Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë, por vetëm përmes deklaratave. Të enjten, 21 gusht, arritën dy njoftime që e konfirmojnë këtë drejtim të politikës së jashtme të Serbisë.
Presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiq, njoftoi fillimisht se sĂ« shpejti do tĂ« organizohet njĂ« takim i zyrtarĂ«ve tĂ« SerbisĂ« dhe RusisĂ« ânĂ« nivelin mĂ« tĂ« lartĂ«â, por nuk dha mĂ« shumĂ« detaje.
Nëse takimi do të ndodhë, do të jetë i dyti i këtij lloji këtë vit, pas vizitës së Vuçiqit në Moskë në maj, e cila shkaktoi paralajmërime nga Brukseli.
Po atë ditë, kreu i shtetit serb bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Venezuelës, Nikolas Maduro, për të cilin BE-ja konsideron se nuk ka legjitimitetin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike për shkak të parregullsive zgjedhore.
Vuçiq, megjithatĂ«, e quajti atĂ« âmik tĂ« madhâ tĂ« SerbisĂ«.
BE-ja nuk i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë lidhur me njoftimin për takimin e zyrtarëve serbë dhe rusë, si dhe për bisedën telefonike të Vuçiqit me Maduron.
Fuqizimi i fuqive rajonale
Pozicioni që Serbia e Vuçiqit ka në hapësirën ndërkombëtare mund të kuptohet nëse analizohet nga perspektiva e parimeve kyç të politikës së jashtme të Rusisë dhe Kinës, të cilat përmblidhen me frazën: një botë multipolare.
Kështu vlerëson Eric Gordy, profesor i sociologjisë politike në Departamentin për Studime Sllave dhe të Evropës Lindore të Universitetit të Londrës.
âKjo do tĂ« thotĂ« se janĂ« mĂ« tĂ« orientuar nĂ« forcimin e fuqive rajonale, sesa atyre globale. Synimi Ă«shtĂ« tĂ« hollohet fuqia e shteteve mĂ« tĂ« forta ekonomike si SHBA-ja dhe shtetet evropiane. KĂ«tĂ« e kanĂ« promovuar edhe Vuçiqi dhe partitĂ« e djathta nĂ« Serbi, kur flasin pĂ«r veten si pĂ«rkrahĂ«s tĂ« sovranitetitâ, vlerĂ«son Gordi.
NĂ« âpĂ«rqafiminâ e RusisĂ«
Pavarësisht thirrjeve nga Brukseli që të mos udhëtonte në Moskë, presidenti i Serbisë mori pjesë më 9 maj në shënimin e Ditës së Fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.
Kjo ishte vizita e parë e Vuçiqit në Rusi që kur ajo filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Sipas OKB-së, që nga ajo kohë numri i viktimave ka kaluar shifrën prej 12.000.
Përveç Vuçiqit, nga zyrtarët evropianë në paradën e Moskës ishin vetëm kryeministri prorus i Sllovakisë, Robert Fico, dhe presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko.
Vuçiqi u takua edhe me presidentin e RusisĂ«, Vladimir Putin, dhe e falĂ«nderoi pĂ«r âmbĂ«shtetjen e madheâ ndaj politikĂ«s sĂ« Beogradit zyrtar pĂ«r KosovĂ«n.
Rusia është ndër vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008.
BE-ja, pas vizitĂ«s sĂ« Vuçiqit nĂ« MoskĂ«, deklaroi se âshpreh keqardhje tĂ« thellĂ«â pĂ«r udhĂ«timin e udhĂ«heqjes serbe nĂ« Rusi dhe se Serbia duhet ta âbindĂ«â Brukselin pĂ«r âorientimin e saj strategjik drejt BE-sĂ«â.
QĂ« nga maji, nga Moska kanĂ« ardhur mesazhe tĂ« paqarta pĂ«r Beogradin â nga kritikat pĂ«r pretendimet se armĂ«t e prodhuara nĂ« Serbi pĂ«rfundojnĂ« nĂ« UkrainĂ«, e deri te mesazhe mbĂ«shtetjeje pĂ«r shtypjen e ârevolucioneve me ngjyraâ, siç i quajnĂ« autoritetet serbe dhe ruse protestat antiqeveritare qĂ« po zgjasin prej nĂ«ntĂ« muajsh.
Edhe pse Serbia në OKB ka dënuar disa herë pushtimin rus dhe ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës, përfshirë edhe territoret e pushtuara, ajo mbetet një nga të paktat shtete evropiane që nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër zyrtarëve të Kremlinit.
âMiqĂ«si prej çelikuâ
âMiqĂ«si prej çelikuâ Ă«shtĂ« shprehja qĂ« shpesh pĂ«rdorin zyrtarĂ«t serbĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rshkruar marrĂ«dhĂ«niet me RepublikĂ«n Popullore tĂ« KinĂ«s.
Presidenti Vuçiq e quan homologun e tij kinez, Xi Jinping, âmik tĂ« madh dhe vĂ«llaâ.
Në fund të korrikut, Vuçiq njoftoi se më 3 shtator do të takohet me presidentin kinez në Pekin.
Takimi i mëparshëm mes tyre u zhvillua në maj në Moskë, gjatë paradës së Ditës së Fitores.
Xi Jinping vizitoi për herë të fundit Beogradin në maj 2024, ku u prit nga mijëra qytetarë me flamuj të Serbisë dhe Kinës.
Marrëdhëniet mes dy shteteve shihen në shumë projekte infrastrukturore të kompanive kineze në Serbi, përfshirë edhe rindërtimin e hekurudhës Beograd-Budapest, e cili pati pasojë tragjike vdekjen e 16 personave pas shembjes së një pjese të çatisë së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.
Për shkak të intensifikimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Kinën, Beogradi zyrtar është kritikuar dhe paralajmëruar disa herë nga SHBA-ja dhe BE-ja, ku Serbia synon anëtarësimin.
Përkrah autokratëve në Venezuelë dhe Bjellorusi
âPse tĂ« mos shkoj nĂ« VenezuelĂ«? Serbia nuk Ă«shtĂ« vend qĂ« merr urdhra nga jashtĂ«â, ishte pĂ«rgjigjja e kryetares sĂ« Kuvendit tĂ« SerbisĂ«, Ana BĂ«rnabiq, mĂ« 15 janar, kur u pyet nga REL-i pĂ«r praninĂ« e saj nĂ« inaugurimin e Nikolas Maduros nĂ« Karakas disa ditĂ« mĂ« herĂ«t.
Komisioni Evropian deklaroi se Serbia duhet të përmbahet nga veprimet që bien ndesh me politikën e jashtme të BE-së.
SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj Venezuelës që nga viti 2006, të cilat u zgjeruan në janar 2024.
Maduro akuzohet nga Uashingtoni për korrupsion, trafik droge dhe shkelje të demokracisë e të drejtave të njeriut.
Ai shpalli fitore në zgjedhjet presidenciale të korrikut 2024, të cilat opozita i konsideroi të manipuluara, duke organizuar protesta masive në të gjithë vendin.
Mes pak zyrtarëve botërorë që e uruan Maduron për mandatin e tretë ishte edhe presidenti Vuçiq.
NjĂ«jtĂ«, kur presidenti autoritar i BjellorusisĂ«, Aleksandar Lukashenko, shpalli mandatin e tij tĂ« shtatĂ« nĂ« fillim tĂ« vitit 2025 â zgjedhje tĂ« cilat PerĂ«ndimi i konsideroi tĂ« manipuluara â njĂ« nga urimet e para iu dĂ«rgua nga Beogradi.
Ish-zĂ«vendĂ«skryeministri Aleksandar Vulin, i njohur pĂ«r lidhjet e ngushta me Kremlinin dhe Minskun, e uroi Lukashenkon si âmik tĂ« SerbisĂ«â.
Bjellorusia është nën sanksione të BE-së për rolin e saj në pushtimin rus të Ukrainës. Serbia iu bashkua atyre sanksioneve vetëm pjesërisht.
Roli i armëve
Erik Gordi thekson se do të ishte e pasaktë të thuhet se Serbia kultivon domosdoshmërisht afërsi me regjime autokratike.
âSĂ«rish, niveli i interesit lidhet mĂ« shumĂ« me arsyet ekonomike. Fitime tĂ« mĂ«dha vijnĂ« nga shitja e armĂ«ve dhe armatimit anembanĂ« botĂ«s, kryesisht tek vendet qĂ« dikur ishin klientĂ« tĂ« JugosllavisĂ«â, thotĂ« Gordi.
Pas nisjes së konfliktit Izrael-Iran, më 23 qershor Vuçiq deklaroi se Serbia ka pezulluar eksportin e armëve.
Që nga viti 2022, të dhënat zyrtare mbi eksportin e armëve nga Serbia nuk janë publikuar, megjithëse ligji e parashikon.
Në fund të qershorit, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë akuzoi Serbinë se municionet e saj po përfundonin përmes vendeve të NATO-s në Ukrainë. Beogradi e mohoi disa herë, duke thënë se nuk ka kontroll mbi destinacionin final pas shitjes së armëve në vende të treta.
Kjo çështje i vuri në qendër të vëmendjes edhe marrëdhëniet e Serbisë me Iranin.
Edhe pse Beogradi zyrtar ka pretenduar neutralitet në konfliktin Izrael-Iran, të dhënat tregtare tregojnë një prirje më të madhe drejt Tel Avivit.
Sërish, Serbia disa herë nuk u përshtat me vendimet e BE-së për sanksione ndaj Iranit, si për aktivitetet bërthamore ashtu edhe për shkelje të të drejtave të njeriut.
Pse mungon BE-ja?
Erik Gordi e lidh kĂ«tĂ« me projektin e nxjerrjes sĂ« litiumit âJadarâ nga kompania australiane âRio Tintoâ, qĂ« ka shkaktuar protesta tĂ« mĂ«dha nĂ« Serbi.
Sipas tij, ky projekt nuk mund tĂ« realizohet nĂ« EvropĂ« pĂ«r shkak tĂ« standardeve mjedisore dhe rezistencĂ«s publike, prandaj BE-ja shpesh âmbyll njĂ«rin syâ ndaj shkeljeve tĂ« standardeve demokratike nga Vuçiqi.
Komisioni Evropian, mĂ« 4 qershor 2025, e pĂ«rfshiu projektin âJadarâ mes 13 projekteve strategjike me lĂ«ndĂ« tĂ« para kritike, pavarĂ«sisht pasigurisĂ« pĂ«r vazhdimin e tij.
Analiza e Fondit ISAC tregon se pĂ«rputhshmĂ«ria e SerbisĂ« me deklaratat e politikĂ«s sĂ« jashtme tĂ« BE-sĂ« ishte 59% nĂ« vitin 2024 â mĂ« shumĂ« se njĂ« vit mĂ« parĂ«, por sĂ«rish mĂ« e ulĂ«ta mes vendeve kandidate nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor.
Megjithatë, kontaktet me disa regjime të kritikuara nuk i kanë kushtuar Serbisë, të paktën deri më tani, me trysni serioze nga BE-ja./ REL