Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO/ Sezoni veror, radhë e gjatë automjetesh doganën e Qafë Thanës

Radhe dhe pritje në doganën e Qafë Thanës.

Radha e automjeteve që do të kalojnë në kufi është mbi 1 kilometër që shoqërohet me pritje deri në një orë.

Sipas policisë kufitare, në ditën e parë të këtij muaji kjo ishte një situate e pritshme, pasi shumë persona kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar. Punohet me kapacitet të plotë./abcnews.al

Putin për agresionin në Ukrainë: Rusia po rikthen territoret që i takojnë

Presidenti rus, Vladimir Putin tdeklaroi se operacioni special i Rusisë në Ukrainë nuk ka për qëllim pushtimin e territoreve të reja, por rikthimin e atyre që ishin pjesë e Rusisë.

Ai shtoi se nuk ka humbje të panevojshme mes ushtarëve rusë gjatë këtij operacioni.

Gjithashtu, Putin theksoi se kushtet e vendosura nga Rusia për zgjidhjen e çështjes ukrainase, të shpallura në verën e vitit 2024, mbeten të pandryshuara.

Ai nënvizoi se qëllimet strategjike të Rusisë në Ukrainë nuk kanë ndryshuar.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë të larta, dhe komuniteti ndërkombëtar ndjek me kujdes zhvillimet në terren./abcnews.al

 

Kodi i ri Penal/ Rama: Hartimi, nga ekspertë. Qeveria një nga palët në proces, pa vulën e Brukselit drafti nuk shkon dot në parlament!

Kryeminstri Edi Rama thotë se hartimi i Kodit të ri Penal është kryer nga një grup ekspertësh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se qeveria është një nga palët në proces dhe se po e studion draftin.

Kreu i qeverisë shtoi se pa vulën e Brukselit, drafti nuk shkon në parlament.

“Shoh që disa shoqata gazetarësh na kanë bërë një thirrje urdhëruese për të ndërhyrë urgjentisht në draftin e Kodit të Ri Penal, çka tregon se ata që duhet të informojnë publikun për procesin e saponisur të diskutimit të këtij drafti nuk e kanë kuptuar akoma (edhe pse u tha shumë qartë nga ministri i drejtësisë) se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave, nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit po ia kanë besuar një grupi ekspertësh të nderuar, nën udhëhehjen e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipit.

Kështu, hëpërhë qeveria është thjeshtë njëra nga shumë palët në këtë proces dhe e kemi marrë e po e studiojmë draftin, për të ballafaquar më pas qëndrimet tona me ato të grupit të ekspertëve, gjë që ua sugjerojmë edhe shoqatave të alarmuara për lirinë e shtypit, të cilat në këtë fazë, në vend se të alarmohen duhet të ndjehen shumë të lehtësuara e të respektuara, sepse kanë të gjithë kohën e nevojshme për ta studiuar e pastaj ballafaquar draftin e Kodit të Ri Penal me grupin e punës, njësoj siç do të bëjë qeveria e siç duhet të bëjnë të tëra palët e interesuara – sidomos ato brenda sistemit, të cilat në vend se të japin deklarata sa të nxituara aq edhe qesharake për shtyp, bëjnë mirë të ulen me grupin e ekspertëve dhe të ballafaqojnë opinionet e tyre.

Ky është një proces demokratik dhe transparent, ku kush do të kontribuojë për një Kod të Ri Penal për Shqipërinë 2030 në BE i ka rrugët e hapura e të gjithë kohën e nevojshme, ndërsa kush do të bëjë zhurmën e vet mund ta bëjë, se demokracia i ka edhe zhurmuesit e vet, po s’mund të thotë dot që s’na pyeti kush.

Pasi të bëhen të gjitha ballafaqimet e grupit të punës me të gjitha palët e interesuara dhe në pavarësi të plotë nga qeveria, Ministria e Drejtësisë do ta marrë draftin e rishikuar e do ta konsultojë natyrisht edhe me Komisionin Europian, sepse pa vulën e Brukselit drafti nuk shkon dot në parlament!

Kështu që miq të shoqatave të shtypit rrini të qetë se nuk ju vjen dot asnjë e keqe nga Kodi i Ri Penal, në Shqipërinë që po shkon në BE dhe jo në BRSS.”, shkruan Rama./abcnews.al

 

Gjermania do të dërgojë sisteme të tjera Patriot në Ukrainë

Gjermania tha se së shpejti do të nisë dërgimin e dy sistemeve të tjera të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, teksa Kievi po përballet me intensifikim të sulmeve ruse me dronë dhe raketa.

Sistemet Patriot janë të prodhimit amerikan.

Pas arritjes së një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, ushtria gjermane do të dorëzojë lëshues shtesë të sistemit Patriot gjatë ditëve në vijim dhe do të furnizojë me komponentë të tjerë në dy-tre muajt e ardhshëm, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi.

Në këmbim, Gjermania është pajtuar me Departamentin amerikan të Mbrojtjes që të jetë “shteti i parë” që do të marrë me përparësi sistemet Patriot të gjeneratës më të re.

Berlini aktualisht ka nëntë sisteme Patriot, teksa që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës i ka dërguar Kievit tri sisteme të tilla.

Dy Patriot të Gjermanisë momentalisht janë të stacionuar në juglindje të Polonisë, ndërkaq një tjetër po përdoret për të trajnuar ushtarët ukrainas.

Dodik dënohet për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë

Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, është dënuar me vendim të formës së prerë të premten, më 1 gusht, për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë, merr vesh Radio Evropa e Lirë.

Aktgjykimin e ka shpallur trupi gjykues prej tre anëtarësh, i përbërë nga Amella Huskiq, Vesna Jesenkoviq dhe Hillmo Vuçiniq.

Ky trup gjykues e ka konfirmuar aktgjykimin e shkallës së parë të 26 shkurtit, me të cilin Milorad Dodik është dënuar me një vit burgim dhe ndalim prej gjashtë vjetësh për ushtrimin e funksioneve politike.

Kundër aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës kanë ushtruar ankesë si ekipi juridik i Dodikut, ashtu edhe Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës.

Prokuroria ka kërkuar ashpërsimin e dënimit me burg, si dhe zgjatjen e ndalimit për ushtrimin e funksioneve, ndërsa mbrojtja ka kërkuar anulimin e aktgjykimit.

VIDEO/ Fluks i lartë pushuesish, trafik i rënduar në aksin rrugor në drejtim të Lezhës

Dita e parë e muajt gusht nis me mbingarkesë në qarkullimin e automjeteve në drejtimin verior.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga ABC News, vargu i makinave nis nga mbikalimi i Patokut dhe vazhdon deri në qytetin e Lezhës.

Një nga shkaqet e ketij trafiku mbetet bllokimi i urës së vjetër disa ditë më parë pranë Milotit.

Pritet në orët në vijim trafiku të rëndohet akoma dhe më shumë, nga fluksi i lartë i automjeteve në këtë fillim muaj, me pushues nga zona të ndryshme të vendit, që preferojnë bregdetin e Adriatikut./abcnews.al

Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 29-vjeçari në Tropojë

Një 29-vjeçar është arrestuar në Tropojë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lekbibaj”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Dyshohet se se ka kultivuar bimë narkotike, në vitin 2022, në fshatin Mserr./abcnews.al

Pas 6 muajsh arrest shtëpie, lirohet kryebashkiaku i Tropojës/ Gjykata e Posaçme cakton “detyrim paraqitje” për Rexhë Byberin

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi për lirimin nga arresti shtëpiak.

Për Byberin, GJKKO caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Byberi dhe zv.kryetari i bashkisë, Abedin Kërrnaja, janë akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” (më shumë se një herë), e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

Rexhë Byberi, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tropojë, ka kryer veprime/mosveprime në mospërmbushje të rregullt të detyrës gjatë procesit për hapjen e rrugëve, sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak.

Sipas SPAK, Byberi dhe Kërrnaja kanë shkelur ligjin në miratimin e dy vendimeve në Këshillin Bashkiak për ndërtimin e dy rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 277. 611.520 lekë.

Hamasi i përgjigjet Trumpit: Nuk dorëzojmë armët derisa të përfundojë okupimi izraelit

Organizatat militante palestineze të udhëhequra nga Hamasi deklaruan sot se rezistenca nuk do të ndalet derisa të përfundojë “okupimi” dhe të krijohet një shtet i pavarur dhe plotësisht sovran me Jerusalemin si kryeqytet, duke reaguar ndaj të ashtuquajturës “Deklarata e New Yorkut”, e cila i bën thirrje grupit të dorëzojë armët.

“Deklarata e New Yorkut”, e përgatitur nga Franca dhe Arabia Saudite, bashkëkryesuese të konferencës, dhe e mbështetur nga 15 vende të tjera (përfshirë Brazilin, Kanadanë, Turqinë, Jordaninë, Katarin, Egjiptin dhe Britaninë e Madhe), si dhe nga Bashkimi Evropian dhe Liga Arabe, bën thirrje për ndërprerjen e luftës në Gazë dhe arritjen e një “zgjidhjeje të drejtë, paqësore dhe të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez mbi bazën e zbatimit të zgjidhjes me dy shtete”.

Në këtë kontekst, këto vende theksojnë se “qeverisja, zbatimi i ligjit dhe siguria në gjithë territorin palestinez duhet të jenë përgjegjësi ekskluzive e Autoritetit Palestinez, me mbështetje të duhur”.

Këto deklarata pasqyrojnë angazhimet që presidenti palestinez Mahmud Abas mori në qershor, si përgatitje për këtë konferencë dhe me synim bindjen e më shumë vendeve për të njohur shtetin palestinez.

Edhe pse Asambleja e Përgjithshme e OKB-së nuk e ka dënuar kurrë sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, i cili çoi në hakmarrjen izraelite në Gazë, teksti e dënon atë sulm.

Tentoi të abuzojë me 35-vjeçaren, vihet në pranga i shpalluri në kërkim

Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin:

-R. C., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2025, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare, në banesën e saj;

Tarifat doganore, Trump: Jam i hapur për negociata

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv me të cilin vendosen tarifa doganore më të larta për dhjetëra vende në mbarë botën, me qëllim që të “ristrukturohet tregtia globale në favor të punëtorëve amerikanë”, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Tarifat e reja variojnë nga 10 deri në 41 për qind, me tarifën më të lartë për Sirinë. Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut do t’i nënshtrohen një tarife prej 15 për qind.

Megjithatë, Donald Trump është shprehur se mbetet i hapur për të negociuar.

Në një intervistë për NBC News, presidenti amerikan siguroi se dera e tij është e hapur për oferta bindëse: “Kjo nuk do të thotë që dikush nuk mund të vijë pas katër javësh dhe të thotë se mund të arrijmë një marrëveshje,” tha ai.

Trump deklaroi se është i gatshëm të negociojë edhe me Kanadanë. Sa i përket mundësisë së rritjes së çmimeve për mallrat, Trump nuk u shfaq i shqetësuar.

“Çmimi i vetëm që është rritur është fakti që po hyjnë qindra miliarda dollarë,” u shpreh ai./abcnews.al

Izraeli sulmon objektiva të Hezbollahut në Liban

Izraeli tha se ka kryer sulme ajrore ndaj vendeve që përdoren nga Hezbollahu për të prodhuar dhe ruajtur raketa në Liban. Izraeli ka sulmuar disa herë në Liban, pavarësisht një armëpushimi të arritur në nëntorin e vitit të kaluar.

Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka në listën e zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se caqet përfshinin “qendrën më të madhe të prodhimit të raketave precize të Hezbollahut”, ndërsa ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur “infrastrukturë që përdorej për prodhimin dhe ruajtjen e armëve strategjike” në jug të Libanit dhe në Luginën Beka.

Rusia: Bashkëpunimi me NASA-n në hapësirë vazhdon deri më 2028

Kreu i agjencisë hapësinore ruse, Roscosmos, tha se është pajtuar me homologun e tij në NASA, gjatë bisedimeve në Shtetet e Bashkuara, për të zgjatur operacionin e e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) deri në vitin 2028.

Hapësira mbetet një nga fushat e fundit të bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Rusisë, në një kohë kur marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit janë pothuajse krejtësisht të prishura për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Roscosmos-i njoftoi më herët gjatë kësaj javee se drejtori i agjencisë, Dmitry Bakanov, kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara për bisedime me ushtruesin e detyrës së administratorit të NASA-s, Sean Duffy.

Ky ishte takimi i parë mes krerëve të agjencive hapësinore të dy shteteve që nga viti 2018.

“Dialogu shkoi mirë. U pajtuam që do ta mbajmë në funksion ISS-në deri në vitin 2028… dhe do të punojmë për çështjen e nxjerrjes së saj nga orbita deri në vitin 2030”, citohet të ketë thënë Bakanov, sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS.

Kryeministri kanadez: I zhgënjyer nga tarifat e reja të SHBA-së

Kryeministri kanadez, Mark Carney tha se qeveria është “e zhgënjyer” nga vendimi i SHBA-së për të rritur tarifat në 35% për mallrat kanadeze që nuk mbulohen nga një marrëveshje paraprake e tregtisë së lirë.

Megjithatë, zbatimi nga SHBA-ja i marrëveshjes së tregtisë së lirë SHBA-Meksikë-Kanada “do të thotë që norma mesatare e tarifave të SHBA-së për mallrat kanadeze mbetet një nga më të ulëtat për të gjithë partnerët e saj tregtarë”, tha Carney të premten.

Sipas traktatit USMCA, i cili u negociua nga administrata e parë Trump dhe hyri në fuqi në vitin 2020, një gamë e gjerë mallrash të prodhuara në Amerikën e Veriut janë të pranueshme për trajtim pa taksa, shkruan CNN.

Banka qendrore e Kanadasë vlerëson se 100% e eksporteve të energjisë kanadeze dhe 95% e të gjitha mallrave të tjera plotësojnë kualifikimet për të qenë në përputhje me USMCA-në.

“Megjithatë, sektorë të tjerë të ekonomisë sonë – duke përfshirë lëndën e drurit, çelikun, aluminin dhe automobilat – ndikohen shumë nga detyrimet dhe tarifat e SHBA-së”, shtoi Carney./abcnews.al

“Lufta tregtare”/ Trump konfirmon tarifat doganore për BE, 35 përqind për Kanadanë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv me të cilin vendosen tarifa doganore më të larta për dhjetëra vende në mbarë botën, me qëllim që të “ristrukturohet tregtia globale në favor të punëtorëve amerikanë”, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Tarifat e reja variojnë nga 10 deri në 41 për qind, me tarifën më të lartë për Sirinë. Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut do t’i nënshtrohen një tarife prej 15 për qind, shkruan CNN.

Në dokumentin e publikuar, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se qëllimi i tarifave është “ristrukturimi i tregtisë globale në favor të punëtorëve amerikanë” dhe se ato do të hyjnë në fuqi më 7 gusht, jo më 1 gusht siç ishte paralajmëruar më herët. Tarifat për mallrat kanadeze rriten nga 25 në 35 për qind.

“Në përgjigje të mosveprimit të vazhdueshëm dhe hakmarrjes nga ana e Kanadasë, presidenti Trump e ka konsideruar të nevojshme rritjen e tarifave nga 25 në 35 për qind për të adresuar në mënyrë efektive situatën e jashtëzakonshme ekzistuese”, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se Kanadaja nuk ka bashkëpunuar në luftën kundër fentanilit dhe drogave të tjera ilegale.

Nga tarifat janë përjashtuar produktet kanadeze që përfshihen në marrëveshjen tregtare midis SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë.

Tarifat më të larta për mallrat kanadeze bien në kontrast të fortë me vendimin e Trumpit për ta shtyrë rritjen e tarifave ndaj Meksikës për 90 ditë, në mënyrë që të ketë më shumë kohë për të negociuar një marrëveshje tregtare më të gjerë.

Kina ka afat deri më 12 gusht për të arritur një marrëveshje afatgjatë me administratën Trump, pas marrëveshjeve fillestare të arritura në maj dhe qershor mes Pekinit dhe Uashingtonit për t’i dhënë fund tarifave reciproke në rritje dhe për të hequr ndalimin e importit të metaleve të rralla.

Bonusi i bebes, Rama: Më shumë se 237 mijë fëmijë e kanë përfituar që prej vitit 2019

Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, sipas kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se për fëmijën e parë, bonusi është 40 mijë lekë, për fëmijën e dytë është 80 mijë lekë dhe për fëmijën e tretë është 120 mijë lekë.

“Mirëmëngjes dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al

Rusia vijon sulmet me raketa dhe dronë në Kiev, 13 viktima dhe 132 të plagosur

Sulmet me raketa dhe dronë rusë gjatë natës në kryeqytetin e Ukrainës vranë të paktën 13 persona, përfshirë një djalë 6-vjeçar, dhe plagosën 132 të tjerë, thanë autoritetet të enjten.

Një vajzë 5-muajshe ishte midis 14 fëmijëve të plagosur, tha Shërbimi i Emergjencave të Ukrainës. Ky ishte numri më i lartë i fëmijëve të plagosur në një sulm të vetëm në Kiev që nga fillimi i pushtimit rus tre vjet më parë, sipas të dhënave publike të konsultuara nga The Associated Press.

Një pjesë e madhe e një ndërtese banimi nëntëkatëshe u shemb gjatë sulmit, tha kreu i Administratës Ushtarake të Qytetit, Tymur Tkachenko. Ekipet e shpëtimit kërkuan njerëz të bllokuar nën rrënoja.

Yana Zhabborova, 35 vjeç, banore e ndërtesës së dëmtuar, u zgjua nga zhurma e shpërthimeve të fuqishme, të cilat shkatërruan dyert dhe dritaret e shtëpisë së saj.

“Është vetëm stres dhe tronditje që nuk ka mbetur asgjë”, tha Zhabborova, nënë e një foshnje 5 muajshe dhe një fëmije 5 vjeç.

Rusia qëlloi 309 dronë Shahed dhe dronë mashtrues, si dhe tetë raketa kruiz Iskander-K gjatë natës, thanë forcat ajrore ukrainase. Mbrojtja ajrore ukrainase interceptoi dhe bllokoi 288 dronë sulmues dhe tre raketa. Pesë raketa dhe 21 dronë goditën objektiva./abcnews.al

Horoskopi 1 gusht 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

DASHI

Ka një atmosferë emocionuese, por diçka po ju pengon. Sot, mund të ndiheni të ndarë midis dëshirës për të bërë gjithçka dhe mosdijes nga t’ia filloni. Këshilla ime: përqendrohuni te një gjë në të njëjtën kohë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 1 gusht 2025), Hëna është e favorshme dhe ju jep energjinë që ju ka munguar kohët e fundit. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të zgjidhur çështjet praktike. Në dashuri, një pajtim është i mundur, por vetëm nëse jeni të gatshëm ta angazhoni me gjithë zemër.

BINJAKËT

Është një ditë disi nervoze: shumë për të bërë dhe shumë pak kohë. Kini kujdes të mos jeni shumë të ashpër me fjalët tuaja. Diplomacia është aleati juaj më i mirë sot. Një mbrëmje më e qetë; përdoreni atë për t’u çlodhur.

GAFORRJA

Ndihesh më i lehtë, edhe pse disa situata nga e kaluara ende të përndjekin. Sot mund t’i japësh fund një problemi familjar ose emocional. Dashuria po të vëzhgon nga afër… mirëprite.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 1 gusht 2025), Hëna është në shenjën tuaj dhe Marsi ju jep forcë. Është koha për të ndërmarrë veprime, për t’u bërë të dukshëm, për të propozuar ide. Dashuria buzëqesh, por vetëm nëse hiqni dorë nga pak krenari.

VIRGJËRESHA

Ju nevojitet qartësi, veçanërisht në marrëdhëniet tuaja personale. Mundohuni të mos bëni gjithçka vetëm: të kërkoni ndihmë nuk është shenjë dobësie. Lajme të mira në frontin e punës këtë mbrëmje.

PESHORJA

Është një ditë paksa e mbushur me kaos. Do të dëshironit pak qetësi dhe qetësi, por diçka po ju shqetëson. Kini kujdes të mos mendoni shumë. Zgjidhni diçka të lehtë: një bisedë me një mik mund të bëjë mrekulli. Hëna është në shenjën tuaj dhe Marsi ju jep forcë. Është koha për të ndërmarrë veprime, për t’u vënë re, për të propozuar ide. Dashuria buzëqesh, por vetëm nëse hiqni dorë nga pak krenari.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 1 gusht 2025), ju jeni magnetikë. Përdoreni këtë hijeshi për të zgjidhur fërkimet e vjetra. Gjërat po lëvizin në punë, por mos u nxitoni. Në dashuri, mund të jeni duke përjetuar një moment shumë intensiv.

SHIGJETARI

Pak tension në marrëdhëniet me të tjerët: shmangni përballjet e drejtpërdrejta; është më mirë të prisni deri nesër për të sqaruar çështjet. Dëshira për t’u arratisur është e fortë: organizoni diçka të re për fundjavën. Përdoreni këtë hajmali për të zgjidhur fërkimet e vjetra. Diçka po lëviz në punë, por mos i nxitoni gjërat.

BRICJAPI

Po ndërtoni diçka të rëndësishme, edhe nëse është një hap i vogël. Mos e humbni besimin. Sot mund të bëni një zgjedhje të mençur, një zgjedhje që do të japë fryte në shtator. Dashuria është në rregull nëse nuk shndërrohet në një barrë të rëndë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 1 gusht 2025), keni shumë ide në kokën tuaj, por pak dëshirë për t’i ndjekur ato. Sot mund të ndiheni pak të shkëputur. Rilidhuni me qendrën tuaj. Dashuria po ju kërkon të jeni më të pranishëm.

PESHQIT

Intuita juaj është një busull e çmuar sot. Ndiqeni atë. Është një ditë e mirë për të sqaruar një marrëdhënie ose për të marrë një vendim në lidhje me një projekt krijues.

Trump: Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës në Gaza është që Hamasi të dorëzohet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës në Gaza është që Hamasi të dorëzohet.

Përmes një postimi në Truth Social, Trump u shpreh se Hamasi duhet të dorëzojë të gjitha pengjet izraelite.

“Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza është që Hamasi të dorëzohet dhe të lirojë pengjet”, shkruan Trump.

Ministrja e Kurtit sulmon drejtësinë/ Hetimet për rezervat shtetërore, Hajdari: Procesi jo i ligjshëm

Ministrja e Kurtit, Rozeta Hajdari, ndryshe nga shefi i saj qe nuk pyet per institucionet e drejtesise, eshte paraqitur edhe kete te enjte ne zyrat e Prokurorise Speciale.

Ajo perfundoj aty marrjen ne pyetje ne lidhje me hetimet për rezervat shtetërore, një çështje që shpërtheu si skandal publik në gusht të vitit 2023, kur disa zyrtarë të kësaj ministrie përfunduan në pranga për dyshime për keqpërdorim te detyres dhe abuzim me fondet e rezervave.

Pas intervistimit, Hajdari reagoi ashpër ndaj mënyrës së zhvillimit të hetimeve dhe nuk harroj te uslmonte organet e drejtesise.

“Sot isha e ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistë, për kontraktimin e rezervave shtetërore proces jetik për të gjithë ne, proces i rëndësishëm për popullatën tonë. Ministria ka bërë blerjen e rezervave shtetërore në kohën kur ishim të pambrojtur, në shkurt 2022 dhe mars 2022. Për këtë proces jetik tani pyetem nga Prokuroria Speciale, por një pyetje vjen se a është ky proces i ligjshëm dhe si prokuroria hyri në ministri për të marrë dokumente të klasifikuara si sekret të rezervave shtetërore. Asnjë person nuk mund të ketë qasje në rezervën klasifikuar sekret pa një procedurë të qartë ligjore sipas udhëzime të AKI-së dhe Agjencisë për mbrojtje të klasifikuara.”

Ajo nuk eshte treguar e kursyer as ndaj prokurorit te ceshtjes.

“Më vjen turp edhe për veprimet e Gashit për shkeljen e ligjit. Për më shumë, ne si ministri kemi inicuar një hetim të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për të inciuar një hetim dhe për të ardhur në konstatim të kësaj shkeljeje të këtij konflikti të interesit, sepse e kemi te dokumentuar në raportin e Inspektoratit Policor në emailin e dokumentar, ku prokurori Gashi pranon konfliktin e interesit për të shqyrtuar këtë raport të IP-së, për më keq Prokuroria Speciale vetë i njëjti prokuror mbyll rastin. Unë e di që pas këtij hetimi nga Agjencia për Parandalimin e konfliktit ne do të përballemi në gjykatë.”

Po teksa parlajmeronte perballjen ne gjykate ministrja e Kurtit nuk shfaq asnje shenje pendimi per shkeljen e ligjeve ne kurriz te qytetareve dhe abuzim me rezervat shteterore, njejt si eproret apo koleget e saj ne Vetevendosje./abcnews.al

❌