Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Protestat e forta studentore, OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcat policore

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, thotë se Serbia e ka për detyrë të mundësojë tubime paqësore pa përdorim të paarsyeshëm ose të tepruar të forcës policore. Në një reagim në X, ajo tha Serbia është gjithashtu e detyruar ta “parandalojë dhunën, në përputhje me detyrimet e saj për të drejtat e njeriut”. ”Promovimi i dialogut dhe përgjegjësisë është mënyra…

Source

Benzi 670 mijë euro i ministres shkakton polemika

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua është kritikuar pasi bëri një turne në Anadoll me një Mercedes-Benz S63-E, që thuhet se vlen 32 milionë lira turke (670,000 euro). Göktaş la në garazh makinën e saj elektrike Togg të prodhuar në vend me vlerë 2.63 milionë lira (55,000 euro), e cila është automjeti i saj zyrtar dhe preferoi të lëvizte me S…

Source

Biznesi qeverisë me armët!

Nga Jorida Tabaku Qeveria shqiptare ka ndërtuar një model të çuditshëm dhe kontradiktor të funksionimit të shtetit. Kur bëhet fjalë për shërbimet publike thelbësore spitale, shkolla, rrugë përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: “shteti nuk ka kapacitete”. Për këtë arsye, shëndetësia iu dorëzua koncesioneve, ndërtimi i shkollave iu la privatit, dhe çdo segment rrugor i rëndësishëm është bërë pjesë…

Source

Samiti i NATO-s do mbahet në Turqi, Rutte: Të ndërtojmë një aleancë më të fortë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se samiti i radhës i aleancës do të zhvillohet më 7-8 korrik 2026 në Ankara, Turqi. Samiti do mbahet në Kompleksin Presidencial Bestepe. Rutte falënderoi Turqinë për mikpritjen e këtij “samiti të rëndësishëm” dhe theksoi se në takimin e ardhshëm “liderët do të vazhdojnë të ndërtojnë një aleancë më të fortë dhe më të drejtë”, të gatshme për të…

Source

Ministrja Kumbaro ndan pamjet: Kthim në identitet i rrugëve me kalldrëm të Gjirokastrës

Në qytetin e Gjirokastrës vijon puna për kthimin në identitet të rrugëve me kalldrëm, një ndër vlerat përfaqësuese të qytetit të gurtë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro thotë se edhe në këto ditë gushti, kur të gjithë pushojnë, mjeshtrat e gurit në Gjirokastër po restaurojnë kalldrëmet mes lagjeve Granicë e Palorto. “Ky projekt i mbështetur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit forcon…

Source

Situatë jo e mirë në Itali. Ka përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Në një pjesë të Europës ka zjarre, në Itali ka përmbytje. Disa rajone po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili, në Leonforte dy makina përfunduan në lumin Crisa dhe dy persona u shpëtuan nga zjarrfikësit, ndërsa një person tjetër rezulton i zhdukur. Në Sardenjë, shiu dhe breshëri kanë shkatërruar hektarë të tërë me tokë…

Source

VIDEO/ Gjobitet dhe i pezullohet patenta policit, lëvizte në kah të kundërt

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë reagon për videon e postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet policie duke lëvizur në kah të kundërt të drejtimit të lëvizjes, në qytetin e Pogradecit. Policia e Korçës bëri të ditur se për shkeljen e kryer, bazuar në Kodin Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi Th. K., punonjës policie i DVP Korçë, është ndëshkuar me masën administrative 10 000…

Source

Vala e të nxehtit shkakton mbi 1,100 humbje jete në Spanjë

Spanja është goditur nga një valë ekstreme të nxehti, e cila ka rezultuar më vdekjeprurësja deri më tani, me 1,149 viktima të lidhura me temperaturat që në jug arritën deri në 45 gradë celsius. Që nga fillimi i verës janë regjistruar gjithsej 2,635 vdekje të lidhura me të nxehtin, një rritje 40% krahasuar me verën e kaluar. Më të prekurit janë të moshuarit, veçanërisht ata mbi 75 vjeç me…

Source

Sherr për arratisjen e papagallit, vritet polici

Një papagalli besohet se ka shkaktuar grindjen që u përshkallëzua të hënën në mbrëmje, duke kulmuar me vrasjen e një inspektori të policisë në Napoli të Italsië. Mediat vendase raportojnë se Ciro Luongo, 58 vjeç u godit me thikë në zemër nga djali i partneres së tij. Të dy kishin pasur një mosmarrëveshje të gjatë dhe të hënën në mbrëmje, grindja kulmoi me vrasjen. Sipas mediave fqinje…

Source

Rama kritikoi gjyqtarin Balliu, përfshihet Bardhi: Ata zbatojnë rregullat që miraton Qeveria

Gjyqtari Hazbi Balliu është kritikuar sot sërish nga kryeministri Edi Rama. Për të Balliu vendosi në favor të një ndërtuesi të paligjshëm në kryeqytet, duke bllokuar me vendimin e tij konfiskimin e një pallati që po ndërtohej pa leje, të cilin qeveria pas konfiskimit do ta shndërronte në zyrat e reja të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Në këtë situatë është përfshirë edhe kreu i grupit…

Source

Zvicra do ta arrestojë Putinin?

Zvicra do t’i japë presidentit rus Vladimir Putin “imunitet” nëse ai viziton vendin për bisedime hipotetike paqeje me Ukrainën, tha ministri i Jashtëm Ignacio Cassis, pasi Gjeneva po përflitet si një nga qytetet ku mund të zhvillohet takimi Putin-Zelensky, me propozim edhe të Presidentit francez, Emmanuel Macron. Donald Trump propozoi dje një takim trepalësh midis presidentëve të Rusisë dhe…

Source

Mesazhi nga Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Përgatitjet për takimin midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky janë “në proces”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt. “Ka disa opsione që po diskutohen aktualisht nga ekipi ynë i sigurisë”. Shtëpia e Bardhë po planifikon një takim të mundshëm trepalësh midis Volodymyr Zelensky, Vladimir Putin dhe Donald Trump në Budapest. Raporton Politico, duke cituar burime…

Source

Zjarri në Lapardha, angazhohen dy helikopterë

Dy helikopterë të Forcave të Armatosura kanë nisur punën për shuarjen e flakëve në zonën e Lapardhas, në territorin e bashkisë Selenicë. Në vijim pritet të mbërrijë edhe një helikopter i tretë për të ndihmuar në operacionin për shuarjen e zjarrit që përfshiu pasdite zonën me bimësi dhe shkurre. Forcat zjarrfikëse të Vlorës janë vënë sakaq në gatishmëri, pasi era e fortë rrezikon përhapjen e…

Source

Rama poston pamjet: Vazhdojmë çdo ditë t’i hapim rrugë Rilindjes Urbane 2.0, për Shqipërinë 2030 në BE

Çdo ditë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë video nga terreni, ka një mesazh. ”Vazhdojmë çdo ditë t’i hapim rrugë Rilindjes Urbane 2.0, për Shqipërinë 2030 në BE”,-shkruan Rama. Lirimi i hapësirave publike shihet si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”. Aksioni ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të…

Source

Ndryshime në administratë, jo vetëm në qeveri

Qeveria propozon ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike. Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Anti-korrupsionin ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Nga tre aktualisht, pritet të ketë vetëm 2 kategori të institucioneve jo-ministrore. ”Projektligji propozon ekzistencën e vetëm dy llojeve…

Source

Ministrja Koçiu në spitalin e Delvinës: Trajtuan me profesionalizëm rastet urgjente nga zjarret

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi sot Spitalin Ditor “Ismet Shushi”, në Delvinë, ku vlerësoi profesionalizmin që tregoi stafi i këtij spitali për përballimin e situatës së shkaktuar nga zjarret. E shoqëruar nga kryetari i bashkisë Delvinë, Besmir Veli, Koçiu zhvilloi një takim me stafin e spitalit, të cilëve u shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe…

Source

Rikthehen zjarret në Vlorë, kërkohet ndihmë nga ajri

Pas javëve të vështira, një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer këtë pasdite në fshatin Lapardha të Bashkisë Selenicë, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të vendosur situatën nën kontroll, por terreni i thyer dhe përmasat e…

Source

❌