Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zaptimi i hapësirave publike/ Kryeministri Rama: Ra një mur i madh ‘kinez’

Kryeministri Rama ka reagur sërish lidhur me aksionet e pastrimit të hapësirave publike të zëna. Rama ndau pamjet e aksionit për shembjen e një ndërtimi pa leje të cilën e cilësoi si rënien e murit të madh kinez. Më tej Rama vijoi duke thënë se po i hapet rruga Rilindjes Urbane 2.0 për komunitetin e bllokuar pas murit.

Ja dhe një mur i madh “kinez” që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas “murit” – madje për të çliruar edhe pemët e mbyllura brenda në lokal.”, shkruan Rama. / abcnbews.al /

Nënë e bir dhunohen nga 6 persona/ Sarandë, policia arreston dy vëllezër, shkak dyshohet parkimi

Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy vëllezër, të akuzuar si autorë të plagosjes së nënë e bir pasditen e djeshme në lagjen nr. 4 të Sarandës.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për parkimin, kur vëllezërit Romeo dhe Fabion Laze, pronarë të një lavazhi, goditën  me sende të forta nënë e bir N. A dhe E. A. Ngjarja ndodhi rreth orës 17.45 të së dielës, ku në konflikt u përfshinë të paktën 6 persona. Nënë e bir u goditën me grushte, shkopinj e sende të forta, duke marrë plagë të rënda. Ata janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës ku kanë marrë ndihmën e parë. Ata kishin marrë goditje të shumta në kokë e trup, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia shoqëroi fillimisht 4 persona, ndërsa pas hetimeve arrestoi në flagrancë dy prej tyre për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje në bashkëpunim”. Ata janë Romeo Laze 45 vjeç dhe Fabion Laze 39 vjeç, persona me precedentë të shumtë penalë. Në maj 2011, vëllezërit Laze janë akuzuar për plagosjen me sende të forta të dy vëllezërve Avdiu. Në tetor 2014, Fabion Laze është arrestuar për  “prodhim dhe shitje të lëndëve  narkotike”. Në dhjetor 2015, Romeo Laze është arrestuar për “dhunë në familje” dhe “dëmtime të tjera me dashje”. Në gusht 2021 Romeo Laze është  arrestuar për  “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në shkurt 2025, Prokuroria e Sarandës sekuestroi 2 pasuri, 2 automjete dhe 1 biznes të Romeo Lazes. Ndërkohë Fabion Laze rezulton me precedentë penalë në fushën e narkotikëve edhe jashtë shtetit.

/ abcnews.al /

Ukrainasit kundër lëshimit të territorëve/ “Po dhamë Donbasin, nesër Putin kërkon Zaporizhjan”

Lufta në Ukrainë mund të marrë rrjedhë tjetër pas takimit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun e tij ukrainas, Zelensky.

Lëshimi i territoreve është një pikë e nxehtë edhe për ukrainasit, mirëpo ata kanë shprehur besim te Zelensky.

Kërkesat e Putin janë të papranueshme dhe nuk ka asgjë për të folur. Duhet të përdoret vetëm forca, sepse Rusia nuk kupton asnjë gjuhë tjetër. Takimet dhe bisedimet e tyre janë cirk i pastër. Mendoj se ata i forcuan pozicionet e tyre sepse një diktatori iu lejua të fliste dhe u dëgjua.

Të irrituar nga një luftë që fundi duket po aq afër sa edhe larg, banorët shprehen me bindje se presidenti ukrainas Zelensky nuk do t’i pranojë kushtet, pasi shumë njerëz humbën jetën gjatë luftimeve.

Mendoj se Zelensky nuk do të pranojë kushtet, sepse shumë njerëz vuajtën dhe humbën jetën. A vdiqën ata për asgjë dhe ne do të japim tokë? Por në të njëjtën kohë, është shumë e dhimbshme që njerëzit vazhdojnë të vdesin ndërsa negociojnë në kabinete.

Nga ana tjetër, banorët theksojnë se Putin do të pushtojë të gjithë Ukrainën dhe për të nuk kanë rëndësi marrëveshjet që nënshkruan, sepse deri më sot nuk ka zbatuar asnjë.

Putin dëshiron të pushtojë të gjithë Ukrainën. Çfarë premtimesh? Nëse heqim dorë nga Donbasi, atëherë nesër Rusia do të kërkojë Zaporizhjian dhe Khersonin. Putin nënshkroi shumë dokumente në të kaluarën, por ato nuk kishin absolutisht asnjë kuptim.

Takimi mes dy liderëve, Trump dhe Zelensky, pason samitin që u zhvillua mes presidentit amerikan dhe atij rus në Alaskë.

Pavarësisht përpjekjeve për të arritur një paqe të qëndrueshme, Rusia vijon sulmet e saj, duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe të plagosur. / abcnews.al /

Kurti sulmon Kushtetuesen/ “Vendimi për Kuvendin, i padrejtë dhe i padurueshëm”

Edhe njehere ne kundershtim me organet e drejtesise.

Per Albin Kurtin, moszbatimi i vendimeve te gjykatave ne vend, eshte kthyer ne nje norme.

Nje sinjale te qarte per mosdakordesi me vendimin e Gjykates Kushtetetuese e ka dhene edhe kete fillim jave.

Sipas tij, qeveria e Kosoves ka respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, ndersa vonesa në publikimin e aktgjykimit të fundit të kesaj gjykate ngre dyshime për mospërputhje me njoftimin e bërë më 8 gusht.
Me tej, kryeminsitri ne detyre I ka dhene vetes te drejten ta cilesoj vendimin si te pazakonte, te padrejte dhe te padurueshem.

“Por kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë i pazakonshëm, i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë.”

Ai shtoi se për dallim nga rasti i 26 qershorit, kur në të njëjtën ditë është bërë publik njoftimi dhe vendimi, kësaj radhe Qeveria ende nuk e ka në dispozicion aktgjykimin e plotë, gjë që sipas tij po krijon vonesa të panevojshme.

“Kur ta lexojmë atë do ta themi vlerësimin tonë meritor. Por nuk është mirë që kemi këtë vonesë, por në bazë të njoftimit, në bindjen time, ka mospërputhje mes këtij aktgjykimi në versionin e plotë që jemi duke e pritur dhe 26 qershorit të po kësaj përvoje të Gjykatës Kushtetuese”

Pas botimit te plote te vendimit te Gjykates Kushtetuese ne fletoren zyrtare, Kuvendi duhet te mblidhet pas 48 oresh per te votuar me votim te hapur kryeparlamentarin e ri, ndersa kushtetuesja e ka bere te qarte qe nje emer nuk mund te kandidohet me shume se tre here.

Kosova eshte zhytur ne ngerc politik pas zgjedhjeve te 9 shkurtit, pasi VV e Albin Kurtit nuk arriti te siguronte shumicen e votave me nje renie prej gati 10 perqind te mbeshtetjes ne elektorat, duke lene edhe qyetaret e saj pa nje qeveri, qe do te duhet ti perfaqesoj si ne politiken e brendshme, ashtu edhe ne politiken e jashtme. / abcnews.al /

Kërkesat e Ukrainës/ Armëpushim dhe anëtarësim në NATO, por do lëshojë territor

Kievi dhe Moska mund të ulen në tryezën e negociatave nëse takimi mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky këtë të hënë në Shtëpinë e Bardhë shkon mirë. Por të dyja vendet kanë kërkesa të ndryshme për t’I dhënë fund luftës.

Ukraina kërkon para së gjithash një armëpushim. Liderët e vendit kanë përsëritur vazhdimisht se është e pamundur të negociohet një marrëveshje paqeje e qëndrueshme, nëse sulmet ruse vrasin çdo ditë qytetarët ukrainas. Deri më tani ky kusht është mbështetur plotësisht nga aleatët europianë të Kievit.

Në kushte ideale për Ukrainën, një marrëveshje paqeje do t’I kthente asaj të gjithë tokën që Rusia ka pushtuar, ose pjesërisht pushtuar, dhe më pas të aneksuar në mënyrë të paligjshme që nga viti 2014, pra Krimenë dhe katër rajonet jugore dhe lindore të Khersonit, Zaporizhzhjës, Donetskut dhe Luhanskut.

Një kërkesë tjetër e Ukrainës është anëtarësimi në NATO, të cilin Kievi e sheh si garancinë e saj më të mirë kundër një agresioni të ardhshëm rus. Por në vend të kësaj, Ukrainës I kërkohet të pranojë garanci sigurie nga aleatët, detajet e së cilës ende nuk janë përpinuar.

Kjo është një kërkesë që Moska e ka kundërshtuar vazhdimisht, por Vladimir Putin ka bërë lëshime në takimin e Alaskës me Donald Trump. Një anëtarësim në NATO nuk është I pranueshëm, por garanci sigurie të ngjashme me nenin 5 të aleancës janë pranuar. Ky nen nënkupton se nëse një nga vendet anëtare sulmohet, gjithë aleanca është në luftë.

Kërkesat ruse nuk ndalen këtu. Që nga fillimi I luftës, Putin ka kërkuar rrëzimin e qeverisë aktuale ukrainase, që e akuzon si naziste. Në vitin 2022 pushtimi I Ukrainës nisi me prerendimin se po bëhej denazifikimi I vendit. Pra me fjalë të tjera, Putin kërkon një qeveri në Kiev që ka një qëndrim pro Moskës.

Disa nga kushtet ruse kanë ndyrshuar ditët e fundit pas takimit të Alaskës. Vladimir Putin ka pranuar që t’I japë fund luftimeve nëse Ukraina heq dorë nga Donetsku dhe nëse kjo ndodh ai është treguar I gatshëm të ngrijë konfliktin në vijën aktuale të frontit dhe të mos sulmojë për të marrë territore të reja.

Dorëzimi I çdo territori është kundërshtuar nga Ukraina, pasi një hap të tillë nuk e lejon kushtetuta e vendit.

Ndërmjetësuesit mes palëve, Shtetet e Bashkuara dhe Europa, duan të shohin fundin e luftës, por teksa Donald Trump I ka kërkuar Kievit të pranojë lëshimin e territoreve, Brukseli zyrtar ka thënë se duhet respektuar sovraniteti dhe integriteti territorial I Ukrainës. / abcnews.al /

Turistët qëndrojnë më gjatë në Shqipëri/ INSTAT: Kryesojnë kosovarët, italianët dhe polakët

Shqipëria ka pritur më shumë turistë gjatë këtij viti të cilët kanë qëndruar më gjatë .

Shtetasit nga Kosova  edhe përgjatë këtij viti kanë vijuar të mbajnë peshën kryesore të turistëve të huaj.Risi gjatë këtij viti është fakti që ka pasur një shtim të ndjeshëm të numrit të turistëve evropianë të cilët kryesohen nga ata italianë .Sipas të dhënave të Instat në Qershor 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova duke  zënë 19 % të totalit ,nga  Italia 13 % dhe Polonia 10 %. Gjermania dhe Franca kontribuan përkatësisht me 8 % dhe 6 % të vizitorëve, ndërsa 44 % e tyre ishin nga vende të tjera. Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës

Sipas të dhënave të Instat  turizmi ka shënuar një rritje të vizitorëve dhe të net qëndrimeve në strukturat akomoduese gjatë muajit Qershor.

Nga të dhënat konfirmohet që netëqëndrimet u rritën mbi 38%  çka konfirmon se  turistët kanë qëndruar më gjatë në vend ku kanë eksploruar jo vetëm plazhet por edhe vendet historike dhe kulturore.

Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare  me mbi 42,4 % dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme

Deri në fund të muajit qershor  shifrat zyrtare tregojnë se në vend erdhën 4.7 milionë të huaj, ose 4,8% më shumë se vjet. / abcnews.al /

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës/ Balluku inspekton punimet për ndërtimin e stacioneve

Zëvendës kryeministrja Balluku, njëherësh dhe ministre e infrastrukturës po inspekton punimet në ndërtimin e hekurudhës.

Puna për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës vijon me ritëm të avancuar për të pasur një projekt të përfunduar me kushte bashkëkohore. Risia e saj do të jetë se do krijoj lidhjen e aeroportit me Stacionin e Trenit.

Projekti në Stacionin e Trenit në kryeqytet parashikon një ndërtesë qendrore me peronët nëntokë, katin zero që do të jetë komerciale dhe kati i dytë dhe i tretë ku do të zhvendosen zyrat e Hekurudhës Shqiptare.

Në aeroport do të jetë një nyje e rëndësishme hekurudhore për të gjithë udhëtarët, ndërsa stacioni i Epokës do të jetë në qytetin e Durrësit. / abcnews.al /

Rekord pagesash në euro/ Turistët dhe emigrantët shtuan monedhën europiane

Qarkullimi i euros në vendin tonë ka regjistruar shifra rekord përgjatë  këtij viti.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se  vetëm në korrik janë kryer trasaksione në vlerën e 556.4 milionë eurove duke regjistruar nivelin më të lartë  përgjatë këtij viti.Ndërsa në numër janë realizuar mbi 36 mijë të tilla.Nëse bëjmë një krahasim me një vit më parë vërehet se eurot që përdoren në ekonominë shqiptare kanë qenë më të shumta.Sipas të dhënave të Bankës Qendrore gjatë periudhës janar-korrik në vend  trasaksionet në monedhën europiane  në sistemin  AIPS arritën në 3.4 miliardë euro ose 22 % më shumë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Këto të dhëna konfirmojnë sasisë së lartë të eurove që qarkullojnë  në ekonominë shqiptare duke bërë që monedha europiane  të qëndrojë në kufijtë e 97 lekëve.Nëse vërejmë të dhënat e kursit të këmbimit  euro është dobësuar përballë lekut me rreth 1 pikë  pasi në fillim të muajit korrik këmbehej me mbi 98 lekë.

zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me turizmin pasi korriku shënon pikun  e ardhjes së turistëve, remitancat që sjellin emigrantët  por edhe me investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka rritur rezervën valutore duket se kjo nuk ka dhënë efekte në kursin e këmbimit ndërsa parashikon të tërheqë nga tregu rreth 350 milionë euro për efekt të rezervës valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Rritja e numrit të transaksioneve në euro është një tregues pozitiv në formalizimin e ekonomisë. / abcnews.al /

Parcelë me kanabis në Mirditë/ Pranga 59 vjeçarit, asgjësohen bimët narkotike

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Shpërdhazë, njësia administrative Kaçinar, u zbulua një parcelë me 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Autori i dyshuar, shtetasi F. B., 59 vjeç, banues në Kurbin, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. / abcnews.al /

Pamje nga vendngjarja/ Aksident me vdekje në Shkodër, kamioni përplas dy mjete

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Shkodër-Bushat.

Sipas burimeve paraprake, një kamion ka përplasur fillimisht një mjet e ky i fundit ka goditur një tjetër automjet. Nga pamjet e siguruara për ABC News, duket që përplasja ka qenë tepër e fortë dhe ka rezultuar fatale për një shtetas i identifikuar si Altin Luli i cili ka ndërruar jetë.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur tre pasagjerët (bashkëshortja e shtetasit Luli dhe dy fëmijët e tyre të mitur) janë dëguar për mjekim në Spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. / abcnews.al /

(EMRI) Aksident i trefishtë në aksin Shkodër-Lezhë/ Një viktimë dhe tre të plagosur

Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Altin Luli dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

/ ABCNEWS.AL /

“Zonja” kërkon Zhegrovën/ Sulmuesi i Kosovës mund të transferohet te Juventus në Serie A

Një tjetër futbollist pritet t’i bashkohes kolonisë së madhe të shqiptarëve në Serie A.

Juventus ka zgjedhur Edon Zhegrovën si lojtarin që do të plotësojë skuadrën për sezonin e ri.

Dy të përditëshmet e mëdha italiane, “Corriere Dello Sport” dhe sidomos “Tuttosport” gjithmonë e mirë informuar për atë që ndodh te “Zonja e Vjetër” kanë vendosur sulmuesin e kombëtares së Kosovës në faqen e parë.

Sipas tyre, Juventus ka lëvizuar zyrtarisht në merkato për të marrë shërbimet e 26 vjeçarit, i cili më parë ka qëne edhe në orbitën e kampionëve të Napolit.

Por tani gjërat kanë ndryshuar.

Zhegrovës i skadon kontratë me Lillë në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa si futbollisti ashtu edhe klubi francez kërkojnë një sistemim përfundimtar.

Pista e Juventus është konkrete, ndërsa te skuadra bardhezi, Zhegrova do të gjente shokun e tij Jonathan David, me të cilin shkëlqyen në edicionin e fundit në Francë dhe Europë.

Gjithsesi, Juventus duhet t’I bëjë llogaritë me një garë të fortë me Olimpik Marsejë, që gjithashtu kërkon të transferojë sulmuesin e Kosovës.

Sipas “Transfermartk”, kartoni i Edon Zhegrovës vlerësohet 25 milion euro, por për të mos e humbur me parametra zero në fund të sezonit, Lille mund të mjaftohet edhe me shumë më pak se kaq për të lënë të lirë sulmuesin. / abcnews.al /

Dëmet nga zjarret në Gramsh/ Bashkia: Familjet e prekura të aplikojnë për dëmshpërblim

Banorët që u prekën nga zjarret në fshatrat e Gramshit mund të aplikojnë për të përfituar dëmshpërblim. Thirja është bërë nga bashkia e Gramshit.

Ndërkohë, tetë grupe pune të ngritur nga kjo bashki kanë dalë në terren këtë të hënë për të bërë vlerësimin e të gjitha dëmeve që u shkaktuan nga zjarret që përfshinë shtatë fshatra.

Grupet do të jenë në të gjithë zonat që ishin në flakë disa ditë. Vlerësimet dhe të dhënat e grumbulluara nga grupet e punës do t’ju paraqiten institucioneve përkatëse, ku do të bëhet më pas edhe dëmshpërbimi për të gjitha familjet që u prekën.

Në terren do të vlerësohet çdo gjë që dogji zjarri. Nga të dhënat paraprake të deritanishme, janë rreth 40 banesa të djegura, ndërsa dëmet e tjera në pajisjet elektroshtëpiake apo bagëti nuk janë përllogaritur ende.

Nga në Gramsh janë shpërndarë gjithashtu 11 ton koncetrate nga rezervat e shtetit për të ushqyer të gjitha bagëtitë që i shpëtuan zjarreve dhe është bërë gjithashtu edhe strehimi i tyre.

Bashkia e Gramshit ishte më e goditura nga zjarret e javës së kaluar. Flakët lanë pas shtëpi të djegura, bagëti, qindra hektarë të shkrumbuar, një viktimë dhe të plagosur që morën ndihmë mjekësore në spital. Për të vënë nën kontroll flakët u punua disa ditë në kushte të vëhstira, ku morën pjesë qindra forca të emergjencave civile, ndihmuar edhe nga ajri. / abcnews.al /

24 orë kaotike para takimit vendimtar Trump-Zelenskyy: Diplomacia në krizë, Trump në golf

Nëse ka një gjë që dëshmojnë 24 orët e fundit, është se ende jetojmë në botën e Donald Trump-it dhe ai vazhdon ta diktojë ritmin global.

Pas takimit të shumëpritur në Alaskë, aftësitë e presidentit amerikan për të arritur marrëveshje u vunë në pikëpyetje, pasi u duk se ai u largua pa ndonjë rezultat konkret. Por në mënyrë të papritur, Trump i befasoi të gjithë duke shndërruar takimin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një “samit paqeje” të minutës së fundit në Shtëpinë e Bardhë.

Ftesat ndaj liderëve europianë u shpërndanë në mënyrë të paqartë dhe brenda pak orësh, lista e të ftuarve u zgjerua me edhe gjashtë liderë të tjerë, të cilët lanë gjithçka për të ndjekur axhendën e paparashikueshme të Trump-it.

Nga prapaskenat vinin sinjale të qarta të një mungese koordinimi. Zëdhënësi i kryeministrit britanik, i pyetur se kush e kishte bërë ftesën – Shtëpia e Bardhë apo presidenti ukrainas – u përgjigj: “Pak nga të dy.”

Ndërkohë, takimi i të ashtuquajturit “koalicioni i të gatshmëve” – një grup aleatësh europianë të Ukrainës i udhëhequr nga Keir Starmer dhe Emmanuel Macron – kishte një atmosferë të tensionuar. Anëtarët dukeshin të vendosur të mbështesin Ukrainën, edhe nëse kjo do të thotë të përplasen me qëndrimin e SHBA-ve. Në momente të caktuara, dukej sikur po përpiqeshin të bindnin vetveten se mund ta bënin këtë.

Dhe ndërsa diplomacia ndërkombëtare përvëlohej nga ky reagim i furishëm, njeriu në qendër të gjithë kësaj stuhie – Donald Trump – ndodhej në qetësi… në fushën e golfit. Një qendër e ftohtë në mes të kaosit diplomatik që ai vetë krijoi, ndërsa aleatët e tij sillen rreth tij në përpjekje për të gjetur qartësi. / abcnews.al /

Përmbytjet në Pakistan, të paktën 337 viktima

Përmbytjet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike u kanë marrë jetën e të paktën 337 personave në veriperëndim të Pakistanit, sipas Autoritetit Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive, ndërsa dhjetëra të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Në Kishtwar, ekipet e emergjencës vijuan të dielën kërkimet në fshatin e largët Chositi, ku u raportuan të paktën 60 viktima dhe rreth 150 të plagosur, prej të cilëve 50 janë në gjendje kritike.

Shtëpitë janë shkatërruar nga uji i rrëmbyer që ka zbritur nga malet, duke rrëzuar gurë të mëdhenj mbi ndërtesa.

Autoritetet kanë paralajmëruar për reshje të tjera intensive dhe mundësi për rrëshqitje dheu deri të martën, 19 gusht, duke këshilluar administratat lokale të qëndrojnë në gatishmëri. Reshjet e dendura kanë tejkaluar normat normale prej 26 qershorit, duke shkaktuar vdekjen e mbi 600 personave deri tani.

Ndërkohë, fenomeni i cloudburst, ku reshjet ekstreme bien brenda një zone të vogël në një kohë shumë të shkurtër, ka shkaktuar shkatërrime të ngjashme edhe në Kashmir. Të premten, ekipet indiane nxorën trupat nga balta dhe rrënojat pas përmbytjeve që shkatërruan një fshat në Himalaje. / abcnews.al /

Shpejtësi dhe çmenduri/ Thompson triumfon në garën e 100 metrave në “Diamond League”

Ishte gara më e shumëpritur, që pas asaj në Olimpiadën e Parisit verën e shkuar.

Kampioni olimpik Noah Lyles dhe rivali I tij më I madh Kishane Thompson u përballën në pistën e Chorzoë në Poloni, për takimin e radhës në garën mbretëreshë të 100 metrave, në një turne të rëndësishëm të atletikës siç është “Diamond League”.

Triumfi ishte i gjithi për atletin xhamajkan, që kaloi i pari finishin, duke marrë revanshin personal ndaj amerikanit, që fitoi me vetëm 5 të mijëtat e sekodës në përballjen e fundit në Paris.

Thompson vendosi kohën 9 sekonda e 87 të qindat, duke barazuar edhe rekordin e turneut.

Me diferencë prej 3 të qindat në vendin e dytë u rendit Noah Lyles, ndrësa podiumin e plotësoi atleti tjetër amerikan Kenny Bednarek.

Fitorja e xhamajkanit projekton një sfidë të fortë dhe spektakolare në garat e shpejtësisë në prag të Botërorit të Atletikës që do të zhvillohet në Tokyo nga datat 13 deri në 21 shtator. / abcnews.al /

Presidenti Zelensky mbërrin në Bruksel për takim me Von der Leyen

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Bruksel, ku është pritur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ky takim është konfirmuar nga vetë von der Leyen, e cila shprehu nëpërmjet rrjetit social X se do ta mirëpresë Zelenskyy-n të dielën — për të vijuar më pas bashkë me të në një takim me liderët e “Koalicionit të Gatshëm” në Bruksel. Të hënën do t’i bashkohet delegacionit për në Shtëpinë e Bardhë, sipas kërkesës së Presidentit Zelenskyy.

Pas takimit në Bruksel, Zelenskyy dhe von der Leyen do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media gjatë ditës.

Takimi europian shërben si një përgatitje për ofensivë diplomatike përpara vizitës vendimtare në Uashington. Dhjetëra liderë evropianë, përfshirë Ursula von der Leyen, janë gati të bashkohen me Ukrainën në mbështetje të saj në bisedimet me Donald Trump. / abcnews.al /

Turistët në Krujën e Skënderbeut/ Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik

Shqipëria po preferohet gjithmonë e më shumë jo vetëm për detin por edhe për historinë e kulturën.Kruja është transformuar në një destinacion të mirfilltë për turistët gjatë kësaj vere .Vetëm në 4 muaj janë regjistruar rreth 1.3 milionë vizitorë të cilët kanë preferuar të eksplorojnë muzeun Historik Kombëtar dhe atë Etnografik por edhe  parkun Kombëtar të Qaf Shtamës, malin e Skënderbeut, si dhe objekte kulti.Turistët e huaj  vlerësojnë  historinë  ,kulturën por edhe mikpritjen që u ofrohet.

Ndikim në tërheqjen e turistëve në këtë zonë ka dhënë shtimi i numrit të bujtinave, cilësia e gatimeve tradicionale dhe çmimet me standarte që i ofrohen turistëve.

Drejtuesit e në Muzeun e Krujës theksojnë se turistët kryesor gjatë kësaj vere janë amerikan por nuk kanë munguar edhe nga shtete europiane. / abcnews.al /

 

 

❌