Shfaqen dy pengesa të mëdha për Liverpoolin në përpjekjet për transferimin e Isak
Liverpool po shpreson ende se mund të bindë Neëcastle të lejojë largimin e Alexander Isak, por ky transferim i bujshëm përballet me dy pengesa të mëdha.
‘Të Kuqtë’ tashmë kanë shitur Darwin Nunez te skuadra arabe Al-Hilal, gjë që ka lënë një boshllëk të dukshëm në repartin ofensiv, veçanërisht në pozicionin e numrit 9.
Prej javësh përflitet për një ofertë rekord nga Liverpool për sulmuesin suedez, por Neëcastle nuk është e gatshme të heqë dorë lehtësisht nga një prej lojtarëve më të vlefshëm të skuadrës.
Sipas raportimeve, Isak ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për transferim te drejtuesit e klubit në ‘St. James’ Park’, por klubi vazhdon të qëndrojë i vendosur për ta mbajtur.
Një marrëveshje ende mund të realizohet para mbylljes së afatit kalimtar, por kjo do të kërkojë që të dyja palët, si Liverpooli ashtu edhe Newcastle, të përmbushin një sërë kushtesh.
Sipas The Telegraph, Newcastle do të duhet të sigurojë dy sulmues të tjerë ‘me cilësi të përshtatshme’, përpara se të hapen zyrtarisht për bisedime mbi shitjen e Isak.
Nga ana tjetër, Liverpool duhet të ofrojë një shifër rekord për Ligën Premier, 150 milionë euro, për të bindur Newcastle.
Megjithatë, realizimi i këtij transferimi vlerësohet si i pamundur, pasi Newcastle nuk beson se ka ende në treg sulmues të nivelit të kërkuar, sidomos pas dështimeve me disa objektiva të mëparshëm./Telegrafi/
The post Shfaqen dy pengesa të mëdha për Liverpoolin në përpjekjet për transferimin e Isak appeared first on Telegrafi.