Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Man City i pagoi 70 milionë euro për të, por nuk dinë si t’ia shkruajnë mbiemrin në fanellë

Holandezi Tijjani Reijnders mbërriti te Manchester City nga Milani këtë verë si një transferim i madh për 70 milionë euro kompensim.

Megjithatë, Reijnders u përball me një problem të papritur në një nga paraqitjet e tij të para me fanellën e “Citizens”, pasi mbiemri i tij ishte shkruar gabim në fanellë.

Sipër numrit 4, të cilin do ta veshë te Manchester City, shkruhej “Reijinders”, që nuk është mënyra se si shkruhet mbiemri i tij. Konkretisht, në fanellë kishte një shkronjë shtesë “I”, pasi mbiemri i holandezit me origjinë indoneziane shkruhet Reijnders.

 

Man City still getting used to spelling Tijjani Reijnders’ name 😅 pic.twitter.com/OFLFkS0LGM

— ESPN UK (@ESPNUK) August 12, 2025

Reijnders shkëlqeu me fanellën e kuqezinjve në sezonet e mëparshme, ku u zhvillua në një nga mesfushorët më të mirë në Evropë, dhe këtë verë u shpërblye me transferimin e jetës te Manchester City.

Reijnders është 27 vjeç dhe ka lindur në Zwolle, dhe ka luajtur për Milanin, AZ Alkmaar dhe RKC Waalwijk. /Telegrafi/

The post Man City i pagoi 70 milionë euro për të, por nuk dinë si t’ia shkruajnë mbiemrin në fanellë appeared first on Telegrafi.

Këto janë çiftet e play-offit të Ligës së Kampionëve

Të gjitha çiftet e play-off-eve për kualifikimin në Ligën e Kampionëve tanimë dihen, me super ndeshje që na presin.

Janë pesë ndeshje të “rrugës së kampionëve” (pjesa në të cilën luajnë kampionët) dhe dy ndeshje të “rrugës së ligës” (pjesa në të cilën luajnë ekipet që fituan një vend edhe pse nuk ishin kampionë kombëtarë).

Në “rrugën e kampionëve”, çiftet janë Ferencvaros – Qarabag, Crvena Zvezda – Pafos, Bodo/Glimt – Sturm Graz, Celtic – Kairat dhe Basel – Copenhagen.

Sa i përket “rrugës së ligës”, Fenerbahce dhe Benfica do të luajnë për një vend në Ligën e Kampionëve. Po ashtu edhe Glasgow Rangers dhe Club Brugge.

Ndeshjet e para do të luhen më 19 dhe 20 gusht, ndërsa ndeshjet e kthimit më 26 dhe 27 gusht.


Çiftet e play-off-it të Ligës së Kampionëve

Ferencvaros – Qarabag
Crvena zvezda – Pafos
Bodo/Glimt – Sturm Graz
Celtic – Kairat
Basel – Kopenhagen
Fenerbahce – Benfica
Glasgow Rangers – Club Brugge


/Telegrafi/ 

The post Këto janë çiftet e play-offit të Ligës së Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Malick Thiaw, lojtar i ri Newcastle

Newcastle United ka siguruar zyrtarisht nënshkrimin e mbrojtësit gjerman Malick Thiaw nga AC Milan për një shumë të raportuar prej 40 milionë eurosh.

Qendërmbrojtësi 24-vjeçar bëhet përforcimi i tretë i madh i ekipit të parë të “Laraskave” këtë verë, ndërsa ata përforcojnë opsionet e tyre mbrojtëse përpara sezonit të ri.

Thiaw bëri 85 paraqitje në të gjitha garat gjatë tre viteve të tij në AC Milan. Goli i tij i vetëm për kuqezinjtë erdhi në një fitore të paharrueshme 3-1 jashtë fushe kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve të sezonit të kaluar.

 

I’m Malick Thiaw. I’m Newcastle United. 😍 pic.twitter.com/0yfd4jx9Uc

— Newcastle United (@NUFC) August 12, 2025

Mbrojtësi e filloi karrierën e tij profesionale te Schalke 04, duke përparuar nëpër akademinë e të rinjve përpara se të debutonte në Bundesligë në moshën 18 vjeç në vitin 2020. Në nivel me kombëtare, Thiaw ka luajtur tre herë për Gjermaninë.

Ai do të veshë fanellën me numrin 12 për Newcastle United këtë sezon. /Telegrafi/ 

 

The post Zyrtare: Malick Thiaw, lojtar i ri Newcastle appeared first on Telegrafi.

Marquinhos flet për largimin e befasishëm të Donnarummas – ka disa fjalë për portierin

Kapiteni i PSG-së, Marquinhos, ka komentuar për situatën e Gianluigi Donnarummas, i cili pritet të largohet nga klubi francez.

Braziliani, që ka qenë pjesë e klubit gjatë gjithë kohës që portieri italian luajti në Paris, shprehu mirënjohje dhe respekt për shokun e tij të skuadrës.

“Është gjithmonë e vështirë dhe në 12-13 vitet e mia këtu, kam parë tashmë shokë të tjerë të ekipit të kalojnë nëpër këtë lloj situate. Lojtarë kyç janë detyruar të largohen në fund të sezonit. Kjo është jeta jonë, ky është futbolli”, deklaroi fillimisht Marquinhos.

Ai theksoi se lojtarët duhet të japin gjithçka deri në fund, duke shtuar se edhe vetë do të largohet një ditë.

“E tëra çfarë mund të bësh është të japësh gjithçka deri në minutën e fundit. Edhe unë do të largohem dhe shpresoj ta bëj këtë në kushtet më të mira të mundshme. Lojtarët vijnë e shkojnë, klubi mbetet”, nënvizoi ai.

Mbrojtësi nuk e fshehu vlerësimin e madh për Donnarumman, duke deklaruar se ai ka shkruar historinë.

“Gigio ka shkruar historinë e klubit dhe jam shumë krenar për këtë. E falënderojmë nga thellësia e zemrave tona. Nëse qëndron, do ta mirëpresim me krahë hapur sepse ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm. Nëse duhet të largohet, do ta falënderojmë edhe atë, sepse është një mik i shkëlqyer dhe një udhëheqës i shkëlqyer”, ka thënë Marquinhos. /Telegrafi/ 

The post Marquinhos flet për largimin e befasishëm të Donnarummas – ka disa fjalë për portierin appeared first on Telegrafi.

FIFA do të vendos përfundimisht për zhvillimin e ndeshjes Villarreal–Barcelona në Miami

Në orët e fundit janë shtuar zërat kundërshtues për planin që ndeshja mes Villarrealit dhe Barcelonës të luhet më 20 dhjetor në Miami – një vendim historik për futbollin spanjoll.

Procesi i miratimit ka nisur tashmë: kërkesa zyrtare është dorëzuar fillimisht në UEFA, por sipas rregulloreve, fjala e fundit i takon FIFA-s.

Sipas Nenit 63, Seksioni 4 të Statutit të FIFA-s, organi më i lartë i futbollit botëror mund të marrë vendimin përfundimtar për autorizimin ose anulimin e një ndeshjeje ndërkombëtare, pavarësisht procedurave të tjera. Me fjalë të tjera, Gianni Infantino dhe ekipi drejtues i FIFA-s do të përcaktojnë nëse kjo sfidë do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.

Ndeshja Villarreal–Barcelona klasifikohet si “ndeshje ndërkombëtare e nivelit të dytë”, çka do të thotë se klubet pjesëmarrëse duhet të kërkojnë fillimisht autorizim nga federatat e tyre kombëtare, më pas nga konfederata përkatëse, dhe në fund të marrin miratimin nga FIFA.

Deri tani, Villarreal, Barcelona dhe LaLiga kanë dhënë pëlqimin, ndërsa RFEF ka autorizuar kërkesën për t’ia kaluar UEFA-s brenda afateve të përcaktuara.

Nëse UEFA jep dritën jeshile, ajo do të njoftojë RFEF dhe FIFA-n. Më pas, FIFA – si autoriteti përfundimtar – do të vendosë nëse kjo ndeshje do të luhet jashtë Spanjës.

Vendimi i FIFA-s do të jetë përfundimtar dhe i detyrueshëm për të gjitha palët, përfshirë edhe CONCACAF-in, që do të njoftohet në rast miratimi.

Tani, sytë e të gjithë botës së futbollit janë të drejtuar nga zyra e Gianni Infantinos, ku do të merret vendimi final, me Real Madridin që po ashtu është ankuar që kjo ndeshje të mos zhvillohet në SHBA. /Telegrafi/ 

The post FIFA do të vendos përfundimisht për zhvillimin e ndeshjes Villarreal–Barcelona në Miami appeared first on Telegrafi.

“Jam 100% përgjegjës për largimin e Donnarummas” – Luis Enrique e pranon se kërkoi shitjen e portierit italian

 Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka folur hapur për vendimin e tij të bujshëm për të lënë jashtë planeve portierin italian Gianluigi Donnarumma.

Në një intervistë për Sky Sport, tekniku spanjoll e pranoi se bëhet fjalë për një zgjedhje të vështirë, por të domosdoshme për skuadrën.

“Donnarumma është një nga portierët më të mirë në botë, pa dyshim, dhe një person edhe më i mirë. Por kjo është jeta e futbollistëve të nivelit të lartë – unë jam 100% përgjegjës për këtë vendim të vështirë”, deklaroi Enrique.

Ai theksoi se arsyeja lidhet me profilin e portierit që i nevojitet ekipit në këtë moment, me klubin që nënshkroi para disa ditësh me Lucas Chevalier të Lille.

“Nëse do të ishte e lehtë, kushdo do ta merrte. Këto vendime kanë të bëjnë me atë çfarë kërkon skuadra, jo vetëm me cilësitë individuale”, deklaroi Enrique.

Ky qëndrim i hapur i teknikut pritet të ndezë debat mes tifozëve dhe ekspertëve, pasi Donnarumma shihet prej kohësh si një nga asetet më të vlefshme të PSG-së. /Telegrafi/ 

The post “Jam 100% përgjegjës për largimin e Donnarummas” – Luis Enrique e pranon se kërkoi shitjen e portierit italian appeared first on Telegrafi.

UTA Arad do ta dërgojë Mevlan Zekën në FIFA, pasi sulmuesi u largua dhe nuk u kthye te klubi rumun

Rasti i Mevlan Zeka (31 vjeç), lojtar i UTA Arad, ka hyrë në një fazë të re, me klubin që pritet ta padisë lojtarin në FIFA, për mungesë të paarsyeshme tash e një muaj. 

I transferuar si lojtar i lirë këtë afat kalimtar, sulmuesi nuk dëshiron të kthehet në ekip, duke përmendur arsye personale. Golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës me 22 gola sezonin e kaluar me FC Suharekën, ku ishte kapiten, u nis drejt Gjakovës pas kampit të parë stërvitor me ekipin dhe nuk u kthye më.

Kohët e fundit, Zeka ka ndërprerë çdo komunikim me klubin, ndërsa drejtuesit e Aradit synojnë ta denoncojnë në FIFA.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by UTA Arad (@uta1945arad)

Në vend të tij, komunikimin e ka marrë përsipër menaxheri i futbollistit, sipas GSP.ro,  i cili po përpiqet ta “largojë” atë, pa asnjë kosto, te një ekip tjetër në Kosovë, ku Zeka është stërvitur prej disa javësh.

UTA kishte shfaqur interes për sulmuesin që në pranverë, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse në kampionatin e Kosovës. Zyrtarët e klubit rumun vepruan shpejt për ta transferuar, duke hequr dorë nga opsione të tjera në sulm.

Shenjat e para të pakënaqësisë u shfaqën që në fillim të përgatitjeve. Një ditë pas kthimit nga kampi stërvitor, Zeka kërkoi leje dy ditore për të shkuar në Kosovë, për të qenë pranë bashkëshortes së tij pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Drejtori i përgjithshëm Alexandru Meszar e miratoi kërkesën, por e paralajmëroi se ishte prapa në përgatitje, pasi fillimi i sezonit ishte një javë larg.

“Duket se bisedimet nuk do të shkojmë mirë, e kemi njoftuar, kështu që do të shkojmë në FIFA, sepse nuk duam të krijojmë një precedent. Ne kërkojmë që kontrata të respektohet, ne u mbështetëm në shërbimet e tij, hoqëm dorë nga sulmues të tjerë për ta transferuar atë, të cilët tani nuk janë më të disponueshëm në treg”.

“Ai duhet të respektojë kontratën siç bëjmë ne. Nëse nesër të gjithë lojtarët kërkojnë të largohen për arsye personale, çfarë do të ndodhë? Nëse nuk paguan, do të përfundojmë në FIFA. Kërkesa jonë është që ai të kthehet dhe të paguajë dëmshpërblim”, deklaroi drejtuesi i UTA, Alexandru Meszar për GSP.ro. /Telegrafi/ 

The post UTA Arad do ta dërgojë Mevlan Zekën në FIFA, pasi sulmuesi u largua dhe nuk u kthye te klubi rumun appeared first on Telegrafi.

Albion Rrahmani në formacionin e javës në elitën e futbollit çek

Albion Rrahmani, sulmuesi i Spartës së Pragës, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së katërt të kampionatit çek, zgjedhur nga faqja zyrtare e ligës.

Të dielën, ai ishte heroi i ekipit të tij duke shënuar golin e vetëm dhe vendimtar në fitoren 1-0 ndaj Sigma Olomoucut, një rezultat që e mban Spartën në garë për kreun e tabelës.

Goli i tij ishte i bukur si zakonisht, duke treguar për formën e lartë që po tregon me gjigantin çek.

 

𝑴𝒂𝒕𝒄𝒉 𝒅𝒆𝒄𝒊𝒅𝒆𝒓 👨‍⚖️ pic.twitter.com/1tnAMylZZX

— AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) August 11, 2025

24-vjeçari nga Kosova ka nisur sezonin 2025/26 në formë të shkëlqyer, me katër gola të shënuar në shtatë ndeshje në të gjitha garat, duke treguar vazhdimësi dhe instinkt të lartë golashënuesi.

Rrahmani u bashkua me Spartën vitin e kaluar nga Rapid Bukureshti për një shumë prej 5 milionë eurosh.

 

🙋‍♂️ @rosa_antonin povolal do nejlepší jedenáctky 4. kola trojici hráčů @slaviaofficial, po dvou zástupcích má Sparta a Zlín ✅ A jak jste hlasovali vy? 📲 https://t.co/7rgVGQQtAL pic.twitter.com/sXsfcETzhO

— Chance Liga (@chanceliga) August 12, 2025

Ai te Kosovës ka realizuar gjashtë gola në 15 paraqitje, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj. /Telegrafi/ 

The post Albion Rrahmani në formacionin e javës në elitën e futbollit çek appeared first on Telegrafi.

Ish-lojtari i Ligës Premier, Stam, dënohet me shtatë vjet burg për kontrabandë droge

Ish-mbrojtësi i djathtë i Ligës Premier, Ronnie Stam, 41 vjeç, është dënuar me shtatë vjet burg nga një gjykatë në Breda, Holandë, për rolin e tij në një rrjet trafikimi droge me vlerë miliona euro.

Stam, i cili luajti për Wigan Athletic nga viti 2010 deri në 2013 dhe u paraqit 73 herë për klubin anglez, u përshkrua nga prokurorët si një figurë e rëndësishme në botën kriminale. Ai u shpall fajtor për kontrabandën e 724 kilogramëve kokainë në Holandë, si dhe për posedimin e substancës narkotike MDMA dhe 18 litrave të oksidit të azotit (“gazi i qeshjes”).

Fillimisht, prokuroria kërkoi 13 vjet burg për ish-futbollistin, duke e akuzuar gjithashtu për përpjekjen për të kontrabanduar 2,217 kilogramë kokainë (me vlerë rreth 56 milionë euro). Megjithatë, Stam u lirua nga disa prej akuzave më të rënda dhe dënimi iu ul në shtatë vjet.

Gjykata pohoi gjithashtu se Stam dhe bashkëpunëtorët e tij u përpoqën të sillnin 20 kilogramë drogë nga Amerika e Jugut dhe kishin pastruar rreth 2.3 milionë euro fitime të paligjshme.

Vetë Stam pranoi se kishte qenë pjesë e një komploti për të kontrabanduar 20 kilogramë kokainë nga Brazili në Frankfurt, duke shtuar se pagesa e tij do të ishte sa vlera e një kilogrami. Ai shprehu pendesë për përfshirjen me rrjete kriminale.

Përveç dënimit me burg, gjykata urdhëroi Stamin të kthejë 2 milionë euro të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Pas një karriere të suksesshme si lojtar, ku fitoi titullin e Eredivisie me Twente nën drejtimin e Steve McClaren, Stam kaloi te Wigan, më pas te Standard Liege dhe përfundoi karrierën te NAC Breda në vitin 2016, përpara se të hynte në botën e krimit. /Telegrafi/ 

The post Ish-lojtari i Ligës Premier, Stam, dënohet me shtatë vjet burg për kontrabandë droge appeared first on Telegrafi.

Efekti Iraola e bën Bournemouthin të pasur: Huijsen, Kerkez dhe Zabarnyi, një minierë ari për klubin anglez

Liga Premier ka një listë trajnerësh spanjollë që bëjnë diferencën – dhe ata që e ndjekin futbollin e dinë këtë. Andoni Iraola iu bashkua Pep Guardiolës, Mikel Artetës dhe Unai Emerit disa sezone më parë, dhe puna e tij te Bournemouth ka qenë një bekim, si në aspektin sportiv ashtu edhe financiar.

Skuadra nga jugu i Anglisë u kthye në një nga surprizat e Ligës Premier sezonin e kaluar. Përballë “Big Six” dhe rivalëve të rinj si Aston Villa, Newcastle e Nottingham Forest, ata arritën të luftonin për një vend në garat evropiane dhe e mbyllën kampionatin në vendin e nëntë.

Ky sukses e vuri Iraolën në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane – por njëkohësisht i hapi rrugën shpërbërjes së mbrojtjes së tij.

Shitjet e mëdha

I pari që u largua ishte qendërmbrojtësi spanjoll Dean Huijsen, për të cilin Real Madrid pagoi klauzolën e lirimit prej 62 milionë eurosh. Më pas, Milosh Kerkez u transferua te Liverpool për pak më shumë se 45 milionë euro, duke plotësuar nevojën e “The Reds” për një mbrojtës të majtë.

Largimi i tretë ishte ai i ukrainasit Illia Zabarnyi, që kaloi te Paris Saint-Germain për rreth 60 milionë euro, pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore.

170 milionë euro për tre lojtarë

Në total, Bournemouth arkëtoi gati 170 milionë euro nga shitja e tre lojtarëve të rinj – një 20-vjeçar, një 21-vjeçar dhe një 22-vjeçar – te gjigantët e futbollit: Real Madrid, Liverpool dhe PSG.

Kjo ishte një mbrojtje që mund të garantonte të ardhmen e klubit për vite me radhë, por u “sakrifikua” nga suksesi dhe interesi i madh i tregut.

Tani, Iraola përballet me sfidën e madhe të rindërtimit dhe mbajtjes së Bournemouth në nivelin më të lartë të Premier League edhe këtë sezon. /Telegrafi/ 

The post Efekti Iraola e bën Bournemouthin të pasur: Huijsen, Kerkez dhe Zabarnyi, një minierë ari për klubin anglez appeared first on Telegrafi.

E kryer, Jack Grealish pranoi të bashkohet me Evertonin në huazim

Jack Grealish ka rënë dakord të bashkohet me Evertonin në formë huazimi për sezonin e ardhshëm.

E ardhmja e Grealish te Manchester City ishte në dyshim pas vetëm shtatë ndeshjeve si titullar në Ligën Premier sezonin e kaluar.

Trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola, më herët gjatë verës sugjeroi se lojtari, i cili u transferua për rreth 115 milionë euro, duhej të gjente një klub të ri për të rikthyer formën dhe pasionin e tij.

David Moyes, trajneri i Evertonit, ka shfaqur interes të madh për Grealish, megjithëse paga e tij prej rreth 350,000 euro në javë ishte një pengesë fillestare.

Megjithatë, bisedimet midis Evertonit dhe Manchester City kanë përparuar, duke arritur një marrëveshje ku Man City do të mbulojë një pjesë të pagës së lojtarit.

Sipas Fabrizio Romano, vizitat mjekësore janë planifikuar për sot dhe pritet që marrëveshja të finalizohet brenda 24 orëve të ardhshme.

 

🚨💣 EXCL: Jack Grealish to Everton, here we go! Loan deal agreed with Man City and medical booked later today.

Grealish said yes to #EFC project and he’s now set to complete his move in next 24 hours.

New addition for David Moyes. 🔵🃏 pic.twitter.com/iP4e0rh7yb

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 11, 2025

Grealish u transferua te Manchester City nga Aston Villa në vitin 2021, në një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e Ligës Premier. Gjatë kohës së tij te Man City, anglezi ka fituar tre tituj kampion dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2023. /Telegrafi/ 

The post E kryer, Jack Grealish pranoi të bashkohet me Evertonin në huazim appeared first on Telegrafi.

Situatë e jashtëzakonshme në Barcelonë – klubi po garon kundër kohës

Barcelona do të debutojë në La Liga të shtunën e ardhshme me një ndeshje të vështirë ndaj Mallorcës, por trajneri Hansi Flick ende nuk është i sigurt për lojtarët që do të ketë në dispozicion, pasi çështja e regjistrimeve mbetet e pazgjidhur.

Klubi po punon intensivisht për të regjistruar disa futbollistë që aktualisht janë të paregjistruar, me fokus kryesor te portieri Joan Garcia.

Regjistrimi i tij është thelbësor, pasi në mungesë të tij portieri i dytë Inaki Peña do të jetë i detyruar të luajë, duke pasur parasysh se Ter Stegen është i lënduar dhe Szczesny nuk është regjistruar ende.

Vendimi i Ter Stegen dhe pritja për miratimin e La Ligës

Një lajm i mirë erdhi nga vendimi i Ter Stegen për të lejuar klubin të dërgojë raportin mjekësor në La Liga, në mënyrë që të vendoset nëse mungesa e tij tejkalon katër muaj dhe nëse mund të përdoret një pjesë e pagës së tij për të regjistruar Joan García.

Megjithatë, mbetet e paqartë se kur La Liga do të marrë vendimin përfundimtar, ndërsa klubi është i bindur se do të arrijë t’i kryejë këto procedura brenda kësaj jave, që të jetë gati për ndeshjen në Mallorca.

Fjala e presidentit Laporta për regjistrimet

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, theksoi pas ndeshjes ndaj Comos se po punohet shumë për të realizuar regjistrimin e lojtarëve, përfshirë edhe Joan García, duke treguar optimizëm, por pa dhënë garanci përfundimtare.

Problemi nuk është vetëm te Ter Stegen, pasi sipas rregulloreve mund të zëvendësohet vetëm një lojtar i dëmtuar, dhe për këtë arsye klubi po pret miratimin nga auditori për zonën VIP në Spotify Camp Nou, që do t’i mundësojnë Barcelonës të rikthehet në rregullin 1:1 dhe të krijojë vend për regjistrimin e lojtarëve të tjerë si Marcus Rashford.

Përveç këtyre, mbeten për t’u regjistruar edhe Szczesny, Roony Bardghji, Gerard Martín, Héctor Fort dhe Bernal.

Nxitimi për rinovime dhe sfidat me Camp Nou

Në të njëjtën kohë, klubi po nxiton edhe me rinovimet dhe marrëveshjet për Camp Nou, ku synimi është të jetë gati për ndeshjen më 14 shtator ndaj Valencias.

Megjithatë, ky është një proces i vështirë, pasi Këshilli i Qytetit ka identifikuar 200 mangësi që pengojnë marrjen e licencave të nevojshme për stadiumin, duke krijuar kështu një tjetër sfidë për klubin në prag të sezonit të ri. /Telegrafi/ 

The post Situatë e jashtëzakonshme në Barcelonë – klubi po garon kundër kohës appeared first on Telegrafi.

Milani dhe Tare e gjejnë menjëherë zëvendësuesin e Thiaw – mbrojtësi i Genoas vishet kuqezi

Media të shumta raportojnë se Milani ka arritur një marrëveshje verbale me Genoan për transferimin e Koni De Winter për 20 milionë euro plus bonuse, ndërsa mbrojtësi ka pranuar kushtet personale me klubin kuqezi.

Negociatat kanë avancuar me shpejtësi gjatë ditës, me De Winter që është identifikuar si zëvendësuesi ideal për Malick Thiaw, i cili do të kryejë sot vizitat mjekësore te Newcastle United për të përfunduar transferimin prej 40 milionë eurosh.

Më herët, De Winter ishte i lidhur me Interin, Juventusin dhe Bournemouth, por Milani hyri me një ofertë që duket se i përshtatej të gjitha palëve.

 

🚨🔴⚫ Koni De Winter to AC Milan, here we go! Verbal agreement done with Genoa and player side.

Package around €20m with clubs sorting final details then green light to medical tests in Milano early next week.

De Winter will sign long term deal at Milan. pic.twitter.com/wGdoy8YTxf

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 10, 2025

Sipas Fabrizio Romanos, shuma fikse e marrëveshjes është 20 milionë euro, ndërsa media italiane shkruajnë se marrëveshja përfshin edhe bonuse, duke e afruar çmimin total me kërkesën fillestare prej rreth 25 milionë eurosh.

Genoa do t’i paguajë ish-klubit të lojtarit, Juventusit, një përqindje prej rreth 25% të tarifës së transferimit. /Telegrafi/ 

 

The post Milani dhe Tare e gjejnë menjëherë zëvendësuesin e Thiaw – mbrojtësi i Genoas vishet kuqezi appeared first on Telegrafi.

Minutë pas minute nga afati kalimtar veror – priten transferime të mëdha

Afati kalimtar veror i vitit 2025 në ligat kryesore evropiane ka qenë shumë aktiv dhe ka nisur në periudha të ndryshme, duke u përshtatur me kalendarët e secilave liga dhe eventeve si Kampionati Botëror i Klubeve.

Për shembull, në Premier League dhe Bundesliga, afati filloi më 1 qershor me një periudhë të shkurtër regjistrimi dhe do të mbyllet më 1 shtator 2025. Në La Liga dhe Serie A, afati filloi më 1 korrik dhe përfundon më 31 gusht dhe 1 shtator përkatësisht. Ligue 1 e nisi afatin më herët, më 16 qershor, dhe do të mbyllet më 1 shtator.

Këto data janë kyçe për klubet që të kompletojnë përforcimet e tyre për sezonin e ri, duke kërkuar të forcojnë skuadrat dhe të arrijnë objektiva evropiane dhe vendase.

Edhe pse afati kalimtar është duke shkuar drejt fundit, ende priten transferime të mëdha nga klubet e mëdha evropiane deri në mbyllje. Gjithashtu, ka mundësi që të shohim edhe lëvizje të futbollistëve shqiptarë, pasi merkatoja vazhdon të jetë aktive dhe e paparashikueshme deri në çastet e fundit.

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "08-05-2025 21:40:20" ["time"]=> string(11) "Para 39 min" ["update"]=> bool(true) } Para 39 min

Chelsea prezanton talentin më të madh brazilian – Estevao Willian

Chelsea ka bërë zyrtarisht prezantimin e përforcimit të shumëpritur, Estevao Willian, i cili ka mbërritur në Cobham për të filluar përgatitjet me skuadrën për sezonin 2025/26.

Talenti 18-vjeçar, që një vit më parë arriti marrëveshje me “Blutë” për t’u transferuar nga Palmeiras, tani është gati për të treguar vlerat e tij në futbollin evropian.

Në këtë periudhë prej 14 muajsh, ai ka bërë hapa të mëdhenj në karrierë: është bërë pjesë kyçe e ekipit të parë të Palmeirasit dhe ka debutuar me kombëtaren A të Brazilit, ku ka regjistruar pesë paraqitje deri më tani.

Lexo lajmin e plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-05-2025 21:24:25" ["time"]=> string(11) "Para 23 min" ["update"]=> bool(true) } Para 23 min

Real Madrid ka vendosur të mbajë talentin e ri Gonzalo García

Real Madrid ka vendosur të mbajë talentin e ri Gonzalo García, i cili shënoi disa gola në Kupën e Botës për Klube 2025.

Trajneri Xabi Alonso është i kënaqur me progresin e tij, duke refuzuar çdo ofertë huazimi.  Klubi beson fuqishëm në të ardhmen e tij të ndritur.

🚨🤍 Real Madrid won’t listen to any loan or permanent deal proposals for Gonzalo García.

He’s expected to stay at the club at this stage, with Xabi Alonso very happy. pic.twitter.com/ZhEfynmOCZ

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 8, 2025

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-05-2025 21:20:56" ["time"]=> string(11) "Para 20 min" ["update"]=> bool(true) } Para 20 min

Zbulohet se kur do t’i kompletojë Ardon Jashari testet mjekësore te Milani

Ardon Jashari pritet të mbërrijë sonte në Itali për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore me Milanin gjatë 24-48 orëve të ardhshme, pasi është arritur marrëveshja mes klubit italian dhe Club Brugge për një shumë të raportuar prej 39 milionë eurosh plus bonuse.

Struktura e marrëveshjes ka pësuar ndryshime të rëndësishme në format dhe afatet e pagesës.

Përparimi i madh u arrit mbrëmjen e kaluar, me palët që finalizuan marrëveshjen pasi Milani pranoi të rrisë pjesën fikse të tarifës krahasuar me shtesat. Kostoja përfundimtare e operacionit mbetet rreth 39 milionë euro, e ndarë në katër vite në vend të pesë.

Lexo lajmin e plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-05-2025 21:19:26" ["time"]=> string(11) "Para 18 min" ["update"]=> bool(true) } Para 18 min

Fabrizio Romano zbulon se ku po transferohet Edon Zhegrova

Olympique Marseille ka hapur zyrtarisht negociatat për transferimin e sulmuesit 26-vjeçar kosovar, Edon Zhegrova, i cili aktualisht luan për Lille, sipas raportimeve të fundit nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano.

Bisedimet janë ende në fazën fillestare dhe nuk është arritur ende ndonjë marrëveshje, por palët janë të përfshira në diskutime serioze lidhur me kushtet e mundshme të transferimit.

Zhegrova ka qenë një ndër lojtarët më të spikatur të Lille në sezonin 2024/25, duke shënuar 4 gola në 12 ndeshje të Ligue 1 dhe duke arritur një saktësi gjuajtjeje prej 42.11 për qind.

Lexo lajmin e plotë>>>

🚨⚪🔵 EXCL: Olympique Marseille open talks to sign Edon Zhegrova from Lille as new winger.

Discussions ongoing on deal conditions, nothing done yet but concrete talks take place with OM. pic.twitter.com/WXaavYBFwL

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 5, 2025

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-05-2025 21:17:32" ["time"]=> string(11) "Para 17 min" ["update"]=> bool(true) } Para 17 min

E kryer, Ardon Jashari po i bashkohet Milanit

Milani ka finalizuar transferimin e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane, Ardon Jashari, nga Club Brugge, duke shënuar një nga goditjet më të mëdha të merkatos së verës 2025.

Sipas raportimeve të besueshme të gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja është mbyllur për një shumë totale prej 39 milionë eurosh, përfshirë bonuset, pas negociatave të gjata që zgjatën disa muaj.

Vlera aktuale e tregut e Jasharit, sipas Transfermarkt, është 32 milionë euro, duke nënkuptuar se Milani ka paguar një premium për të siguruar shërbimet e tij – një tregues i besimit të lartë që klubi ka në potencialin e tij.

Lexo lajmin e plotë>>>

🚨❤🖤 BREAKING: AC Milan agree deal to sign Ardon Jashari from Club Brugge, here we go!

Brugge have just accepted final bid in paper for €39m package and authorized Ardon for medical

After long negotiations, deal done as Jashari only wanted to join Milan project since June. pic.twitter.com/eSBtk7sl5z

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 5, 2025

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-05-2025 21:15:06" ["time"]=> string(11) "Para 14 min" ["update"]=> bool(true) } Para 14 min

Donnarumma është duke u joshur nga oferta e klubit anglez

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma te Paris Saint-Germain mbetet e paqartë, ndonëse ai ka qenë një nga lojtarët kyç në sezonin e jashtëzakonshëm të klubit francez.

Edhe pse PSG u mposht nga Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, sezoni 2024-2025 rezultoi i suksesshëm si në Ligue 1 ashtu edhe në Evropë.

Megjithatë, kampionët e Francës dhe të Evropës kanë një pikëpyetje të madhe përpara, Donnarumma ende nuk ka rinovuar kontratën, e cila skadon në qershor të vitit 2026.

Lexo lajmin e plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-05-2025 21:12:51" ["time"]=> string(11) "Para 12 min" ["update"]=> bool(true) } Para 12 min

Juventusi ka objektiv t’i fitojë 100 milionë brenda 20 ditësh – katër largime për të zhbllokuar përforcimet

Të shesësh për të blerë. Por, edhe të shesësh pa nxitim dhe sipas kushteve të tua – kushte që i vendos Juventusi pa u kapluar nga ethet e një merkatoje largimesh që, sidoqoftë, bëhet vendimtare për operacionet hyrëse. Sidomos kur koha fillon të shtrëngohet.

Kanë mbetur njëzet ditë deri në fillimin e kampionatit – më 24 gusht, debutimi i Juves në ‘Allianz Stadium’ ndaj Parmës dhe ndonëse Comolli nuk është tipi që ndikohet nga ankthi i një kalendari që përpin ditët, mbetet fakt që koha nuk do të luajë edhe për shumë gjatë në favor të Zonjës së Vjetër.

100 milionë euro në këtë periudhë është një objektiv i arritshëm për Zonjën e Vjetër.

Lexo lajmin e plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-05-2025 21:10:17" ["time"]=> string(10) "Para 9 min" ["update"]=> bool(true) } Para 9 min

Milani mund të mbetet pa Malick Thiaw, ofertë nga Anglia për yllin gjerman

Malick Thiaw mund të largohet nga Milani këtë verë, teksa interesimi nga Liga Premier po bëhet gjithnjë e më konkret.

Skuadra kuqezi, e cila po kalon një fazë rindërtimi, mund ta përfshijë qendërmbrojtësin gjerman në planet e daljes.

Merkatoja e verës po sjell zhvillime të rëndësishme për skuadrat e mëdha evropiane, dhe një prej tyre është Milani, që kërkon të forcojë skuadrën për sezonin 2025/26.

Lexo lajmin e plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-05-2025 21:08:51" ["time"]=> string(10) "Para 8 min" ["update"]=> bool(true) } Para 8 min

Newcastle e mposht Manchester Unitedin në garë për Seskon

Newcastle United është shumë pranë sigurimit të shërbimeve të sulmuesit slloven Benjamin Sesko, sipas gazetarit Sacha Tavolieri.

RB Leipzig pritet të pranojë ofertën më të fundit të klubit anglez, e cila vlerësohet në 80 milionë euro, plus 10 milionë euro bonuse, duke e quar totalin në 90 milionë euro.

Sesko ka qenë një objektiv prioritar për Newcastle gjatë kësaj vere, me drejtuesit që kanë lëvizur shpejt për ta siguruar.

Lexo lajmin e plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-05-2025 21:07:37" ["time"]=> string(10) "Para 7 min" ["update"]=> bool(true) } Para 7 min

Real Madridi ka finalizuar tashmë nënshkrimin e parë për vitin 2026

Real Madridi ka vendosur që në verën e vitit 2026 të tentojë transferimin e Ibrahima Konates.

Klubi synon të forcojë mbrojtjen për të ardhmen dhe e sheh qendërmbrojtësin francez si lojtarin ideal për projektin e ri që pritet të udhëhiqet nga Xabi Alonso.

Trajneri i ardhshëm i Realit e pëlqen shumë stilin e lojës së Konatés dhe e konsideron si lider të mbrojtjes për vitet e ardhshme.

Lexo lajmin e plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-05-2025 21:06:15" ["time"]=> string(10) "Para 5 min" ["update"]=> bool(true) } Para 5 min

Chelsea po punon për largimin e Nicolas Jackson, senegalezi nuk është në planet e klubit

Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Jackson, do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere, sipas raportimeve nga David Ornstein i The Athletic.

Chelsea nuk është në presion për ta shitur 24-vjeçarin, por klubi ka vendosur të hapë derën për largimin e tij, për shkak të ndryshimeve në repartin ofensivë.

Ardhja e Liam Delap dhe Joao Pedro ka rritur konkurrencën në sulm dhe e ka vendosur Jacksonin jashtë planeve si titullar për sezonin e ardhshëm.

Lexo lajmin e plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-05-2025 21:04:54" ["time"]=> string(10) "Para 4 min" ["update"]=> bool(true) } Para 4 min

Real Madridi mund të detyrohet të shes Rodrygon për një shumë më të vogël se 100 milionë euro

Real Madridi ka vendosur çmimin për shitjen e Rodrygos. Sipas ESPN, “Los Blancos” kërkojnë plot 100 milionë euro për të lënë të lirë anësorin brazilian.

Megjithatë, në rast se nuk arrijnë ofertë në këtë vlerë, klubi mund të detyrohet ta pranojë një propozim prej 80 milionë eurosh.

Lexo lajmin e plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-05-2025 21:03:32" ["time"]=> string(10) "Para 3 min" ["update"]=> bool(true) } Para 3 min

Interi është gati të ofrojë mbi 45 milionë euro plus bonuse për Ademola Lookman

Gjiganti italian, Interi po përgatitet të rrisë ofertën e tyre për transferimin e Ademola Lookman nga Atalanta këtë verë.

Raportet e mëparshme deklaruan se Atalanta kishte refuzuar një ofertë prej 42 milionë eurosh plus 3 milionë euro në bonuse për sulmuesin anësor.

Tani, Interi thuhet se është gati të ofrojë mbi 45 milionë euro plus bonuse, me shumën totale që i afrohet 50 milionë eurove.

Lexo lajmin e plotë>>>

The post Minutë pas minute nga afati kalimtar veror – priten transferime të mëdha appeared first on Telegrafi.

Luca Toni i tregon Juventusit se cilët janë dy lojtarët me të cilët duhet të nënshkruajë

Luca Toni, një nga sulmuesit më të njohur në historinë e Serie A dhe fitues i Kupës së Botës me Italinë, ka dalë me një apel të fortë për Juventusin, duke treguar se kush janë dy lojtarët që duhet t’i transferojnë.

Sipas tij, emrat e Rasmus Hojlund dhe Sandro Tonalit duhet të jenë prioritet absolut në listën e afatit kalimtar të Bianconerëve.

Toni është i bindur se mesfusha e Juventusit ka nevojë për një shtyllë të re, dhe ai është pikërisht Sandro Tonali.

“Do ta merrja çdo ditë të javës,” u shpreh Toni, duke nënvizuar vlerën e tij të jashtëzakonshme.

Në krahun tjetër, Toni beson se një rikthim i Federico Chiesas në Torino – këtë herë nga Liverpooli – do të ishte një lëvizje e mençur.

Ai sugjeron një marrëveshje huazimi, duke parë se italiani nuk është më pjesë e planeve të klubit anglez dhe është i etur të tregojë vlerat e tij sërish në Serie A.

Edhe pse sezonin e fundit te Manchester United nuk shkëlqeu, me vetëm katër gola në Ligën Premier, Hojlund kishte lënë mbresa pozitive në Itali gjatë kohës së tij te Atalanta.

“Do të mbështetesha te emocionet që më dha atëherë, jo tek problemet në Angli”, deklaroi Toni për sulmuesin danez. /Telegrafi/

The post Luca Toni i tregon Juventusit se cilët janë dy lojtarët me të cilët duhet të nënshkruajë appeared first on Telegrafi.

Trajneri i Sparta Pragës, Priske e lavdëron Rrahmanin për paraqitjen

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, e ka nisur sezonin e ri me gol në kampionatin çek. Ai realizoi në minutën e 22-të për të kaluar Sparta Pragën në epërsi 1-0 në ndeshjen ndaj Mlada Boleslav, e vlefshme për xhiron e dytë të elitës çeke.

Sparta triumfoi në fund me rezultat 3-2, në një sfidë dramatike që pati kthesa të shumta.

Rrahmani, i cili ishte titullar, u largua nga loja në minutën e 53-të, ku në vend të tij hyri sulmuesi sllovak, Lukas Haraslin.

Pas ndeshjes, trajneri i Spartës, Brian Priske, vlerësoi paraqitjen e sulmuesit kosovar, jo vetëm golin.

“Jam i kënaqur që kemi kualitet në gjithë lojtarët. Më duhet ta lavdëroj Albion Rrahmanin, që ka pasur lojë shumë të mirë. Ai ishte i përfshirë në presing, shënoi gol të rëndësishëm”, u shpreh Priske.

Për Rrahmanin, ky ishte një rikthim i mirë, pas një sezoni të parë të vështirë në Çeki, ku luftoi me formën dhe kohën e aktivizimit.

Ndërkohë, futbollisti tjetër kosovar në radhët e Spartës, Ermal Krasniqi, nuk u aktivizua në këtë ndeshje dhe qëndroi në stol gjatë gjithë takimit. /Telegrafi/ 

The post Trajneri i Sparta Pragës, Priske e lavdëron Rrahmanin për paraqitjen appeared first on Telegrafi.

A është Liga Premier shpëtim për Rodrygon – katër klube duan shërbimet e brazilianit

Rodrygo po kërkon hapin e madh dhe mund të largohet së shpejti nga Real Madridi duke konsideruar një transferim në Ligën Premier.

Tottenham, Liverpool, Man City dhe Arsenal janë shumë të interesuar, ndërsa çmimi i tij arrin mbi 90 milionë euro. Në moshën 24-vjeçare, Rodrygo është tashmë një lojtar i njohur dhe i konfirmuar në arenën ndërkombëtare.

Por sezoni i fundit në Real Madrid nuk ishte i lehtë për të. Me ardhjen e Kylian Mbappes, roli i tij ndryshoi dhe ai u përdor më shumë si sulmues krahu, një pozitë që nuk nxjerr në pah gjithë talentin e tij.

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, i dha pak hapësirë në fushë, dhe kjo e bëri që Rodrygo të kërkojë një ambient ku të ketë më shumë rëndësi dhe të përcaktojë vetë rolin e

Me aftësitë e tij, ai mund të bëhet superylli që shumë klube po e kërkojnë në Angli.

Kjo verë mund të jetë koha e tij për të shkëlqyer në Angli dhe për të ndërtuar një kapitull të ri në karrierë, duke u bërë një prej yjeve më të mëdhenj brazilianë që kanë luajtur ndonjëherë në Ligën Premier . /Telegrafi/

The post A është Liga Premier shpëtim për Rodrygon – katër klube duan shërbimet e brazilianit appeared first on Telegrafi.

“Mos e ngarkoni Yamalin me krahasime me Messin” – Guardiola i prerë për talentin që kanë dyshja

Trajneri i Manchester Cityt dhe legjenda e Barcelonës, Pep Guardiola, ka reaguar ndaj krahasimeve të shumta që po i bëhen Lamine Yamalit me Lionel Messin, duke u bërë thirrje tifozëve dhe mediave që t’i japin kohë yllit të ri për t’u zhvilluar në mënyrë natyrale.

Yamal, i cili së fundmi mori fanellën me numrin ikonik 10 në Barcelonë — atë që dikur e mbante vetë Messi, shihet si një prej talenteve më premtues në “Camp Nou” dhe një pasardhës potencial i legjendës argjentinase.

Megjithatë, Guardiola mendon se është shumë herët për tërhequr paralele të tilla, por nuk i sheh të dëmshme, pasi vlerësohet talenti i spanjollit të ri.

“Duhet ta lëmë Lamine Yamal të ndjekë rrugën e vet dhe, pas 15 vitesh karrierë, mund të gjykojmë nëse është më i mirë se Messi apo jo”.

“Fakti që ai krahasohet me Messin është, në vetvete, diçka e madhe. Është si të krahasosh një piktor me Van Goghun”, shtoi Guardiola.

Megjithatë, ai paralajmëroi për nevojën që Yamal të qëndrojë me këmbë në tokë. Paraqitja e tij e fundit kundër Vissel Kobe nuk ishte në nivelin e zakonshëm, duke kujtuar se ende ka hapësirë për përmirësim.

“Ai ka gjithçka që i duhet për të lulëzuar. Por duhet kohë, përkushtim dhe qëndrueshmëri. Të mos nxitojmë”, ka thënë Guoardiola. /Telegrafi/ 

The post “Mos e ngarkoni Yamalin me krahasime me Messin” – Guardiola i prerë për talentin që kanë dyshja appeared first on Telegrafi.

Vajza që sfidoi mjekët: Nga operacionet në sy te titulli evropian – rrëfimi mahnitës i Hannah Hampton

Hannah Hampton ka shkruar një kapitull të jashtëzakonshëm në historinë e futbollit evropian, duke u bërë heroinë e Anglisë në finalen e Euro 2025 kundër Spanjës.

Portierja 24-vjeçare, e cila në fëmijëri u këshillua nga mjekët të mos luante kurrë futboll për shkak të një problemi serioz në sy, sot i udhëhoqi “Luaneshat” drejt titullit, duke pritur dy penallti vendimtare.

E diagnostikuar me strabizëm që në lindje dhe pas disa operacioneve për të përmirësuar shikimin, Hampton kurrë nuk ka pasur një perceptim të plotë të thellësisë – një problem serioz për çdo sportist, e veçanërisht për një portiere. Por ajo refuzoi të dorëzohej dhe e ktheu çdo pengesë në motivim.

 

Hannah Hampton was once told she’d never play football due to a serious eye condition, undergoing multiple operations as a child.

She’s just saved two penalties to win England the Euros. An inspiration to all 🏆❤ pic.twitter.com/FRV2XjRR2j

— Football on TNT Sports (@footballontnt) July 27, 2025

“Nga e vogël më është thënë se futbolli nuk ishte për mua. Por gjithmonë kam dashur të provoj të kundërtën”, kishte deklaruar Hampton para turneut.

Dhe sot, ajo e vërtetoi më shumë se kurrë. Në një finale dramatike që u vendos pas penalltive, Hampton priti goditjet e Mariona Caldentey dhe Aitana Bonamati, ndërsa Salma Paralluelo fjuajti jashtë, duke e mbyllur serinë me vetëm një gol të pësuar dhe duke siguruar titullin e dytë radhazi për Anglinë në Evropë.

 

🧱 England’s hero: Hannah Hampton 🧱 pic.twitter.com/czoi59vDJ5

— B/R Football (@brfootball) July 27, 2025

Rrugëtimi i saj deri këtu ka qenë i mbushur me sfida. E përjashtuar për një kohë nga kombëtarja pas triumfit në Euro 2022, Hampton kaloi momente të vështira edhe jashtë fushës. U përball me kritika për sjelljen dhe për pak sa nuk u tërhoq nga sporti. Por në vend që të dorëzohej, ajo punoi në heshtje dhe riktheu vetëbesimin nën drejtimin e trajneres Emma Hayes te Chelsea.

Me një sezon të jashtëzakonshëm në klub – ku ndihmoi Chelsean të fitojë tripletën pa asnjë humbje – Hampton u rikthye fuqishëm në kombëtare dhe në maj u konfirmua si portierja numër një e Anglisë, duke trashëguar dorezat nga legjenda Mary Earps.

 

back to back. pic.twitter.com/UztquqXGcL

— Hannah Hampton (@hannahhampton_) July 27, 2025

Fitorja e Anglisë 3-1 në penallti ishte fryt i një përpjekjeje ekipore, por ishte guximi, qetësia dhe reflekset e Hannah Hampton që vendosën ndeshjen. Nga një vajzë që iu tha të mos luante kurrë futboll, në simbol të qëndresës, inspirimit dhe suksesit – ky është rrëfimi i një kampioneje të vërtetë. /Telegrafi/ 

The post Vajza që sfidoi mjekët: Nga operacionet në sy te titulli evropian – rrëfimi mahnitës i Hannah Hampton appeared first on Telegrafi.

“Jo” parave, “po” Liverpoolit – Isak po pret ofertën e Reds, pasi refuzoi “çmendurinë” arabe

Sulmuesi i Newcastle United, Alexander Isak, ka refuzuar një ofertë të jashtëzakonshme kontrate me vlerë rreth 700 mijë euro në javë, por ai vazhdon t’i shqyrtojë opsionet e tjera gjatë kësaj vere, pavarësisht se ka edhe tre vite kontratë të mbetura me klubin anglez.

Isak i ka bërë të qartë Newcastles që javën e kaluar se nuk është i prirur të vazhdojë me çdo kusht dhe se dëshiron të shqyrtojë mundësitë për një hap të madh në karrierë.

25-vjeçari suedez, për të cilin Newcastle shpenzoi rreth 74 milionë euro në vitin 2022, ka shpërthyer sezonin e fundit duke shënuar 27 gola në të gjitha garat, ndihmuar klubin të fitojë Kupën Carabao dhe të sigurojë rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Sipas Fabrizio Romanos, Liverpooli është gati të bëjë një ofertë rekord për të siguruar shërbimet e Isakut, sidomos pas largimit të Luis Diaz që ka liruar hapësirë në repartin ofensiv.

Isak është i prirur për transferimin në “Anfield” dhe më nuk është në bisedime me klubet saudite dhe duket se ka vetëm një destinacion në mendje: Liverpoolin.

 

🚨🔴 Liverpool are prepared to go big for Alexander Isak after Luis Diaz sale done.

Isak, keen on the move and not even in talks with Saudi clubs. Only Liverpool.

Up to Newcastle now, with #LFC waiting but ready to enter strong with record proposal. pic.twitter.com/q172siRhsu

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 27, 2025

Tashmë gjithçka varet nga Newcastle, ndërsa “The Reds” po presin në prapavijë, por janë të gatshëm të veprojnë fuqishëm me një ofertë historike. /Telegrafi/ 

The post “Jo” parave, “po” Liverpoolit – Isak po pret ofertën e Reds, pasi refuzoi “çmendurinë” arabe appeared first on Telegrafi.

❌