Prokuroria e Kosovës dorëzon aktakuzë në mungesë për dëbimin me forcë të mbi 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999
PRISHTINĂ, 15 gusht/ATSH/ Prokuroria Speciale e KosovĂ«s e ka dorĂ«zuar tĂ« premten nĂ« GjykatĂ«n Themelore nĂ« PrishtinĂ« njĂ« aktakuzĂ« nĂ« mungesĂ« kundĂ«r 21 tĂ« dyshuarve pĂ«r dĂ«bimin me forcĂ« tĂ« mbi 800.000 civilĂ«ve shqiptarĂ« nga Kosova gjatĂ« luftĂ«s sĂ« viteve 1998-â99.
Në një konferencë për media në Prishtinë, prokurori që ka hetuar rastin, Atdhe Dema, tha se aktakuza është përgatitur pas pesë vjetëve hetime intensive.
âAktakuza Ă«shtĂ« ngritur pĂ«r krime lufte kundĂ«r popullsisĂ« civile, e cila lidhet me ngjarjet e ndodhura gjatĂ« periudhĂ«s janar â qershor 1999 gjatĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ«â, tha Dema.
Dema tha se që të gjithë 21 të dyshuarit kanë pasur kontroll të plotë mbi ushtrinë e atëhershme jugosllave dhe mbi policinë serbe dhe se nuk i kanë parandaluar pjesëtarët e tyre nga kryerja e krimeve të luftës kundër popullsisë në Kosovë.
Ai tha se nuk mund tâi bĂ«jĂ« tĂ« ditur emrat e tĂ« dyshuarve nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ«.
Veprimet për të cilat ata akuzohen përfshijnë shkatërrimin e pronës civile, sulme të drejtpërdrejta ndaj civilëve dhe vendbanimeve të tyre, përndjekje dhe ndalime arbitrare për arsye etnike, të cilat kanë rezultuar me dëbim të detyruar masiv të popullsisë shqiptare nga Kosova drejt shteteve fqinje.
âKĂ«to veprime pĂ«rbĂ«jnĂ« pjesĂ« tĂ« njĂ« fushatĂ« tĂ« gjerĂ« qĂ« ka rezultuar me zhvendosjen me dhunĂ« tĂ« rreth 863.000 civilĂ«ve shqiptarĂ«, sipas statistikave zyrtareâ, tha Dema.
Ai tregoi se Prokuroria ka bërë kërkesë për fletarrestime ndërkombëtare për të dyshuarit, për të cilët tha se janë të paarritshëm për prokurorinë në këtë kohë.
Gjykimi nĂ« mungesĂ« mundĂ«sohet nĂ« KosovĂ« pas ndryshimeve nĂ« Kodin e ProcedurĂ«s Penale, tĂ« bĂ«ra mĂ« 2022. MegjithatĂ«, gjykime tĂ« tilla mund tĂ« bĂ«hen vetĂ«m me kushtin qĂ« prokuroria dhe gjykata tâi kenĂ« shteruar tĂ« gjitha mjetet pĂ«r tĂ« siguruar praninĂ« e tĂ« akuzuarit.
Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.
Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.
NdĂ«rkaq, aktgjykimi i parĂ« nĂ« mungesĂ« Ă«shtĂ« shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 nĂ« rastin e Ăedomir Aksiqit, i cili u dĂ«nua me 15 vjet burgim pĂ«r krime lufte kundĂ«r popullatĂ«s civile.
Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.
Mbi 1.600 persona vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« ende tĂ« pagjetur â pjesa mĂ« e madhe e tyre shqiptarĂ«.
NĂ« vitet e fundit, numri i aktakuzave tĂ« ngritura nĂ« KosovĂ« pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale âkrim i luftĂ«s kundĂ«r popullatĂ«s civileâ Ă«shtĂ« rritur dukshĂ«m.
Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.
Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.
Ndër ta ishte edhe Sllobodan Millosheviqi, i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë. /rel/
The post Prokuroria e Kosovës dorëzon aktakuzë në mungesë për dëbimin me forcë të mbi 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.