Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Pa toptha dhe ngjitje: Patjetër përdoreni këtë truk për vendosjen e maskarës

12 July 2025 at 11:32

Gjatë verës, kur grimi shpesh fillon të shkrihet sapo të dalësh nga shtëpia, secila që përdor maskarë e di se sa “problematike” mund të bëhet ajo

Djersa, lagështia dhe nxehtësia gjatë mbajtjes së maskarës vetëm sa e rrisin mundësinë për formimin e topthave, përhapjen e saj rreth syve dhe ndjesinë e rëndë mbi qerpikë. Dhe kur kësaj i shtohet vendosja e shpejtë në mëngjes, shpesh përfundon me qerpikë të ngjitur mes vete, që zor se rregullohen, përveç nëse vendos ta heqësh plotësisht maskarën dhe ta fillosh nga e para.

Në këtë kontekst, çdo truk që ndihmon për të pasur qerpikë të rregullt, pa toptha, siç është teknika e “lash painting”, pra “pikturimi i qerpikëve”, është me të vërtetë i paçmuar.

Në vend që produkti të vendoset drejtpërdrejt me furçën standarde që vjen me tubin, kjo teknikë përdor një furçë të hollë, me të cilën maskara aplikohet në mënyrë të saktë dhe të kontrolluar, qerpik pas qerpiku, transmeton Telegrafi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elin Warn (@elinwarn)

Kjo qasje siguron shpërndarje më të njëtrajtshme, pa tepricë produkti që mund të krijojë toptha ose të rëndojë qerpikët. Veçanërisht funksionon shumë mirë tek qerpikët e poshtëm dhe këndet e brendshme të syve, ku furçat klasike shpesh vendosin më shumë maskarë sesa duhet. Me këtë metodë, qerpikët duken të pastër, të definuar dhe të zgjatur natyrshëm, pa fund të çrregullt.

 ♬ original sound – Kate

Përveç pamjes më të pastër, “lash painting” jep edhe një efekt shtesë: kur maskara aplikohet afër rrënjëve të qerpikëve, krijohet një efekt i lehtë i syve më të theksuar, pa pasur nevojë për laps sysh apo eyeliner. Kjo do të thotë më pak produkt, më pak shtresa dhe një ndjesi më e rehatshme në sy – ideale për verën, kur duam që gjithçka të duket e lehtë dhe natyrale.

Një tjetër avantazh është që me këtë mënyrë vendosjeje, maskara qëndron më mirë gjatë ditës dhe është më pak e prirur për t’u përhapur.

♬ original sound – Kate

Edhe pse mund të duket si një hap shtesë, në fakt zgjat vetëm disa sekonda më shumë, ndërsa ndryshimi në pamje është vërtet i dukshëm. Për ata që preferojnë një dukje të pastër, por efektiv dhe pak dramatik të qerpikëve, “lash painting” është teknikë që vlen patjetër ta provoni.

Nuk kërkon ndonjë talent të veçantë, vetëm pak praktikë dhe një furçë të mirë dhe kur ta keni mësuar, do ta keni vështirë t’i ktheheni mënyrës së vjetër. /Telegrafi/

The post Pa toptha dhe ngjitje: Patjetër përdoreni këtë truk për vendosjen e maskarës appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Rama: Diaspora, pjesë e kapaciteteve të bashkive në hartimin e projekteve

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi sot në Durrës me krerët e bashkive, theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të pushtetit vendor për hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore, të cilat mundësojnë edhe fonde nga Bashkimi Evropianë

“Duhet të krijojmë një krah të jashtëm jashtë Shqipërisë, duke përfshirë shqiptarët e diasporës, të cilët janë të ditur dhe të gatshëm për të punuar me bashkitë si shkrues projektesh dhe si bashkëpunëtorë me bërthamën dhe kabinetin e bashkisë,” tha Rama.

Ai theksoi se, bazuar në aplikimet dhe përzgjedhjet, do të duhet të caktohet një fond për të paguar këta bashkëpunëtorë të jashtëm me një shumë të arsyeshme. Sipas Ramës, kjo do të ndihmonte bashkitë që nuk kanë kapacitete të mjaftueshme brenda territorit të tyre për të hartuar projekte konkurruese.

“Bashkia e Fushë-Arrëzit, ndoshta, nuk e ka këtë kapacitet brenda territorit të saj, por e ka nëse shkon jashtë territorit dhe kërkon ndihmën e njerëzve të vet që janë në diasporë,” shtoi ai.

Rama propozoi gjithashtu që të kërkohet bashkëpunim me vendet anëtare të BE-së për të atashuar ekspertë pranë bashkive, duke theksuar se mungesa e kapaciteteve për hartimin e projekteve është një boshllëk që pengon përfitimin e fondeve të BE-së.

“Vendosim një fond më shumë për projekte dhe vetëm 6 bashki e aksesojnë, sepse vetëm ato kërkojnë. Nga njëra anë nuk ke kapacitet të shkruash projekte, nga ana tjetër nuk kërkon, dhe pastaj pret nga BE-ja fonde, që është pa sens” tha Rama, duke nënvizuar se përmes këtyre dy rrugëve të reja synohet të plotësohet nevoja për kapacitete në këtë fazë të zhvillimit vendor.

Sipas tij, ky angazhim do të forcojë dhe eficiencën e bërthamave të bashkive në hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore.

Rama më tej vlerësoi Bashkinë e Lezhës të drejtuar nga Pjerin Ndreu si shembull pozitivë dhe që duhet ndjekur nga drejtuesit  e tjerë lokal.

/a.f/

The post Rama: Diaspora, pjesë e kapaciteteve të bashkive në hartimin e projekteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Do të ngremë një rrjet pranë bashkive për të përshpejtuar integrimin në BE

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, gjatë një takimi në Tiranë me drejtues të pushtetit vendor dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, se procesi i integrimit europian ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi komunitetet vendore dhe lidhet ngushtë me qeverisjen vendore.

Rama theksoi se është thelbësore të mbahet parasysh që koha kalon shpejt dhe objektivi i vendosur është shumë ambicioz.

“Deri tani, gjërat kanë shkuar sipas parashikimit. Ne kemi bërë gjërat e duhura dhe Komisioni Europian ka reaguar me ritmin e duhur, bazuar në marrëveshjen dypalëshe që kemi për të përmbyllur procesin e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027”, tha Rama.

Sipas tij, ka gjasa që në vjeshtë të hapen të gjithë kapitujt e negociatave, çka do të ishte një rekord historik për kohën në të gjithë procesin e integrimit.

“Por një gjë është t’i hapësh kapitujt dhe një tjetër t’i mbyllësh. Kjo kërkon përmbushjen e plotë të detyrimeve”, theksoi kryeministri.

Ai u bëri thirrje të gjithë aktorëve, veçanërisht në nivel vendor, të informohen dhe të përfshihen më shumë në këtë proces.

“Vlen shumë për të gjithë ata që nuk e njohin procesin nga brenda, që të informohen sa më shumë dhe të informohen sadopak, që anëtarësimi në BE është një çështje që lidhet me plotësimin e kritereve dhe kushteve të të qenurit i gatshëm për t’u bërë pjesë e asaj skuadre. Ashtu si një njeri që nuk di të luajë futboll, nuk mund të futet në një skuadër, edhe një shtet që nuk përmbush kriteret nuk mund të bëhet pjesë e BE-së, sado entuziast apo i përkushtuar të jetë”, u shpreh Rama.

Në këtë kuadër, ai theksoi nevojën që çdo bashki të krijojë një bërthamë të vogël njerëzish të dedikuar ndaj këtij procesi, në mënyrë që të nisë përshtatja institucionale dhe të gjitha nivelet të përfshihen në mënyrë aktive. Edhe këshillat bashkiakë, tha Rama, duhet të jenë pjesë e pandashme e kësaj përfshirjeje.

“Kemi kaluar nga faza kur thjesht dëshironim të afroheshim me BE-në, në fazën ku kemi derën e hapur dhe duhet të tregojmë se jemi gati, të stërvitur dhe të edukuar për të hyrë në atë derë dhe për t’u ulur në atë tryezë”, deklaroi Rama.

Ai vuri theksin te nevoja për kapacitete institucionale, kulturë bashkëjetese dhe ndërveprim të qëndrueshëm midis institucioneve shqiptare dhe atyre europiane, si një kusht themelor për integrimin e plotë në Bashkimin Europian.

“Kam parasysh edhe dukjen përmbajtësore të bashkëjetesëes në hapësirën publike, që është një gjë themelore, dhe kapacitet për të garantuar këtë marrëdhënie mes institucioneve dhe qytetarëve, institucioneve mes njëri-tjetrit dhe tërësisë së institucioneve tona me ato të BE-së”, deklaroi Rama.

/a.f//r.e/

The post Rama: Do të ngremë një rrjet pranë bashkive për të përshpejtuar integrimin në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shifrat përkeqësohen nga viti në vit! Shqipëria po plaket me ritme të shpejta

By: Ela
10 July 2025 at 08:57

Trendet demografike po përkeqësohen nga viti në vit, me rënie të fortë të popullsisë së re në moshe dhe rritje të numrit të pensionistëve. Të dhënat më të fundit nga INSTAT për vitin 2024 tregojnë një rritje të konsiderueshme të numrit të qytetarëve mbi moshën 60 vjeç, ndërkohë që numri i përgjithshëm i popullsisë është […]

The post Shifrat përkeqësohen nga viti në vit! Shqipëria po plaket me ritme të shpejta appeared first on BoldNews.al.

OKB paralajmëron krizë të re emigrimi/ Mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani

6 July 2025 at 20:48

Qindra mijëra afganë janë larguar nga Irani javët e fundit, pasi Teherani u dha afat deri më 6 korrik më shumë se katër milionë imigrantëve afganë pa dokumente për ta lënë vendin, thanë Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke ngritur alarmin për mungesën e theksuar të fondeve për t’i ndihmuar të kthyerit.

Më shumë se 256.000 afganë janë kthyer në vendin e tyre nga Irani vetëm gjatë qershorit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Agjencia tha se rritja e madhe e numrit të të riatdhesuarve po e bën të vështirë për IOM-in dhe partnerët për të ofruar ndihmë.

Këto organizata arrijnë t’i ndihmojnë vetëm te 10 për qind të atyre që kanë nevojë.

Irani thotë se i strehon më shumë se 6 milionë afganë, shumë prej të cilëve jetojnë atje pa status të ligjshëm. Shumë imigrantë afganë pretendojnë se përballen me diskriminim të rregullt në Iran.

Disa media iraniane kanë raportuar se edhe afganët me viza të vlefshme janë dëbuar me forcë gjatë valës së fundit të dëbimeve.

Lufta 12-ditëshe e Iranit me Izraelin në mes të qershorit thuhet se ka kontribuar në largimet, me mediat shtetërore iraniane dhe përdorues të rrjeteve sociale që pretendojnë se një numër i pacaktuar shtetasish afganë janë arrestuar nën dyshime për spiunazh për Izraelin.

Richard Bennett, raportuesi i posaçëm i OKB-së për të drejtat e njeriut në Afganistan, tha në platformën X më 5 korrik se “qindra” afganë dhe pjesëtarë të pakicave të tjera etnike dhe fetare janë ndaluar dhe “akuzuar për spiunazh”.

Bennett gjithashtu shprehu shqetësim për atë që e përshkroi si “etiketimin e afganëve [dhe] komuniteteve pakicë si tradhtarë” nga mediat iraniane.

Disa imigrantë që jetojnë në Iran i thanë Radios Evropa e Lirë se afganët e arrestuar për akuza spiunazhi janë keqtrajtuar në paraburgim dhe më pas janë dëbuar në Afganistan, pavarësisht se kishin leje qëndrimi dhe dokumentacion të vlefshëm.

Një i ri afgan që jeton në Teheran i tha REL-it se babai i tij u arrestua dhe u keqtrajtua nga policia iraniane për një akuzë të rrejshme për spiunazh.

“Babai im u arrestua dhe u torturua për akuza spiunazhi”, tha ai në kushte anonimiteti.

I riu shtoi se viza e tij ka skaduar së fundmi dhe ai nuk del më jashtë nga frika se do të arrestohet dhe dëbohet.

Një tjetër refugjat afgan ndau rrëfim të ngjashëm, duke thënë se “situata e refugjatëve afganë është përkeqësuar më tej gjatë një apo dy javëve të fundit”.

“Edhe ata që kanë status të ligjshëm dhe punë jetojnë në frikë. Shumë prej miqve tanë janë dëbuar. Situata është shumë shqetësuese”, i tha ai REL-it më 6 korrik.

IOM-i dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), që ofrojnë ndihmë për të kthyerit, thanë se shumë afganë mbërrijnë “vetëm me rrobat që kanë veshur” dhe “në nevojë urgjente për ushqim, kujdes mjekësor dhe mbështetje”.

IFRC-ja tha më 5 korrik se grupe të mëdha afganësh, përfshirë shumë fëmijë, po mbërrijnë nëpërmjet pikës kufitare Islam Qala, pasi kanë përjetuar “lodhje, uri dhe pasiguri gjatë rrugës së kthimit”, me temperatura mbi 43 gradë celsius.

Sipas IFRC-së, më shumë se 800.000 afganë janë kthyer nga Irani që nga janari.

Ndërkohë, qindra mijëra të tjerë janë kthyer nga Pakistani, një tjetër vend pritës për refugjatët afganë.

Pakistani planifikon t’i dëbojë 3 milionë afganë këtë vit.

Agjencia për refugjatë e OKB-së, UNHCR, tha muajin e kaluar se të paktën 1.2 milion afganë janë detyruar të kthehen nga Irani dhe Pakistani deri tani këtë vit, duke shkaktuar një krizë që mund të destabilizojë më tej situatën e brishtë në Afganistan./REL

The post OKB paralajmëron krizë të re emigrimi/ Mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani appeared first on Sot News | Lajme.

Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin

By: Ardit
6 July 2025 at 14:48

Nga Lutfi Dervishi Shqipëria, nuk ka nevojë të kopjojë Maqedoninë për të luftuar plakjen, duke vendosur taksë për beqarët. Plani kombëtar kundër plakjes PKKP: 1. Taksa për të rinjtë që s’kanë ikur Në vend që të penalizojmë beqarët, siç duan të bëjnë në Maqedoni, ne do të penalizojmë ata që qëndrojnë në Shqipëri nën moshën […]

The post Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria po bashatiset/ Të rinjtë përgjysmohen nga emigracioni, ikja e tyre dyfishohet

By: Ardit
6 July 2025 at 08:10

Shqipëria po hyn në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Teksa popullsia e re në moshë është në rënie të shpejtë, në anën tjetër, emigracioni i të rinjve po përforcohet më tej, në vend që të ulet. Popullsia në grupmoshën 0 – 29 vjeç ishte rreth 1 milionë e 365 mijë persona në vitin 2011, por […]

The post Shqipëria po bashatiset/ Të rinjtë përgjysmohen nga emigracioni, ikja e tyre dyfishohet appeared first on BoldNews.al.

Nëse doni t’i fshehni rrathët poshtë syve, mos vendosni korrektor

27 June 2025 at 23:35

Këshilla të vogla nga një artist grimi

Grimi mund të ndryshojë shumë gjëra në fytyrën tonë, të tërheqë vëmendjen në pjesët që duam t’i nxjerrim në pah dhe t’i shpërqendrojmë nga ato që mbase na pëlqejnë më pak.

Ndihmon për të rifreskuar dukjen tonë kur nuk kemi fjetur mjaftueshëm, sidomos atëherë është e rëndësishme për zonën rreth syve, megjithëse nuk duhet të jetë përpara të gjitha mënyrave natyrale për t’u dukur të çlodhur, për fillim ju duhet një gjumë i mjaftueshëm.

Për këtë qëllim, korrektori mund të jetë një shpëtim. Korrektori përdoret për të mbuluar zonat problematike, si njollat e errëta, rrathët e errët të syve… Sa korrektor ju nevojitet varet nga sa mbulon baza juaj.

Megjithatë, ekziston një pjesë e fytyrës ku nuk duhet të vendosim korrektor, edhe pse kjo mund të jetë krejt e kundërt me rutinën tonë të deritanishme të grimit, transmeton Telegrafi.

Grimierët thonë se ka një zonë specifike ku nuk duhet të aplikohet korrektor.

Në disa raste, korrektorët mund të përkeqësojnë gjendjen e qeskave ose rrathëve poshtë syve.

Këshilla e grimierëve është të shmangni vendosjen e tij në skajet e jashtme rreth syve dhe në zonën ku formohen vijat e holla (rrudhat e vogla) kur buzëqeshim.

Teprica e korrektorit përgjatë anës së jashtme bën që rrudhat të duken më të theksuara dhe më të dukshme. /Telegrafi/

The post Nëse doni t’i fshehni rrathët poshtë syve, mos vendosni korrektor appeared first on Telegrafi.

Klosi dhe Kuko në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane: Morëm mbështetje për integrimin në BE

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, së bashku me Sekretaren për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko, morën pjesë si përfaqësues të Partisë Socialiste në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialdemokrate Gjermane, një prej partive më të mëdha të së majtës evropiane, e cila zgjodhi sot kryetarin e ri.

Klosi nënvizon se në takim mori mbështetjen e kryetarit të sapozgjedhur të SPD, Lars Klingbeil për rrugën e Shqipërisë në integrimin në Bashkimin Evropian.

“Në takimin me kryetarin e sapozgjedhur të SPD, Lars Klingbeil dhe përfaqësues të lartë të së majtës evropiane morëm mbështetjen e plotë të socialdemokratëve në rrugën tonë për integrimin në Bashkimin Evropian”, u shprehet Klosi në një postim në rrjetet sociale.

“Partia Socialiste e Shqipërisë vijon të përfaqësohet me të gjithë kapacitetin në familjen e madhe të socialistëve evropianë dhe të japë shembullin e saj me reformat në qeverisjen e vendit dhe procesin e integrimit në BE”, theksoi më tej Klosi.

/gj.m/ j.p/

The post Klosi dhe Kuko në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane: Morëm mbështetje për integrimin në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Integrimi në BE, Hasani: Thellojmë bashkëpunimin me shoqërinë civile

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani zhvilloi sot një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, me të cilët diskutoi mbi çështje që lidhen me çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Transparencë, llogaridhënie e hartim gjithëpërfshirës i politikave dhe të orientuar për të thelluar bashkëpunimin mes institucioneve tona dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile e grupeve të interesit”, u shpreh Hasani, duke informuar mbi këtë takim.

Ministri bëri të ditur se diskutimet u fokusuan te Kapitulli 31, pjesë e grup-kapitullit 6 të Marrëdhënieve të Jashtme, që mbulon Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP).

“Shqipëria e ruan qartësinë dhe linjëzimin e saj gjeopolitik në suazën e Politikës së Përbashkët të Jashtme e të Sigurisë të BE-së, duke u rreshtuar pa hezitim në vlerat dhe parimet e Unionit”, siguroi ministri.

/m.m//r.e//a.f/

The post Integrimi në BE, Hasani: Thellojmë bashkëpunimin me shoqërinë civile appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë

By: Ela
26 June 2025 at 13:30

Konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 2.45% në tremujorin e parë të vitit 2025, ky është niveli më i ulët që nga i njëjti tremujor i vitit 2021. Turistët në rritje duket se nuk po mbulojnë efektin që jep zbrazja e vendit nga emigrimi i lartë i të rinjve. Në janar të vitit […]

The post Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë appeared first on BoldNews.al.

Suard: Franca mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Ambasadorja franceze në Shqipëri, Catherine Suard konfirmoi se Franca e mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një prononcim për mediet nga Korça, ku ndodhej në një aktivitet të organizuar me rastin e Javës Kulturore Franceze, ambasadorja Suard u shpreh se kjo mbështetje është konfirmuar edhe nga presidenti Emmanuel Macron gjatë vizitave të tij në Shqipëri.

Sipas saj, “integrimi europian kalon jo vetëm përmes kulturës, por edhe zhvillimit të territoreve, projekteve të bashkëpunimit territorial, zhvillimit të qëndrueshëm”.

“Marrëdhënia jonë me Korçën është tradicionale. Qëllimi është që kjo marrëdhënie të bëhet e tashme dhe t’i shërbejë dhe të ardhmes ndaj kemi ardhur këtu”, tha ambasadorja franceze.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Chambery në Francë, Thierry Repentin, i cili ka qenë më parë edhe ish-ministër i Europës.

“Fakti që jam sot këtu si kryetar i bashkisë së Chambery, por dhe si ish-ministër i Punëve Europiane, është për të konfirmuar dhe njëherë që Shqipëria është në Europë dhe ne do ta shoqërojmë këtë proces të pranisë së anëtarësimit në BE. Ky realitet dhe kjo perspektivë europiane është shoqëruar në nivele të larta politike, ka mbështetjen e qeverisë franceze, pasi presidenti Macron ka ardhur dy herë në Shqipëri. Po ashtu kryeministri Rama ka bërë vizita të vazhdueshme në Francë”, tha Repentin.

Kryebashkiaku Repentin tha se kanë zgjedhur të punojnë me Bashkinë e Korçës në kuadër të projekteve me vendet që aderojnë në Bashkimin Europian.

“Kemi afërsi të mëdha gjeografike, por edhe për prioritetet e zhvillimit territorial në kulturë e në arsim. Pas disa muajsh bashkëpunim jemi aktualisht me një projekt konkret në Korçë, për javën e kulturës franceze, me shfaqje por edhe projekte digjitale. Kultura që të pasurohet ka nevojë të zhvillohet sidomos në kohët e sotme një faktor tjetër i rëndësishëm janë teknikat inovative“, tha Repentin.

/m.m/a.f/r.e/

The post Suard: Franca mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet marrëveshja me Gjermaninë për programin “Qendrat për migracion dhe zhvillim”

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen e zbatimit për programin “Qendrat për migracion dhe zhvillim (ZME)”.

Marrëveshja e miratuar sot është lidhur mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane. Qeveria shqiptare përfaqësohet në marrëveshje nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ndërsa qeveria gjermane përfaqësohet nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, (GIZ) GMBH.

Marrëveshja, siç thuhet në vendimin e qeverisë ka në fokus programin për “Qendrat për Migracion dhe Zhvillim (ZME)”.

Qendrat për Migracion dhe Zhvillim (ZME) kanë në fokus emigrantët e kthyer nga Gjermania dhe vendet e BE. Qendrat ofrojnë falas këshillime për riintegrimin social dhe ekonomik në vend.

Qendrat ofrojnë këshilla, për shembull, se si të kthyerit nga emigrimi mund të gjejnë një punë ose se si mund të nisin një sipërmarrje. Përveç këshillave të përgjithshme, qendrat ofrojnë edhe arsimim të mëtejshëm, trajnim ose oferta mbështetjeje psikosociale.

/a.f/r.e/

The post Miratohet marrëveshja me Gjermaninë për programin “Qendrat për migracion dhe zhvillim” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hasani: Shqipëria në momentin më të mirë për t’iu bashkuar familjes europiane

TIRANË, 18 qershor/ATSH-Maela Marini/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh sot se Shqipëria ndodhet në momentin më të mirë për t’iu bashkuar shumë shpejt familjes evropiane për shkak të sfidave të sigurisë dhe sfidave globale të shumta që dhe Bashkimi Evropian po përballon.

Në një intervistë televizive, Hasani u ndal tek ecuria e procesit të integrimit evropian, por edhe situata në Lindjen e Mesme.

“Jemi në momentin më të mirë kur vende si Shqipëria apo të ngjashme me ne, mundet t’i bashkohen shumë shpejt familjes evropiane për shkak të sfidave të sigurisë, sfidave globale të shumta që dhe Bashkimi Evropian po përballon”, u shpreh ai.

Hasani theksoi se shumë shpejt pritet që të hapet edhe grup-kapitulli i pestë dhe, po ashtu, të mbahet Konferenca e 6-të Ndërqeveritare.

“Është çështje ditësh, dhe e kam fjalën te teknikalitetet në gjetjen e një date në kalendarin e Komisionit Evropian. Dhe vendet anëtare dhe Komisioni dhe të gjithë mekanizmat e përfshirë kanë rërë dakord që Shqipëria të hapi grup-kapitullin nr. 4. Kjo gjë do të ndodhi, çështje ditësh, nuk ka më pikëpyetje”, u shpreh ai.

Sipas kryediplomatit shqiptar vetë BE e ka të qartë dhe e ka thënë në të gjitha formatet  që ka nevojë që edhe Shqipëria, apo vende si Shqipëria t’i bashkohen sa më shpejt kësaj familjeje.

Duke folur për situatën në Lindjen e Mesme, Hasani bëri të ditur se janë nxjerrë nga territori i Izraelit disa shtetas shqiptarë të cilët gjendeshin atje.

“Ata kanë mbërritur në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme në Athinë, janë transportuar nga Tel-Avivi në rrugë tokësore drejt Egjiptit, dhe nga Egjipti me ndihmën e autoriteteve greke kemi mundur t’i nxjerrim 5 shtetasit tanë. Në të njëjtën kohë kemi punuar edhe me autoritetet bullgare për të ndihmuar shtetas të Republikës së Kosovës”, theksoi Hasani.

I pyetur nëse ka shtetas shqiptarë në Iran që duan të rikthehen në Shqipëri, Hasani u shpreh se askush nuk ka kontaktuar për asistencë.

“Marrëdhëniet diplomatike me Iranin janë ndërprerë prej disa vitesh dhe nuk kemi komunikime diplomatike me Teheranin. Jemi përpjekur të mbledhim informacion nga burime jozyrtare nëse ka nevojë për shtetas shqiptarë që janë atje. Në momentin që po flasim nuk kemi pasur asnjë kërkesë apo thirrje”, shtoi ai.

Duke folur për marrëdhëniet me Iranin, Hasani theksoi se nuk ka qenë strehimi i muxhahedinëve që ka tensionuar marrëdhëniet.

“Sulmet kibernetike që ndodhën para pak vitesh nga Teherani i ajetollahëve, kanë qenë prova konkrete e një agresioni i cili për fat të mirë u menaxhua nga autoritetet shqiptare në një linjë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ne jemi në gjendje që të ecim përpara dhe të vazhdojmë të forcojmë kapacitetet të cilat janë të rëndësishme, sidomos kapacitetet kibernetike”, shtoi ai.

Hasani konfirmoi se Shqipëria ka qenë për paqen dhe ka qenë për zgjidhjen me dy shtete, por pa harruar asnjëherë se ne qëndrojmë me Izraelin, nuk jemi asnjëherë mbështetës të organizatave terroriste si Hamasi.

“Lidhur me raportet mes Shqipërisë dhe Iranit, sot që flasim nuk ka marrëdhënie diplomatike. Ne vazhdojmë të ushtrojmë të gjithë presionin tonë si pjesë e organizmave ku jemi. I bashkohemi zërit të vendeve që mendojnë njësoj si ne për të çuar përpara një agjendë që lidhet me paqen”, theksoi ai.

/a.f/r.e/

The post Hasani: Shqipëria në momentin më të mirë për t’iu bashkuar familjes europiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Zgjedhjet nuk janë kapitull i mbyllur për PD!”/ Tabaku: Ja pse procesi i integrimit mund të bëjë hapa pas

18 June 2025 at 11:42

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, thotë se raporti “Rule of Law” i publikuar nga Komisioni Europian është një goditje e fortë për qeverinë shqiptare dhe për sulmet e zhvilluara ndaj SPAK.

“Nuk kisha parë një raport që niste në faqen e parë, i referohet arrestimit të Veliajt, që thotë aksione dhe reagime publike të paprecedenta nga ekzekutivi dhe legjislativi ndaj gjyqësor”, tha ajo.

Tabaku deklaron për gazetarin Osman Stafa se nëse zgjedhjet nuk mbahen siç e kërkojnë standardet europiane, Shqipëria mund të bëjë hapa pas në procesin e integrimit, ashtu siç ka ndodhur me Serbinë.

“Shqipëria është duke u kontrolluar për grupkapitullin e parë, sepse është hapur i pari e do të mbyllet i fundit. Nuk ka rrugë tjetër Shqipëria veç zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, që këtë radhë nuk ishin. Shumë vende të rajonit, për shkak të cënimit të grapkapitullit të parë kanë bërë hapa pas”, tha ajo.

Deputetja e PD-së thekson se zgjedhjet e 11 majit do të denoncohen dhe pritet që Partitë Popullore Europiane të sjellin në Shqipëri një mision fakt-mbledhës për shkeljet në procesin zgjedhor.

“Zgjedhjet së pari për PD nuk janë kapitull i mbyllur, presim raportin final presim një mision fakte mbledhës nga EPP, por nuk janë kapitull i mbyllur as për Komisionin e Jashtëm të PE. Në korrik do të miratohet raporti final. Menjëherë më pas komisioni do të bëjë një plan pune për mision fakt mbledhës në Shqipëri në fillim të 2026”, tha Tabaku.

Jorida Tabaku deklaroi se PD do të vijojë të thotë të vërtetën në çdo institucion ndërkombëtar për vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit.

The post “Zgjedhjet nuk janë kapitull i mbyllur për PD!”/ Tabaku: Ja pse procesi i integrimit mund të bëjë hapa pas appeared first on Sot News | Lajme.

Hasani: Konferenca e 5-të ndërqeveritare me BE çështje ditësh, pala shqiptare gati

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bëri të ditur sot se brenda pak ditësh Shqipëria do të hapë negociatat edhe për grupkapitullin e “Agjendës së Gjelbër dhe Ndërlidhjes së Qëndrueshme”.

Në një intervistë televizive, Hasani u shpreh se data e saktë për Konferencën e pestë Ndërqeveritare pritet të vendoset nga Komisioni Euopian, ndërsa konfirmoi se “pala shqiptare është gati”.

“Pala shqiptare është gati, vendet anëtare janë gati, thjesht duhet të identifikohet data kur të gjithë janë të mundur që të kenë një sallë në Bruksel dhe të jenë të pranishëm për shkak të kalendarit shumë të ngjeshur, shpresoj të ndodhë gjatë presidencës polake. Është çështje ditësh, nëse nuk ndodh deri më 30 qershor, do të ndodhë ditët e para të korrikut dhe na ngel vetëm grupkapitulli i pestë që është edhe i fundit”, shtoi ai.

I pyetur mbi procesin e mbylljes së negociatave, Hasani u shpreh se “kemi një plan të detajuar dhe të dakordësuar me KE-në për të mbyllur gjithë grupkapitujt deri në fund të vitit 2027”.

“Kjo që po bëjmë nuk është diçka eksperimentale. 2027 është moment i dakordësuar me Komisionin në mënyrë që në 2028 të nisim negociatën politike me vendet anëtarë për ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në BE”, tha Hasani.

Ai u ndal edhe te projektligji për shërbimin e jashtëm të Shqipërisë, të cilin e cilësoi si “një paketë të mirë që do të mundësojë riformatimin e përfaqësimit diplomatik të Shqipërisë jashtë vendit”.

Sipas ministrit, krijimi i akademisë për diplomatët do t’i ndihmojë ata në përparimin e karrierës së tyre.

I pyetur për rezolutën e pak ditëve më parë të OKB, e cila u abstenua nga Shqipëria,  ministri sqaroi se “Shqipëria ka qenë gjithmonë e qartë sa i përket situatës në Palestinë”.

“Ne jemi një nga vendet që e njohim shtetin e Palestinës. Ne kemi qenë të zëshëm për formatin e njohjes së dy shteteve dhe padyshim që këtë qëndrim e kemi shprehur fuqimisht. Situatën humanitare e kemi theksuar. Për ne paqja dhe prosperiteti i njerëzve aty është e rëndësishme. Ajo që na ka shtyrë drejt abstenimit është që rezoluta e propozuar nuk dënonte Hamasin, një organizatë terroriste, e cila po keqpërdor situatën dhe jetët njerëzore dhe kjo për ne është situatë që ka nevojë për më shumë vëmendje “, tha Hasani.

Ministri Hasani u ndal po ashtu edhe te marrëdhëniet me Greqinë, ndërsa foli për vizitën e fudnit në Athinë.

“Marrëdhëniet me Greqinë janë marrëdhënie mes dy popujve që kanë jetuar prej shekujsh krah për krah njëri tjetrit. Është marrëdhënie që duhet kuruar mirë, por s’duhet të jetë e bazuar në emra dhe individë me axhenda personale dhe probleme konkrete. Kjo ka qenë arsyeja pse vendosa ta vizitoja Athinën pas zgjedhjeve në Tiranë dhe te nisja një proces bashkëpunimi, nuk është vetëm ai takim, por një seri angazhimesh që do ndërmarrim në mënyrë që ta shohim e ta projektojmë të ardhmen tonë si dy vende fqinje, anëtare të BE pas pak vitesh. Kemi nevojë të dyja palët për të pasur histori të mira dhe suksesi. Jam i bindur që historitë e mira dhe të suksesit të shqiptarëve të Greqi dhe të grekëve në Shqipëri, janë të shumta. Shembuj të mirë të një bashkekzistence që vetëm duhet të forcohet”, tha Hasani.

Për sa i takon çështjes së detit, Hasani bëri të ditur se “duke filluar një proces të gjerë bisedimesh do jemi në gjendje të shtyjmë para një axhendë tepër pozitive”.

“Kemi shumë e shumë çështje që kemi nevojë ta shohim njëri tjetrin në sy, të ulemi të flasim e të gjejmë zgjedhje, që nuk janë vetëm teknike, burokratike, por duhet ta shohin perspektivën e dy vendeve tona, si dy vende partner, aleate”, shtoi ai.

/m.m/j.p/

The post Hasani: Konferenca e 5-të ndërqeveritare me BE çështje ditësh, pala shqiptare gati appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-drejtoresha e INSTAT: Shqipëria po përballet me plakje të përshpejtuar dhe largim masiv të të rinjve

By: Ela
10 June 2025 at 22:37

Ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja ka ngritur alarmin mbi përkeqësimin e strukturës së popullsisë në Shqipëri, duke theksuar se vendi po përballet me plakje të përshpejtuar dhe largim masiv të të rinjve. “Sot Shqipëria po plaket me ritme shumë të shpejta. Largimet më të mëdha janë nga grupmosha 20–39 vjeç, që përbën 54% të popullsisë […]

The post Ish-drejtoresha e INSTAT: Shqipëria po përballet me plakje të përshpejtuar dhe largim masiv të të rinjve appeared first on BoldNews.al.

Balla në Parlamentin e Letonisë: Në 2028 ratifikimi i marrëveshjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla zhvilloi një vizitë në Parlamentin e Letonisë, ku gjatë takimeve që pati diskutoi mbi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar, shkëmbimet ndërshtetërore, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe për ratifikimin e marrëveshjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE në 2028.

Bisedimet u përqendruan në përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në mbështetjen e vazhdueshme të Letonisë për këtë proces.

Në deklaratat e tij, ministri Balla vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Letonisë, duke theksuar se këtë vit shënohet 97-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe 33-vjetori i rivendosjes së tyre.

Ai falënderoi Letoninë për mbështetjen e palëkundur ndaj integrimit evropian të Shqipërisë dhe për gatishmërinë për të ofruar ekspertizë në fusha kyçe si digjitalizimi dhe sundimi i ligjit.

Gjithashtu, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me Shqipërinë që kontribuon në misionin e NATO-s në Adazi të Letonisë dhe me Letoninë që mbështet misionet në Kosovë. Ministri Balla theksoi se këto janë dëshmi të angazhimit të përbashkët për stabilitet në rajonin e Ballkanit dhe për sigurinë në kuadër të strukturës euroatlantike.

Në përfundim të takimeve, palët shprehën angazhim për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar, rritjen e shkëmbimeve ndërinstitucionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fusha si arsimi, kultura, turizmi dhe energjia.

Vizita e ministrit Balla në Riga vjen si një tjetër dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë për të forcuar lidhjet me partnerët evropianë në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. /j.p/

1 nga 2

The post Balla në Parlamentin e Letonisë: Në 2028 ratifikimi i marrëveshjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Synojmë hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave me BE brenda qershorit

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali bëri të ditur sot se Shqipëria synon të hapë të gjithë kapitujt e negociatave brenda muajit qershor 2025.

Në këtë kuadër, Kryetarja e Kuvendit Spiropali shprehu besimin për mbështetjen e fuqishme të këtij plani edhe nga shtetet anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, Bullgaria, Greqia, Rumania, Kroacia dhe Sllovenia.

Spiropali iu drejtua sot sesionit XII plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, ku merrnin pjesë delegacione nga Bullgaria, Turqia, Greqia, Rumania, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnje-Herzegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Duke folur për procesin e integrimit europian, Spiropali nënvizoi se “Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë e të vendosur drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe konsolidimit të vlerave thelbësore europiane”.

“Jemi të angazhuar për respektimin e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e pakicave, modernizimin e sistemit politik, fuqizimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit, zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenies. Objektivi ynë strategjik kombëtar për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027 dhe për t’u anëtarësuar brenda vitit 2030 ka gjetur mbështetjen e Parlamentit dhe Komisionit Europian si edhe po fiton mbështetje të gjerë nga vendet anëtare”, tha ajo.

Po ashtu, Spiropali u shpreh se “politika jonë e jashtme dhe e sigurisë është plotësisht në një linjë me politikën e Bashkimit Europian”.

“Shqipëria i ka shërbyer sigurisë dhe paqes me mandatin e saj të suksesshëm si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë viteve 2022-2023, organizimin në Tiranë të Samitit Europë Juglindore-Ukrainë në shkurt 2024, mbështetjen e luftës së drejtë të Ukrainës dhe hapjen e Ambasadës në Kiev etj. Përshpejtimi i ritmeve të integrimit europian nga Shqipëria është njëkohësisht një stimul edhe për vendet e tjera kandidate të rajonit. Sepse ne e konsiderojmë Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore si një mekanizëm të fuqishëm që synon jo vetëm të forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të promovojë dialogun dhe të nxisë bashkëpunimin dhe forcojë besimin ndërmjet shteteve pjesëmarrëse, por edhe si një mundësi për të bashkërenduar përpjekjet proceset e integrimin europian dhe euroatlantik të vendeve tona”, tha ajo.

Sipas Spiropalit, “mbështetja nga vendet e Europës Juglindore e procesit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor është më shumë se një akt solidariteti”.

“Është një kontribut i shtuar në mënyrë që Shqipëria, Bosnje-Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia si edhe vendet e tjera të Europës Juglindore të bëhen sa më shpejt jo thjesht anëtarë, por vlera të shtuara të familjes europiane. Anëtarësimi në Bashkimin Europian i vendeve tona do të shërbejë si një burim për energjezimin e Evropës, për ta bërë atë më të madhe, më të fortë, më kohezive”, tha Kryetarja e Kuvendit.

Po ashtu, Spiropali vlerësoi se “Presidenca shqiptare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore kontribuoi në intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë përveç procesit të integrimit europian, edhe prioritetet e tjera të bashkëveprimit: garantimin e sigurisë, rritjen ekonomike, bashkëpunimin në fushën e shërbimeve publike jetësore, me fokus të veçantë shërbimin shëndetësor, në fushën e turizmit dhe të kulturës etj”.

Sesioni i XII-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jugli...
1 nga 6
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali

/a.f/

The post Spiropali: Synojmë hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave me BE brenda qershorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Truk viral: Si ta përdorni lapsin e buzëve në të gjithë fytyrën?

10 June 2025 at 00:53

Kush do ta kishte menduar se lapsi i buzëve mund të kishte më shumë se një funksion?

Ky produkt praktik mund të përdoret jo vetëm për të kornizuar dhe hijezuar buzët me lëvizje të lehta të gishtërinjve, por edhe si hije për një pamje natyrale të syve apo për mbushjen e vetullave.

Shumë persona e përdorin gjithashtu për të konturuar fytyrën dhe për të theksuar faqet, duke shtuar një prekje të freskët dhe të rastësishme në pamje.

Ajo që e bën këtë truk veçanërisht tërheqës është sa praktik është: një produkt i vogël, me funksione të shumëfishta – ideal për ato që nuk dëshirojnë të mbajnë një çantë të madhe kozmetike apo që kërkojnë grim të shpejtë dhe efektiv.

Përveç kursimit të hapësirës dhe kohës, një laps buzësh ngjyrë kafe i jep fytyrës një ngrohtësi dhe butësi të veçantë, që është e vështirë të arrihet me produkte të tjera, transmeton Telegrafi.

 #makeup #lipliner ♬ original sound – ColourPop Cosmetics

Kjo ngjyrë i përshtatet thuajse çdo toni të lëkurës dhe integriteti i saj në stile të ndryshme, nga ai minimalist i ditës deri te grimi më i sofistikuar i mbrëmjes – është arsyeja pse shumë entuziastë të bukurisë e përdorin për pamjen e njohur si “all-brown look”, aktualisht shumë në trend për shkak të efektit natyral, por të rafinuar.

 #fleetwoodmac ♬ original sound – ivy ౨ৎ

Nëse hidhni një sy në videot e shumta në TikTok, do të shihni influencues që krijojnë rutina të tëra grimi vetëm me një laps buzësh ngjyrë kafe. Ky nuk është vetëm një trend, por një dëshmi e gjithanshmërisë dhe efikasitetit të këtij produkti.

 Monkeys Spinning Monkeys – dg cria

Pra, nëse kërkoni diçka që kursen kohë, hapësirë dhe ju ofron një pamje elegante e natyrale, lapsi i buzëve ngjyrë kafe mund të bëhet aleati juaj më i mirë.

♬ Silver Soul – Beach House

/Telegrafi/

The post Truk viral: Si ta përdorni lapsin e buzëve në të gjithë fytyrën? appeared first on Telegrafi.

❌
❌