KOLUMBI â Ish-presidenti Uribe shpallet fajtor pĂ«r manipulim dĂ«shmitarĂ«sh
RIO DE ZHANEIRO, 29 korrik /ATSH-DPA/ â Ish-presidenti i KolumbisĂ«, Ălvaro Uribe, u shpall fajtor pĂ«r manipulim dĂ«shmitarĂ«sh dhe mashtrim procedural nĂ« njĂ« gjyq historik, hera e parĂ« qĂ« njĂ« ish-kreu i shtetit nĂ« vend dĂ«nohet pĂ«r njĂ« vepĂ«r penale.
Gjatë shpalljes së vendimit që zgjati më shumë se 10 orë, gjyqtarja Sandra Heredia deklaroi se prokuroria kishte provuar përfshirjen e Uribes në këto krime.
Vendimi nuk është ende përfundimtar, dhe ekipi ligjor i Uribes pritet të apelojë. Një gjykatë apelimi duhet të japë vendim deri në mes të tetorit, përndryshe rrezikon që çështja të parashkruhet dhe të mbyllet.
Uribe, 73 vjeç, e ndoqi seancën online. Dënimi do të shpallet në një seancë të veçantë. Ai përballet me deri në tetë vjet burg, mundësisht në arrest shtëpie.
Ai u shpall fajtor për dy nga tre akuzat, ndërsa akuza për ryshfet u hodh poshtë.
ĂĂ«shtja buron nga procedurat qĂ« vetĂ« Uribe i nisi mĂ« shumĂ« se njĂ« dekadĂ« mĂ« parĂ« kundĂ«r senatorit tĂ« krahut tĂ« majtĂ« IvĂĄn Cepeda, i cili kishte hetuar lidhjet e dyshuara tĂ« Uribes me grupet paraushtarake.
Situata u përmbys në vitin 2018 kur vetë Uribe u akuzua se kishte ushtruar presion ndaj ish-të burgosurve paraushtarakë për të dhënë dëshmi shfajësuese për të. Procedurat u vonuan vazhdimisht dhe vetëm në vitin 2024 u ngritën akuza kundër tij.
Uribe, një konservator që shërbeu si president nga viti 2002 deri në vitin 2010, mbetet një figurë përçarëse në Kolumbi. Mbështetësit e shohin atë si një mbrojtës të vendosur të sigurisë kombëtare gjatë një periudhe konflikti të fortë me grupet guerile të krahut të majtë.
Kritikët, megjithatë, e akuzojnë atë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe mbajtjen e lidhjeve të ngushta me forcat paraushtarake.
Konflikti i brendshëm dekadash i Kolumbisë midis forcave qeveritare, guerilëve dhe paraushtarakëve të krahut të djathtë ka lënë rreth 220 000 njerëz të vdekur dhe miliona të zhvendosur./ /Ad.Ab./
The post KOLUMBI â Ish-presidenti Uribe shpallet fajtor pĂ«r manipulim dĂ«shmitarĂ«sh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.