Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zhdukja e ish-zyrtarit të SHIK në 2011, policia londineze apel për kapjen e Ilir Kumbaros

Megjithëse kanë kaluar 13 vite nga zhdukja misterioze në Londër e një ish zyrtari të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar, i dënuar në mungesë për zhdukjen e Remzi Hoxhës, Policia Metropolitane londineze i është rikthyer kërkimeve për ta gjetur.

Ky është apeli i Metropolitan Police në Londër siguruar Tch, ku i kërkohet publikut të ndihmojë me informacione të cilat to të zbulojnë vendndodhjet e Ilir Kumbaros i cili theu lirinë e dhënë me kusht.

Apeli shoqërohet me një foto të ish zyrtarit të rëndësishëm të SHISH kur ai u prangos në shtator 2008 për qëllim ekstradimi në Shqipëri.

“Ky person sot 70 vjeç, dështoi të paraqitet në 2011 pas një urdhër arresti lëshuar nga Shqipëria për krime që lidhen me rrëmbim dhe torturë personi”, thotë Metropolitan Police.

Këto janë të vetmet pamje filmike të cilat tregojnë Ilir Kumbaron në vitin 2010 pasi ai u paraqit në një rajon policie duke firmosur si masë e lirisë me kusht.

Në dhjetor 2011, ditën kur gjykata londineze do të lexonte vendimin për ta ekstraduar apo jo drejt Shqipërisë, Ilir Kumbaro nuk u paraqit.

Kur kanë kaluar 13 vite nga kjo ngjarje ende sot nuk është zbuluar nëse Ilir Kumbaro mundi të dalë nga Mbretëria e Bashkuar apo fshihet atje në mënyrë perfekte duke iu shmangur ekstradimit në Shqipëri.

Në vitin 2012 ish Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, e dënoi në mungesë Ilir Kumbaron me 15 vite për rrëmbimin dhe torturimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxhës.

Po në këtë gjykatë ,më 16 Tetor 2011 prokuroria tërhoqi akuzat për Arben Sefgjinin ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë dhe për Avdi Koldashin ish-shefi i bazës nr.10 të vëzhgimit në SHIK, duke i shpallur të pafajshëm.

Sipas prokurorisë akuzat ndaj tyre nuk mund të provohen.Ish-kryetari degës në SHIK, Ilir Kumbaro udhëhoqi operacionin e marrjes në pyetje në Vain të Lezhës, të Remzi Hoxhës.

Hetimet zbuluan se ai ishte rrëmbyer në Tiranë nga zyrtarët e inteligjencës shqiptare më 21 tetor 1995 në rrugën “Siri Kodra”, afër një magazine që ndodhet tek zona e quajtur “Frigoriferi”. Trupi i tij nuk u gjet asnjëherë.
Remzi Hoxha, Zizo Kristopulli dhe Avdyl Loshaj u rrëmbyen nga SHIK nën dyshimin se po koplotonin kundra presidentit të kohës Sali Berisha.

Po të shikojmë historikun e dosjes së rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes të Remzi Hoxhës prej vitit 1995, janë shumë personazhe të cilët kanë ndërruar jetë, duke vështirësuar hedhjen dritë mbi këtë krim shtetëror të asaj kohe.

Bashkim Gazide, ish-drejtues i SHISH urdhërues i këtij operacioni ndërroi jetë në Turqi në vitin 2008.

Budjon Mece, ish-punonjës i SHIK i cili sipas prokurorisë torturoi në bazën e Vainit në Lezhë, Remzi Hoxhën ndërroi jetë në Tiranë disa vite më parë.

Xhevat Hana, ish-prokuror i cili hetoi rrëmbimin dhe këmbënguli në ekstradimin e Ilir Kumbaros, ndërroi jetë në mënyrë të beftë, në një spital të Italisë në vitin 2012.

John Jones, is- avokati mbrojtës i Ilir Kumbaros kreu vetëvrasje, duke u hedhur përpara një treni në Londër në stacionin West Hampstead në vitin 2016.

Ndërkohë, personat e mbetur, të cilët kanë dijeni se çfarë ndodhi me Remzi Hoxhën janë ish-presidenti Sali Berisha dhe Arben Sefgjini ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë.

The post Zhdukja e ish-zyrtarit të SHIK në 2011, policia londineze apel për kapjen e Ilir Kumbaros appeared first on Telegrafi.

“Sy më sy me kriminelin”, rrëfimi i të mbijetuarës që u ballafaqua me dhunuesin e saj në gjykatë

Në një rrëfim emocional, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ndau përvojën e saj në Debat Plus, në ciklin e emisioneve “Heshta që vret – Klithma e vërtetë e luftës”.

Ajo tregoi se si, me guxim dhe vendosmëri, e denoncoi përdhunuesin e saj, të njohur me nofkën Zhika, dhe kërkoi që ai të përballej me të në gjykatë.

“Zhika erdhi para gjykatës. Mua më thanë: A po don tjetër rrugë përmes televizorave, a po don përballë? – Unë kam dashtë përballë me dal. Me ja thanë të vërtetën se çka më ke bo ti mu, po du me ta thanë përballë. Nër sy ja kam thanë.

Unë menxi e kam prit me ja thanë ballë për ballë edhe me shumë zemër i kam dal përballë, veç me ja thanë të vërtetën: Ti më dhunove mu”, ka thënë ajo.

Përdhunuesi, sipas saj, nuk pati asnjë fjalë për të thënë.

“Ja kam thanë sy më sy, ja kam thanë krejt. Avokati i tij ka thanë: A ke ndonjë pyetje me ja bo zonjës? – Ka thanë: Ne, ne, ne. – Nuk e kam ditë çka do me thanë. Ma kanë përkthy.

Në dytën herë kur jam kanë edhe shqip e ka vet: A ke ndonjë pyetje me ja bo zonjës?. Tha: Jo, jo, jo.- I kam thanë: Përballë dilëm, thuma çka ke me më thanë. Ka thanë: Jo, jo, jo. – Tjetër fjalë nuk ka pas, se ai nuk ka pas çka me thanë se unë të vbërtretën ja kam qit në sy, ai s’ka pas çka me më thanë. Apet isha përballë edhe deri në fund”, ka shtuar e mbijetuara.

Pas këtij procesi, drejtësia foli: Zhika u dënua me 15 vjet burgim.

“Shumë, shumë kam kajt prej gëzimit. Diqysh mu ka dokt që krejt, krejt qielli ka ndryshu, që u bo bota jem. Aq e lirë, aq e gëzushme. Shumë e lumtur”, ka thënë ajo.

The post “Sy më sy me kriminelin”, rrëfimi i të mbijetuarës që u ballafaqua me dhunuesin e saj në gjykatë appeared first on Telegrafi.

Sekretari amerikan i Shtetit: E rëndësishme ulja e tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë dhe në BiH

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë të mërkurën se është pajtuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, që Shtetet e Bashkuara dhe Serbia të zhvillojnë dialog të përbashkët strategjik në fund të këtij viti.

Në një shkrim në X pas takimit me Gjuriqin në Departamenti amerikan të Shtetit në Uashington, Rubio tha se “jemi të përkushtuar për marrëdhënie me dobi të ndërsjellë me Serbinë, e cilat sjellin përfitime për qytetarët tanë dhe interesat tona”.

Rubio dhe Gjuriq biseduan gjithashtu për “rëndësinë e uljes së tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë, për të avancuar stabilitetin rajonal dhe për të krijuar kushte për rritje ekonomike dhe mirëqenie”, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce.

Gjuriq tha pas takimit për mediat serbe se kjo vizitë ishte mundësi e madhe për Serbinë për ta filluar bashkëpunimin strategjik me administratën e presidentit Donald Trump herët dhe si vendi i parë në rajon.

“Mendoj se do të shohim më shumë rezultate dhe hapa më konkretë në javët dhe muajt në vijim. Vetë fakti që unë jam praktikisht ndër të parët nga pjesa jonë e botës si ministër këtu është një akt respekti dhe një dëshirë e sinqertë për të ndryshuar diçka për mirë”, tha Gjuriq për Tanjug.

Ai tha gjithashtu se “kemi parë se ka një oreks i madh” për të thelluar bashkëpunimin ekonomik përmes projekteve konkrete në fushën e energjisë, infrastrukturës, teknologjive të reja, shkencës, bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kulturës.

“Mendoj se kjo është një mundësi që duhet ta shfrytëzojmë, sepse administrata e udhëhequr nga presidenti Trump ka nevojë edhe për aleatë dhe miq, dhe Serbia, historikisht, dikur ishte në kuptimin e vërtetë të fjalës, dhe besoj se mund të jetë përsëri”, theksoi ai.

Dialogu strategjik është një proces që Departamenti i Shtetit i SHBA-së në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.

Në janar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara së shpejti do të finalizojnë një marrëveshje për dialogun strategjik, por nuk është e qartë se kur do të fillojë ai.

Bazuar në informacionet nga Departamenti i Shtetit, Radio Evropa e Lirë konfirmoi se SHBA-ja ka zhvilluar dialog strategjik gjatë viteve të fundit me Shqipërinë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Rumaninë, Austrinë, Poloninë, Slloveninë, Moldavinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Katarin, Omanin, Bahrejnin, Egjiptin, etj.

Në këtë takimin e së mërkurës mes Rubios dhe Gjuriqit ishte i pranishëm edhe zyrtari i lartë i Byrosë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në DASH, Brendan Hanrahan dhe nënsekretarja Allison Hooker.

Hanrahan gjatë korrikut kishte vizituar disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë.

Gjatë qëndrimit në Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar se temë e diskutimit me zyrtarin amerikan ishte nevoja për bashkëpunim ekonomik mes dy shteteve.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se më 7 gusht do të hyjnë në fuqi tarifat e reja tregtare. Sipas vendimit, Serbia do të goditet me 35 për qind tarifa.

As Rubio e as Gjuriq nuk përmendën çështjen e tarifave në deklaratat e tyre.

The post Sekretari amerikan i Shtetit: E rëndësishme ulja e tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë dhe në BiH appeared first on Telegrafi.

Zjarr i madh pranë uzinës së Poliçanit, flakët afër magazinave me lëndë plasëse

Një zjarr i madh është raportuar të jetë ndezur në pyllin pranë uzinës së Poliçanit.

Flakët kanë marrë përmasa të mëdha pranë zonës C, siç njihet, nga ku ndodhen magazinat me lëndë plasëse.

Në vendngjarje janë paraqitur menjëherë forcat zjarrfikëse, ushtria si dhe një helikopter i Bazës së Kuçovës.

Po ashtu edhe kryetari i bashkusë Adriatik Zotka ndodhet në vendngjarje i cili ka bërë thirrje për ndihmë.

Autoritetet ndodhen gjithashtu në vendngjarje dhe bëjnë apel për ndihmë pasi shpërthimi i magazinave për pasojë do shkaktonte rrezikshmëri për lagjen Kalluç, e cila është 200 metër më tutje.

 

The post Zjarr i madh pranë uzinës së Poliçanit, flakët afër magazinave me lëndë plasëse appeared first on Telegrafi.

Rrëfimi tronditës i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës: Jam kanë e ç’kyme si me më hanger qentë

Në një rrëfim rrënqethës një grua ka rrëfyer përjetimet e saj si viktimë e dhunës seksuale nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo e ndau me publikun momentin kur u rrëmbye me forcë nga një polic serb, i cili ishte i të njëjtës rrethinë, i quajtur si “Zhika”, i dënuar më 15 vjet burgim nga drejtësia kosovare për krime lufte.

Sipas rrëfimit të saj, përderisa po përpiqeshin të shpëtonin nga ofensiva, familja e saj dhe ajo vetë u detyruan të dalin nga shtëpia.

“Një lëvizje ju vraj”. Ai e luti: Ozhiko, Zhiko ia bënte ai. Edhe shqip “kojshi”. Tani djali i  axhës po ma tregon: Këqyre, ky është i katunit tonë. Hajt, hajt mos u tut se nuk ka me të bë asgjë. Ai u mundojke me ma hek, ai e luti shumë. Ka qenë nja 100 metra prej rrugës edhe i tha. Erdhi ai deri te kerri, djali i axhës. E luti, fort e ka lutë, por jo. I dha pare djali i axhës me mikun e vetë, por jo tha. Më shtiu në kerr, mbrapa. “Nëse lëvizë” – tha “Krejtve kam me ju vra”. Unë shkova në kerr edhe krejt duke i pa, me kerre, me traktora rrugës tu dalë. Krejt dolën. Tani, ky Zhika, më mori dhe më çoi. Më tha: Ku po don më të çu? A po don të shtëpia jotë apo te çetnikat që ta hekun krytë… Unë nuk mujsha me i thanë as atje. Çka me i thanë? I thojsha: Jo, s’di, kërkun. I thojsha kthem ku më ke marrë. Më thoshte: Jo, nuk të kthej. Tani tu shku, tu shku, një lagje ka qenë aty – emrin nuk po i a përmendi, janë kanë dy vajza, njëra bjonde e njëra zeshkane, me një shtëpi dhe kanë hi i kanë marrë. I kishin pas gojët e lidhta edhe duart e lidhta”, ka treguar ajo.

Dhuna fizike dhe seksuale ka zgjatur për disa orë. Ajo tregon se u godit me armë automatike në shpatull, u tërhoq zvarrë, dhe u la në një gjendje të rëndë shëndetësore.

“Në kerr ua kanë zgjidh edhe duart edhe gojën. Aty u kanë një tanke jo, por i autoblindë, s’di çka u kanë, para  shtëpisë tonë. Aty ka pasë shumë serbë, shumë policë, ushtarë. Kati i parë u kanë i kallt. Shkollën e kemi pas afër. Kishin marrë banka prej shkollës. Kati i parë u kanë veç banka. Ne normal që e kemi pasë shporetin, ku jena dalë aty u kanë shporeti. E kishin dhezë shporetin, pijshin, u kënaqshin, ka pas shumë pije – raki, birra- gjithçka ka pas. Më duket po e shoh.

Ahh, diçka shumë. Ata qeshnin e bërtitnin. Mu të parën, gjithmonë unë e para. Na çuan në shtëpinë time. Kur na çuan aty na lanë pak në koridor, në katin e parë. Na thanë me shku nalt. Ata njëherë folshin serbisht, por unë nuk di serbisht. Pasi na thanë me shku në katin e dytë, unë u koqita, sepse i kam pas shumë flokët e gjata. Tani, nuk dashta me shku në katin e dytë. Kështu afër shkallëve ka qenë maqina e lamjes, aty afër maqinës më ka goditë me automat këtu, në këtë pjesën”.

“Ne nuk kemi dashtë me u zhveshë. Tani ja kanë nis, Zhika i pari. Ai nonstop me mu ka qenë. Ja ka nis me mi çky teshat.

Me thikë e me dorë. Boll u mundojsha me kap kështu, me largu me duar, por me duar nuk mujshe. Tani, veç me këmbë. Sespe kur e përmendi këtë gjë, më duket që aty jam. Me dhunë na i kanë çky teshat, krejt. Kur jena çu nuk kemi pas çka me veshë. Krejt, nonstop. Mashkulli i parë që ka qenë, që e kam pa me sytë e mi, ka qenë Zhika. E tmerrshme ka qenë. Katastrofë ka qenë.

Po, po. Në të njëtën dhomë. Shtëpia ka qenë e mobiluar krejt, poshtë dhe lart. Poshtë veç ish kanë kallt, nalt nuk kish pas sen, veç një tepih u kanë e shtrume, sen nuk kish pasë. Edhe ato dyja ja kanë nisë ashtu me u çky e me bërtit. Aty, po dinë, e kam pas dertin tem, hallin tem. Aty tu na i deshë e tu na i deshë. Tani Zhiko ja ka nisë me mua i pari, me më dhunu. Tani ja kanë nisë edhe të tjerët. Por, a e din? Jo me të humb vetëdija, por si e trullueshme”, ka shtuar ajo.

Pas Zhikës, ajo tregon se dhunua edhe nga të tjerët paramilitarë serbë.

“Jam kanë e çkyme si me më hanger qentë. Krejt e masakruar jam kanë. Mas Zhikës ja kanë nisë edhe do të tjerë, krejt zhveshë ashtu. Tmerr u kanë me i pa e le edhe me të dhunu. Shumë e tmerrshme u kanë”,

Pas luftës, shtëpia ku ndodhi dhuna u rrafshua plotësisht nga vëllai i saj, i cili nuk pranoi të jetonte më aty.

“Për qata nuk e ka lanë vëllai shtëpi, nuk e ka lanë. I kish pas thanë gruas së vetë: Motrën këtu ma kanë dhunu, tash e heqi këtë shtëpi krejt”, ka rrëfyer e mbijetuara në Debat Plus.

The post Rrëfimi tronditës i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës: Jam kanë e ç’kyme si me më hanger qentë appeared first on Telegrafi.

Haziri e Bajrami takojnë përfaqësuesit e BE-së, kërkojnë heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, së bashku me nënkryetaren Hykmete Bajrami, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, dhe ambasadorin e BE-së në Prishtinë, Aivo Orav.

Në këtë takim u diskutua rreth situatës politike në vend, veçanërisht ngërçit institucional të krijuar nga partia e parë dhe nevojës urgjente për formimin e institucioneve.

Përfaqësuesit e LDK-së njoftuan për kërkesat e partisë të adresuara në Gjykatën Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

LDK ritheksoi kërkesën për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke theksuar se këto masa jo vetëm që po dëmtojnë qytetarët, por po pengojnë edhe procesin e integrimit të vendit në familjen euroatlantike.

Në fund, përfaqësuesit e LDK-së shprehën besimin se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit dhe në proceset e tjera demokratike.

The post Haziri e Bajrami takojnë përfaqësuesit e BE-së, kërkojnë heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës appeared first on Telegrafi.

Aksident detar në Greqi, lëndohen tre turistë nga Kosova

Një aksident detar është regjistruar mesditën e së martës pranë ishullit Diaporos, në zonën turistike të Halkidikit në Greqi.

Sipas autoriteteve portuale greke, një skaf me shtatë persona në bord gjashtë shtetas nga Kosova dhe një shtetas amerikan është përplasur në një breg shkëmbor.

Si pasojë e përplasjes, tre persona mbetën të plagosur. Fillimisht ata morën ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore të Agios Nikolaos, ndërsa më pas u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Poligyros.

Të tre personat janë jashtë rrezikut për jetën dhe tashmë janë lënë të lirë nga spitali.

Skafi, i cili mësohet se ishte marrë me qira, është përmbysur pas përplasjes dhe më pas është tërhequr në breg.

Autoritetet e Portit të Ormos Panagias kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Deri më tani nuk raportohet për ndotje detare si pasojë e ngjarjes.

The post Aksident detar në Greqi, lëndohen tre turistë nga Kosova appeared first on Telegrafi.

Kurti, Sorensenit: Serbia po vazhdon me arrestime arbitrare të qytetarëve të Kosovës, të reagojë BE-ja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Gjatë takimit, Kurti dhe Sørensen diskutuan mbi zhvillimet e fundit, situatën e komuniteteve joshumicë – me theks të veçantë te komuniteti serb – si dhe hapat drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

Kryeministri në detyrë theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur komunat me shumicë serbe, sidomos në veri të vendit, përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe integrimit institucional.

Ai bëri të ditur se që nga prilli i vitit 2024, mbi 800 qytetarë janë punësuar përmes një programi të nisur nga qeveria, ndërsa që nga fillimi i vitit të kaluar janë regjistruar mbi 430 biznese të reja.

“Gjithashtu, që nga nëntori i vitit 2022, rreth 200 pjesëtarë të rinj serbë i janë bashkuar Policisë së Kosovës”.

Kurti ngriti gjithashtu shqetësimin për kërcënimet e vazhdueshme nga liderët e Serbisë dhe arrestimet arbitrare të qytetarëve të Kosovës që tranzitojnë përmes territorit serb, duke kërkuar një reagim të fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare.

It was a pleasure to welcome Peter Sørensen, the EU Special Representative for the Kosova-Serbia Dialogue.

We discussed recent developments, the situation of non-majority communities, particularly the Serb community, and the path toward full implementation of the Brussels… pic.twitter.com/8qk0jcfJxp

— Albin Kurti (@albinkurti) August 6, 2025

The post Kurti, Sorensenit: Serbia po vazhdon me arrestime arbitrare të qytetarëve të Kosovës, të reagojë BE-ja appeared first on Telegrafi.

Avokati Ibrahimaga: Tërheqja e kërkesës së Osmanit në Kushtetuese për shkak të Labanit nuk është e justifikueshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka tërhequr kërkesën e dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese, përmes së cilës kërkonte interpretimin e pasojave juridike në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor.

Ajo ka sqaruar se arsyeja e tërheqjes lidhet me faktin që gjyqtari raportues i kësaj çështjeje ishte caktuar Radomir Laban, për të cilin, sipas Osmanit, ka informacione nga institucionet e sigurisë që e konsiderojnë si kërcënim për rendin kushtetues të vendit.

Ky veprim është komentuar nga avokati Virtyt Ibrahimaga në emisionin FIVE të Dukagjinit. Sipas tij, tërheqja e kërkesës për shkak të emrit të gjyqtarit raportues nuk është një arsyetim i qëndrueshëm ligjërisht.

“Sa i përket kërkesës pr tërheqje lidhur me këtë arsyetim, ky është arsyetim. Se në qoftë se ti e dërgon një parashtresë në gjykatë, atëherë pavarësisht se cili gjykatës e merr përsipër atë, ti duhesh me prit vendimin sepse nuk mundesh me zgjedh se cili gjykatës e trajton atë çështje. Ndër sa i përket shkarkimit të një gjykatësi të të Gjykatës Kushtuese, ekzistojnë procedura tjera, të cilat mundem me u iniciua”, ka thënë Ibrahimaga.

Ibrahimaga shpjegoi se gjyqtari raportues së bashku me dy gjyqtarë të tjerë përcakton fillimisht nëse kërkesa është e pranueshme. Nëse çështja kalon për shqyrtim përmbajtësor, vendimi merret nga kolegji, jo nga vetë gjyqtari raportues.

Ai shtoi se, edhe pse ky gjyqtar ka rol të rëndësishëm dhe është më i informuari për lëndën, nuk ka ndikim vendimtar.

“Ndërsa çfarë roli ka gjyqtari raportues? Gjyqtari raportues merret më lëndën, e analizon lëndën dhe thjesht e jep një rekomandim. Së pari ekziston procedura e përcaktimit, nëse kërkesa është lejueshme apo jo. aty gjyqtari raportues ka rol së bashku me dy gjyqtar tjerë për pacaktuar pranueshmërinë e kërkesës. Ndërsa nëse vjen te shqyrtimi përmbajtësor i kërkesës, nëse lëshohet merita, vendos kolegji. Natyrisht se gjyqtari raportues e raporton çështjen. Pa dyshim që roli i tij është i rëndësishme, por nuk është vendimtar. Se ne kemi disa raste ku Kushtetuesja nuk  e ka ndjek rekomandimin e gjyqtari raportues.

Por thjesht e ka marrë në konsideratë atë raport dhe rekomandimin e tij, mirëpo ka vendosur ndryshe. Nuk duhet të relativizuar as rolin e gjyqtari raportues, sepse është më i informuari për lëndën dhe ai e jep një rekomandim sa i përket çështjes. Gjyqtari raportues nuk mundet me përcaktuar vendimin përfundimtar, bile as vendimin sa i përket pranueshmërisë së kërkesës. Nuk është arsyetim me u tërheq lënda se një gjyqtar është aty gjyqtar raportues…”, ka shtuar avokati.

The post Avokati Ibrahimaga: Tërheqja e kërkesës së Osmanit në Kushtetuese për shkak të Labanit nuk është e justifikueshme appeared first on Telegrafi.

SHBA me porosi të qartë: Të mos bllokohet pjesëmarrja e asnjë partie në zgjedhje

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, u ka dërguar një porosi të qartë partive politike në vend: Të shmangen çdo përpjekje për të bllokuar pjesëmarrjen e ndonjë partie në zgjedhje përmes taktikave politike apo procedurale.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Ambasadës në Facebook, u bë e ditur se gjatë kësaj jave, Prattipati ka zhvilluar takime të ndara me udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, u takua me udhëheqësit e PDK-së, AAK-së dhe LDK-së për të theksuar një parim thelbësor demokratik: të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të votojnë për përfaqësuesit e tyre. Bllokimi i partive të kualifikuara, përmes taktikave politike ose procedurale, minon demokracinë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në këto takime është diskutuar edhe për ngërçin aktual institucional dhe vonesën në konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet.

Prattipati ua ka kujtuar liderëve politikë se janë zgjedhur për të zgjidhur sfidat me të cilat përballet vendi dhe u ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe përmbushje të mandatit të dhënë nga qytetarët.

Qëndrimet e partive politike

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se në takim ka theksuar nevojën për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

“PDK do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi, në interes të qytetarëve, për stabilitet institucional dhe mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë perëndimorë”, shkroi ai në Facebook të martën.

Nga ana tjetër, LDK-ja ka deklaruar se në takim është diskutuar situata e krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit dhe është theksuar rëndësia e trajtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese.

“Përfaqësuesit e LDK-së ritheksuan rëndësinë që ky institucion të marrë një vendim të drejtë, të bazuar në Kushtetutë dhe në interes të stabilitetit institucional, në mënyrë që vendi të dalë sa më parë nga kriza aktuale politike dhe institucionale”, thuhet në njoftimin e partisë.

Ndërsa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se i ka përcjellë Prattipatit përkushtimin e Aleancës për të kontribuar në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja që kanë dalë nga zgjedhjet.

Zgjedhjet e radhës në Kosovë janë ato lokale, të planifikuara për muajin tetor.

The post SHBA me porosi të qartë: Të mos bllokohet pjesëmarrja e asnjë partie në zgjedhje appeared first on Telegrafi.

Një ditë para protestës për ish-krerët e UÇK-së, Specialja shpërndan video për “mbrojtjen e dëshmitarëve”

Një ditë përpara protestës së paralajmëruar nga organizatat e dala nga lufta për të kundërshtuar “padrejtësitë” ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Dhomat e Specializuara kanë publikuar një video-mesazh nga zëdhënësja Angela Griep.

Në këtë video, Griep thekson rëndësinë që Gjykata i kushton mbrojtjes së dëshmitarëve dhe viktimave që, sipas saj, duhet të kenë mundësinë të tregojnë historinë e tyre “pa frikë”.

Ajo rikujton se vendimi që proceset gjyqësore për krime lufte të zhvillohen jashtë territorit të Kosovës është marrë në marrëveshje mes institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, pikërisht për të garantuar një nivel më të lartë sigurie për dëshmitarët dhe viktimat.

“Në Kosovë, si në vendet e tjera demokratike, është e paligjshme të përpiqesh të ndalosh një viktimë apo një dëshmitar që të tregojë historinë e tij, qoftë duke e kërcënuar apo duke i premtuar ndonjë shpërblim,” tha ajo.

Griep theksoi gjithashtu se manipulimi i dëshmive përbën vepër penale:

“Është po ashtu e kundërligjshme t’i thuash një dëshmitari të gënjejë në gjykatë apo të ndryshojë dëshminë. Njerëzit që shkelin këto rregulla mund të gjykohen dhe dënohen nga Dhomat e Specializuara.”

Sipas saj, deri tani pesë persona janë shpallur fajtorë ose kanë pranuar fajësinë për frikësimin e dëshmitarëve, ndërsa pesë të tjerë janë akuzuar për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitarë.

“Mbrojtja dhe mbështetja e dëshmitarëve është prioriteti më i lartë në Dhomat e Specializuara. Ata mbrohen para, gjatë dhe pas dëshmisë së tyre,” përfundoi Griep.

Ndërkohë, nesër nga ora 17:00, organizatat që përfaqësojnë veteranët e UÇK-së kanë paralajmëruar një protestë në Prishtinë, me moton “kundër padrejtësive” që, sipas tyre, po u bëhen ish-drejtuesve të luftës që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Protesta vjen në kohën kur është bërë e ditur se Gjykata Speciale ka pranuar dokumente nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), të cilat do të përdoren si dëshmi në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Aktualisht, Dhomat e Specializuara ndodhen në pushim veror deri më 15 gusht dhe gjatë kësaj periudhe janë pezulluar edhe konferencat javore për media – megjithatë, video-mesazhi i publikuar sot nga Specialja u shpërnda si reagim në kohë të tensionuar.

Kosovo and the EU agreed to hold certain war crimes trials outside of Kosovo, to allow the court to better protect witnesses and victims who wish to tell their stories without fear. Find out more here. pic.twitter.com/DCD7m06MyO

— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) August 6, 2025

The post Një ditë para protestës për ish-krerët e UÇK-së, Specialja shpërndan video për “mbrojtjen e dëshmitarëve” appeared first on Telegrafi.

❌