ« kĂ«to kafshĂ« pa iu shkaktuar dĂ«m atyre, por tĂ« tjerĂ«ve po.
Përhapja e virusit te njerëzit mund të ndodhë drejtpërdrejt ose përmes kafshëve të tjera, siç janë derrat ose kuajt, të cilët mund të jenë në kontakt me njerëzit.
Cilat janë simptomat e virusit Nipah?
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), infeksionet njerëzore me NiV variojnë nga infeksione pa simptoma deri në infeksione të rënda të frymëmarrjes, ngërçe dhe encefalit akut (inflamacion i trurit). Prezantimi klinik i infeksionit me NiV është neurologjik, duke prekur sistemin nervor qendror dhe duke shkaktuar sindromën e encefalitit akut (AES), e cila karakterizohet nga ngërçe, konfuzion dhe humbje të vetëdijes. Kur sëmundja përparon, mund të shkaktojë dëmtime në mushkëri dhe mund të çojë në sindromën e rrezikut të frymëmarrjes së rëndë (ARDS), që mund të jetë kërcënuese për jetën. Koha e inkubacionit të virusit besohet të jetë nga 4 deri në 14 ditë.
Ku ka pasur shpërthime të virusit Nipah më parë?
Infeksioni i parë me NiV te njerëzit u regjistrua në vitin 1998, kur fermerët dhe kasapët nga Malajzia dhe Singapori u infektuan nga derrat e infektuar. Ky shpërthim preku më shumë se 250 individë dhe shkaktoi mbi 100 vdekje.
Në Bangladesh ka pasur shpërthime çdo vit që nga viti 2001, ku njerëzit infektoheshin duke pirë lëng nga frutat e palmës të ndotur nga urina ose pështyma e lakuriqëve. Në vitin 2014, infeksionet me NiV në Filipine ishin të lidhura me therjen e kuajve dhe konsumimin e mishit të kuajve të infektuar.
India ka raportuar dy shpërthime në Bengalin Perëndimor në vitet 2001 dhe 2007. Në vitin 2018, India Jugore raportoi shpërthimin e parë të NiV në Kerala, ku 19 raste të konfirmuara shkaktuan 17 vdekje. Që nga atëherë, Kerala ka raportuar shpërthime të NiV pothuajse çdo vit.
ĂfarĂ« ka ndodhur nĂ« Kerala?
Pavarësisht se Kerala ka regjistruar 10 raste të virusit Nipah që nga viti 2018, vetëm dy prej tyre u shndërruan në shpërthime me raste të transmetimit nga njeriu te njeriu.
âPo raportojmĂ« tani raste tĂ« izoluara tĂ« infeksioneve me Nipah, nĂ« vend tĂ« grupeve ose shpĂ«rthimeve siç ndodhi nĂ« vitin 2018â, tha Thekkumkara Surendran Anish, zyrtar nĂ« QendrĂ«n e ShĂ«ndetit tĂ« Keralas pĂ«r KĂ«rkimin dhe QĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e Nipahit.
Gjashtë rastet e fundit të infeksioneve me NiV në shtet kanë qenë shpërthime të rastësishme, pa transmetim nga njeriu te njeriu.
âMijĂ«ra njerĂ«z vdesin çdo vit nĂ« Indi nga AES ose ARDS, ku nuk dimĂ« shkakun. NiV, nĂ« fakt, nuk Ă«shtĂ« njĂ« shkak i zakonshĂ«m pĂ«r sindromat e frymĂ«marrjes dhe encefalititâ, tha ai. âPor nĂ« Kerala, pasi i gjithĂ« sistemi shĂ«ndetĂ«sor ka prioritet Nipahin, po zbulojmĂ« mĂ« shumĂ« infeksione me Nipahâ.
MegjithatĂ«, Ă«shtĂ« shqetĂ«suese qĂ« tĂ« katĂ«r rastet e NiV nĂ« vitin 2025 janĂ« regjistruar nĂ« njĂ« periudhĂ« tĂ« shkurtĂ«r kohore dhe nĂ« njĂ« zonĂ« tĂ« vogĂ«l, shtoi Anish. âKatĂ«r raste tĂ« pavarura tĂ« kalimit tĂ« virusit nĂ« njĂ« periudhĂ« disamuajshe brenda njĂ« rrezeje prej 50 km sugjerojnĂ« njĂ« prani shumĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« lakuriqĂ«ve dhe virusit nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«â.