Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier, nuk ka të lënduar

✇Albeu
By: M C

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “1 Maji” në Fier.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar ndërkohë qe policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Ngjarja ka alarmuar edhe komshinjtë të cilët i kane ardhur në ndihme situatës me mjete rrethanore.

The post Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier, nuk ka të lënduar appeared first on Albeu.com.

U kthehet sërish ndërtimit të kateve pa leje, Rama: Do të konfiskohen të gjithë godinat dhe do t’i kalojnë shtetit

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama, në takimin me deputetët socialistë të Tiranës dhe drejtues të pushtetit vendor të kryeqytetit, ka paralajmëruar se do të konfiskohen të gjitha ndërtesat që kanë kate pa leje.

Rama e cilësoi ndërtimin pa leje të kateve si një shkelje ligji me vetëdije, ndersa shtoi se nuk do ketë konfiskim të pjesshëm të këtyre godinave, por të plotë. Ai theksoi se këto ndërtesa do kalojnë në duart e shtetit dhe do përdoren për strehim, për njerëzit në nevojë.

Rama: Kur vjen puna te shkelja e lejeve të ndërtimi, mbi 2% të kufijve të lejeve. 2% është normale, por kur tejkalon dhe shkelet do të provokojë sekuestrimin e të gjithë ndërtesës jo të pjesshme. Ndërtimi i kateve shtesë për qëllim fitimin, nuk bëhet në një moment, por me muaj, janë një shkelje me vetëdije. Do sjellë kalimin e menjëherë të asaj prone në duart e shtetit. Do të mbrohen blerësit dhe do përdoret pjesa tjetër për strehim, për njerëzit në nevojë.

The post U kthehet sërish ndërtimit të kateve pa leje, Rama: Do të konfiskohen të gjithë godinat dhe do t’i kalojnë shtetit appeared first on Albeu.com.

“Asgjë godinë që është ndërtuar pas 2020 nuk legalizohet”, Rama: Masa drastike për ata që shesin apartamentet disa herë

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë së kryeqytetit.

Edi Rama: Së pari kemi diskutuar për procesin e legalizimit, terminologji abuzive nga individë që fillojnë zaptimin e hapësirës publike dhe bëjnë vetëdeklarimin si individ në proces legalizimit. Asgjë e ndërtuar pas 2020 nuk legalizohet. Është lejuar të bëhen vetëdeklarimin për ti dhënë mundësi të bëjnë vetëdeklarimin kur nuk e kanë bërë në afat, por jo ndërto pas 2020 dhe kur ka nevojë për ndërhyje dalin e thonë jemi në proces. Të pavlefshme të gjithë deklarimet për godinat me qëllim fitimi. Nuk jemi këtu për të diskutuar shtëpitë, e familjeve që kanë futur kokën. Por për gjithë këtë mashtrim të madh përpara të cilit janë mbyllur sytë në një kohë të gjatë. Dhe interesi publik duhet të prevalojë, askush nuk duhet të nxjerri një copë letër jam në proces.

E dyta do miratohet me ligj lista e zezë e ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojnë me territorin dhe shkelin ligjin. Kush futet në listë humbet lejen për ndërtimin. Do marrim masat për disa kategori ndërtuesish shumë problematikë si mashtruesit te zona ku ishin së bashku me ministrin e Drejtësisë ku nuk linin banorët të futeshin në pallat, edhe të tjerë si ata që i lënë blerësit e apartamenteve në rrugë pa dokumenta hipotekore. Masat do jenë drastike dhe bëj thirrje të vrapojnë ta zgjidhin pa dalë akti normativ, do i gjejë një bela, do e kenë të vështirë .

The post “Asgjë godinë që është ndërtuar pas 2020 nuk legalizohet”, Rama: Masa drastike për ata që shesin apartamentet disa herë appeared first on Albeu.com.

“Arkitektët lokalë dhe të huaj kanë filluar punën për ndërhyrjet në lagje”, Edi Rama: Do rishikohet ligji për territorin, ndryshimet do jenë me impakt

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot pasdite në mbledhje deputetët e Tiranës të Partisë Socialiste dhe drejtorët e bashkisë së kryeqytetit.

Edi Rama: 60 arkitektë lokalë dhe një numër të huajsh që kanë filluar të punojnë për prototipet dhe modelet e ndërhyrjeve në lagjet ku njerëzit kanë nevoja për hapësirë. Nuk është vetëm hapësirë por edhe ndërhyrje të tjera në bashkinë e Tiranës. Një grup tjetër, ku edhe unë marr pjesë po merret me atë Paketën e re të reformës së territorit.

Do ketë 2 faza, një fazë imediate, ku qeveria do ndërhyjë me një numër aktesh dhe që besoj është një akt tjetër për ujin e pijshëm dhe do të ketë një fazë të dytë pak më mbrapa ku do rishikohet ligjet që kanë të bëjnë me territorin. Nga ligji për ndërtimin, një ligj shumë i vjetër, jashtë kohe. Jemi diskutuar një sërë ndërhyrjesh shumë të domosdoshme, por me një impakt të nevojshëm.

The post “Arkitektët lokalë dhe të huaj kanë filluar punën për ndërhyrjet në lagje”, Edi Rama: Do rishikohet ligji për territorin, ndryshimet do jenë me impakt appeared first on Albeu.com.

Disa bashki hapin aplikime për prurje të reja, Rama: Në bashkëpunim me Institutin Tony Blair, është konceptuar strukturë e re organizative për Tiranën

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se disa bashki në vend, përfshirë Durrësin, Shkodrën, Korçën, Dibrën, Fierin, Lushnjën dhe Elbasanin, kanë hapur thirrjet publike për aplikime në funksione të ndryshme drejtuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë me besim dhe kurajo, ndërsa theksoi se në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore.

Reagimi i Ramës:

Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre

APLIKONI me kurajo dhe besim

Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore

Eshtë koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

The post Disa bashki hapin aplikime për prurje të reja, Rama: Në bashkëpunim me Institutin Tony Blair, është konceptuar strukturë e re organizative për Tiranën appeared first on Albeu.com.

‘Hajde se br*kët…’/ Nita Latifi ironizon performancën e Egli Takos

✇Albeu
By: M C

Egli Tako ka ngjallur debat në rrjete sociale pas interpretimit të këngës ikonike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, gjatë një koncerti së fundmi. Edhe pse kënga mban një peshë të veçantë patriotike për publikun shqiptar, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veshja e këngëtares, e konsideruar nga shumë si e papërshtatshme për kontekstin.

Pamja provokuese në skenë solli reagime të shumta, mes tyre edhe nga Nita Latifi, e cila shkroi: “Hajde brekët jemi mësuar t’i shohim, ama pse nuk është duke e kënduar këngën?”

The post ‘Hajde se br*kët…’/ Nita Latifi ironizon performancën e Egli Takos appeared first on Albeu.com.

‘Paya’ po vjen të pushtojë verën/ Ylli Limani bashkohet me Sidartën për një super hit!

✇Albeu
By: M C

Artistët e njohur Yll Limani dhe Sidarta kanë publikuar sot këngën e tyre të re, të shumëpritur nga fansat – “Paya”.

Muzika dhe tekstet janë një kombinim mes dy artistëve, në bashkëpunim me Tonic & Denk, ndërsa produksioni mban firmën e Fatjon Miftarit. “PAYA” sjell një mix të stilit karakteristik të Yllit, me vibra latine dhe urbanë që vijnë përmes Sidartës – duke krijuar një atmosferë të gjallë, ndjesore dhe plot ritëm.

Kënga shoqërohet edhe me videoklip, që tashmë është publikuar në platformat muzikore dhe po merr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Me “Paya”, Yll Limani dhe Sidarta sjellin një tjetër sukses që pritet të dominojë playlistat dhe klubet gjatë gjithë sezonit!

The post ‘Paya’ po vjen të pushtojë verën/ Ylli Limani bashkohet me Sidartën për një super hit! appeared first on Albeu.com.

Kush e filmoi CEO-n? Ja kush që ‘fundosi’ shefin në koncertin e Coldplay

✇Albeu
By: M C

Videoja virale e CEO-s Andy Byron dhe shefes së Burimeve Njerëzore, Kristin Cabot, gjatë koncertit të “Coldplay”, është filmuar nga Grace Springer, një fansë 28-vjeçare nga New Jersey.

Pamjet, ku dy zyrtarët e kompanisë “Astronomer” shihen të përqafuar, u bënë shkas për reagime të ashpra, sidomos pasi Byron, i martuar dhe me dy fëmijë, tentoi të fshihej sapo e kapi kamera.

Në një prononcim për “The Sun”, Grace u shpreh: “Një pjesë e imja ndihet keq… por kur luan lojëra budallaqe, fiton çmime budallaqe”.

Videoja ka kapur mbi 46 milionë shikime dhe ka kthyer jetën e protagonistëve përmbys. Grace shton se shpreson që për bashkëshorten e CEO-s, kjo të jetë një “bekim i maskuar”.

The post Kush e filmoi CEO-n? Ja kush që ‘fundosi’ shefin në koncertin e Coldplay appeared first on Albeu.com.

Shqipëria përgatitet për ditët më të nxehta ditët e ardhshme, temperaturat kapin ‘rekord’

✇Albeu
By: M C

Një valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit pritet të prekë rajonin e Ballkanit në ditët e ardhshme, duke arritur kulmin midis 21 dhe 26 korrikut 2025. Temperaturat maksimale do të kalojnë +8 deri në +10°C mbi vlerën mesatare të periudhës 1991-2020 në shumë zona të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Zonat më të nxehta do të jenë Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia jugore dhe Turqia perëndimore, ku temperatura maksimale pritet të arrijë ose madje të tejkalojë 42-44°C, nivele që tejkalojnë rekordet e viteve të mëparshme. Fenomeni vjen si pasojë e masave të forta të ajrit të ngrohtë nga Afrika e Veriut drejt Mesdheut lindor, ndërsa masat e ajrit të ftohtë lëvizin drejt Evropës perëndimore.

Në këtë pesëvjeçar të fundit, në krahasim me periudhën 30-vjeçare 1960-1990, temperaturat kanë qenë më të larta me 1-2 gradë, duke treguar një rritje të temperaturave mesatare. Vërehet gjithashtu një rritje e ekstremeve absolute, si të temperaturave maksimale ashtu edhe të temperave minimale. Nëse i referohemi periudhës së verës së pesëvjeçarit që lamë pas, jemi 3-5 gradë më lart në temperaturë krahasuar me periudhën 30-vjeçare.

Anomalitë më të theksuara në vitet e fundit i kanë shënuar vlerat e temperaturave maksimale të ajrit. Në figurën Nr. 2, janë paraqitur devijimeve që kanë shënuar vlerat mesatare të temperaturave maksimale të ajrit përgjatë 8 viteve të fundit, ku qartë dallohen viti 2024 me një anomali prej +5.8°C.

Njëkohësisht edhe temperaturat mesatare të vlerave minimale gjatë muajit korrik janë karakterizuar me anomali pozitive (paraqitur në figurën Nr. 3), të cilat mesatarisht kanë qenë në nivelin e +2.0°C, ku viti i fundit shënon edhe anomalinë më të lartë me +3.0°C.

etëm dy javë më parë Evropa Jugore dhe Ballkani, përfshirë rajonet përreth Shqipërisë, regjistruan vlera të “stresit të nxehtësisë” shumë të fortë, me ndjesi termike që tejkaluan 38°C. Shqipëria u prek ndjeshëm nga ky fenomen ekstrem. Temperaturat maksimale ditore në shumë qytete, si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Gjirokastra, gjatë kësaj vale tejkaluan vlerat 39–40°C, duke kulmuar më 7 korrik, që rezultoi dita më e nxehtë.

Frekuenca e goditjeve nga valët e të nxehtit ka ndryshuar ndjeshëm. Nëse i referohemi periudhës para 20 vitesh, ne përballeshim vetëm një valë të nxehti gjatë muajit korrik. Valë e të nxehtit konsiderohet kur temperaturat shumë të larta – mbi 35 gradë ditën dhe 20 gradë natën – godasin vendin për një periudhë më të gjatë se 3 deri në 5 ditë të njëpasnjëshme. Kohët e fundit vërehet se kjo frekuencë ka ndryshuar dramatikisht. Ndërsa më parë goditeshim vetëm nga një valë e të nxehtit për të gjithë sezonin veror, aktualisht po përballemi tashmë me valën e tretë të të nxehtit për verën meteorologjike 2025.Thotë Ing. Anira GJONI eksperte në Departamentin e Meteorologjisë – IGEO
Ndikimet priten të jenë të rëndësishme:

Rritja e rrezikut për shëndetin e njeriut, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me probleme shëndetësore.
Presion mbi rrjetet e energjisë për shkak të kërkesës së shtuar për ftohje.
Ndikime në bujqësi dhe mjedis natyror, me rrezik të shtuar të zjarreve.
Pemët punojnë në heshtje për planetin
Por sa ndryshim bëjnë pemët? Studimet tregojnë se temperatura në zonat urbane mund të ndryshojë nga 8-11° midis lagjeve më të nxehta dhe më të ftohta dhe shumica e këtij ndryshimi është për shkak të ndryshimeve në mbulesën e pemëve dhe hapësirën e gjelbër. Ndërsa valët e të nxehtit bëhen më të shpeshta dhe intensive, një rritje prej 8° mund të jetë ndryshimi midis jetës dhe vdekjes. Sëmundjet e lidhura me nxehtësinë si goditja e nxehtësisë dhe dehidrimi paraqesin një kërcënim serioz për popullatat e cenueshme si të moshuarit dhe fëmijët.

Natyra mund të jetë aleati ynë për t’i ndihmuar njerëzit të përshtaten me një klimë gjithnjë e më jomikpritëse. Ne duhet të rimendojmë se si i zhvillojmë qytetet tona dhe mjedisin e ku kemi ndërtuar. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mbjelljen e më shumë pemëve, por me integrimin e zgjidhjeve të bazuara në natyrë në planifikimin tonë urban.

Ky proces përfshin disa hapa të dukshëm, si krijimi i më shumë parqeve dhe kopshteve të komunitetit, por gjithashtu përfshin metoda novatore si çatitë dhe muret e gjelbërta. Këto struktura, të cilat janë pjesërisht ose plotësisht të mbuluara me bimësi, ofrojnë disa përfitime: ndihmojnë në filtrimin e ndotësve, përmirësojnë izolimin e ndërtesave, ulin kostot e energjisë.

The post Shqipëria përgatitet për ditët më të nxehta ditët e ardhshme, temperaturat kapin ‘rekord’ appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Dukat/ Asfiksohen tre zjarrfikës, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore

✇Albeu
By: M C

Tre zjarrfikës të cilët po punonin për shuarjen e vatrës së zjarrit në Dukat janë dërguar në spital për ndihmë mjekësorë për shkak të asfiksimit. Bëhet me dije se zjarrfikësit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohe vatra e zjarrit në malin e Dukatit vijon aktive prej tre ditësh, ndërsa flakët kanë shkrumbuar një sipërfaqe të madhe pyjore.

Zjarri vijon të përhapet për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë po punojnë për venien nën kontroll të situatës.

The post Zjarri në Dukat/ Asfiksohen tre zjarrfikës, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore appeared first on Albeu.com.

Riaktivizohen flakët në pikën kufitare të Kapshticës, kërkohet ndihmë nga ajri nga pala greke

✇Albeu
By: M C

Gjatë orëve të para të mëngjesit zjarret në pikën kufitare të Kapshticës ishin izoluar, por për shkak të temperaturave të larta ato janë riaktivizuar përsëri .

Terreni malor po e vështirëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, ndaj punonjësit e shërbimit zjarrfikës, në bashkëpunim me forcat e shërbimit pyjor dhe policisë kufitare, po punojnë me mjete rrethanore dhe pompa shpine për të izoluar flakët.

Mësohet se pala shqiptare ka kërkuar ndihmë nga pala greke për ndërhyrje nga ajri, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje pozitive.

The post Riaktivizohen flakët në pikën kufitare të Kapshticës, kërkohet ndihmë nga ajri nga pala greke appeared first on Albeu.com.

”Kërcënimi i Beogradit është real”, Kurti në konferencë: Serbia po përhap gjuhën e urrejtjes dhe tensioneve

✇Albeu
By: M C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka reaguar ashpër mbi deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Presidenti serb është shprehur se Serbia do të “përgjigjet ashpër” ndaj arrestimit të Igor Popoviq, i cili e ka quajtur UKÇ-në “organizatë terroriste”.

Kuriti i ka cilësuar këto deklarata si kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme, duke theksuar se Kosova është një shtet demokratik dhe ligjor, ku drejtësia vepron pa dallime etnike apo politike.

“Republika e Kosovës është demokratike dhe ligjore me pushtete të ndara, institucione të konsoliduara e zbatim të barabartë të ligjit. Sundimi i ligjit nuk diskriminon sipas etnisë, pozitës apo ndikimit politik,” deklaroi Kurti. Sipas tij, arrestimi i Popoviq lidhet me vepra penale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes etnike, dhe po trajtohet nga institucionet përkatëse në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut.

Gjithashtu ai ka shtuar se retorika e Vuçiçit nuk është qëndrim individual, por politikë shtetërore që synon të minojë drejtësinë dhe paqen në rajon

“Beogradi zyrtar tregon se nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxitjen e tensioneve dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes,” tha Kurti.

The post ”Kërcënimi i Beogradit është real”, Kurti në konferencë: Serbia po përhap gjuhën e urrejtjes dhe tensioneve appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 21 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri, sot mund të ndiheni të mbështetur nga partneri juaj dhe një bisedë e sinqertë do të sjellë afërsi më të madhe. Në punë, pritet një projekt i ri që do të kërkojë vëmendje të veçantë nga ana juaj, ndaj tregohuni të përqendruar. Kujdesuni për shëndetin, pasi lodhja mendore mund të ndikojë në energjinë tuaj; relaksohuni pasdite. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme sot.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Marrëdhëniet romantike mund të jenë paksa të tensionuara, ndaj tregohuni të durueshëm dhe të hapur ndaj dialogut. Në aspektin profesional, do të keni mundësi të shfaqni aftësitë tuaja në një takim të rëndësishëm. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni aktivitetin fizik. Priten përmirësime të vogla në situatën financiare, por investoni me kujdes.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Dita është e favorshme për të njohur njerëz të rinj ose për të forcuar lidhjet ekzistuese në dashuri. Në punë, do të ketë zhvillime pozitive dhe mund të merrni një propozim interesant. Shëndeti kërkon pak më shumë vëmendje ndaj ushqimit dhe pushimit. Financat do të kenë rritje të vogël, por mos e teproni me shpenzimet.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri, një surprizë e këndshme nga partneri do ju bëjë të ndiheni të vlerësuar. Në vendin e punës, përqendrohuni te detyrat kryesore dhe shmangni konfliktet me kolegët. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos harroni të hidratoheni mjaftueshëm gjatë ditës. Financat janë të balancuara, por këshillohet të kurseni për të ardhmen.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Sot mund të keni një bisedë të thellë me partnerin që do të sqarojë disa keqkuptime të mëparshme. Në aspektin profesional, një koleg mund t’ju kërkojë ndihmë, dhe bashkëpunimi do të sjellë rezultate të mira. Shëndeti është në gjendje të mirë, por kushtojini vëmendje ushqyerjes së shëndetshme. Financat janë në nivel të kënaqshëm, por mos merrni vendime të nxituara për investime.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në jetën sentimentale, ndjeni nevojë për më shumë vëmendje nga partneri, ndaj mos hezitoni të shprehni ndjenjat tuaja. Në punë, një detyrë e re kërkon krijimtari dhe përkushtim të plotë. Kujdesuni për shëndetin duke shmangur stresin e tepërt dhe duke bërë aktivitete relaksuese. Financat paraqiten stabël, por është mirë të planifikoni buxhetin me kujdes.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Dashuria merr një drejtim të ri, sidomos për ata që janë të lirë, ndërsa të lidhurit do të ndjejnë ngrohtësi të veçantë në marrëdhënie. Në punë, mund të merrni një lajm të mirë që lidhet me një avancim ose bonus. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni pushimin mjaftueshëm. Financat janë në përmirësim, por mos i shpërdoroni të ardhurat.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Marrëdhëniet romantike janë të qeta, por kërkohet më shumë komunikim për të shmangur keqkuptimet. Në fushën profesionale, sot do të ndiheni të motivuar dhe do të arrini të përfundoni me sukses detyra të rëndësishme. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me punën. Financat janë të qëndrueshme, por është momenti i duhur për të menduar për kursime afatgjata.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Sot do të përjetoni emocione të bukura në dashuri, veçanërisht nëse planifikoni një takim të veçantë. Në punë, do të keni mundësi të prezantoni idetë tuaja dhe të fitoni respektin e kolegëve. Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht për sistemin tretës. Financat janë në gjendje të mirë, por bëni kujdes me shpenzimet impulsive.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në jetën në çift, mund të lindin disa mosmarrëveshje të vogla, por dialogu i hapur do të ndihmojë në zgjidhjen e tyre. Në aspektin profesional, pritet një sfidë që do të kërkojë përqendrim maksimal. Shëndeti është i mirë, megjithatë mos harroni të bëni një pauzë gjatë ditës. Financat janë të qëndrueshme, por mos bëni blerje të mëdha pa menduar mirë.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Sot do të ndjeni mbështetjen e partnerit dhe do të kaloni momente të bukura së bashku. Në punë, një detyrë e përfunduar me sukses do ju sjellë vlerësime nga eprorët. Shëndeti është pozitiv, por kushtojuni rëndësi aktivitetit fizik. Financat janë të sigurta, por një shpenzim i paparashikuar mund të shfaqet në fund të ditës.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri, dita është e mbushur me pasion dhe mirëkuptim, sidomos për ata që janë në një lidhje të gjatë. Në punë, idetë tuaja do të vlerësohen dhe mund të merrni një ofertë interesante për bashkëpunim. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni pushimin dhe hidratimin. Financat janë në balancë, por shmangni huazimet apo kreditë e panevojshme.

The post Horoskopi 21 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Dy anët e kundërta të Qipros/ Grekët vajtojnë, turqit festojnë përvjetorin e pushtimit që ndau ishullin

✇Albeu
By: M C

Qipriotët grekë dhe turq shënuan të dielën 51-vjetorin e pushtimit të Qipros nga Turqia në vitin 1974, një ngjarje që ndau ishullin dhe mbetet një burim tensioni midis partnerëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë.

Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në pjesët jugore të Qipros, të populluara nga grekët qipriotë, në orën 5:30 të mëngjesit, koha e saktë kur trupat turke zbarkuan në bregdetin verior në një ndërhyrje ushtarake të shkaktuar nga një grusht shteti i shkurtër i frymëzuar nga Greqia.

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, pritej të merrte pjesë në festimet në Qipron veriore, një shtet i shkëputur i njohur vetëm nga Ankaraja.

Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, mori pjesë në një shërbim përkujtimor në jug për të përkujtuar më shumë se 3,000 njerëzit që vdiqën në pushtimin turk, i cili gjithashtu dëboi dhjetëra mijëra qipriotë grekë nga shtëpitë e tyre.

“Pavarësisht atyre që duan që ne të harrojmë, ne nuk do të harrojmë kurrë dhe as nuk do të lëshojmë asnjë pëllëmbë tokë”, tha Christodoulides, duke i quajtur festimet në veri “të turpshme”.

Përpjekjet për të ribashkuar Qipron si një federatë bizonale dhe bikomunale kanë dështuar vazhdimisht për shkak të mosbesimit të thellë dhe vizioneve konkurruese për të ardhmen e ishullit.

Përpara pushtimit, përplasjet midis qipriotëve turq dhe grekë bënë që qipriotët turq të tërhiqeshin nga një qeveri me ndarje pushteti dhe nxitën vendosjen e paqeruajtësve të OKB-së në vitin 1964. Udhëheqësi turk qipriot, Ersin Tatar, tha se pushtimi kishte sjellë “paqe dhe qetësi” në ishull pas “viteve më të errëta” për turqit qipriotë.

“Qëllimi i tyre (i grekoqipriotëve) ishte të shkatërronin qipriotët turq”, tha ai në një video-adresim të postuar në X. Konflikti që po zien ndërlikon ambiciet e Turqisë për të nxitur lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian, anëtare të të cilit janë, si Qiproja, ashtu edhe Greqia.

The post Dy anët e kundërta të Qipros/ Grekët vajtojnë, turqit festojnë përvjetorin e pushtimit që ndau ishullin appeared first on Albeu.com.

A është ankthi një faktor i fshehur rreziku për demencën? Ja çfarë thonë studimet

✇Albeu
By: M C

Ankthi është një shqetësim i zakonshëm, shpesh i lidhur me ngjarjet e përditshme të jetës dhe i perceptuar si kalimtar. Por gjithnjë e më shumë studime tregojnë se, nëse neglizhohet, ankthi mund të ketë pasoja afatgjata mbi shëndetin mendor dhe funksionet njohëse. Sipas kërkimeve të fundit, veçanërisht në rastet e ankthit kronik, ai mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e demencës në moshë të thyer.

Nuk bëhet fjalë për një dënim të pashmangshëm: ndërhyrja e hershme ndaj ankthit mund të ndihmojë në parandalimin e dëmeve që ai mund të shkaktojë në të ardhmen. Shkencëtarët dyshojnë se ankthi ndikon negativisht te shëndeti kardiovaskular, një faktor tashmë i njohur që rrit rrezikun për demencë. Po ashtu, kortizoli, hormoni i stresit, mund të dëmtojë pjesë të trurit që lidhen me kujtesën dhe aftësitë njohëse.

Gjendjet e ankthit shpesh bashkëjetojnë me probleme të tjera si depresioni apo çrregullimet e gjumit, të gjitha të njohura për ndikimin e tyre në rënien e funksioneve njohëse. Kjo e bën të vështirë ndarjen e një faktori të vetëm shkaktar, por përforcon idenë e një efekti të kombinuar nga disa probleme fizike dhe mendore që veprojnë së bashku.

Në disa raste, ankthi mund të jetë shenja e parë paralajmëruese e një procesi neurodegjenerativ që ka nisur. Prandaj, nëse konfirmohet lidhja e ankthit me demencën, kjo mund të hapë rrugën për strategji të reja parandaluese, ku shëndeti mendor të marrë një rol qendror në luftën kundër sëmundjeve neurodegjenerative.

Sipas ekspertëve, ‘screening’-u i ankthit rreth moshës 40 vjeç mund të ndihmojë për të identifikuar individët më të rrezikuar. Trajtimi i ankthit përfshin shpesh një qasje të kombinuar: terapi psikologjike (si terapia konjitive-biheviorale), medikamente dhe ndryshime të stilit të jetesës. Ndër ndërhyrjet më të rëndësishme janë aktiviteti fizik, meditimi dhe përfshirja më e madhe në jetën sociale.

Të kujdesesh për ankthin sot, do të thotë të investosh në shëndetin e trurit për të ardhmen.

The post A është ankthi një faktor i fshehur rreziku për demencën? Ja çfarë thonë studimet appeared first on Albeu.com.

Sulmet në Siri/ Shtëpia e Bardhë: Netanyahu po sillet si një i çmendur!

✇Albeu
By: M C

Shtëpia e Bardhë duket se po shpreh shqetësime në lidhje me Benjamin Netanyahun pas sulmeve të Izraelit në Siri. Siç raportohet zyrtarë të lartë amerikanë e kanë përshkruar kryeministrin si të çmendur dhe një fëmijë që nuk dëshiron të sillet siç duhet.

“Benjamin Netanyahu po sillet si një i çmendur. Ai po bombardon gjithçka, gjatë gjithë kohës. Kjo mund të minojë planet e Donald Trump”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për agjencinë amerikane të lajmeve.

Izraeli kreu sulme ndaj trupave siriane dhe ndërtesave të rëndësishme në Damask të mërkurën, pasi akuzoi forcat qeveritare për vrasjen e dhjetëra njerëzve në qytetin druz të Sweidës.

“Ndihet sikur çdo ditë po ndodh diçka e re. Çfarë dreqin?” tha një zyrtar i dytë i lartë amerikan për të njëjtën media, pas një sulmi me tank izraelit në kishën e vetme katolike të Gazës, i cili vrau tre persona dhe plagosi 10 të tjerë.

Pas sulmit në kishë Trump pati një telefonatë me Netanyahun dhe i kërkoi atij të lëshonte një deklaratë duke shprehur keqardhje për incidentin. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, u tha gazetarëve se reagimi i Trump ndaj incidentit nuk ishte pozitiv.

Sipas të njëjtit raport, i dërguari special i SHBA-së për Sirinë, Tom Barak, i kërkoi Izraelit të martën të ndalonte sulmet e tij ndaj Sirisë për të lënë hapësirë për diplomaci. Megjithatë, Izraeli u pajtua, të mërkurën IDF kreu sulme të gjera në Siri, duke përfshirë selinë ushtarake dhe pranë pallatit presidencial.

“Bombardimet në Siri e habitën presidentin dhe Shtëpinë e Bardhë. Presidentit (Trump) nuk i pëlqen të ndezë televizorin dhe të shohë bomba që bien mbi një vend në të cilin ai kërkon paqe dhe për të cilin bëri një njoftim historik se do të ndihmojë në rindërtimin e tij”, thuhet se i tha një zyrtar tjetër agjencisë së lajmeve.

The post Sulmet në Siri/ Shtëpia e Bardhë: Netanyahu po sillet si një i çmendur! appeared first on Albeu.com.

Egli Tako dhe motra e Gjestit ndezin rrjetin me video thumbuese? Një ‘luftë lodrash’ në rrjetet sociale?

✇Albeu
By: M C

Një shkëmbim i pazakontë videosh në rrjetet sociale ka rikthyer në vëmendje tensionet e heshtura mes Egli Takos dhe familjarëve të Gjestit, me të cilin ajo pati një raport të afërt gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania 4”.

Gjithçka nisi kur Egli publikoi një video në Instagram, ku shihet duke mbajtur në dorë një lodër të quajtur “Labubu”.Ajo pyet ndjekësit:

Ju kujton dikë?

Kjo deklaratë e shkurtër u interpretua menjëherë nga fansat si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Gjestit, duke ngritur dyshime për një përçarje apo tension mes tyre.

Nuk kaloi shumë dhe erdhi reagimi. Motra e Gjestit, Blerina, postoi një video ku shfaqet me një lodër në formë gomari dhe e shoqëron me fjalinë:

Çka është kjo? -dhe më pas shton: Sa njeriu është si ky -një koment që u pa nga ndjekësit si një përgjigje e koduar dhe ironike ndaj postimit të Eglit.

Megjithëse askush nuk ka përmendur emra konkretë, postimet kanë mjaftuar për të ndezur diskutimet në rrjet.

Fansat janë përfshirë në analiza të detajuara për të zbuluar kuptimin pas çdo fjale dhe veprimi, duke e kthyer këtë “luftë lodrash” në një betejë virtuale të nënkuptuar.

Në mungesë të një reagimi të qartë nga ana e Eglit apo Gjestit, publiku vazhdon të lexojë mes rreshtash, ndërsa simbolika e lodrave duket se është bërë mjeti i fundit për të shprehur thumba dhe emocione të fshehura.

The post Egli Tako dhe motra e Gjestit ndezin rrjetin me video thumbuese? Një ‘luftë lodrash’ në rrjetet sociale? appeared first on Albeu.com.

Vëllai i Tërmet Peçit privatizon bazën ushtarake të Porto Palermos/ Qytetari: Si ka mundësi gjithë ky tolerim për këta horra

✇Albeu
By: M C

Një qytetarë ka denoncuar se kush e privatizoi bazën ushtarake të Porto Palermos. Denoncimi i qytetarit vjen vetëm disa javë pasi JOQ denoncoi me pamje se si Porto Palermos i kishte dalë pronari, pasi pushuesve u ishte bllokuar rruga me një portë të hekurt që i ndalonte të hynin brenda. Përmes denoncimit të bërë tek JOQ, qytetari bën me dije se “truri” i gjithë këtij organizmi është Vojo Peçi, ish-shef i Komisariatit të Kuçovës dhe vëllai i Tërmet Peçi, ish-kryebashkiak i Tepelën dhe prej shtatorit që vjen deputet i PS-së në Kuvend.

Qytetari në denoncimin e tij shkruan se po i sjell në vëmendje kyreministrit katastrofën që po ndodh në një zonë të mbrojtur dhe ushtarake. Duket se Vojo ka shfrytëzuar njohjet e vëllait të tij, për të zaptuar bazat ushtarake të Porto Palermos, dhe për t’i kthyer nga zona të mbrojtura, në zona me shfrytëzim për qëllime përfitimi. Denoncuesi habitet se si autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë ndaj zaptuesve të kësaj zone ushtarake, e cila dikur ka qenë një plazh i paprekur, ashtu sikur e ka krijuar natyra.

Qytetari në denoncimin e tij shtron edhe pyetjen se “si ka mundësi gjithë ky tolerim për këta horra”?

Denoncimi i Plotë:

Pershendetje JOQ! Doja ti sillja ne vemendje kryeministrit katastrofen qe ndodh ne nje zone te mbrojtur dhe ushtarake. Ne zonen e Porto Palermos perkatesisht ne daljen e tuneleve te bazes ushtarake eshte ndertuar nje lokal, ku me pare kishin bllokuar dhe rrugen me porte hekuri qe ju e keni hedhur si denoncim. Si ka mundesi gjithe ky tolerim per keta horra. Vojo Peci e ka ndërtuar. Po ta shikosh me vemendje kane vendossur dhe disa cadra dhe shezlong. Eshte gjiri i Porto Palermos dhe ai vend atje ka qene plazh i virgjër. Eshte i njejti rast me mbylljen e portave qe keni denoncuar. Vojo eshte vellai i Termetit.

The post Vëllai i Tërmet Peçit privatizon bazën ushtarake të Porto Palermos/ Qytetari: Si ka mundësi gjithë ky tolerim për këta horra appeared first on Albeu.com.

Qeveria premton të harxhojë mbi 56 milionë lekë për të promovuar kthimin e emigrantëve në Shqipëri

✇Albeu
By: M C

Qeveria thotë se Diaspora mbetet prioritet i punës së saj, jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, por me një plan për t’i ftuar shqiptarët e larguar jashtë të rivijnë në atdhe.

Në strategjinë kombëtare për migracionin, parashikohen lehtësim politikash për rikthimin dhe riintegrimin e emigrantëve në shoqërinë shqiptare.

Në dokumentin e punuar në bashkëpunim edhe me Organizatën ndërkombëtare të migracionit theksohet një projekt që pritet të nis në 2026 si një fushatë e gjerë informuese për mundësitë e punësimit në vend, e cila do të zgjas katër vite me institucione përgjegjëse Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Jashtme dhe përfshirjen gjithashtu të Ambasadave dhe shoqatave me vlerë rreth 70 milionë lek.

Së pari, planifikohet që deri në 2026 të jetë kryer identifikimi i kapaciteteve intelektuale dhe profesionale të emigrantëve shqiptarë. Mbi 56 milionë lek mendohen të shkojnë po ashtu për krijimin e stimujve për të promovuar kthimin e emigrantëve përkohësisht ose përgjithmonë, me qëllim transferimin e aftësive të fituara jashtë dhe për të sjellë vlera të reja kulturore në vendlindjen e tyre.

Më tej vlerësohet e nevojshme anketimi dhe konsultimi vjetor me sipërmarrësit shqiptarë që qëndrojnë jashtë vendit, për të matur nivelin e interesit të tyre për investime në Shqipëri dhe për të identifikuar pengesat kryesore që hasin institucionalisht.

E për ata që janë rikthyer kërkohet monitorimi i tyre në tregun e punës si dhe raportimi periodik në lidhje me nevojat që paraqesin në zyrat e punës, me qëllim përmirësimin e programeve të punësimit.

The post Qeveria premton të harxhojë mbi 56 milionë lekë për të promovuar kthimin e emigrantëve në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

“Një kapitull i ri nisi me Daskan”/ Dafina Zeqiri rrëfen për herë të parë ndjesitë pas ardhjes në jetë të djalit

✇Albeu
By: M C

Pas disa ditësh heshtje, këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri ka reaguar për herë të parë pas lindjes së djalit të saj, Daskan.

Në një postim të ndjerë në rrjete sociale, Dafina shprehet mirënjohëse për dashurinë e marrë nga fansat, miqtë dhe familjarët.

Artistja dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë bërë prindër për herë të parë pak ditë më parë, ndërsa emri i djalit, Daskan, ka tërhequr vëmendjen për origjinalitetin dhe ndjeshmërinë që mbart.

Postimi i plotë i Zeqirit:

“Faleminderit prej zemrës

Ju falenderoj krejt juve per dashnine e madhe e mireseardhjen qe ia keni bo djalit tone Daskan Gjergji n’kete bote.

Me u bo nane osht si me bo update n’krejt jeten shpirt, trup, zemer, karriere… gjithçka ndjehet ma ndryshe, ma thelle. Jam super e emocionume per gjithqka qe po vjen.

Nder e respekt per krejt nanat qe sakrifikojne gjithqka. Ju jeni superheroina e keaj bote.

Edhe per baballaret qe qendrojne para grave te tyne, si mbeshtetja ma e madhe ju perulem.

Burrit tem, faleminderit qe je shkrmbi jem. E di qe ki me qene shembulli ma i mire per djalin tone.

Ju du krejtve shume

Le ta nisim kete kapitull te ri bashke”.

The post “Një kapitull i ri nisi me Daskan”/ Dafina Zeqiri rrëfen për herë të parë ndjesitë pas ardhjes në jetë të djalit appeared first on Albeu.com.

❌