Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi 9 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi

Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë sot. Ne këtë grup do futen kryesisht ata qe kane pasur debate prej kohesh. Beni kujdes! Beqaret mund te bëjnë ndonjë çmenduri vetëm e vetëm për te bere për vete atë qe ju pëlqen. Ne planin financiar do favorizohen transaksionet dhe investimet.

Demi

Edhe pse kohet e fundit atmosfera ne çift ka qene problematike, sot gjerat do ndryshojnë. Do e shihni gjithçka me një sy tjetër dhe do toleroni me tepër ne çift. Beqaret nuk ndihen keq vetëm kështu qe nuk do kërkojnë me ngulm dike për ta pasur pranë. Me financat do tregoheni shume te kujdesshëm dhe situata nuk do ketë as problemin me te vogël.

Binjaket

Ne përgjithësi klima ne jetën tuaj ne çift do jete goxha e mire. Do kuptoheni edhe me një shikim me atë qe keni ne krah dhe atmosfera sa vjen e do përmirësohet. Beqaret nuk do i realizojnë as sot takimet qe kane ëndërruar dhe do mërziten. Situata financiare nuk do jete e qëndrueshme. Do iu duhet te hiqni dore nga disa investime te tejskajshme.

Gaforrja

Dite shume dinamike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë do shkoje për mrekulli kështu qe shfrytëzojeni ditën deri ne maksimum. Beqaret do e gjejnë me ne fund princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një tjetër jete pranë tyre. Sektori i financave do ketë ndryshime pozitive. Do jeni disa me te qete kur te kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Luani

Komunikimi ne çift do shtohet gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni te gjitha paqartësitë qe keni pasur prej kohesh. Ne mbrëmje priten edhe momente romantike. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Jo gjithmonë do ketë dite kaq me fat. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë me pare vetëm kujdes mos e teproni me lotaritë.

Virgjeresha

Priten vështirësi dhe probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do kuptoheni aspak me atë qe keni ne krah dhe mund te thoni edhe gjera te nxituara për te cilat te pendoheni. Beqaret nuk do jene aspak te fiksuar pa krijimit te një lidhjeje sepse ndihen mire edhe ashtu si janë. Financat do jene te mira për aq kohe sa ju i menaxhoni me maturi.

Peshorja
Dita nuk do jete shume euforike për ju te dashuruarit sot, megjithatë duhet thënë se as probleme serioze nuk do ketë. Për pjesën me te madhe çdo gjë do jete rutine. Beqaret do realizojnë takime te shumta dhe nuk do e kuptojnë se njeri prej personave ka kohe qe i ka studiuar. Me financat do merreni shume sot dhe do mundoheni ta përmirësoni situatën.

Akrepi

Pasioni ne jetën tuaj ne çift do shtohet gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme me atë qe keni ne krah dhe do dëshironi qe dita te mos mbaroje. Beqaret do jene pa fat edhe sot. Asgjë nuk do ndryshoje ne jetën e tyre sentimentale. ne planin financiar do iu dalin përpara goxha vështirësi kështu qe duhet te tregoheni me te matur se kurrë.

Shigjetari

Priten shume ndryshime sot ne jetën tuaj ne çift. Partneri do iu gjendet gjithë kohës pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë princin e kaltër, por me kot. Mundësitë do jene shume te pakta. Ne planin financiar do jete Jupiteri ai qe do iu beje me te kthjellet. Nuk do kryeni asnjë shpenzim pa qene te sigurte për situatën qe ekziston.

Bricjapi

Do i shtoni dozat e fantazisë ne çift gjate kësaj dite dhe emocionet do jene me te forta. Partneri do kujdestë ne çdo moment qe ju te ndiheni sa me mire. Beqaret ka rrezik te bien ne dashuri me njeriun e papërshtatshëm. Ky do jete një gabim fatal. Ne planin financiar nuk duhet te bëni çmenduri. Ulni shpenzimet dhe mos bëni gabim te merrni hua.

Ujori

Do ketë momente sot gjate te cilave zemra do iu rrahe shume fort. Do ia kaloni me se miri me partnerin dhe do jeni plotësisht te sigurte se është pikërisht ai me te cilin doni te jetoni përgjithmonë. Beqaret do kenë vetëm disa flirte ose maksimumi ndonjë aventure kalimtare. Ne planin financiar ka ardhur momenti te bëni një riorganizim tërësor.

Peshqit

Planetët ka rrezik t’ua ndërlikojnë paksa gjerat gjate kësaj dite. Asgjë nuk do ece si e kishit menduar ne jetën tuaj ne çift, prandaj do ketë edhe momente kur do mërziteni mjaft. Beqaret duhet te maten mire para se te pranojnë ftesat sepse jo te gjithë personat janë ashtu si duken. te ardhurat fatmirësisht nuk do kenë asnjë problem. Do jeni te qete ne këtë sektor.

The post Horoskopi 9 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Kishin dalë për gjah në fshatin Bogdan, 53-vjeçari qëllon për vdekje shokun, e ngatërron me një kafshë të egër

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje tragjike është shënuar pak më parë në fshatin Bogdan të Beratit ku një shtetas ka mbetur viktimë nga pakujdesia.

Policia njofton se dy shtëtas kishin dalë për gjah, por fatkeqësisht shtetasi Th. K., 53 vjeç ka qëlluar me armë gjahu padashje shtetasin A. T., 57 vjeç, të cilin e ka ngatërruar më një kafshë të egër.

Pas goditjes me armë gjahu, 57-vjeçari është dërguar në spital, ku dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:00, në fshatin Bogdan, Berat, shtetasi Th. K., 53 vjeç, banues në fshatin Bogdan, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia ka plagosur shtetasin A. T., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Shtetasi Th. K, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

The post Kishin dalë për gjah në fshatin Bogdan, 53-vjeçari qëllon për vdekje shokun, e ngatërron me një kafshë të egër appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ “Fat dhe lavdi”, prezantimi i çuditshëm i Armando Brojës me stilin e Indiana Xhons bën xhiron e rrjetit: 89 vite më vonë…

✇Albeu
By: M C

Armando Broja është prezantuar sot si futbollisti më i ri i klubit të Bërnlit. Dhe video e prezantimit të tij po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Klubi i Bërnlit gjithmonë zgjedh video të pazakonta prezantimi të cilat bëhen virale dhe atë të Brojës e ka bërë duke përshtatur skena të një nga filmave të famshëm të Indiana Xhons. Aty fillimisht Broja shihet si pjesë e thesarit që gjen eksploratori i famshëm, ndërsa 89 vite më vonë, është sulmuesi që mban në duar thesarin në fjalë.

VIDEO

Broja ka firmosur për 5 vite me Bërnlin pasi finalizoi transferimin përfundimtar nga radhët e Çelsit, klub i cili e kishte nxjerrë jashtë planeve të tij dhe së fundmi nuk e lejonte as të stërvitej me ekipin e parë.

The post VIDEO/ “Fat dhe lavdi”, prezantimi i çuditshëm i Armando Brojës me stilin e Indiana Xhons bën xhiron e rrjetit: 89 vite më vonë… appeared first on Albeu.com.

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

✇Albeu
By: M C

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i ka kërkuar Izraelit të rishqyrtojë zgjerimin e operacioneve ushtarake në Gaza, duke theksuar nevojën urgjente për armëpushim dhe ndihmë humanitare të pakufizuar.

“Të gjitha pengjet duhet të lirohen menjëherë,” deklaroi ajo, duke shtuar se ndihmat duhet të kenë qasje të lirë në territorin palestinez.

Në të njëjtën kohë, Gjermania njoftoi pezullimin e eksporteve të pajisjeve ushtarake drejt Izraelit që mund të përdoren në Gaza. Kancelari Friedrich Merz tha se vendimi synon të nxisë përpjekjet për paqe dhe lirimin e pengjeve, ndërsa shprehu shqetësim për vuajtjet e civilëve.

The post Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Kryetari i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur brenda 30 ditëve

✇Albeu
By: M C

Gjykata Kushtetuese në Prishtinë ka dhënë vendimin e saj lidhur me mënyrën e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Sipas këtij vendimi, Kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati 30-ditor, ndërsa zgjedhja e kryetarit duhet të bëhet përmes votimit të hapur.

Gjykata gjithashtu ka sqaruar se një kandidat për postin e Kryetarit të Kuvendit mund të paraqitet për votim maksimumi tre herë. Kjo përcakton qartë rrugën që duhet ndjekur në procesin e konstituimit të këtij institucioni të rëndësishëm në jetën politike të vendit.

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës duhet të bëhet nëpërmjet votimit të hapur dhe ky institucion duhet të Konstituohet brenda 30 ditësh. Ky ishte Vendimi i dhënë këtë të premte nga Gjykata Kushtetuese në Prishtinë ku shprehet qartë se një Kandidat për tu bërë Kryetar I Kuvendit mund të votohet deri në tri here.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Institucionit më të lartë të vendit theksohet se Kyresuesi I Seancave Parlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje Avni Dehari ka shkelur kushtetutën me seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik. Gjykata Kushtetuese I shpalli këto seanca konstituive të pavlefshme.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe të “ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në tre herë për kandidatin/en e njëjtë”.

Lëvizja vetëvendosje e Albin Kurtit e cila u shpall force e parë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit duhet të paraqesë Kandidatin e tyre për tu votuar në Kuvend. Kjo force politike kishte propozuar deri më tani vetëm Albulena Haxhiun, e cila dështoi të bëhej kryetare e Kuvendit pas dhjetëra seanca votimesh.

Tashmë vendimi i Gjykatës Kushtetuese parashikon qartë se nëse një kandidat dështon të zgjidhet në tre seanca votimi, forca politike duhet të ndryshojë kandidatin e propozuar për kryetar të Kuvendit. Po ashtu Gjykata Kushtetuese në vendimin e publikuar këtë të premte thotë se gjatë procedures së zgjedhjes së Kryetarit apo kryetares si dhe nënkryetarit apo nënkryetares së Kuvendit, të pranishëm në votim duhet të jenë të gjithë deputetet.

Megjithatë për Vetëvendosjen e Albin Kurtit, është gjykata kushtetuese ajo që është në shkelje dhe jo partia e tij që gjithë këto muaj ka mbajtur të bllokuar Kuvendin. Në një reagim Vetëvendosje thotë se njoftimi I Gjykatës kushtetuese përbën një devijim të rrezikshëm nga roli I saj, pasi nuk ka qartësuar asgjë veccse që Gjykata ka tejkaluar kompetencat kushtetuese.

Për partinë e Kurtit Kushtetuesja ka zgjedhur arbitrarisht të shpikë rregulla dhe po ndërhyn në kompetencat e Kuvendit, duke cenuar rendin kushtetues. Madje Vetëvendosje pretendon se vendimi u dha I motivuar nga vendime partiake dhe se gjykata ka zgjedhur të mbajë anë duke shkelur parimet demokratike dhe duke sfiduar vullnetin popullor.

Vendimi I Kushtetueses cilësohet një fitore për Opozitën e Kosovës, e cila njëzëri tha se u shënua një fitore për shtetin e së drejtës dhe demokracinë.

The post Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Kryetari i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur brenda 30 ditëve appeared first on Albeu.com.

Situata nga zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Sot u raportuan 13 vatra, 7 janë ende aktive

✇Albeu
By: M C

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 6 vatra zjarri dhe 7 janë aktive. Aktualisht, janë aktive vatrat në qarku Vlorë, Tragjas, Fierit, Dibër, Elbasan dhe Tiranë.

Informacion mbi situatën e zjarreve

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 6 vatra zjarri dhe 7 janë aktive. Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e 6 vatrave zjarri në: Aktualisht, janë aktive vatrat në:

* Qarku Vlorë.
Fshatin Navaricë, zjarri është spostuar në drejtim të malit mbi fshat. Në fshatin Leshnicë e Poshtme pas punës dhe ndërhyrjen nga ajri është shmangur rreziku për banesat. Në mbështetje të forcave në terren operuan helikopteri i Forcës Ajrore dhe dy avionët Fireboss, të ardhur nga Suedia, të cilët kryen 44(2×22) hedhje

* Fshatin Tragjas, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë. Zjarri zhvillohet në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët. Në zonë po operojnë 17 efektivë nga MZSH Vlorë dhe 3 nga Shërbimi Pyjor. Momentalisht nuk ka rrezik për banesa.

* Qarku Fier.
Fshatin Lofkënd, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër. Nga angazhimi i forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit. Zjarri mbetet aktiv në dy vatra, në pjesën jugore dhe atë veriperëndimore. Në të dyja pikat është e pamundur operimi nga toka. Vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit me ndërhyrje nga ajri, ku operon avioni Kroat Canadair.

* Qarku Lezhë.
Fshatin Malaj Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore me pishë, lis, shkurre dhe bimësi të dendur, në një terren të vështirë dhe që nuk mundëson operimin me mjete ujë hedhëse. Në zonë po operojnë 33 forca operacionale nga strukturat vendore. Forcat po punojnë kryesisht në krijimin e brezave ndarës për pengimin e përhapjes së zjarrit. Sipërfaqja e përshkuar nga zjarri vlerësohet paraprakisht në 10 ha. Momentalisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Qarku Dibër.
Vendin e quajtur ”Mali i Allushit”, fshati Plan i Bardhë, bashkia Klos, është riaktivizuar vatra e zjarrit të shuar ditë më parë. Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për përhapje. Nuk ka rrezik për banesa.

* Qarku Elbasan
Fshatin Lleshaj, njësia administrative Poroçan, bashkia Gramsh. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe pyjore me dushqe në një distancë të largët dhe terren i vështirë në kufi me bashkinë Përrenjas. Është punuar gjatë ditës dhe vatra e zjarrit është izoluar plotësisht. Vatra e zjarrit po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor për mos riaktivizime të mundëshme.

* Qarku Tiranë.
Malin e Bërzhitës, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe me bimësi të dendur. Në terren po punojnë 15 forca nga MZSH Tiranë. Vijon puna për shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për banesa.

The post Situata nga zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Sot u raportuan 13 vatra, 7 janë ende aktive appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur

✇Albeu
By: M C

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Qafë Koshovicë, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Në mjet udhëtonin katër persona, tre prej të cilëve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se njëri prej tyre, një 17-vjeçar, ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur appeared first on Albeu.com.

Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së/ Në tryezë plani i Izraelit për Gazën

✇Albeu
By: M C

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të shtunën, më 9 gusht, në një seancë urgjente për të diskutuar planin e Izraelit për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës, sipas burimeve diplomatike.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësim të thellë për këtë vendim të qeverisë izraelite, duke paralajmëruar për një përshkallëzim të rrezikshëm.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga vendimi i Izraelit për të marrë kontrollin e Gazës. Kjo mund të përkeqësojë krizën humanitare për miliona palestinezë dhe të rrezikojë jetët e shumë të tjerëve, përfshirë pengjet e mbetura. Apeloj për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, ndihmë humanitare pa pengesa dhe lirimin e menjëhershëm e pa kushte të të gjithë pengjeve,” deklaroi Guterres në rrjetin “X”.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka këmbëngulur se qëllimi i Izraelit nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj nga Hamasi dhe krijimi i një administrate civile paqësore, që nuk do të kontrollohet as nga Hamasi, as nga Autoriteti Palestinez, as nga ndonjë organizatë tjetër që Izraeli e konsideron terroriste.

“Ne nuk do ta pushtojmë Gazën – do ta çlirojmë atë nga Hamasi. Gaza do të çarmatose dhe do të ketë një administratë civile paqësore,” shkruan Netanjahu në “X”. Ai tha se ky plan do të ndihmojë në çlirimin e pengjeve dhe garantimin e sigurisë për Izraelin në të ardhmen.

Sipas mediave izraelite, në dokumentet zyrtare nuk është përdorur fjala “pushtim”, por “marrje kontrolli”, për të shmangur përballjen me përgjegjësi ndërkombëtare për menaxhimin civil të Gazës.

Në një tjetër zhvillim, Netanjahu bisedoi në telefon me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ku shprehu zhgënjimin për vendimin e Berlinit për të pezulluar eksportet e armëve drejt Izraelit, pas shqetësimeve për përdorimin e tyre në luftën në Gaza.

“Në vend që të mbështesë luftën e drejtë të Izraelit kundër Hamasit, Gjermania po ndëshkon Izraelin dhe po shpërblen terrorizmin duke vendosur embargo armësh,” thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit izraelit.

Netanjahu përsëriti se objektivi i Izraelit është çlirimi i Gazës nga Hamasi dhe krijimi i një administrate paqësore, jo pushtimi i saj.

The post Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së/ Në tryezë plani i Izraelit për Gazën appeared first on Albeu.com.

Zjarret bëjnë kërdinë në Greqi/ Raportohet për një viktimë, 200 zjarrfikës dhe 11 avionë në luftë me flakët

✇Albeu
By: M C

Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme. Më shumë se 200 zjarrfikës, të mbështetur nga 11 avionë dhe shtatë helikopterë, po i luftojnë zjarret në Keratea, në juglindje të Athinës, tha për televizionin shtetëror ERT, Kostas Tsigkas, kreu i zjarrfikësve grekë.

Ai tha se banorët në disa vendbanime janë evakuuar për shkak të “zjarreve të mëdha” si pasojë e erërat e forta. Zjarrfikësit gjetën trupin e një të moshuari brenda shtëpisë së tij të djegur në Keratea, ndërsa erërat e forta po ua vështirësojnë punën avionëve cisternë për të vepruar, tha zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis, në një konferencë për shtyp.

Një gazetar i AFP-së në qytetin e afërt Palaia Fokaia, rreth 45 kilometra në jug të Athinës, pa një shtëpi të përfshihej nga flakët dhe tym të dendur mbi të. Më herët, një zjarr tjetër në ishullin Kefalonia ishte vënë nën kontroll, sipas autoriteteve lokale, ndërsa situata “është përmirësuar” në gadishullin e Peloponezit, në perëndim të Athinës, njoftoi Vathrakogiannis.

Ministria e Mbrojtjes Civile kishte njoftuar se erërat do të arrinin deri në 88 kilometra në orë, veçanërisht në Egjeun Jugor dhe Detin e Kretës. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (EMY) tha se erërat do të dobësoheshin pas mesnatës, por Ministria e Mbrojtjes Civile vendosi disa zona në nivelin më të lartë të alarmit për zjarre për të shtunën, përfshirë rajonin e Atikës, ku ndodhet Athina.

Greqia dhe vende të tjera të Mesdheut ndodhen në një zonë që shkencëtarët e quajnë “pikë të nxehtë të zjarreve”, pasi ka zjarre të shpeshta gjatë verave të nxehta dhe të thata. Franca jugore, e tharë nga thatësira, po përballet aktualisht me zjarrin më të madh në dekada. Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po shkaktojnë zjarre më të shpeshta dhe më intensive dhe katastrofa të tjera natyrore./REL

The post Zjarret bëjnë kërdinë në Greqi/ Raportohet për një viktimë, 200 zjarrfikës dhe 11 avionë në luftë me flakët appeared first on Albeu.com.

SPAK kontrolle edhe te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

✇Albeu
By: M C

Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i SPAK, ku goditi një organizatë kriminale e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, e drejtuar nga Franc Gergely alias Franc Çopja dhe vëllezërit Ervis dhe Ardian Çela.

Në total u lëshuan 14 urdhër-arreste, teksa janë ekzekutuar vetëm 8 prej tyre, ndërsa 6 të tjerë vijojnë të jenë ende në kërkim.

Burime bëjnë me dije se në kuadër të hetimeve në fjalë oficerët e BKH-së me urdhër të SPAK kanë ushtruar kontrolle edhe në ambientet e “Klajdi Resort”, i ndodhur në Golem të Kavajës.

Raportohet se gjatë operacionit, hetuesit kanë sekuestruar edhe telefonin celular të pronarit të resortit, Orman Kokoshi, si pjesë e provave që po grumbullohen në vijim të hetimeve.

Në kuadër të hetimeve në fdjalë SPAK sekuestroi edhe “AJMAN PARK” Resort , të vendosur në Xhafzotaj të Durrësit, në pronësi të shtetasit Fadil Balla alias Julian (Jul) Balla, i cili dyshohet si pjesë e organizatës kriminale dhe është një prej të shpallurve në kërkim.

Gjatë hetimeve ndërkombëtare, janë identifikuar dhe goditur dy ngarkesa të mëdha kokaine, të transportuara nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Më konkretisht bëhet fjalë për një ngarkesë prej 11.6 ton dhe një ngarkes prej 16.4 ton gjatë viteve 2020 dhe 2021.

Ky grup kriminal, sipas SPAK-ut, paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal i shitjes së kokainës, i investonte në prona dhe biznese në Shqipëri. Paratë e drogës transportoheshin “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve.

The post SPAK kontrolle edhe te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi appeared first on Albeu.com.

Vatër zjarri në kodrat e Tragjasit/ Era dhe terreni i thyer vështirësojnë punën për shuarjen e flakëve

✇Albeu
By: M C

Prej mesditës së sotme, rreth orës një vater zjarti ka përfshirë kodrat e fshatit Tragjas. Flakët, të ndihmuara nga era, janë përhapur me shpejtësi drejt malit, duke djegur shkurre, pemëtari, por edhe sipërfaqe pyjore të kësaj zone.

Më shumë se 25 efektivë të zjarrfikëses së Vlorës kanë ndërhyrë menjëherë, por Situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe vështirësive për të ndërhyrë nga toka.

The post Vatër zjarri në kodrat e Tragjasit/ Era dhe terreni i thyer vështirësojnë punën për shuarjen e flakëve appeared first on Albeu.com.

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

✇Albeu
By: M C

“AJMAN PARK” Resort e vendosur në Xhafzotaj të Durrësit është sekuestruar nga SPAK në kuadër të operacionit për goditjen e organizatës kriminale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, e drejtuar nga Franc Gergely alias Franc Çopja dhe vëllezërit Ervis dhe Ardian Çela.

“AJMAN PARK” Resort është në pronësi të shtetasit Fadil Balla alias Julian (Jul) Balla, i cili dyshohet si pjesë e organizatër kriminale dhe është një prej të shpallurve në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Dyshohet se resorti gjigand i ndërtuar në Xhafzotaj të Durrësit është një biznes i përfituar me para.

“AJMAN PARK” Resort shpesh herë e kemi parë duke u reklamuar nga televizionet kombëtare dhe nga personazhe publik, si një nga mrekullitë e investimeve shqiptare

Pronari i “AJMAN PARK” Resort Fadil Balla alias Julian (Jul) Balla, është edhe presidenti i klubit të futbollit të Erzenit të Shijakut, të cilin dy vite më parë luante në Kategorinë Superiore.

The post SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge appeared first on Albeu.com.

Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi nga Hamasi

✇Albeu
By: M C

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ka deklaruar se qëllimi i Izraelit nuk është të pushtojë Gazën, por ta çlirojë atë nga Hamasi dhe të krijojë mundësinë për një qeveri paqësore atje.

Lajmi u bë i ditur nga zyra e kryeministrit izraelit, e cila shton se gjatë bisedës, Netanjahu shprehu zhgënjimin e tij për vendimin e Gjermanisë për të pezulluar eksportet e armëve drejt Izraelit.

Kjo deklaratë vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe pas miratimit të një plani ushtarak nga Izraeli për ndërhyrje të mëtejshme në Rripin e Gazës.

The post Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi nga Hamasi appeared first on Albeu.com.

Armando Broja i jep fund pritjes, vjen prezantimi në klubin e ri: Do jap gjithçka nga vetja

✇Albeu
By: M C

Armando Broja është një futbollist i ri i Bërnlit. Klubi i Premier Ligës ka bërë të ditur transferimin përfundimtar të sulmuesit nga radhët e Çelsit, por pa shpjeguar detajet financiare të marrëveshjes.

Broja ka firmosur për 5 vite me klubin e sapongjitur në Premier Ligë dhe pritet të ketë minutat që i kanë munguar në vitet e fundit në eksperiencat e tjera në huazim në skuadra të ndryshme.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu si një futbollist i Bërnlit. Është një periudhë me të vërtetë pozitive për t’u bashkuar me këtë klub përpara fillimit të sezonit të ri të Premier Ligës. Mezi pres të filloj! Ndihem mirë, jam gati dhe jam i emocionuar për sfidën e të luajturit për këtë klub.

Që tani mund ta ndiej mbështetjen nga tifozët e Bërnlit. Mund t’ju them të gjithëve se do të jap gjithçka nga vetja sa herë që vesh këtë fanellë të famshme”, tha Broja pas firmës në kontratë.

The post Armando Broja i jep fund pritjes, vjen prezantimi në klubin e ri: Do jap gjithçka nga vetja appeared first on Albeu.com.

Beteja me flakët në Finiq dhe Mallakastër, avionët suedezë dhe kroatë në aksion për shuarjen e zjarreve

✇Albeu
By: M C

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, si pasojë e aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, prej orëve të para të mëngjesit të sotëm janë angazhuar në Shqipëri mjete ajrore të specializuara për shuarjen e flakëve.

Dy avionë Air Tractor Fire Boss të Forcës Ajrore suedeze dhe një avion Canadair i Forcës Ajrore kroate po asistojnë në betejën kundër zjarreve në zonat e Mallakastrës dhe Finiqit.

Ekuipazhet operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës dhe po mbështesin ekipet vendase të zjarrfikësve, emergjencave civile dhe trupave të Forcave të Armatosura. Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, forcat në terren vijojnë monitorimin dhe kontrollin e disa vatrave aktive.

The post Beteja me flakët në Finiq dhe Mallakastër, avionët suedezë dhe kroatë në aksion për shuarjen e zjarreve appeared first on Albeu.com.

I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

✇Albeu
By: M C

Në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, Policia e Shtetit njofton arrestimin në Spanjë të shtetasit shqiptar Juxhin Drazhi, 34 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi u bë pas një bashkëpunimi të ngushtë mes Interpol Tiranës, Interpol Madridit dhe policisë spanjolle. Drazhi ishte i kërkuar nga GJKKO, e cila në prill 2025 i kishte caktuar masën “Arrest në burg” për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe veprave të tjera të kryera nga organizata kriminale.

Interpol Tirana dhe homologët në Spanjë vijojnë punën për finalizimin e ekstradimit të Drazhit drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Vijon operacioni policor ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shkëmbimi në kohë i informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar J. D., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid/Spanjë, vijon bashkëpunimin për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt vendit tonë.

The post I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi appeared first on Albeu.com.

Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm: Nga 2 shtatori hyjnë në fuqi ndryshimet për aplikimin për vizë

✇Albeu
By: M C

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese.

Në njoftimin e amabasadës theksohet se duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza joemigruese përfshirë edhe ata që aplikojnë për rinovim do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

Kjo masë vlen për shumicën e kategorive të vizave, dhe përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në procedurat e deritanishme, ku disa aplikantë kishin mundësi të përfitonin nga përjashtimi nga intervista.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

The post Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm: Nga 2 shtatori hyjnë në fuqi ndryshimet për aplikimin për vizë appeared first on Albeu.com.

Miliarda lekë pasuri të sekuestruara, SPAK “ia merr” nga duart resortin luksoz “ushtarëve” të Çopjas në Shijak/ Bllokohen dy vila në Dhërmi dhe biznese në Durrës

✇Albeu
By: M C

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur orgamizatën kriminale të trafikut të drogës nga vendet e Amerikës Latine, drejt vendeve të Bashkimit Europian. SPAK.

Bëhet fjalë për klanin “Çopja” të cilët operaonin në shitjen dhe blerjen e kokainës nga Amerika Latine në Europë. Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK bën me dije se janë lëshuar 10 urdhërarreste si dhe është sekuestruar 17 tonë kokainë.

Gjithashtu është vendosur sekuestrimi i 14 pasurive me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim.

Pronat e sekuestruara

Me vendimin nr. 543 date 07.08.2025, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin preventiv për gjithsej 14 pasuri të llojeve të ndryshme me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim si më poshtë:

Resorte turistike:

“A….. PARK” Resort ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, Xhafzotaj, Durrës.

Vila dhe apartamente:

Vilë dy katëshe tip “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro.

Vilë e porositur datë 06.11.2024, në Tiranë.

Truall, toka dhe ndërtesa:

Pasuri truall dhe ndërtesa në Tiranë, Sharrë.

Pasuri (me status regjistrim të përkohshëm).

Pasuri nr. 349/45 në bashkëpronësi.

Tokë arë me sipërfaqe 5900 m², Sharrë, Tiranë.

Kuota dhe aksione në shoqëri tregtare:

Kuotat/aksionet në shoqëri tregtare, Kavajë.

Shoqëri tregtare, Durrës.

Shoqëri tregtare, Rrogozhinë.

Shoqëri tregtare, Durrës.

Automjete:

Tre automjete.

Sekuestrime gjatë ekzekutimit të vendimeve të kontrollit:

Mbi 111 800 Euro Cash;

4000 USD

880.000 Lekë

The post Miliarda lekë pasuri të sekuestruara, SPAK “ia merr” nga duart resortin luksoz “ushtarëve” të Çopjas në Shijak/ Bllokohen dy vila në Dhërmi dhe biznese në Durrës appeared first on Albeu.com.

“Unë nuk i përndjek meshkujt”/ Xheneta thumbon Bora Zemanin

✇Albeu
By: M C

Ish-finalistja e ‘Big Brother VIP Kosova’ Xheneta vazhdon të jetë pranë ndjekësve në ‘Tik-tok’. Ajo i është përgjigjur disa pyetjeve se ‘Po i përndjek meshkujt’ duke i reaguar ashpër.

“Unë nuk i përndjek meshkujt mas pari unë nuk jam Bora Zemani, unë jam Xheneta Fetahu, unë kurrë nuk i shkoj prapa një mashkullit, ose me mbanë para duarve e me vlerëson o hiq, për mu kallen” ishin fjalët e saj.

E pas kësaj deklaratë ndjekësit kanë reaguar ashpër me komente.

The post “Unë nuk i përndjek meshkujt”/ Xheneta thumbon Bora Zemanin appeared first on Albeu.com.

E kryqëzuan në rrjet, ish-banorja e BBV 4 i del në mbrojtje Xhensila Myrtezajt

✇Albeu
By: M C

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Arsida Çerpja, ka folur së fundmi mbi reagimet që publiku ka në lidhje me Xhensila Myrtezaj për performancat dhe daljet e saj publike. Nëpërmjet një “Instastory”, ajo shprehu çudinë e saj në lidhje me kritikat që fansat kanë për të.

“Kam një pyetje shumë të rëndësishme për t’ju bërë. Përse Xhensila merr kaq shumë urrejtje në rrjetet sociale? Mund të mos na pëlqejë mënyra si kërcen, por nuk bën asgjë më shumë apo më ekstravagante se këngëtaret e tjera. Çfarë i irriton kaq shumë njerëzit dhe e masakrojnë?”, shkroi ajo.

Ish-konkurrentja gjithashtu ndau edhe disa nga komentet e njerëzve ku thoshnin se Xhensila nuk ka dashur të njihej si ajo vajza seksi por të njihej për talentin e saj. Disa të tjerë mendonin se si ajo e ka shitur veten e saj.

Mesa duket Arsida e mori përgjigjen e pyetjeve që ajo bëri duke dalë në konkluzionon se sot njerëzit nuk durojnë dot fallcitetin ose të qenurit e një personi që nuk je:
“Mesa kuptova nga mesazhet, urrejtja (e pajustifikueshme për mendimin tim) vjen nga fakti që e ka shitur veten ndryshe në momente të ndryshme të jetës së vet. Nuk është as nga kërcimet as nga ekstravaganca. Sot njerëzit nuk durojnë më fallcitetin apo të qenuit e një personi që nuk je”.

The post E kryqëzuan në rrjet, ish-banorja e BBV 4 i del në mbrojtje Xhensila Myrtezajt appeared first on Albeu.com.

❌