Gonxhja prezanton para kineastëve strategjinë për krijmtarinë audiovizuale
TIRANĂ, 29 korrik/ATSH/ Ministri i EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, si dhe kryetari i ri i QendrĂ«s KombĂ«tare tĂ« KinematografisĂ«, Jonid Jorgji, zhvilluan sot njĂ« takim me kineastĂ«t shqiptarĂ« mbi vizionin dhe hapat konkretĂ« tĂ« strategjisĂ« sĂ« re pĂ«r zhvillimin e sektorit audiovizual nĂ« ShqipĂ«ri.
Ministri Gonxhja e cilësoi si një moment te rëndësishëm për të ndarë me komunitetin e industrive kreative prioritetet për të ardhmen, duke vendosur në qendër transparencën, rritjen e standardeve profesionale dhe nxitjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare.
Gjatë takimit, së bashku me përfaqësues të QKK-së dhe ekspertë ndërkombëtarë të ftuar nga British Council, u prezantuan pikat kryesore të strategjisë së re për audiovizualin, e ndërtuar mbi nevojat dhe potencialin e tregut vendas dhe ndërkombëtar, rregulloren e re të aplikimit në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, e cila synon të thjeshtojë procedurat dhe të krijojë më shumë hapësira për projekte cilësore si dhe mundësitë konkrete që ofron Media Desk i Creative Europe për përfshirjen e kineastëve shqiptarë në rrjete dhe bashkëprodhime evropiane.
âPĂ«rmes njĂ« qasjeje gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe me partneritete tĂ« qĂ«ndrueshme, mund tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« ekosistem tĂ« fortĂ« pĂ«r krijimtarinĂ« audiovizuale nĂ« ShqipĂ«ri, njĂ« sektor qĂ« jo vetĂ«m pĂ«rfaqĂ«son identitetin tonĂ« kulturor, por edhe ka potencial real pĂ«r zhvillim ekonomik dhe diplomaci kulturoreâ, u shpreh kreu i MEKI-t, Blendi Gonxhja.
/r.e/
The post Gonxhja prezanton para kineastëve strategjinë për krijmtarinë audiovizuale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.