❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Humbja e lehtë e ekuilibrit dhe vështirësitë në ecje dhe vrapim tregojnë se fëmija duhet të dërgohet te mjeku

Një sëmundje e trashëguar që mund të deformojë kockat dhe të kufizojë jetën nëse nuk trajtohet me kohë

Sëmundja e rrallë, hipofosfatemia e lidhur me kromozomin X (XLH), është një çrregullim gjenetik që burrat nuk mund ta transmetojnë te djemtë e tyre, por e transmetojnë te të gjitha vajzat. Ndërsa gratë e sëmura e transmetojnë këtë çrregullim në 50% të fëmijëve të tyre, qoftë djem apo vajza, prandaj shpeshherë sëmundja prek më shumë anëtarë të një familjeje. Ky informacion mbështetet nga studimet gjenetike të Institutit Kombëtar të Shëndetit.

Sipas National Organization for Rare Disorders – NORD, kjo sĂ«mundje karakterizohet nga njĂ« mutacion nĂ« gjenin PHEX nĂ« kromozomin X, i cili kontrollon sintezĂ«n e njĂ« enzime (endopeptidazĂ«) qĂ« rregullon nivelin e fosfatit nĂ« trup. Si pasojĂ« e kĂ«tij mutacioni, fosfati humbet tepricĂ« pĂ«rmes veshkave dhe traktit tretĂ«s, duke shkaktuar uljen e fosfatit nĂ« gjak. Kjo gjendje pengon mineralizimin normal tĂ« kockave dhe dhĂ«mbĂ«ve, duke i bĂ«rĂ« ato mĂ« tĂ« dobĂ«ta dhe mĂ« tĂ« prirura ndaj deformimeve dhe problemeve tĂ« tjera.

Humbja e fosfatit si mineral i rëndësishëm bën që kockat dhe dhëmbët të humbasin fortësinë dhe fleksibilitetin e duhur. Kjo manifestohet si përkulje e kockave, sidomos në këmbë, që zakonisht vërehet kur fëmija fillon të ecë. Deformitetet e kockave përparojnë gjatë fëmijërisë dhe mund të bëhen shumë të dukshme gjatë jetës, raporton Mayo Clinic, përcjell Telegrafi.

Simptomat kryesore janë ecja e vonuar, vështirësi në vrapim, ecje e paqëndrueshme, dhimbje në kocka dhe nyje, si dhe vështirësi në ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve. Gjithashtu, mund të ketë probleme me uljen dhe ngritjen, si dhe vonesë në daljen e dhëmbëve, karies të theksuar për shkak të cilësisë së dobët të smaltit, dhe humbje të hershme të dhëmbëve.

Shenjat e kësaj sëmundjeje ngjajnë me rahitin, por fëmijët nuk reagojnë ndaj terapisë me vitaminë D, që e bën diagnostikimin më të vështirë në mungesë të testeve laboratorike dhe gjenetike. Prandaj, nëse fëmija tregon simptoma të tilla, pavarësisht trajtimit parandalues me vitaminë D, është e rëndësishme të kërkohet vlerësim i specializuar dhe të bëhen analiza laboratorike dhe gjenetike për mutacionin në gjenin PHEX.

Nëse sëmundja nuk trajtohet, mund të shkaktojë komplikime serioze si rritje të ulët disproporcionale, deformime të këmbëve, shtyllës kurrizore dhe duarve, dhimbje kronike, kufizim të lëvizshmërisë së nyjeve dhe rrezik të lartë për fraktura.

Trajtimi përfshin suplementimin me fosfat dhe vitamina D aktive (kalcitriol), që ndihmon në rikthimin e mineralizimit normal dhe parandalimin e komplikimeve. Monitorimi i rregullt laboratorik është i domosdoshëm për përshtatjen e terapisë dhe për të parandaluar efektet anësore. Trajtimi i hershëm ka rëndësi thelbësore për përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientit dhe reduktimin e simptomave). /Telegrafi/

The post Humbja e lehtë e ekuilibrit dhe vështirësitë në ecje dhe vrapim tregojnë se fëmija duhet të dërgohet te mjeku appeared first on Telegrafi.

Makina e enëve ka një përdorim të mrekullueshëm që shumë nuk e dinë

Makina e enëve ka një përdorim të fshehtë që shumë nuk e dinë: ndihmon edhe për fermentimin e brumit

A keni menduar ndonjĂ«herĂ« se makina e enĂ«ve mund tĂ« bĂ«jĂ« mĂ« shumĂ« se thjesht tĂ« lajĂ« pjatat? PĂ«rveç pastrimit, kjo pajisje mund tĂ« shfrytĂ«zohet edhe pĂ«r njĂ« proces qĂ« shpesh u merr amvisave kohĂ« dhe durim – fryrjen e brumit.

Nëse nuk keni furrë me funksion prove ose dhomë fermentimi, makina e enëve mund të zëvendësojë fare mirë këtë hap. Pasi të përfundojë një cikël i zakonshëm larjeje, nxehtësia dhe lagështia e mbetur brenda makinës krijojnë ambientin ideal për fermentim.

Mjafton të vendosni brumin në një enë qelqi, ta mbuloni me letër plastike ose kapak, dhe ta lini brenda makinës së enëve të fikur, derisa ambienti të ruajë ngrohtësinë. Brenda vetëm 10-15 minutash, brumi do të fryhet ndjeshëm, duke kursyer kohë dhe duke ju dhënë një rezultat të njëjtë si fermentimi klasik.

Kjo metodë jo vetëm që është praktike, por mund të jetë zgjidhje ideale në ditët e ftohta kur kuzhina është më e freskët dhe brumit i duhet më shumë kohë për të ardhur, transmeton Telegrafi.

shutterstock

NĂ« fakt, shumĂ« pajisje shtĂ«piake mund tĂ« pĂ«rdoren nĂ« mĂ«nyra alternative – nga tharĂ«sja e rrobave qĂ« mund tĂ« ngrohĂ« batanijet, te frigoriferi qĂ« ruan jo vetĂ«m ushqimin, por edhe qirinjtĂ« gjatĂ« verĂ«s qĂ« tĂ« mos shkrihen.

Ky truk i makinës së enëve ka ngjallur kureshtjen e amvisave dhe kuzhinierëve amatorë në rrjete sociale. Shumë prej tyre tashmë po ndajnë përvoja se si me pak krijimtari, pajisjet që i kemi çdo ditë para syve mund të kursejnë kohë dhe të bëjnë gatimin edhe më argëtues.

A do ta provoni edhe ju? NĂ«se po, ndani me tĂ« tjerĂ«t kĂ«tĂ« sekret tĂ« vogĂ«l tĂ« kuzhinĂ«s – sepse shpesh, ide tĂ« thjeshta janĂ« ato qĂ« na shpĂ«tojnĂ« kohĂ« dhe na bĂ«jnĂ« tĂ« ndihemi si mjeshtĂ«r tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« shtĂ«pisĂ«. /Telegrafi/

The post Makina e enëve ka një përdorim të mrekullueshëm që shumë nuk e dinë appeared first on Telegrafi.

Këto shenja të horoskopit ankohen vazhdimisht, por nuk ndryshojnë asgjë në jetën e tyre

Në vend që të ndërmarrin hapa konkretë drejt ndryshimit, ata mbeten të bllokuar në rrethin e ankesave

TĂ« gjithĂ« njohim dikĂ« qĂ« nuk pushon sĂ« ankuari pĂ«r jetĂ«n – puna Ă«shtĂ« e keqe, dashuria nuk Ă«shtĂ« e kthyer, njerĂ«zit janĂ« tĂ« padrejtĂ«. Dhe ndĂ«rsa tĂ« ankohesh herĂ« pas here Ă«shtĂ« krejt normale, disa shenja tĂ« horoskopit e kthejnĂ« kĂ«tĂ« nĂ« stil jete.

Në vend që të ndërmarrin hapa realë drejt ndryshimit, ata mbeten të ngujuar në rrethin e njëjtë të pakënaqësisë.

Gaforrja – e burgosur emocionale e sĂ« kaluarĂ«s

Gaforret janë të njohura për ndjeshmërinë e tyre të thellë, por kjo ndjeshmëri shpesh i tërheq në një vorbull zhgënjimesh dhe keqardhjeje.

Ankesat e tyre lidhen më së shumti me padrejtësitë e së kaluarës dhe ndjesinë se askush nuk i kupton.

Edhe pse e dinĂ« saktĂ«sisht çfarĂ« i mundon, rrallĂ« vendosin tĂ« ndryshojnĂ« diçka, sepse nuk heqin dorĂ« lehtĂ« nga zona e tyre emocionale e rehatisĂ« – edhe kur kjo rehatĂ­ pĂ«rfshin ankesa tĂ« pafundme, transmeton Telegrafi.

Peshqit – Ă«ndĂ«rrimtarĂ«t qĂ« ikin nga realiteti

Peshqit kanë prirje për introspeksion dhe ëndërrim, por kur përballen me probleme reale, shpesh tërhiqen në botën e tyre.

Në vend që të veprojnë, ata dorëzohen tek ankesat se askush nuk i kupton, se jeta është shumë e vështirë, se gjithçka është pa kuptim.

Edhe pse e dinë çfarë i dhemb, rrallë ndërmarrin hapa të qartë. Më e lehtë është të kërkojnë dhembshuri, sesa të disiplinohen.

shutterstock

Peshorja – perfektioniste e bllokuar nga vendimmarrja

Peshoret synojnë harmoninë dhe bukurinë, por kur gjërat nuk janë të balancuara në mënyrë perfekte, nuk reshtin së ankuari. Bota u duket e padrejtë, njerëzit egoistë, jeta e ashpër.

Megjithatë, kur u jepet mundësia të ndryshojnë diçka, të prishin një marrëdhënie toksike apo të ndryshojnë ambientin, i paralizon frika nga konflikti.

Më mirë zgjedhin të mbeten të pakënaqura sesa të rrezikojnë të panjohurën.

Ankesat nuk e ndryshojnĂ« jetĂ«n – veprimi ndryshon gjithçka

KĂ«to shenja e kanĂ« tĂ« qartĂ« se çfarĂ« i shqetĂ«son, por shpesh u mungon guximi pĂ«r t’i zgjidhur.

Nëse e gjen veten tek ndonjë prej tyre, ndoshta ka ardhur koha të ndalosh së ankuari dhe të fillosh të ndryshosh atë që të rëndon. Sepse ndryshimi i vërtetë ndodh kur vendos të mos jesh më vetëm një spektator i jetës tënde. /Telegrafi/

The post Këto shenja të horoskopit ankohen vazhdimisht, por nuk ndryshojnë asgjë në jetën e tyre appeared first on Telegrafi.

Mund ta bëni sot: Ky zakon i thjeshtë ul rrezikun e vdekjes deri në 40%

A dëshironi të jetoni më gjatë dhe më shëndetshëm?

Aktiviteti i rregullt fizik që rrit ritmin e zemrës dhe frymëmarrjes mund të ulë rrezikun e vdekjes së parakohshme nga çdo shkak deri në 40%. Këtë e ka treguar një meta-analizë e madhe që përfshiu 85 studime dhe mbi 7 milionë persona nga e gjithë bota.

“Aktiviteti fizik Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r shĂ«ndetin afatgjatĂ« mĂ« shumĂ« nga sa kemi menduar mĂ« parĂ«,” thekson George Mielke, bashkautor i studimit nga Universiteti Queensland nĂ« Australi.

Me këtë pajtohet edhe Dr. Andrew Freeman, drejtori i parandalimit kardiovaskular në spitalin National Jewish Health në Denver, i cili nuk ka marrë pjesë në këtë studim:

“Ushtrimet janĂ« magji e pastĂ«r. Ulin rreziqet nĂ« mĂ«nyra qĂ« asnjĂ« ilaç nuk mund t’i bĂ«jĂ«. ËshtĂ« e pabesueshme. GjithmonĂ« i them pacientĂ«ve tĂ« mi se aktiviteti fizik Ă«shtĂ« eliksiri i rinisĂ«â€.

Asnjëherë nuk është vonë

Lajmi i mirë është se nuk është kurrë vonë për të adoptuar këtë zakon të shëndetshëm. Edhe ata që kanë filluar të ushtrojnë në moshë më të madhe kanë përfituar ndjeshëm dhe kanë zgjatur jetën e tyre, konfirmon Rui Yu, doktorante në shëndetin publik në Universitetin e Brisbane.

Madje, efektet kanĂ« qenĂ« mĂ« tĂ« theksuara tek tĂ« moshuarit, tĂ« cilĂ«t shpesh pĂ«rballen me probleme shĂ«ndetĂ«sore – tek ata rreziku Ă«shtĂ« ulur pĂ«r 10-15% shtesĂ«.

“Kjo vetĂ«m tregon se kurrĂ« nuk Ă«shtĂ« vonĂ« pĂ«r tĂ« filluar. LĂ«vizja nĂ« çdo moshĂ« ndihmon pĂ«r njĂ« jetĂ« mĂ« tĂ« gjatĂ« dhe mĂ« tĂ« shĂ«ndetshme”, shton Mielke, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Më shumë është më mirë, por deri në një limit

Studimi, i publikuar nĂ« British Journal of Sports Medicine, cilĂ«sohet si “analiza mĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se e aktivitetit fizik nga fillimi i moshĂ«s sĂ« rritur dhe mĂ« tej.” Ai Ă«shtĂ« i veçantĂ« sepse ka ndjekur sjelljen e pjesĂ«marrĂ«sve pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« gjatĂ« kohe.

“Kjo na mundĂ«soi tĂ« studiojmĂ« modelet afatgjata, kush mbeti aktiv, kush filloi mĂ« vonĂ«, kush u ndal dhe si ndikon kjo nĂ« rrezikun e vdekjes”, shpjegon Mielke.

Studimi u bazua në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH):

â–Ș 150–300 minuta nĂ« javĂ« aktivitet aerobik me intensitet mesatar, ose
â–Ș 75–150 minuta aktivitet intensiv (p.sh. vrapim, ecje e shpejtĂ«).

Aktiviteti aerobik i rregullt ndihmon sidomos në luftën kundër sëmundjeve të zemrës, shkaku kryesor i vdekshmërisë në botë.

Krahasuar me persona të pavetëdijshëm fizikisht, ata që ushtruan më shumë kishin rrezik për vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare rreth 40% më të ulët, ndërsa rreziku i vdekjes nga kanceri ishte 25% më i ulët.

Zgjatja më e madhe e jetës u regjistrua tek personat që ushtruan të paktën 300 minuta në javë.

“MĂ« shumĂ« se kaq nuk sjell pĂ«rfitime tĂ« dukshme shtesĂ«,” thotĂ« Yu.

Megjithatë, edhe ata që sapo kanë filluar të jenë aktivë kanë përfituar, rreziku i vdekjes së parakohshme u ul për 22%. Në anën tjetër, ata që ndalën ushtrimin humbën këto përfitime dhe rreziku i tyre u rikthye në nivelin e personave që kurrë nuk kanë qenë aktivë.

“Kjo ngre pyetjen e rĂ«ndĂ«sishme: A mbeten pĂ«rfitimet e ushtrimeve edhe pasi tĂ« ndalojmĂ«? KĂ«rkohen studime tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r kĂ«tĂ«,” pĂ«rfundon Yu.

Sekreti është qëndrueshmëria

Megjithëse ideal është të ndiqni rekomandimet zyrtare, kjo nuk është e vetmja mënyrë për të përmirësuar shëndetin, thotë Mielke.

“Edhe ata qĂ« nuk arritĂ«n nivelin e rekomanduar, por ishin tĂ« paktĂ«n disi aktivĂ«, patĂ«n rrezik mĂ« tĂ« ulĂ«t pĂ«r vdekje tĂ« parakohshme krahasuar me totalisht tĂ« pavetĂ«dijshĂ«m fizikisht”, thotĂ« ai.

“Ne inkurajojmĂ« njerĂ«zit tĂ« lĂ«vizin nĂ« mĂ«nyrĂ«n qĂ« u pĂ«rshtatet mĂ« shumĂ«. MĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja Ă«shtĂ« tĂ« mbeten aktivĂ« dhe tĂ« gjejnĂ« aktivitete qĂ« i pĂ«lqejnĂ«.”

Nëse sapo po filloni, është e rëndësishme të nisni ngadalë dhe të konsultoheni me mjekun ose trajnerin fizik.

Qëllimi, sipas Dr. Freeman, është të arrini të paktën 30 minuta ecje të shpejtë në ditë.

“NĂ«se ecni me njĂ« mik apo partner, njĂ« test i mirĂ« Ă«shtĂ« qĂ« ata tĂ« flasin normalisht ndĂ«rsa ju tĂ« jeni paksa tĂ« fryrĂ« nga pĂ«rpjekja. Kjo Ă«shtĂ« e mirĂ« edhe pĂ«r marrĂ«dhĂ«nien dhe pĂ«r trupin”, kĂ«shillon ai.

PĂ«r rezultate edhe mĂ« tĂ« mira, rekomandohet qĂ« ushtrimeve kardio t’u shtohen dhe ushtrime pĂ«r forcimin e muskujve.

“Kur rekomandoj ecjen, çiklizmin, notin apo vrapimin, shpesh sugjeroj tĂ« pĂ«rfshihen dhe ushtrime fuqie, p.sh. ngritje peshe tĂ« lehta, çanta me ngarkesĂ«, çiklizĂ«m nĂ« kodĂ«r, pĂ«rdorimi i gishtave nĂ« not
 QĂ«llimi Ă«shtĂ« tĂ« kombinohen kardio dhe forcimi i muskujve,” pĂ«rfundon Freeman. /Telegrafi/

The post Mund ta bëni sot: Ky zakon i thjeshtë ul rrezikun e vdekjes deri në 40% appeared first on Telegrafi.

Nëse bëni këto dy gabime gjatë grimit, do të dukeni më e vjetër

Disa truke tĂ« thjeshta bukurie mund t’ju bĂ«jnĂ« tĂ« dukeni vite mĂ« tĂ« rinj

Meqë koha lë shenja në lëkurën tuaj, si linja të holla dhe rrudha, ndryshimi i rutinës së grimit mund të jetë pikërisht ajo që ju duhet për të ruajtur shkëlqimin rinor.

Vendosni konturin më lart mbi mollëza

Artistët e grimit rekomandojnë të aplikoni konturin më shumë mbi mollëza, dhe jo në thellësinë e faqeve.

“Konturi krijon hijen natyrale nĂ« fytyrĂ«, por nĂ«se vendoset shumĂ« poshtĂ«, do tĂ« dukeni edhe mĂ« tĂ« vjetĂ«r,” kĂ«shillon Lauren Hale, pĂ«r Best Life.

“Prandaj, duke vendosur konturin mĂ« lart mbi mollĂ«za, do tĂ« ngremĂ« vizualisht faqet,” shton ajo, transmeton Telegrafi.

 original sound – Lauren Hale

Përdorimi i korrektorit nën sytë

Hale thotĂ« se ekziston njĂ« gabim tjetĂ«r i zakonshĂ«m qĂ« bĂ«jnĂ« gratĂ« mbi 40 vjeç kur aplikojnĂ« grimin – pĂ«rdorimi i keq i korrektorit, duke mbushur kryesisht “kĂ«ndin” nĂ«n sy.

“Problemi Ă«shtĂ« qĂ« mendojmĂ« se fshehim rrathĂ«t e zinj, por nĂ« fakt e vendosim korrektorin nĂ« zonĂ«n ku janĂ« linjat e holla dhe tekstura e syrit, duke i theksuar edhe mĂ« shumĂ« rrudhat pĂ«r shkak tĂ« reflektimit tĂ« dritĂ«s.”

Hale sugjeron të aplikoni korrektorin në një vijë diagonale lart, duke nisur nga cepi i jashtëm i syrit drejt vijës së flokëve. Kjo do të ndriçojë dhe ngrejë pamjen, pa tërhequr vëmendjen tek linjat e holla apo rrudhat që mund të keni nën sy. /Telegrafi/

The post Nëse bëni këto dy gabime gjatë grimit, do të dukeni më e vjetër appeared first on Telegrafi.

NjĂ« ‘jo’ qĂ« i kushtoi jetĂ«n: Pse vdiq vĂ«rtet Steve Jobs dhe si mund tĂ« shpĂ«tonte

Edhe pse do tĂ« mbahet mend si njĂ« nga liderĂ«t mĂ« me ndikim nĂ« botĂ«n e teknologjisĂ«, Steve Jobs do tĂ« kujtohet edhe si “fanatiku” qĂ« nĂ« njĂ« moment vendimtar zgjodhi intuitĂ«n para arsyes

SipĂ«rmarrĂ«si amerikan dhe njĂ« nga figurat mĂ« me ndikim tĂ« shekullit 20 dhe 21, Steve Jobs, ndryshoi mĂ«nyrĂ«n si komunikojmĂ«, punojmĂ« dhe jetojmĂ« me teknologjinĂ«. Ndikimi i tij nĂ« industrinĂ« teknologjike ndihet edhe sot, ndĂ«rsa Apple – fryt i bashkimit mes kreativitetit, teknologjisĂ« dhe biznesit, Ă«shtĂ« kthyer nĂ« sinonim tĂ« inovacionit, elegancĂ«s dhe cilĂ«sisĂ«.

Fëmijëria

Steve Jobs lindi më 24 shkurt 1955 në San Francisko. Nëna e tij, Joanne Simpson, e lindi ndërsa ishte ende studente, ndërsa babai, Abdulfattah John Jandali, një mysliman sirian, kishte lënë vendin e lindjes në moshën 18-vjeçare.

Menjëherë pas lindjes, prindërit biologjikë e dhanë për birësim. Familjen e vërtetë ai e gjeti te Clara dhe Paul Jobs në Silicon Valley. Clara ishte kontabiliste, ndërsa Paul punonte si mekanik në një kompani laserësh.

Motra ishte shoqja më e ngushtë

Si çdo fĂ«mijĂ«, Jobs kishte dĂ«shirĂ« tĂ« njihte prindĂ«rit biologjikĂ«. GjatĂ« pĂ«rpjekjeve pĂ«r t’u afruar me ta, ai zbuloi motrĂ«n, Mona Simpson (lindur Jandali), e cila u bĂ« shoqja e tij mĂ« e ngushtĂ« deri nĂ« fund tĂ« jetĂ«s.

“Ne jemi familje. Ajo Ă«shtĂ« shoqja ime mĂ« e mirĂ«. E thĂ«rras çdo disa ditĂ« dhe i tregoj gjithçka”, – pati rrĂ«fyer Jobs nĂ« njĂ« intervistĂ«, duke treguar se qĂ« nĂ« takimin e parĂ« u lidhĂ«n shumĂ« ngushtĂ«.

Mona u bë shkrimtare e njohur. Ndër veprat e saj më të famshme është Anywhere But Here (Jeta është diku tjetër), e cila u adaptua në film ku rolet kryesore i luajtën Natalie Portman dhe Susan Sarandon, transmeton Telegrafi.

Nuk e mbaroi kurrë fakultetin

Që i vogël, Jobs tregoi interes të madh për teknologjinë. Orë të tëra i kalonte në garazhin e babait duke punuar në projekte elektronike. Pas shkollës së mesme në Cupertino të Kalifornisë, më 1972 u regjistrua në Reed College, por e la pas semestrit të parë për shkak të vështirësive financiare të familjes.

Megjithatë, ai vazhdoi të ndiqte disa ligjërata sipas dëshirës, si kaligrafia, e cila më vonë pati ndikim të madh në estetikën e produkteve Apple.

“Nuk ishte romantike. Nuk kisha dhomĂ« nĂ« konvikt, flija nĂ« dyshemetĂ« e shokĂ«ve. Ktheja shishet e Koka-Kola-s pĂ«r depozitĂ«n 5 cent dhe blija ushqim. Çdo javĂ« ecja 11 kilometra nĂ«pĂ«r qytet qĂ« tĂ« haja njĂ« vakt normal nĂ« tempullin Hare Krishna”, – tregoi Jobs nĂ« fjalimin e tij tĂ« famshĂ«m nĂ« Universitetin Stanford mĂ« 2005.

Fillimet e karrierës

MĂ« 1976, bashkĂ« me mikun Steve Wozniak, njĂ« tjetĂ«r gjeni, Jobs themeloi Apple. Produkti i parĂ« ishte kompjuteri personal Apple I, tĂ« cilin e montuan dhe e shitĂ«n nga garazhi i shtĂ«pisĂ« sĂ« Jobs. Edhe emri “Apple” thuhet se lindi pikĂ«risht nĂ« atĂ« garazh tĂ« mbushur me arka me mollĂ«.

Më 1977, Jobs dhe Wozniak lançuan Apple II, kompjuteri që solli suksesin masiv dhe vendosi themelet për kompaninë që sot është një gjigant i teknologjisë. Pas 7 vitesh inovacion, erdhi revolucioni tjetër: Macintosh (Mac), kompjuteri i parë personal me ndërfaqe grafike (GUI), miun dhe ikonat që e bënë kompjuterin të qasshëm për të gjithë.

Në 1985, Jobs u përplas me CEO-n e atëhershëm të Apple, John Sculley dhe u largua nga kompania. Themeloi firmën NeXT, e cila prodhoi kompjuterë të avancuar, por pa sukses të madh komercial. Megjithatë, sistemi operativ i NeXT u bë baza e macOS që përdoret edhe sot.

Po atĂ« periudhĂ«, Jobs bleu nga Lucasfilm njĂ« studio animacioni, tĂ« cilĂ«n e shndĂ«rroi nĂ« Pixar, duke revolucionarizuar botĂ«n e animacionit. MĂ« 1995, Pixar lansoi “Toy Story”, filmi i parĂ« i animuar plotĂ«sisht me kompjuter, duke fituar miliarda. Pixar mĂ« vonĂ« u ble nga Disney, por Jobs u bĂ« aksionari mĂ« i madh individual i Disney-t.

Në vitet 1990, Apple u përball me krizë të thellë financiare. Në 1997, kompania e thirri Jobs që të kthehej. Ai rifilloi udhëheqjen dhe me lansimin e iMac më 1998 e shpëtoi Apple nga falimentimi, duke e kthyer në gjigantin që njohim sot.

Pastaj erdhën produktet që ndryshuan botën:

iPod (2001) – Pajisja qĂ« revolucionarizoi dĂ«gjimin e muzikĂ«s.
iPhone (2007) – Smartphone-i i parĂ« me ekran me prekje, qĂ« transformoi industrinĂ«.
iPad (2010) – Tableti qĂ« ridefinoi pĂ«rdorimin e kompjuterĂ«ve dhe medias.

Perfeksionist deri nĂ« detaj, Jobs lidhi teknologjinĂ« me dizajnin elegant. Prezantimet e tij u kthyen nĂ« spektakle, ndĂ«rsa personaliteti i tij karizmatik hipnotizonte publikun dhe tregun. MegjithatĂ«, pĂ«r shkak tĂ« kĂ«rkesave tĂ« larta, shpesh hynte nĂ« konflikte me punonjĂ«sit – por rezultatet gjithmonĂ« e mbanin lart figurĂ«n e tij.

Jeta private

Që në adoleshencë, Jobs u magjeps nga zen budizmi dhe shpesh udhëtoi në Indi. Ky ndikim e formësoi si në jetën personale, ashtu edhe në filozofinë e dizajnit.

Në moshën 23-vjeçare, nga lidhja me të dashurën e shkollës së mesme, Chrisann Brennan, pati vajzën Lisa Brennan-Jobs, e lindur në prag të suksesit të Apple më 1978. Megjithëse nuk u martua kurrë me Chrisann, Jobs kishte edhe tre fëmijë të tjerë dhe i pagoi Lisas studimet në Harvard, ku ajo diplomoi më 2000 dhe u bë gazetare.

Në vitin 1991, Jobs u martua me Laurene Powell sipas traditës budiste. Që nga ajo kohë, jetën private e mbajti larg syve të publikut. Laurene punoi në Universitetin e Pensilvanisë dhe më vonë doktoroi në Stanford, aty ku u njohën.

“Isha nĂ« parking, mendova: ‘Po tĂ« ishte dita ime e fundit, do ta kaloja nĂ« njĂ« takim pune apo me kĂ«tĂ« grua?’ Vrapova pas saj dhe i kĂ«rkova tĂ« dilnim pĂ«r darkĂ«. Ajo pranoi dhe qĂ« atĂ«herĂ« nuk jemi ndarĂ« kurrĂ«â€, rrĂ«fente Jobs.

Sipas biografisë The Second Coming of Steve Jobs të Alan Deutschman, Jobs pati lidhje edhe me këngëtaren Joan Baez, ish e dashura e Bob Dylan. Edhe biografia iCon: Steve Jobs përmend një martesë sekrete me Baez, megjithëse nuk pati fëmijë, pasi ajo ishte 41 vjeçe.

Jobs adhuronte Beatles dhe muzikĂ«n klasike, dhe ishte pescatarian, nuk hante mish, vetĂ«m peshk. Veshja e tij karakteristike – golf i zi dhe xhinse, ishte simbol i thjeshtĂ«sisĂ«: “S’dua tĂ« harxhoj kohĂ« duke menduar çfarĂ« tĂ« vesh”, thoshte ai.

Fëmijët nuk i lejoi të përdornin teknologjinë

Edhe pse e gjithë jeta e tij ishte ndërtuar mbi teknologjinë, Jobs nuk ua lejonte fëmijëve pajisjet Apple në shtëpi.

“Ata pothuajse nuk i pĂ«rdorin. MĂ« shumĂ« preferojmĂ« tĂ« ulemi nĂ« tryezĂ« dhe tĂ« flasim pĂ«r histori apo librat qĂ« kemi lexuar”, – i kishte treguar Jobs gazetarit tĂ« The New York Times, Nick Bilton.

Lufta me kancerin e pankreasit

MĂ« 2003, gjatĂ« njĂ« vizite tek mjeku pĂ«r njĂ« gur nĂ« veshkĂ«, iu zbulua njĂ« “hije” nĂ« pankreas. Analizat treguan njĂ« tumor neuroendokrin tĂ« rrallĂ«, njĂ« formĂ« e kancerit tĂ« pankreasit qĂ« mund tĂ« shĂ«rohet nĂ«se operohet nĂ« kohĂ«. Por Jobs e refuzoi operacionin, pavarĂ«sisht lutjeve tĂ« mjekĂ«ve.

“S’doja qĂ« tĂ« ma hapnin trupin. Nuk doja ta shihja veten tĂ« ‘prerë’ nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ«â€, – pranoi Jobs. NĂ«ntĂ« muajt e parĂ« pas diagnozĂ«s, ai provoi vegjetarianizmin, akupunkturĂ«n, ilaçet bimore, pastrimin e zorrĂ«ve dhe metoda tĂ« tjera alternative. Thuhet se madje kĂ«rkoi edhe ndihmĂ«n e njĂ« fallxhori.

Asgjë nuk ndihmoi. Kanceri u përhap shpejt dhe Jobs më në fund pranoi të operohej. Më 2004 ai u shkroi të gjithë punonjësve të Apple një email ku tregonte diagnozën.

“Kam njĂ« formĂ« shumĂ« tĂ« rrallĂ« kanceri pankreatik, njĂ« tumor neuroendokrin, qĂ« pĂ«rbĂ«n rreth 1% tĂ« rasteve dhe mund tĂ« shĂ«rohet me operacion nĂ«se kapet herĂ«t, si nĂ« rastin tim”, – shkroi Jobs.

Në vitin 2009, pas humbjes drastike në peshë, u bë e qartë se sëmundja kishte avancuar. Ai iu nënshtrua një transplanti të mëlçisë dhe u tërhoq nga drejtimi i Apple.

“Ai kishte tĂ« vetmin lloj kanceri pankreatik qĂ« mund tĂ« kurohej. NĂ« thelb, ai kreu vetĂ«vrasje”, – thanĂ« mĂ« pas disa ekspertĂ«, duke theksuar se mjekimi nĂ« kohĂ« do ta shpĂ«tonte.

Por Jobs gjithmonë besoi më shumë te instinkti sesa te mjekët dhe, për fat të keq, as miliona dollarët nuk ia blenë jetën.

Ditët e fundit

Në javët e fundit të jetës, Jobs u përpoq të linte një trashëgimi shpirtërore për fëmijët. Në bashkëpunim me biografin Walter Isaacson, krijoi biografinë për të shpjeguar vendimet e tij.

Steve Jobs ndërroi jetë më 5 tetor 2011, në shtëpinë e tij në Palo Alto të Kalifornisë, i rrethuar nga familja. Shkaku zyrtar i vdekjes ishte ndalimi respirator si pasojë e tumorit të pankreasit. /Telegrafi/

The post NjĂ« ‘jo’ qĂ« i kushtoi jetĂ«n: Pse vdiq vĂ«rtet Steve Jobs dhe si mund tĂ« shpĂ«tonte appeared first on Telegrafi.

Ai qĂ« flet me ngjyrat – Prof. Zeqirja Rexhepi dhe alfabeti i shpirtit tĂ« tij krijues

Intervistë ekskluzive me Prof. Zeqirja Rexhepin, artistin që jeton e vepron në Kanada, por shpirti dhe zemra i flasin në Dardani

„Ekspozita kam pasur qĂ« nga korriku i vitit 1999 e deri mĂ« tash. E fundit ka qenĂ« nĂ« mars tĂ« kĂ«tij viti. Deri tash kam pasur 19 ekspozita tĂ« pavarura nĂ« vende tĂ« ndryshme, institucione dhe galeri. MĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja Ă«shtĂ« ekspozita e parĂ« nga njĂ« artistĂ« shqiptarĂ« mĂ« 2001 nĂ« GalerinĂ« ShtetĂ«rore tĂ« Artit, ku numri i pjesĂ«marrĂ«sve ishe marramendĂ«s dhe Ă«shtĂ« publikuar nĂ«pĂ«r tĂ« gjitha mediet e KanadasĂ«. Tema ka qenĂ« mbijetesa “Rezistenca”- realiteti i pĂ«rshkruar nĂ« pĂ«lhurĂ«, nga artisti i cili ishte pjesĂ« e persekutimeve dhe shpĂ«rnguljes masive, dĂ«shmitar real qĂ« do tĂ« dĂ«shmojnĂ« nĂ« histori dhunĂ«n dhe asimilimin e shqiptarĂ«ve“, na tha ndĂ«r tĂ« tjera Prof.Rexhepi

Intervistoi: Dashnim Hebibi, Gjilan

Ka njerëz që flasin me fjalë.
Ka të tjerë që flasin me heshtje.
Por ka edhe nga ata tĂ« rrallĂ«t – qĂ« flasin me ngjyrat.

Profesor Zeqirja Rexhepi është një nga ata që nuk i përdor ngjyrat vetëm për të pikturuar forma, por për të rrëfyer ndjenja, për të shpalosur kohë dhe kujtime, për të komunikuar me botën pa thënë asnjë fjalë.

Ai e njeh alfabetin e ngjyrave. I njeh si shkronjat e zemrës. I kupton. I ndien. U flet. Dhe ato i përgjigjen me një botë që shtrihet në telajo, por shpërthen në shpirt. Nga Kosova në Kanada, nga rinia në pjekuri, ai ka ndërtuar një jetë përmes dritës dhe hijes, përmes të kaltres së thellë dhe së kuqes që digjet si mall.

Sot, kur feston 70 vjet jetĂ« dhe 45 vjet krijimtari artistike, ai vjen nĂ« atdhe jo vetĂ«m pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar, por pĂ«r tĂ« ndarĂ« me ne atĂ« qĂ« e ka ndĂ«rtuar ndĂ«r dekada – njĂ« ekspozitĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« thjesht art, por rrĂ«fim, njĂ« udhĂ«tim i jetuar pĂ«rmes ngjyrave qĂ« e kanĂ« ndjekur dhe udhĂ«hequr. Intervista qĂ« pason nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« bisedĂ«, por njĂ« takim me njĂ« shpirt tĂ« mbĂ«shtjellĂ« me dritĂ« arti.

Zeqirja Rexhepi -një emër që nuk njeh kufij

Profesor Zeqirja Rexhepi është një nga emrat më të çmuar të artit shqiptar, një krijues që ka shtrirë pikturën dhe shpirtin e tij artistik përtej kufijve të Kosovës, në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Ai është një artist i rrallë, i lidhur fort me rrënjët, por njëherësh edhe me horizontin, duke bartur me vete Kosovën në çdo ngjyrë, në çdo telajo.

Sot, kur ai qĂ«ndron pĂ«r pushim nĂ« vendlindje, pata nderin dhe kĂ«naqĂ«sinĂ« ta takoj dhe tĂ« realizoj njĂ« intervistĂ« ndryshe – jo tĂ« ftohtĂ«, jo vetĂ«m pĂ«r klikime, por njĂ« rrĂ«fim pĂ«r shpirtin e artit, pĂ«r jetĂ«n qĂ« e ka kaluar ndĂ«r ngjyra, pĂ«r emocionin qĂ« mbetet i freskĂ«t edhe pas 70 viteve jetĂ« dhe 45 viteve krijimtari.

Kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« intervistĂ« e zakonshme, sepse pĂ«r mua Ă«shtĂ« mĂ« e lehtĂ« – unĂ« e njoh profesorin. Dhe prandaj nuk di as si ta ndalim bisedĂ«n
 Thjesht, shpresoj qĂ« lexuesit ta ndiejnĂ« atĂ« qĂ« ne e pĂ«rjetuam gjatĂ« kĂ«tij rrĂ«fimi: njĂ« frymĂ«zim i vĂ«rtetĂ«.

Me Prof. Zeqirja Rexhepi mendova se brenda një ore do të zhvillojmë intervistën, por nuk ishte ashtu. Po ju lë ta lexoni këtë intervistë me fjalë të mjalta nga Profesor Rexhepi.

Profesor të falënderoj për kohën që po ndani për këtë intervistë.

Ju lutem edhe unë kam nderin dhe kënaqësinë, kur e di edhe punën tuaj të çmuar për tre dekada në profesionin fisnik të gazetarisë.

Profesor Rexhepi, nga data 15 deri më 28 korrik, në Gjilan do të hapet ekspozita juaj e radhës. Na tregoni: sa punime do të paraqiten dhe si titullohet kjo ekspozitë?

Ashtu Ă«shtĂ«. I falĂ«nderoj edhe mediat tjera qĂ« i kanĂ« dhĂ«nĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« mjaftueshme ekspozitĂ«s e intervista Ă«shtĂ« e para me juve. Ekspozita restrospektive nĂ« kuadĂ«r tĂ« 45 vjetorit tĂ« krijimtarisĂ« sime dhe 70 vjetorit tĂ« lindjes, ku janĂ« gjithsejtĂ« 45 piktura tĂ« pĂ«rmasave tĂ« mĂ«dha. ËshtĂ« njĂ« punĂ« e madhe dhe me copa shpirti.

Jetoni e veproni prej vitesh në Kanada. Gjatë cilës periudhë janë realizuar veprat që do të ekspozohen në Gjilan?

Po. Jetoj e veproj në Kanada, por shpirti është në Kosovë. Veprat janë të realizuara nga viti 1977 deri më tani (2025).

A ka në mesin e tyre punime të krijuara pikërisht në Kanada? Si ndikojnë ambienti dhe përditshmëria e atjeshme në veprat tuaja?

Në mesin e pikturave në Kanada, janë të ekspozuara 36 piktura, apo vetëm 2 janë të vitit 1977 të cilat kanë mbijetuar nga lufta e vitit 1999. Të tjerat janë djegur në shtëpinë time në Përlepnicë dhe po ashtu edhe instrumentet muzikore e gjësendet e tjera të familjes. Të gjithë fëmijët e mi kanë pasur instrumentet e tyre.

Kjo ekspozitĂ« hapet nĂ« njĂ« moment tĂ« veçantĂ« – 45-vjetori i krijimtarisĂ« suaj artistike dhe 70-vjetori i lindjes. Si e ndjeni kĂ«tĂ« pĂ«rmbledhje emocionale tĂ« njĂ« jete nĂ« ngjyra dhe shpirt?

Kjo ekspozitĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r ngjarjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« jetĂ«s sime pas luftĂ«s e dĂ«bimit masiv nga fshati PĂ«rlepnicĂ« i KomunĂ«s sĂ« Gjilanit. GjithnjĂ« jo qĂ« kam Ă«ndĂ«rruar, por kam pasur qĂ«llim shpirtĂ«ror dhe moral qĂ« ta kryej njĂ« premtim timin, qĂ« tĂ« kthehem nĂ« vendlindje jo vetĂ«m fizikisht, por edhe me krijimtari. Kjo po ndodh dhe jam tejet i lumtur, duke i’u falĂ«nderuar tĂ« gjithĂ«ve qĂ« po angazhohen si dhe organizatĂ«s kanadeze “Arts NS” pĂ«r mbĂ«shtetjen e realizmit tĂ« kĂ«saj ekspozite.

„Ekspozita e parĂ« personale ishte mĂ« 1974“

Ju kujtohet puna juaj e parĂ« artistike? ÇfarĂ« ndjesie ju kthehet kur e rikujtoni?

Puna e parë e cila mbahet mend tërë jetën time, janë punimet e provimit pranues për tre ditë në Shkollën e Mesme të Artit në Pejë në vitin 1970. Ishte ndjesi e pa harruar vendimtare e jetës. Këto ishin titujt e punimeve: Natyrë e qetë, portret nga skulptura dhe akuarel në natyrë-motiv. Ndërsa ekspozita e parë personale ishte më 1974 në Sh.L.P. Shkup, pastaj në Gjilan më 1974-1975 apo 50 vjet më parë.

Cila Ă«shtĂ« ngjyra juaj mĂ« e dashur – ajo qĂ« e riktheni mĂ« shpesh nĂ« punime dhe qĂ« ndoshta ju pĂ«rfaqĂ«son mĂ« shumĂ«?

Si artist profesional, ngjyrat janĂ« sipas momentit dhe ngjarjeve qĂ« ka koha t’i imponon. Te unĂ« tri ngjyrat kryesore dhe dy neutrale nĂ« kombinim, dominojnĂ« herĂ« tĂ« mbyllura e herĂ« tĂ« çelĂ«ta. Njihem me kolorit tĂ« çelĂ«t dhe optimist nĂ« jetĂ«.

A ndodh ndonjĂ«herĂ« t’u “bĂ«rtisni” ngjyrave, t’u kĂ«rkoni mĂ« shumĂ« se sa ato japin?

Kjo Ă«shtĂ« pyetje me vend dhe ndodh nĂ« momentin qĂ« i largohesh konceptit tĂ« planifikuar. Edhe mundohesh qĂ« tĂ« dali mĂ« mirĂ«. Ajo fillon me u bĂ«rĂ« konfuze, del nga kompozicioni, ngatĂ«rrohet kontrasti me harmoninĂ« dhe fillon me humb origjinalitetin. ËshtĂ« njĂ« botĂ« e veçant.

A e njihni “alfabetin” e ngjyrave? Si komunikoni me to pĂ«rtej formĂ«s vizuale?

Me ngjyrën komunikon në rregull, ruhet dinamika dhe personaliteti, origjinaliteti i artistit gjithherë duke e krijuar skenarin dhe temën e serisë deri në përfundim të përgatitjes profesionale të komponimit. Ngjyrat keni të drejtë se e kanë një alfabet që duhet mësuar mirë, po nuk e dite, atëherë nuk ke krijuar, por ke bërë zhurmë.

Ku e gjeni muzën e frymëzimit sot? Dhe a ka ndryshuar ajo me kalimin e viteve, nga rinia deri në këtë moshë kur arti juaj është më i pjekur se kurrë?

Kur lind fĂ«mija, urimi mĂ« i mirĂ« Ă«shtĂ« tĂ« urohet: „Inshalla i ngjan kohĂ«s“. Tek unĂ« prej fillimit tĂ« luftĂ«s punĂ«t e mia artistike kanĂ« qenĂ« tĂ« imponuara sipas ngjarjeve qĂ« artisti i ka pĂ«rjetuar. Ndoshta nĂ« kĂ«to periudha tĂ« ndryshme tĂ« jetĂ«s kam bĂ«rĂ« ndryshimet shpirtĂ«rore tĂ« kohĂ«s e cila ka qenĂ« e imponuar nĂ« shoqĂ«ri dhe janĂ« bĂ«rĂ« vepra artistike universale nĂ« globe.

Jeni nderuar me shumë medalje dhe mirënjohje. Sipas jush, a vlerësohen artistët sa duhet në kohën e sotme?

Për artistin vlera dhe medalja më me vlerë është prania e audiencës në ekspozitë, përshtypjet e vizitorëve, kritikave të artit për vlerësimin e punës që artisti i ofron dhe kontribuon për komunitetin. Kjo është vlera dhe respekti që i nevojitet krijuesit sa i përket shpërblimeve të tjera e çmimeve. Jam shumë me fat që jetojë dhe veprojë në një vend si Kanadaja, që vlerësohet dhe shpërblehet çdo kush që kontribuon në afirmimin e vlerave kombëtare brenda dhe jashtë vendit. Mbështetja bëhet sipas rregullave dhe numrave që i përcakton Ligji për Mbështetje nga institucionet e kulturës.

Na e zbuloni sekretin e mosplakjes – si qĂ«ndroni kaq vital, kaq krijues pas 70 viteve jetĂ«?

Këtu nuk ka sekrete arti, mua më ka mbajt optimist, kam jetuar pa stres, pasi që me pikturë e çliron nga brendësia çdo gjë që të mundon e që nuk mundesh me thënë. Mendoni pozitiv dhe bëni mirë, sinqerisht do ju harroj plakja.

A Ă«shtĂ« ndoshta mbĂ«shtetja e bashkĂ«shortes dhe dashuria pĂ«r familjen, me nipĂ«r, mbesa dhe njĂ« jetĂ« artistike bashkĂ« – “arma” juaj sekrete?

Gjithsesi mbështetësja apo shtysa kryesore për këto 50 vjet, ka qenë dhe është gruaja dhe shoqja ime Bedrija. Ajo vet është artiste dhe ne kemi përkrahur pa rezervë njëri-tjetrin. Edhe pse ajo ka pasur dy herë më tepër angazhim me rritjen e 6 fëmijëve, në kushte të ndryshme politike ku kemi jetuar dhe obligimi kombëtar ka qenë nataliteti dhe nuk kemi kursyer që me çdo mjet ta fitojmë luftën. Pikërisht falë nënës shqiptare. Zoti i bekoftë për vuajtjet dhe sakrificën që ato kanë përjetuar. Edhe qubrilloviqët, kanë thënë se luftën e fituan nënat shqiptare. Duke jetuar me 6 fëmijë, në fillim ishte vështirë, por kemi punuar shumë që ata të rriten shëndetshëm e të edukohen, pastaj të krijojnë familjar. Ia arritëm që tani të kemi 17 nipa e mbesa. Jetë jashtëzakonisht e bukur me plotë dashuri, e pa përshkruar. Edhe pikërisht koloriti i pasur në pikturat e mia vjen nga dashuria e nipave e mbesave të mi. Nganjëherë ne duhet me aktruar në momente të caktuara me i fsheh dhimbjet që kemi përjetuar, për mos me i merakos. Kënaqësi shumë e vërtetë që na e ruajnë freskinë, lum ai që i ka.

Si ju ka pritur komuniteti shqiptar dhe ai vendas në Kanada? Si është rruga juaj artistike atje?

KohĂ«n qĂ« ne u dĂ«buam nga vendlindja, destinacioni u imponua nĂ« Halifaks tĂ« KanadasĂ«, njĂ« qytet pa komunitet me shumĂ« pak popullatĂ« tĂ« re, tĂ« cilĂ«t kishin migruar nga Suedia edhe nĂ« kushte jashtĂ«zakonisht tĂ« vĂ«shtira me nga dy javĂ« udhĂ«tim me anije ilegale. Ne refugjatĂ«t nga Kosova, krijuam komunitetin nĂ« Halifaks, ku kanadezĂ«t nuk kishin parĂ« shqiptarĂ« deri tash kur na panĂ«nĂ«ve pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«. Pastaj ne filluam me aktivitete e me sjellje tĂ« mira, ku integrimi ishte dinamik dhe shumĂ« i shpejt. ShoqĂ«ria kanadeze filloi tĂ« na adhuroi dhe kemi pasur pĂ«rkrahje maksimale. KĂ«shtu qĂ« kjo mbĂ«shtetje qĂ« i’u dha komuniteti shqiptarĂ« u pagua dhe tani jemi duke dhĂ«nĂ« kontribut tĂ« çmuar e me vlerĂ« nĂ« Kanada. RrugĂ«timi im artistik, ka filluar qĂ« nĂ« 10 ditĂ«shin e parĂ«, kur u prezantova nĂ« Festivalin gjithĂ« kombĂ«tar si violinist. Aty filloi karriera ime, pastaj nĂ« teatĂ«r e film si skenaristĂ« nĂ« 20 filma dhe anĂ«tarĂ« i unionit.

„Ekspozita kam pasur qĂ« nga korriku i vitit 1999 e deri mĂ« tash“

Sa ekspozita keni realizuar deri më tani, dhe cilën do ta veçonit si më të veçantën?

Ekspozita kam pasur qĂ« nga korriku i vitit 1999 e deri mĂ« tash. E fundit ka qenĂ« nĂ« mars tĂ« kĂ«tij viti. Deri tash kam pasur 19 ekspozita tĂ« pavarura nĂ« vende tĂ« ndryshme, institucione dhe galeri. NdĂ«rsa kolektive janĂ« aq shumĂ« saqĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« numĂ«rohen. MĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme janĂ« ekspozita e parĂ« nga njĂ« artistĂ« shqiptarĂ« mĂ« 2001 nĂ« GalerinĂ« ShtetĂ«rore tĂ« Artit, ku numri i pjesĂ«marrĂ«sve ishe marramendĂ«s dhe Ă«shtĂ« publikuar nĂ«pĂ«r tĂ« gjitha mediet e KanadasĂ«. Tema ka qenĂ« mbijetesa “Rezistenca”- realiteti i pĂ«rshkruar nĂ« pĂ«lhurĂ«, nga artisti i cili ishte pjesĂ« e persekutimeve dhe shpĂ«rnguljes masive, dĂ«shmitar real qĂ« do tĂ« dĂ«shmojnĂ« nĂ« histori dhunĂ«n dhe asimilimin e shqiptarĂ«ve.

A e keni menduar ndonjëherë se me rastin e 100-vjetorit të lindjes, do të realizoni një ekspozitë të madhe? Dhe nëse po, cili do të ishte titulli apo tema e saj?

AtĂ« nuk e mendoj, pasi qĂ« unĂ« punojĂ« sikurse kurrĂ« nuk kam me vdekur, ndĂ«rsa mendoj qĂ« sikur nesĂ«r tĂ« vdes, çfarĂ« kam me lĂ«nĂ« pas. PĂ«rpiqem qĂ« jetĂ«n ta bĂ«jĂ« kualitative. Piktura mĂ« ndihmon shumĂ« qĂ« tĂ« mos mendoj negativisht. PĂ«r 100 vjetorin Ă«shtĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« mendosh, por nĂ«se edhe ajo ndodh, do tĂ« isha shumĂ« i lumtur qĂ« tĂ« le, shĂ«ndetin edhe premtoi se arti im kishte me vazhduar sipas situatĂ«s qĂ« shoqĂ«ria ka me pĂ«rjetuar. UnĂ« kam me qenĂ« njĂ« pĂ«rshkrues i jetĂ«s. Ekspozita im pĂ«r 100 vjetorin do tĂ« ishte nĂ« dy shtete, pasi qĂ« kam shtetĂ«si tĂ« KosovĂ«s dhe KanadasĂ«, kurrĂ« nuk do tĂ« heqi dorĂ« nga vendlindja ime. Titullin e kam “Albanian canadian artist”, integrues i dy kulturave, ky Ă«shtĂ« misioni im.

„Instrumentet dhe muzika janĂ« simbol i jetĂ«s, harmonisĂ« sĂ« bashkuar me ngjyrat e koloritin e pasur tĂ« jetĂ«s“

Njihet dashuria juaj për vallen e burrave. A ka vend kjo dashuri edhe në telajot tuaja? A gjeni energji pozitive në atë lëvizje ritmike që pastaj e përcillni përmes penelit?

ËshtĂ« pyetje me vend, nĂ« rininĂ« e hershme e kam pas pasion muzikĂ«n, instrumentet, kĂ«ndimin dhe sidomos vallĂ«zimin, ku e kam trashĂ«guar nga gjyshi qĂ« ishte njĂ« valltar i rrallĂ« i asaj kohe. Prandaj instrumentet dhe muzika janĂ« simbol i jetĂ«s, harmonisĂ« sĂ« bashkuar me ngjyrat e koloritin e pasur tĂ« jetĂ«s, ashtu si unĂ« e dĂ«shirojĂ« pĂ«r jetĂ«n e kam kaluar duel muzikĂ« dhe pikturĂ«.

„KurrĂ« nuk jam ndarĂ« nga vendlindja“

Vizitat tuaja tĂ« shpeshta nĂ« KosovĂ« nga Kanadaja tregojnĂ« lidhjen tuaj tĂ« fortĂ« me atdheun. I keni thĂ«nĂ« ndonjĂ«herĂ« vetes: ‘Do ta kaloj pleqĂ«rinĂ« nĂ« Kosovë’?

Shpirtërisht kurrë nuk jam ndarë nga vendlindja. Fizikisht qëndrimi im deri në momentin e pensionimit ka qenë më pak kohë dhe tani jam ma gjatë, por nuk jam ndarë nga puna dhe punoj edhe i kam lasat e pikturës me një orar të shkurtuar derisa të qëndroi mirë me shëndet dhe interesimi i studentëve ende ekziston. E ndaj kohën, verës në Kosovë e dimrit në Kanada dhe kontribuojmë në edukimin e nipave. Pra ky ka qenë fati i jetës dhe nuk mund ta ndryshojmë. Njëri i kishte thënë babait, baba e zura hajdutin, mbaje tha. Sun po e mbaj, tha lëshoje, spo më lëshon. Kështu është jeta e ndarë në dy pjesë.

PĂ«r fund, edhe pse do tĂ« donim ta zgjatnim kĂ«tĂ« bisedĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r: pse duhet tĂ« vijnĂ« artdashĂ«sit nĂ« ekspozitĂ«n tuaj nĂ« Gjilan? PĂ«rveçse pĂ«r t’ju uruar ditĂ«lindjen, çfarĂ« duhet tĂ« presin ata nga kjo ekspozitĂ«?

Pyetje shumĂ« interesante, pse duhet publiku i Gjilanit edhe mĂ« gjerĂ« me ardhur nĂ« ekspozitĂ«. QĂ«ndron fakti se unĂ« dua t’i shoh ata qĂ« mĂ« kanĂ« pĂ«rkrahur dhe kemi kaluar jetĂ« dhe sfida tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta. Ky takim do tĂ« jetĂ« njĂ« bashkim shpirtĂ«ror me tĂ« gjithĂ« ata qĂ« i desha. E kjo Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« “sebep” i takimit jo se unĂ« kam me iu dhuruar shumĂ« nga arti im. AtĂ« qĂ« kam krijuar pĂ«r 50 vjet me njĂ« galeri modeste, puna ka qenĂ« e ndryshme. Duke filluar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« si mĂ«simdhĂ«nĂ«s i artit nga viti 1976, pastaj dizajni, muralet, skena, muzika, ansamblet e shumĂ« veprimtari tjera. 5 dekada i kam kaluar me brushĂ« dhe muzikĂ«, duke i shĂ«rbyer komunitetit tĂ« gjerĂ«.

Dhe pĂ«rtej kĂ«saj ekspozite, dua tĂ« besoj se pas pak ditĂ«sh do tĂ« dĂ«gjoj nga ju sĂ«rish – se tashmĂ« po punoni pĂ«r ekspozitĂ«n e 100-vjetorit nĂ« vendin tuaj tĂ« lindjes. A do ta kemi kĂ«tĂ« privilegj?

U kënaqa me këtë bashkëbisedim. Intervistë interesante. Në fund miku im të përshëndes, të uroj shëndet që puna dhe kontributi i yt të vazhdoi pafundësisht.

E sa i përket ekspozitës për 100 vjetorin e lindjes, fjala jote në vesh të Zotit dhe mos harro, je apo nuk je i zënë une të pres në ekspozitë. Përshëndes edhe të gjithë ata që kanë rast ta lexojnë këtë intervistë dhe meqë jemi në prag të pushimeve verore të gjithë mërgimtarëve ju uroj rrugë të mbarë dhe pushime të mbara. Të mos harrohet mërgimtari, sepse me shpirt e zemër është me atdheun. Edhe njëherë shumë faleminderit dhe falënderoj bashkëshorten, fëmijët e mi me familjet e tyre, gjithë familjen, miqtë e shokët që më kanë përkrahur e po më përkrahin. /SAM24.info

The post Ai qĂ« flet me ngjyrat – Prof. Zeqirja Rexhepi dhe alfabeti i shpirtit tĂ« tij krijues appeared first on Telegrafi.

Supë verore me perime të freskëta: E lehtë, hidratuese dhe plot me vitamina

Supa verore me perime të freskëta është një zgjedhje perfektë, gatuhet shpejt, është plot shije dhe mund të konsumohet edhe e ngrohtë, edhe e ftohtë

Përbërësit (për 4 persona)

â–Ș 1 kungulleshkĂ« mesatare
â–Ș 2 karota tĂ« freskĂ«ta
â–Ș 1 spec i kuq
â–Ș 1 patate mesatare
â–Ș 1 qepĂ« e vogĂ«l
â–Ș 1 thelb hudhĂ«r
â–Ș 2 domate tĂ« pjekura mirĂ« (ose 200 ml domate tĂ« grira)
â–Ș 700 ml lĂ«ng perimesh (ose ujĂ« me njĂ« kubĂ«z perimesh)
â–Ș 2 lugĂ« vaj ulliri
â–Ș kripĂ« dhe piper sipas shijes
â–Ș disa fletĂ« borziloku tĂ« freskĂ«t ose majdanoz pĂ«r zbukurim

Opsionale: pak lëng limoni ose kos i ftohtë për servirje

Përgatitja

1. Përgatisni perimet: Qëroni dhe prisni në kubikë të vegjël kungulleshkën, karotat, pataten dhe specin. Qepën grijeni hollë, ndërsa hudhrën shtypeni lehtë.

2. Skuqini lehtë: Në një tenxhere të mesme, ngrohni vajin e ullirit. Shtoni qepën dhe hudhrën dhe skuqini për 2-3 minuta derisa të marrin aromë dhe të zbuten.

3. Shtoni perimet: Hidhni kungulleshkën, karotën, pataten dhe specin. Përziejini për disa minuta që të marrin shije.

4. Domatet dhe lëngu: Shtoni domatet e grira ose domatet e freskëta të prera në kubikë. Pastaj hidhni lëngun e perimeve dhe lëreni të vlojë.

5. Ziejeni: Kur supa të marrë valë, zvogëloni zjarrin dhe gatuajeni për rreth 15-20 minuta, derisa perimet të zbuten.

6. Rregulloni shijen: Shtoni kripë dhe piper sipas shijes. Nëse dëshironi një aromë më freskuese, mund të shtoni disa pika lëng limoni.

7. Servirja: Supa mund të shërbehet e ngrohtë ose e ftohtë. Dekorojeni me gjethe borziloku ose majdanoz të freskët. Për më shumë freski, mund ta shoqëroni me një lugë kos të ftohtë sipër.

Këshillë shtesë

Kjo supë mund të ruhet në frigorifer për 2-3 ditë. Shërbejeni në një tas të ftohtë për një efekt akoma më freskues gjatë vapës.

Shijojeni, – transmeton Telegrafi.

The post Supë verore me perime të freskëta: E lehtë, hidratuese dhe plot me vitamina appeared first on Telegrafi.

Litar, ritëm dhe djersë: Si të digjni kalori më shumë se me vrap

Litarin nĂ« dorĂ« dhe
 kĂ«rceni!”

Kur keni më së paku kohë në dispozicion për ushtrime, mund të merrni vetëm një litar dhe të stërviteni kudo.

Kërcimi me litar është një nga kardio-ushtrimet më efikase për djegien e kalorive dhe forcimin e trupit. Vetëm 10 minuta kërcim me litar janë pothuajse sa 30 minuta vrapim në park dhe kjo është arsyeja pse boksierët dhe atletët profesionistë e kanë pjesë të pandashme të stërvitjes së tyre.

Me kërcimin me litar mund të digjni nga 800 deri në 1300 kalori për orë, duke angazhuar pothuajse të gjithë trupin: krahët, shpatullat, shputat, këmbët, shpinën dhe muskujt e barkut. Gilcat (nyjat) punojnë si amortizatorë natyralë, duke zbutur goditjet dhe ulur rrezikun e lëndimeve, nëse kërceni mbi një sipërfaqe të përshtatshme (të butë, jo beton).

Përfitimet nuk ndalen me kaq: kërcimi me litar përmirëson koordinimin, ekuilibrin dhe ritmin, forcon sistemin kardiovaskular, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rrit qëndrueshmërinë. Për më tepër, mund të kërceni si në ambient të hapur ashtu edhe në shtëpi, madje pa pasur nevojë për pajisje shtesë, transmeton Telegrafi.

Si të filloni?

â–Ș Filloni lehtĂ«: BĂ«ni 15 kĂ«rcime nĂ« ditĂ« dhe shtoni gradualisht numrin. PĂ«r shembull, çdo javĂ« shtoni nga 10 kĂ«rcime derisa tĂ« ndiheni mĂ« tĂ« fortĂ«.
â–Ș Pauza tĂ« shkurtra: KĂ«rceni pĂ«r njĂ« minutĂ«, pushoni disa sekonda dhe vazhdoni sĂ«rish.
â–Ș Pozicioni i trupit: QĂ«ndroni drejt, shikoni para dhe mbani barkun tĂ« shtrĂ«nguar.
â–Ș KĂ«rcimi: Nuk keni nevojĂ« tĂ« kĂ«rceni shumĂ« lart – mjafton lartĂ«sia qĂ« litari tĂ« kalojĂ« nĂ«n shputat, rreth 5 cm.
â–Ș Ritmi: PĂ«rqendrohuni nĂ« ritĂ«m dhe frymĂ«marrje tĂ« qetĂ«.

Kujdes!

Kërcimi me litar nuk rekomandohet për ata që kanë probleme me kurrizin apo gjunjët. Po ashtu, këshillohet të zgjidhni këpucë sportive me amortizim të mirë.

VetĂ«m pak minuta nĂ« ditĂ« mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« gjendjen fizike, tĂ« djegin kaloritĂ« dhe t’ju japin energji pĂ«r gjithĂ« ditĂ«n.

Merrni litarin dhe provoni! /Telegrafi/

The post Litar, ritëm dhe djersë: Si të digjni kalori më shumë se me vrap appeared first on Telegrafi.

Pini ilaçet për tension në mëngjes? Ja pse nata mund të jetë zgjidhje më e mirë

Një studim i ri tregon se për disa njerëz me tension të lartë, marrja e ilaçeve për presionin e gjakut para gjumit mund të japë rezultate më të mira se sa në mëngjes

Sipas studiuesve, ulja e presionit të gjakut gjatë natës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për sulm në zemër apo tru.

Në revistën JAMA Network Open, studiuesit kinezë zbuluan se pacientët që pinin ilaçet para gjumit kishin ulje më të madhe të presionit sistolik gjatë natës, krahasuar me ata që i merrnin në mëngjes.

Ulja mesatare ishte rreth 3 mmHg, dukshëm e mjaftueshme për të reduktuar rrezikun kardiovaskular, sipas autorit të studimit, Dr. Shao-Liang Chen, profesor i kardiologjisë në Spitalin e Kinës Perëndimore, Universiteti Sichuan, transmeton Telegrafi.

Pse ka rëndësi ora kur i pini ilaçet?

Tensioni i gjakut nuk është konstant gjatë ditës: zakonisht ulet natën gjatë gjumit dhe rritet në mëngjes. Për disa persona, marrja e ilaçeve para gjumit mund të ndihmojë që tensioni të kontrollohet më mirë gjatë natës, kur trupi është në pushim. Kjo mund të mbrojë enët e gjakut dhe zemrën nga dëmtimet e fshehta që ndodhin gjatë gjumit, transmeton Telegrafi.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« hipertensioni?

Tensioni i lartë i gjakut është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe tru. Kur presioni është vazhdimisht i lartë, dëmton arteriet dhe rrit mundësinë për infarkt apo goditje në tru.

A duhet ta ndryshoni vetë orën e marrjes së ilaçeve?

Ekspertët paralajmërojnë se nuk duhet të ndryshoni kohën e marrjes së ilaçeve pa u këshilluar me mjekun. Për disa ilaçe, marrja në mëngjes është më e sigurt për të shmangur efektet anësore, ose për të mos ndërhyrë me ilaçe të tjera që pini.

Kombinimi i barnave

Në këtë studim, pacientët morën një kombinim të dy ilaçeve të zakonshme: Olmesartan dhe Amlodipinë, të cilat ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut. Ky kombinim përdoret gjerësisht edhe në Evropë dhe SHBA për trajtimin e tensionit të lartë.

A mund të vlejë për të gjithë?

Studiuesit theksojnë se këto rezultate janë arritur tek pacientët kinezë pa sëmundje të rënda të zemrës. Kjo do të thotë se duhen më shumë kërkime për të parë nëse ky efekt është i njëjtë për të gjithë dhe për barna të ndryshme.

Përfundimi?

TĂ« gjithĂ« qĂ« vuajnĂ« nga hipertensioni duhet tĂ« kenĂ« njĂ« plan tĂ« qartĂ« trajtimi dhe tĂ« bisedojnĂ« me mjekun pĂ«r orĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« ilaçet. Marrja e rregullt Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja – pa ndĂ«rprerje dhe pa ndryshime tĂ« vetĂ«-inicuara. /Telegrafi/

The post Pini ilaçet për tension në mëngjes? Ja pse nata mund të jetë zgjidhje më e mirë appeared first on Telegrafi.

Pse frigoriferi ka dritë, ndërsa ngrirësi jo? Ja çfarë thonë ekspertët

A jeni menduar ndonjëherë pse frigoriferi ndizet me dritë sapo e hapni, ndërsa ngrirësi, edhe pse është pjesë e të njëjtit pajisje, zakonisht nuk ka ndriçim të brendshëm?

Kjo pyetje qĂ« e bĂ«jnĂ« shumĂ« njerĂ«z ka marrĂ« njĂ« pĂ«rgjigje interesante nga profesori i ekonomisĂ« nĂ« Universitetin e Cornell-it, Robert H. Frank. Sipas tij, arsyeja Ă«shtĂ« mĂ« e thjeshtĂ« se sa duket – Ă«shtĂ« çështje kostoje dhe leverdie.

“Nuk ka dritĂ« nĂ« ngrirĂ«s sepse raporti mes kostos dhe pĂ«rfitimit nuk e justifikon. Instalimi i njĂ« drite nĂ« ngrirĂ«s ka njĂ« kosto tĂ« vazhdueshme, pavarĂ«sisht sa herĂ« hapet. PĂ«rfitimi Ă«shtĂ« qĂ« ju e gjeni mĂ« lehtĂ« ushqimin, por meqĂ« ngrirĂ«si hapet shumĂ« mĂ« rrallĂ« se frigoriferi, kostoja nuk ja vlen krahasuar me leverdinĂ«. KĂ«shtu, prodhuesit zgjedhin tĂ« kursejnĂ«,” shpjegon profesori Frank.

Ai shton se gjithçka varet nga tregu, nëse konsumatorët tregojnë gatishmëri të paguajnë për këtë shtesë, atëherë prodhuesit mund ta përfshijnë edhe dritën në ngrirës, transmeton Telegrafi.

A mund të ndryshojë kjo?

NĂ« fakt, ndryshimet teknologjike dhe rritja e standardit tĂ« jetesĂ«s kanĂ« bĂ«rĂ« qĂ« disa modele tĂ« reja frigoriferĂ«sh “premium” tĂ« kenĂ« ndriçim tĂ« integruar edhe nĂ« pjesĂ«n e ngrirĂ«sit. Prodhuesit konkurrojnĂ« vazhdimisht pĂ«r t’u ofruar klientĂ«ve mĂ« shumĂ« komoditet, nga raftet qĂ« rrĂ«shqasin lehtĂ«, te ndriçimi LED dhe sensorĂ«t inteligjentĂ«.

“Sapo tĂ« ketĂ« kĂ«rkesĂ«, tregu do ta sjellĂ« kĂ«tĂ« opsion. Me rritjen e fuqisĂ« blerĂ«se, Ă«shtĂ« vetĂ«m çështje kohe kur shumica do tĂ« kĂ«rkojĂ« edhe ndriçim nĂ« ngrirĂ«s, dhe prodhuesit do t’ua ofrojnĂ«,” pĂ«rfundon profesori Frank.

Sa shpesh duhet të hapet ngrirësi?

Ndërkohë, ekspertët e ruajtjes së ushqimit këshillojnë që ngrirësi të hapet sa më pak, që temperatura të mos luhatet dhe produktet të mos prishen nga ndryshimet e lagështisë dhe kristalizimi i akullit. Ndriçimi brenda nuk është domosdoshmëri, por një komoditet që, me gjasë, do të bëhet standard në të ardhmen.

A do ta blinit frigoriferin me dritë edhe në ngrirës?

Na tregoni mendimin tuaj! /Telegrafi/

The post Pse frigoriferi ka dritë, ndërsa ngrirësi jo? Ja çfarë thonë ekspertët appeared first on Telegrafi.

Nëse Helicobacter pylori nuk trajtohet, mund të shkaktojë probleme serioze

Nëse kemi dikë në familje që është tashmë i infektuar, mundësia që edhe anëtarët e tjerë të familjes të infektohen është e madhe

Ndjenja gjithnjĂ« e mĂ« e shpeshtĂ« e fryrjes pas ngrĂ«nies, por edhe ngopja e hershme, dhimbja mbi kĂ«rthizĂ«, poshtĂ« koshit tĂ« kraharorit, janĂ« simptoma qĂ« duhet t’ju shtyjnĂ« tĂ« kĂ«rkoni ndihmĂ«n e njĂ« mjeku. Ka shumĂ« mundĂ«si qĂ« tĂ« jeni infektuar me Helicobacter pylori!

ËshtĂ« vĂ«rtetuar se 50% e popullsisĂ« sonĂ« e ka nĂ« trup kĂ«tĂ« “bashkĂ«banues” jashtĂ«zakonisht tĂ« pakĂ«ndshĂ«m, ndoshta qĂ« nĂ« fĂ«mijĂ«ri, i cili, nĂ«se nuk trajtohet, mund tĂ« shkaktojĂ« kancer. Por lajmi i mirĂ« Ă«shtĂ« se ky bakter eliminohet shpejt!

Si transmetohet sëmundja

Më shpesh përmes duarve të pista, frutave dhe perimeve të palara mjaftueshëm, ujit që nuk është i pastër ose është i kontaminuar me mbetje fekale. Mund të transmetohet edhe nëpërmjet pikave të pështymës, është i pranishëm në zmaltin e dhëmbëve, është shkaktar i disa sëmundjeve të lëkurës dhe mund të gjendet edhe te lotët
 Edhe kafshët shtëpiake mund të jenë bartëse, transmeton Telegrafi.

Si të mbrohemi

Duhet të kemi shumë kujdes për higjienën, sidomos higjienën e duarve, ushqimin që konsumojmë dhe cilësinë e ujit.

A shfaqet sëmundja menjëherë?

Gjithçka varet nga virulenca e baktereve, faktorët mjedisorë dhe gjendja imunitare e të infektuarit. Disa mund të mos kenë simptoma për një kohë të gjatë, por mund ta transmetojnë helikobakterin te një person tjetër. Infeksioni i zgjatur mund të çojë në kancer; 15% e pacientëve me Helicobacter kanë ulcerë duodenale dhe shumica vuajnë nga gastriti i zakonshëm.

Cilat janë simptomat

Ndjenja e fryrjes pas ngrënies, ngopja e hershme, dhimbja nën koshin e kraharorit. Alarmante është gjithashtu kur pacienti humbet më shumë se 10% të peshës trupore brenda gjashtë muajve, nëse vjell vazhdimisht, vjell gjak të freskët ose ka jashtëqitje të zeza si katrani. Njerëzit shpesh hezitojnë të shkojnë te mjeku nëse gromësijnë shumë, por duhet të dini se edhe kjo mund të jetë simptomë e infektimit me Helicobacter pylori.

Rekomandime parandaluese për të prekurit

Duhet të shmangin ushqimet që nxisin aciditet të lartë, ushqimet shumë pikante, të tymosura ose me shumë erëza, si dhe alkoolin dhe duhanin. Nëse konsumoni produkte të pasura me nitrite (si sallamrat, produktet e konservuara, turshitë), këto substanca në trup shndërrohen në nitrate, të cilat më pas mund të kthehen në komponime kancerogjene si nitrozamina dhe nitrozamide.

Para ekzaminimit – udhĂ«zime pĂ«r pacientĂ«t

Dy javë para ekzaminimit nuk duhet të merren terapitë e zakonshme (bllokuesit e pompës protonike dhe H2 bllokuesit), pasi gjatë biopsisë së mukozës së stomakut mund të jepet një rezultat i rremë (negativ). Gjatë trajtimit, që zakonisht përfshin edhe antibiotikë, duhanpirësit duhet të përmbahen nga duhani të paktën për 14 ditë, për të arritur efektin e plotë të terapisë. Te duhanpirësit, efektiviteti i trajtimit është rreth 30% më i ulët.

Nëse në familje kemi dikë që është tashmë i infektuar, mundësia që të infektohemi edhe ne është e madhe. /Telegrafi/

The post Nëse Helicobacter pylori nuk trajtohet, mund të shkaktojë probleme serioze appeared first on Telegrafi.

Lërini fëmijët të luajnë vetëm jashtë: Pse është e rëndësishme të mos jenë gjithmonë nën mbikëqyrje

Ekspertja tregon pse Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« fĂ«mijĂ«t ndonjĂ«herĂ« tĂ« luajnĂ« jashtĂ« vetĂ«m, pa mbikĂ«qyrjen e tĂ« rriturve – sigurisht, kur janĂ« mjaft tĂ« rritur dhe mjaftueshĂ«m tĂ« pjekur pĂ«r kĂ«tĂ«

Fëmijët e gjeneratave të mëparshme luanin jashtë gjatë gjithë ditës, shumë shpesh pa mbikëqyrjen e të rriturve, gjë që nuk ndodh shpesh sot.

Koha dhe rrethanat ishin të ndryshme, megjithatë drejtoresha e organizatës Early Childhood Ireland, Teresa Heeney, paralajmëron se fakti që prindërit vëzhgojnë çdo lëvizje të fëmijëve të tyre, veçanërisht kur ata janë jashtë, ndikon keq në zhvillimin e të vegjëlve.

“Kur u jepni fĂ«mijĂ«ve kohĂ«, besim dhe mundĂ«si pĂ«r tĂ« luajtur, loja mund tĂ« fillojĂ« nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« dhe mĂ« pas tĂ« kthehet nĂ« diçka krejtĂ«sisht ndryshe ditĂ«n tjetĂ«r. T’u japĂ«sh fĂ«mijĂ«ve mundĂ«sinĂ« tĂ« enden tĂ« lirĂ« dhe besimin se nuk duhet tĂ« jenĂ« vazhdimisht nĂ«n mbikĂ«qyrje, u mundĂ«son atyre ta çojnĂ« lojĂ«n nĂ« nivele qĂ« as nuk e dinin se mund t’i arrinin. ËshtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kesh besim tek fĂ«mijĂ«t, sepse ata bĂ«hen mjeshtĂ«r tĂ« lojĂ«s sĂ« tyre, thotĂ« Teresa Heeney, transmeton Telegrafi.

Fëmijët mësojnë duke vepruar vetë

Teresa Heeney thekson se fĂ«mijĂ«t mĂ«sojnĂ« kur bĂ«jnĂ« gjĂ«rat vetĂ«: “Ata e dĂ«gjojnĂ« dhe kuptojnĂ« çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« dhe kanĂ« diçka qĂ« vetĂ« e kontrollojnĂ«. Kjo do tĂ« thotĂ« se mĂ«sojnĂ« si tĂ« pĂ«rdorin diçka, cili Ă«shtĂ« qĂ«llimi i saj. MĂ«sojnĂ« pĂ«r njerĂ«zit me tĂ« cilĂ«t luajnĂ«, mĂ«sojnĂ« si funksionojnĂ« familjet dhe kulturat e tjera,” thekson ajo.

Loja dhe shoqërimi

Heeney thotë se fëmijët, duke luajtur vetëm jashtë, mësojnë jo vetëm rregullat e lojës, por edhe sa të rëndësishme janë marrëdhëniet shoqërore.

“Kur fĂ«mijĂ«t luajnĂ« vetĂ«, ndryshe nga kur tĂ« rriturit i mbikĂ«qyrin apo i drejtojnĂ« vazhdimisht, ata bĂ«hen tĂ« rritur shumĂ« mĂ« tĂ« sigurt dhe mĂ« tĂ« pavarur,” shpjegon ekspertja.

Duke i krahasuar fĂ«mijĂ«t qĂ« janĂ« rritur pa mbikĂ«qyrje tĂ« vazhdueshme me ata tĂ« sotmit, tĂ« cilĂ«t prindĂ«rit nuk i lĂ«nĂ« asnjĂ« çast vetĂ«m, Heeney thotĂ«: “Mendoj se ne dikur dinim mĂ« shumĂ« pĂ«r botĂ«n. Ndoshta kishim mĂ« shumĂ« njohuri edhe pĂ«r rreziqet jashtĂ«.” /Telegrafi/

The post Lërini fëmijët të luajnë vetëm jashtë: Pse është e rëndësishme të mos jenë gjithmonë nën mbikëqyrje appeared first on Telegrafi.

Doni të fshihni flokët e rralluar? Këto dy modele bëjnë mrekulli

Nëse ëndërroni flokë që duken më të dendur dhe plot jetë, këto dy prerje janë zgjedhja ideale

Rrallimi i flokëve është një shqetësim i zakonshëm për shumë gra. Shkaqet janë të shumta: ndryshimet hormonale, procesi i plakjes, stresi i zgjatur apo edhe faktorët gjenetikë.

Përveç produkteve të posaçme dhe kujdesit të rregullt, shpesh pikërisht prerja e flokëve është ajo që sjell ndryshimin më të madh, si në pamje, ashtu edhe në vetëbesim. Një model i zgjedhur me kujdes jo vetëm që maskon flokët e holluar, por i jep fytyrës freski dhe stil.

NjĂ« prerje e mirĂ« mund tĂ« shtojĂ« volum, lĂ«vizshmĂ«ri dhe elegancĂ«, edhe flokĂ«ve mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u menaxhuar. Me fjalĂ« tĂ« tjera, nuk ka rĂ«ndĂ«si vetĂ«m sa flokĂ« keni, por si i stiloni.

Nëse po kërkoni një zgjidhje të shpejtë dhe efektive, konsultohuni me një stilist. Dy modelet e mëposhtme janë ndër më të rekomanduarat për të krijuar pamjen e flokëve të pasur dhe të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Ja cilat janë ato dy prerje që krijojnë iluzionin e flokëve të dendur dhe plot volum:

1. Balluket e gjata, lehtë të çrregullta

Inspirimin mund ta gjeni tek e rafinuara dhe gjithmonë elegante Lily Collins, balluket e saj të gjata, pak të lëshuara e të parregullta vizualisht rrisin dendësinë e flokëve dhe sjellin atë sharmë të parezistueshëm parisian.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lily Collins (@lilyjcollins)

Ky model i jep flokĂ«ve lĂ«vizje, teksturĂ« dhe njĂ« energji tĂ« re rinore. ËshtĂ« zgjedhja ideale pĂ«r ato qĂ« duan tĂ« duken spontane dhe natyrale, por njĂ«kohĂ«sisht tĂ« kuruara deri nĂ« detaj.

2. Shtresimet e theksuara

Ky është modeli që me të drejtë përshkruhet si seksi dhe i freskët. Mbretëresha e këtij stili është Jennifer Lopez, flokët e së cilës duken gjithmonë të pasur dhe me volum falë shtresimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chris Appleton (@chrisappleton1)

Sekreti qëndron tek shtresat e qarta që ndryshojnë gjatësi, pjesa përpara është më e shkurtër dhe e gjallë, ndërsa pjesa e pasme bie në onde të buta. Rezultati? Një model që duket natyrshëm i plotë, me një efekt të sofistikuar. /Telegrafi/

The post Doni të fshihni flokët e rralluar? Këto dy modele bëjnë mrekulli appeared first on Telegrafi.

Përdorimi i pilulave për shtyrjen e menstruacioneve: Sa është i sigurt dhe cilat janë pasojat?

Zgjidhje praktike, por jo pa rreziqe

GjatĂ« stinĂ«s sĂ« verĂ«s, shumĂ« vajza tĂ« reja pĂ«rballen me dilema se si ta shtyjnĂ« ciklin menstrual pĂ«r shkak tĂ« pushimeve, udhĂ«timeve apo ngjarjeve tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. PĂ«r tĂ« shmangur sikletin dhe pĂ«r tĂ« pasur mĂ« shumĂ« liri nĂ« pushime, shumĂ« prej tyre zgjedhin zgjidhjen mĂ« tĂ« lehtĂ« – pilulat hormonale pĂ«r shtyrjen e menstruacioneve.

Por a është kjo e sigurt dhe cilat janë pasojat afatshkurtra dhe afatgjata?

Gjinekologët theksojnë se pilulat për shtyrjen e ciklit nuk janë të rrezikshme nëse përdoren me kujdes dhe për një periudhë të shkurtër. Mirëpo, përdorimi i pakontrolluar mund të sjellë pasoja të padëshiruara, ndaj gjithmonë duhet të merret këshilla e specialistit.

Si funksionojnë këto pilula?

KĂ«to pilula zakonisht pĂ«rmbajnĂ« gestagjene – hormone qĂ« pengojnĂ« heqjen e shtresĂ«s sĂ« brendshme tĂ« mitrĂ«s dhe kĂ«shtu vonojnĂ« fillimin e ciklit. GratĂ« qĂ« zakonisht nuk pĂ«rdorin kontraceptivĂ« oralĂ« mund tĂ« fillojnĂ« marrjen e tyre disa ditĂ« para datĂ«s sĂ« parashikuar tĂ« menstruacioneve.

Mjafton tĂ« fillohen disa ditĂ« mĂ« herĂ«t dhe tĂ« merren pĂ«r aq kohĂ« sa dĂ«shironi ta shtyni ciklin – por jo mĂ« shumĂ« se 14 ditĂ« rresht, theksojnĂ« gjinekologĂ«t, transmeton Telegrafi.

Kujdes për gratë mbi 35 vjeç

Ekspertët paralajmërojnë se gratë mbi 35 vjeç, veçanërisht ato që pijnë duhan ose kanë sëmundje kronike (si hipertensioni, diabeti apo probleme me mpiksjen e gjakut), duhet patjetër të konsultohen me gjinekologun dhe, nëse është e nevojshme, edhe me hematologun përpara përdorimit të këtyre barnave.

Sipas Mayo Clinic, një nga qendrat më të njohura shëndetësore në SHBA, përdorimi i pakontrolluar i hormoneve mund të rrisë dukshëm rrezikun e trombozës, sidomos te gratë që pijnë duhan apo janë mbipeshë.

A është i sigurt noti gjatë menstruacioneve?

Nëse përdoren tamponët higjienikë ose kupa menstruale, vajzat mund të notojnë pa problem edhe gjatë menstruacioneve. Por, për disa vajza shumë të reja, është më e rehatshme të shtyjnë ciklin për të shmangur sikletin dhe pasiguritë gjatë pushimeve në det, sqarojnë specialistët e Cleveland Clinic.

shutterstock

Sa shpesh mund të përdoren këto pilula?

Gjinekologët paralajmërojnë se kjo metodë nuk duhet të bëhet rutinë. Nuk këshillohet të përdoren më shumë se dy deri tre herë në vit. Përdorimi i shpeshtë mund të shkaktojë efekte anësore si:

â–Ș dhimbje koke,
â–Ș tĂ« pĂ«rziera,
â–Ș luhatje tensioni,
â–Ș ndjeshmĂ«ri dhe tension nĂ« gjoks.

Sipas Royal College of Obstetricians and Gynaecologists (RCOG), përdorimi i herëpashershëm i pilulave për shtyrjen e ciklit mund të ndikojë negativisht në rregullsinë e tij në periudhë afatgjatë.

Këshilla kryesore

Nëse planifikoni të shtyni ciklin menstrual:

â–Ș Konsultohuni gjithmonĂ« me gjinekologun.
â–Ș Mos e bĂ«ni rutinĂ« – pĂ«rdoreni vetĂ«m nĂ« raste tĂ« veçanta.
â–Ș Kontrolloni faktorĂ«t e rrezikut si tromboza, pirja e duhanit apo sĂ«mundjet kronike.
â–Ș Kujdesuni pĂ«r trupin tuaj – cikli menstrual Ă«shtĂ« pjesĂ« natyrore e shĂ«ndetit riprodhues.

/Telegrafi/

The post Përdorimi i pilulave për shtyrjen e menstruacioneve: Sa është i sigurt dhe cilat janë pasojat? appeared first on Telegrafi.

GjĂ«rat qĂ« nuk duhet t’i mbani mbi frigorifer: KĂ«to sende mund t’ju rrezikojnĂ« mĂ« shumĂ« se sa e imagjinoni

Mbani mbi frigorifer kuti me ushqime, pajisje kuzhine që nuk i përdorni shpesh apo disa gjëra të vogla? Ekspertët e sigurisë në shtëpi thonë se janë të rrezikshme, dhe ja pse

PĂ«r shumĂ« njerĂ«z, pjesa e sipĂ«rme e frigoriferit duket pĂ«rshtatshme pĂ«r ruajtjen e gjĂ«rave – Ă«shtĂ« e madhe dhe e sheshtĂ«, ndaj vendosim mbi tĂ« gjithçka qĂ« na pengon aktualisht nĂ« sipĂ«rfaqen e punĂ«s dhe nĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« kuzhinĂ«s.

“NjĂ« frigorifer liron nxehtĂ«si ndĂ«rsa ftohet dhe ngrin ushqimin tuaj, andaj kjo nxehtĂ«si duhet tĂ« shkojĂ« diku. KondensatorĂ«t e frigoriferit janĂ« tĂ« vendosur sipĂ«r, anash ose mbrapa, nĂ« varĂ«si tĂ« modelit. NĂ«se bllokoni rrjedhĂ«n e ajrit, frigoriferi do tĂ« ‘punojĂ« fort’ pĂ«r tĂ« ftohur ushqimin. NĂ« rastin mĂ« tĂ« mirĂ« do tĂ« shkurtoni jetĂ«gjatĂ«sinĂ« e tij dhe nĂ« rastin mĂ« tĂ« keq rrezikoni njĂ« zjarr”, thotĂ« zjarrfikĂ«si.

KĂ«to katĂ«r gjĂ«ra nuk duhen mbajtur mbi frigorifer! – transmeton Telegrafi.

1. Pajisje shtëpiake më të vogla

Na pengojnĂ« nĂ« sipĂ«rfaqen e punĂ«s nĂ« kuzhinĂ« nĂ«se nuk i pĂ«rdorim nĂ« atĂ« moment, prandaj Ă«shtĂ« praktike t’i vendosim pajisjet shtĂ«piake mĂ« tĂ« vogla mbi frigorifer, qĂ« tĂ« jenĂ« gjithmonĂ« pranĂ« nesh, pa zĂ«nĂ« hapĂ«sirĂ« nĂ« tryezĂ«.

“Objektet qĂ« janĂ« tĂ« rĂ«nda ose tĂ« paqĂ«ndrueshme nuk duhet tĂ« vendosen kurrĂ« mbi frigorifer,” paralajmĂ«roi Flin. Sa herĂ« qĂ« hapni frigoriferin, ai lĂ«viz pak dhe rrezikoni qĂ« ndonjĂ« pajisje tĂ« bjerĂ« dhe tĂ« ju lĂ«ndojĂ«.

2. Enët e kuzhinës

Tasat e mĂ«dha pĂ«r pĂ«rzierje zĂ«nĂ« shumĂ« vend, dhe nĂ«se nuk keni dollapĂ« ku mund t’i vendosni, ndoshta do t’i mbani mbi frigorifer. E njĂ«jta gjĂ« vlen edhe pĂ«r tenxheret, tiganĂ«t apo kuti pĂ«r ruajtjen e ushqimit.

Ashtu si me pajisjet shtëpiake, rrezikoni që ato të bien mbi ju ose anëtarët e familjes, të thyhen dhe të shkaktojnë lëndime. Mbajtja e sendeve mbi frigorifer nuk përputhet as me rregullat e feng shui për kuzhinën.

3. Librat e gatimit

Ju pĂ«lqen tĂ« gatuani dhe keni shumĂ« libra gatimi, por kush ka raft librash nĂ« kuzhinĂ«? Shpesh njerĂ«zit i vendosin librat mbi frigorifer. Por dokumentet dhe sendet e tjera tĂ« lehta pĂ«r t’u djegur nuk duhet t’i mbani mbi pajisjet qĂ« punojnĂ« dhe nxjerrin nxehtĂ«si.

Nëse bien prapa frigoriferit, mund të bllokojnë ventilimin, pa përmendur rrezikun që të bien mbi kokën e dikujt në familje.

4. Buka

Sigurisht, bukën e freskët nuk do ta vendosni mbi majën kryesisht të pluhurosur të frigoriferit, por si është me bukën e paketuar? Për shkak të nxehtësisë që lëshon frigoriferi, rrezikoni që buka të myket. /Telegrafi/

The post GjĂ«rat qĂ« nuk duhet t’i mbani mbi frigorifer: KĂ«to sende mund t’ju rrezikojnĂ« mĂ« shumĂ« se sa e imagjinoni appeared first on Telegrafi.

Pesha ideale për gratë 170 cm: Ja sa kilogramë duhet të keni në çdo dekadë

KilogramĂ«t e tepĂ«rt shtohen mĂ« lehtĂ« me kalimin e viteve, por hiqen gjithnjĂ« mĂ« vĂ«shtirĂ« – ja si tĂ« ruani linjat sipas moshĂ«s

ËshtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m indeksi i masĂ«s trupore, pra raporti mes gjatĂ«sisĂ« dhe peshĂ«s sonĂ«, ashtu si edhe ushqimi i shĂ«ndetshĂ«m dhe aktiviteti fizik. MegjithatĂ«, ajo qĂ« nutricionistĂ«t veçojnĂ« Ă«shtĂ« fakti se tĂ« gjithĂ« jemi tĂ« ndryshĂ«m, kemi ndĂ«rtim tĂ« ndryshĂ«m dhe ajo qĂ« pĂ«r dikĂ« Ă«shtĂ« ideale, pĂ«r dikĂ« tjetĂ«r mund tĂ« jetĂ« larg asaj qĂ« dĂ«shiron. MegjithatĂ«, kilogramĂ«t mund tĂ« na tregojnĂ« pĂ«rafĂ«rsisht nĂ«se jemi nĂ« formĂ« tĂ« mirĂ« apo duhet tĂ« kemi mĂ« shumĂ« kujdes me ushqimin dhe mĂ«nyrĂ«n si jetojmĂ«.

Edhe vetĂ« kuptimi i peshĂ«s ideale ka ndryshuar me kalimin e kohĂ«s, veçanĂ«risht nĂ« 20 vitet e fundit, prandaj sot pritet qĂ« tĂ« gjitha tĂ« jemi mĂ« tĂ« hollĂ« se sa dikur ka qenĂ« e dĂ«shirueshme. Kjo vlen veçanĂ«risht pĂ«r mĂ« tĂ« moshuarat – me kalimin e viteve humbet masa muskulore, ndaj duhet tĂ« ulet gradualisht pesha dhe marrja ditore e kalorive.

Peshën e saktë mund ta përcaktojë vetëm një specialist, por ne mund të përdorim edhe një truk të vogël në shtëpi. Nëse kyçi i dorës është i hollë, pesha duhet të jetë nën vlerën mesatare, nëse kyçi është mesatar, pesha duhet të jetë në mes, ndërsa nëse kyçi është shumë i gjerë dhe keni trup atletik me shumë masë muskulore, pesha mund të jetë në kufijtë e sipërm të normales, transmeton Telegrafi.

18–25 vjeç: 61 kg

Vajzat në të njëzetat kanë metabolizëm të mirë, por nuk është keq të ushtrojnë rregullisht, tre deri në katër herë në javë. Ideale janë ushtrimet kardio dhe aerobike, çiklizmi, ecja e shpejtë, noti. Pesha ideale, për ato më të holla në këto vite është 55 kg, për ato me trup mesatar 61 kg, ndërsa për ato me trup më të plotë 67 kg. Këtë ideal mund ta ruajnë me më shumë peshk dhe mish, disa produkte qumështi me më shumë yndyrë, drithëra integrale, fruta dhe perime. Herë pas here lejohet edhe çokollata për të ëmbëlsuar veten.

25–40 vjeç: 62,5 kg

Gratë në të tridhjetat ngadalë ndiejnë se metabolizmi u ngadalësohet, kilogramët ngjiten më shpejt, por ende hiqen lehtë. Pesha ideale për gratë më të holla në këto vite është kur peshojnë 56,5 kg, ato me trup mesatar 62,5, ndërsa ato natyrshëm më të plota 68,5. Për ta ruajtur këtë linjë, ushqimi duhet të jetë i larmishëm, por duhet ngrënë më me masë dhe të zvogëlohet marrja e ushqimeve kalorike, produkteve të yndyrshme të qumështit dhe ëmbëlsirave. Aktiviteti fizik është i domosdoshëm tri herë në javë, si noti dhe ecja e shpejtë, si dhe çiklizmi i lehtë.

40–50 vjeç: 64 kg

Kur hyjnĂ« nĂ« tĂ« pesĂ«dhjetat, veçanĂ«risht pas tĂ« 45-ave, gratĂ« duhet tĂ« ulin ndjeshĂ«m marrjen e mishit tĂ« yndyrshĂ«m dhe produkteve tĂ« qumĂ«shtit me shumĂ« yndyrĂ«. KilogramĂ«t ngjiten brenda natĂ«s dhe shumĂ« mĂ« vĂ«shtirĂ« hiqen se nĂ« tĂ« tridhjetat. Prandaj duhet tĂ« kenĂ« kujdes me ushqimin qĂ« nga mosha 40 vjeç, sepse metabolizmi Ă«shtĂ« i ngadalĂ«suar, ndaj ushqimet ideale janĂ« mishi pa yndyrĂ«, peshku, produktet pa yndyrĂ« tĂ« qumĂ«shtit, shumĂ« fruta dhe perime tĂ« freskĂ«ta, ndĂ«rsa sa mĂ« pak bukĂ«, makarona, patate dhe oriz. GratĂ« mĂ« tĂ« holla duhet tĂ« kenĂ« nĂ« kĂ«to vite 58 kg, ato me trup mesatar 64 kg, ndĂ«rsa ato mĂ« tĂ« plota 70 kg. PĂ«r ta arritur dhe ruajtur kĂ«tĂ«, do t’u ndihmojĂ« joga dhe noti dy deri nĂ« tre herĂ« nĂ« javĂ«.

50–60 vjeç: 66 kg

Pas moshĂ«s 50 vjeç, shumica e grave janĂ« nĂ« menopauzĂ«. Hormonet dhe metabolizmi ngadalĂ«sohen dukshĂ«m, ndaj pĂ«r tĂ« ruajtur linjat e dikurshme nevojiten 350 deri nĂ« 500 kalori mĂ« pak nĂ« ditĂ«. Rekomandohen katĂ«r deri pesĂ« vakte tĂ« vogla çdo ditĂ«, duhet tĂ« ulet sasia e mishit dhe peshkut, ndĂ«rsa çdo ditĂ« duhet tĂ« konsumohen mish pa yndyrĂ« dhe peshk i kaltĂ«r. TĂ« preferuara janĂ« produktet e qumĂ«shtit pa yndyrĂ«, ndĂ«rsa buka, makarona, orizi dhe patatet vetĂ«m dy deri tre herĂ« nĂ« javĂ«, dhe atĂ« nĂ« sasi shumĂ« tĂ« vogla. GjatĂ« ditĂ«s patjetĂ«r duhet ngrĂ«nĂ« sasi tĂ« vogla frutash dhe perimesh, mĂ« sĂ« miri nĂ« formĂ« sallate. ËmbĂ«lsirat dhe çokollata lejohen vetĂ«m pĂ«r raste tĂ« veçanta. PĂ«r tĂ« ruajtur peshĂ«n ideale, gratĂ« mĂ« tĂ« holla nĂ« kĂ«tĂ« moshĂ« duhet tĂ« kenĂ« 60 kg, ato me trup mesatar 66 kg, ndĂ«rsa ato mĂ« tĂ« plota 72 kg. PĂ«r kĂ«tĂ« duhet tĂ« ecin çdo ditĂ«, tĂ« notojnĂ«, tĂ« bĂ«jnĂ« joga dhe ushtrime tĂ« pĂ«rshtatura pĂ«r moshĂ«n e tyre.

Me kalimin e viteve humbet masa muskulore, metabolizmi ngadalësohet dhe për këtë arsye duhet të ulet marrja e kalorive.

Sa kilogramë duhet të ketë një grua me gjatësi mesatare?

Gruaja me gjatësi mesatare 170 cm:

â–Ș nĂ«n 53,5 kg – peshĂ« e pamjaftueshme
â–Ș nga 53,5 deri nĂ« 72 kg – peshĂ« normale
â–Ș nga 72 deri nĂ« 86,5 kg – peshĂ« e rritur
â–Ș mbi 86,5 kg – mbipeshĂ«

/Telegrafi/

The post Pesha ideale për gratë 170 cm: Ja sa kilogramë duhet të keni në çdo dekadë appeared first on Telegrafi.

Salcë verore me domate të freskëta, erëza dhe vaj ulliri

Shije, ngjyra dhe freski në një kavanoz!

Kur temperaturat rriten, nuk ka asgjë më të mirë se një salcë e lehtë, aromatike dhe plot ngjyra, që i jep shije pjatave tuaja, nga sallatat te buka e thekur, nga perimet e pjekura te mishi i grillit.

Ju prezantojmë një recetë të thjeshtë për salcë verore, që përgatitet për pak minuta dhe mund të ruhet disa ditë në frigorifer.

Përbërësit:

â–Ș 4-5 domate tĂ« pjekura mirĂ«
â–Ș 1 spec i kuq i freskĂ«t
â–Ș 1/2 qepĂ« e kuqe ose e bardhĂ«, sipas dĂ«shirĂ«s
â–Ș 1 tufĂ« majdanoz i freskĂ«t
â–Ș 6-7 gjethe borziloku tĂ« freskĂ«t
â–Ș 1 thelb hudhĂ«r
â–Ș 3-4 lugĂ« vaj ulliri ekstra i virgjĂ«r
â–Ș 1 lugĂ« çaji uthull balsamike ose lĂ«ng limoni
â–Ș kripĂ« dhe piper i zi i sapo bluar, sipas shijes

Përgatitja:

1. Përgatitni perimet: Lani mirë domatet dhe specin. Pritini domatet në kubikë të vegjël, specin në shirita të hollë dhe qepën në kubikë të imët.

2. Përzieni aromat: Në një tas të madh, shtoni domatet, specin, qepën dhe përziejini me kujdes. Grini hudhrën imët dhe shtojeni bashkë me majdanozin dhe borzilokun e grirë trashë.

3. Shtoni shijen: Hidhni vajin e ullirit, uthullën balsamike ose lëngun e limonit, kripën dhe piperin. Përziejeni mirë që të bashkohen të gjitha shijet.

4. LĂ«reni tĂ« pushojĂ«: Mbulojeni tasin me njĂ« mbulesĂ« ose kapak dhe lĂ«reni nĂ« frigorifer pĂ«r tĂ« paktĂ«n 30 minuta. Kjo do t’i japĂ« kohĂ« erĂ«zave dhe perimeve tĂ« lĂ«shojnĂ« lĂ«ngjet dhe aromat.

Si ta shijoni?

Kjo salcë verore është perfekte mbi:

â–Ș BukĂ« tĂ« thekur ose bruschetta
â–Ș Sallata tĂ« ftohta me makarona
â–Ș Mbi mish pule ose peshk tĂ« grillit
â–Ș Si garniturĂ« pĂ«r perime tĂ« pjekura ose patate tĂ« reja.

Këshillë: Mund të shtoni edhe disa feta ullinj të zinj ose kapar për një shije mesdhetare edhe më të pasur.

Ruajtja: Salcën mund ta mbani në frigorifer deri në 3 ditë, në kavanoz qelqi të mbyllur mirë.

Provoni ta përgatisni sot dhe ndani me miqtë këtë freski verore

Shijojeni, – transmeton Telegrafi.

The post Salcë verore me domate të freskëta, erëza dhe vaj ulliri appeared first on Telegrafi.

Si të mbeteni shtatzënë më shpejt, më sigurt dhe në mënyrë natyrale?

Të mbetesh shtatzënë shpesh duket një proces i thjeshtë, por për shumë çifte mund të jetë sfidues për shkak të faktorëve shëndetësorë, moshës, stresit apo stilit të jetesës

Lajmi i mirë është se ka mënyra natyrale dhe hapa të thjeshtë që mund të ndihmojnë në rritjen e shanseve për të arritur një shtatzëni të shëndetshme.

NĂ«se keni pĂ«rdorur kontraceptivĂ« hormonalĂ« (pilula) pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«, Ă«shtĂ« mirĂ« t’i ndaloni disa muaj para se tĂ« pĂ«rpiqeni tĂ« mbeteni shtatzĂ«nĂ«. Kjo i jep kohĂ« trupit tĂ« rikthejĂ« ciklin menstrual natyral dhe tĂ« rregullojĂ« ovulacionin.

Por përveç kësaj, janë disa këshilla të rëndësishme që mund të rrisin ndjeshëm shanset për të mbetur shtatzënë, transmeton Telegrafi.

Këshilla praktike për të mbetur shtatzënë natyrshëm

Komunikoni hapur me partnerin

Vendimi për të sjellë në jetë një fëmijë duhet të jetë i përbashkët dhe i koordinuar. Mbështetja emocionale dhe mirëkuptimi janë të rëndësishme gjatë këtij procesi.

Njihni ciklin tuaj menstrual

Një nga çelësat kryesorë është të njihni ditët më fertile. Ovulacioni ndodh zakonisht rreth 12-14 ditë para menstruacioneve të ardhshme. Mund të përdorni kalendarë menstrualë ose teste të ovulacionit për të përcaktuar kohën më të mirë.

Bëni marrëdhënie të rregullta seksuale

Ekspertët rekomandojnë marrëdhënie çdo 2-3 ditë gjatë gjithë muajit, por veçanërisht gjatë ditëve më fertile. Marrëdhëniet shumë të shpeshta nuk dëmtojnë, përkundrazi, mbajnë spermën të freskët dhe cilësore.

Mbani një stil jetese të shëndetshëm

Shmangni duhanin, alkoolin dhe kafeinën e tepruar. Ushqehuni me shumë fruta, perime të freskëta, drithëra integrale, proteina të dobëta dhe yndyra të shëndetshme (si ato që gjenden te peshku dhe arrat).

Kujdesuni për peshën trupore

Mbipesha ose nën-pesha mund të ndikojnë në ovulacion dhe fertilitet. Një peshë e shëndetshme rrit gjasat për një shtatzëni të suksesshme.

Merrni suplementet e duhura

Filloni tĂ« merrni acid folik (400–800 mikrogramĂ« nĂ« ditĂ«) disa muaj para shtatzĂ«nisĂ«. Acid foliku ul ndjeshĂ«m rrezikun pĂ«r defekte tĂ« tubit nervor tek fetusi. Gjithashtu, sigurohuni qĂ« tĂ« keni nivele tĂ« mjaftueshme hekuri, vitaminĂ« D dhe jod.

Menaxhoni stresin

Stresi mund të ndikojë negativisht në fertilitet. Provoni teknika relaksimi si joga, meditimi, shëtitjet në natyrë ose aktivitetet që ju bëjnë të ndiheni mirë.

Vizitoni mjekun për një kontroll paraprak

Bëni një vizitë tek gjinekologu për të vlerësuar shëndetin tuaj riprodhues dhe për të kontrolluar nëse keni ndonjë problem që mund të kërkojë trajtim (si infeksionet, çrregullimet hormonale apo problemet me tiroiden).

Kur të kërkoni ndihmë profesionale?

Nëse jeni nën moshën 35 vjeç dhe nuk keni mbetur shtatzënë pas një viti përpjekjesh, këshillohet të konsultoheni me mjekun. Nëse jeni mbi 35 vjeç, mos prisni më shumë se 6 muaj për të kërkuar këshillim profesional.

Përfundim

Shtatzënia është një rrugëtim natyral që mund të lehtësohet shumë me kujdes, informim dhe një stil jetese të shëndetshëm. Ndiqni këto hapa, ruani optimizmin dhe mos hezitoni të kërkoni ndihmë profesionale nëse është e nevojshme. /Telegrafi/

The post Si të mbeteni shtatzënë më shpejt, më sigurt dhe në mënyrë natyrale? appeared first on Telegrafi.

Shtëpi e bukur në natyrë, me enterier magjepsës brenda (+ Plani)

Një shtëpi e mbuluar me dru, me çati të rrafshët, që brenda ofron një enterier magjepsës me pamje nga liqeni. E projektuar për të minimizuar ndikimin në mjedis dhe për të siguruar banorëve kënaqësinë e të gjitha shqisave, kjo shtëpi është destinacion ideal për pushim në harmoni me veten dhe natyrën

Duke u përshtatur plotësisht me peizazhin pyjor dhe shkëmbor kanadez, shtëpia e quajtur Muskoka Cottage ndodhet në breg të liqenit dhe është e mbuluar me dërrasa të përpunuara ashpër dhe shinglle prej druri kedri.

Klientët dëshironin një shtëpi pushimi të disponueshme gjatë gjithë vitit, që të tërhiqte mysafirët, por në të njëjtën kohë të ishte e rehatshme për familjen e tyre me pesë anëtarë.

Duke ndjekur këto kërkesa, arkitektët e studios Akb Architects projektuan shtëpinë familjare në përputhje me terrenin dhe kushtet klimatike, duke u kujdesur veçanërisht për ndikimin minimal në mjedis, transmeton Telegrafi.

Shtëpia prej druri pranë liqenit, me çati të pjerrët, është në harmoni me mjedisin natyror

Me sipërfaqe prej 700 metrash katrorë, ajo përbëhet nga tre volume të lidhura mes tyre, që formojnë një njësi funksionale me të gjitha pajisjet e nevojshme për jetesë dhe pushim të rehatshëm. Format e saj të thjeshta dhe volumetrike janë moderne, por pasurohen me elemente lokale që i japin shtëpisë tërheqjen e një kabine pyjore, si çatitë me dy pjerrësi dhe oxhaqet e theksuara, si dhe materialet kryesisht druri.

Në pjesën qendrore të shtëpisë ndodhen hapësirat e përbashkëta, që krijojnë zonën e ditës, ndërsa përreth tyre janë dhomat e gjumit me banjo dhe hapësira ndihmëse.

Enterieri elegant, i drejtuar kah pamja e paharrueshme mbi liqen, përmban një atmosferë paqeje dhe harmonie

Hapësira e gjerë e përbashkët është ndarë diskret me ndihmën e konstruksioneve të ndryshme të tavanit, ku mbi zonën e dhomës së ditës është një çati e pjerrët e mbuluar me dru evropian të lëmuar me dorë, që vazhdon përtej murit prej xhami në formën e çatisë mbi verandën e hapur përgjatë gjithë zonës së ditës.

Për të veçuar kuzhinën dhe hapësirën e ngrënies si ambiente të veçanta dhe intime, në këto pjesë është përdorur një tavan i rrafshët me material të njëjtë. Vazhdimësia e materialeve është e dukshme në gjithë zgjidhjen e enterierit, duke i dhënë hapësirës një ndjesi lidhjeje, elegancë dhe sofistikim.

PĂ«rpunimet e brendshme fokusohen nĂ« materiale natyrale, me elementĂ« unikĂ« betoni, dollapĂ« kuzhine tĂ« projektuar pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me muret dhe nĂ« njĂ« nivel me pllakĂ«n prej graniti tĂ« ishullit tĂ« kuzhinĂ«s. Mobilet e rehatshme dhe tapetet me tone neutrale shtojnĂ« ngrohtĂ«sinĂ« nĂ« arkitekturĂ«n qĂ« balancohet mes sharmes rustik dhe minimalizmit elegant.

Muri prej paneleve të xhamit fikse dhe të rregulluara përgjatë anës së liqenit bën që hapësira e përbashkët të bashkohet me mjedisin natyror, duke mundësuar një pamje spektakolare mbi liqenin. Aftësia e mjeshtërisë së përbërjes së saktë dhe kalimeve midis materialeve, së bashku me cilësitë e theksuara teksturale, krijon një ambient që bukurinë e tij e ndjen me të gjitha shqisat.

Oxhaku, si pika qendrore e tubimit, plotësohet me një mbajtëse druri origjinale për ruajtjen e druve në ambient të hapur, dhe përcakton natyrën organike të shtëpisë, e projektuar për të plakur në mënyrë të hijshme.

Pozicioni i volumit kryesor mbi terrenin natyrshëm të pjerrët ka mundësuar krijimin e një niveli të poshtëm me dalje të drejtpërdrejtë në shtigjet që çojnë te shtëpia për anije dhe bregu. Në nivelin më të ulët ndodhen sauna finlandeze, palestër dhe dhomë rekreative, së bashku me dhomën e mysafirëve dhe hapësira të tjera ndihmëse.

Ambienti i qetë dhe harmonizimi i brendshëm i kësaj shtëpie pranë liqenit, me zgjidhje arkitekturore të menduara dhe përzgjedhjen e materialeve, kanë bërë që kufiri midis natyrës dhe shtëpisë të bëhet i padukshëm, duke i dhënë pushimit dhe qëndrimit në këtë hapësirë një dimension të ri.

Garnitura modulare Ă«shtĂ« krijuar pĂ«r t’u pĂ«rshtatur menjĂ«herĂ« me çdo dĂ«shirĂ« tĂ« shtĂ«pisĂ«.

/Telegrafi/

The post Shtëpi e bukur në natyrë, me enterier magjepsës brenda (+ Plani) appeared first on Telegrafi.

❌