Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City kërkojnë kalimin në raundin tjetër të UEFA Conference League

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City do të zbresin nesër në fushë për ndeshjet e kthimit të raundit të dytë të UEFA Conference League.

Të trija skuadrat shqiptare vijnë pas fitoreve në përballjet e para dhe synojnë të ruajnë avantazhin për të siguruar kualifikimin.

Egnatia do të presë Dinamo Minskun në stadiumin “Arena Egnatia”, pas fitores 0-2 në transfertë ndaj skuadrës bjelloruse. Ndeshja do të luhet të enjten në orën 21:00.

Dinamo City do të luajë ndeshjen e kthimit kundër AC Escaldes në stadiumin “Elbasan Arena”. Pas suksesit 1-2 në ndeshjen e parë, dinamovitët kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv për të kaluar më tej. Takimi do të nisë në orën 20:45.

Sakaq, Vllaznia do të udhëtojë drejt Islandës për ndeshjen e kthimit kundër Vikingur. Shkodranët fituan 2-1 sfidën e parë të zhvilluar më 24 korrik në stadiumin “Loro Boriçi” dhe tashmë synojnë të ruajnë epërsinë. Ndeshja e kthimit do të nisë në orën 20:45.

The post Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City kërkojnë kalimin në raundin tjetër të UEFA Conference League appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM vlerëson koordinimin e FSK-së me KFOR-in lidhur me operacionin e kërkimit në Ujman

PRISHTINË, 30 korrik /ATSH/ Ambasada e Britanisë së Madhe ka vlerësuar sot koordinimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it lidhur me operacionin që u zhvillua për kërkimin e një personi në Liqenin e Ujmanit.

Ambasada tha se operacioni është dëshmi e aftësive të kërkim-shpëtimit të Forcës dhe në përputhje me marrëveshjet afatgjata midis KFOR-it dhe FSK-së.

“Ne e përgëzojmë KFOR-in për ofrimin e mbështetjes dhe sigurisë gjatë gjithë këtij operacioni dhe i shprehim ngushëllime familjes së burrit që fatkeqësisht humbi jetën. Britania e Madhe mbështet plotësisht misionin e KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë. Bashkëpunimi i ngushtë mes KFOR-it, FSK-së dhe reaguesve të tjerë të sigurisë përfshirë Policinë e Kosovës dhe EULEX-in janë jetik për suksesin e misionit të KFOR-it”.

FSK-ja arriti dje, më 29 korrik, të gjejë trupin e pajetë të një personi i cili u raportua se kishte rënë nga ura në Liqenin e Ujmanit të dielën.

Ekipet e specializuara të Forcës u përfshinë në operacion vetëm në ditën e tretë dhe kjo erdhi pasi KFOR-i e autorizoi FSK-në që të zhvillojë këtë operacion humanitar.

Dislokimi i trupave të FSK-së në veriun e banuar me shumicë serbe mund të bëhet vetëm me pëlqim paraprak të KFOR-it, në bazë të një zotimi që është bërë në vitin 2013 nga Qeveria e Kosovës dhe NATO.

Ujmani ndodhet në Zubin Potok – një prej katër komunave veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. /KosovaPress/

The post BM vlerëson koordinimin e FSK-së me KFOR-in lidhur me operacionin e kërkimit në Ujman appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, rriten temperaturat

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore.

Priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në veri-verilindje. Në orët e mesditës priten reshje lokale shiu edhe përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 17 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/32 Diell, vranësira
Kukës 16/32 Diell, vranësira, reshje
Lezhë 18/31 Diell, vranësira
Dibër 16/32 Diell, vranësira, reshje
Durrës 20/32 Diell, vranësira
Tiranë 21/31 Diell, vranësira, reshje
Elbasan 20/33 Diell, vranësira
Berat 19/33 Diell, vranësira
Vlorë 24/32 Diell, vranësira, reshje
Korçë 17/28 Diell, vranësira
Gjirokastër 18/34 Diell, vranësira, reshje
Sarandë 21/31 Diell, vranësira, reshje

 

The post E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, rriten temperaturat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E martë 29 korrik, shira dhe ulje e temperaturave në të gjithë territorin

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Vendi ynë do të jetë sot nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej orëve të mesnatës, fillimisht në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e para të ditës. Pas orëve të mëngjesit reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit deri në orët e pasdites, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në veri, kryesisht në male.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 10 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/29 Diell, vranësira, reshje
Kukës 14/28 Diell, vranësira, reshje
Lezhë 18/28 Diell, vranësira, reshje
Dibër 15/26 Diell, vranësira, reshje
Durrës 18/29 Diell, vranësira, reshje
Tiranë 19/29 Diell, vranësira, reshje
Elbasan 17/30 Diell, vranësira, reshje
Berat 16/30 Diell, vranësira, reshje
Vlorë 19/29 Diell, vranësira, reshje
Korçë 15/26 Diell, vranësira, reshje
Gjirokastër 16/27 Diell, vranësira, reshje
Sarandë 16/29 Diell, vranësira, reshje

 

The post E martë 29 korrik, shira dhe ulje e temperaturave në të gjithë territorin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dënohen tre të akuzuar për sulmin terrorist ndaj KKZ-së në Mitrovicën e Veriut

PRISHTINË, 28 korrik /ATSH/ Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot fajtorë Millun Millenkoviq – Llunen, Aleksandar Vllajiqin dhe Dejan Pantiqin për sulmin me bomba dore ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të vitit 2022.

Millun Millenkoviq – Llune dhe Aleksandar Vllajiq janë dënuar me pesë vjet burgim, i akuzuari tjetër Dejan Pantiq me dy vite burgim, ndërkaq Miomir Vakiq është liruar nga akuza, meqë nuk është vërtetuar fajësia. Llune ishte përmendur si organizatori kryesor i sulmit.

Të akuzuarit nuk ishin të pranishëm në gjykatë të hënën, më 28 korrik 2025.

Aktgjykimi në rastin e sulmit ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të vitit 2022, është shpallur sot, më 28 korrik, në Gjykatën themelore në Prishtinë.

Prokuroria e Kosovës kishte ngritur aktakuzë në dhjetor të vitit 2023 për veprën penale “akt terrorist”. Ata akuzohen për sulm me mjete shpërthyese ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Kosovës duke rrezikuar jetën e zyrtarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në dhjetor të vitit 2022, u hodhën dy mjete shpërthyese në zyrat e KQZ-së, prej të cilave njëra shpërtheu.

/KosovaPress/

The post Dënohen tre të akuzuar për sulmin terrorist ndaj KKZ-së në Mitrovicën e Veriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjimnastet kuqezi fitojnë medalje të bronztë në botërorin e Portugalisë

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Gjimnastika shqiptare është përfaqësuar denjësisht në kampionatin botëror të “World Gym for Life Challenge” të mbajtur në Portugali, duke fituar medaljen e bronzit.

Sipas Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, vajzat kuqezi dhuruan një performancë fantastike, teksa morën edhe përgëzimet e jurisë.

Në garë u vendosën 33 shtete nga e gjithë bota, teksa në total në Lisbonë ishin rreth 3800 sportiste. Shqipëria u përfaqësua me gjimnastet: Merili Islami, Mishela Bitanji, Maria Zefi, Sara Moleci, Nil Elbasani, Nadia Daci, Enesa Sulaj, Chloe Qenanaj, Ilenia Sevdari, Silja Muhameti, Megi Papadhami, Iris Kadiu, Leandra Çela dhe Melisa Agolli.

Pa dyshim që meritë për këtë sukses, të gjimnasteve nga mosha 7-12 vjeç, kanë trajnerët e ekipit kombëtar, sekretarja e përgjithshme e Federatës Eliriana Karaj, por edhe presidenti Leonard Lulaj.

Vajzat të cilat morën pjesë në këtë kampionat ishin të ekipeve të Beratit, Shkodrës, Lushnjës dhe Tiranës.

The post Gjimnastet kuqezi fitojnë medalje të bronztë në botërorin e Portugalisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Memoriale, Kurti nderon policët e rënë në krye të detyrës

PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ Në nderim të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat në detyrë bëri homazhe sot pranë Lapidarit të Policëve të rënë në detyrë.

Me këtë rast, Kurti tha se sot u bënë nderime pranë lapidarit të policëve të rënë në krye të detyrës, 24 gjithsej në Kosovën e pasluftës, që nga Lazim Rexhepi në vitin 2001, e deri te Muhamet Lika në vitin 2025.

Kurti, për rënien heroike të Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut, tha se dhanë jetën duke mbrojtur sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, rendin, ligjin, paqen dhe sigurinë në veri të vendit.

Sipas Kurtit, Dita Memoriale është e lidhur ngushtë edhe me rënien e Enver Zymberit më 26 korrik 2011.

Kurti tha se kjo datë sjell dhimbje dhe pikëllim, por njëkohësisht edhe krenari, sepse Policia e Kosovës, me mbi 10 mijë pjesëtarë, vazhdon të jetë në shërbim të Republikës së Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Policia e Kosovës është një forcë multietnike, e cila, ndonëse është sulmuar shpesh, ka dalë gjithmonë fitimtare dhe profesionale.

Ai rikujtoi se një nga sfidat më të mëdha për strukturën e saj që ndodhi në nëntor të vitit 2022, kur 541 policë të uniformuar nga komuniteti serb dhanë dorëheqje kolektive.

Megjithatë, Kurti theksoi se procesi i rikthimit dhe përfshirjes ka vazhduar, me kadetë të rinj nga gjenerata në gjeneratë që po i bashkohen Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës është një forcë multietnike e cila u sulmua shpesh, mirëpo gjithnjë doli fitimtare. E një nder sulmet strukturore që ka përjetuar ka qenë në nëntor të vitit 2022 ku kishim 541 policë në uniformë nga komuniteti serb që dhanë dorëheqje kolektivisht… Në vazhdimësi kemi kadetë të rinj nga gjenetara në gjeneratë të cilët po shtohen. Vetëm nga komuniteti serb kemi rreth 200 pjesëtarë që nga dorëheqjet e tyre që i janë bashkëngjitur Policisë së Kosovës dhe krah për krah me shqiptarët të uniformuar dhe të tjerë që i shërbejnë vendit tonë dhe qytetarëve tanë”, tha Kurti.

Bashkë me Kurtin për homazhe ishin ministrat në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Kulturës, Hajrullah Ceku dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Homazhe bënë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha bashkë me pjesëtarë të tjerë të lartë të Policisë së Kosovës.

Në shënim të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, do të organizohen aktivitete sportive që përfshijnë ecje, çiklizëm, vozitje me motorë dhe gara me kajak. Marshimet e ekipeve përfshijnë zona/komuna nga jugu drejt veriut të Kosovës, përmes vendit të rënies së Heroit Enver Zymeri, Varage-Zubin Potok. /KosovaPress/

The post Dita Memoriale, Kurti nderon policët e rënë në krye të detyrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Violeta Manushi, ikonë e artit teatror dhe kinematografik shqiptar

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Më 26 korrik 2007 ndërroi jetë “Artistja e Popullit” Violeta Manushi.

Ikona e artit teatral dhe kinematografik me një galeri të pasur rolesh të ekzekutuara, gëzonte simpati dhe popullaritet të gjerë në publiku. Korri sukses njësoj, si në komedi, ashtu edhe në dramë.

Gjatë karrierës së saj realizoi 100 role në teatër dhe 16 role në kinematografi. Interpretimi i saj i fundit ishte në tragjikomedinë e Ruzhdi Pulahës, “Streha e të harruarve”.

Violeta Manushi lindi më 6 mars 1926 në Korçë. Në moshën 20-vjeçare, u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit në vitin 1946. U shqua për vërtetësi, natyrshmëri të rrallë, por edhe disiplinë e vullnet të hekurt.

Manushi u shndërrua në një ikonë të artit skenik shqiptar. Ajo shkëlqeu në rolet protagoniste në komeditë “Gratë gazmore të Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjës Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombëtare interpretoi me sukses Olimbinë te “Karnavalet e Korçës” (1964), Zyhranë te “Fytyra e dytë” (1968), Nicën te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1971), teto Ollgën te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe “Një shoqe nga fshati”, teton te komedia ikonë “Pallati 176” (1985).

Ajo ka trupëzuar role në 16 filma: “Tana”, “Rrethimi i vogël”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Zonja nga qyteti”. Këto janë disa prej realizimeve ku spikati më shumë për forcën e saj aktoriale.

Violeta Manushi u vlerësua me medaljen e festivalit të filmit në vitin 1977.

1 nga 3

The post Violeta Manushi, ikonë e artit teatror dhe kinematografik shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përkujtohet Adem Demaçi, “Mandela” i Kosovës

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Sot mbushen shtatë vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujtoi sot këtë figurë të shquar të çështjes kombëtare shqiptare.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet  me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombit shqiptar, mbi pesë dekada.

Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, u shndërrua në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarprijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjetë.

Pasditen e 26 korrikut të vitit 2018, Demaçi ndërroi jetë. Në nderim të tij u organizuan shumë aktivitete shtetërore si dhe u mbajtën tri ditë zie në Kosovë.

The post Përkujtohet Adem Demaçi, “Mandela” i Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKSHPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta

PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) bën thirrje që sot qytetarët të kenë kujdes nga temperaturat e larta.

IKSHPK ka nxjerrë sot udhëzime për mbrojtje nga të nxehtit dhe temperaturat e larta, që pritet të arrijnë deri në 40 gradë.

“Vala e të nxehtit që po mbizotëron këto ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme. Periudhat e gjata me temperatura të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres në trup dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve apo vdekjeve nga ekspozimi ndaj nxehtësisë”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, veprimet që duhet të ndërmerren për t’u mbrojtur janë: Qëndroni larg të nxehtit: Shmangni daljet dhe aktivitetet e rënda gjatë orëve më të nxehta. Qëndroni në hije dhe kaloni 2-3 orë në një vend të freskët.

“Mbajeni trupin të freskët dhe të hidratuar: Përdorni veshje të lehta (pambuku), bëni dush të freskët, lagni lëkurën dhe pini ujë rregullisht (1 gotë/orë – 2-3 litra/ditë). Mbajeni shtëpinë të freskët: Ajroseni gjatë natës kur jashtë është më freskët. Ditën mbyllni dritaret dhe përdorni perde për të penguar rrezet e diellit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu IKSHPK bën thirrje për kujdes për grupet e cenueshme:  Për të moshuarit mbi 65 vjeç: Kontaktoni rregullisht sidomos ata me sëmundje kronike, paaftësi apo që jetojnë vetëm.

Po ashtu për fëmijët: Mos i lini kurrë në automjete të parkuara. Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta (10:00–17:00). /KosovaPress/

The post IKSHPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do t’iu drejtohen sërish sot ulëseve të tyre në përpjekjen e radhës, e pesëdhjetë e treta, për të konstituuar Legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Vazhdimi i radhës mbahet nga ora katërmbëdhjetë, për herë të parë në më pak se 48 orë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela e 27 korrikut, deri më 8 gusht.

Kuvendi sipas kësaj mase të përkohshme do t’i konsumojë ditët e mbetura të afatit 30 -ditor, por nuk do të mund të marrin asnjë vendim tjetër deri më 8 gusht. Kjo masë ndërlidhet me kërkesat e parashtruara nga PDK dhe LDK.

Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e shumicës së votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i takon pozita e kryeparlamentarit, mirëpo partitë tjera politike, ose nuk pajtohen për emrin e propozuar për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, ose për mënyrën e ndryshimit të votimit për të, nga të hapur në të fshehtë.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa në seancat e deritanishme kanë dështuar të sigurojnë votat për kryetar të Kuvendit.

Pas dështimit të tentativës së 52-të të premten, diplomatët perëndimorë, të pranishëm në seancë, shprehën shqetësim për krizën institucionale.

/KosovaPress/

The post Sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E shtuna shënon rritje të temperaturave, deri në 43°C në disa qytete

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/42 Diell me pak re
Kukës 24/41 Diell
Lezhë 22/42 Diell me pak re
Dibër 21/40 Diell me pak re
Durrës 23/39 Diell
Tiranë 26/41 Diell
Elbasan 25/43 Diell me pak re
Berat 21/43 Diell me pak re
Vlorë 25/39 Diell
Korçë 19/38 Diell me pak re
Gjirokastër 17/43 Diell me pak re
Sarandë 23/37 Diell

 

The post E shtuna shënon rritje të temperaturave, deri në 43°C në disa qytete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E premte e nxehtë në Kosovë, Klina regjistron temperaturë rekord 42,5 gradë Celsius

PRISHTINË, 25 korrik /ATSH/ Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njoftoi se të premten në Kosovë janë regjistruar temperatura të larta. Në Klinë është regjistruar temperatura rekord prej 42,5 gradë Celcius. Kjo temperaturë, sipas Institutit, u regjistrua në orën 15:00.

“Sipas matjeve nga Rrjeti Shtetëror i Stacioneve Meteorologjike, sot në Kosovë janë shënuar vlera tejet të larta të temperaturave”, tha IHK-ja.

Sipas një harte të publikuar nga ky Institut, bazuar në temperaturat e regjistruara në orën 14:00 të 25 korrikut, edhe qytete kanë regjistruar temperatura të larta mbi 40 gradë Celsius: Hani i Elezit (41,1) Gjakova (40,7), Suhareka (40,4), Prizreni (40,3) dhe Rahoveci (40,2).

Temperatura më e ulët është regjistruar në Brod, përkatësisht 31,9 gradë Celsius, ndërkaq Prishtina është përballur me temperaturë prej 38,4 gradë.

Sikurse edhe pjesë të tjera të rajonit, edhe Kosova ditëve të fundit është përballur me temperatura të larta.

Të shtunën, sipas aplikacioneve të parashikimit të motit, temperaturat pritet të jenë më të larta sesa sot. Temperaturat pritet të bien nga fillimi i javës së ardhshme.

Temperatura më e ulët është regjistruar në Brod, përkatësisht 31,9 gradë Celsius, ndërkaq Prishtina është përballur me temperaturë prej 38,4 gradë.

Sikurse edhe pjesë të tjera të rajonit, edhe Kosova ditëve të fundit është përballur me temperatura të larta.

Të shtunën, sipas aplikacioneve të parashikimit të motit, temperaturat pritet të jenë më të larta sesa sot. Temperaturat pritet të bien nga fillimi i javës së ardhshme. /REL/

The post E premte e nxehtë në Kosovë, Klina regjistron temperaturë rekord 42,5 gradë Celsius appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E premte e nxehtë, me temperatura të larta deri në 42°C

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme me temperatura që do të shënojnë 42 gradë Celsius në disa qytete, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në verilindje.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7-12 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 25/41 Diell
Kukës 22/40 Diell
Lezhë 26/41 Diell
Dibër 21/39 Diell
Durrës 24/41 Diell
Tiranë 26/41 Diell
Elbasan 25/42 Diell
Berat 23/42 Diell
Vlorë 26/39 Diell
Korçë 22/38 Diell
Gjirokastër 22/42 Diell
Sarandë 25/40 Diell

 

The post E premte e nxehtë, me temperatura të larta deri në 42°C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kushtetuesja ua ndalon deputetëve të zgjedhur vendimet pas afatit 30-ditor

PRISHTINË, 24 korrik /ATSH/ Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka kthyer sot përgjigje ndaj kërkesave të PDK-së dhe LDK-së mbi vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë, në kuadër të vazhdimit të seancës konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit, të mbajtur sipas transkriptit të datës 29 qershor 2025.

“Në mbështetje të nenit 116 (2) të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit dhe rregullat 44 (2), 45, 46 (2) dhe 48 (1) (d) të Rregullores së punës, më 24 korrik 2025, njëzëri vendosi  të caktojë masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me seancën konstituive pas përfundimit të afatit 30 ditor, sikurse është përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25. Të urdhërojë që masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025, në kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025. Ky Vendim hyn në fuqi më 27 korrik 2025”, thuhet në vendim.

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur, sipas detyrës zyrtare, masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela 27 korrik deri më 8 gusht.

Në një postim në Faceboook, Cakolli ka shkruar se Kuvendi do t’i konsumojë ditët e mbetura të afatit 30-ditor, por nuk do të mund të marrë asnjë vendim tjetër deri më 8 gusht.

“Kjo masë ndërlidhet me kërkesat e parashtruara nga PDK dhe LDK”, ka shkruar ai.

/KosovaPress/

The post Kushtetuesja ua ndalon deputetëve të zgjedhur vendimet pas afatit 30-ditor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia fiton pastër 0-2 në transfertën përballë Dinamos së Minskut

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Ekipi kampion i Shqipërisë, Egnatia fitoi 0-2 sot në transfertën hungareze përballë bjellorusëve të Dinamo Minsk.

Ndeshja e vlefshme për turin e dytë të Conference League u dominua nga ekipi rrogozhinas, i cili gjeti dy herë rrugën e rrjetës me anë të Regi Lushkjes (’28) dhe Soumaila Bakajokos (’88).

Ndryshimet e bëra nga trajneri Tetova i Egnatias, në krahasim me ndeshjen e humbur përballë Breibablik (5-0), sollën një lojë më të qartë e rezultative.

FORMACIONET ZYRTARE

Dinamo Minsk(4-3-3): Shpakovski; Ibrahim, Gavriloviç, Begunov, Kalinin; Bakhar, Abdullai, Miakish, Padstrelau; Bakiç, Djimet

Trajner: Aleksandër Pavlov

Egnatia(4-3-3): Dajsinani; Alijev, Xhemajli, Sota; Fangaj; Medeiros, Aleksi, Lushkja; Gruda, Bakajoko, Selmani

Trajner: Edlir Tetova

Kështu, kampionët e Shqipërisë presin me qetësi ndeshjen e kthimit që do të luhet në Rrogozhinë në datën 31 korrik, në orën 21:00.

The post Egnatia fiton pastër 0-2 në transfertën përballë Dinamos së Minskut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vllaznia fiton 2-1 me përmbysje përballë islandezëve të Vikingurin

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Vllaznia fitoi sonte 2-1 me përmbysje ndeshjen e parë të turit të dytë e vlefshme për UEFA Conference League, përballë islandezëve të Vikingurin.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi” kuqeblutë arritën të përmbysin golin e islandezëve të minutës së 10-të, duke shënuar dy herë në portën kundërshtare.

Golit të Gunarson (’10) iu përgjigjën Bajrami (‘67) dhe Mala (’75).

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Jukaj; Jago, Kuro, Gjini, Gurishta; Kruja, Krymi, Sala; Mala, Balaj, Bismark

Trajner: Edi Martinaj;

Vikingur: Xhonson; Gudjonson, Thorkelson, Ekroth, Ibrahimagiç, Gunarson; Sigurdson, Hafsteinson, Ingimundarson, Agnarson; Hansen

Trajner: Solvi Xhonson

Me këtë fitore Vllaznia hedh një hap drejt kalimit të turit dhe shkon me besim në ndeshjen e kthimit në Islandë, e cila do të luhet në datën 31 korrik, në orën 20:45.

The post Vllaznia fiton 2-1 me përmbysje përballë islandezëve të Vikingurin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Conference League, Dinamo City fiton me përmbysje në transfertën e Andorrës

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ “Dinamo City” ka fituar me rezultatin 1-2 në transfertë takimin e parë në Conference League përballë ekipit nga Andorra, “FT Atletik D’Eskaldes”.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Vieira në minutën e 43-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 0, teksa pjesa e dytë i lojës foli për skuadrën shqiptare, që arriti të shënonte dy herë, me Zabërgjanë dhe Qardakun. 

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, përfitoi nga një gabim i portierit në minutën e 65-të, ndërkohë që shkodrani Qardaku, realizoi në prekjen e parë të topit, vetëm disa sekoda pas aktivizimit. 

Falë këtij triumfi Dinamo ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, teksa gjithçka pritet të formalizohet në duelin e kthimit.

FT ALTETIK D’ESKALDES – DINAMO CITY 1-2

Vieira 43′ / Zabërgja 65′, Qardaku 86′

Po sot luajnë edhe dy ekipet e tjera shqiptare, Egnatia dhe Vllaznia.

Egnatia, skuadra kampione e Shqipërisë që e filloi nga raundet e para eliminatore të Ligës së Kampioneve, do të luajë sot në transfertë ndeshjen e parë në Conference League përballë “Dinamos së Minskut” të Bjellorusisë.

Ndërkohë Vllaznia do të presë islandezët e “Vikingurit” këtë herë në “Loro Boriçi”, pas mrekullisë së bërë në ndeshjen e dytë të raundit të parë eliminator të Conference League.

The post Conference League, Dinamo City fiton me përmbysje në transfertën e Andorrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasadorët e huaj nesër në seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 25 korrik /ATSH/ Ambasadorët e shteteve mike pritet të marrin pjesë nesër (të premten) në vazhdimin e 52-të të seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë njofton se duke pasur parasysh se nesër është mundësia e fundit për të konstituuar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Jorn Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament.

“Duke pasur parasysh se nesër është mundësia e fundit për të konstituuar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament”, thuhet në njoftim.

Më 26 korrik skadon afati i Gjykatës Kushtetuese e cila i ka urdhëruar deputetët që konstituojnë Kuvendin brenda një muaji.

Presidentja Vjosa Osmani të martën iu drejtua Kushtetueses, mes tjerash për të kërkuar masë të përkohshme për ndalimin e rrjedhjes së afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, ku në bazë të aktgjykimit të Kushtetueses janë obliguar deputetët që deri më 26 korrik të zgjedhin trupat e Kuvendit, por pa specifikuar pasojat juridike.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ndërpreu seancën të mërkurën, më 23 korrik, duke thënë se nuk ka kushte për mbajtjen e saj. Kjo erdhi pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ia largoi mikrofonin Deharit.

Dehari pasi këtij veprimi të Musliut e ndërpreu seancën dhe e shtyu për në datën 25 korrik, në orën 11:00. Ai nuk e hodhi fare në votim formimin e komisionit të fshehtë.

/KosovaPress/

The post Ambasadorët e huaj nesër në seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E enjte 24 korrik, mot i qëndrueshëm me temperatura deri në 41°C

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-14 m/s.

Valëzimi në dete pritet të jetë 1-3 ballë

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/38 Diell
Kukës 19/37 Diell
Lezhë 20/38 Diell
Dibër 19/36 Diell
Durrës 21/39 Diell
Tiranë 24/39 Diell
Elbasan 21/41 Diell
Berat 20/40 Diell
Vlorë 23/38 Diell
Korçë 19/37 Diell
Gjirokastër 19/41 Diell
Sarandë 22/38 Diell

 

The post E enjte 24 korrik, mot i qëndrueshëm me temperatura deri në 41°C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌