Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Denaj: Qendër kombëtare për Teknologjitë Bujqësore, qasje efikase për kërkimin shkencor

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Institutin Tony Blair dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës, ka konceptuar një model të ri funksional për Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Shqipëri, në kuadër të vizionit strategjik “Bujqësia 2030”.

Qendrat në Fushë-Krujë, Lushnjë, Korçë, Vlorë dhe Shkodër do të bashkërendohen për herë të parë në një strukturë të vetme kombëtare, duke ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare dhe ofruar një qasje moderne, efikase dhe të matshme për kërkimin shkencor dhe shërbimin ndaj fermerëve.

Gjatë një takimi të zhvilluar sot në Tiranë me përfaqësues të Institutit Tony Blair, Universitetit Bujqësor dhe aktorë të tjerë të sektorit, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi rëndësinë e kësaj reforme për transformimin e sektorit.

“Me këtë reformë, “Bujqësia 2030” merr formë konkrete përmes një infrastrukture të re që vendos në qendër fermerin, dijen dhe teknologjinë, duke e kthyer transformimin e sektorit në një realitet të prekshëm dhe të matshëm,” u shpreh ministrja Denaj.

Sipas saj, ky model i ri përbën një riorganizim thelbësor të sistemit ekzistues, duke forcuar lidhjen me fermerët përmes strukturave rajonale dhe krijuar terrenin për më shumë financime ndërkombëtare, projekte të reja dhe përfshirje të ekspertizës së specializuar.

Reforma gjithashtu synon përdorimin më eficient të aseteve dhe ndërtimin e një sistemi më funksional dhe të përgjegjshëm. /j.p/

 

The post Denaj: Qendër kombëtare për Teknologjitë Bujqësore, qasje efikase për kërkimin shkencor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të blesh a është si të votosh?

(Qumështi dhe Rigoni)
 
Nga Fatos Fico*
Votimin e krahasojnë me blerjet. Kur e blen një produkt është si të kesh votuar për atë zgjedhje, po kjo me paratë e tua.
Zgjedhja nuk duket e thjeshtë kur blen: krahason çmimet, ofertat, lexon etiketën, shikon skadencën, kontrollon paratë, e vendos. Kjo zgjedhje mund të duket më e lehtë po ta krahasosh me zgjedhjet politike.
Dhjetëra mijë shqiptarë kër...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Të blesh a është si të votosh? appeared first on Revista Monitor.

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar, blegtoria po zhduket në Shqipëri

✇Albeu
By: V K

Shtimi i kostove ushqyese për kafshët, emigracioni i të rinjve dhe mungesa e fuqisë punëtore janë faktorë që vijojnë të reflektojnë negativisht te blegtoria në vend.

Edhe për 2024, numri i kafshëve prodhuese për qumësht që përdoret si lëndë e parë nga industria përpunuese vijon të jetë në rënie në pjesën më dërrmuese të qarqeve në vend, me tradita në zhvillimin e bregtorisë.

 

 

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024, numri i lopëve në vend arriti në 224 mijë krerë nga 232 mijë në vitin 2023, me rënie 3,5%.

Rënia e numrit të lopëve është shënuar për qarqet, si: Berat, Korçë, Gjirokastër, Shkodër dhe Elbasan.

Berati është qarku që ka pësuar uljen më të madhe të numrit të lopëve në nivel kombëtar. Numri i lopëve ka rënë nga 11,2 mijë në 9,1 mijë, një tkurrje prej rreth 18,2%. Kjo tregon një tendencë të fortë në tkurrjen e blegtorisë në këtë zonë.

Korça, një nga qarqet më të njohura për blegtorinë, ka pësuar ulje të ndjeshme prej 15,8%. Nga 27,3 mijë lopë në vitin 2023, numri i tyre ka rënë në 23 mijë në 2024.

Edhe pse një nga qarqet me numër të lartë lopësh, Shkodra ka shënuar një ulje prej 13,7% nga 23,8 mijë krerë në 2023, në rreth 21 mijë krerë lopë për 2024.

Gjirokastra gjithashtu ka pësuar rënie të numrit të lopëve prej 6,3%, nga 9,2 mijë në 8,7 mijë lopë. Edhe për Qarkun e Elbasani, numri i lopëve ka pësuar një rënie prej 5,8%, ku nga 18,4 mijë krerë që ishin në 2023, numri i tyre për 2024 arriti në 17,3 mijë lopë.

 

 

Rënie nëpër qarqe është shënuar edhe te numri i deleve. Qarku me rënien më të madhe është Berati, ku numri i deleve ka rënë nga 62 mijë në 51,3 mijë, që përkthehet në një ulje prej rreth 17,2%. Korça gjithashtu ka pasur ulje të ndjeshme, nga rreth 140 mijë krerë në 126 mijë, apo 10% më pak.

Vlora ka pësuar rënie prej rreth 4,7% nga rreth 283 mijë krerë në 270 mijë. Qarqet e Dibrës dhe Durrësit kanë pësuar ulje të vogla, përkatësisht rreth 2,3% dhe 5,2%. Elbasani ka pasur rënie prej 4,6%. Kukësi ka rënë me rreth 2%.

Në anën tjetër, disa qarqe kanë pasur rritje të lehtë të numrit të deleve, si: Fieri me një rritje prej 1,1%. Gjirokastra pothuajse e pandryshuar. Lezha, Shkodra dhe Tirana kanë shënuar rritje të vogla nga 2-5%.

 

 

Po ashtu, në vitin 2024, numri i dhive ka pësuar ndryshime në qarqe të ndryshme. Qarqet Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Kukës, Lezhë dhe Tiranë kanë shënuar rënie në numrin e dhive, me rënien më të madhe në Berat prej rreth 19,7%.

Gjirokastra është e qëndrueshme me një ndryshim minimal, ndërsa Shkodra dhe Vlora kanë regjistruar rritje të dukshme përkatësisht 19% dhe 11,3%.

Grumbullimi i qumështit ndjek tendencën rënëse të bagëtive

Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe gjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive, veçanërisht për fermat e vogla.

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024 në vend është grumbulluar gjithsej një sasi qumështi prej 95 mijë tonësh nga 101 mijë tonë që u grumbullua në 2023.

Krahasuar me 2023, sasia e qumështit të grumbulluar ka shënuar një rënie prej 6,6%.

Rënia është shënuar për të gjitha llojet e sasisë së qumështit të grumbulluar.

Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe të sasisë të grumbulluar në 2024 me 75 mijë tonë, me rënie prej 6,5% krahasuar me 2023. Sasia e grumbulluar e qumështit të deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9,7% në raport me 2023.

Ndërsa sasia e qumështit të dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3,1%.

 

 

Nga sasia totale e qumështit të grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkoi për përpunim.

Struktura e qumështit të prodhuar për konsum dominohet nga qumështi i plotë i përpunuar 88,2%, 7,3% qumësht gjysmë i skremuar, 4,0% qumësht i papërpunuar dhe 0,5% qumësht i skremuar.

Përpunuesit e qumështit në vend raportojnë rënie të ndjeshme të sasisë së qumështit të grumbulluar, e ndikuar drejtpërdrejt nga mbyllja progresive e fermave të vogla me 4, 5 apo 10 krerë bagëti.

Sipas tyre, ky trend ka ardhur si pasojë e dy faktorëve kryesorë.

Së pari, emigracionit masiv në zonat rurale, që ka boshatisur familjet dhe ka lënë fermat pa trashëgimtarë aktivë.

Së dyti, kostove të papërballueshme të fuqisë punëtore, sidomos për punët në stallë, ku mungesa e të rinjve e ka bërë të domosdoshme punësimin e stafit të paguar.

“Shumë prej drejtuesve të fermave të vogla janë të moshuar dhe nuk mund t’i përballojnë më punët e përditshme të fermës. Ata janë të detyruar të punësojnë të rinj, por aktualisht një punëtor stalle kushton nga 800 deri në 1,000 euro në muaj.

Kjo kosto është e papërballueshme për fermat me pak krerë”, – pohon një nga drejtuesit e fabrikave të përpunimit të qumështit në vend.

Kjo situatë po krijon një zinxhir pasojash në sektor, duke ulur ndjeshëm volumin e përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi.

Po ashtu, për shkak të çmimit më të lirë të shitjes së qumështit jashtë, importet vijojnë të jenë në nivele të larta, pasi qumështi i prodhuar jashtë po përdoret, kryesisht në sezonin e verës, si lëndë e parë për përpunuesit vendas.

Sipas të dhënave të Doganave, në periudhën janar-prill 2024 u importuan 6 milionë litra qumësht. Kjo ishte sasia më e lartë e qumështit të importuar prej 2016-s. Në janar-prill 2025 u importuan 5,1 milionë litra qumësht.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, importet janë ulur 15,4%./ Monitor.al

The post Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar, blegtoria po zhduket në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar! Blegtoria po zhduket në Shqipëri

Shtimi i kostove ushqyese për kafshët, emigracioni i të rinjve dhe mungesa e fuqisë punëtore janë faktorë që vijojnë të reflektojnë negativisht te blegtoria në vend. Edhe për 2024, numri i kafshëve prodhuese për qumësht që përdoret si lëndë e parë nga industria përpunuese vijon të jetë në rënie në pjesën më dërrmuese të qarqeve […]

The post Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar! Blegtoria po zhduket në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Zinxhiri jo konkurrues i qumështit, me kosto të larta prodhimi

Kostoja e lartë e prodhimit të qumështit si lëndë e parë prej mungesës së ekonomisë së shkallës e subvencioneve dhe konkurrenca nga importet po rrisin vështirësitë te industria përpunuese. Fabrikat po përballen me kosto të lartë të prodhimit, ndërsa produktet vendase po humbasin konkurrueshmërinë përballë importeve më të lira. Prej katër vitesh, konsumatori blen mallrat e bulmetit me çmime që kalojnë mesataren e BE-së. Për uljen e kostove, qeveria synon të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së te fermeri në masën 10%.

 

Dorina Azo

Në Shqipëri, për të prodhuar 1 kg djathë lope me feta, më shumë se gjysma e kostos shkon vetëm për qumështin. Në Gjermani, qumështi si lëndë e parë zë gati 37% të kostos, sepse lënda e parë qumësht ndaj përpunuesit shitet nga fermat, mesatarisht 35 deri në 40% më lirë sesa në Shqipëri.

Aktualisht nga fermat, qumështi i lopës po tregtohet sipas përpunuesve me çmim shitjeje 80 lekë/litër me TVSH. Teksa në derën e fermave në Gjermani, çmimi i shitjes ka arritur 46 cent euro apo 46 lekë për litër me TVSH.

Çmimi i shitjes në vend rezulton rreth 44% më shtrenjtë sesa në Gjermani.

Për prodhimin e 1 kg djathë lope, përpunuesit sqarojnë se nevojiten mesatarisht 7,5 litra qumësht.

Në Shqipëri, me çmimin aktual të qumështit prej 80 lekësh për litër, vetëm lënda e parë kushton 600 lekë (6 euro), që përbën rreth 65% të kostos totale të prodhimit.

Në disa raste, përpunuesit pohojnë se lënda e parë përbën edhe deri në 75% të kostos së prodhimit për këtë produkt bulmeti.

Në Gjermani, me çmim mesatar prej 46 cent (46 lekë) për litër, kostoja e qumështit për të njëjtën sasi është 3.45 euro (345 lekë), që përfaqëson vetëm 37% të kostos totale.

Kjo tregon qartë pabarazinë strukturore në koston e prodhimit të lëndës së parë që po ndikon te çmimet dhe humbja e konkurrueshmërisë së produkteve të bulmetit në tregun shqiptar dhe të huaj.

Për drejtuesin e fabrikës së përpunimit të qumështit ADG, z. Luis Ndreka problematika me koston e mallrave të bulmetit nuk është te procesi i prodhimit të tyre, por te kostoja e lartë e prodhimit të qumështit, ku më shumë se gjysma e qumështit të prodhuar si lëndë të parë vjen nga një sistem bujqësor me sfida strukturore.

“Çmimi i qumështit nga ferma përbën rreth 65% të kostos totale të prodhimit të 1 kg djathë.

Ky është faktori kryesor që ndikon në çmimin përfundimtar të produktit. Në Shqipëri, ne e blejmë qumështin mesatarisht 35-40% më shtrenjtë sesa në Europë, dhe kjo ndodh për disa arsye kryesore.

Së pari, klima e thatë për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë në jug të Europës.

Klima mesdhetare dhe e thatë rrit koston e ushqimit për kafshët, sepse bari i njomë është më pak në dispozicion. Ushqimi për lopët duhet të blihet më shpesh dhe shpesh edhe të importohet. Kjo rrit shpenzimet për fermerët dhe në fund, çmimin e qumështit.

Së dyti, shumica e qumështit vjen nga ferma të vogla. Mbi gjysma e qumështit prodhohet në ferma me pak lopë, që nuk kanë efikasitet dhe teknologji moderne. Nuk përfitojnë nga ekonomia e shkallës, pra prodhojnë me kosto më të lartë për njësi”, pohon z. Ndreka.

Edhe përpunues të tjerë thonë se prodhimi me kosto të lartë i lëndës së parë të qumështit mbetet faktori kryesor që po ndikon në humbjen e konkurrueshmërisë së bulmetit shqiptar.

Problematikat kryesore që po rrisin kostot e prodhimit, sipas tyre, janë: Fragmentimi i lartë i tokave bujqësore dhe mungesa e bashkëpunimit për përdorim të përbashkët të burimeve.

Ferma të vogla dhe të shumta në numër, që operojnë me mjete të kufizuara dhe pa qasje në teknologji moderne. Mungesë e sistemeve vaditëse, çka rrit ndjeshëm kostot për prodhimin e ushqimit për kafshët.

 

 

Kostoja e lartë për prodhimin e ushqimit të kafshëve

Sipas anëtarëve të Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit, faktorët që po e bëjnë prodhimin vendas më të shtrenjtë janë të shumtë dhe kompleksë, duke filluar që nga struktura e fermave e deri te mungesa e investimeve në infrastrukturë bujqësore.

Fermerë me mbi 1,000 krerë bagëti, anëtarë të Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit raportojnë se kostoja e ushqimit të kafshëve është sfida më e madhe që po përballojnë.

Edhe pse kanë marrë me qira dhe bashkuar toka për kultivimin e misrit dhe ushqimeve të tjera për bagëtinë, mungesa e vaditjes po sjell pasoja të drejtpërdrejta në xhepat e tyre.

“Për një vaditje të një sipërfaqeje prej 10 hektarësh, ne duhet të paguajmë rreth 30,000 lekë vetëm për ujin, që e marrim nga lumi.

Ndërkohë, nëse do të kishim një sistem të brendshëm vaditjeje, kostoja do të përgjysmohej.

Misri, për shembull, kërkon mesatarisht tre vaditje deri në fazën e prodhimit. Nëse nuk prodhojmë misër dhe jonxhë me kosto të ulët, nuk kemi as qumësht të lirë”, pohojnë drejtues së Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit.

Për blegtorët e Shoqatës së Prodhimit të Qumështit, edhe kur ushqimi blihet i importuar në Shqipëri për shkak të kostos dhe marzheve të fitimit të shitësve të shumicës tregtohet 20 deri në 30% më shtrenjtë.

 

Shpenzimet e tjera

Përveç kostos së lëndës së parë në vlera të konsiderueshme për përpunuesit shqiptarë mbeten edhe kostot e tjera për prodhimin e bulmetit. Ata thonë se kostoja nga shpenzimet e tjera, ku përfshijnë transportin, energjinë, koston e fuqisë punëtore, taksat etj., llogaritet se arrin 20 deri në 25%.

Përpunuesit thonë se Shqipëria ka kosto më të ulëta të fuqisë punëtore krahasuar me vendet e BE-në, por mungesa e trajnimit profesional të punonjësve të stallave po ndikon në produktivitet.

Energjia dhe transporti janë më të lira në vlerë absolute, por infrastruktura e dobët, po ndikon negativisht te zinxhiri i shpërndarjes dhe magazinimit të produkteve, që shkakton humbje kohe dhe rritje të kostove operative.

 

Marzhi i fitimit

Drejtuesit e fabrikave të përpunimit të qumështit llogarisin se marzhi i fitimit në Shqipëri llogaritet 5 deri në 10%.

Sipas tyre, marzhi i fitimit është më i ulët krahasuar me rajonin për të mbetur konkurrues në treg. Për shkak të fuqisë blerëse më të ulët të konsumatorit shqiptar, fabrikat nuk mund të vendosin çmime të larta pa humbur klientelën.

 

 

Si ndryshoi skema e TVSH-së dhe pasojat që paralajmëruan përpunuesit e qumështit

Përveç problematikës me kostot e larta të prodhimit të lëndës ushqyese për kafshët, edhe taksa e TVSH-së vlerësohet si një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar te kostoja.

Përfaqësues të industrisë së përpunimit të bulmetit kanë ngritur në mënyrë të vazhdueshme shqetësimin për ndikimin negativ të heqjes së skemës së TVSH-së së kreditueshme, që sipas tyre ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostove të prodhimit dhe uljen e konkurrueshmërisë së produkteve vendase.

Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së për përpunuesit ishte 20%, çka do të thotë se për çdo blerje të qumështit me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.

Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.

Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. TVSH në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të bulmetit mbeti 20%. Kjo krijoi pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.

Prej vitit 2022, skema e TVSH-së së kreditueshme u hoq plotësisht, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet e qumështit nga fermerët.

“Menjëherë pas heqjes së skemës, pasojat u reflektuan te përpunuesit. Nga 2019, me uljen e TVSH-së së kreditueshme deri në 2022, me heqjen e skemës, u rrit kostoja e prodhimit, sepse TVSH e paguar nuk kreditohet më dhe bëhet pjesë e kostos së lëndës së parë.

Po ashtu ndikon në rritjen e çmimit për konsumatorit final dhe ul marzhet e fitimit për përpunuesin, pasi gjendet në presionin e likuiditetit deri te krijimi i pozitës të dobët konkurruese ndaj produkteve të importit”, pohon drejtuesi i fabrikës së përpunimit të qumështit ADG, Luis Ndreka.

Shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit propozoi që skema të harmonizohej me praktikat e rajonit, ku TVSH-ja e blerjes dhe e shitjes të unifikohej në 6% ose 9%, për të shmangur pabarazitë tatimore.

Skema e vjetër të zëvendësohej me një mekanizëm neutral fiskal, jo penalizues për përpunuesin. Ky propozim nuk u pranua nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2022.

Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.

Në atë kohë,  përpunuesit theksuan se skema e subvencioneve nuk do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë.

Nuk garanton formalizimin, sepse nuk është e lidhur me volumin real të qumështit të shitur. Ndryshe nga rajoni, ku subvencionet jepen për litër qumësht të prodhuar e dorëzuar, në Shqipëri mungon kjo logjikë e orientuar drejt prodhimit të formalizuar.

 

Çfarë rekomandohet për një sektor më konkurrues të qumështit dhe bulmetit në Shqipëri?

Sipas përfaqësuesit të industrisë Luis Ndreka, zgjidhja për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare nuk qëndron vetëm te subvencionet, por te një qasje e integruar e ekonomisë së shkallës që nis nga prodhimi në arë e përfundon me politikën fiskale.

  1. Prodhim më i lirë që në fushë – ulja e kostos që në burim
  2. Riorganizimi i strukturës bujqësore. Më pak fragmentim, më shumë eficiencë. Sot, shumë fermerë operojnë në sipërfaqe të vogla, të shpërndara dhe pa mundësi të ekonomisë së shkallës. Kjo ul produktivitetin dhe rrit kostot.

 

The post Zinxhiri jo konkurrues i qumështit, me kosto të larta prodhimi appeared first on Revista Monitor.

Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe produktet e bulmetit më shtrenjtë sesa shtetasit europianë dhe ballkanas.

Në vitin 2005, çmimet e produkteve të bulmetit në Shqipëri ishin sa 88.6% e mesatares së Bashkimit Europian (mesatarja e vendeve të BE=100) sipas të dhënave të Eurostat.

Kjo tregon se në atë periudhë, produktet e bulmetit në Shqipëri ishin më të lira se në shumicën e vendeve të BE-së. Një produkt që kushtonte 100 lekë në Europë, në Shqipëri blihej me 88.6 lekë. Eurostat e llogarit indeksin, sipas barazisë së fuqisë blerëse.

Në vitin 2000, pas ndryshimeve në skemën e TVSH-së, çmimet në Shqipëri filluan të tejkalojnë mesataren europiane, duke arritur në 104.9%, ose 4.9% më shtrenjtë se mesatarja e Europës.

Bulmeti u shtrenjtua vazhdimisht duke arritur në 131.5% të mesatares së BE-së në vitin 2024. Kjo do të thotë se për 2024, çmimet për qumësht, djathë dhe vezë në Shqipëri janë 31,5% më të larta se mesatarja europiane.

 

Burimi: Eurostat

 

Sipas renditjes së Eurostat, Shqipëria është e katërta në Europë për çmimet më të shtrenjta të treguesit “qumësht, djathë dhe vezë”, pas Irlandës (171.7%), Zvicrës (147.2%), Norvegjisë (132%)

Në vitin 2024, Shqipëria renditet në krye të vendeve me çmimet më të larta të bulmetit në rajon, duke tejkaluar shtete si Greqinë (130.5%) Bullgarinë (125.7%), Malin e Zi (96.7%), Kosovën me 98.6 (Për Kosovën të dhënat janë për vitin 2022).

Për më tepër, çmimet në Shqipëri janë më të larta edhe se në disa vende me ekonomi më të zhvilluar si Italia (105%) dhe Austria (102.8%).

Në Europë, çmimet më të lira të bulmetit janë në Sllovaki (86% e mesatares së BE-së), Poloni (89.8%) dhe Maqedonia e Veriut (91.2%)

 

Burimi: Eurostat

 

Pse në Maqedoninë e Veriut, bulmeti është ndër më të lirët në Europë

Ndryshe nga Shqipëria, në Maqedoninë e Veriut, skema e subvencionimit të prodhuesve të qumështit mbështet financiarisht fermerët në dy drejtime, si për krerët e lopëve edhe për qumështin e prodhuar.

Për  vitin 2025, skema përfshin pagesa për çdo litër qumështi të dorëzuar, për çdo lopë të mbajtur në fermë, si dhe një subvencion për viçat femra. Konkretisht, fermerët për çdo litër qumësht të prodhuar marrin 9.7 cent euro.

Nëse fermeri prodhon, për shembull, 6,000 litra në vit, kjo përkthehet në dhënie subvencionesh në masën 583 euro.

Për krerë lopësh, skema parashikon dhe dhënien e 130 eurove për krerë. Në zonat malore apo me kushte më të vështira prodhimi, këtyre pagesave u shtohet një bonus prej 15%.

Gjithashtu, për të nxitur rigjenerimin e tufës dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit, aplikohet edhe dhënie subvencionimi për viçat fermerë.

Masa e subvencionit  shkon 48.7 euro për krerë.

Në Shqipëri fermerët e fermave të lopëve përfitojnë vetëm një subvencion prej 10,000 lekë apo 95 euro për krerë lopë, si dhe dhënien e naftës falas për tokat e mbjella, por që nuk arrijnë të adresojnë problematikën me rritjen e kostos prodhuese të qumështit.

Për ekspertët e bujqësisë vlerësohet se politikat mbështetëse të subvencioneve që aplikon Maqedonia e Veriut janë më gjithëpërfshirëse dhe të lidhur direkt me prodhimin e qumështit, ndërsa Shqipëria ka ende një model të kufizuar subvencionesh.

 

Skemë për kompensimi 10% të TVSh-së te fermeri, gati projektligji

Pas përfundimit të aksionit të nisur për kontrollin e tregtimit me faturë të produkteve blegtorale prej fermerit drejt përpunuesve dhe grumbulluesve qeveria po synon të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët.

“Monitor” mëson se qeveria ka gati projektligjin për rimbursimin e TVSh-së te fermeri. Masa e propozuar e kompensimit do të jetë 10%.

Projektligji pritet të miratohet dhe të zbatohet vitin e ardhshëm, si pjesë e një reforme më të gjerë për formalizimin e zinxhirit agroushqimor dhe uljen e kostove për prodhuesit vendas.

Deri tani, në rang vendi, rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi apo supermaketet produktet e veta, pa faturë TVSH-je, por nëpërmjet autofaturës që plotësohet prej blerësit.

Pas heqjes së skemës së TVSH-së së rimbursueshme që përfitohej nga përpunuesit, kurse fermeri përfitonte tregtimin e produkteve me çmim të leverdishëm, u rrit kostoja e prodhimit, sepse TVSH-ja e paguar nuk kreditohet më dhe bëhet pjesë e kostos së lëndës së parë.

Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së për përpunuesit ishte 20%, çka do të thotë se p.sh,. për çdo blerje të qumështit me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.

Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.

Nga viti 2019 deri në vitin 2022, skema ndryshoi. TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të bulmetit mbeti 20%. Kjo krijoi  pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.

Skema e TVSH-së së kreditueshme u hoq plotësisht në vitin 2022, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet e qumështit nga fermerët.

Shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit propozoi që skema të harmonizohej me praktikat e rajonit, ku TVSH-ja e blerjes dhe e shitjes të unifikohej në 6% ose 9%, për të shmangur pabarazitë tatimore.

Skema e vjetër të zëvendësohej me një mekanizëm neutral fiskal, jo penalizues për përpunuesin. Ky propozim nuk u pranua nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2022.

Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.

Në atë kohë, përpunuesit theksuan se skema e subvencioneve nuk do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë.

Nuk garanton formalizimin, sepse nuk është e lidhur me volumin real të qumështit të shitur.

Ndryshe nga rajoni, ku subvencionet jepen për litër qumësht të prodhuar e dorëzuar, në Shqipëri mungon kjo logjikë e orientuar drejt prodhimit të formalizuar.

 

 

The post Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë appeared first on Revista Monitor.

Problemet e blegtorisë nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar

Shtimi i kostove ushqyese për kafshët, emigracioni i të rinjve dhe mungesa e fuqisë punëtore janë faktorë që vijojnë të reflektojnë negativisht te blegtoria në vend.

Edhe për 2024, numri i kafshëve prodhuese për qumësht që përdoret si lëndë e parë nga industria përpunuese vijon të jetë në rënie në pjesën më dërrmuese të qarqeve në vend, me tradita në zhvillimin e bregtorisë.

 

Burimi: INSTAT

 

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024, numri i lopëve në vend arriti në 224 mijë krerë nga 232 mijë  në vitin 2023, me rënie 3,5%.

Rënia e numrit të lopëve është shënuar për qarqet, si: Berat, Korçë, Gjirokastër, Shkodër dhe Elbasan.

Berati është qarku që ka pësuar uljen më të madhe të numrit të lopëve në nivel kombëtar. Numri i lopëve ka rënë nga 11,2 mijë në 9,1 mijë, një tkurrje prej rreth 18,2%. Kjo tregon një tendencë të fortë në tkurrjen e blegtorisë në këtë zonë.

Korça, një nga qarqet më të njohura për blegtorinë, ka pësuar  ulje të ndjeshme prej 15,8%. Nga 27,3 mijë lopë në vitin 2023, numri i tyre ka rënë në 23 mijë në 2024.

Edhe pse një nga qarqet me numër të lartë lopësh, Shkodra ka shënuar një ulje prej 13,7% nga 23,8 mijë krerë në 2023, në rreth 21 mijë krerë lopë për 2024.

Gjirokastra gjithashtu ka pësuar rënie të numrit të lopëve prej 6,3%, nga 9,2 mijë në 8,7 mijë lopë. Edhe për Qarkun e Elbasani, numri i lopëve ka pësuar një rënie prej 5,8%, ku nga 18,4 mijë krerë që ishin në 2023, numri i  tyre për 2024 arriti në 17,3 mijë lopë.

 

Burimi: INSTAT

 

Rënie nëpër qarqe është shënuar edhe te numri i deleve. Qarku me rënien më të madhe është Berati, ku numri i deleve ka rënë nga 62 mijë në 51,3 mijë, që përkthehet në një ulje prej rreth 17,2%. Korça gjithashtu ka pasur  ulje të ndjeshme, nga rreth 140 mijë krerë në 126 mijë, apo 10% më pak.

Vlora ka pësuar rënie prej rreth 4,7% nga rreth 283 mijë krerë në 270 mijë. Qarqet e Dibrës dhe Durrësit kanë pësuar ulje të vogla, përkatësisht rreth 2,3% dhe 5,2%. Elbasani ka pasur rënie prej 4,6%. Kukësi ka rënë me rreth 2%.

Në anën tjetër, disa qarqe kanë pasur rritje të lehtë të numrit të deleve, si: Fieri me një rritje prej 1,1%. Gjirokastra pothuajse e pandryshuar. Lezha, Shkodra dhe Tirana kanë shënuar rritje të vogla nga 2-5%.

 

Burimi: INSTAT

 

Po ashtu, në vitin 2024, numri i dhive ka pësuar ndryshime në qarqe të ndryshme. Qarqet Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Kukës, Lezhë dhe Tiranë kanë shënuar rënie në numrin e dhive, me rënien më të madhe në Berat prej rreth 19,7%.

Gjirokastra është e qëndrueshme me një ndryshim minimal, ndërsa Shkodra dhe Vlora kanë regjistruar rritje të dukshme përkatësisht 19% dhe 11,3%.

 

Grumbullimi i qumështit ndjek tendencën rënëse të bagëtive

Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe gjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive, veçanërisht për fermat e vogla.

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024 në vend është grumbulluar gjithsej një sasi qumështi prej 95 mijë tonësh nga 101 mijë tonë që u grumbullua në 2023.

Krahasuar me 2023, sasia e qumështit të grumbulluar ka shënuar një rënie prej 6,6%.

Rënia është shënuar për të gjitha llojet e sasisë së qumështit të grumbulluar.

Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe të sasisë të grumbulluar në 2024 me 75 mijë tonë, me  rënie prej 6,5% krahasuar me 2023. Sasia e grumbulluar e qumështit të deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9,7% në raport me 2023.

Ndërsa sasia e qumështit të dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3,1%.

 

Burimi: INSTAT

 

Nga sasia totale e qumështit të grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkoi për përpunim.

Struktura e qumështit të prodhuar për konsum dominohet nga qumështi i plotë i përpunuar 88,2%, 7,3% qumësht gjysmë i skremuar, 4,0% qumësht i papërpunuar dhe 0,5% qumësht i skremuar.

Përpunuesit e qumështit në vend raportojnë  rënie të ndjeshme të sasisë së qumështit të grumbulluar, e ndikuar drejtpërdrejt nga mbyllja progresive e fermave të vogla me 4, 5 apo 10 krerë bagëti.

Sipas tyre, ky trend ka ardhur si pasojë e dy faktorëve kryesorë.

Së pari, emigracionit masiv në zonat rurale, që ka boshatisur familjet dhe ka lënë fermat pa trashëgimtarë aktivë.

Së dyti, kostove të papërballueshme të fuqisë punëtore, sidomos për punët në stallë, ku mungesa e të rinjve e ka bërë të domosdoshme punësimin e stafit të paguar.

“Shumë prej drejtuesve të fermave të vogla janë të moshuar dhe nuk mund t’i përballojnë më punët e përditshme të fermës. Ata janë të detyruar të punësojnë të rinj, por aktualisht një punëtor stalle kushton nga 800 deri në 1,000 euro në muaj.

Kjo kosto është e papërballueshme për fermat me pak krerë”, – pohon një nga drejtuesit e fabrikave të përpunimit të qumështit në vend.

Kjo situatë po krijon një zinxhir pasojash në sektor, duke ulur ndjeshëm volumin e përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi.

Po ashtu, për shkak të çmimit më të lirë të shitjes së qumështit jashtë, importet vijojnë të jenë në nivele të larta, pasi qumështi i prodhuar jashtë po përdoret, kryesisht në sezonin e verës, si lëndë e parë për përpunuesit vendas.

Sipas të dhënave të Doganave, në periudhën janar-prill 2024 u importuan 6 milionë litra qumësht. Kjo ishte sasia më e lartë e qumështit të importuar prej 2016-s. Në janar-prill 2025 u importuan 5,1 milionë litra qumësht.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, importet janë ulur 15,4%.

 

The post Problemet e blegtorisë nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar appeared first on Revista Monitor.

Shfrytëzimi i tokës bujqësore në rënie, Kosova humbi mbi 450 hektarë në 2024

Gjatë vitit 2024, sipërfaqja e përgjithshme e tokës bujqësore të shfrytëzuar në Kosovë ishte 420 228,67 hektarë, përfshirë edhe tokën e përbashkët. Krahasuar me vitin paraprak 2023, kur kjo sipërfaqe ishte 420 688,21 hektarë, vërehet një rënie prej 456,3 hektarësh.

 

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore për vitin 2024, të cilat tregojnë një rënie në sipërfaqen e tokës bujqësore të shfrytëzuar krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat përfshijnë edhe ndryshimet në strukturën e prodhimit bimor dhe blegtoral, duke pasqyruar zhvillimet më të fundit në sektorin bujqësor të vendit.

Rënie e sipërfaqes së tokës në shfrytëzim

Sipas ASK-së, gjatë vitit 2024 janë shfrytëzuar gjithsej 420 228,67 hektarë tokë bujqësore, përfshirë edhe tokën e përbashkët.

Krahasuar me vitin 2023, kur kjo sipërfaqe ishte 420 688,21 hektarë, vihet re një rënie prej 456,3 hektarësh.

Pjesa më e madhe e tokës bujqësore të shfrytëzuar është e dedikuar për livadhe dhe kullosa, që në vitin 2024 kanë zënë 216 534,33 hektarë apo 51,53% të sipërfaqes së përgjithshme, krahasuar me 216 979,55 hektarë në vitin 2023.

ASK njofton se kjo rënie lidhet me uljen e numrit të kafshëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në përdorimin e tokës së përbashkët.

Rritje e lehtë te drithërat dhe kulturat industriale

Toka e punueshme (arat) përbën 44,93% të tokës bujqësore, ndërsa kopshtet zënë vetëm 0,22%. Brenda kësaj sipërfaqeje, kultura kryesore mbetet drithi, i cili kultivohet në 125 274,35 ha (66,4%).

Përveç drithërave, të dhënat tregojnë këtë ndarje të kulturave të tjera:

  • Bimë foragjere – 37 117,13 ha (19,7%)
  • Perime në fushë dhe serra – 8 914,65 ha (4,7%)
  • Patate – 3 806,07 ha (2,0%)
  • Bishtajore – 2 929,40 ha (1,6%)
  • Bimë industriale – 1 689,82 ha (0,9%)
  • Kultura të tjera – 2 633,81 ha (1,4%)
  • Tokë djerrinë – 6 429,78 ha (3,4%)

Sipërfaqe të ujitura dhe të trajtuara me pesticide

Të dhënat e AEB tregojnë se në vitin 2024 janë ujitur të paktën një herë gjithsej 34 070,28 hektarë tokë, ndërsa me pesticide janë trajtuar 122 570,50 hektarë.

Kjo paraqet një shkallë të lartë të ndërhyrjes për ruajtjen dhe mbrojtjen e prodhimit bujqësor.

Rënie e lehtë e fondit blegtoral

Në sektorin e blegtorisë, vërehet një rënie e lehtë në numrin e gjedheve. Në vitin 2024, numri i tyre ishte 240 848, krahasuar me 247 493 në vitin 2023.

Në anën tjetër, është shënuar rritje e lehtë te numri i deleve, që arriti në 211 220 në vitin 2024, nga 207 123 në vitin paraprak.

Të dhëna gjithëpërfshirëse dhe metodologji europiane

Ky publikim përmbledh të dhëna për:

  • shfrytëzimin e tokës bujqësore,
  • prodhimtarinë bimore dhe blegtorale,
  • përdorimin e inputeve bujqësore (plehra, pesticide),
  • therjet dhe shitjet në blegtori,
  • si dhe shpenzimet në ekonomitë bujqësore.

ASK bën të ditur se metodologjia e përdorur në këtë anketë është në përputhje me rekomandimet e Eurostat-it, duke siguruar krahasueshmëri dhe standarde të larta në përpunimin e të dhënave statistikore.

“Rezultatet e vitit 2024 konfirmojnë disa lëvizje të lehta në sektorin bujqësor të Kosovës, si në përdorimin e tokës ashtu edhe në fondin blegtoral. Rënia e tokës së shfrytëzuar dhe e numrit të gjedheve, përballë një rritjeje modeste në kultura bujqësore dhe tek delet, pasqyron një situatë që kërkon vëmendje më të madhe institucionale për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin rural në vend”.

 

The post Shfrytëzimi i tokës bujqësore në rënie, Kosova humbi mbi 450 hektarë në 2024 appeared first on Revista Monitor.

Bujqësia në krizë, por fondet në ulje deri në 2027 në raport me madhësinë e buxhetit

Sektori i bujqësisë ka hyrë në vitin e pestë të krizës më 2025, me rënie të prodhimit, punësimit dhe për më tepër duke dhënë ndikim negativ zinxhir në çmimet e produkteve jetike, ushqimeve të shportës.

Të dhënat nga Ministria e Financave në buxhetin afatmesëm 2025-2027 tregojnë një panoramë shqetësuese për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Shqipëri.

Edhe pse ky sektor është një ndër më të rëndësishmit për ekonominë shqiptare, si burim i punësimit, ushqimit dhe zhvillimit të zonave rurale, trendi i financimit buxhetor nuk e pasqyron këtë peshë. Por përkundrazi kanë tendencë të qartë rënëse.

Fondet e parashikuara për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural rriten lehtësisht nga 14.1 miliardë lekë në vitin 2024 në 15.5 miliardë lekë në vitin 2027, por ndërkohë ka një ulje progresive të përqindjes së shpenzimeve për bujqësinë si pjesë e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe totalit të shpenzimeve buxhetore.

Nga 0.58% të PBB që ishin shpenzimet për bujqësinë më 2024 ato do të jenë  0.54% të PBB-së në vitin 2027. E njëjta tendencë vihet re edhe në raport me shpenzimet e përgjithshme të qeverisë, ku shpenzimet për bujqësinë  nga 1.92% e totalit te shpenzimeve buxhetore me në 2024, do të bien në 1.75% në vitin 2027.

Rënia e fondeve për Bujqësinë në raport me madhësinë e buxhetit është problematike, duke pasur parasysh se bujqësia në Shqipëri po përballet goditjet e klimës, mungesa të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit.

Ndërkohë që qeveria e Shqipërisë sinjalizon një mungesë vëmendjeje për sektorin, vende të tjera të rajonit po investojnë ndjeshëm për ta përforcuar atë si një bazë të qëndrueshme ekonomike dhe sociale.

Nënfinancimi i vazhdueshëm rrezikon jo vetëm të thellojë krizën e bujqësisë në Shqipëri, por edhe të zbehë mundësitë për zhvillim rural të qëndrueshëm, frenimin e emigrimit nga zonat rurale dhe garantimin e sigurisë ushqimore në vend.

Bujqësia, pyjet dhe peshkimi përbëjnë 15.5% të PBB-së në Shqipëri dhe është punëdhënësi më i madh në vend me mbi 32 % të totalit me 2023, kjo përqindje është edhe më e lartë veçanërisht në zonat rurale.

Rënia e bujqësisë po krijon varësi më e madhe nga importet e ushqimeve, çka rrit deficitin tregtar dhe ndjeshmërinë ndaj luhatjeve të çmimeve globale.

Ky zhvillim lajmëron rritje të çmimeve të ushqimeve në vijim. Për herë të parë më 2024 Eurostat përllogariti se çmimet mesatare të Ushqimeve në Shqipëri janë më të larta sa mesatarja e vendeve të BE-së./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

The post Bujqësia në krizë, por fondet në ulje deri në 2027 në raport me madhësinë e buxhetit appeared first on Revista Monitor.

“Receta” e mikrofinancës për kreditimin e bujqësisë

Intervistë me Herjola Spahiu, drejtore e përgjithshme e NOA
 
Institucionet financiare jobanka deri më sot kanë pasur peshën kryesore në kreditimin e fermerëve të vegjël në Shqipëri.
Herjola Spahiu, drejtore e përgjithshme e institucionet financiar NOA, thotë në një intervistë për “Monitor” se kreditimi i sektorit bujqësor mbështetet në modele të veçanta biznesi, që ka mundësuar mbështetjen e këti...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Receta” e mikrofinancës për kreditimin e bujqësisë appeared first on Revista Monitor.

“Misioni i pamundur” i kreditimit të bujqësisë

Pavarësisht vëmendjes publike dhe programeve të herëpashershme të lehtësimit të financimeve, kredia për bujqësinë mbetet në vlera shumë të ulëta.
 
Ersuin Shehu
Rreth 15 vjet më parë, drejtori i përgjithshëm i një banke tregtare në Shqipëri, i pyetur rreth sektorëve me potencialet më të mëdha për të rritur kreditimin e bujqësisë, vendoste në krye të listës bujqësinë.
Jo shumë vite më vonë, drejto...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Misioni i pamundur” i kreditimit të bujqësisë appeared first on Revista Monitor.

Paradoksi, turizmi në rekordin e rritjes, bujqësia të rënies

Shqipëria po thyen rekorde vizitorësh të huaj, ndërsa bujqësia, në anën tjetër, po thyen rekordet e rënies së prodhimit. Mishi i dhisë e djathi i bardhë nuk arrijnë dot në tavolinat e hoteleve, sepse çmimi i paketës turistike duhet të jetë sa më i lirë. Në katër vitet e fundit, vendi ynë është vizituar nga 35 milionë turistë, të cilët kanë ndikuar pozitivisht në konsum. Në anën tjetër, ritmet e rënies së prodhimit janë përshpejtuar me rritjen e turizmit duke hyrë në vitin e pestë të recesionit. Hotelet dhe restorantet po e ndihmojnë, pasi në mungesë të tyre, rënia do të ishte edhe më e madhe. Ekspertët pohojnë se duhet nxitur sektori i agroindustrisë dhe agroturizmi. Ja modelet më efikase

 

Blerina Hoxha

Drita, e cila mbarështon një tufë me rreth 260 krerë dele e dhi jo shumë larg zonave turistike të Shëngjinit dhe Velipojës, ka vështirësi të gjejë treg për prodhimet e saj – mish dhe bulmet.

Mishi me 600 lekë kilogrami peshë e gjallë (1200 lekë gati për konsum) nuk parapëlqehet nga hotelet të cilat furnizohen nga importi me çmim gati 50% më të lirë.

Përpjekjet rezultuan të kota për të siguruar një blerës për të shitur qengjat dhe kecat për mish. Në të njëjtën situatë janë edhe fermat përreth. Blegtorët, që gjithë kohës kujdesen për tufat, nuk mund t’i gjejnë blerësit as me pakicë për shkak të mungesës së informacionit dhe largësisë me zonat urbane.

Nga ana tjetër, Shqipëria është duke përjetuar vitet e arta të popullaritetit në turizëm. Me vizitorë në rritje nga e gjithë bota që kryesisht e pëlqejnë vendin tonë për çmimet e ulëta dhe bukuritë natyrore, qytetet dhe fshatrat e tona tani kanë shumë mundësi të gjenerojnë të ardhura dhe punësim.

Në katër vitet e fundit Shqipëria është vizituar nga 35 milionë turistë, sipas të dhënave zyrtare, të cilët kanë ndikuar në pozitivisht konsum. Në anën tjetër, në prodhimin vendës, sidomos në bujqësi dhe blegtori, janë përshpejtuar rimet e rënies me rritjen e turizmit.

Të dhënat e tremujorit të parë të këtij viti treguan se prodhimi bujqësor pësoi rënie me 2.7%, teksa sektori hyri në vitin e pestë të rënies. Hotelet dhe restorantet po e ndihmojnë, pasi në mungesë të tyre, rënia do të ishte edhe më e madhe.

Fatos Çerenishti, i cili zotëron “FAFA Resort”, një nga strukturat akomoduese më të mëdha në vend, tha se frutat dhe perimet i merr 100% nga vendi, kurse pjesa tjetër e produkteve është import.

Në vend, ai siguron 30% të mishit dhe 70%, nga importi. “Ne ofrojmë paketa ‘all inclusive’ dhe në shumë raste shpesh alternativa që zgjedhim varet edhe nga çmimi, nëse do t’i drejtohemi importit apo vendit”, tha ai.

Hotelet e kontaktuara pohojnë se për furnizimet ushqimore, gjithmonë zgjedhin prodhimin vendës për nivele të njëjta çmimi, por nëse importi është më i lirë, atëherë bëhet alternativë kryesore për furnizim.

Zhvillimet paradoksale të turizmit në rritje dhe bujqësisë në rënie do të vijojnë më tej, sipas Alban Çakallit, fermer i cili po rikthen në jetë trashëgiminë bujqësore duke kultivuar varietete të rralla autoktone nëse nuk zhvillohet sektori i agropërpunimit.

Hotelet konsumojë produkte të përpunuara si djathë, sallam, reçelra, salca, turshi etj., të cilat importohen më së shumti, duke bërë që një pjesë e madhe e fitimeve të hoteleve të dalin sërish jashtë për lëndët e para.

Për Altin Pengën, i cili drejton agroturizmin “Mrizi i Zanave”, bujqësia vendëse mund të ndihmohet nga restorantet dhe hotelet duke zhvilluar receta bazuar në prodhim vendës me natyrë sezonale.

“Tani që është koha e patates së re, ajo duhet të mbizotërojë në menu, e kështu në kohën e vjeljes së qepës, perimeve etj.

Një kuzhinë e bazuar në traditë e strukturon edhe prodhimin vendës”, tha z. Prenga, që bashkë me “Mrizin e Zanave” janë kthyer në një rrjet të edukimit të shërbimeve të agroturizmit të mbështetur në konsumin vendës.

 

Çmimet e ulëta të paketave turistike kufizojnë kërkesën për prodhim vendës

Prodhuesit dhe njësitë akomoduese argumentojnë se ka mospërputhje mes çmimeve të ulëta të paketave turistike dhe kostove të larta të prodhimeve bujqësore shqiptare.

Çmimet e ulëta të restoranteve dhe hoteleve me çdo gjë të përfshirë kufizojnë kërkesën për prodhime vendëse.

Operatorët turistikë, për të qenë konkurrues në rajon, ofrojnë paketa shumë të lira. Aktualisht, një nga hotelet e mëdha në Durrës po shet një natë me tre vakte në rreth 40 euro për person. Një pjatë kryesore me mish ose peshk është ende më pak se 15 euro.

Kjo i shtyn hotelet dhe restorantet të ulin kostot në maksimum, shpesh duke blerë produkte të importuara më të lira dhe jo ato vendëse, të cilat kanë kosto më të larta për shkak të mungesës së subvencioneve efektive për fermerët. Fragmentimi i lartë i tokës, mekanizimi i ulët, kostot e rritura të karburantit, plehrave dhe inputeve të tjera i bëjnë prodhimet tona më të shtrenjta se importet.

Blegtorja Drita tha se fabrikat e përpunimit i kishin vënë kusht që të mos ofronte çmime më të larta se importi për qumështin (50 lekë kg aktualisht).

Por ajo po i përballon vetë të gjitha kostot, që nga shërbimet veterinare e deri te qiraja e tokave për kullota dhe prodhimin e misrit, teksa tregu i shitjes nuk është i sigurt, me luhatje. Tani rrezikohet tërësisht falimenti nga sëmundja e murtajës, teksa tufat janë në karantinë.

Profili i turistit që viziton Shqipërinë është shpesh buxhetor, me fokus te sasia dhe jo cilësia. Kjo i penalizon prodhimet cilësore shqiptare, sidomos ato të zonave rurale, që mund të ofronin fruta, perime, vaj ulliri, djathë apo verëra artizanale.

Edhe në zonat që ndërthurin turizmin me bujqësinë, mungesa e logjistikës, standardeve të ruajtjes dhe përpunimit, si dhe mungesa e bashkëpunimit mes fermerëve dhe sektorit të hotelerisë, sjellin për pasojë që prodhimi bujqësor të mos përfshihet drejtpërdrejt në ofertën turistike.

Shumë struktura turistike, sidomos në zonat bregdetare, janë në pronësi ose menaxhim të individëve apo kompanive që furnizohen në mënyrë të qëndrueshme nga importi ose rrjete të mbyllura furnizimi, duke shmangur tregun lokal bujqësor.

Për të kapërcyer këtë hendek, fermeri Çakalli tha se nevojitet një politikë kombëtare që forcon lidhjet mes turizmit dhe prodhuesve lokalë duke rritur vlerën e ofertës turistike nëpërmjet promovimit të produkteve vendëse dhe duke u dhënë fermerëve shqiptarë një treg të qëndrueshëm e të drejtë brenda vendit.

 

Burimi: INSTAT

 

Agropërpunimi, hallka që mungon

Pjesa më e madhe e produkteve ushqimore që përdorin hotelet dhe restorantet janë të përpunuara ose gjysmë të përpunuara.

Alban Çakalli, fermer i cili zbaton metoda të avancuara të kultivimit të kulturave autoktone bujqësore, thotë se bujqësia që nuk mbështetet në agropërpunim e ka shumë të vështirë të lidhet me turizmin.

Në muajt e verës, turizmi krijon një kërkesë të lartë për prodhime, sidomos për ato të përpunuara të tilla si salcat e ndryshme, turshi, bulmet, mish, sallame, pije etj., por shumica e këtyre produkteve janë të importuara.

Në vendet fqinje, thotë z. Çakalli, prodhimi nga fusha deri te agropërpunimi përfiton nga taksa shumë më të ulëta në krahasim me ata shqiptarë, si dhe lëndën e parë e sigurojnë me çmime më të lira, pasi fermerët subvencionohen. Kjo i bën ata shumë më konkurrues në treg.

Z. Çakalli thotë se kërkesa për produkte shtazore është e lartë, kryesisht sepse blegtoria në Shqipëri është në krizë të thellë.

Po ashtu, ndonjëherë rritet kërkesa edhe për perime të caktuara, por kjo ndodh për shkak të mungesës së një planifikimi të mirëfilltë të mbjelljeve sipas konsumit. Për pasojë, në periudhat e pikut të sezonit turistik ndodh mbingopje apo mungesë në treg.

Sektori i industrisë përpunuese, ku bën pjesë agroindustria, pësoi rënie vjetore rekord me mbi 7% në tremujorin e parë të vitit 2025.

Vitin e kaluar industria përpunuese pësoi rënie me 6.1%. Përfaqësuesit e sektorit pohojnë se rënia do të vijojë pasi Shqipërisë po i ikin klientët nga rritja e kostove të brendshme dhe rënia e vlerës së Euros, teksa industria e përpunimit të ushqimeve po lidhet pak me hotelet për shkak të kostos së lartë me të cilat del prodhimi në Shqipëri.

P.sh., një kilogram qumësht i importit është barazuar me atë të vendit duke e bërë jokonkurrues për konsumatorin e rrjedhimisht, edhe për hotelet.

Gështenjat, boronicat e Tropojës tani po bëhen gliko dhe reçel nga biznesmeni Ardian Çitozi, i cili në të njëjtën kohë është një nga eksportuesit më të mëdhenj të gështenjës dhe frutave që rriten në gjendje të egër.

Ai tha se aktualisht në të gjitha pikat e pakicës gjen shumëllojshmëri reçelrash të importuar.

Mirëpo për shkak të mungesës së mbështetjes financiare dhe ngarkesës së lartë fiskale, frutat që përpunohen në vend kanë kosto më të lartë se importi.

P.sh., hotelet në të gjithë vendin janë konsumatorë të mëdhenj të reçelit, i cili në një masë të madhe importohet nga Kina, me çmim shumë të lirë, në një kohë që mollët e Korçës kalben. Përpunuesit pohojnë se mungojnë incentivat vendëse që të lidhin bujqësinë me sektorin e turizmit.

Në mungesë të mbështetjes financiare mjafton edhe sensibilizimi ndaj hoteleve dhe restoranteve që të furnizohen me prodhime vendi. Skema e TVSH-së gjithashtu i pengon përpunuesit dhe shitësit e pakicës që të tregtojnë prodhim vendi.

Një dyqan në Tiranë që shet vetëm prodhime organike nga vendi është i rrezikuar në çdo moment, pasi nuk ka ku të shkarkojë TVSH duke qenë se klientët e tij janë prodhues të vegjël dhe shesin pa fatura.

Zhvillimi i agroindustrisë është një hallkë kyçe për një model të qëndrueshëm turizmi në Shqipëri. Pa një bazë prodhuese dhe përpunuese të fortë, turizmi do të mbetet i varur nga importet, ndërsa bujqësia do të vuajë nga mungesa e tregut të qëndrueshëm.

Përfitimi i ndërsjellë kërkon një plan kombëtar për të integruar zinxhirin bujqësi-agroindustri-turizëm thotë z. Çakalli.

Disa masa që duhen sipas tij janë rritja e numrit të certifikimeve për produktet vendore; krijimi i më shumë tregjeve lokale në zonat turistike; organizimi i panaireve për të promovuar prodhimet lokale dhe artizanatin; përfshirja e prodhuesve në rrjete hotelerie, restorantesh, shoqatash etj; ulje taksash për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet prodhuesve dhe operatorëve të turizmit.

Z. Çakalli tha se sa më shumë të orientohen turistët drejt konsumit të prodhimeve vendëse, aq më shumë para do të qëndrojnë brenda ekonomisë shqiptare.

 

Burimi: INSTAT

 

Agroturizmi, nyja lidhëse me turizmin

Agroturizimi është testuar si nyja më e mirë lidhëse ndërmjet prodhimit vendës lokal dhe tregut për zona të thella larg qendrave të mëdha urbane dhe tregjeve të mëdha.

Italia është modeli më i mirë në Europë dhe jashtë saj si se politikat e bashkërenduara i kanë kthyer tokat larg detit në kryeqendra të turizmit, të tilla si Toskana.

Për fat, ky model i zbatuar me sukses nga “Mrizi i Zanave” po përhapet shpejt edhe në vendin tonë, por jo të gjitha bujtinat arrijnë të ofrojnë produkte vendëse.

Zoti Altin Prenga, i cili drejton “Mrizin e Zanave” tha se prodhimi vendës është baza mbi të cilën duhet të zhvillohet turizmi i qëndrueshëm. Shqipëria do jetë zhvillojë një bazë solide, sipas tij, duke promovuar receta tradicionale me prodhime vendëse.

Në dy dekadat e fundit, “Mrizi i Zanave” ka ngjallur ekonominë e zonës duke e kthyer në një klastër të vogël artizanesh të prodhimeve bio. Janë ngjallur tufat, po lulëzojnë bujtinat e reja dhe emigrantët po rikthehen.

Z. Prenga sugjeron kolegët e tij që drejtojnë restorantet që të përfshijnë në receta dhe menu prodhime vendi të stinës.

Në këtë mënyrë, vetë restorantet dhe hotelet bëjnë investime të dyfishta si në rritjen e të ardhurave të tyre, ashtu edhe në forcimin e ekonomisë lokale, e cila siguron qëndrueshmëri në afat të gjatë.

Zona të tilla si Fieri, Korça, Gjirokastra, Tropoja kanë potencial për të lidhur prodhimin bujqësor me agroturizmin. Ferma të vogla familjare, të mbështetura nga rrjete përpunimi dhe marketingu lokal, mund të furnizojnë restorantet dhe hotelet me produkte të freskëta dhe autentike.

Italia është shembulli që mund të ndiqet nga qeveria për nga politikat. Agroturizmi italian lindi në vitet ’80, si një politikë për të ndaluar braktisjen e fshatrave dhe për të mbështetur fermerët që ofronin strehim, ushqim dhe aktivitete kulturore për turistët.

Fermerët diversifikuan të ardhurat dhe tani shumë ferma mbijetojnë vetëm falë të ardhurave nga turizmi.

Produkte si vera, djathi, ulliri etj., tani lidhen me origjinën gjeografike. Ndërkohë kjo u shoqërua me përmirësimin e infrastrukturës lokale rrugë, shërbime, internet.

Agroturizmet krijojnë treg të drejtpërdrejtë për prodhimin vendës dhe zhvillojnë “Made in Albania” për produktet lokale dhe gjithashtu ndikojnë në nxitjen dhe ruajtjen së biodiversitetit dhe kulturës agrare.

Punësimi në zonat rurale rritet dhe emigracioni nga fshati frenohet.

 

Burimi: INSTAT

 

Cikli i mbyllur, nga serra në tavolinë

Shumica e hoteleve në Shqipëri mbështeten te furnizues lokalë me kontrata, pasi ngritja e serrave kërkon hapësirë, investim dhe staf bujqësor të kualifikuar. Ndryshe nga agroturizmi, këto hotele nuk u ofrojnë turistëve përvojën bujqësore si pjesëmarrje në vjelje, degustime në fermë etj. Ata thjesht e përdorin prodhimin për kuzhinën e brendshme për të rritur freskinë dhe për të ulur kostot.

Por ka disa resorte të mëdha në vend të tilla sa “Rafaelo Resort” dhe “Klajdi Resort” që kanë ngritur serrat e veta me të cilat i përdorin për restorantet e resorteve.

Osman Kokoshi zotëron një nga strukturat më të mëdha hoteliere në zonën e Golemit.

“Klajdi Resort” është shembulli se si një hotel i madh e ka lidhur zinxhirin e furnizimit me prodhimin vendës.

Përpara se të rriste kapacitetet në hotel, z. Kokoshi ka investuar në një serrë në të cilën prodhohet e gjithë lënda e parë që i duhet hotelit. “Kam ngritur edhe baxhon dhe kam mjete lundruese që nxënë peshkun që i duhet hotelit”, – tha zoti Kokoshi.

Përveç perimeve, bulmetit, shpendëve ai e merr nga tregu i brendshëm të gjithë mobiliet dhe tapiceritë e hotelit. “Të gjitha mobiliet i marr nga prodhuesit e Durrësit dhe tapiceritë i blej nga vendësit.

Gjithçka lidhet me hotelin e prodhoj vetë ose e blej në tregun tonë, tha z. Kokoshi. “Klajdi Resort” është shembulli se si turizmi mund të lidhet me ekonominë e brendshme dhe mund të rrisë edhe fitimet e hotelit.

“Rafaelo Resort” gjithashtu ka ndërtuar një serrë të madhe që prodhon për nevojat e hotelit të gjitha perimet, teksa furnizohet nga tregu vendës për pije, birra dhe bulmet.

Resortet e reja luksoze (p.sh. projektet Hyatt/Green Coast në bregdet) po përfshijnë parcela bimore ose serra të vogla për erëza, por për kultivimin e gjerë të fermës për vetëfurnizim.

Shumica e hoteleve të mëdha duan të furnizohen me prodhime vendi, por ato nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. “Për fruta-perimet veprojmë në dy mënyra. Një pjesë e marrim te fermerët me të cilët kemi kontrata paraprake, pra flas këtu për bostan, rrush, domate e të tjera.

Për ato që nuk i plotësojmë dot me këto kontrata i marrim nga tregu në Lushnjë. Kam vite që lidh kontrata paraprake në mënyrë që ta kem produktin të garantuar. Bulmetrat – qumësht, kos, djathë – i marr nga kompanitë shqiptare”, tha Fatos Çerenishti nga “FAFA Resort”.

 

Burimi: INSTAT

 

Lexoni edhe:

Pse nuk e incentivon qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?!

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Nxjerrja e bujqësisë nga agonia

 

 

 

 

The post Paradoksi, turizmi në rekordin e rritjes, bujqësia të rënies appeared first on Revista Monitor.

Pse nuk e incentivon qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?!

Qeveria qe nga viti 2015 u dha statusin e investitorit strategjik në turizëm investimeve që nisin nga 5 milionë deri në 50 milionë euro dhe që punësojnë së paku 80 punonjës, por nuk i kushtëzoi këto lloj investimesh që të përdorin prodhime vendas në mënyrë që të rriten përfitimet në ekonomi.

Vendet e tjera me përvojë në sektorin e turizmit i kanë “detyruar” ose kanë ofruar incentiva ndaj strukturave akomoduese që të përdorin prodhim vendas.

Në Turqi, p.sh. në zonat turistike si Antalja, Ministria e Turizmit ka promovuar skema që nxisin përdorimin e produkteve vendase në hotele përmes certifikatave të cilësisë për hotelet që përdorin produkte lokale dhe i ndihmon me udhëzues për blerje të orientuar drejt rajoneve përreth.

Furnizimi me prodhim vendi nuk është një detyrim ligjor, por një stimul që ndikon në vlerësimet dhe licencimin e hoteleve.

Ndërsa në Ekuador Ligji për turizmin parashikon që strukturat hoteliere t’i japin përparësi produkteve dhe shërbimeve lokale. Në disa rajone, inspektorët kërkojnë dokumentacion mbi origjinën e produkteve ushqimore.

Në Itali, sidomos në Sicili, Pulia ka programe rajonale për agro-turizëm dhe zinxhirin e shkurtër të furnizimit.

Nëpërmjet subvencioneve nga fondet e BE-së dhe rajoneve, disa bashki kanë dhënë ndihma vetëm strukturave që garantojnë blerje nga ferma lokale.

Ekspertët e turizmit rekomandojnë se qeveria mund të japë pikë shtesë në licencimin e strukturave hotelierë që prokurojnë një përqindjeje të produkteve nga fermerë vendas.

 

Mbështetja e ulët për bujqësinë, penalizuese

Shqipëria ka mbështetjen më të ulët në rajon për bujqësinë, por gjithashtu ka të dhëna të mangëta për sektorin duke e bërë kështu të pamundur edhe hartimin e politikave efikase.

Vitin e kaluar, qeveria shqiptare akordoi 14.1 miliardë lekë për Ministrinë e Bujqësisë, ose vetëm 1.9% të shpenzimeve buxhetore. Nga këto, vetëm rreth 5 milionë euro shkuan për investime për serra, stalla dhe mekanizëm agrar.

Në Serbi, në vitin 2024 u ndanë 92 miliardë dinarë në subvencione bujqësore, shifër që korrespondon me rreth 778 milionë euro.

Në Maqedoninë e Veriut, mbështetja për bujqësinë vitin e kaluar arriti gati 200 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare.

Federata e Bosnjës financoi rreth 185 milionë euro.

Mali i Zi, vetëm nga fondet e brendshme, çoi vitin e kaluar 51 milionë euro për bujqësinë të cilat u përdorën për ndërtim stallash, grante për hektar dhe mbështetje për fermat e reja.

Në Kosovë pagesat direkte për fermerët vitin e kaluar ishin rreth 61 milionë euro.

Siç shihet, Shqipëria ka pagesa shumë më të ulëta në rajon për mbështetjen e prodhimit bujqësor, teksa u bllokuan edhe fondet e BE-së nga programi IPARD për korrupsion.

 

Modeli më i mirë në rajon është Serbia

Serbia po kalon nga një fokus tradicional mbi pagesat direkte për fermerët, drejt një modeli gjithëpërfshirës që synon inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm rural.

Serbia ka prezantuar së fundmi një paketë për edukim, i përqendruar në fusha si agronomi, veterineri, agroekologji, duke siguruar një brez të ri specialistësh për fshatrat.

Këtë vit hyri në fuqi programi mbi 8.1 milionë euro për blerje ose rikonstruktim shtëpish të braktisura që mbështet deri në 10 ,000 euro familjet të reja për rikthim në zonat rurale, teksa pritet tërheqja e 288 milionë eurove nga programet e BE-së nga IPARD, si pjesë e paketës totale prej 550 milionë eurosh që mbështet investime në makineri bujqësore, përpunim ushqimesh, infrastrukturë rurale, bujqësi ekologjike, dhe diversifikim fermash.

Serbia ka rritur financimin e brendshëm për bujqësinë në 1.27 miliardë euro në këtë vit financiar, ose 7.5 % e buxhetit shtetëror. Fondet përfshijnë pagesa direkte, zhvillim rural dhe kredi/subvencione për grurë, derivate, etj.

Gjithashtu Serbia siguron financim për çmimet e produkteve kryesore si qumështi dhe mishi, të negociuara me organizatat e fermerëve.

 

 

 

 

 

The post Pse nuk e incentivon qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?! appeared first on Revista Monitor.

Nxjerrja e bujqësisë nga agonia

Editorial / Nëse ekziston një kontradiktë në ekonominë shqiptare sot, është ajo mes lulëzimit të turizmit dhe përkeqësimit të sektorit bujqësor.

Nga njëra anë, Shqipëria regjistroi një bum vizitorësh në vitet e fundit, me mbi 35 milionë turistë që kanë hyrë në vend që nga 2020-a.

Nga ana tjetër, bujqësia ka hyrë në vitin e pestë të recesionit, me një rënie prej 2.7% të prodhimit vetëm në tremujorin e parë të 2025-s.

Në këtë kontekst, fakti që turizmi nuk po i shërben bujqësisë, por po ndjek një rrugë të shkëputur, është një element që duhet diskutuar.

Kjo po ndodh në një vend që ka peshën e bujqësisë në vlerën e shtuar të ekonomisë në 17.9%, më e larta në Europë dhe shumë më tepër se mesatarja e Bashkimit Europian prej 1.7%, dyfishin e të dytit pas nesh që është Kosova, me 8.8%.

Në vend që t’i japë hov prodhimit vendas, bumi turistik po e zhyt më thellë krizën bujqësore, pasi industria e mikpritjes po mbështetet gjithnjë e më shumë në produkte të importuara.

Importi i mishit, bulmetit, perimeve, frutave apo pijeve po rritet nga viti në vit, ndërsa fermerët shqiptarë humbasin tregjet e tyre natyrore në zonat turistike, për shkak të mungesës së standardeve, përpunimit dhe aksesit në logjistikë e furnizim.

Hotelet dhe restorantet zgjedhin shpesh furnizues më të lirë dhe të organizuar nga jashtë, ndërsa zinxhiri vendas i prodhimit mbetet i shkëputur, informal dhe pa standarde konkurruese.

Një faktor tjetër penalizues është kostoja e lartë e inputeve bujqësore, e ndikuar nga luhatjet ndërkombëtare dhe paaftësia për të negociuar në bllok ose për të përfituar nga skemat europiane të mbështetjes.

Subvencionet shtetërore janë të pamjaftueshme dhe të fragmentuara, ndërsa buxheti për bujqësinë në Shqipëri mbetet ndër më të ulëtit në rajon, me vetëm 1.9% të totalit të shpenzimeve buxhetore të 2024-s.

Për më tepër, vetëm 1.2% e stokut të kredive të dhëna për biznese nga bankat u është akorduar fermerëve apo agropërpunuesve — një shifër që flet më shumë se çdo strategji në letër për prioritetet reale të sistemit financiar.

Ka shenja se ky realitet po tërheq më në fund vëmendjen e autoriteteve. Fondi i garancisë sovrane për bujqësinë, i prezantuar si një bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, synon të lehtësojë aksesin në kredi për fermerët dhe përpunuesit agroushqimorë.

Guvernatori Gent Sejko dhe ministri Malaj e kanë përmendur zhvillimin e zinxhirit të vlerës së ushqimit si një prioritet jetik, duke nënvizuar rolin e bankave në bashkëpunim me agjencitë publike për të sjellë një ndryshim real.

Por ndërhyrjet sporadike nuk mjaftojnë. Bujqësia duhet të kthehet në një prioritet të vërtetë strategjik, të trajtohet me seriozitet dhe të lidhet ngushtë me sektorët plotësues si turizmi, përpunimi dhe eksporti.

Riorganizimi i tregjeve lokale, ndërtimi i qendrave grumbulluese, krijimi i markave vendase për produkte cilësore, standardizimi dhe dixhitalizimi janë vetëm disa nga hapat e domosdoshëm.

Politikat e subvencionimit duhet të rishikohen gjithashtu. Në vend që Shqipëria të përsërisë gabimet e politikës së subvencioneve të BE-së – si mbështetja disproporcionale për fermat e mëdha, favorizimi i sasive në vend të cilësisë, burokracia e madhe dhe mungesa e ndikimit konkret në mjedis – ajo ka mundësinë të ndërtojë një qasje më të mençur dhe të përshtatshme për realitetin shqiptar.

Kjo do të thotë të orientojë mbështetjen drejt fermerëve të vegjël e të rinj, të lidhë bujqësinë me zhvillimin rural dhe turizmin, të vendosë kritere të matshme për qëndrueshmërinë dhe të sigurojë një sistem të thjeshtë, transparent dhe me ndikim real në ekonomi, si dhe të ndikojë në rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit, duke ulur kostot.

Vetëm kështu bujqësia mund të kthehet në një motor zhvillimi dhe në një mjet të fuqishëm për të frenuar braktisjen e fshatit dhe emigracionin.

Në fund të ditës, zhvillimi i bujqësisë nuk është vetëm çështje ekonomike, por çështje e mbijetesës demografike. Pa një fshat që jeton dhe prodhon, Shqipëria do të vazhdojë të përballet me hemorragjinë e emigracionit, që po boshatis zonat rurale dhe po plak strukturën e popullsisë.

Të nxjerrësh bujqësinë nga agonia nuk është luks — është domosdoshmëri për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe që ruan vetë identitetin e këtij vendi.

Jo vetëm turizmi mund të jetë një faktor nxitës për bujqësinë. Edhe një bujqësi e shëndetshme dhe konkurruese mund të ishte një ndër vlerat e shtuara për një turizëm të qëndrueshëm.

 

 

The post Nxjerrja e bujqësisë nga agonia appeared first on Revista Monitor.

Investimet në bujqësi/ Ministrja Denaj: Garancia sovrane, 70% e riskut mbulohet nga shteti

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi se 70% të riskut për garancinë sovrane e merr përsipër shtetit dhe kjo ndihmë ka ndikuar që bankat e nivelit të dytë  të hapin dyert për bizneset e vogla dhe të mesëm, që operojnë në sektorin e bujqësisë.

Ai theksoi në “Sheshi i Dollarit” se bujqësia nuk ka qenë asnjëherë kaq shumë në vëmendje saç është tani.

Sipas saj, në pesë vitet e fundit janë mbështetur me kredi dhe subvencione 400 pika grumbullim.

“Garancia sovrane me 70% e riskut të mbuluar nga shteti e ul normën e interesit në 2%, ne kemi sot një ofertë për të gjithë Bizneset e angazhuara në sektorin e bujqësisë në prodhimin e produkteve bujqësore; në mbjellje të reja, në ndërtimin e sera, në linjat e përpunimit, me një ofertë që shkon në 2% normë interesi.

Bujqësia nuk ka qenë asnjëherë më në foks se këto vitet e fundit. Në vitet e fundit, po i referohemi pesë viteve të fundit janë mbështetur 400 pika grumbullimi me dhoma frigoriferike me kredi të butë dhe me subvencione. Janë 122 agroturizma të ndërtuar vitet e fundit.”, theksoi ajo/abcnews.al

Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

Pas përfundimit të aksionit për kontrollin e tregtimit me faturë të produkteve blegtorale, qeveria po përgatitet të rikthejë një skemë kompensimi për fermerët nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së në nivelin 10%.

Sipas burimeve për Monitor, është gati një projektligj i ri, i cili parashikon që kompensimi për fermerët të aplikohet duke nisur nga viti 2026, si pjesë e një reforme më të gjerë për formalizimin e zinxhirit agroushqimor dhe uljen e kostove për prodhuesit vendas.

Deri tani në rang vendi rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi apo supermaketet produktet e veta, pa faturë TVSH-je, por nëpërmjet autofaturës që plotësohet prej blerësit.

Skema e TVSH-së së rimbursueshme që përfitohej prej përpunuesve u hoq plotësisht në vitin 2022. Pas heqjes së saj, ku fermeri përfitonte tregtimin e produkteve me çmim të leverdisshëm, u rrit kostoja e prodhimit, sepse TVSH-ja e paguar nuk kreditohet më dhe bëhet pjesë e kostos së lëndës së parë.

Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së për përpunuesit ishte 20%, çka do të thotë se psh,. për çdo blerje të qumështit me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.

Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.

Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të bulmetit mbeti 20%. Kjo krijoi një pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.

Prej vitit 2022, skema e TVSH-së së kreditueshme u heq plotësisht, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet e qumështit nga fermerët.

Shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit propozoi që skema të harmonizohej me praktikat e rajonit, ku TVSH-ja e blerjes dhe e shitjes të unifikohej në 6% ose 9%, për të shmangur pabarazitë tatimore.

Skema e vjetër të zëvendësohej me një mekanizëm neutral fiskal, jo penalizues për përpunuesin. Ky propozim nuk u pranua nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2022.

Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.

Por përpunuesit në atë kohë theksuan se skema e subvencioneve nuk do të ketë efekt të të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë. Nuk garanton formalizimin, sepse nuk është e lidhur me volumin real të qumështit të shitur.

Ndryshe nga rajoni, ku subvencionet jepen për litër qumësht të prodhuar e dorëzuar, në Shqipëri mungon kjo logjikë e orientuar drejt prodhimit të formalizuar.

Situata me heqjen e TVSH-së së kreditueshme, kostot e larta të ushqimit të kafshëve nga fragmetizimi i tokave dhe mungesës së vaditjeve krijuan një zinxhir pasojash në sektor, duke ulur ndjeshëm volumin e përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi.

Po ashtu për shkak të çmimit më të lirë të shitjes së qumështit jashtë, importet vijojnë të jenë në nivele të larta, pasi qumështi i prodhuar nga fermat e huaja po përdoret, kryesisht në sezonin e verës si lëndë e parë për përpunuesit vendas.

Si qumështi vendas po zëvendësohet me importe

Në periudhën janar-prill 2024 u importuan 6 mln litra qumësht sipas të dhënave të Doganave. Kjo ishte sasia më e larta e qumështit e importuar prej 2016-s. Për janar-prill 2025 u importuan 5,1 mln litra qumësht. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar importet janë ulur 15,4%.

Çfarë synon aksioni?

Nisja prej 14 korrikut të aksionit të tatimorëve për kontrollin e zinxhirit të tregtimit të mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit dhe konsumatorit final shkaktoi paqartësi te fermerët në radhë të parë dhe grumbulluesit ku nisën t’i kërkonin njëri-tjetrit fatura fiskale, teksa mes tyre transaksionet dokumentohet me autofaturim të blerësit. Po ashtu inspektorët tatimorë nisën të kërkonin origjinën e mallit edhe te tregtarët ambulantë.

Nisur nga situata Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, ku rezulton informalitet i lartë në tregtimin e tyre, sidomos prej grumbulluesve dhe përpunuesve të mëdhenj. Nëpërmjet këtij aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit.

Pavarësisht nisjes së aksionit skema e faturimit për tregtimin e mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit nëpërmjet faturës fiskale të llojit autofaturim, me qëllim më pas hedhjen në treg të tyre për konsumatorin final nuk ndryshoi. Do të vijojë të mbetet e njëjtë. Pra fermeri i pajisur me NIPT shet produktet e tij te grumbulluesi, përpunuesi apo supermarketet, ndërsa këta të fundit kanë detyrimin e lëshimit në SelfCare të autofaturës.

E njëjta skemë do të vijojë të funksionojë për shitjen e fermerëve të regjistruar si tatimpagues për kategorinë  “person fizik” apo “shpk”. Në këtë rast fatura e fiskalizuar për shitjen e mallit lëshohet prej tij. Në këtë rast nuk funksionon autofatura.

Po ashtu përmes një njoftimi Tatimet bënë me dije se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.

Ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në reagimin e saj bëri me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor./ Dorina Azo

https://monitor.al/pa-autofature-ska-mall-nga-fermeri-tatimet-aksioni-po-forcon-kontrollin-ndaj-grumbulluesve/

https://monitor.al/tatimet-sqarojne-aksionin-ambulantet-skane-detyrim-per-fature-apo-dokumentacion-tatimor/

The post Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10% appeared first on Revista Monitor.

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Balluku dhe 3 ministra të tjerë përdorën fondet e bujqësisë për të blerë vota

✇Albeu
By: V K

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ka ngritur sërish akuza ndaj kryeminsitrit Rama për blerje masive votash në zgjedhjet e 11 majit 2025, përmes përdorimit të fondeve publike në sektorin e bujqësisë.

Sipas Berishës, qeveria përdori skemën e garancisë sovrane për kreditë bujqësore në mënyrë të paligjshme gjatë fushatës zgjedhore, duke e kthyer atë në një mjet elektoral për të favorizuar “fermerët e lidhur me pushtetin”.

Ai pretendon se janë shpërndarë 200 milionë euro garanci, ndërkohë që kodi zgjedhor ndalon transaksione të tilla gjatë periudhës zgjedhore.

Berisha përmendi disa ministra që sipas tij, kanë qenë pjesë e kësaj fushate të maskuar si mbështetje për bujqësinë, duke përfshirë Anila Denaj, Delina Ibrahimaj, Belinda Balluku, Arbjan Mazniku.

Berisha: Farsa elektorale 11 maj 2025 është farsa më e shëmtuar që nga koha e zgjedhjeve moniste në diktaturën e Enver Hoxhës.
Për të siguruar mandatin e katërt, Edi Rama përdori të gjitha llojet e krimeve elektorale të padëgjuara më parë.

Ai për herë të parë, njeriu që shkatërroi bujqësinë shqiptare, njeriu që shkatërroi blegtorinë në kuptimin pothuaj të përgjysmimit të krerëve, dhe si shkak rënia dramatike e prodhimit të qumështit dhe prodhimeve të tjera blegtorale bujqësore, u kujtua në vitin elektoral të shpërndajë 200 milionë euro garanci 70 përqind të kredive të buta për fermerët.

Natyrisht jo për fermerin e vërtetë, por për fermerët e qeverisë, për fermerët e lidhur me qeverinë dhe kundrejt shpërblimeve të mëdha në vota.
Vazhdojmë.

Si u blenë votat me skemat në bujqësi?

1. Garancia sovrane për kreditë për SME në bujqësi.

2. Programi kombëtar për subvencionin në bujqësi.
Edi Rama në skemën e parë premtoi 70 përqind garanci sovrane për kredi të buta në bujqësi për SME-të.
Fondi 250 milionë euro nga 32 milionë euro që kanë marrë fermerët çdo vit.
Skema është shpallur me datën 10 shkurt 2025.
Kodi zgjedhor, neni 91/4 dhe vendimi numër 9, viti 2020 i KQZ ndalon çdo lloj transaksioni dhe ndikimi në procesin zgjedhor.

Kurse kjo skemë u aplikua gjatë fushatës zgjedhore nga ministrat Denaj, Ibrahimaj, Lubi Balluku, Mazniku dhe shumë të tjerë.

Më 10 shkurt 2025, Edi Rama njofton se garancia sovrane do mbulojë 70 përqind të principalit të kredisë. Faktikisht pra është një blerje masive votash.

Pjesëmarrësit në atë takim ishin Anila Denaj, guvernatori i bankës, Delina Ibrahimaj dhe drejtoresha e AZHBR.

Takimi me Këshillin e Agrobiznesit, përsëri me të njëjtit persona.

Me 7 mars, takim me Bashkimin e Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, përsëri të njëjtit persona.

Me 10 mars, takim me Bashkimin e Prodhuesve, pjesëmarrës të njëjtit persona.

Me 11 mars, vazhdon pra fushata e paraqitjes në kundërshtim me ligjin të shpërndarjes së garancisë sovrane për kredi.

Me 13 mars, kjo tryezë spostohet në Malësinë e Madhe.

Me 18 mars, takim me të rinjtë e punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe institucionet e varësisë, Bora

Muzhaqi dhe Anila Denaj.

Me 20 mars, takim në AZHBR.

Në prill, takim në Cërrik me letrat e indulgjencës për të blerë vota.

Vazhdon në mars, takim në Kurbin. Anila Denaj, garancinë sovrane e shndërron në flamurin e fushatës së saj elektorale.

Tani del edhe Paketa e Maleve.

Në Vishaj, në Zall Herr vazhdon fushata me 200 milionë garancinë sovrane.

Vazhdon fushata në Ibën e Poshtme, në Çekrezë, në Pukë, Pinar.

Me projektet qeveritare në bujqësi bëhet fushatë.

Vazhdon në Goriçan në Berat.

Pra, siç e shihni, me skemën e garancisë sovrane, në kundërshtim flagrante me ligjin, me kodin, Edi Rama dhe ministrat e tij qarkuan Shqipërinë për të blerë vota.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Balluku dhe 3 ministra të tjerë përdorën fondet e bujqësisë për të blerë vota appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet/ Berisha: Balluku dhe 3 ministra të tjerë përdorën fondet e bujqësisë për të blerë vota

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ka ngritur sërish akuza ndaj kryeminsitrit Rama për blerje masive votash në zgjedhjet e 11 majit 2025, përmes përdorimit të fondeve publike në sektorin e bujqësisë. Sipas Berishës, qeveria përdori skemën e garancisë sovrane për kreditë bujqësore në mënyrë të paligjshme gjatë fushatës zgjedhore, duke e kthyer atë […]

The post Zgjedhjet/ Berisha: Balluku dhe 3 ministra të tjerë përdorën fondet e bujqësisë për të blerë vota appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet

Gjatë vitit 2024, Shqipëria importoi 35.5 milionë kilogramë produkte bulmeti, vezë dhe mjaltë, me rritje 13% kundrejt vitit 2023 dhe me rritje 51% kundret vitit 2019. Në të njëjtën kohë, sasia e qumështit të prodhuar në Shqipëri, ra me 5% në vitin 2024 kundrejt vitit 2023 dhe me 30% kundrejt vitit 2019. Të dyja të dhënat nuk janë […]

The post Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet appeared first on BoldNews.al.

Rama: Subvencionimet në bujqësi do të bazohen tek fatura

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke folur për vizionin “Bujqësia 2030″, Rama foli për efikasitetin e drejtorive.

“Ne jemi vend shumë i vogël për të pasur drejtori gjithandej edhe kaq sa janë, janë shumë. Sepse kur vjen puna tek efikasiteti pastaj, e keni parë vetë sesa efikase janë. Dhe problemi nuk është se është në Korҫë apo Pogradec, problemi është sa efikase është drejtoria dhe aty pastaj tek efikasiteti mendoj se ka shumë për të korrigjuar”, tha Rama.

Rama u shpreh se “në takimin me fermerët në Cërrik u tha qartë që do të lëvizim nga subvencionimi i përgjithshëm po e quaj, tek subvencionimi për njësi prodhuese”.

“Pra nuk do të subvencionojmë përpara, do të subvencionojmë bazuar tek fatura. Kush tregon faturën e gjësë që ka prodhuar dhe shitur do të marrë mbështetjen përkatëse. Kush do të vazhdojë të operojë pa faturë në mënyrë informale nuk ka pse të pretendojë të subvencionohet për një arsye shumë të thjeshtë, se pastaj në këtë formë primitive subvencionimi përfitojnë shumë nga ata që nuk janë as prodhues dhe nuk janë as kontribuues”, tha Rama.

Ashtu sikundër, shtoi kryeministri, “tokat e dhëna me qira, ose në përdorim të të tretëve që i punojnë, marrin subvencion, po atë subvencion nuk e marrin ata që punojnë tokën dhe që i nxjerrin prodhimin, por e marrin ata që e kanë dhënë me qira dhe që mund të jenë dhe në Itali apo në Greqi. Ky është një tjetër boshllëk që do të duhet ta adresojmë dhe pikërisht adresimin do ta bëjmë duke u spostuar drejt atyre që janë në gjendje të tregojnë faturën”.

/gj.m/j.p/

The post Rama: Subvencionimet në bujqësi do të bazohen tek fatura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌