GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton për shkelje të barazisë në tendera, dënohet me punë në komunitet
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli fajtore Sonila Qaton për shkelje të barazisë në tendera dhe e dënoi me gjashtë muaj burgim.
Por sipas Kodit Penal, ish-drejtueses së Autoritetit Rrugor Shqiptar do t’i pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim duke iu konvertuar në 60 orë punë në komunitet.
Në lidhje me të njëjtën dosje, GJKKO shpalli të pafajshëm gjashtë të pandehur, ndërsa tre të tjerë patën të njëjtin fat me Qaton, pra u dënuan me nga gjashtë muaj burgim, por që u konvertohet në 60 orë punë në komunitet.
Prokuroria e Posaçme nisi hetimin ndaj ish-drejtoreshës së ARRSH-së pas shkeljeve për tenderin për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Sipas SPAK, Qato dhe vartësit e saj favorizuan një shoqëri në hije për tenderin e tunelit të Skërficës.
Shoqëria e favorizuar ishte krijuar formalisht në mënyrë që të fitonte procedurën, por në të vërtetë punimet do kryheshin nga një tjetër kompani, që referuar hetimeve ishte e paracaktuar nga drejtuesit dhe zyrtarët e ARRSH.
Sonila Qato dhe të pandehurit e tjerë në procesin e zhvilluar me procedurë të zakonshme, kanë mohuar akuzat e SPAK dhe kërkuan pafajësi, por vetëm një pjesë e tyre arriti ta marrë.
The post GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton për shkelje të barazisë në tendera, dënohet me punë në komunitet first appeared on JavaNews.al.