Drew Barrymore shkakton sërish komente për shkak të sjelljes së saj ndaj një të ftuari në emision
Aktorja dhe moderatorja, Drew Barrymore, është vënë sërish në qendër të vëmendjes për sjelljen e saj ndaj të ftuarve në emisionin “The Drew Barrymore Show”.
Ajo është kritikuar më herët në rrjetet sociale për afërsinë fizike të tepruar, si mbajtja për dore e të ftuarve apo qëndrimi shumë pranë tyre gjatë intervistave.
Së fundmi, Drew pati të ftuar aktoren Cate Blanchett, dhe një gjest i saj gjatë emisionit shkaktoi sërish komente të shumta e të ndara nga publiku.

Teksa Blanchett po fliste për dashurinë e saj ndaj parukave që përdor në filma, në një moment ajo vendosi një paruke.
Pasi e hoqi, disa fije nga flokët e saj mbetën të çrregulluara. Drew u ngrit menjëherë nga vendi, iu afrua Cate-it dhe ia rregulloi butësisht flokët, duke i thënë me buzëqeshje: “Vetëm po sigurohem që të dukesh perfektë. E meriton të dukesh e mrekullueshme”.

Cate u përgjigj me humor: “Oh, faleminderit, Dreë sapo më përkëdheli”.
Ky moment u komentua gjerësisht online. Disa shikues u shprehën të entuziazmuar: “Dua që dikush të më shikojë si Drew e shikon Cate”.
Megjithatë, pati edhe kritika. Disa komentues e cilësuan sjelljen e Drew si të papërshtatshme, duke thënë se ajo nuk respekton kufijtë personalë të të ftuarve dhe ka tendencë të krijojë kontakte fizike të panevojshme.
Kjo nuk është hera e parë që Barrymore përballet me kritika të tilla. Ajo më parë ka shpjeguar se gjatë pandemisë ka vuajtur nga vetmia, duke qenë vetëm në studio, dhe për këtë arsye tani ndjen nevojën për të qenë më e afërt me njerëzit. /Telegrafi/
The post Drew Barrymore shkakton sërish komente për shkak të sjelljes së saj ndaj një të ftuari në emision appeared first on Telegrafi.