❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: I hap rrugë Rilindjes Urbane 2.0


TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Lirimi i hapĂ«sirave publike, njĂ« nismĂ« qĂ« i paraprin vizionit tĂ« qeverisĂ« pĂ«r Rilindjen Urbane 2.0, po vijon nĂ« tĂ« gjitha bashkitĂ« e vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në Durrës, ndërhyrje që sipas tij, do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.

Rama siguroi se do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komunitetit.

“Edhe nĂ« DurrĂ«s vazhdon çlirimi i hapĂ«sirave publike, pĂ«r t’i hapur rrugĂ«n Rilindjes Urbane 2.0 qĂ« do tĂ« rrisĂ« cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s komunitare dhe pĂ«rmasĂ«n e gjelbĂ«r tĂ« qyteteve tona tĂ« mĂ«dha, ku do tĂ« rivendoset qartĂ« kufiri mes lirisĂ« publike pĂ«r tĂ« lĂ«vizur e marrĂ« frymĂ« lirisht dhe tĂ« drejtĂ«s pĂ«r aktivitet ekonomik tĂ« subjekteve private, gjithnjĂ« nĂ« respekt tĂ« komunitetit”, shkruan Rama.

Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin.

Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Ky aksion ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m/r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: I hap rrugë Rilindjes Urbane 2.0 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KSHH publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet e 11 majit: Nevojitet depolitizimi i administratës zgjedhore

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi sot raportin pĂ«rfundimtar tĂ« vĂ«zhgimit tĂ« zgjedhjeve parlamentare tĂ« datĂ«s 11 maj 2025, njĂ« dokument gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s qĂ« pasqyron gjetjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, vlerĂ«simet dhe rekomandimet pĂ«rkatĂ«se.

Raporti bazohet në një monitorim të detajuar të të gjithë ciklit zgjedhor, përfshirë periudhën parazgjedhore, ku u vëzhgua funksionimi i administratës zgjedhore, respektimi i afateve ligjore, ndalimi i përdorimit të burimeve publike dhe barazia në garë ndërmjet subjekteve politike.

KSHH nënvizon se ditën e votimit u evidentuan praktika pozitive, por edhe problematika si mungesa e energjisë elektrike në disa qendra, defekte teknike dhe raste të përpjekjeve për ndikim mbi votuesit.

Ndërkohë në procesin e numërimit KSHH vëren se u konstatua transparencë në shumicën e rasteve, por edhe prezenca e personave të paautorizuar dhe nevoja për depolitizim të administratës zgjedhore.

Në këtë raport, KSHH ripërsërit rekomandimin se reforma e mëtejshme zgjedhore kërkon konsensus dhe dialog të gjerë politik, transparencë dhe gjithëpërfshirje.

“ËshtĂ« e nevojshme tĂ« merren nĂ« shqyrtim rekomandimet e OSBE/ODIHR-it tĂ« pasqyruara nĂ« raportet e viteve tĂ« fundit. Ndryshimet nĂ« Kodin Zgjedhor nuk duhet tĂ« jenĂ« monopol i partive politike dhe as tĂ« realizohen nĂ« periudha tĂ« afĂ«rta zgjedhore, por tĂ« marrin nĂ« konsideratĂ« standardet dhe praktikat e mira ndĂ«rkombĂ«tare”, thuhet nĂ« raport.

KSHH rekomandon po ashtu krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore menjëherë pasi të konstituohet parlamenti i ri, për të filluar menjëherë nga puna, bazuar në parimet dhe standardet e nevojshme.

KSHH vlerëson se zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë vërtetuan edhe një herë se anëtarët e komisioneve zgjedhore lokale, në mjaft raste, profesionalisht nuk ishin në nivelin e duhur.

“NĂ« punĂ«n e tyre u vĂ«rejt edhe njĂ«anshmĂ«ria partiake. PĂ«r rrjedhojĂ« qĂ«ndron nevoja imediate pĂ«r tĂ« marrĂ« nĂ« shqyrtim rekomandimin prioritar e tĂ« hershĂ«m tĂ« OSBE/ODIHR-it, pĂ«r depolitizimin total tĂ« tyre”, vlerĂ«sohet nĂ« raport.

KSHH rekomandon që objekt diskutimi në kuadër të reformës së ardhshme zgjedhore të jenë edhe ankesat e partive të vogla për sistemin zgjedhor në fuqi, që sipas tyre cenon barazinë e votës midis zonave dhe për rrjedhojë shpërndarjen e mandateve.

PĂ«r sa i pĂ«rket votimit me postĂ«, KSHH shprehet se duhet pasur parasysh Kodi i PraktikĂ«s sĂ« MirĂ« tĂ« Komisionit tĂ« Venecias, tĂ« vitit 2002 ku thuhet: “Votimi me postĂ« duhet tĂ« lejohet vetĂ«m nĂ« qoftĂ« se shĂ«rbimi postar Ă«shtĂ« i sigurt dhe i besueshĂ«m. E drejta pĂ«r tĂ« pĂ«rdorur votimin me postĂ« mund tĂ« kufizohet vetĂ«m pĂ«r njerĂ«zit nĂ« spital ose nĂ« burg, ose njerĂ«zit me aftĂ«si tĂ« kufizuar pĂ«r tĂ« lĂ«vizur, ose zgjedhĂ«sve qĂ« jetojnĂ« jashtĂ« vendit, por duhet tĂ« merren masa pĂ«r tĂ« parandaluar mashtrimin dhe shantazhin”.

Po ashtu, KSHH rekomandon zgjerimin e votimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme, pas konsultimit me partitë politike dhe me ekspertizën e ekspertëve të kualifikuar të fushës.

Lidhur me ndalimin e përdorimit të burimeve publike për qëllime elektorale, KSHH vlerëson se duhet të rishikohet në parashikimet e Kodit Zgjedhor duke e shtrirë këtë ndalim që prej datës së dekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti.

KSHH i rekomandon po ashtu KQZ-së që të realizojë hetime administrative të shpejta, efikase dhe objektive të rasteve apo sinjalizimeve të lidhura me shpërdorimin e aseteve publike, duke treguar rigorozitet në zbatimin e ligjit dhe sanksionimin e shkelësve.

Po ashtu, KSHH vlerëson se trajnimi dhe certifikimi i detajuar dhe cilësor i komisionerëve duhet të jetë prioritet, duke u fokusuar jo vetëm në njohjen e procedurave, por edhe në menaxhimin e situatave të paparashikuara dhe respektimin e plotë të ligjit.

Forcimi i masave pĂ«r kontrollin e aksesit nĂ« vendvotime dhe vendnumĂ«rime Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r tĂ« parandaluar praninĂ« e personave tĂ« paautorizuar dhe pĂ«r tĂ« shmangur çdo formĂ« ndikimi tĂ« paligjshĂ«m. KĂ«saj praktike tĂ« dĂ«mshme duhet t’i jepet njĂ« zgjidhje pĂ«rfundimtare nĂ« zgjedhjet e ardhshme”, thuhet mĂ« tej nĂ« raport.

/m.m/r.e/

The post KSHH publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet e 11 majit: Nevojitet depolitizimi i administratës zgjedhore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: “Albanian Trails”, platformĂ« kushtuar turizmit tĂ« natyrĂ«s

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Rritja e numrit tĂ« turistĂ«ve tĂ« cilĂ«t zgjedhin tĂ« vizitojnĂ« ShqipĂ«rinĂ« shoqĂ«rohet edhe me rritjen e numrit tĂ« vizitorĂ«ve nĂ« shtigjet natyrore tĂ« tĂ« gjitha vĂ«shtirĂ«sive.

Ndaj, duke ndjekur interesin, por edhe problematikat e hasura nga numri i lartĂ« i frekuentimit tĂ« shtigjeve, Agjencia KombĂ«tare e Zonave tĂ« Mbrojtura ka krijuar tĂ« parin website zyrtar shtetĂ«ror tĂ« quajtur “Albanian trails”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video informuese mbi këtë website, i cili i vjen në ndihmë çdo vizitori të përjetojë itinerare dhe eksperienca frymëzuese në peizazhet, parqet dhe monumentet tona të natyrës.

“Shtigjet tona natyrore, aq tĂ« shumta nĂ« zonat e mbrojtura tĂ« ShqipĂ«risĂ« tashmĂ« mund t’i zbuloni dhe informoheni rreth tyre paraprakisht nĂ« platformĂ«n dedikuar turizmit tĂ« natyrĂ«s www.albaniantrails.al krijuar nga Agjencia KombĂ«tare e Zonave tĂ« Mbrojtura, pĂ«r tĂ« pĂ«rjetuar itinerare dhe eksperienca frymĂ«zuese nĂ« peizazhet, parqet dhe monumentet tona tĂ« natyrĂ«s”, u shpreh Rama.

Turizmi i natyrës është konsideruar tepër i përshtatshëm për gjeografinë shqiptare, me një terren të thyer nga jugu në veri të territorit.

Ndaj, Zonat e Mbrojtura në të 12 qarqet e vendit po përgatiten që ta shfrytëzojnë më së miri këtë lloj turizmi mjaft fitimprurës gjatë gjithë vitit.

/m.m/r.e/

The post Rama: “Albanian Trails”, platformĂ« kushtuar turizmit tĂ« natyrĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria, ndër vendet më të mira për nomadët digjitalë

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ ShqipĂ«ria renditet njĂ« ndĂ«r vendet mĂ« tĂ« mira pĂ«r nomadĂ«t digjitalĂ«.

Raporti “Albania Digital Nomad 2025” nga Global Citizen Solutions tregon se vendi ynĂ« renditet i 31-ti me njĂ« vlerĂ«sim prej 77,59 pikĂ« pĂ«r nomadĂ«t digjitalĂ« nĂ« botĂ«, ndĂ«rsa Tirana njĂ« nga 10 vendet mĂ« tĂ« mira nĂ« EuropĂ«.

Kjo lidhet me infrastrukturën e teknologjisë si lidhja e mirë e internetit, procedurat e lehtësuar të përfitimeve të vizës (për vendet ku nevojitet), cilësi të mirë të jetesës etj.

Nomadët digjitalë janë persona që punojnë në mënyrë të pavarur nga vendndodhja (freelancer/remote), zakonisht përmes internetit dhe udhëtojnë shpesh duke jetuar në vende të ndryshme për periudha të caktuara kohore.

/m.m/r.e/

The post Shqipëria, ndër vendet më të mira për nomadët digjitalë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkolla 9-vjeçare “Liri Gero” nĂ« Fier, Rama: Hap dyert kĂ«tĂ« vit tĂ« ri shkollor me ambiente tĂ« reja

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Liri Gero” nĂ« Fier do tĂ« hapĂ« dyert nĂ« shtator me kushte mĂ« tĂ« mira pĂ«r nxĂ«nĂ«sit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga ambientet e reja tĂ« kĂ«saj shkolle, e cila Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r institucion arsimor me standarde bashkĂ«kohore pĂ«r mĂ«suesit dhe nxĂ«nĂ«sit qĂ« i shtohet “zinxhirit” tĂ« shkollave tĂ« reja qĂ« po transformohen nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

“Drejt pĂ«rfundimit rindĂ«rtimi i shkollĂ«s 9-vjeçare “Liri Gero” nĂ« Fier, qĂ« do tĂ« hapĂ« dyert kĂ«tĂ« vit tĂ« ri shkollor me ambiente tĂ« reja, klasa moderne dhe kushte bashkĂ«kohore pĂ«r nxĂ«nĂ«sit dhe mĂ«suesit, falĂ« investimit tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Arsimit dhe Sportit, nĂ« bashkĂ«punim me BashkinĂ« Fier”, tha Rama.

Shkolla ofron për nxënësit dhe stafin mësimor ambiente të standardeve të larta, që përfshijnë laboratorë, hapësira për aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe ambiente rekreative.

Cilësia në arsim përmes investimeve të qëndrueshme në shkolla, objekte sportive dhe ambiente ndihmëse, duke rritur aksesin, sigurinë dhe funksionalitetin e institucioneve arsimore mbetet prioritet i qeverisë.

/m.m//a.f/

 

The post Shkolla 9-vjeçare “Liri Gero” nĂ« Fier, Rama: Hap dyert kĂ«tĂ« vit tĂ« ri shkollor me ambiente tĂ« reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qendra Rinore në Korçë, një hapësirë bashkëkohore për të rinjtë

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Me investimet e fundit, Qendra Rinore nĂ« Korçë ofron njĂ« ambient modern dhe mikpritĂ«s ku tĂ« rinjtĂ« mund tĂ« zhvillojnĂ« talentet e tyre.

E transformuar në një hapësirë të përmirësuar për energjinë dhe kreativitetin e të rinjve, kjo qendër ofron të gjitha kushtet e nevojshme që ata të marrin pjesë në aktivitete kulturore, të argëtohen dhe të mësojnë së bashku.

Bashkia Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, mbështet fuqimisht krijimin e hapësirave që fuqizojnë rininë dhe nxisin pjesëmarrjen aktive në jetën e komunitetit.

“Investimi te rinia Ă«shtĂ« investimi te e ardhmja e Korçës”, thuhet nĂ« njoftimin e bashkisĂ« Korçë.

Qendra Rinore në Korçë ka një sallë kinemaje, tavolina ping pongu, bilardoje, ambjentin e podcast-it, salla ku të rinjtë mund të punojnë në grupe për realizimin e projekteve shkollore e jashtëshkollore.

Bashkia e Korçës ofron edhe të tjera ambiente për të rinjtë siç është zona sportive e qytetit e biblioteka, ndërsa janë të shumta edhe aktivitetet e organizuara që kanë në qendër të rinjtë.

/m.m//a.f/

The post Qendra Rinore në Korçë, një hapësirë bashkëkohore për të rinjtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapĂ«sirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon


TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Lirimi i hapĂ«sirave publike nga subjektet qĂ« kanĂ« zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara pĂ«r komunitetin dhe qytetarĂ«t, vazhdon nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike nga disa subjekte private të cilat kishin zaptuar pa leje hapësirën publike.

“Çarja e bllokadave vazhdon. Ecim”, shkruan Rama, teksa ndan njĂ« video ku tregohen sesi bizneset po lirojnĂ« hapĂ«sirat e zaptuara, qĂ« tashmĂ« po u rikthehen qytetarĂ«ve.

Lirimi i hapĂ«sirave publike shihet si pjesĂ« e vizionit tĂ« qeverisĂ« “Rilindja Urbane 2.0”.

Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m//a.f/

The post Lirimi i hapĂ«sirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan reportazhin e “Franceinfo”: ShqipĂ«ria, destinacioni turistik mĂ« i kĂ«rkuar nĂ« EuropĂ«

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Prestigjiozja franceze “Franceinfo” i ka kushtuar njĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« veçantĂ« ShqipĂ«risĂ«, duke e vlerĂ«suar si vendin me rritjen dhe kĂ«rkesĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« turistike nĂ« EuropĂ«.

Kryeministri Edi Rama ndau sot nĂ« rrjetet sociale kronikĂ«n e pĂ«rgatitur nga stacioni i njohur informativ francez “Franceinfo”, e cila e konsideron ShqipĂ«rinĂ« “El Doradon e re pĂ«r pushuesit”.

“Franceinfo” nĂ«nvizon se nĂ« pesĂ« vitet e fundit ShqipĂ«ria ka njĂ« rritje prej 80% tĂ« numrit tĂ« turistĂ«ve.

“UjĂ«ra bruz dhe ishuj tĂ« shkretĂ«. Kjo nuk Ă«shtĂ« as Karaibet dhe as Maldivet, por ShqipĂ«ria, e vendosur midis GreqisĂ« dhe ItalisĂ«, e cila tani Ă«shtĂ« gjithashtu e njohur pĂ«r turistĂ« nga e gjithĂ« bota”, pĂ«rshkruan ndĂ«r tĂ« tjera kronika e “Franceinfo”.

“ShqipĂ«ria, ku qytetĂ«rimet mesdhetare kanĂ« pasuar njĂ«ra-tjetrĂ«n, secila duke lĂ«nĂ« gjurmĂ« sublime greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane”, vijon kronika.

NjĂ« tjetĂ«r avantazh qĂ« ofron ShqipĂ«ria, sipas “Franceinfo” janĂ« çmimet shumĂ« tĂ« ulĂ«ta.

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

/m.m//a.f/

The post Rama ndan reportazhin e “Franceinfo”: ShqipĂ«ria, destinacioni turistik mĂ« i kĂ«rkuar nĂ« EuropĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Kolec Daja kontribut të vyer në farmaceutikën shqiptare

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Ministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shprehu sot ngushĂ«llimet pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« dr. Kolec DajĂ«s.

Ministrja Koçiu vlerĂ«soi kontributin e tij tĂ« vyer nĂ« farmaceutikĂ«n shqiptare, ndĂ«rsa u shpreh se “ai la pas njĂ« trashĂ«gimi tĂ« çmuar profesionalizmi dhe humanizmi”.

“NgushĂ«llime tĂ« sinqerta familjes, miqve dhe kolegĂ«ve pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« farmacistit tĂ« njohur, Kolec Daja. Me kontributin e tij tĂ« vyer nĂ« farmaceutikĂ«n shqiptare, ai la pas njĂ« trashĂ«gimi tĂ« çmuar profesionalizmi dhe humanizmi. Prehu nĂ« paqe Kolec Daja!”, shkruan ministrja Koçiu, nĂ« mesazhin e ngushĂ«llimit.

Dr. Kolec Daja u nda sot nga jeta në moshën 77-vjeçare. Ai ishte veçanërisht i njohur për pasionin dhe mjeshtërinë e tij në fushën e përgatitjeve galenike, duke ndjekur me rigorozitet dhe kujdes profesional të gjitha standardet farmaceutike për krijimin e preparative të personalizuara galenike, e duke investuar vazhdimisht për të ofruar formulime të personalizuara për pacientët.

/m.m/r.e/

The post Koçiu: Kolec Daja kontribut të vyer në farmaceutikën shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga Gjiri i Lalëzit

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Pak kilometra nga Tirana dhe DurrĂ«si, Gjiri i LalĂ«zit nĂ« komunĂ«n e Ishmit, mirĂ«pret mijĂ«ra pushues vendas e tĂ« huaj.

Plazhi i Gjirit të Lalëzit ndodhet në veri të Durrësit dhe ofron kushte mjaft të mira në drejtim të higjienës dhe pastërtisë për pushues të të gjitha moshave.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh, i shtrirë në bregdetin e Adriatikut midis Kepit të Rodonit në veri dhe Bishtit të Pallës në jug.

Pastërtia e rërës dhe ujit dhe shërbimi cilësor bashkohen me gjelbërimin e natyrës duke bërë që ky plazh të jetë një vend mjaft i preferuar nga turistët.

Qarku i Durrësit ka një bregdet me gjatësi 62 km, nga të cilat 25 kilometra i përkasin gjirit detar të Lalëzit.

Zona mes Gjirit të Lalëzit dhe Kepit të Rodonit është një zonë që ofron gjithçka që i duhet një turisti vendas apo të huaj.

Madje edhe turistëve që preferojnë të bëjnë disa lloje aktivitetesh gjatë pushimeve të tyre.

Këtu mund të gjesh infrastrukturën e ndërtuar, pastërtinë e ujit dhe rërës për një plazh të mrekullueshëm, bukuritë e natyrës për kampingje, aktivitetin sportiv me biçikleta, apo turizmin religjioz te Kisha e Shën Ndout dhe atë historiko-arkeologjik te Kalaja e Skëndërbeut në Kepin e Rodonit.

/m.m/r.e/

The post Rama ndan pamje nga Gjiri i Lalëzit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Izraeli mbështetje Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ NĂ« vijim tĂ« angazhimeve pĂ«r rritjen e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« kibernetike dhe ndĂ«rtimin e partneriteteve strategjike ndĂ«rkombĂ«tare, Autoriteti KombĂ«tar pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike mirĂ«priti sot njĂ« delegacion nga Izraeli, nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« workshop-i tĂ« dedikuar pĂ«r forcimin e bashkĂ«punimit teknik dhe shkĂ«mbimin e praktikave mĂ« tĂ« mira nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ« digjitale.

Në fjalën e tij, drejtori i përgjithshëm i AKSK, Igli Tafa, theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me partnerët izraelitë, si një komponent kyç në ndërtimin e një sistemi të qëndrueshme dhe të integruar të sigurisë kibernetike në Shqipëri.

Ai vlerësoi mbështetjen dhe ekspertizën që Izraeli ka ofruar në procesin e hartimit të strategjive dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale, duke e cilësuar këtë partneritet si një model të suksesshëm të bashkëpunimit në dobi të sigurisë kombëtare.

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, nënvizoi rëndësinë e krijimit të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në përballjen me sfidat digjitale, duke shprehur angazhimin e vazhdueshëm të shtetit të Izraelit për të mbështetur Shqipërinë në këtë drejtim.

Workshop-i u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucione kyçe të vendit si Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Mbrojtjes, Parlamenti i Shqipërisë, Policia e Shtetit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, AKSHI, INSTAT dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Pjesëmarrësit ndanë përvoja, diskutuan sfida aktuale dhe analizuan praktika të aplikueshme në forcimin e mekanizmave të reagimit ndaj incidenteve kibernetike.

Ky takim konfirmoi vizionin dhe angazhimin për një bashkëpunim dypalësh afatgjatë, në funksion të një hapësire digjitale më të sigurt, të qëndrueshme dhe të besueshme për qytetarët dhe institucionet shqiptare.

/m.m/r.e/

The post Izraeli mbështetje Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Korçë, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Aksioni pĂ«r sistemimin e hapĂ«sirave publike po vijon edhe nĂ« bashkinĂ« e Korçës.

Ekipet e bashkisë vazhdojnë punën në terren për të siguruar përdorimin e rregullt të trotuareve, rrugëve dhe hapësirave të përbashkëta nga qytetarët.

Aktualisht po ndërhyhet aty ku është e nevojshme për të garantuar qarkullim të lirë dhe rend në mjedisin urban.

Aksioni është i shtrirë në të gjitha lagjet e qytetit dhe do të vijojë pa ndërprerje.

Lirimi i hapĂ«sirave publike shihet si pjesĂ« e vizionit tĂ« qeverisĂ« “Rilindja Urbane 2.0”.

Në këtë kuadër, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m/r.e/

The post Korçë, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta dr. Kolec Daja, kontribuoi në shërbimin e farmaceutikës

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Urdhri i FarmacistĂ«ve tĂ« ShqipĂ«risĂ« njoftoi sot ndarjen nga jeta tĂ« dr. Kolec DajĂ«s.

Dr. Koleci lindi më 14 gusht 1948 në qytetin e Shkodrës. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në qytetin e Pukës. Gjatë viteve 1967-1971 ndoqi studimet e larta në degën e farmacisë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universitet i Tiranës.

Pas diplomimit u emërua drejtues i farmacisë në Pukë. Nga viti 1987 deri në vitin 1992 punoi si drejtor i Ndërfarmës Pukë.

Më 20 shkurt 1992 u emërua me punë në Ministrinë e Shëndetësisë në degën farmaceutike si kryespecialist, post të cilin e mbajti deri në vitin 1994.

Nga viti 1994 deri nĂ« vitin 1998 punoi si drejtor i “FufarmĂ«s” nĂ« TiranĂ«.

NĂ« vitin 1998 themeloi farmacinĂ« private “Daja”, nĂ« TiranĂ«, ku ushtroi profesionin e farmacistit nĂ« pozicionin e drejtuesit teknik, deri nĂ« momentin e ndarjes sĂ« tij nga jeta.

Dr. Koleci ishte veçanërisht i njohur për pasionin dhe mjeshtërinë e tij në fushën e përgatitjeve galenike, duke ndjekur me rigorozitet dhe kujdes profesional të gjitha standardet farmaceutike për krijimin e preparative të personalizuara galenike, e duke investuar vazhdimisht për të ofruar formulime të personalizuara për pacientët.

Ndarja nga jeta e dr. Kolecit është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e tij, por dhe për shërbimin farmaceutik, për të afërmit, miqtë, kolegët, pacientët që u shërbeu me aq përkushtim dhe të gjithë ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të.

/m.m/r.e/

The post Ndahet nga jeta dr. Kolec Daja, kontribuoi në shërbimin e farmaceutikës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga e re Dukat-Llogora, Rama: Një bukuri më vete

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Tuneli i LlogorasĂ« ka shkurtuar ndjeshĂ«m distancĂ«n drejt bregdetit tĂ« jugut, por edhe ka lehtĂ«suar ndĂ«rlidhjen e fshatrave tĂ« kĂ«saj zone.

Ndërkohë, paralel me finalizimin e kësaj vepre strategjike infrastrukturore, e cila u hap për qarkullimin e mjeteve në maj 2025, ka vijuar puna për asfaltimin e akseve të tjera rurale.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga aksi rrugor që lidh fshatin Dukat me rrugën e vjetër të Llogorasë.

“NdĂ«rlidhja e rrugĂ«s sĂ« re tĂ« Dukatit dhe rrugĂ«n e vjetĂ«r tĂ« LlogorasĂ«, njĂ« bukuri mĂ« vete”, u shpreh Rama.

Me një gjatësi prej 6 kilometrash, tuneli i Llogorasë jo vetëm lehtëson qarkullimin, por gjithashtu redukton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Dukati në Palasë, duke e shkurtuar nga rreth 30 minuta në vetëm 7 minuta.

1 nga 2

/m.m//a.f/

The post Rruga e re Dukat-Llogora, Rama: Një bukuri më vete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama: Ecim


TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Lirimi i hapĂ«sirave publike nga subjektet qĂ« kanĂ« zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara pĂ«r komunitetin dhe qytetarĂ«t, vazhdon nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike nga disa subjekte private të cilat kishin zaptuar pa leje hapësirën publike.

“Ecim”, shkruan Rama, teksa ndan njĂ« video ku tregohen sesi bizneset po lirojnĂ« hapĂ«sirat e zaptuara, qĂ« tashmĂ« po u rikthehen qytetarĂ«ve.

Lirimi i hapĂ«sirave publike shihet si pjesĂ« e vizionit tĂ« qeverisĂ« “Rilindja Urbane 2.0”.

Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m//a.f/

The post Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama: Ecim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kultivim i lëndëve narkotike, arrestohet 55-vjeçari në Lazarat

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Si rezultat i shtimit tĂ« kontrolleve tĂ« territorit me dron, tĂ« cilat kanĂ« objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisĂ« kriminale tĂ« kultivimit tĂ« bimĂ«ve narkotike, Komisariati i PolicisĂ« GjirokastĂ«r evidentoi njĂ« rast nĂ« fshatin Lazarat.

PĂ«r kĂ«tĂ« rast u vu nĂ« pranga shtetasi Xh. Ç., 55 vjeç, pasi dyshohet se kishte kultivuar disa bimĂ« narkotike Cannabis Sativa, nĂ« oborrin e banesĂ«s sĂ« tij.

Policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale një pjesë të vogël të bimëve, ndërsa asgjësoi me djegie pjesën tjetër.

Kontrollet nĂ« kuadĂ«r tĂ« planit operacional “Koordinata” po vijojnĂ«.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/m.m//a.f/

The post Kultivim i lëndëve narkotike, arrestohet 55-vjeçari në Lazarat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kanionet e Prekalit, Rama: Një copëz magjie në zemër të Shkodrës turistike

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Lumi i Kirit dhe kanionet e Prekalit nĂ« ShkodĂ«r janĂ« kthyer ndĂ«r destinacionet mĂ« tĂ« vizituara nga turistĂ«t vendas e tĂ« huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kanionet e Prekalit dhe Urës së Shtrenjtë, me ftesën për ta vizituar.

“NjĂ« copĂ«z magjie nĂ« zemĂ«r tĂ« ShkodrĂ«s turistike. Prekal dhe Ura e ShtrenjtĂ«â€, shkruan Rama.

Ujë i kristaltë, vaskat, kanioni, pastërtia, qetësia dhe ajri i freskët i maleve përreth është ajo që të ofron Lugina e Kirit.

Çdo fundjavĂ« kur moti Ă«shtĂ« i ngrohtĂ«, qytetarĂ«t shkodranĂ«, turistĂ« tĂ« huaj dhe banorĂ« tĂ« fshatrave rreth rrjedhĂ«s sĂ« lumit, frekuentojnĂ« kĂ«to brigje pĂ«r banjo dielli, larje nĂ« ujĂ«rat e freskĂ«t, por dhe pĂ«r sportet ujore.

Ura e Shtrenjtë mbi lumin Kir lidh Shkodrën me Prekalin. Kanionet gëlqerore të formuara nga veprimtaria erozive e lumit të Kirit ofrojnë një pamje magjepsëse për çdo vizitor që zgjedh të vizitojë zonën.

1 nga 5

/m.m//a.f/

The post Kanionet e Prekalit, Rama: Një copëz magjie në zemër të Shkodrës turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Korçë, goditen dy raste të paligjshmërive në kufi

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ GjatĂ« kontrolleve tĂ« imtĂ«sishme, tĂ« kryera nĂ« bazĂ« tĂ« analizĂ«s sĂ« riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me tĂ« cilat ata lĂ«vizin, shĂ«rbimet e DrejtorisĂ« Vendore pĂ«r Kufirin dhe Migracionin Korçë konstatuan nĂ« hyrje tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, dy raste tĂ« paligjshmĂ«rive nĂ« kufi.

Konkretisht në Pikën Kufitare Qafë Thanë, gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte shtetasi V. T., 30 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, u gjet i fshehur nën rimorkio, 1 shtetas maroken.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve procedurale pĂ«r rastin, nisi procedimi nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« pĂ«r 30-vjeçarin, pĂ«r veprĂ«n penale “Ndihma pĂ«r kalim tĂ« paligjshĂ«m tĂ« kufijve”.

Po ashtu në Pikën Kufitare Goricë, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi T. A., 63 vjeç, banues në fshatin Zaroshkë, u gjetën produkte ushqimore dhe medikamente, të papajisura me fatura blerjeje.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve procedurale pĂ«r rastin, nisi procedimi nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« pĂ«r 63-vjeçarin, pĂ«r veprat penale “Kontrabanda me mallra tĂ« tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave qĂ« janĂ« kontrabandĂ«â€. Gjithashtu, mallrat u sekuestruan me cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale.

Kontrollet kundër paligjshmërive në kufi dhe tentativave për të lëvizur ilegalisht, vijojnë, krahas punës për menaxhimin e fluksit dhe ofrimin e një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë për qytetarët.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

/m.m//a.f/

The post Korçë, goditen dy raste të paligjshmërive në kufi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kodi i ri Penal, Rama: Drafti i ekspertëve është hedhur për të mbledhur opinione

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sĂ«rish sot ndaj kontestimeve lidhur me draftin e Kodit tĂ« ri Penal.

NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, Rama u shpreh se “drafti i ekspertĂ«ve tĂ« nderuar tĂ« fushĂ«s Ă«shtĂ« prezantuar publikisht pikĂ«risht pĂ«r tĂ« mbledhur nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« demokratike dhe transparente tĂ« mundshme tĂ« gjitha opinionet rreth tij”.

“TĂ« alarmuarit nga drafti i Kodit tĂ« ri Penal dhe gojĂ«mbyllja me ligj e forcave liridashĂ«se politike dhe mediatike, mbase duhet tĂ« kujdesen qĂ« tĂ« mos ekspozohen shumĂ« nĂ« diell, ndĂ«rkohĂ« qĂ« drafti i ekspertĂ«ve tĂ« nderuar tĂ« fushĂ«s Ă«shtĂ« prezantuar publikisht pikĂ«risht pĂ«r tĂ« mbledhur nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« demokratike dhe transparente tĂ« mundshme tĂ« gjitha opinionet rreth tij”, u shpreh Kryeministri.

Rama nĂ«nvizoi se “hĂ«pĂ«rhĂ« problem mĂ« serioz qĂ« ka liria nĂ« ShqipĂ«ri nuk Ă«shtĂ« as regjimi, as drafti i kodit tĂ« ri jo e jo, po masa domethĂ«nĂ«se e atyre qĂ« e pĂ«rdorin lirinĂ« vetĂ«m pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« sherr e shamata pĂ«r mungesĂ«n e saj”.

Drafti i parë i Kodit të ri Penal u paraqit më 25 korrik pas një pune voluminoze disavjeçare nga një grup ekspertësh i udhëhequr nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipi.

Drafti u hodh për konsultim nga Ministria e Drejtësisë me aktorët e sistemit të drejtësisë, partnerët ndërkombëtarë, universitetet, shoqërinë civile, mediat dhe qeverinë si pjesë e angazhimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe një domosdoshmëri për forcimin e Shtetit të së Drejtës.

/m.m/j.p/

 

The post Kodi i ri Penal, Rama: Drafti i ekspertëve është hedhur për të mbledhur opinione appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Vazhdon pa pushim aksioni për lirimin e hapësirave publike

 

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Aksioni pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike nga subjektet qĂ« kanĂ« zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara pĂ«r komunitetin dhe qytetarĂ«t, vazhdon nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në një subjekt privat, ndërsa u shpreh se aksioni vijon pa pushim.

“VazhdojmĂ«, pa pushim. Dhe u lutemi komentatorĂ«ve qĂ« brenda mundĂ«sive tĂ« bĂ«jnĂ« ca durim, por edhe po s’mundĂ«n i pĂ«rshĂ«ndesim me mirĂ«kuptim”, shkruan Rama.

Lirimi i hapĂ«sirave publike shihet si pjesĂ« e vizionit tĂ« qeverisĂ« “Rilindja Urbane 2.0”.

Aksioni është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Aksion ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m/j.p/

 

The post Rama: Vazhdon pa pushim aksioni për lirimin e hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌