RUSI â Kremlini zbulon orarin e takimit Putin-Trump nĂ« AlaskĂ«
MOSKĂ, 14 gusht /ATSH-DPA/ â Kremlini konfirmoi sot orarin e takimit tĂ« shumĂ«pritur midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump nĂ« AlaskĂ«, ku bisedimet pritet tĂ« nisin nesĂ«r rreth orĂ«s 11:30 tĂ« mĂ«ngjesit  (20:30  me oren tonĂ«).
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës do të jetë në krye të axhendës, sipas këshilltarit për politikën e jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, të cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
Trump dhe Putin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas konsultimeve. Përveç Ushakovit në delegacionin e nivelit të lartë rus do të jenë ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, ministri  i Mbrojtjes Andrey Belousov, ministr i Financave Anton Siluanov dhe kryenegociatori i Kremlinit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kirill Dmitriev.
Takimi do të mbahet në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, qyteti më i madh i Alaskës, dhe do të jetë përballja e parë mes dy udhëheqësve që nga marrja e detyrës nga Trump në janar dhe që nga nisja e pushtimit të plotë rus të Ukrainës nga Putini në shkurt 2022.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe aleatët e tij evropianë po e ndjekin me shqetësim rezultatin e takimit, mes frikës se bisedimet mund të çojnë në një marrëveshje për lëshime territoriale ndaj Rusisë, të cilat Kievi i ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike. /Ad.Ab./
Â
The post RUSI â Kremlini zbulon orarin e takimit Putin-Trump nĂ« AlaskĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.