Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarr i madh në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, dëme materiale rreth 20 mijë euro

Një zjarr i madh ka përfshirë një lokal përgjatë magjistrales Kaçanik–Ferizaj sot rreth orës 18:53, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia e Kosovës në Ferizaj njoftoi se menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, patrullat policore si dhe Njësia e Hetimeve nga Stacioni Policor në Kaçanik.

Po ashtu, është njoftuar edhe njësia e KEDS-it, e cila ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në zonë për të shmangur rrezikun e përhapjes së mëtejme të zjarrit.

“Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se zjarri ka nisur nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, e më pas është përhapur në një gomisteri, duke prekur gjithashtu pjesërisht edhe një lokal tjetër dhe një pjesë të një shtëpie përreth,” thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Policisë në Ferizaj, Vesel Gashi.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale dyshohet të jenë rreth 20 mijë euro.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe përcaktimin e përgjegjësisë janë ende në proces.

The post Zjarr i madh në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, dëme materiale rreth 20 mijë euro appeared first on Telegrafi.

300 euro gjobë dhe 3 muaj pa patentë, Policia ndalon shoferët e rrezikshëm në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndëshkuar dy shoferë për kundërvajtje të rënda në komunikacion, pas kapjes së tyre duke vozitur me shpejtësi ekstreme në një zonë të kufizuar.

Sipas njoftimit zyrtar, më datë 2 gusht rreth orës 20:10, Njësia e Komunikacionit Rrugor ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj dy drejtuesve të automjeteve që u kapën duke lëvizur me shpejtësi të lartë në rrugën transitore Shtime–Belincë, ku kufizimi i lejuar është 60 km/h.

Shoferi B.G., 42-vjeçar, i cili drejtonte një veturë të tipit Volvo me targa të huaja, u kap duke vozitur me 118 km/h. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, tre muaj ndalim për drejtimin e mjetit brenda territorit të Kosovës, si dhe masa plotësuese sipas ligjit në fuqi.

Rasti tjetër përfshinte shoferin F.M., 53-vjeçar, me veturë të tipit Audi dhe targa vendore, i cili është kapur duke vozitur me shpejtësi 121 km/h. Përveç gjobës prej 300 eurosh, ndaj tij janë shqiptuar edhe 3 pikë negative dhe ndalim i patentës për një periudhë tre mujore.

Policia e Ferizajt u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin sjelljet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë në rrugë.

Qytetarët inkurajohen që të raportojnë çdo shkelje të ligjit përmes numrit 192, linjave lokale të policisë ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, ku ruhet konfidencialiteti i plotë.

The post 300 euro gjobë dhe 3 muaj pa patentë, Policia ndalon shoferët e rrezikshëm në Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Shtetasi shqiptar tenton t’u japë ryshfet nga 10 euro policit dhe doganierit në Vërmicë, arrestohet

Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet një zyrtari policor dhe një doganieri.

Gjatë kontrollit të dokumenteve, i dyshuari u përpoq t’i ofronte një kartëmonedhë prej 1000 lekësh shqiptare një zyrtari policor dhe 10 euro një doganieri.

Me urdhër të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura penale dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“SPK Vërmicë / 02.08.2025 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë për shkak se i njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor një kartëmonedhë 1000 lekë shqiptare dhe doganierit një kartëmonedhë 10 €. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

The post Shtetasi shqiptar tenton t’u japë ryshfet nga 10 euro policit dhe doganierit në Vërmicë, arrestohet appeared first on Telegrafi.

Përleshje fizike në Aeroportin e Prishtinës – arrestohen tre persona, dy të tjerë arratisen me veturë me targa shqiptare

Një përleshje fizike mes pesë personash ka ndodhur të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre shtetas i Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, përleshja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit mes personave të përfshirë. Të dyshuarit janë lënduar gjatë përleshjes dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkohë, dy persona të tjerë të përfshirë në incident janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Shqipërisë dhe aktualisht janë në kërkim nga autoritetet.

Pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet më tej.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe ndaluar edhe dy personat e tjerë të arratisur./Telegrafi/

The post Përleshje fizike në Aeroportin e Prishtinës – arrestohen tre persona, dy të tjerë arratisen me veturë me targa shqiptare appeared first on Telegrafi.

Të shtëna me armë në dasmë në Greme të Ferizajt, reagon policia

Një dasmë në fshatin Greme të Ferizajt është shoqëruar me të shtëna armësh, gjë që ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se më 02.08.2025, rreth orës 13:00, ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në këtë fshat.

“Sipas informacioneve fillestare, të shtënat janë dëgjuar gjatë një dasme që po mbahej në fshatin Greme”, ka deklaruar Policia e Kosovës.

Njësitë policore të rendit, hetuesia dhe forenzika kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur 50 gëzhoja armësh në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit S.A., 57-vjeç.

Sipas Policisë, i dyshuari ka prezantuar dy armë zjarri: një revole dhe një pushkë gjuetie. Të dy armët, bashkë me gëzhojat, janë sekuestruar nga autoritetet.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, armët dhe gëzhojat janë sekuestruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm’”, thuhet tutje në komunikatë.

Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet në lidhje me rastin po vazhdojnë.

The post Të shtëna me armë në dasmë në Greme të Ferizajt, reagon policia appeared first on Telegrafi.

Shërbime seksuale e trafikim me njerëz, arrestohen dy të dyshuar në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të trafikimit me njerëz dhe shërbime seksuale me viktimën e trafikimit.

Rasti ka ndodhur në Malishevë, më 23 korrik, ndërkaq janë arrestuar dy të dyshuarit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet të kenë kryer veprën e lart-cekur, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Shërbime seksuale e trafikim me njerëz, arrestohen dy të dyshuar në Malishevë appeared first on Telegrafi.

Dyshohet se përdori forcë të tepruar gjatë arrestimit të disa personave, IPK rekomandon suspendimin e një polici në Ferizaj

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë pranuar sot një informacion nga Policia e Kosovës për një incident në Ferizaj.

Në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë para mesnatës kur disa zyrtarë policorë edhe pse e kishin sinjalizuar ndaljen e një veture e njëjta nuk ishte ndaluar.

Sipas informacioneve të para raportohet se pas disa minutave të përcjelljes nga policia e njëjta veturë është ndaluar dhe se në këtë veturë ndodheshin tre qytetarë.

“Hetuesit e IPK-së kanë dale në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast pasi që dyshohet se gjatë arrestimit të personave të dyshuar ka tejkalime të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor ndaj njërit të dyshuar (drejtuesit të automjetit) i cili ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Më tej, theksohet se hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullte.

Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti./Telegrafi/

 

 

The post Dyshohet se përdori forcë të tepruar gjatë arrestimit të disa personave, IPK rekomandon suspendimin e një polici në Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj, rasti po hetohet

Një person është gjetë pa shenja jete të enjten në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarja ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore  si dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

The post Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Vidhen 30 armë zjarri brenda një poligoni të shenjëtarisë në Drenas, rasti po hetohet

Një person ka raportuar se persona të maskuar kanë depërtuar me forcë brenda një poligoni të shenjëtarisë dhe nga aty kanë arritur të marrin rreth 30 armë zjarri të vogla të kalibrave të ndryshëm.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 01:29, në Drenas.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të maskuar kanë depërtuar me forcë brenda poligonit të shenjëtarisë dhe nga aty kanë arritur të marrin rreth 30 armë zjarri të vogla të kalibrave të ndryshëm në vlerë të konsiderueshme. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se rasti po hetohet. /Telegrafi/

 

The post Vidhen 30 armë zjarri brenda një poligoni të shenjëtarisë në Drenas, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

“Pasi e grabitën, e rrahën dhe e kërcënuan brenda një veture”, arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë – dy të tjerë në kërkim

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë grabitur një shtetas të huaj e më pas kërcënuar e rrahur brenda një veture në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarve iu është sekuestruar një armë zjarri – pistoletë e kalibrit 9 mm, pa karikatorë dhe fishekë e cila dyshohet se është përdorë në rast.

“Pas hetimeve intensive lidhur me rastin, më datën 31.07.2025 është arritur të lokalizohen dhe arrestohen dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku nga të njëjtit është sekuestruar edhe një armë zjarri -pistoletë e kalibrit 9 mm, pa karikatorë dhe fishekë e cila dyshohet se është përdorur në rast, po ashtu tek të dyshuarit është gjetur edhe portofoli me dokumente personale të ankuesit”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin në kërkim policor janë edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafin/

 

 

The post “Pasi e grabitën, e rrahën dhe e kërcënuan brenda një veture”, arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë – dy të tjerë në kërkim appeared first on Telegrafi.

Një 63-vjeçar gjendet pa shenja jete në një vilë private në Jezerc të Ferizajt

Një burrë 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në garazhin e një vile private në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas informacioneve zyrtare, trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 11:00 pranë veturës së tij, ndërsa autoritetet policore janë njoftuar për rastin rreth orës 12:30.

“Policia është njoftuar se në një vilë private ndodhej një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve rajonale dhe ekipi i forenzikës. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj”, ka bërë të ditur Veseli.

Prokurori i shtetit është vënë në dijeni për rastin dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore. Ndërkohë, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./Telegrafi/

The post Një 63-vjeçar gjendet pa shenja jete në një vilë private në Jezerc të Ferizajt appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një 45 vjeçar i dënuar me 5 vjet burg në Fushë Kosovë

Një person në kërkim është arrestuar me urdhëresë gjykate, i dënuar me pesë vite burgim në Fushë Kosovë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e  veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si  autor të veprave penale.

“Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia e Fushë Kosovës ndërmori sot, arriti të arrestoj personin e kërkuar;  Sh. Sh, mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me pesë vite burgim për veprën penale ‘Dhunimi’ “, thuhet në postim.

Tutje bëhet e ditur se i njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

The post Arrestohet një 45 vjeçar i dënuar me 5 vjet burg në Fushë Kosovë appeared first on Telegrafi.

Një qytetar dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishevë

Një qytetar nga fshati Bardhi (ish-Lladroviqi) i komunës së Malishevës është dërguar pa shenja jete sot në mëngjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë.

Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik 2025, rreth orës 09:15, dhe është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Jemi njoftuar se nga fshati Lladroviq-Malishevë, një person mashkull i moshës madhore, nga familjarët, është dërguar në QKMF Malishevë pa shenja jete. Njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

Sipas tij, në koordinim me prokurorin e shtetit është hapur rasti si “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Hetimet për rastin janë në zhvillim.

The post Një qytetar dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishevë appeared first on Telegrafi.

Detaje të reja për zjarrin: Pronari dyshon se rryma mund të jetë shkak, dëmet rreth 250 mijë euro

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në kompaninë “Izolimi”, që gjendet afër “Rrethit të Ismetit”, në rrugën Prishtinë–Mitrovicë.

Zjarri u raportua rreth orës 14:25, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Shefi i ndërrimit në Qendrën e Mjekësisë Urgjente, Shpend Rrustemi, konfirmoi për mediat se ndërhyrja ka qenë e shpejtë dhe situata është vënë nën kontroll.

Sipas tij, disa zjarrfikës kanë marrë ndihmën e parë për shkak të ekspozimit ndaj tymit.

“Thirrja në Urgjencë është bërë rreth orës 14:25. Menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Nuk ka të lënduar, por disa zjarrfikësve u është dhënë ndihma e parë për shkak të tymit dhe ekspozimit ndaj dioksidit të karbonit. U është dhënë oksigjen, parametrat jetësorë ishin në rregull dhe ata janë rikthyer në detyrë. Situata është nën kontroll falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve,” tha Rrustemi.

Edhe Komandanti i stacionit policor Veri, Faton Shala, konfirmoi se të gjitha veprimet e para janë ndërmarrë, përfshirë evakuimin e personave që ndodheshin pranë objektit.

Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar.

“Rreth orës dy, dy e dhjetë, kemi marrë informacionin për zjarrin te kompania ‘Izolimi’. Është bërë menjëherë evakuimi i të pranishmëve. Nuk e dimë ende shkaktarin e zjarrit. Janë ndërmarrë masa për sigurinë në vendin e ngjarjes dhe mbrojtjen e bombolave të gazit. Hetimet do të vazhdojnë,” tha Shala.

Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë shpejt zjarrin, duke shmangur përhapjen dhe rrezikun për ndërtesat përreth. Hetimet për shkaqet e zjarrit do të vazhdojnë në ditët në vijim.

The post Detaje të reja për zjarrin: Pronari dyshon se rryma mund të jetë shkak, dëmet rreth 250 mijë euro appeared first on Telegrafi.

Shtetasi i Maqedonisë kapet në Han të Elezit me afro 4 mijë çorapë të markave Nike dhe Adidas dhe 47 thika gjahu

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të shmangies nga taksat doganore në pikën kufitare në Han të Elezit.

Policia njofton se më 29.07.2025, njësitet patrulluese kufitare nga DRPK-Lindje (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Kaçanik) në Han të Elezit kanë ndaluar një automjet të dyshuar me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili përkundër pohimit se nuk ka asgjë për të deklaruar tek zyrtarët doganorë i janë gjetur afro 4 mijë çorapë.

“…Njësitë patrulluese kufitare nga DRPK-Lindje (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Kaçanik) në Han të Elezit kanë ndaluar një automjet të dyshuar me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili përkundër pohimit se nuk ka asgjë për të deklaruar tek zyrtarët doganorë, pas ndaljes në pikën e kontrollit, gjatë kontrollit të detajuar në bagazh janë gjetur një sasi prej gjithsej 3,780 copë – çorapësh të markave të mbrojtura tregtare si Nike dhe Adidas, si dhe në pjesën e përparme të automjetit (në sirtarin e pasagjerit) janë zbuluar edhe 47 thika gjahu me këllëfë për të cilat nuk është paraqitur asnjë dokumentacion shoqërues”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Shmangie nga taksat doganore”.

Tutje bëhet e ditur se mallrat e dyshuara janë konfiskuar përkohësisht dhe i dorëzohen Doganës se Kosovës. Automjeti është liruar, ndërsa personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

The post Shtetasi i Maqedonisë kapet në Han të Elezit me afro 4 mijë çorapë të markave Nike dhe Adidas dhe 47 thika gjahu appeared first on Telegrafi.

Përleshje në Carrabreg, arrestohen dy persona – sekuestrohen nëntë armë stilolapsi dhe fishekë

Dy persona janë arrestuar të martën rreth orës 15:00 pasi ishin përleshur në mes vete në fshatin Carrabreg të Deçanit.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se zyrtarët policorë gjatë trajtimit të rastit dhe marrjes së informatave te njëri nga të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar nëntë armë në formë stilolapsi dhe katër fishekë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, Stacioni Policor nё Deçan, me datën 29.07.2025, rreth orёs 15:00, ёshtё njoftuar se nё fashtin Carrabreg-Deçan, ёshtё njё përleshje mes dy personave. Njësitet Policore tё Stacionit Policor nё Deçan, menjëherë kanё dalё ne vendin e ngjarjes, gjatё trajtimit tё rastit dhe marrjes sё informatave, tek i dyshuari janё  gjetur dhe sekuestruar: nёntё armё nё formё stilolapsi dhe katёr fishekë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se nё koordinim me prokurorin e Shtetit, ёshtё kryer kontroll/bastisje në shtёpinё e personit tё dyshuar, mirёpo nuk ёshtё gjetur diçka e kundёrligjshme.

“I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

The post Përleshje në Carrabreg, arrestohen dy persona – sekuestrohen nëntë armë stilolapsi dhe fishekë appeared first on Telegrafi.

Kamion i peshave të rënda futet në mënyrë të paligjshme në tunelin te Kurrizi – dëmtohet infrastruktura komunale

Komuna e Kryeqytetit ka bërë të ditur se rreth orës 18:30, një kamion i peshave të rënda dhe me lartësi mbi kufirin e lejuar, ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtegun e biçikletave dhe automjeteve në tunelin te Kurrizi.

Tuneli ka kufizim të qarkullimit për mjete me lartësi deri në 3.2 metra, ndërsa hyrja e këtij kamioni ka shkaktuar disa pasoja të konsiderueshme:

Shkelje të rregullave të trafikut rrugor;

Rrezikim të sigurisë publike, sidomos për këmbësorët dhe çiklistët që frekuentojnë këtë zonë të dedikuar;

Dëmtim të pronës publike komunale, përfshirë pajisjet e ventilimit dhe ato përcjellëse të instaluara rishtazi gjatë këtij viti.

Kryeqyteti e ka dënuar ashpër këtë veprim të papërgjegjshëm dhe ka njoftuar se rasti i është përcjellë menjëherë autoriteteve përkatëse për hetim dhe trajtim të mëtejmë ligjor.

Në reagimin zyrtar thuhet se: “Tuneli është i destinuar për qarkullim të kontrolluar të automjeteve dhe kamionëve me lartësi deri në 3.2 metra. Çdo tejkalim i këtij kufiri përbën shkelje ligjore dhe rrezik të drejtpërdrejtë për infrastrukturën dhe sigurinë publike.”

Komuna ka publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, duke paralajmëruar se do të ndjekë penalisht çdo rast të ngjashëm në të ardhmen.

The post Kamion i peshave të rënda futet në mënyrë të paligjshme në tunelin te Kurrizi – dëmtohet infrastruktura komunale appeared first on Telegrafi.

Kurti falënderon ekipet për gjetjen e trupit të Rrahim Latifit, i shpreh ngushëllime familjes

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur në pasditen e së martës se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i cili kishte kërcyer në të dy ditë më parë.

Ujmani gjendet në Zubin Potok, një nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka falënderuar institucionet dhe ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Në një deklaratë publike, Kurti shprehu mirënjohje për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Klubin e Zhytjes “Trepça” dhe KFOR-in për punën profesionale, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e pareshtur deri në përfundimin me sukses të operacionit.

“Familjes Latifi i shprehim ngushëllimet më të përzemërta dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira për të ofruar gjithë mbështetjen tonë e për të ndarë me ta dhimbjen e madhe,” tha Kurti.

The post Kurti falënderon ekipet për gjetjen e trupit të Rrahim Latifit, i shpreh ngushëllime familjes appeared first on Telegrafi.

Njihuni me policin e lagjes suaj në Prishtinë!

Policia e Kosovës bën të ditur se ka nisur një iniciativë të re për të afruar qytetarët me institucionin policor, duke ndërtuar ura të qëndrueshme të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në njoftim thuhet se përveç ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, Policia e Kosovës është e përkushtuar në forcimin e raporteve miqësore me qytetarët, komunitetin, institucionet publike, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile.

“Synimi është rritja e transparencës, përmirësimi i komunikimit dhe nxitja e përfshirjes aktive të qytetarëve në çështje që ndërlidhen me sigurinë publike. Kjo bëhet me qëllim krijimin e një ambienti të sigurt, pa frikë nga krimi, dhe me mirëbesim të ndërsjellë ndërmjet publikut dhe policisë.

Brenda kësaj fushate, për çdo lagje dhe zonë do të prezantojmë zyrtarin policor përkatës – të cilët janë në shërbimin tuaj, të gatshëm të dëgjojnë, ndihmojnë dhe bashkëpunojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me qytetarët”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë – Kryeqyteti

Në kuadër të përkushtimit të Policisë së Kosovës për bashkëpunim me komunitetin dhe ndërtimin e besimit të ndërsjellë, këtë javë ju prezantojmë zyrtarët policorë përgjegjës për sektorët e ndryshëm të lagjeve në kryeqytet:

Lagjja Arbëria, Tophane – Zyrtarja për Sektorin A – Nexhmije Rrustemi; nexhmije.rrustemi@kosovopolice.com; 038 502 223 / 192

Zona Qendër, Pejton – Zyrtari për Sektorin B – Senad Beqiri; senad.beqiri@kosovopolice.com; 038 502 223 / 192

Bregu i Diellit, Aktashi, Mati 1 – Zyrtari për Sektorin C; Shefshet Ejupi; shefshet.ejupi@kosovopolice.com; 038 502 223 / 192

Dodona, Tauk Bahqe, Gërmia, Mati 1, Zllatari – Zyrtarja për Sektorin D – Merita Kadriu; merita.kadriu@kosovopolice.com; 038 502 223 / 192

Të gjithë zyrtarët policorë thuhet se janë në shërbim të drejtpërdrejtë për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve, për të ruajtur rendin, qetësinë dhe për të ndërtuar së bashku një ambient të sigurt për të gjithë.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të Policisë së Kosovës në rubrikën “NJIHUNI ME POLICIN E LAGJES TUAJ” , ku do të gjeni të dhëna për të gjithë zyrtarët policorë sipas drejtorive rajonale, stacioneve dhe nënstacioneve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

The post Njihuni me policin e lagjes suaj në Prishtinë! appeared first on Telegrafi.

Plagosje me armë në Stanovc të Vushtrrisë, policia jep detaje

Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Policia e ka cilësuar si “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 18:00 është pranuar informata për një plagosje me armë zjarri në këtë fshat.

Viktima, mashkull rreth moshës 27 vjeç, është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe, sipas autoriteteve shëndetësore, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Hetuesit policor, nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë’,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, autoritetet janë në kërkim të personit të dyshuar për këtë sulm me armë, i cili është në arrati.

Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

The post Plagosje me armë në Stanovc të Vushtrrisë, policia jep detaje appeared first on Telegrafi.

❌