Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 August 2025Main stream

Vrau gruan, daja i autorit: Ka patur probleme të shëndetit mendor, në Shqipëri është i kartelizuar

By: redi
22 August 2025 at 17:29

Marjeta Nikoleci u vra mbrëmjen e djeshme në Volos të Greqisë nga bashkëshorti Panteli Nikoleci. Siç raporton protothema.gr sipas informacioneve paraprake autori rezulton me histori të mëparshme problemeve të shëndetit mendor. Daja i autorit, Jetnor Lumani thotë se ngjarjen e mësuan nga mediat. ”Ne e morëm vesh nga televizori dhe u detyruam që erdhëm tek motra jonë. Ne nuk dimë asnjë gjë…

Source

40-vjeçari vr*u gruan, vajza: Babi ishte xheloz

By: redi
22 August 2025 at 16:41

Një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, sot në Greqi dhe më pas është arratisur. Është zbardhur dëshmia e një prej katër fëmijëve të çiftit shqiptar në Greqi, ku në një prononcim për mediat greke, ajo ka deklaruar se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. “Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për…

Source

“Air Albania”, linja ajrore që mban gjallë flamurin shqiptar në qiell

By: V K
22 August 2025 at 14:37

Përtej problematikave të përditshme të udhëtimit ajror, “Air Albania”, po konsolidohet dhe po krijon profilin e saj si kompani kombëtare.

Ajo u prezantua për herë të parë në mars 2017 dhe u themelua zyrtarisht më 16 maj 2018, duke i dhënë Shqipërisë një linjë ajrore të vetën, ashtu si shumica e vendeve të Europës.

Dy vite pas nisjes së operimeve, kompania u përball me sfidën më të madhe globale, pandeminë e COVID-19.

Teksa shumë linja ajrore ndërprenë aktivitetin, “Air Albania”, vijoi të kryente fluturime riatdhesimi për qytetarët shqiptarë dhe transportin e ngarkesave mjekësore.

Pikërisht kjo kompani, solli në Tiranë avionin me dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit, duke u shndërruar në një hallkë jetike të komunikimit me botën.

Deri në vitin 2021, tre avionët e saj, ambasadorët e “Air Albania”: Migjeni, Lasgushi dhe Naimi, vijonin fluturimet, duke u kthyer në simbol të pranisë shqiptare në qiell.

Në shumë prej linjave, kompania ende përfshin në çmim një bagazh të regjistruar dhe ofron vakte të ngrohta gjatë udhëtimit.

Kujdesi ndaj pasagjerëve nuk mbetet vetëm slogan: asistencë për pasagjerët e moshuar ose me probleme shëndetësore, oksigjen kur kërkohet nga ana mjekësore, mbështetje me mirëkuptim për ata që udhëtojnë në raste familjare të dhimbshme dhe trajtim i menjëhershëm i ngarkesave mjekësore urgjente. Janë këto zgjedhje konkrete që dëshmojnë filozofinë e kompanisë.

Më shumë se 300 të rinj shqiptarë, janë trajnuar në fushën e aviacionit falë “Air Albania”-s. Një pjesë e tyre sot janë pjesë e linjave më të mira europiane dhe globale, duke e shndërruar kompaninë në një trampolinë profesionale.

Si kompani me kapital shqiptar, ajo kontribuon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit, përmes qindra mijëra transaksioneve bankare dhe fuqizimit të zinxhirit ekonomik vendas.

Në Ballkan, vetëm Serbia ka një kompani tjetër ajrore të suksesshme me kapital 100% shtetëror. Vetëm në vitin 2024, xhiroja e saj arriti në rreth 700 milionë euro dhe ajo mbajti mbi 52% të tregut.

Ky është një shembull që tregon se një linjë ajrore vendase, mund të jetë shumë më tepër sesa një operator transporti: ajo mund të shndërrohet në urë zhvillimi për ngritjen e një Akademie Edukimi dhe Trajnimi, ku të formohen teknikë të lartë, pilotë, ekuipazhe profesionale, duke gjeneruar një ekonomi të re të qëndrueshme dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Aviacioni është një industri ku sfidat nuk mungojnë: avionët përballen me defekte teknike, furnizimet shpesh vonohen, moti mbyll aeroportet, ekuipazhet arrijnë kufirin e orareve të punës, ndërsa konkurrenca ul çmimet nga ora në orë. “Air Albania” nuk ka qenë e imunizuar ndaj problemeve dhe kritikave, por gjithsesi ka vijuar të qëndrojë e pranishme në një treg tepër konkurrues.

Mesazhi i saj është i qartë: nëse një biletë përfshin bagazh të regjistruar, një vakt të ngrohtë dhe politika humane për pasagjerët që kanë nevojë për ndihmë shtesë, atëherë diferenca prej disa eurosh nuk është një “ndëshkim”. Përkundrazi, është një zgjedhje për llojin e ekosistemit të udhëtimit që duam të mbështesim dhe të ruajmë.

The post “Air Albania”, linja ajrore që mban gjallë flamurin shqiptar në qiell appeared first on Albeu.com.

Krim në familjen shqiptare në Greqi! 40-vjeçari vret në hyrje të pallatit bashkëshorten

By: Ela
22 August 2025 at 11:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Volosit në Greqi, ku një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, me të cilën kishte katër fëmijë dhe më pas është arratisur. Sipas mediave greke, krimi ndodhi në ndërtesën ku jetonte familja, në rrugën Konstanda. Mësohet se sherri mes tyre filloi brenda apartamentit dhe […]

The post Krim në familjen shqiptare në Greqi! 40-vjeçari vret në hyrje të pallatit bashkëshorten appeared first on BoldNews.al.

“E pashë babin duke therur mamin me thikë”, shqiptari vret gruan në Greqi, lë jetimë katër fëmijë të mitur

By: gaze tare
22 August 2025 at 11:27

Një ngjarje tragjike është regjistruar në qytetin e Volosit, në Greqinë qendrore, ku një grua shqiptare ka humbur jetën si pasojë e dhunës brenda familjes.

Sipas autoriteteve greke, ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes çiftit, të cilët ishin emigrantë shqiptarë dhe prindër të katër fëmijëve të mitur. Burimet hetimore bëjnë me dije se 40-vjeçari goditi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, në prani të fëmijëve, dhe më pas u largua në këmbë nga banesa.

Një detaj tronditës ka dalë nga dëshmia e njërit prej fëmijëve të çiftit, që ndodhej në vendngjarje. Ai ka thënë për autoritetet:

“E pashë babin duke e therur mamin me thikë.”

Policia ndërhyri menjëherë në apartamentin ku ndodhi ngjarja, duke nxjerrë fëmijët nga banesa dhe duke nisur një operacion kërkimi për autorin, i cili ndodhet në arrati.

Sipas informacioneve paraprake nga mediat greke, burri dyshohet të ketë qenë përdorues droge, dhe më herët kishte tentuar vetëvrasje në qershor të këtij viti. Megjithatë, nuk rezulton të ketë pasur denoncime për dhunë në familje më parë.

Ngjarja ka tronditur rëndë komunitetin shqiptar në Volos dhe ka rikthyer edhe një herë vëmendjen tek fenomeni i dhunës në familje, i cili, fatkeqësisht, edhe këtë herë i mori jetën një gruaje dhe la jetimë katër fëmijë të mitur.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

The post “E pashë babin duke therur mamin me thikë”, shqiptari vret gruan në Greqi, lë jetimë katër fëmijë të mitur appeared first on iconstyle.al.

Prekëse! Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman

By: Ela
21 August 2025 at 22:52

Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje e mediave gjermane. Shqiptari Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979, por kur vajza e tij Hamide ishte vetëm dy vjeç, nëna e saj vendosi të shpërngulej në Portugali dhe nga ky moment babi nuk e takoi më të bijën. Por falë një […]

The post Prekëse! Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 21 August 2025Main stream

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

21 August 2025 at 16:16

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të bëjë një ndërhyrje emergjente për përforcimin e themeleve të Urës së Milotit, përmes një tenderi me fond limit prej 107 milionë lekësh [1.1 milionë euro]. Sipas ARRSH, projekti është hartuar në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës dhe synon që të rrisë sigurinë dhe të mundësojë rihapjen e urës për […]

The post ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Hetimet/ Grupi shqiptar dyshohet se përdori nëndetëse për trafikun e kokainës

By: Ardit
19 August 2025 at 19:36

Autoritetet belge të drejtësisë në bashkëpunim me SPAK janë duke hetuar një grup kriminal të përbërë shqiptarë, të dyshuar si të përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Europë. Por ndryshe nga grupe të tjera kriminale të ngjashme, transportimi i kokainës nuk bëhej në kontejnerët e bananeve, por vende […]

The post Hetimet/ Grupi shqiptar dyshohet se përdori nëndetëse për trafikun e kokainës appeared first on BoldNews.al.

DOKUMENTET/ Jo vetëm “KAYO” e Ardi Veliut, shteti shqiptar krijon dhe 3 kompani ushtarake të tjera

By: Ardit
18 August 2025 at 12:47

TIMAK DEFENCE, M.K.D dhe GUNA TACTICAL janë tre kompani të reja të hapur në tre ditët e parë të muajit Gusht 2025, të cilat kanë për shoqëri mëmë, kompaninë shtetërore KAYO sh.a, e cila operon në industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë. Kompania u themelua në vitin 2024 dhe drejtohet nga Ardi Veliu, ndërsa ka trashëguar […]

The post DOKUMENTET/ Jo vetëm “KAYO” e Ardi Veliut, shteti shqiptar krijon dhe 3 kompani ushtarake të tjera appeared first on BoldNews.al.

Edi Rama ndan pamje mahnitëse nga Gjiri i Gramës: Mirëmëngjes me energjinë verore

18 August 2025 at 08:50

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vijuar me traditën e tij të promovimit të bukurive natyrore të vendit përmes rrjeteve sociale.

Këtë herë, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ai ka zgjedhur një nga perlëzat e jugut — Gjirin e Gramës, i ndodhur në zonën e Orikumit.

Në një postim të publikuar mëngjesin e sotëm, Rama ka shpërndarë pamje spektakolare nga bregdeti shqiptar, duke shfaqur ujërat e kristalta dhe relievin e egër të këtij gjiri të veçantë.

“Mirëmëngjes, dhe me energjinë verore nga Gjiri i Gramës, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar ai, duke shoqëruar mesazhin me imazhe që theksojnë potencialin turistik të zonës. /Telegrafi/

The post Edi Rama ndan pamje mahnitëse nga Gjiri i Gramës: Mirëmëngjes me energjinë verore appeared first on Telegrafi.

“Një jetë në lëvizje”: Sfidat e rikthimit nga emigrimi

15 August 2025 at 15:12

Emigrimi e ka shoqëruar historinë e Shqipërisë ndër vite. Mijëra familje janë larguar që nga vitet ’90, në kërkim të një jete më të mirë. Disa janë larguar në heshtje. Të tjerë janë kthyer me zhgënjim, për të nisur nga e para një migrim tjetër brenda vendit.

Ky është rasti i Alta Kolecit, një grua e cila ka përjetuar atë që shumë e përshkruajnë si “një jetë në lëvizje”. Fillimisht nga Puka drejt Athinës, më pas drejt kthimit të vështirë në Shqipëri: në Kamëz, një qytet që u ngrit nga historitë e mërgimtarëve.

Historia e Altes nuk është thjesht një rrëfim për largimin apo kthimin. Ajo flet për sakrificën mes dy realiteteve, mundësinë e humbur dhe vendosmërinë për të bërë përpara bazuar te shpresa se e nesërmja do të jetë ndryshe.

“Ka qenë një situatë shumë e vështirë se ka qenë 96-ta. Kanë qenë ato trazirat, që po fillonin, që ishte pak vështirë me një fjalë. Njerëzit po emigronin, pastaj ika direkt për Greqi, për Athinë. Vitin e parë nuk është se punoja shumë, kishim një të njohur në katin e sipërm dhe ajo më merrte me vete, ishte një familje greke, thjesht më shumë që të mësoja gjuhën, të ambientohesha, se ishte e vështirë dhe atëherë aty nuk ka pasur shumë emigrantë, që të thuash që të kishe komunikim” kujton Alta.

Sipas Eurostat, në vitin 2023 rreth 49,000 shqiptarë emigruan drejt vendeve të BE-së, një eksod i ngjashëm me vitin 2015.

Census 2023 zbuloi se popullsia e Shqipërisë është zvogëluar me 14.5 % që nga 2011, duke reflektuar largimin e rreth 490,000 personave në rreth një dekadë.

Por mes vështirësive për t’u ambientuar në shtetin e huaj, Alta dhe bashkëshorti vendosin që të ardhurat e fituara në emigrim t’i investonin në Shqipëri, kështu që mes vështirësish vendosën të kthehen dhe ta ndërtojnë jetën këtu.

“E menduam rikthimin, sepse ne çdo fitim që kishim i sillnim në Shqipëri, dhe për një biznes që e kishim të hapur bashkë me një tjetër, gjithë ai mundimi jonë, ishte aty,” tregon Alta për vështirësitë.

Vendimi për t’u kthyer duket se ndikoi jo pak te Alta. Ajo shprehet se e pati të vështirë të ambientohej me kthimin pasi kishte nisur të mësohej me realitetin e ri në Greqi në një fazë ku sapo ishte bërë familjare.

Mendimi se si mund të kishin shkuar gjërat nëse nuk do të ishin kthyer, e ka ndjekur për një kohë të gjatë atë. Edhe pse emigrantë, edhe pse të huaj, jeta në Greqi duket se ofronte diçka që Shqipëria s’e kishte: sigurinë dhe stabilitetin.

Alta shprehet se i mungon çdo gjë nga Greqia, pavarësisht se atje ata ishin të huaj.

“Edhe kur u kthyem këtu, prapë të huaj,” kujton ajo me zhgënjim, “Pastaj këtu nuk ka as park për fëmijët, as spitalet, as rregull, asgjë.”

“Erdhëm me shpresën se këtej do të ishte më mirë me një fjalë, sepse Shqipëria është shumë vend i bukur, thjesht nuk janë drejtuesit të rregullt, që të eci përpara.” vijon ajo teksa rrëfen se po të ishte për të, ajo do të ikte sërish për në Greqi.

Por edhe pse e mendon largimin si opsion, Alta ka arritur që ta fitojë pavarësinë, me gjithë vështirësitë që ka, sidomos për një grua. Prej shtatë vitesh ka hapur një sallon parukerie dhe shprehet e kënaqur për këtë sipërmarrje të cilën e ka nisur që në Greqi kur ishte emigrante.

“Shkollën për parukeri e kam mbaruar në Greqi, nuk është se fillova këtu,” tregon Alta, “Kam bërë dhe punë të tjera, por pastaj duhet të punësohesha sepse doja të punoja, të isha e pavarur, dhe fëmijët i kisha të vegjël, 8-10 vjeç”.

Për të, shqetësimi kryesor pas kthimit ka qenë shkollimi i fëmijëve, pasi ndryshe nga Greqia sistemi arsimor shqiptar nuk ka orare fleksibël që t’i ndihmojë prindërit për të vijuar rregullisht punën, ndërsa Kamza shtëpi e shumë familjeve të rikthyera nga emigrimi, është një zonë e re urbane që nuk ka shumë shkolla dhe mësimi në disa prej tyre bëhet me turne.

Por si shumë qytete të Shqipërisë, që po zbrazen, edhe Kamza nuk po i bën dot ballë emigracionit. Brezi i dytë i familjeve që e ngritën jetën në Kamëz, i kanë sytë drejt emigrimit.

“Akoma i kam me studime, por edhe fëmijët, mendimi është për jashtë, që të lëvizin. Unë nuk u them që të ikin, thjesht është mënyra e jetesës këtu, është goxha e vështirë,” shprehet Alta, e cila pohon se gjërat kanë ndryshuar në Shqipëri, por që sipas saj vijohet të ketë mangësi.

“Që nga transporti, që nga vështirësitë për fëmijët, shkollat që janë (me turne) jo paradite, jo pasdite, fëmijët kush do t’i marrë, kush do t’i çojë, me një fjalë, gratë kanë shumë vështirësi te pjesa e familjes. Nuk kanë një park, i mungojnë shumë gjëra Kamzës,” përfundoi ajo.

Lexoni gjithashtu:

The post “Një jetë në lëvizje”: Sfidat e rikthimit nga emigrimi appeared first on Citizens.al.

Gjendet një mjet shpërthyes në pyllin Drosia në Greqi, autoritetet: I përket një shqiptari me të shkuar kriminale

By: Elva
14 August 2025 at 16:41

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për një mjet shpërthyes të improvizuar, i cili dyshohet se do të përdorej për t’i vënë zjarrin një zone të pyllëzuar në Drosia. Mediat greke raportojnë se hetuesit janë shumë afër identifikimit të personit që vendosi pajisjen ndezëse. Pas analizave në laboratorët mjeko-ligjorë, u gjet një gjurmë gishti që i […]

The post Gjendet një mjet shpërthyes në pyllin Drosia në Greqi, autoritetet: I përket një shqiptari me të shkuar kriminale appeared first on BoldNews.al.

Kostot e harresës: Dëmtimi i urës mbi Mat bllokon turistët dhe veriun

14 August 2025 at 10:28

Të premten e 8 gushtit, Oltioni, një emigrant shqiptar i kthyer për pushime nga Italia, u nis nga Lezha drejt aeroportit të Rinasit në orën 15:00. Fluturimi për në Itali ishte planifikuar në orën 20:30, por ai e humbi atë. “Në orën 20:30 kisha avionin dhe llogarita të nisesha rreth 5 orë para nga Lezha, […]

The post Kostot e harresës: Dëmtimi i urës mbi Mat bllokon turistët dhe veriun appeared first on Reporter.al.

Rehabilitimi i aksit Peshkopi-Degëzim Kuben, ARRSH: Përmirësim i shtresave asfaltike

13 August 2025 at 10:38

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se po vijojnë punimet për përmirësimin e shtresave asfaltike në aksin Peshkopi – Degëzim Kuben.

ARRSH thekson se, në kuadër të punimeve për rehabilitimin e aksit Peshkopi – Degëzim Kuben po punohet me mjete dhe punëtorë për përmirësimin e shtresave asfaltike përgjatë gjithë segmentit.

Sipas ARRSH, përfundimi i këtyre punimeve do të plotësohet me vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale duke sjellë rritjen e sigurisë rrugore dhe qarkullim më të shpejtë e të sigurt.

1 nga 4

/gj.m/j.p/

The post Rehabilitimi i aksit Peshkopi-Degëzim Kuben, ARRSH: Përmirësim i shtresave asfaltike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident tragjik në Greqi! Humb jetën shqiptari, makina i mori flakë pas përplasjes/ EMRI

By: Ela
13 August 2025 at 10:57

Një shqiptar, i identifikuar si Fabjan Koko, humbi jetën gjatë një aksidenti tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Greqi. Sipas policisë lokale, automjeti që drejtohej nga Fabjan Koko, 34 vjeç, po udhëtonte në aksin Varis-Koropiu në zonën e Atikës Lindore kur për shkak të shpejtësisë së lartë doli […]

The post Aksident tragjik në Greqi! Humb jetën shqiptari, makina i mori flakë pas përplasjes/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

I riu shqiptar i arratiset policisë në Itali, ndjekja prej 60 km përfundon me aksident

By: Ela
9 August 2025 at 17:22

Një ndjekje si në filma ka tronditur zonën e Umbrias mbrëmjen e djeshme, kur një 30-vjeçar shqiptar nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga policia dhe u përfshi në një arratisje të rrezikshme që zgjati për më shumë se 60 kilometra. Gjithçka nisi në lagjen Borgo Bovio, në rrugën ‘Via Val D’Aosta’ në Terni, kur […]

The post I riu shqiptar i arratiset policisë në Itali, ndjekja prej 60 km përfundon me aksident appeared first on BoldNews.al.

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

By: V K
8 August 2025 at 09:26

Një 22-vjeçar shqiptar, është arrestuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit mbi krimin e organizuar të emigracionit në Britani.

Mediat britanike, raportojnë se shqiptari u nxor nga një qendër ndalimi për emigracionin pranë Aeroportit Gatwick dhe u intervistua nga oficerët e NCA-së me dyshimin për ndihmë në emigracionin e paligjshëm.

Ai dyshohet se është i përfshirë në lehtësimin e transferimit të emigrantëve nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet anijeve të vogla dhe mjeteve të rënda.

“Ky arrestim është bërë si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm mbi udhëtimet shumë të rrezikshme të kontrabandës së njerëzve duke përdorur anije të vogla dhe mjete të rënda nëpër Kanal. NCA nuk do të lërë gur pa lëvizur – në çdo hap të rrugës së kontrabandës së njerëzve – në punën tonë për të trajtuar autorët e krimit të organizuar të imigracionit”, tha Komandantja e Degës së NCA-së, Sara-Jayne Moore.

The post I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani appeared first on Albeu.com.

Mbytet një pushuese në Vlorë

6 August 2025 at 14:20

Një grua 59‑vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur në det në Vlorë këtë të mërkurë.

Sipas informacionit paraprak, shtetasja është nxjerrë nga uji nga familjarët e saj dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, por mjekët kanë konstatuar se kishte mbërritur pa shenja jete, shkruan A2 CNN.

Trupi i pajetë më pas është transportuar në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme.

Shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk dihen, por dyshohet se 59‑vjeçarja mund të ketë pësuar një goditje në zemër ndërsa ndodhej në ujë. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

The post Mbytet një pushuese në Vlorë appeared first on Telegrafi.

Rama: Plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut

6 August 2025 at 09:36

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje mahnitëse nga Plazhi i Kunës në Lezhë, duke e cilësuar atë si një destinacion unik mes gjelbërimit të natyrës dhe freskisë që ofron deti Adriatik.

“Plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut”, shkruan Rama në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, i shoqëruar me pamje nga ky destinacion turistik gjithnjë e më i preferuar nga vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.

Në Kunë pushuesit mund të zgjedhin mes plazhit publik dhe atij privat. Turistët e huaj shpesh vendosen në këtë zonë me pisha të dendura edhe me kamperat e tyre. Po ashtu, ka edhe zona për aktivitet sportiv, volejboll..etj

Plazhi i Kunës ndodhet në pjesën veriore të Shqipërisë, rreth 5 kilometra larg qytetit të Lezhës dhe është pjesë e Kompleksit të Kune-Vainit, një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë ekologjike dhe biodiversitet të pasur. I njohur për peizazhin natyror të veçantë, me pyje të dendura pishe, laguna dhe rërë të artë, plazhi tërheq turistë vendas dhe të huaj që kërkojnë pushime të qeta dhe larg zhurmës urbane.

Kuna është ndër zonat më të hershme të zhvilluara për turizëm në këtë rajon, dhe vitet e fundit ka njohur investime të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe promovimin e saj si një destinacion i qëndrueshëm ekologjik.

Në kuadër të zhvillimit të turizmit, qeveria shqiptare ka përfshirë zonën e Kunës në projektet e saj strategjike për ruajtjen dhe promovimin e mjediseve të mbrojtura, duke nxitur njëherazi edhe zhvillimin ekonomik lokal.

Plazhi i Kunës mbetet një ndër perlat e natyrës shqiptare, që ofron përvoja autentike mes natyrës së paprekur dhe mikpritjes tradicionale të zonës së Lezhës. /Telegrafi/

The post Rama: Plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut appeared first on Telegrafi.

RTSH në krizë/ Eni Vasili kërkesë “Financave”: Duam fonde, konstatova mln euro abuzime, do bëj auditim

3 August 2025 at 17:18

Radio Televizioni Shqiptar është zyrtarisht në krizë. Ky konstatim është bërë nga drejtoresha e sapoemëruar Eni Vasili, që në muajt e parë të punës. Pavarësisht mungesës së transparencës me publikun, në komunikimin e brendshëm zyrtar, drejtoresha e ka pranuar se situata financiare që ka gjetur rrezikon aftësinë e institucionit për të paguar detyrimet ndaj punonjësve […]

The post RTSH në krizë/ Eni Vasili kërkesë “Financave”: Duam fonde, konstatova mln euro abuzime, do bëj auditim appeared first on BoldNews.al.

❌
❌