❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Punësimi në sektorin bankar po rritet për të gjashtin vit radhazi

Punësimi në sektorin bankar po rritet për të gjashtin vit radhazi.

Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në mesin e këtij viti bankat tregtare në vend raportuan 7343 të punësuar, në rritje me 2.6% që nga fillimi i vitit dhe me 4.4% krahasuar me një vit më parë.

Numri i të punësuarve në sektorin bankar ka arritur nivelin më të lartë historik, i mbështetur nga cikli pozitiv i sektorit në vitet e fundit, i karakterizuar nga një rritje me ritme të shpejta e kredisë, e aktiveve në përgjithësi dhe nga përmirësimi i performancës financiare.

Periudha e konsolidimit të sektorit bankar mes viteve 2015-2022 solli ulje të numrit të bankave aktive, nga 16, në 11. Përqendrimi shkaktoi dublime të pozicioneve të punës, por edhe të rrjetit të degëve, çka çoi në mënyrë të paevitueshme shkurtime të stafit. Por, megjithatë, efektet e kësaj faze konsolidimi në treguesit e punësimit janë tejkaluar.

Punësimi në sektorin bankar iu kthye rritjes që prej vitit 2020, ndërsa në vitin 2023 numri i të punësuarve në banka e kishte kaluar nivelin e vitit 2016, vit kur pati nisur cikli i bashkimeve mes bankave tregtare, që solli shkurtimin e rreth 600 vendeve të punës gjatë tre viteve në vazhdim.

Rritja e numrit të të punësuarve është gjithashtu një dëshmi e faktit që dixhitalizimi i shërbimeve dhe produkteve bankare nuk ka ulur nevojën për burime njerëzore, por thjesht ka sjellë orientimin e tyre drejt pozicioneve të tjera.

Rritja e dixhitalizimit po sjell më pak nevojë për punonjës për procese bazike të lidhura me pagesat në degë, por po kompensohet nga zgjerimi i stafeve të lidhura me shërbimet që mbështeten te teknologjia, si edhe rritja e punësimit në pozicionet administrative, duke ndjekur edhe një cikël të natyrshëm të rritjes së biznesit.

Edhe numri i degëve të sektorit bankar i është kthyer rritjes. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në mesin e këtij viti bankat raportuan 409 degë, nga 405 që kishte qenë numri i tyre në fund të vitit 2024 dhe 391 që kishte qenë një vit më parë.

Nga ana tjetër, pas një cikli 7-vjeçar konsolidimi, numri i aktorëve në tregun bankar po rritet përsëri.

Në muajin gusht, Banka e Shqipërisë miratoi hyrjen në treg të degës së bankës më të madhe turke, Ziraat, që pritet të fillojë aktivitetin bankar brenda disa muajsh.

Kjo do ta rrisë numrin e bankave aktive në treg në 12. Ndërkohë, në Bankën e Shqipërisë është paraqitur një aplikim tjetër për licencë bankare, nga disa investitorë nga Izraeli.

Hyrja e aktorëve të rinj në treg përbën premisë për rritjen e mëtejshme të numrit të të punësuarve dhe të degëve të bankave tregtare në Shqipëri.

Të dhënat e paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave tregojnë se totali i aktiveve të sektorit bankar në mesin e këtij viti arriti në 2.161 trilionë lekë, në rritje vjetore me 8%./ E.Shehu

 

The post Punësimi në sektorin bankar po rritet për të gjashtin vit radhazi appeared first on Revista Monitor.

Fitimi i sektorit bankar ra me 8.5% për gjysmën e parë të vitit

Rënia e normave të interesit po sjell një zhvendosje në ulje të fitimit të sektorit bankar për këtë vit.

Të dhënat e paaudituara të bankave tregtare, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, tregojnë se fitimi neto i sektorit për 6-mujorin 2025 kishte vlerën e 17.7 miliardë lekëve, në rënie me 8.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Bankat qendrore vitin e kaluar nisën uljen e normave të interesit dhe kjo është reflektuar në kthimet prej instrumenteve financiare. Treguesi kryesor benchmark për Euron, Euribori 12-mujor, në fund të 6-mujorit 2025 ra pranë nivelit të 2%, nga pothuajse 3.3% që kishte qenë një vit më parë.

Ndërsa yield-i mesatar i bonove 12-mujore në Lekë ka rënë në 2.76%, nga 3.28% që kishte qenë një vit më parë. Rënia e treguesve benchmark përcillet direkt në normat e kredive me norma të ndryshueshme interesi të bankave tregtare, që përbëjnë edhe pjesën dërrmuese të portofolit të tyre.

Rënia e normave të interesit, si në Lekë, ashtu edhe në Euro ka filluar të japë efektet e para në një korrigjim në ulje të fitimeve të sektorit bankar në vend.

Ky efekt është i dukshëm për pothuajse të gjitha bankat e sektorit. Nga 11 banka në treg, nëntë raportojnë ulje të fitimeve krahasuar me një vit më parë. Madje, dy prej tyre e kanë mbyllur 6-mujorin e parë me humbje. Vetëm dy banka kanë arritur fitime më të larta krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Raiffeisen Bank kryeson renditjen e fitimeve, me një rezultat neto në vlerën e 4.16 miliardë lekësh, por në rënie me 5% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Banka më e madhe në vend, Banka Kombëtare Tregtare renditet e dyta, me një fitim neto prej 3.87 miliardë lekësh. Edhe BKT raporton një rënie të rezultatit financiar, me 18% më pak krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2024.

Vijon, OTP Albania, me 2.4 miliardë lekë (7% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë); Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), me 2.1 miliardë lekë (37% më shumë krahasuar me një vit më parë); Intesa Sanpaolo, me 1.56 miliardë lekë (17% më pak krahasuar me 6-mujorin 2024); Tirana Bank, me 1.32 miliardë lekë (3% më pak krahasuar me një vit më parë); Credins Bank, me 869 milionë lekë (19% më pak krahasuar me një vit më parë); Banka e Parë e Investimeve (Fibank), me 824 milionë lekë (13% më shumë krahasuar me një vit më parë), Union Bank, me 692 milionë lekë (22% më pak krahasuar me një vit më parë).

ProCredit Bank e ka mbyllur 6-mujorin me humbje në vlerën e 35 milionë lekëve, (kundrejt një fitimi 103 milionë lekë një vit më parë), ndërsa Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) raporton humbje në vlerën e 73 milionë lekëve, ndërsa një vit më parë raportonte fitim neto për 85 milionë lekë. Megjithatë, raportimet e UBA në të dyja rastet janë bërë sipas standardeve lokale të mbikëqyrjes, të Bankës së Shqipërisë dhe jo sipas IFRS-ve.

Për sa i takon kthimit nga kapitali aksionar, renditja kryesohet nga ABI Bank, me 33.93% (27.11% një vit më parë), e ndjekur nga Raiffeisen Bank, me 26.15% (29.47% një vit më parë); Fibank, me 24.35% (25.05% një vit më parë); OTP Albania, me 17.72% (23.82% një vit më parë); Tirana Bank, me 16.11% (20.89% një vit më parë); BKT, me 15.03% (19.71% një vit më parë); Union Bank, me 14.6% (22.87% një vit më parë); Intesa Sanpaolo, me 13.45% (15.42% një vit më parë); Credins Bank, me 6.97% (10.35% një vit më parë; ProCredit Bank, me -1.5% (4.83% një vit më parë) dhe UBA, me -3.81% (5.48% një vit më parë).  / E.Shehu

The post Fitimi i sektorit bankar ra me 8.5% për gjysmën e parë të vitit appeared first on Revista Monitor.

Huatë me probleme i kthehen sërish rënies në qershor, niveli më i ulët që nga 2008-a

Kreditë e pakthyer në afat në raport me totalin e huasë në ekonomi kanë shënuar rënie në qershor, pas rritjes së konstatuar në maj.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, niveli i huave jo performuese ishte 4.01%, nga 4.12% në maj. Ky është niveli më i ulët i dekadës së fundit dhe rekordi minimal që nga viti 2008.

Që nga viti 2014, kur arriti në 25%, niveli i huave të pakthyera në afat ka rënë vazhdimisht, duke u përshpejtuar tre vitet e fundit.

Rënia e raportit të kredive me probleme në dy vitet e fundit është ndikuar sidomos nga rritja me ritme të shpejta e portofolit të kredisë. Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë për ekonominë ishte në rritje vjetore me 12.5%. Rritja e kredisë edhe në pjesën e parë të vitit 2025 po ruan ritme të ngjashme të rritjes me vitin 2024.

Rritja dyshifrore e portofolit ka një efekt pozitiv mbi raportin e kredive me probleme, sepse për një portofol të njëjtë të kredive me probleme bën që raporti i tyre të jetë më i ulët. Por, nga ana tjetër një rritje e shpejtë e kreditimit në teori shton rreziqet edhe për një shtim gradual të portofolit të kredive me probleme.

Pavarësisht rënies, në raport me rajonin, sistëmi banker vijon të ketë më shumë kredi me probleme. Të dhënat krahasuese nga Nisma e Vjenës, projekt i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i takojnë fundit të vitit të kaluar, kur raporti i kredive me probleme për sektorin bankar shqiptar në fund të vitit të kaluar ishte në nivelin 4.17%.

Krahasuar me një vit më parë, raporti i kredive me probleme në Shqipëri u përmirësua me rreth 0.6 pikë përqindje krahasuar me një viti më parë.

Mbështetur në të dhënat e Nismës së Vjenës për rajonin, vendi me raportin më të lartë të kredive me probleme në fund të vitit 2024 ishte Mali i Zi, në nivelin 4.7%. Edhe në Malin e Zi raporti i kredive me probleme ka pësuar rënie, me rreth një pikë përqindje më pak krahasuar me një vit më parë.

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, në periudhën e pas krizës financiare të vitit 2008 pati nivelet më të larta të raportit të kredive me probleme. Me gjithë uljen graduale, sidomos pas vitit 2017, ende Mali i Zi dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë nivelet më të larta të këtij treguesi krahasuar me vendet e tjera të këtij rajoni.

Pas Shqipërisë, vijon Bosnje Hercegovina, me një raport të kredive me probleme në nivelin 3.2%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 2.6%, Serbia, me 2.5% dhe Kosova, me 1.8%.

The post Huatë me probleme i kthehen sërish rënies në qershor, niveli më i ulët që nga 2008-a appeared first on Revista Monitor.

Turizmi, “i etur” pĂ«r kredi/ BSH: GjatĂ« qershorit u aprovuan 1.33 miliard lekĂ« hua

Zhvillimi i turizmit në vend ka ndikuar në shtimin e e investimeve nga bizneset në këtë sektor.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se përgjatë këtij viti  nënsektorët që lidhen me turizmin kanë marë më tepër kredi për të realizuar investime.

VetĂ«m  pĂ«r muajin qershor janĂ« aprovuar 1.3 miliardĂ« lekĂ« hua pĂ«r “Akomodimin dhe shĂ«rbimin ushqimor”, qĂ« pĂ«rfshin strukturat e mikpritjes dhe turizmit, duke u rritur me  42% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar. NĂ«se vĂ«rejmĂ« tĂ« dhĂ«nat rezulton se ky Ă«shtĂ« niveli mĂ« i lartĂ« i regjistruar pĂ«r kĂ«tĂ« sektor nĂ« njĂ« muaj tĂ« vetĂ«m.Rritja e kreditimit Ă«shtĂ« njĂ« tregues i kĂ«tij sektori pĂ«r pĂ«rgatitjet pĂ«r  sezonin i cili tashmë  zgjeruar pĂ«rtej verĂ«s.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« sektori i cili vijon tĂ« ketĂ« pĂ«shĂ«n mĂ« tĂ« madhe nĂ« marjen e kredive rezulton se  “Tregtia me shumicĂ« dhe me pakicĂ«; Riparimi i automjeteve”, me njĂ« shumĂ« totale prej 10.85 miliardĂ« lekĂ«sh, me njĂ« rritje prej 44.7% nĂ« terma vjetorĂ«. Edhe tregtia me pakicĂ« Ă«shtĂ« njĂ« sektor qĂ« ka lidhje me sektorin e turizmit. Bankat kanĂ« dhĂ«nĂ« mĂ« tepĂ«r hua edhe pĂ«r industrinĂ« pĂ«rpunuese e cila vetĂ«m nĂ« qershor ka marrĂ« 3.45 miliardĂ« lekĂ« e ndjekur nga ndĂ«rtimi me 2.87 miliarde.

Nga të dhënat e Bankës Qendrore konfirmohet se të gjithë bizxneset kanë marë më tepër kredi në muajt e parë të këtij viti për investime, po ashtu edhe individët janë mbështetur më shumë  për blerje banesash.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se në qershor huaja e re në total arriti vlerën 38.8 miliardë lekë duke pësuar një rritje të ndjeshme prej mbi 7 miliardë lekësh  në krahasim me të njëjtën periudhë të një të viti më parë ose 24.7%./abcnews.al

“Union Bank, mĂ« shumĂ« se 23 milionĂ« euro financim pĂ«r agrobiznesin”

Intervistë me Loreta Gogaj, drejtore e Departamentit SME në Union Bank

 

Union Bank ka mbështetur me më shumë se 23 milionë euro financime sektorin e agrobiznesit.

Loreta Gogaj, drejtore e Departamentit tĂ« NdĂ«rmarrjeve tĂ« Vogla dhe tĂ« Mesme (SME) nĂ« Union Bank, thotĂ« pĂ«r “Monitor” se, pavarĂ«sisht sfidave tĂ« mĂ«dha strukturore qĂ« shtron bujqĂ«sia, banka prej mĂ« shumĂ« se katĂ«r vjetĂ«sh po financon me paketa produktesh tĂ« posaçme kĂ«tĂ« sektor.

Lidhur me programet lehtësuese të përgatitura së fundmi nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria, znj. Gogaj thotë se pritshmëritë e bankës janë të ulëta.

Sipas saj, fermerët, më shumë se normat e interesit, kërkojnë fleksibilitet në produkte, afate apo kërkesa ndaj kolateralit.

Ajo shprehet se zhvillimi i kreditimit në bujqësi në Shqipëri kërkon një qasje të integruar mes bankave, shtetit dhe institucioneve mbështetëse.

Znj. Gogaj vlerëson se përmirësimi i regjistrimit të pronës, zhvillimi i sigurimeve bujqësore, edukimi financiar i fermerëve dhe ndërtimi i partneriteteve mes bankave dhe agrobizneseve janë hapa të rëndësishëm drejt zgjidhjes së këtyre sfidave.

 

Cilat janë aktualisht sfidat kryesore të kreditimit të bujqësisë për bankat tregtare?

Kreditimi i bujqësisë nga bankat në Shqipëri përballet me një sërë sfidash strukturore dhe operacionale. Këto sfida lidhen si me natyrën e sektorit bujqësor, ashtu edhe me sistemin financiar.

Disa nga sfidat kryesore do të rendisja:

1 – Treg i vogĂ«l dhe fragmentar i prodhimit. Prodhimi bujqĂ«sor shpesh Ă«shtĂ« nĂ« sasi tĂ« vogla dhe i shpĂ«rndarĂ« mes shumĂ« fermerĂ«ve. Mungesa e kooperativave ose bashkimeve bĂ«n qĂ« ekonomitĂ« e shkallĂ«s tĂ« mungojnĂ«, duke e ulur efikasitetin e investimeve.

2 – Mungesa e kolateralit dhe formalizimi i ulĂ«t i fermerĂ«ve. ShumĂ« fermerĂ« nuk kanĂ« dokumentacion tĂ« rregullt tĂ« pronĂ«sisĂ« mbi tokĂ«n bujqĂ«sore, ndĂ«rkohĂ« edhe bankat shpesh nuk e pranojnĂ« si kolateral pĂ«r shkak tĂ« problematikave tĂ« ndryshme qĂ« mund tĂ« kenĂ« familjet bujqĂ«sore.

Nga ana tjetër, sektori haset me informalitet (pa regjistrim, pa bilance financiare) duke e bërë më të vështirë vlerësimin e kapacitetit pagues dhe riskut të kredimarrësit.

3 – Rreziku i lartĂ« sezonal dhe klimatik dhe mungesa e sigurimeve bujqĂ«sore funksionale.

Bujqësia varet shumë nga kushtet atmosferike dhe sezonaliteti, ku një vit i keq klimatik mund të çojë në falimentim të fermerit, duke rritur rrezikun për bankën.

Ndërkohë sigurimet në bujqësi nuk janë të zhvilluara në Shqipëri në mënyrë që fermerët të jenë të mbrojtur ndaj humbjeve dhe bankat nuk kanë garanci për kthimin e kredisë.

4 – Mungesa e krahut tĂ« punĂ«s me cilĂ«si dhe mekanikĂ«s nĂ« procese, qĂ« lidhet si me problemet e burimeve njerĂ«zore tĂ« migrimit tĂ« brendshĂ«m dhe emigracionit, ashtu edhe me fragmentimin e tokĂ«s dhe diversifikimin e kulturave bujqĂ«sore.

 

Cila ka qenë qasja e Union Bank ndaj sektorit të bujqësisë dhe cilat janë rezultatet e deritanishme në punën tuaj për financimin e këtij sektori?

Union Bank mbështet prej më shumë se 4 vitesh sektorin e agrobiznesit me paketa produktesh të posaçme.

Ne sot kemi mbi 1,700 fermerë që operojnë në bankë dhe një portofol kredie mbi 23 milionë euro.

Kryesisht rajoni Fier-Lushnjë-Berat mbetet rajoni më i rëndësishëm, i cili zë pjesën më të madhe të portofolit të kredisë.

Megjithatë, një rritje të rëndësishme kemi edhe në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës e Kavajë, të cilat kanë mundësi për të hyrë në sektorin agro, në veçanti në aktivitete si: prodhimi i vajit të ullirit apo agroturizmi.

Bashkëpunimi me fonde të ndryshme garancie na krijon mundësinë të rrisim financimin në këtë sektor dhe të krijojmë produkte më fleksibël kundrejt kërkesave për kolateral.

 

Pse kreditimi i bujqësisë mbetet në nivele shumë të ulëta, pavarësisht promovimit të herëpashershëm të programeve të mbështetjes me linja financimi ose me fonde garancie?

Një arsye janë politikat publike të paqëndrueshme. Subvencionet dhe programet e mbështetjes janë një nxitës i mirë në këtë sektor dhe kanë pasur efekt pozitiv në rritjen e kreditimit kundrejt këtij sektori.

Por, shpesh janë të paparashikueshme dhe ndryshojnë nga viti në vit, duke e bërë të vështirë planifikimin afatgjatë për investime.

Mungesa e ekspertëve dhe këshilluesve në zbatimin e këtyre programeve krijon shumë herë paqartësi, mosrealizime në kohë dhe rritje të rrezikut të mospërfitimit në kohë apo edhe të dështimit të projekteve.

Dhe pavarësisht këtyre programeve që nxisin investimet, rreziku i dështimeve për shkak të ndryshimeve klimatike, problematikave të inputeve, mungesës së punëtorisë dhe informalitetit, mbetet ende shumë i lartë

Edhe njohuritë e kufizuara të bankave për sektorin bujqësor krijojnë vështirësi në këtë drejtim.

Union Bank prej disa vitesh investon në drejtim të trajnimit dhe profilizimit të këshilluesve të biznesit dhe kjo kërkon investime në kapacitete njerëzore dhe njohuri të profilizuara.

Shumë banka nuk kanë staf të specializuar për të analizuar projektet bujqësore. Vlerësimi i investimeve në bujqësi kërkon ekspertizë teknike që shpesh mungon.

Duhen gjetur mënyra se si kjo ekspertizë të merret nga qendra të specializuara dhe me një proces eficient që të sillet kjo njohuri shpejt dhe me cilësi në bankë dhe pa kosto të larta investimi.

 

Cilat janë pritshmëritë tuaja nga programet e mbështetjes të prezantuara këtë vit nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria shqiptare, përkatësisht me linja financimi me çmim të ulët dhe një fond për garantimin e kredive?

Ne kemi krijuar produktin e posaçëm për këtë program të paraqitur nga Banka e Shqipërisë dhe së fundmi dhe me elementin e garancisë sovrane nga Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë, duke e promovuar dhe duke ofruar te klientët tanë në këtë sektor.

Gjithsesi, interesi ka qenë i ulët dhe nuk u vu re një shtim i kërkesës prej agrobiznesit.

Nga ana tjetër, kriteret e vendosura në disa raste nuk mund të përmbusheshin, si afati i shkurtër, mungesa e kolateralit, informaliteti i lartë duke mos plotësuar raportet e ripagimit të kredisë, etj.

Gjithashtu, investimet që bëhen në këtë fushë në makineri, blerje linjash prodhimi, janë në vlera të konsiderueshme që nuk mbulohen nga ky program.

Ndaj, pritshmëritë tona lidhur me këto programe janë të ulëta sa u përket aplikimeve të reja që mund të nxiten nga këto skema. Fermerët, më shumë se normat e interesit, kërkojnë fleksibilitet në produkte, afate apo kërkesa ndaj kolateralit.

 

Në këndvështrimin tuaj, përveç formave të mësipërme, çfarë masash apo ndërhyrjesh do ta bënin sektorin e bujqësisë më të kreditueshëm nga sektori bankar?

Në përgjithësi, zhvillimi i kreditimit në bujqësi në Shqipëri kërkon një qasje të integruar mes bankave, shtetit dhe institucioneve mbështetëse.

Përmirësimi i regjistrimit të pronës, zhvillimi i sigurimeve bujqësore, edukimi financiar i fermerëve dhe ndërtimi i partneriteteve mes bankave dhe agrobizneseve janë hapa të rëndësishëm drejt zgjidhjes së këtyre sfidave.

Përdorimi i fondeve të garancisë apo subvencioneve që mbulojnë pjesën e sigurimit të prodhimit do të ishte një nxitje më e madhe dhe mbështetje, në veçanti për fermerët. Skemat e IPARD janë ato që nxisin kryesisht agroprodhimin.

 

 

 

The post “Union Bank, mĂ« shumĂ« se 23 milionĂ« euro financim pĂ«r agrobiznesin” appeared first on Revista Monitor.

“Receta” e mikrofinancĂ«s pĂ«r kreditimin e bujqĂ«sisĂ«

Intervistë me Herjola Spahiu, drejtore e përgjithshme e NOA

 

Institucionet financiare jobanka deri më sot kanë pasur peshën kryesore në kreditimin e fermerëve të vegjël në Shqipëri.

Herjola Spahiu, drejtore e pĂ«rgjithshme e institucionet financiar NOA, thotĂ« nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor” se kreditimi i sektorit bujqĂ«sor mbĂ«shtetet nĂ« modele tĂ« veçanta biznesi, qĂ« ka mundĂ«suar mbĂ«shtetjen e kĂ«tij sektori, pavarĂ«sisht sfidave qĂ« ky sektor shtron.

Sipas saj, qasja e institucioneve mikrofinaciare nuk e vlerëson riskun e kredisë duke pritur dokumentacion nga klienti, sepse për gjendjen e sektorit bujqësor në Shqipëri kjo është e pamundur.

Këto institucione kanë ndërtuar modele të brendshme të vlerësimit të riskut, në përputhje me tipologjinë e aktivitetit bujqësor.

Këto modele japin informacion që shkon përtej asaj që mund të ofrojnë pasqyrat financiare të një klienti, duke mundësuar vlerësimin e rreziqeve dhe financimin e fermerëve.

Ndërkohë, sipas saj, element i domosdoshëm i kreditimit të bujqësisë është prania e vazhdueshme në terren, për këshillimin e klientit dhe ndjekjen e vazhdueshme të ciklit të kredisë.

 

Cilat janë sfidat kryesore të kreditimit të bujqësisë për institucionet financiare?

BujqĂ«sia mbetet njĂ« sektor i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u financuar, sidomos nga sektori bankar, pĂ«r shumĂ« arsye. E para dhe duhet ta pranojmĂ« tĂ« gjithĂ«, bujqĂ«sia ngelet ende njĂ« nga sektorĂ«t mĂ« informalĂ« tĂ« ekonomisĂ« shqiptare.

Pjesa më e madhe e fermerëve janë ende të paregjistruar dhe nuk kanë as histori kreditimi. Këto përbëjnë një vështirësi madhore për të krijuar një profil të rrezikut të klientit, për ta kredituar atë.

Një aspekt tjetër është sezonaliteti i të ardhurave. Bujqësia, për shkak të ciklit të prodhimit, ka luhatshmëri të të ardhurave, mund të ketë një apo dy sezone në vit kur fermeri arkëton para dhe ka mundësi të paguajë kreditë.

Kjo kërkon një përshtatje të produktit financiar me këtë cikël të të ardhurave.

Fragmentimi i tokave dhe mungesa e kolateraleve ngelet një problem i madh, sidomos kur bëhet fjalë për të financuar projekte të reja investimi, që kërkojnë shuma më të mëdha.

Në përgjithësi, kreditë për fermerët që kanë qëllim financimin e farërave apo inputeve bujqësore kanë shuma të vogla dhe jepen pa kolateral, si dhe me sezone të shkurtra.

Bujqësia është një nga ata sektorë ku rreziqet natyrore janë të mëdha, në varësi të fenomeneve atmosferike. Këta janë faktorë jashtë dëshirës dhe vullnetit të fermerit dhe e bëjnë të vështirë parashikimin e sezonit të prodhimit.

Për fat të keq, në Shqipëri mungojnë edhe siguracionet për produktet bujqësore. Kjo është një problematikë madhore që duhet adresuar, në mënyrë që kreditimi i bujqësisë të rritet më shumë, edhe nga sektori bankar.

Vitet e fundit kemi hasur një problematikë tjetër që lidhet me emigracionin.

Tendenca e brezave të rinj në zonat rurale është të mos ndjekin traditën familjare në menaxhimin e fermave, por të vendosen në zonat urbane ose të emigrojnë jashtë vendit.

Kjo ka ndikuar në uljen e numrit të njësive aktive bujqësore dhe në përgjithësi, në rënien e fuqisë punëtore në bujqësi.

Të mos harrojmë që bujqësia në Shqipëri ka një shkallë të ulët automatizimi dhe pjesa më e madhe e punëve kryhen manualisht, ndaj tkurrja dhe plakja e fuqisë punëtore ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e rendimentit të fermës dhe në mundësitë për ta menaxhuar.

Nga ana tjetër, edhe kostoja e procesit të kredidhënies në bujqësi dhe blegtori është shumë e lartë.

Kjo kërkon më shumë kohë dhe më shumë kosto logjistike dhe operacionale për një institucion financiar, jo vetëm për ta dhënë, por sidomos për ta monitoruar në vazhdimësi ecurinë e saj.

 

Si keni arritur t’i adresoni kĂ«to sfida dhe cila ka qenĂ« qasja juaj nĂ« kreditimin e fermerĂ«ve dhe sipĂ«rmarrjeve bujqĂ«sore?

ËshtĂ« njĂ« model biznesi i ndĂ«rtuar nĂ« vite, qĂ« i ka fillesat nĂ« modelet e ngjashme ndĂ«rkombĂ«tare.

Disa prej institucioneve mikrofinanciare, si NOA, janë krijuar nga institucione të huaja financiare me fokus kryesor financimin e zonave rurale.

Modelet janë të tilla që të jenë sa më fleksibël në përputhje me karakteristikat e sektorit. Ne kemi kredi që mund të kenë një apo dy këste gjithë vitin, në varësi të ciklit të shitjes së prodhimit dhe mbledhjes së të ardhurave.

Patjetër që çdo kredi për bujqësinë nuk mund të jepet nga zyra.

Stafi ynë bën një monitorim të vazhdueshëm në terren, jo vetëm në fazën e aplikimit të fermerit për kredi, por gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj dhe sidomos në momentin kur cikli i prodhimit është në pikun e tij, për të siguruar ecurinë e mirë të ciklit dhe shlyerjes së kredisë.

Kemi qenë shumë fleksibël në garancitë me pasuri të paluajtshme.

Ne kemi qenë shumë të pranishëm në financimin e nevojave për kapital qarkullues dhe në vlera atë vogla, që nuk kërkojnë mbulim me kolateral.

Nuk kemi qenë shumë të pranishëm në financimin e investimeve të tokave, magazinave, fabrikave, pikave të grumbullimit, sepse ato janë biznese që kanë mundësi të ofrojnë kolaterale dhe më shumë shërbehen nga sektori bankar.

Ndërsa fermeri i vogël është kryesisht i adresuar te ne.

Duke pasur kosto risku më të lartë, edhe marzhet tona me këto kredi janë më të larta. Nuk janë të krahasueshme me normat e sektorit bankar për ndërmarrjet më të mëdha të agrobiznesit.

Ç’ështĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja, modeli ynĂ« nuk e vlerĂ«son riskun e kredisĂ« duke pritur dokumentacion nga klienti, sepse pĂ«r gjendjen e sektorit bujqĂ«sor nĂ« ShqipĂ«ri kjo Ă«shtĂ« e pamundur.

Ne kemi ndërtuar modele të brendshme të vlerësimit të riskut. Mund të kemi mbi 35 karta të vlerësimit të riskut, në përputhje me tipologjinë e aktivitetit.

Ne bëjmë një vlerësim të brendshëm me matrica të mirëndërtuara, në bashkëpunim edhe me Universitetin Bujqësor, të cilat na japin edhe produktivitetin, edhe përfitueshmërinë që mund të ketë çdo fermë sipas aktivitetit të saj.

Këto modele na japin informacion që shkon përtej asaj që mund të ofrojnë pasqyrat financiare të një klienti.

Kjo na ka dhënë forcën kryesore për të zbutur sa më shumë rreziqet. Nga ana tjetër, siç e përmenda, prania e vazhdueshme në terren është element i domosdoshëm, duke filluar nga këshillimi i klientit.

Oficerët tanë janë gjithmonë pika kontakti për informacion dhe këshillim nga fermerët.

 

ÇfarĂ« pĂ«rmasash ka aktualisht kreditimi i bujqĂ«sisĂ« nga sektori financiar jobankar?

Ne grumbullojmë të dhëna për sektorin e bujqësisë edhe brenda shoqatës Mikrofinanca Shqiptare.

Kredia për bujqësinë dhënë nga anëtarët e kësaj shoqate, duke përfshirë institucione financiare jo banka, por edhe shoqëri kursim-krediti, është më shumë se 90 milionë euro, në fund të 2024-s.

Kjo shumë është më e madhe krahasuar me portofolin prej rreth 64 milionë eurosh të sektorit bankar.

 

Ndërkohë, kredia për bujqësinë paraqet edhe tregues të mirë të performancës, me një raport të kredive me probleme pranë nivelit të 3%?

Ky është një element shumë i rëndësishëm për ne, sepse kostoja e riskut mbahet mirë nën kontroll.

Fermerët e vegjël janë shumë të përgjegjshëm te rikthimi i kredisë, sepse e kanë kuptuar sa e rëndësishme është të ruash një marrëdhënie me institucionin financiar dhe të kesh një derë të hapur për financime të tjera në të ardhmen.

Në përgjithësi, edhe kur ka probleme, arrijmë të gjejmë zgjidhje në bashkëpunim me fermerin, nëpërmjet ristrukturimeve dhe kemi arritur të ruajmë marrëdhëniet me fermerin.

Për shembull, në rastin e fundit të sëmundjes së bagëtive të imëta, kemi pasur jo më shumë se 10 raste të klientëve të prekur nga situata, jo direkt për shkak të sëmundjes, por për shkak të masave për ndalimin e tregtimit.

Problematikat me riskun në bujqësi, në fakt, lidhen kryesisht me emigracionin.

Kryesisht sot kreditë me probleme në bujqësi lidhen me raste të largimit ose emigrimit të fermerëve.

Megjithatë, në përgjithësi fakti që kreditë janë në shuma të vogla dhe rreziku është i shpërndarë në shumë huamarrës ndihmon për ta mbajtur nën kontroll treguesin e kredive me probleme.

 

Sa mund të ndihmojnë programet mbështetëse (linja financimi, skema garancie, etj.) për rritjen e kreditimit të bujqësisë?

Nismat pĂ«r lehtĂ«simin e kreditimit tĂ« bujqĂ«sisĂ« patjetĂ«r qĂ« janĂ« shumĂ« pozitive. Mendoj se Ă«shtĂ« pĂ«r t’u pĂ«rshĂ«ndetur pĂ«rpjekja pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar skema garancie pĂ«r biznesin e vogĂ«l, duke pĂ«rfshirĂ« edhe bujqĂ«sinĂ«.

Ne nuk jemi pjesë e skemave të prezantuara kohët e fundit nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria, dhe i kemi vlerësuar ato në distancë.

Natyrisht, fakti që ato u adresohen vetëm klientëve të sektorit bankar i bën ato më pak gjithëpërfshirëse, sidomos për fermerët e vegjël dhe për ato arsye që përmenda më lart.

Ndaj mendoj se kĂ«to skema do t’u shĂ«rbejnĂ« mĂ« shumĂ« kompanive mĂ« tĂ« mĂ«dha dhe mĂ« tĂ« strukturuara, sidomos duke qenĂ« se ato shoqĂ«rohen me norma tavan interesi pĂ«r financimet.

Sidoqoftë,  mendoj se janë nisma pozitive, sepse ndihmojnë në ndërgjegjësimin e fermerëve për rëndësinë e formalizimit, që të përfitojnë prej këtyre skemave në të ardhmen.

Ne prej vitesh përpiqemi të japim stimuj për formalizimin, duke bërë edhe diferencim në çmim mes fermerëve të formalizuar dhe atyre të paformalizuar.

Mendoj se këto skema duhet të jenë më përfshirëse, duke përfshirë në to edhe institucionet financiare jobanka, si një hallkë me përvojën e duhur që mund të ndihmojë edhe në rritjen e formalizimit.

Për sa i përket vendosjes së normave maksimale të interesit, e thamë që bujqësia ka kosto të larta operacionale, ndaj është e vështirë që me atë normë interesi të mbulojë minimalisht kostot e institucionet financiar.

Ndaj, mendoj se duhen skema që mund të përfshijnë realisht fermerin e vogël, aty ku ka informalitet dhe kosto më të larta financimi.

Vendosja e një garancie nga qeveria e bën më të lehtë procesin, sepse kjo e ul disi riskun e financimit, por nuk i mbulon dot të gjitha kostot.

Unë do të shtoja dy gjëra në këto skema.

E para që, përtej garancisë, të shtohet edhe një produkt për sigurimin e fermerëve. Dhe e dyta, duhet patjetër edhe këshillimi dhe edukimi financiar për fermerin, sepse ata kanë shumë nevojë për një mbështetje të tillë.

 

Mund të sugjeroni masa apo ndërhyrje që do ta bënin bujqësinë një sektor më konkurrues dhe më të kreditueshëm nga sektori financiar?

Unë do të shtoja edhe sigurimin e zinxhirit të vlerës. Një nga problematikat e fermerëve ndër vite është luhatja e çmimeve.

Ndoshta krijimi i njĂ« forme ligjore ku fermerĂ«t tĂ« hyjnĂ« nĂ« kontrata paraprake qĂ« nĂ« momentin kur ata fillojnĂ« tĂ« prodhojnĂ« diçka, me çmim tĂ« paracaktuar, do t’i mbronte ata nga pasiguria nĂ« momentin e shitjes sĂ« prodhimit.

Ekzistojnë shembuj të tillë në botë, ku formalizimi i zinxhirit të vlerës e ka ndihmuar shumë fermerin e vogël.

 

Ju përmendët produktet e sigurimit, si një element që do të ndihmonte rritjen e kreditimit të bujqësisë. A mund të kenë një rol institucionet financiare të kredidhënies në ofrimin e këtyre produkteve edhe në Shqipëri?

Mendoj se bashkëpunimi i institucioneve financiare me kompanitë e sigurimit mund të rezultojë shumë i frytshëm për të ndërtuar produkte sigurimi për sektorin e bujqësisë.

Ne kemi shembuj të mirë në Ballkan, siç është rasti i Maqedonisë së Veriut. Edhe në Shqipëri është tentuar disa herë, por ka pasur vetëm rezultate sporadike.

Thuhet shpesh që primi i sigurimit në bujqësi është i lartë, por nëse fermerit i shpjegohet rëndësia e sigurimit ai mund të jetë i gatshëm ta paguajë këtë prim si pjesë e kësteve të kredisë, siç ndodh sot me produkte të tjera sigurimi që kërkohen nga sektori bankar dhe financiar.

Rasti më tipik është sigurimi i pronës për kredinë.

Mendoj që duhet të ndërtohet një bashkëpunim i tillë edhe për kreditimin e bujqësisë.

 

 

The post “Receta” e mikrofinancĂ«s pĂ«r kreditimin e bujqĂ«sisĂ« appeared first on Revista Monitor.

Banka e ShqipĂ«risĂ« “hap derĂ«n” pĂ«r Ziraat

Banka Qendrore licencoi në muajin gusht hapjen e degës së bankës turke Ziraat në Shqipëri. Kjo do të jetë e para licencë e re e dhënë në tregun bankar shqiptar pas pothuajse 20 vjetësh dhe shënon fillimin e një faze të shtimit të numrit të bankave në treg, pas një cikli të gjatë përqendrimi.

 

Ersuin Shehu

Banka e Shqipërisë licencoi në muajin gusht bankën më të madhe në Turqi, Ziraat, për të nisur aktivitetin në Shqipëri. Ziraat do të licencohet fillimisht si degë e bankës mëmë në Turqi.

Licencimi i Ziraat përfaqëson një pikë të rëndësishme kthese për strukturën e tregut bankar në vend. Që nga viti 2015 e në vazhdim, sektori bankar në Shqipëri ka ndjekur një cikël konsolidimi dhe përqendrimi.

Mes viteve 2015 dhe 2022, numri i bankave tregtare në vend u ul nga 16 në 11. Me licencimin e Ziraat, numri i bankave në treg do të rritet përsëri.

Ky është i pari licencim i një banke të re tregtare në Shqipëri prej afërsisht 20 vjetësh. Licenca e fundit për aktivitet bankar në Shqipëri ishte dhënë në fillim të vitit 2006, për bankën me kapital vendas, Union Bank.

Ziraat do tĂ« bĂ«het banka e dytĂ« me kapital turk nĂ« ShqipĂ«ri, pas bankĂ«s mĂ« tĂ« madhe nĂ« vend, Banka KombĂ«tare Tregtare (BKT), zotĂ«ruar nga grupi turk i biznesit, Çalik.

MegjithatĂ«, ndryshe nga Çalik, Ziraat Ă«shtĂ« njĂ« investitor institucional i specializuar nĂ« sektorin bankar.

Hyrja në treg e Ziraat dëshmon rritjen e interesit për sektorin bankar në Shqipëri, në vijim të një cikli pozitiv disavjeçar, që po shoqërohet me ritme të larta të rritjes së kredisë dhe përmirësim të treguesve të përfitueshmërisë.

Duke qenë një bankë me kapital shtetëror, hyrja e Ziraat në Shqipëri mund të lexohet edhe në këndvështrimin e interesit gjeopolitik të Turqisë për të rikthyer ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Ziraat, banka më e madhe në Turqi

Ziraat Bank (në turqisht Banka Bujqësore) është bankë me kapital shtetëror turk. 100% e aksioneve zotërohen nga Fondi Turk i Pasurisë, fond publik në pronësi të shtetit të Turqisë. Ziraat e ka origjinën që në shekullin e 19-të, në epokën e Perandorisë Osmane.

Ajo u themelua në vitin 1863, fillimisht si një fond kooperativ për financimin e bujqësisë, ndërsa në vitin 1888 u shndërrua zyrtarisht në bankë, me emrin që mban edhe sot, Ziraat.

Aktualisht, Ziraat Bank është banka më e madhe në Turqi, ku mban afërsisht 16.5% të tregut, me asete totale për një vlerë prej rreth 133 miliardë USD, në fund të vitit 2024.

Në bilancin e konsoliduar, në nivel grupi (duke përfshirë edhe bankat dhe kompanitë e tjera të zotëruara prej saj brenda dhe jashtë Turqisë),

Ziraat raporton asete totale për afërsisht 147 miliardë USD. Përveç bankave dhe kompanive financiare në Turqi, Ziraat zotëron banka të kontrolluara prej saj në Gjermani, Rusi, Kazakistan, Uzbekistan, Gjeorgji, Azerbajxhan, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Banka turke është e pranishme me degët e saj (që nuk veprojnë si banka të ndara) dhe në Angli, Irak, Greqi, Bullgari, Arabinë Saudite, Qipron Turke, Bahrejn, ndërsa ka zyra përfaqësie edhe në Emiratet e Bashkuar Arabe dhe në Egjipt.

Të dhënat e mësipërme tregojnë se Ziraat është e pranishme edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pas Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës, zgjerimi në Shqipëri duket si një hap i mëtejshëm në strategjinë e pranisë rajonale.

Ziraat Bank është e pranishme prej vitit 2015 edhe në tregun bankar të Kosovës, me pesë degë gjithsej.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Shoqata e Bankave të Kosovës, në fund të 3-mujorit të parë 2025, Ziraat Bank zotëronte 1.7% të tregut të Kosovës, për një total aktivesh prej afërsisht 143 milionë eurosh.

Pjesa e Ziraat ishte pak më e lartë në tregun e kredisë, me 1.9% të portofolit total të sektorit bankar në Kosovë në fund të periudhës së mësipërme.

MĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« vit, Banka Qendrore e KosovĂ«s miratoi shndĂ«rrimin e Ziraat Bank – Dega nĂ« KosovĂ«, nga degĂ« e njĂ« banke tĂ« huaj nĂ« njĂ« bankĂ« tĂ« licencuar dhe themeluar nĂ« KosovĂ«, me emrin Ziraat Kosova Sh.a.

 

Izraelitët duan të ngrenë bankën e parë dixhitale

Licencimi i Ziraat, me shumë mundësi, nuk do të jetë i fundit në atë që duket të jetë një cikël i ri i rritjes së numrit të subjekteve në tregun bankar.

Në Bankën e Shqipërisë është paraqitur zyrtarisht shprehja e interesit nga një grup investitorësh izraelitë të përfaqësuar nga Gal Bar Dea, që deri para pak muajsh mbante detyrën e drejtorit të përgjithshëm One Zero Digital Bank.

Aplikimi në fjalë nuk është finalizuar ende, por megjithatë, burime nga Banka e Shqipërisë bëjnë të ditur se subjekti në fjalë është në fazën e plotësimit të dokumentacionit.

Besohet se modeli që investitorët izraelitë duan të ndërtojnë në Shqipëri është i ngjashëm me bankën dixhitale One Zero Digital Bank, e ngritur në vitin 2019.

One Zero është një bankë relativisht e re, e themeluar në vitin 2019, si e para bankë dixhitale në Izrael, por shumë shpejt ka shfaqur plane ambicioze zgjerimi edhe në tregje të tjera, duke përfshirë edhe një projekt të përbashkët për ngritjen e një banke dixhitale në Itali, në bashkëpunim me bankën italiane, Banca Generali.

MegjithatĂ«, mjedisi i pafavorshĂ«m gjeopolitik dhe tensionet e larta nĂ« Lindjen e Mesme kanĂ« bĂ«rĂ« qĂ« pĂ«r momentin, banka izraelite t’i pezullojĂ« planet e zgjerimit nĂ« tregjet e huaja.

Ish-drejtori i përgjithshëm, Gal Bar Dea, u largua pikërisht për shkak të tërheqjes së One Zero nga strategjia e zgjerimit ndërkombëtar dhe duket se interesi për të hyrë në Shqipëri është pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar një model të ngjashëm të bankingut dixhital në vende të tjera, por në mënyrë të pavarur nga One Zero.

 

 

Cikli pozitiv i bankave zgjon “lakminĂ«â€ e investitorĂ«ve tĂ« rinj

Sektori bankar në Shqipëri po kalon një cikël pozitiv, i karakterizuar nga zgjerimi i aktiveve, rritja dyshifrore e kreditimit dhe përfitueshmëria pranë niveleve më të larta historike.

Sipas statistikave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të vitit 2024 totali i aktiveve të sektorit arriti në afërsisht 2.1 trilionë lekë. Vlera e aktiveve u rrit me 7% krahasuar me një vit më parë dhe me 41% krahasuar me fundin e vitit 2019, përpara pandemisë.

Rritja, megjithatĂ«, Ă«shtĂ« “gĂ«rryer” ndjeshĂ«m nga efekti negativ i forcimit tĂ« Lekut nĂ« kursin e kĂ«mbimit. E zhveshur nga efekti i kursit tĂ« kĂ«mbimit, rritja e sektorit gjatĂ« pesĂ« viteve do tĂ« kishte qenĂ« mĂ« shumĂ« se 50%.

Portofoli i kredisë ka arritur vlerën e 812 miliardë lekëve, 13% krahasuar me një vit më parë dhe 47% më shumë krahasuar me fundin e vitit 2019.

Me bazë vjetore, rritja e kredisë në fund të vitit të kaluar shënoi nivelin më të lartë në më shumë se 15 vjet.

 

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave

 

Zgjerimi i aktivitetit, përmirësimi i cilësisë së aktiveve dhe rritja e normave të interesit kanë sjellë edhe përmirësim të ndjeshëm në treguesit e përfitueshmërisë së sektorit.

Shifrat e Shoqatës Shqiptare të Bankave, mbështetur në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, treguan se për vitin 2024, kthimi mesatar nga kapitali i sektorit bankar arriti në afërsisht 19.1%, në rënie nga niveli rekord prej 22.17% i vitit 2023, por në rritje të ndjeshme nga niveli 12.03% i vitit 2019.

 

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave

 

Rritja e fortĂ« e fitimeve nĂ« periudhĂ«n 2023-2024 Ă«shtĂ« e lidhur nĂ« njĂ« masĂ« tĂ« madhe me rritjen e shpejtĂ« tĂ« normave tĂ« interesit tĂ« periudhĂ«s 2022 – 2023.

Por, nga ana tjetër, kjo rritje reflekton edhe zgjerimin e aktiveve të sektorit dhe sidomos të kredisë, por edhe përmirësim të vazhdueshëm të raportit të kredive me probleme.

Raporti i kredive me probleme ka zbritur pranë kufirit të 4%, që përfaqëson edhe nivelin më të ulët në 17 vitet e fundit.

 

Por ekonomia ngelet e nënkredituar

Megjithëse kreditimi i është kthyer rritjes me ritme dyshifrore, shifrat krahasuese tregojnë se Shqipëria ngelet ende ekonomia më pak e kredituar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas statistikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në fund të vitit 2024, portofoli i kredisë në Shqipëri ishte sa 32% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në rritje nga niveli prej afërsisht 30% i vitit 2022.

Kredia në vlerë absolute është rritur me ritme të përshpejtuara në periudhën pas pandemisë, por kjo rritje ka ndjekur rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike.

Për këtë arsye, kreditimi, në terma realë nuk ka shënuar rritje shumë të madhe dhe ngelet në nivelet më të ulëta të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ekonomia me kreditimin më të lartë në rajon në fund të vitit të kaluar ishte Kosova, me 56.4% e PBB-së, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me një portofol sa 52.4% e PBB-së (2023), Mali i Zi, me 47.4%, Bosnjë-Hercegovina, me 46.5%, dhe Serbia, me 38.6% e PBB-së (2023).

Shqipëria ka pasur nivele të ulëta të kredisë në raport me PBB-në gjatë gjithë periudhës postkomuniste. Një rritje e shpejtë e këtij raporti u regjistrua sidomos gjatë periudhës 2005-2011, që përkon me zgjerimin e sektorit bankar në vend.

Në vitin 2011, raporti i kredisë ndaj PBB-së arriti nivelin më të lartë historik, me më shumë se 41%.

Në vitet që pasuan, ky raport pësoi rënie të vazhdueshme, për shkak të krizës së kredive me probleme, që solli stanjacion të kreditimit për vite me radhë dhe më pas pastrimit të vazhdueshëm të portofolave prej kredive të humbura.

 

Burimi: FMN. Të dhënat për Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut i takojnë vitit 2023

 

Numri i bankave drejt një zgjerimi të ri

Në vitin 2006, sektori bankar shqiptar arriti numrin më të madh të bankave tregtare aktive, 16 të tilla.

Sektori bankar ndodhej në një fazë zgjerimi të shpejtë, ku investitorë vendas dhe sidomos ndërkombëtarë po hynin në një treg që premtonte potenciale të mëdha të pashfrytëzuara, duke qenë një nga ekonomitë më të nënkredituara në Europë.

Në vitin 2004, në treg kishte hyrë Raiffeisen Bank, nëpërmjet privatizimit të ish-Bankës së Kursimeve, ndërsa në atë periudhë, edhe bankat me kapital grek, të pranishme në treg prej vitesh, nisën një strategji zgjerimi.

Deri në vitin 2009, sektori u karakterizua nga një rritje e shpejtë e kreditimit dhe hyrje e aktorëve të tjerë të rinj nga jashtë, si grupet Intesa Sanpaolo, Societe Generale, Veneto Banka dhe indirekt, edhe Credit Agricole, nëpërmjet blerjes së grupit bankar grek Emporiki.

Megjithatë, numri i bankave nuk u rrit më shumë se 16. Grupet e huaja në përgjithësi preferonin blerjen e bankave ekzistuese, për të pasur një bazë tregu mbi të cilën të tentonin zgjerimin.

Kriza që nisi të shfaqej në vitin 2009 shënoi edhe fillimin e fazës rënëse të tregut.

Pas disa vitesh stanjacioni dhe rënieje të kreditimit dhe rritjes së shpejtë të kredive me probleme, disa prej grupeve të huaja bankare vendosën të dilnin nga Shqipëria, duke zgjedhur të konsolidonin aktivitetin në tregjet më të mëdha.

Pas vitit 2015, Credit Agricole, Banka Kombëtare e Greqisë, Grupi Bankar i Pireut, Societe Generale, ICB Banking Group, Alpha Bank dhe Banka Islamike për Zhvillim (IDB) vendosën të largoheshin nga tregu, duke i shitur bankat e tyre në Shqipëri.

Grupi italian Veneto Banca në Itali u përthith nga grupi Intesa Sanpaolo për ta shpëtuar nga falimentimi, duke sjellë edhe bashkimin e bankave në tregun shqiptar, ndërsa grupi kuvajtian Al-Kharafi e mbylli me likuidim Bankën e Kreditit të Shqipërisë.

Ky proces solli edhe disa bashkime me përthithje dhe uljen e numrit të bankave, nga 16 në 11 të tilla.

Njëkohësisht, ai shënoi edhe rënien e ndjeshme të peshës së bankave nga vendet e BE-së dhe ato me kapital të huaj në përgjithësi, duke faktorizuar ndjeshëm investitorët vendas në tregun bankar.

Edhe në vitet e fundit nuk ka munguar interesi për operacione që do të sillnin përqendrim të mëtejshëm të sektorit. Grupi BALFIN, nëpërmjet Tirana Bank, tre vite më parë ishte shumë pranë blerjes së Raiffeisen Bank Shqipëri.

Ndërsa grupi hungarez OTP ka shpalosur disa herë publikisht interesin për blerje të tjera në tregun bankar shqiptar, pas atyre të Societe Generale Albania dhe Alpha Bank Albania.

Por, në një moment ku mundësitë për ndryshime strukture në tregun bankar dukeshin kryesisht në kahun e një përqendrimi të mëtejshëm, hyrja në treg e Ziraat Bank sjell përsëri rritje të numrit të bankave të pranishme në tregun shqiptar.

 

Kapitali i huaj mbetet dominues, por rriten bankat vendase

Bankat me kapital të huaj vazhdojnë të jenë dominuese në strukturën e pronësisë së sektorit bankar shqiptar, por megjithatë, në dekadën e fundit, vërehet qartë një rritje e ndjeshme e peshës së bankave me kapital vendas.

Nga 11 banka aktive në tregun shqiptar, gjashtë janë me kapital të huaj dhe pesë me kapital mbizotërues vendas.

Bankat me kapital të huaj, sipas madhësisë, janë Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka Raiffeisen Shqipëri, Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri, Banka OTP Albania, Banka ProCredit Shqipëri dhe Banka e Parë e Investimeve Shqipëri (Fibank).

Tre prej tyre klasifikohen nga Banka e Shqipërisë si banka me rëndësi sistemike.

Statistikat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në fund të vitit 2024, bankat me kapital të huaj zotëronin 62.8% të totalit të aktiveve të tregut bankar shqiptar. Por, pesha e tyre e tregut ka rënë ndjeshëm nga niveli prej 84.5% i një dekade më parë.

Rënia e peshës së kapitalit të huaj në tregun bankar nisi sidomos pas vitit 2015, kur një pjesë e grupeve bankare të Eurozonës vendosën gradualisht të dalin nga tregu shqiptar, me objektiv kryesor për të rimëkëmbur aktivitetet e tyre në tregje të tjera, pas efekteve të krizës financiare që pati zanafillën në vitin 2008.

Kjo krijoi hapësira për rritjen e peshës së kapitalit vendas në tregun bankar, qoftë nëpërmjet blerjes së bankave me kapitalit të huaj, por qoftë edhe duke treguar oreks më të madh për rritje organike, në një periudhë kur bankat me kapital të huaj në përgjithësi e frenuan rritjen, duke u fokusuar kryesisht në ruajtjen e cilësisë së portofolave.

 

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave

 

Investimet turke kanë arritur në gati 1.2 miliardë euro

Turqia në dekadat e fundit ka qenë një ndër investitorët e huaj më të rëndësishëm në Shqipëri, ndërsa vlera e investimeve turke ka ardhur në rritje të vazhdueshme në vitet e fundit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar 2024 stoku i investimeve turke arriti vlerën e rreth 1.3 miliardë eurove. Në dekadën e fundit, vlera e investimeve turke është rritur me më shumë se tre herë.

Madje, vitin e kaluar, Turqia ishte investitori më i madh i huaj edhe për flukset e reja të Investimeve të Huaja Direkte.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2024, investimet e kompanive me kapital turk arritën vlerën e 257 milionë eurove, me rritje prej 44% krahasuar me një vit më parë.

Ndërmarrjet turke kanë rol të rëndësishëm në disa sektorë të ekonomisë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse apo edhe në ndërtim.

Vlera e investimeve të huaja përfshin jo vetëm flukset e reja, por edhe fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve ekzistuese. Ky zë ka fituar një peshë në rritje gjatë viteve të fundit në strukturën e Investimeve të Huaja Direkte.

Disa prej investitorĂ«ve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m turq nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« grupi Çalik nĂ« BankĂ«n KombĂ«tare Tregtare, Grupi Yildirim, nĂ« Albchrome, Ayen Enerji, nĂ« Ayen AS Energji, Kurum, nĂ« Kurum International, etj.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

 

The post Banka e ShqipĂ«risĂ« “hap derĂ«n” pĂ«r Ziraat appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera e mjeteve të rezervës arriti në 6 miliardë e 727 milionë euro, në rritje me 7.4% krahasuar me fundin e vitit 2024 dhe me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në një masë të madhe, rritja e rezervës valutore u ndikua nga emetimi i Eurobondit të radhës të Qeverisë shqiptare në muajin shkurt, për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh.

Megjithatë, rritja e rezervës ka vijuar edhe në tremujorin e dytë të vitit. Ndikim të konsiderueshëm, veç të tjerash, vlerësohet të kenë edhe blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor.

Duke parë vazhdimin e presioneve të forta mbiçmuese për monedhën vendase, Banka Qendrore ka vazhduar edhe këtë vit blerjen e valutës, për të mos lejuar rënien e mëtejshme të kursit Euro-Lek.

Paralelisht, Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe programin e ankandeve të planifikuara, pikërisht me qëllim rritjen e rezervës së saj valutore. Në tre ankandet e zhvilluara gjatë tremujorit të parë 2025, janë blerë 33.2 milionë euro me një mesatare 11.07 milionë euro, kundrejt mesatares prej 14.2 milionë euro gjatë vitit 2024.

Shuma e blerë ka qenë e ngjashme me shumën e blerë në të njëjtën periudhë të një viti më parë (32.6 milionë euro), duke treguar, sipas Bankës së Shqipërisë, se pjesëmarrja relativisht më e ulët e bankave lidhet me faktorë sezonalë.

Megjithëse të dhënat nuk janë ende të disponueshme, besohet se shumat e blera në tregun e brendshëm valutor janë rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Banka e Shqipërisë synon të blejë këtë vit përmes ankandeve 270-350 milionë euro, ose 20 milionë euro më shumë krahasuar me objektivin e vitit 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Blerjet e valutës arritën vlerën më të lartë historike dhe u rritën me 249% krahasuar me një vit më parë.

Në mesin e këtij viti, titujt e borxhit përbënin 73% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 18% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend./ E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë miraton hyrjen e bankës turke Ziraat në Shqipëri

KĂ«shilli MbikĂ«qyrĂ«s i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« vendosi tĂ« mĂ«rkurĂ«n tĂ« japĂ« miratimin paraprak pĂ«r licencimin e degĂ«s sĂ« bankĂ«s sĂ« huaj “Dega e BankĂ«s Turkiye Cumhuriyeti Ziraat Bankasi A.S., Albania” pĂ«r tĂ« ushtruar veprimtari bankare dhe financiare nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«.

Sipas ligjit “PĂ«r bankat nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, licencimi i bankĂ«s dhe i degĂ«s sĂ« bankĂ«s sĂ« huaj kalon nĂ« dy faza: miratimi paraprak i licencĂ«s dhe dhĂ«nia e licencĂ«s.
Ligji parashikon se, dega e bankës së huaj që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin

“PĂ«r bankat nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ dhe aktet nĂ«nligjore nĂ« zbatim tĂ« tij, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« pajiset me licencĂ«n pĂ«r fillimin e veprimtarisĂ« bankare nĂ« vendin tonĂ«.

Gjatë kësaj periudhe, Ziraat duhet të plotësojë kushtet kryesore për të mundësuar nisjen e aktivitetit të saj, duke filluar nga derdhja e kapitalit të kërkuar, punësimi i stafit të nevojshëm, krijimi i kushteve teknike dhe organizative për të kryer veprimtari bankare, duke përfshirë sigurimin e ambienteve ku do të ushtrohet veprimtaria, etj.

Që nga viti 2015 e në vazhdim, sektori bankar në Shqipëri ka ndjekur një cikël konsolidimi dhe përqendrimi. Mes viteve 2015 dhe 2022, numri i bankave tregtare në vend u ul nga 16 në 11.

Licencimi i Ziraat përfaqëson një pikë të rëndësishme kthese për strukturën e tregut bankar në vend, duke bërë që numri i bankave në treg të rritet përsëri në 12.

Hyrja në treg e Ziraat dëshmon rritjen e interesit për sektorin bankar në Shqipëri, në vijim të një cikli pozitiv disavjeçar, që po shoqërohet me ritme të larta të rritjes së kredisë dhe përmirësim të treguesve të përfitueshmërisë.

Ziraat Bank (në turqisht Banka Bujqësore) është bankë me kapital shtetëror dhe 100% e aksioneve zotërohen nga Fondi Turk i Pasurisë, fond publik në pronësi të shtetit të Turqisë. Ziraat e ka origjinën e saj qysh në shekullin e 19-të, në epokën e Perandorisë Osmane.

Ajo u themelua në vitin 1863, fillimisht si një fond kooperativ për financimin e bujqësisë, ndërsa në vitin 1888 u shndërrua zyrtarisht në bankë, me emrin që mban edhe sot, Ziraat.

Ziraat Bank është banka më e madhe në Turqi, ku mban afërsisht 16.5% të tregut, me asete totale për një vlerë prej rreth 133 miliardë USD, në fund të vitit 2024.

Në bilancin e konsoliduar, në nivel grupi (duke përfshirë edhe bankat dhe kompanitë e tjera të zotëruara prej saj brenda dhe jashtë Turqisë), Ziraat raporton asete totale për afërsisht 147 miliardë USD.

Përveç bankave dhe kompanive financiare në Turqi, Ziraat zotëron banka të kontrolluara prej saj në Gjermani, Rusi, Kazakistan, Uzbekistan,

Gjeorgji, Azerbajxhan, Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë. Banka turke është e pranishme me degët e saj (që nuk veprojnë si banka të ndara) dhe në Angli, Irak, Greqi, Bullgari, Arabinë Saudite, Qipron Turke, Bahrein, ndërsa ka zyra përfaqësie edhe në Emiratet e Bashkuar Arabe dhe në Egjipt.

https://monitor.al/banka-e-shqiperise-do-te-licencoje-kete-jave-banken-turke-ziraat/

The post Banka e Shqipërisë miraton hyrjen e bankës turke Ziraat në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

BSH mban normën bazë në 2.5%, Sejko: Inflacioni ishte më i ulët se pritjet tona

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%.

Në fjalën e tij pas mbledhjes së sotme, Guvernatori, Gent Sejko, tha se niveli i inflacionit këtë vit rezultoi disi më i ulët se parashikimet e Bankës së Shqipërisë, si pasojë e reduktimit të marzheve të fitimit të bizneseve, e vijimit të goditjeve pozitive të ofertës, si dhe e rënies më të shpejtë se pritjet të inflacionit në Eurozonë.

Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi nivelin mesatar 2.3% në tremujorin e dytë të vitit, duke regjistruar një rritje të lehtë dhe të pritur krahasuar me tremujorin e parë. Megjithatë, edhe pas kësaj rritjeje, norma e inflacionit vijon të qëndrojë nën objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë vëren se rritja e inflacionit u diktua nga rritja më e shpejtë e çmimeve të ushqimeve dhe të qirave, ndërkohë që inflacioni i artikujve të tjerë të shportës ishte relativisht i qëndrueshëm.

Banka e Shqipërisë vlerëson se, informacioni indirekt mbi zhvillimet ekonomike sugjeron se rritja ekonomike për tremujorin e dytë ka qenë në nivele të ngjashme me rritjen prej 3.4% të tremujorit të parë.

“Rritja ekonomike e gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« vitit Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve, si dhe i eksportit tĂ« shĂ«rbimeve.

Ky profil kërkese agregate ka nxitur zgjerimin e sektorëve të ndërtimit e të shërbimeve, ndërkohë që sektori i bujqësisë dhe ai i industrisë kanë vijuar të tkurren gjatë tremujorit të parë.

NĂ« kĂ«ndvĂ«shtrimin makroekonomik, rritja ekonomike Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur nga bilancet e shĂ«ndosha tĂ« sektorit privat, besimi pozitiv pĂ«r tĂ« ardhmen i familjeve dhe bizneseve, zgjerimi i tĂ« ardhurave nga turizmi, si dhe kushtet e favorshme tĂ« financimit,” tha Sejko.

Sipas tij, politika e kujdesshme monetare e Bankës së Shqipërisë ka pasur një rol parësor në përmirësimin e kushteve të financimit.

Lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare gjatë katër tremujorëve të fundit ka ulur kostot e financimit të sektorit bankar dhe yield-in e bonove 12-mujore të thesarit, i cili shërben si referencë për normat e interesit të kredive.

Paralelisht me të, normalizimi i pritjeve për inflacionin ka ndihmuar në kontrollin e segmentit afatgjatë të kurbës së normave të interesit dhe ka nxitur funksionimin normal të tregjeve financiare.

Së fundi, sipas Guvernatorit, rritja e prezencës së Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor ka ndihmuar në absorbimin e presioneve forcuese të kursit të këmbimit, duke mundësuar një nivel më të qëndrueshëm të tij.

Për rrjedhojë, Banka e Shqipërisë gjykon se tregjet financiare vijojnë të karakterizohen nga likuiditet i bollshëm, prime të reduktuara rreziku, bilance të shëndosha të sektorit bankar, si dhe një përqasje pozitive të tij ndaj kreditimit.

Kredia për sektorin privat vijoi të rritet më tej gjatë tremujorit të dytë. Ritmi i rritjes së portofolit të kredisë shënoi nivelin 15.4%, me një ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin e parë, por, sipas Bankës së Shqipërisë, duke qenë më se i mjaftueshëm për të mbuluar nevojat për fonde të bizneseve e familjeve.

Në veçanti, kreditimi i sektorit privat vijon të mbetet i fokusuar në mbulimin e nevojave të bizneseve për investime, si dhe të familjeve për konsum e blerje banesash.

Sipas Bankës së Shqipërisë, aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, me ritme solide dhe pranë potencialit. Rritja ekonomike do të nxitet nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të turizmit, dhe do të mundësojë një rritje të mëtejshme të punësimit e të pagave.

Inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin prej 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026.

Kjo ecuri do të ndihmohet nga një balancim më i mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime, nga stabilizimi i inflacionit në tregjet ndërkombëtare, nga një ecuri më e qëndrueshme e kursit të këmbimit, si dhe nga ankorimi më i mirë i pritjeve për inflacionin.

Megjithatë, Guvernatori theksoi përsëri se panorama e rreziqeve për të ardhmen mbetet komplekse.

Në veçanti, rritja e barrierave tregtare në tregjet e huaja dhe rritja e tensioneve gjeopolitike mbeten faktorë të rëndësishëm pasigurie në parashikimet ekonomike. Materializimi i skenarëve më negativë të rrezikut do të kishte pasoja potenciale negative në ecurinë ekonomike dhe nivelin e çmimeve në vend.

The post BSH mban normën bazë në 2.5%, Sejko: Inflacioni ishte më i ulët se pritjet tona appeared first on Revista Monitor.

Sektori bankar vazhdon rritjen, totali i aktiveve arrin në më shumë se 22 miliardë euro

Sektori bankar vijoi rritjen edhe në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave paraprake dhe të paaudituara të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) totali i aktiveve të sistemit bankar në mesin e vitit arriti në 2.161 trilionë lekë ose rreth 22 miliardë euro, në rritje me 3.1% (rreth 66 miliardë lekë) që nga fillimi i vitit dhe me 8% (160 miliardë lekë) krahasuar me mesin e vitit të kaluar.

Banka më e madhe për nga vlera e aseteve ngelet Banka Kombëtare Tregtare (BKT), me 23.9% të tregut. Megjithatë, pjesa e tregut të BKT pësoi rënie nga niveli prej 24.6% i një viti më parë.

Ndjek Credins Bank, me 16.6% të aktiveve, në rritje nga niveli prej 16.2% i një viti më parë.

Raiffeisen Bank mban vendin e tretë, me 14.7% të tregut, por banka e grupit austriak ka pësuar rënie të ndjeshme të pjesës së tregut nga niveli prej 14.8% i një viti më parë.

Intesa Sanpaolo gjithashtu ka rënë në 9.9% të aseteve totale të tregut, ndërsa një vit më parë mbante 10.5%.

Vijon Banka OTP Albania me 8.9% të aktiveve, duke ruajtur të njëjtën pjesë tregu që mbante edhe në mesin e vitit të kaluar.

Tirana Bank ngelet banka me rritjen më të lartë të pjesës së tregut edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Banka e grupit Balfin arriti në 7.6% të totalit të aktiveve, nga 7% që zotëronte në mesin e vitit 2024.

Ndjek Banka Amerikane e Investimeve, me 6.7% të tregut, me një rënie të vogël nga niveli prej 6.8% i një viti më parë.

Edhe Union Bank ka fituar terren, me 5.2% të tregut, nga 5.1% që mbante në mesin e vitit të kaluar.

Ndjek Banka e Parë e Investimeve (Fibank), me 3%, edhe kjo në rritje nga niveli 2.9% i një viti më parë.

ProCredit Bank Albania është rritur në 2.4%, nga 2.2% që mbante në mesin e vitit 2024.

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) mbyll renditjen me 1.1% të tregut, por me një rritje nga niveli prej 1% i një viti më parë.

Edhe 6-mujori 2025 konfirmoi një tendencë të mëtejshme të rritjes së tregut të bankave me kapital vendas dhe rënien e atyre me kapital të huaj. Së bashku, bankat me kapital vendas arritën në 37.2% të aktiveve totale të tregut, nga 36.1% që mbanin një vit më parë.

Rritja e aktiveve të sektorit u mbështet sidomos në zgjerimin e kreditimit. Portofoli i kredisë arriti vlerën e 875 miliardë lekëve, në rritje me 7.8% (rreth 63 miliardë lekë) që nga fillimi i vitit dhe me 13.3% (103 miliardë lekë) krahasuar me një vit më parë. Shifrat sipas standardeve IFRS konfirmojnë rritjen më të shpejtë të kreditimit në 15 vjet dhe një oreks më të madh për rrezik nga sektori bankar në vend.

Tregu i kredisë vazhdon të kryesohet nga Credins Bank, me 18.1% të portofolit total të sektorit (në rënie nga niveli prej 19.1% i një viti më parë), e ndjekur nga Raiffeisen Bank, me 15.7% (nga 15.4% një vit më parë), BKT, me 13.1% (nga 12.8% në mesin e vitit 2024), OTP Albania, me 13.1% (nga 12.6% një vit më parë), Tirana Bank, me 9.5% (nga 9% një vit më parë), ABI Bank, me 7.5% (nga 8% një vit më parë), Intesa Sanpaolo, me 6.9% (nga 7% një vit më parë), Union Bank, me 6.3% (nga 6.4% një vit më parë),  ProCredit Bank, me 4% (po aq sa një vit më parë), Fibank me 4% (nga 3.9% një vit më parë dhe UBA, me 1.7% (nga 1.8% një vit më parë). / E.Shehu

Burimi: BSH

The post Sektori bankar vazhdon rritjen, totali i aktiveve arrin në më shumë se 22 miliardë euro appeared first on Revista Monitor.

Euro “fundoset” mĂ« tej, arrin nivelin e 97.3 lekĂ«ve

Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien në ditët e para të muajit gusht dhe ka prekur rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 97.3 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Ndërkohë, gjatë fundjavës, këmbimet në tregun valutor kishin shënuar madje vlera edhe më të ulëta. Kursi mesatar në pikat e këmbimit valutor zbriti poshtë nivelit të 97 lekëve, por megjithatë vlera e fundjavës nuk reflektohen në kursin zyrtar të këmbimit, që publikohet vetëm ditët e punës.

Agjentët mendojnë se piku i sezonit turistik edhe këtë po sjell prurje të mëdha valutore, veçanërisht gjatë fundjavave, duke forcuar presionet rënëse mbi kursin e këmbimit euro-lek. Këto prurje vazhdojnë të jenë të mëdha, pavarësisht se anketimet e operatorëve tregojnë një numër pushuesish më të ulët krahasuar me vitin e kaluar.

Në javët e fundit, as ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë nuk po mjaftojnë për ta shmangur rënien e mëtejshme të kursit.

Banka Qendrore edhe këtë vit po realizon blerje të drejtpërdrejta periodike për të ulur sasinë e valutës në treg. Shifrat e blerjeve në tregun valutor publikohen me një tremujor vonesë dhe për momentin nuk ka një informacion lidhur me volumin e valutës që po tërheq Banka e Shqipërisë nga tregu. Në periudhën korrik-gusht të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë pati blerë 176 milionë euro, blerje që mjaftuan vetëm për ta mbajtur kursin pak më lart kufirit të 98 lekëve.

Për tremujorin e parë të vitit, statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se deficiti i llogarisë korrente ra në vlerën e 212 milionë eurove, 41% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tkurrja e deficitit të jashtëm në tremujorin e parë erdhi paralelisht nga rënia e deficitit në mallra dhe zgjerimi i mëtejshëm i suficitit në shërbime.

Kontributin kryesor në llogarinë e shërbimeve e dha përsëri turizmi, që solli të ardhura neto në vlerën e 295 milionë eurove, në rritje me 10.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme. Agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme shprehen se blerjet nga subjektet nga jashtë vendit vazhdojnë të jenë të larta, veçanërisht në zonat bregdetare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet e huaja në pasuri të paluajtshme po rriten edhe këtë vit. Për tremujorin e parë, ato arritën vlerën e 104 milionë eurove, 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite  buxhetore, vlerësohet se po vazhdon të luajë një rol shtesë në forcimin e monedhës vendase.

Të dhënat e Ministrisë së Financave treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.1 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 36% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Euro “fundoset” mĂ« tej, arrin nivelin e 97.3 lekĂ«ve appeared first on Revista Monitor.

BSH vendos rregulla transparence për kostot dhe kursin e këmbimit në tërheqjet e parave nga ATM-të

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime rregullatore, që synojnë të adresojnë problemet e transparencës në tarifat e këmbimit të monedhës të lidhura me transaksionet me kartë.

Kostot e larta, veçanërisht për tërheqjet cash në ATM nga zotëruesit e kartave të lëshuara nga institucione të huaja financiare, janë bërë objekt pakënaqësie nga turistët e huaj ose shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe përdorin kartat e tyre bankare për të tërhequr para në Shqipëri.

Madje, së fundmi edhe Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë të kontrollojë metodologjinë për llogaritjen e komisioneve për tërheqjet në bankomate, si dhe për kartëmbajtësit vendas ashtu edhe për ata të huaj, duke përfshirë edhe përqindjen (mark-up) për shërbimin e Këmbimit Dinamik të Valutës (DCC), nëse praktikat e ndjekura nga bankat janë në përputhje me aktet rregullatore në fuqi.

Projektrregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndĂ«rkufitare nĂ« zonĂ«n SEPA dhe kushtet e transparencĂ«s”, pĂ«rcakton se, palĂ«t qĂ« ofrojnĂ« shĂ«rbime tĂ« kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s nĂ« njĂ« ATM ose nĂ« pikĂ«n e shitjes (POS), duhet ta shprehin tarifĂ«n totale tĂ« kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s si njĂ« vlerĂ« nĂ« pĂ«rqindje (mark-up) mbi nivelin e kursit tĂ« kĂ«mbimit, mĂ« tĂ« fundit tĂ« disponueshĂ«m, tĂ« publikuar nga Banka e ShqipĂ«risĂ«. Kjo pĂ«rqindje (mark-up) duhet t’i shfaqet paguesit para inicimit tĂ« transaksionit tĂ« pagesĂ«s.

Operatorët e pagesave duhet ta publikojnë përqindjen në një mënyrë të kuptueshme dhe lehtësisht të aksesueshme, në një platformë elektronike.

PĂ«rveç informacionit tĂ« mĂ«sipĂ«rm, çdo palĂ« qĂ« ofron shĂ«rbimin e kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s nĂ« njĂ« ATM ose nĂ« pikĂ«n e shitjes (POS) duhet t’i sigurojĂ« paguesit, para inicimit tĂ« transaksionit tĂ« pagesĂ«s informacion pĂ«r shumĂ«n qĂ« do t’i paguhet pĂ«rfituesit nĂ« monedhĂ«n e pĂ«rdorur prej tij dhe shumĂ«n qĂ« do tĂ« paguhet nga paguesi nĂ« monedhĂ«n e llogarisĂ« sĂ« tij.

Çdo palĂ« qĂ« ofron shĂ«rbimin e kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s nĂ« njĂ« ATM ose nĂ« POS duhet ta shfaqĂ« qartĂ« informacionin nĂ« pajisjen pĂ«rkatĂ«se.

Përpara inicimit të transaksionit të pagesës, kjo palë duhet të informojë paguesin mbi mundësinë e kryerjes së pagesës në monedhën e përdorur nga përfituesi, dhe në vazhdim, kryerjen e këmbimit të monedhës nga operatori i shërbimit të paguesit.

Informacioni i mĂ«sipĂ«rm duhet, gjithashtu, t’i vihet nĂ« dispozicion paguesit me njĂ« mjet tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m komunikimi, pas inicimit tĂ« transaksionit tĂ« pagesĂ«s.

Operatori i pagesĂ«s (OSHP), duhet t’i dĂ«rgojĂ« paguesit, pa vonesa tĂ« panevojshme, njĂ« mesazh elektronik, pĂ«r çdo kartĂ« pagese qĂ« i Ă«shtĂ« lĂ«shuar paguesit prej tij dhe qĂ« Ă«shtĂ« e lidhur me tĂ« njĂ«jtĂ«n llogari, pasi OSHP-ja e paguesit tĂ« ketĂ« marrĂ« njĂ« urdhĂ«r pagese tĂ« lidhur me njĂ« tĂ«rheqje fondesh nga njĂ« ATM, ose me kryerjen e njĂ« pagese nĂ« pikĂ«n e shitjes (POS), e cila Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« monedhĂ« tĂ« zonĂ«s SEPA, e ndryshme nga monedha e llogarisĂ« sĂ« paguesit.

Pavarësisht detyrimit të kësaj pike, një mesazh i tillë duhet të dërgohet një herë në muaj, gjatë të cilit OSHP-ja e paguesit merr nga paguesi një urdhër pagese në të njëjtën monedhë.

OSHP-ja duhet të bjerë dakord me përdoruesin e shërbimeve të pagesave mbi kanalin ose kanalet e komunikimit elektronik gjerësisht të disponueshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm, përmes të cilave OSHP-ja do të dërgojë mesazhet elektronike.

Kur shërbimi i këmbimit të monedhës ofrohet nga OSHP-ja e paguesit në lidhje me një transfertë krediti, cila iniciohet direkt nëpërmjet internetit (online), duke përdorur faqen e internetit ose aplikacionin përkatëse të OSHP-së, kjo e fundit duhet të informojë paguesin, para inicimit të transaksionit të pagesës, në mënyrë të qartë, të paanshme dhe të kuptueshme, mbi tarifat e përllogaritura për shërbimin e këmbimit të monedhës të lidhur me transfertën e kreditit.

Para inicimit tĂ« transaksionit tĂ« pagesĂ«s, OSHP-ja duhet t’i komunikojĂ« paguesit, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qartĂ«, tĂ« paanshme dhe tĂ« kuptueshme, shumĂ«n totale tĂ« transfertĂ«s tĂ« kreditit tĂ« pĂ«rllogaritur, nĂ« monedhĂ«n e llogarisĂ« sĂ« paguesit, duke pĂ«rfshirĂ« çdo tarifĂ« tĂ« lidhur me transaksionin dhe çdo tarifĂ« tĂ« kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s.

OSHP-ja duhet, gjithashtu, tĂ« komunikojĂ« shumĂ«n e pĂ«rllogaritur qĂ« do t’i transferohet pĂ«rfituesit, nĂ« monedhĂ«n e pĂ«rdorur nga pĂ«rfituesi./ E.Shehu

 

The post BSH vendos rregulla transparence për kostot dhe kursin e këmbimit në tërheqjet e parave nga ATM-të appeared first on Revista Monitor.

NLB Banka shpall fituesen e kampanjĂ«s “Paguaj me kartelĂ« NLB VISA” – UdhĂ«tim magjik nĂ« Budapest pĂ«r tĂ« ndjekur garĂ«n Red Bull Formula!

Me kĂ«naqĂ«si ju njoftojmĂ« se Blerta Brahimaj Ă«shtĂ« fituesja e kampanjĂ«s mĂ« emocionuese tĂ« verĂ«s, “Paguaj me kartelĂ« NLB VISA”!  FalĂ« bashkĂ«punimit me Visa, klientĂ«t tanĂ« patĂ«n mundĂ«sinĂ« tĂ« fitojnĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« paharrueshme – udhĂ«tim pĂ«r dy persona nĂ« Budapest pĂ«r tĂ« ndjekur nga afĂ«r garĂ«n ikonike Red Bull Formula. 

GjatĂ« periudhĂ«s sĂ« kampanjĂ«s, tĂ« gjithĂ« klientĂ«t qĂ« realizuan 7 transaksione nĂ« javĂ« me shumĂ« totale prej 70€, u pĂ«rfshinĂ« automatikisht nĂ« lojĂ«n shpĂ«rblyese. 

NLB Banka falënderon të gjithë klientët që morën pjesë dhe vazhdon të sjellë kampanja inovative që shpërblejnë besimin dhe përdorimin e kartelave moderne bankare.

 Paguaj me kartelë, fito eksperienca që mbahen mend gjithë jetën!

 

The post NLB Banka shpall fituesen e kampanjĂ«s “Paguaj me kartelĂ« NLB VISA” – UdhĂ«tim magjik nĂ« Budapest pĂ«r tĂ« ndjekur garĂ«n Red Bull Formula! appeared first on Telegrafi.

Investimet turke kanë arritur në gati 1.2 miliardë euro

Turqia në dekadat e fundit ka qenë një ndër investitorët e huaj më të rëndësishëm në Shqipëri, ndërsa vlera e investimeve turke ka ardhur në rritje të vazhdueshme në vitet e fundit.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar 2024 stoku i investimeve turke arriti vlerën e rreth 1.3 miliardë eurove. Në dekadën e fundit, vlera e investimeve turke është rritur me më shumë s...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Investimet turke kanë arritur në gati 1.2 miliardë euro appeared first on Revista Monitor.

Banka e ShqipĂ«risĂ« “hap derĂ«n” pĂ«r Ziraat

Banka Qendrore pritet të licencojë në muajin gusht hapjen e degës së bankës turke Ziraat në Shqipëri. Kjo do të jetë e para licencë e re e dhënë në tregun bankar shqiptar pas pothuajse 20 vjetësh dhe shënon fillimin e një faze të shtimit të numrit të bankave në treg, pas një cikli të gjatë përqendrimi.
 
Ersuin Shehu
Banka e Shqipërisë pritet të licencojë në muajin gusht bankën më të madhe në Turq...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Banka e ShqipĂ«risĂ« “hap derĂ«n” pĂ«r Ziraat appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë do të licencojë këtë javë bankën turke Ziraat

Banka e Shqipërisë pritet të licencojë këtë javë bankën më të madhe në Turqi, Ziraat, për të nisur aktivitetin në Shqipëri. Ziraat pritet të licencohet fillimisht si degë e bankës mëmë në Turqi.

Licencimi i Ziraat përfaqëson një pikë të rëndësishme kthese për strukturën e tregut bankar në vend. Që nga viti 2015 e në vazhdim, sektori bankar në Shqipëri ka ndjekur një cikël konsolidimi dhe përqendrimi. Mes viteve 2015 dhe 2022, numri i bankave tregtare në vend u ul nga 16 në 11. Me licencimin e Ziraat, numri i bankave në treg do të rritet përsëri në 12.

Ky është i pari licencim i një banke të re tregtare në Shqipëri prej afërsisht 20 vjetësh. Licenca e fundit për aktivitet bankar në Shqipëri ishte dhënë në fillim të vitit 2006, për bankën me kapital vendas, Union Bank.

Hyrja në treg e Ziraat dëshmon rritjen e interesit për sektorin bankar në Shqipëri, në vijim të një cikli pozitiv disavjeçar, që po shoqërohet me ritme të larta të rritjes së kredisë dhe përmirësim të treguesve të përfitueshmërisë.

Ziraat do tĂ« bĂ«het banka e dytĂ« me kapital turk nĂ« ShqipĂ«ri, pas bankĂ«s mĂ« tĂ« madhe nĂ« vend, Banka KombĂ«tare Tregtare (BKT), zotĂ«ruar nga grupi turk i biznesit, Çalik. MegjithatĂ«, ndryshe nga Çalik, Ziraat Ă«shtĂ« njĂ« investitor institucional i specializuar nĂ« sektorin bankar.

Duke qenë një bankë me kapital shtetëror, hyrja e Ziraat në Shqipëri mund të lexohet edhe në këndvështrimin e interesit gjeopolitik të Turqisë për të rikthyer influencën e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ziraat Bank (në turqisht Banka Bujqësore) është bankë me kapital shtetëror dhe 100% e aksioneve zotërohen nga Fondi Turk i Pasurisë, fond publik në pronësi të shtetit të Turqisë. Ziraat e ka origjinën e saj qysh në shekullin e 19-të, në epokën e Perandorisë Osmane.

Ajo u themelua në vitin 1863, fillimisht si një fond kooperativ për financimin e bujqësisë, ndërsa në vitin 1888 u shndërrua zyrtarisht në bankë, me emrin që mban edhe sot, Ziraat.

Aktualisht, Ziraat Bank është banka më e madhe në Turqi, ku mban afërsisht 16.5% të tregut, me asete totale për një vlerë prej rreth 133 miliardë USD, në fund të vitit 2024. Në bilancin e konsoliduar, në nivel grupi (duke përfshirë edhe bankat dhe kompanitë e tjera të zotëruara prej saj brenda dhe jashtë Turqisë), Ziraat raporton asete totale për afërsisht 147 miliardë USD. Përveç bankave dhe kompanive financiare në Turqi, Ziraat zotëron banka të kontrolluara prej saj në Gjermani, Rusi, Kazakistan, Uzbekistan, Gjeorgji, Azerbajxhan, Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Banka turke është e pranishme me degët e saj (që nuk veprojnë si banka të ndara) dhe në Angli, Irak, Greqi, Bullgari, Arabinë Saudite, Qipron Turke, Bahrein, ndërsa ka zyra përfaqësie edhe në Emiratet e Bashkuar Arabe dhe në Egjipt./ E.Shehu

The post Banka e Shqipërisë do të licencojë këtë javë bankën turke Ziraat appeared first on Revista Monitor.

BSH përcakton tarifat tavan për transfertat SEPA, ato hyrëse nuk mund të jenë më të larta se 3 Euro

Banka e Shqipërisë ka përgatitur projektrregulloren që vendos bazat për nivelin e tarifave që bankat dhe institucionet e pagesave do të aplikojnë, pas anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).

Projektrregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndĂ«rkufitare nĂ« zonĂ«n SEPA dhe kushtet e transparencĂ«s” parashikon qĂ« tarifat e aplikuara nga OperatorĂ«t e ShĂ«rbimeve tĂ« Pagesave (banka ose institucione financiare jobanka tĂ« pagesave dhe parasĂ« elektronike) pĂ«r pagesat SEPA dalĂ«se nuk mund tĂ« tejkalojnĂ« kufijtĂ« e pĂ«rcaktuar nga Banka e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r vlerat korresponduese tĂ« pagesave vendase nĂ« Euro qĂ« procesohen pĂ«rmes sistemeve tĂ« saj dhe pĂ«rcaktohen nĂ« kuadrin rregullator tĂ« kĂ«tyre sistemeve.

Sipas ndryshimeve tĂ« propozuara, “PĂ«r funksionimin e sistemit AIPS EURO pĂ«r shlyerjen e transfertave vendase pĂ«r klientĂ« nĂ« Euro”, tĂ« raportuara nga “Monitor” javĂ«n e kaluar, komisioni minimal qĂ« bankat mund tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r transfertat nĂ« sistemin AIPS Euro, do tĂ« ulet nga 6 euro nĂ« 4 euro.

Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar. Ashtu siç ndodh me transfertat në Lekë, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.

Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro. Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar.

Ndërkohë, komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale, përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.

Këto nivele tavan do të aplikohen edhe për transfertat në nisje në zonën SEPA.

Ndërsa, për tarifat e pagesave SEPA hyrëse, nëse aplikohen nga institucioni i përfituesit të pagesës, ato duhet të reflektojnë kostot përkatëse të ofruesit të shërbimeve të pagesave. Këto tarifa, në asnjë rast nuk mund të kalojnë vlerën 3 euro për transaksion.

Duke filluar nga muaji tetor, pritet që bankat tregtare shqiptare të fillojnë kryerjen e transfertave nëpërmjet sistemeve të SEPA, çka do të sjellë ulje drastike të komisioneve dhe shkurtim të kohës për kryer transfertat në Euro jashtë vendit.

Aktualisht, sektori bankar në Shqipëri i ekzekuton transfertat ndërkombëtare nëpërmjet nëpërmjet bankave të huaja korrespondente. Një zgjidhje e tillë sjell komisione të larta dhe kohë relativisht të gjatë për kryerjen e transfertave.

Sipas analizave të kryera nga Banka Botërore, aktualisht një pagesë nga Shqipëria drejt zonës SEPA sot kushton gati 10 herë më shumë se një pagesë brenda zonës SEPA.

Transferta kërkon disa ditë pune, ndërsa me anëtarësimin në SEPA pritet që paratë të transferohen në llogarinë e përfituesit maksimalisht brenda një dite pune.

Lehtësimi i kryerjes së pagesave ndërkufitare me partnerin tregtar kryesor të Shqipërisë, Bashkimin Europian, pritet të lehtësojë zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare.

Bizneset shqiptare do të kenë akses në një treg të madh me mundësi për zgjerimin e shërbimeve dhe produkteve dhe rritjen e konkurrencës.

Pjesëmarrja në SEPA vlerësohet se do të ketë një kontribut domethënës në sektorë strategjikë siç është turizmi dhe në rritjen flukseve të lidhura me investimet e huaja direkte.

 

The post BSH përcakton tarifat tavan për transfertat SEPA, ato hyrëse nuk mund të jenë më të larta se 3 Euro appeared first on Revista Monitor.

Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm zbret në nivelin më të ulët të tre viteve të fundit

Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm publik pësoi rënie për të dytin tremujor radhazi.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, yield-i mesatar për të gjitha letrat me vlerë të borxhit ra në 4.3%, nga 4.42% që kishte qenë në fund të tremujorit të parë dhe nga 4.56% që kishte qenë në fund të vitit 2024.

Duke përjashtuar portofolin e bonove të financuar nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar ka arritur në 4.43%, nga 4.65% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Aktualisht, yield-i mesatar i borxhit të brendshëm ka arritur nivelin më të ulët të tre viteve të fundit.

Yield-et e bonove dhe obligacioneve qysh vitin e kaluar patën një tendencë në rënie, për shkak të uljes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, por edhe gjendjes së mirë të likuiditetit në treg dhe kërkesës së lartë nga investitorët. Kjo tendencë ka vijuar edhe në gjysmën e parë të këtij viti dhe është reflektuar në rënien graduale të yield-it mesatar të portofolit të borxhit.

PĂ«rmirĂ«simi i vlerĂ«simit tĂ« kreditit nga agjencitĂ« e specializuara vitin e kaluar ka ndikuar nĂ« hyrjen pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« tregun e titujve tĂ« qeverisĂ« nĂ« LekĂ« edhe tĂ« investitorĂ«ve nga jashtĂ« vendit. NĂ« muajin mars tĂ« kĂ«tij viti, agjencia e vlerĂ«simit “S&P Global Ratings” pĂ«rmirĂ«soi pĂ«r tĂ« dytin vit radhazi vlerĂ«simin afatgjatĂ« tĂ« borxhit sovran, nga “BB-” nĂ« “BB”, me perspektivĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitorët jorezidentë financuan 29% të shtesës së huamarrjes së brendshme për vitin 2024. Kërkesa e investitorëve të huaj është ndër faktorët që ka ndikuar në rritjen e likuiditetit dhe në uljen e yield-eve të titujve qeveritarë në Lekë gjatë vitit të kaluar, por edhe në tremujorin e parë të këtij viti, sidomos në tregun e obligacioneve referencë. Kjo kërkesë ka shtuar likuiditetin dhe ka ndikuar në presione rënëse të yield-eve edhe për instrumentet e tjera të borxhit të brendshëm.

Paralelisht, Ministria e Financave vazhdon të rrisë peshën e instrumenteve më afatgjata të huamarrjes. Kjo tendencë ka vazhduar edhe në gjysmën e parë të vitit 2025.

Në mesin e këtij viti, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit në 1045 ditë, nga 923 ditë që kishte qenë në fund të vitit 2024. Maturiteti mesatar i borxhit është aktualisht në nivelet më të larta historike. Kjo rritje dëshmon përdorimin më të madh të instrumenteve me maturim afatgjatë gjatë vitit të kaluar. Rritja e maturitetit mesatar të borxhit të brendshëm është një tendencë disavjeçare, që Ministria e Financave e ka ndërmarrë me qëllim uljen e rrezikut të rifinancimit.

Borxhi i brendshëm i qeverisë shqiptare në fund të qershorit arriti në 798.7 miliardë lekë,  me dhjetë miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Në terma realë, borxhi i brendshëm publik vlerësohej sa 30.48% e PBB-së, nga 31.31% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Borxhi publik total në mesin e këtij viti vlerësohet nga Ministria e Financave sa 54.02% e PBB-së, nga 54.21% në fund të vitit 2024./ E.Shehu

 

The post Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm zbret në nivelin më të ulët të tre viteve të fundit appeared first on Revista Monitor.

Xhepat bosh, bankat plot/ Paradoksi shqiptar i kursimeve. Të kujt janë paratë?

TĂ« varfĂ«r, por me kursime nĂ« banka. NĂ« njĂ« kohĂ« qĂ« gati 42 pĂ«r qind e popullsisĂ« kanĂ« nĂ« xhepa mĂ« pak se 550 lekĂ« pĂ«r tĂ« shpenzuar nĂ« ditĂ«, depozitat nĂ« banak kanĂ« arritur nĂ« nivelet mĂ« tĂ« larta qĂ« prej viteve ‘90. NĂ« fund tĂ« qershorit, paratĂ« e kursyera arritĂ«n nĂ« gati 1.4 [
]

The post Xhepat bosh, bankat plot/ Paradoksi shqiptar i kursimeve. Të kujt janë paratë? appeared first on BoldNews.al.

❌