VIDEO/ Ekzekutimi në Vaun e Dejës, pamje nga vendngjarja. Policia rrethon zonën
ABC News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku u vra Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës.
Në fshatin Paçram, ku u gjet edhe trupi i pajetë i 65-vjeçarit, kanë mbërritur forca policie, teksa është vendosur edhe një perimetër sigurie.
Frrok Lleshaj, i cili u vra mbrëmjen e së hënës në Vaun e Dejës, ka qenë efektiv i Policisë së Shtetit.
20 vite më parë, 65-vjeçari ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, Dodë Lleshaj, ndërsa ka vuajtur dënimin me burg për 18 vite.
Sipas informacioneve, 65 vjecari ka dy vite që ka dalë nga burgu. Nga grupi hetimor mësohet se pista kryesore e ngjarjes është gjakmarrja.
Ai ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit Paçram mbrëmjen e së hënës, kur është qëlluar me armë zjarri.
Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi policinë./abcnews.al