Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

350 trupa britanike zbarkojnë në Kosovë

Rreth 70 automjete dhe mbi 350 trupa nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kampin Bondsteel në Kosovë. Në një postim në X, Forca e NATO-s në Kosovë njofton se vendosja e tyre u realizua me mbështetjen e Grupit të Përbashkët të Mbështetjes Logjistike (JLSG) të KFOR-it, duke përfunduar kështu dislokimin e përkohshëm të forcave britanike në rajon. Kjo vjen në kuadër të forcimit…

Source

Qeveria Rama 4, Dedaj: Opozita pa rol në Parlament

Gazetari Reldar Dedaj flet për formimin e qeverisë Rama 4 dhe rolin e opozitës në Parlamentin e ardhshëm, duke dhënë një panoramë kritike për funksionimin e jetës politike në vend. ”Ministrat e rinj do të jenë thjesht figura që do të ndjekin me përpikmëri çdo marrëveshje sipas urdhrit që do marrin. Nuk kam parë ndonjë ministër të Ramës që të ketë shfaqur revoltë ndaj vendimeve të tij”,-tha Dedaj.

Source

Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje

Mbi 3900 ndërhyrje për shuarjen e flakëve janë regjistruar vetëm këtë vit në të gjithë vendin, duke shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të zjarreve, kryesisht në pyje dhe kullota. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara thotë se në shumicën e rasteve flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë. “Kemi rreth 3981 vatra dhe ndërhyrje për…

Source

Dhuratë për datëlindje, kjo këngë e Dua Lipës kap 1 miliard shikime në Youtube

Sot Dua Lipa ka 30-vjetorin e lindjes, dhe një dhuratë e ka marrë nga Youtube. Hiti “Levitating” vazhdon të ngjitet në majat e suksesit. Videoja ka kaluar tashmë shifrën e një miliard shikimeve në YouTube. Sipas të dhënave të 2025-ës, ky hit është renditur si kënga e nëntë më e madhe e shekullit në Hot 100. Ky është klipi i tretë i artistes me origjinë shqiptare që arrin këtë sukses, pas “New…

Source

Aksident në Lungomare, makina përplaset me motorin

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në shëtitoren Lungomare. Sipas burimeve të policisë së Vlorës një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Autoambulanca ka shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe ka transportuar të plagosurin në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Source

Presidenti i Amerikës, Trump: Putinit do t’i jap edhe dy javë kohë

“Do t’i jap Putinit disa javë”,-tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump duke theksuar se brenda dy javësh mund të shkojmë në njërën anë ose në tjetrën. “Nuk më pëlqen mënyra se si po shkojnë bisedimet me Zelenskyn”, tha ai. Gazetarët e pyetën atë në lidhje me sulmin rus ndaj një kompanie amerikane në Ukrainë, të cilit Trump iu përgjigj duke thënë se “nuk ishte i kënaqur”.

Source

Trump zbulon kur do të hidhet shorti i Kupës së Botës 2026

Shorti zyrtar i grupeve për Kupën e Botës FIFA 2026 do të mbahet më 5 dhjetor në Qendrën Kennedy në Uashington. Presidenti i Amerikës, Donald Trump e njoftoi këtë në Zyrën Ovale së bashku me Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. “Secila prej ndeshjeve do të jetë si një Super Bowl; do të jetë ngjarja më e madhe dhe më komplekse në historinë e sportit, duke tërhequr kaq shumë njerëz.

Source

Rama poston pamjet: Një mbrëmje e veçantë në Durrës mbi sigurinë rrugore

Këtë mbrëmje, në sheshin “Taulantia” në Durrës u zhvillua aktiviteti “Dita e Sigurisë Rrugore” me pjesëmarrjen e fëmijëve edhe të prindërve të tyre. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet në një postim në Facebook. Ky aktivitet shërbeu si një thirrje për më shumë kujdes dhe respekt ndaj rregullave të qarkullimit, për një komunitet më të sigurtë për të gjithë.

Source

Tabaku: Sistem fiskal i pandershëm, qeveria bën ligje me porosi. Shqiptarët janë të varfër

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar raportin e OKB-së lidhur me progresin social. Për të Shqipëria ka një sistem fiskal të pandershëm, që takson punën dhe shtresën e mesme më shumë se një pakicë të privilegjuar që gëzon lehtësira. Tabaku akuzon qeverinë se prej 12 vitesh ka manipuluar me ligje me porosi, duke i bërë shqiptarët edhe më të varfër. Postimi i plotë Shqipëria ka një…

Source

Qeveria Rama 4? Juristi Spahiu: Veç 3 ministra nuk mund të ikin

Si do të jetë qeveria Rama 4? Në një kohë që nuk ka asnjë sinjal nga selia e PS-së, juristi Kreshnik Spahiu thotë se kryeministri Edi Rama pritet të ndryshojë të paktën 90% të kabinetit të tij qeveritar dhe veç 3 ministra mund të shpëtojnë dhe të ruajnë portofolet e tyre. Për të Rama do të zgjedhë ministra teknokratë, për të arritur synimin e integrimit në BE. ”Unë mendoj se do bëjë një qeveri…

Source

Spahiu tregon pse Amerika nuk po dërgon ambasador në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se aktualisht tre vende të rëndësishme të rajonit Ballkanik, përfshi edhe Shqipërinë, janë pa ambasador amerikan. Dy të tjerat janë Serbia dhe Kosova. Administrata e presidentit Donald Trump duket se e ka larguar vëmendjen nga Ballkani, duke mos e pasur prioritet, por kjo sjellë edhe vështirësi gjeopolitike, sidomos për situatën ku ndodhet Kosova.

Source

Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç fton përfaqësuesit e protestuesve në një debat publik, që mund të mbahej përpara të gjitha televizioneve. Studentët i’u përgjigjën thirrjes së Vuçiçit, duke thënë se me presidentin do të bisedojnë vetëm kur ai të shpallë zgjedhje të reja. “Është e qartë se nuk ka përgjigje ndaj revoltës së popullit, prandaj tani do të flasë me ne, të cilët prej muajsh na quan…

Source

VIDEO/ Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Tiranë: Duhet rimenduar zgjidhja

Deputeti socialist, por më së shumti opozitar Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit. Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar me mesazh për çështjen e korsive të emergjencës, kryesisht asaj për autobusët, ambulancat, policinë, taksitë, zjarrfikësit, në zonëne Unazës në Tiranë. Teksa udhëton me mjet ai filmon…

Source

Vrau gruan, daja i autorit: Ka patur probleme të shëndetit mendor, në Shqipëri është i kartelizuar

Marjeta Nikoleci u vra mbrëmjen e djeshme në Volos të Greqisë nga bashkëshorti Panteli Nikoleci. Siç raporton protothema.gr sipas informacioneve paraprake autori rezulton me histori të mëparshme problemeve të shëndetit mendor. Daja i autorit, Jetnor Lumani thotë se ngjarjen e mësuan nga mediat. ”Ne e morëm vesh nga televizori dhe u detyruam që erdhëm tek motra jonë. Ne nuk dimë asnjë gjë…

Source

Shkodra e tejmbushur me turistë, Rama ndan fotot e bukura

Ditët me diell, bëjnë që Shkodra të jetë e mbushur me turistë dhe qytetarë që shijojnë mrekullitë e qytetit. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga qyteti i tejmbushur. Shkodra është kthyer tashmë në një nga rajonet më tërheqëse për turistët e huaj, jo vetëm për atraksionet historike, peizazhet, por tashmë edhe për traditën e veçantë të mikpritjes malësore ndaj miqve. Tashmë Shkodra…

Source

Ministria e Mbrojtjes për zjarret në vend: Janë 2 vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundit lidhur me situatën e zjarreve në vend. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, ku për momentin vetëm dy vatra janë aktive. Situata e zjarreve në vend Forcat zjarrfikëse, me ndihmën edhe të Forcave të Armatosura po vijojnë ndërhyrjet në disa zona të vendit për shuarjen e vatrave të zjarrit. Në Finiq të Vlorës…

Source

40-vjeçari vr*u gruan, vajza: Babi ishte xheloz

Një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, sot në Greqi dhe më pas është arratisur. Është zbardhur dëshmia e një prej katër fëmijëve të çiftit shqiptar në Greqi, ku në një prononcim për mediat greke, ajo ka deklaruar se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. “Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për…

Source

❌