Mesfusha është pa diskutim zemra e çdo skuadre. Aty zhvillohet pjesa më e madhe e punës taktike dhe fizike, me lojtarë që shpeshherë bëjnë diferencën mes fitores dhe humbjes.
Beteja në mesfushë është vendimtare në shumicën e ndeshjeve dhe skuadra që arrin ta dominojë atë zonë, zakonisht del fituese.
Kjo listë rendit 10 mesfushorët më të mirë aktualisht në futbollin botëror, duke përfshirë emra të njohur për tifozët e futbollit nga top ligat evropiane.
10. Alexis Mac Allister
26-vjeçari argjentinas, kampion bote në vitin 2022 dhe kampion i Premier League me Liverpoolin sezonin e kaluar, ka qenë një pjesë kyçe e skuadrës së Jurgen Klopp dhe më pas Arne Slot. Me 14 gola në 95 paraqitje për klubin e Merseyside, transferimi i tij prej 55 milionë funtesh nga Brighton është dëshmuar si një goditje e qëlluar. Ai u përfshi edhe në listën e ngushtë për çmimin e Lojtarit të Vitit nga PFA.
9. Declan Rice
Pas kalimit tĂ« tij prej 100 milionĂ« funtesh nga West Ham te Arsenali nĂ« vitin 2023, Rice Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« shtyllĂ« e padiskutueshme pĂ«r âTopçinjtĂ«â. Edhe pse ende pa trofe nĂ« LondrĂ«n Veriore, ai ka shĂ«nuar 16 gola nĂ« 103 paraqitje dhe vlerĂ«sohet pĂ«r fleksibilitetin e tij, duke mbuluar pozicione tĂ« ndryshme nĂ« mesfushĂ« me sukses.
Â
8. Federico Valverde
Uruguaiani 27-vjeçar është një nga mesfushorët më të plotë në Evropë dhe tashmë një lider i padiskutueshëm në Real Madrid. Pasi mori fanellën ikonike me numrin tetë nga Toni Kroos dhe u emërua zëvendëskapiten, ai ka treguar se është një forcë e madhe në mesfushë, si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në sulm.
Â
7. Sandro Tonali
Mesfushori italian i Newcastle United ka spikatur mes një trinie të fortë me Joelinton dhe Bruno Guimaraes. Rikthimi i tij pas pezullimit ka qenë mbresëlënës. Me shtatë gola në 57 paraqitje dhe pjesë e suksesit në Carabao Cup, Tonali po dëshmon rëndësinë e tij për klubin dhe kombëtaren.
Â
6. Joao Neves
Vetëm 20 vjeç, por Neves tashmë ka lënë gjurmë të thella në futbollin evropian. Ai iu bashkua PSG-së nga Benfica dhe fitoi tripletën me klubin francez, ndërsa me Portugalinë ngriti trofeun e Ligës së Kombeve. Pavarësisht fizikës delikate, ai është një ndërhyrës i jashtëzakonshëm dhe teknikisht shumë i avancuar.
5. Pedri
Ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës është kthyer në një element të pazëvendësueshëm. Me një kontratë deri në vitin 2030, Pedri mbetet pikë referimi për Luis de la Fuente dhe katalanasit, duke sjellë ekuilibër dhe ide në çdo aksion ofensiv.
Â
4. Bruno Fernandes
Kapiteni i Manchester United, shpesh i kritikuar për mungesë konsistence të ekipit, ka qenë figura kyçe që nga transferimi i tij në 2020. Fernandes është lojtari te i cili skuadra i drejton sytë për të bërë diferencën. Me aftësinë për të vepruar si playmaker ose më thellë, ai mbetet një ndër emrat më të rëndësishëm në Premier League.
Â
3. Jude Bellingham
Pas ngritjes meteorike nga Birmingham City, Bellingham është kthyer në lider te Real Madrid dhe një element i pazëvendësueshëm për kombëtaren angleze. Edhe pse u desh të ndërpriste sezonin për një ndërhyrje në shpatull, ai mbetet një nga mesfushorët më të mirë në botë.
Â
2. Vitinha
Mesfushori portugez i PSG-së është rritur ndjeshëm në profil gjatë këtij sezoni. Me një rol vendimtar në sukseset e PSG-së dhe një paraqitje vendimtare kundër Spanjës në Ligën e Kombeve, ai ka kaluar në nivelin elitar të mesfushorëve në futbollin evropian.
Â
1. Rodri
Mesfushori i Manchester City e mbylli sezonin e kaluar me njĂ« dĂ«mtim serioz nĂ« ligamentin e gjurit, por kjo nuk e ndaloi tĂ« fitonte Topin e ArtĂ« 2024. I pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m nĂ« formacionin e Pep GuardiolĂ«s, Rodri Ă«shtĂ« lojtari qĂ« jep siguri, kontroll dhe vazhdimĂ«si â arsye pse cilĂ«sohet si mesfushori mĂ« i mirĂ« nĂ« botĂ« pĂ«r momentin. /Telegrafi/
The post Renditen 10 mesfushorët më të mirë në botë appeared first on Telegrafi.