❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

SHBA – Kryebashkiakja e Nju Orlinsit paditet pĂ«r fshehjen e marrĂ«dhĂ«nieve me truprojĂ«n

NJU ORLINS, 15 gusht /ATSH/ – NjĂ« juri e madhe federale akuzoi sot kryetaren e bashkisĂ« sĂ« Nju Orlinsit, LaToya Cantrell pĂ«r konspiracion, mashtrim dhe pengim tĂ« njĂ« hetim mbi dyshimet se ajo u pĂ«rpoq tĂ« fshihte njĂ« marrĂ«dhĂ«nie romantike me truprojĂ«n e saj, sipas AP.

Aktakuza është kulmi i një hetimi të gjatë federal ndaj kryebashkiakes së parë në historinë 300-vjeçare të qytetit.

Truproja i saj, Jeffrey Vappie kërkoi pafajësinë, pas aktakuzës për mashtrim dhe dhënie deklaratash të rreme.

Ai akuzohet për fshehjen e një marrëdhënieje romantike me Cantrell dhe paraqitjen e të dhënave të rreme të pagave duke pretenduar se ishte në detyrë.

Vappie, i cili doli në pension nga departamenti i policisë vitin e kaluar, është planifikuar të dalë në gjyq në janar.

Prokurorët federalë kanë akuzuar Vappie dhe Cantrell për shkëmbim mesazhesh të koduara përmes një aplikacioni për të shmangur zbulimin dhe më pas për fshirjen e bisedave.

Kryetarja e bashkisë dhe Vappie kanë thënë se marrëdhënia e tyre ishte rreptësisht profesionale.

Prokurori i pĂ«rkohshĂ«m i SHBA-sĂ«, Michael Simpson, e quajti atĂ« njĂ« “skemĂ« mashtrimi trevjeçare qĂ« ne pretendojmĂ« se shfrytĂ«zuan autoritetin dhe pozicionet e tyre publike”.

”Ata u takuan nĂ« njĂ« apartament ndĂ«rsa Vappie pretendonte se ishte nĂ« detyrĂ«, dhe ajo organizoi qĂ« Vappie tĂ« merrte pjesĂ« nĂ« 14 udhĂ«time”, tha Simpson.

”NĂ« vitin 2021, Cantrell dhe Vappie zhvilluan njĂ« marrĂ«dhĂ«nie personale dhe intime. PĂ«r tĂ« fshehur marrĂ«dhĂ«nien e tyre dhe pĂ«r tĂ« maksimizuar kohĂ«n e tyre sĂ« bashku, Cantrell dhe Vappie shfrytĂ«zuan pozicionet e tyre publike pĂ«r tĂ« zhvilluar dhe zbatuar njĂ« skemĂ« pĂ«r tĂ« mashtruar qytetin”, thuhet nĂ« aktakuzĂ«.

Zyra e kryetares sĂ« bashkisĂ« nuk iu pĂ«rgjigj menjĂ«herĂ« njĂ« mesazhi telefonik ose emaili nga ”The Associated Press”, qĂ« kĂ«rkonte koment pĂ«r ngjarjen.

Cantrell, e cila ka një mandat të kufizuar, do të largohet nga detyra në janar.

Demokratja është përplasur me anëtarët e Këshillit Bashkiak gjatë një mandati të dytë të trazuar dhe i mbijetoi një përpjekjeje për shkarkim në vitin 2022.

Roli i kryebashkiakes është dobësuar pas ndryshimeve të miratuara nga votuesit në statutin e qytetit që synojnë të kufizojnë autoritetin e saj./ a.jor.

The post SHBA – Kryebashkiakja e Nju Orlinsit paditet pĂ«r fshehjen e marrĂ«dhĂ«nieve me truprojĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ANCHORAGE – Fillon samiti Trump-Putin

ANCHORAGE (SHBA), 15 gusht /ATSH-AFP/ – Samiti midis Trump, Putin dhe kĂ«shilltarĂ«ve tĂ« tyre sapo ka filluar.

”Presidenti rus Vladimir Putin shoqĂ«rohet nga ministri i tij i JashtĂ«m dhe kĂ«shilltari diplomatik”, tha Kremlini pĂ«r CNN, pasi takimi fillimisht u njoftua si njĂ« takim kokĂ« mĂ« kokĂ«.

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov i tha kanalit televiziv amerikan se ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe këshilltari diplomatik Yuri Ushakov do të jenë të pranishëm në samitin me presidentin Trump./ a.jor.

The post ANCHORAGE – Fillon samiti Trump-Putin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ANCHORAGE – Trump dhe Putin shtrĂ«ngojnĂ« duart para samitit

ANCHORAGE, 15 gusht /ATSH-ANSA/ – Donald Trump dhe Vladimir Putin shtrĂ«ngojnĂ« duart nĂ« bazĂ«n ajrore ”Elmendorf-Richardson” nĂ« Anchorage.

Udhëheqësi i Kremlinit u prit nga presidenti amerikan sapo zbriti nga avioni presidencial.

Ky është takimi i parë midis Putinit dhe një presidenti amerikan që kur Putin u takua me Joe Biden në Gjenevë në vitin 2021.

Shtrëngimi i duarve u zhvillua në qilimin e kuq të shtruar për Putinin.

Trump duartrokiti Vladimir Putinin me mbërritjen e tij në Anchorage, duke i dhënë atij një shenjë miratimi.

”Cari” ia ktheu gjestin me njĂ« buzĂ«qeshje tĂ« ngrohtĂ«.

Donald Trump dhe Vladimir Putin në një makinë së bashku.

Të dy udhëheqësit hipën në një limuzinë që i priste në aeroport.

Të dy, të filmuar nga kamerat, dukeshin duke buzëqeshur.

Vladimir Putin nuk iu përgjigj pyetjeve të medias në lidhje me armëpushimin në Ukrainë.

As presidenti amerikan nuk foli me gazetarët./ a.jor.

The post ANCHORAGE – Trump dhe Putin shtrĂ«ngojnĂ« duart para samitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ANCHORAGE – Trump mbĂ«rrin nĂ« Alaska pĂ«r samitin me Putinin

ANCHORAGE (SHBA), 15 gusht /ATSH-AFP/ – Avioni ”Air Force One” i presidentit tĂ« SHBA-sĂ«, Donald Trump sapo u ul sot nĂ« bazĂ«n ajrore ”Elmendorf-Richardson” nĂ« Alaska, ku Ă«shtĂ« planifikuar tĂ« takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin pĂ«r njĂ« samit historik qĂ« mund tĂ« vulosĂ« fatin e UkrainĂ«s sĂ« shkatĂ«rruar nga lufta.

Ky samit, në kufirin e Shteteve të Bashkuara, i ofron udhëheqësit rus një rikthim dramatik në skenën diplomatike, pasi ai do të përshëndetet nga vetë Donald Trump pas mbërritjes./  a.jor.

The post ANCHORAGE – Trump mbĂ«rrin nĂ« Alaska pĂ«r samitin me Putinin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HISTORI – Samitet ruso-amerikane qĂ« ndryshuan historinĂ« e botĂ«s

UASHINGTON, 15 gusht /ATSH-ANSA/ – Samiti i sotĂ«m mes presidentĂ«ve Donald Trump dhe Vladimir Putin Ă«shtĂ« i fundit nĂ« njĂ« seri kulmesh ShtĂ«pi e BardhĂ«-Kremlin, pĂ«rfshirĂ« fundin e LuftĂ«s sĂ« DytĂ«, epokĂ«n e LuftĂ«s FtohtĂ« dhe rĂ«nien e Murit tĂ« Berlinit.

Ato janë samite të paharrueshme ballë për ballë, me përzierje tensionesh, por edhe të kimisë personale mes udhëheqësve, që ndoshta shmangën epokën më të errët të historisë bashkëkohore të planetit.

ROOSEVELT – STALIN

Ata ishin fitues ndaj Gjermanisë naziste dhe hodhën themelet për botën e pasluftës në Konferencën e Jaltës, në shkurt 1945, së bashku me kryeministrin britanik, Winston Churchill. Puna për ndarjen e Evropës në dy zona ndikimi, u përfundua pas disa muajsh në Potsdam, në prani të presidentit të ri amerikan, Harry Truman.

KENNEDY – HRUSHOV

Këto janë vitet më të errëta të Luftës së Ftohtë, ato të Perdes së Hekurt dhe përpjekja për të zgjidhje, në Samitin e Vjenës, 1961, dështoi. Menjëherë pas kësaj, ndërtimi i Murit të Berlinit, simbol i një epoke të tërë, dhe kriza e raketave kubane e vitit 1962, që fatmirësisht mënjanoi konfliktin e armatosur.

BREZHNJEV – NIXON

Fillojnë të hidhen themelet e shkrirjes. Nën drejtimin e shkathët të Henry Kissinger, sekretar i Shtetit i SHBA-së, filloi çtensionimi i marrëdhënieve mes dy superfuqive. Takimet janë plot me anekdota, ndërkohë që Nixon është presidenti i parë amerikan në Kremlin dhe Brezhnjevi, lideri i parë sovjetik në Camp David. Në Vladivostok në 1974 dhe në Helsinki në 1975, në vend të kësaj, ishte Gerald Ford ai që takoi Brezhnjevin, në një përpjekje për të kufizuar arsenalet bërthamore.

REAGAN – GORBAÇOV

Ishin ata që korrën shpërblimet e relaksimit të marrëdhënieve ruso-amerikane. Katër samite mes Reaganit dhe Gorbaçovit i dhanë fund efektivisht garës së armatimeve dhe Luftës së Ftohtë. Themelet u hodhën në Rejkjavik në 1986. Në vitin 1989 ndodh rënia e Murit të Berlinit.

CLINTON – JELCIN

Rënia e Bashkimit Sovjetik, me samitin e Helsinkit të vitit 1997 i hapi rrugën Rusisë për pjesëmarrje të plotë në jetën e komunitetit ndërkombëtare duke filluar me praninë në G7.

KOHA E PUTINIT

Këto janë vitet e një tkurrjeje në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës, në të cilat i kthehemi luftës së spiunëve, por edhe nga një përshkallëzim i sulmeve kibernetike si edhe nga synimet ekspansioniste të Moskës për të kërkuar të ushtrojë ndikim në jetën politike amerikane. Marrëdhëniet e ftohta me Barack Obamën, sidomos pas pushtimit rus të Krimesë. E paqartë, në vend të kësaj, marrëdhënia me Donald Trump, i akuzuar se kishte marrë Shtëpia e Bardhë me ndihmën e Putinit./ a.jor.

The post HISTORI – Samitet ruso-amerikane qĂ« ndryshuan historinĂ« e botĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – TelefonatĂ« Trump-Lukashenko pĂ«rpara Samitit tĂ« AlaskĂ«s

UASHINGTON, 15 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump foli sot nĂ« telefon me udhĂ«heqĂ«sin bjellorus Alexander Lukashenko, njĂ« aleat i fortĂ« i Vladimir Putin, sipas agjencisĂ« zyrtare bjelloruse tĂ« lajmeve, Belta.

Kjo ndodh përpara një samiti shumë të pritur midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë në Alaskë.

“Lukashenko dhe Trump patĂ«n njĂ« bisedĂ« telefonike”, raportoi agjencia e lajmeve Belta nĂ« Telegram./  a.jor.

The post SHBA – TelefonatĂ« Trump-Lukashenko pĂ«rpara Samitit tĂ« AlaskĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Ku do tĂ« takohen sonte Trump dhe Putin?

LONDËR, 15 gusht /ATSH/ – Arinj tĂ« murrmĂ«, 32 000 trupa dhe njĂ« ”perandor” i vetmuar.

Trump do tĂ« presĂ« Putinin nĂ« tĂ« njĂ«jtin qytet tĂ« AlaskĂ«s, ku njĂ« takim i mĂ«parshĂ«m kyç  midis SHBA-sĂ« dhe KinĂ«s kishte dĂ«shtuar, shkruan Patrick Hurrington pĂ«r ”The Sun”.

Një bazë ushtarake e izoluar do të jetë vendi për një nga samitet më të rëndësishme të superfuqive të kohës sonë.

Donald Trump dhe Vladimir Putin do tĂ« ulen sonte kokĂ« mĂ« kokĂ« nĂ« bazĂ«n ”Elmendorf-Richardson”.

Baza, pranë Anchorage, është e mbushur me trupa nga Forcat Ajrore, ushtria, marina dhe Korpusi i Marinës Amerikane si dhe Garda Kombëtare dhe Rezervistët.

NĂ« total, mbi 32 000 personel ushtarak dhe familjet e tyre jetojnĂ« atje – 10 pĂ«r qind e popullsisĂ« sĂ« Anchorage, qytetit mĂ« tĂ« madh tĂ« AlaskĂ«s – sĂ« bashku me arinjtĂ« e murrmĂ«, drerĂ«t dhe ujqĂ«rit.

Sipas BibliotekĂ«s sĂ« Kongresit, ajo luajti njĂ« rol “veçanĂ«risht tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m” nĂ« mbrojtjen e SHBA-sĂ« kundĂ«r Bashkimit Sovjetik gjatĂ« LuftĂ«s sĂ« FtohtĂ«.

ShtĂ«pia e BardhĂ« me sa duket donte tĂ« shmangte pamjen e njĂ« udhĂ«heqĂ«si rus tĂ« mirĂ«pritur nĂ« njĂ« mjedis ushtarak amerikan – por arriti nĂ« pĂ«rfundimin se nuk kishte mundĂ«si tjetĂ«r.

”Elmendorf-Richardson” thuhet se konsiderohet vendi i vetĂ«m nĂ« Alaska qĂ« mund tĂ« ketĂ« nivelin e kĂ«rkuar tĂ« sigurisĂ« pĂ«r takimin me rrezik tĂ« lartĂ«.

Putin do të fluturojë nëntë orë nga Moska dhe Trump shtatë orë e gjysmë nga Uashingtoni, me hapësirë të mjaftueshme në pistë për të dy aeroplanët e tyre presidencialë.

Ky nuk do tĂ« jetĂ« takimi i parĂ« vendimtar i udhĂ«heqĂ«sve botĂ«rorĂ« nĂ« ”Elmendorf-Richardson”.

Në vitin 1971, presidenti Nixon zhvilloi një diskutim historik 30-minutësh me perandorin Hirohito të Japonisë.

Kjo shĂ«noi rastin e parĂ« qĂ« njĂ« monark japonez nĂ« pushtet kishte “shkelur kĂ«mbĂ«n nĂ« tokĂ« tĂ« huaj”, sipas Nixon.

Vizita e Putinit ka të ngjarë të zgjasë më shumë se ajo e Hirohitos, i cili qëndroi në Alaska vetëm për 100 minuta, megjithëse procedurat nuk pritet të vazhdojnë deri të shtunën.

Trump thuhet se planifikon të mbërrijë dhe të largohet të premten në mënyrë që të theksojë afatin kohor të kufizuar.

Kjo mund tĂ« jetĂ« edhe pĂ«r shkak se nuk ka “vend ku tĂ« qĂ«ndrojĂ«â€ nĂ« bazĂ«, sipas njĂ« republikani qĂ« foli pĂ«r ”The Times”.

Joe Biden gjithashtu zgjodhi Anchorage për të shoqëruar një takim me kinezët në vitin 2021.

Por, Trump do tĂ« shpresojĂ« pĂ«r njĂ« rezultat mĂ« tĂ« mirĂ« pasi ai takim dĂ«shtoi – me delegacionin kinez qĂ« akuzoi amerikanĂ«t pĂ«r “pĂ«rbuzje dhe hipokrizi”.

Alaska u zgjodh si vendi i përshtatshëm për takimin, përpara se zyrtarët të dinin saktësisht se ku do të ndodhte.

Shteti më i madh i Amerikës është një vend strategjik, i shtrirë në kryqëzimin midis Amerikës së Veriut dhe Rusisë.

Madje mund ta shihni territorin rus nga toka e AlaskĂ«s – nĂ«se qĂ«ndroni nĂ« ishullin e DiomedĂ«s sĂ« VogĂ«l dhe shikoni nga Diomeda e Madhe.

Dhe Ă«shtĂ« shumĂ« larg nga Evropa dhe udhĂ«heqĂ«sit e saj – tĂ« cilĂ«t Putini do tĂ« preferonte shumĂ« mĂ« tepĂ«r t’i harronte.

Kjo gjithashtu do të thotë që fuqia ruse po rikthehet në territorin që dikur u përkiste carëve.

Paraardhësi i largët i Putinit, cari Aleksandër II, ia shiti Alaskën Amerikës në vitin 1867 për 7,2 milionë dollarë.

Yuri Ushakov, kĂ«shilltari i çështjeve tĂ« jashtme i Vladimir Putinit, tha se “duket plotĂ«sisht logjike qĂ« delegacioni ynĂ« thjesht tĂ« fluturojĂ« pĂ«rtej NgushticĂ«s sĂ« Beringut dhe qĂ« njĂ« samit kaq i rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe i pritur i udhĂ«heqĂ«sve tĂ« dy vendeve tĂ« mbahet nĂ« Alaska”.

Eksperti i sigurisë Hamish de Bretton-Gordon shpjegoi pse Alaska ishte me të vërtetë një zgjedhje logjike dhe vendimtare për Putinin.

UdhĂ«heqĂ«si rus u godit me njĂ« urdhĂ«rarresti nga Gjykata NdĂ«rkombĂ«tare Penale (ICC) nĂ« vitin 2023, kĂ«shtu qĂ« nĂ« teori do tĂ« arrestohej nĂ«se do tĂ« vizitonte ndonjĂ« nga 125 vendet e botĂ«s – pĂ«rfshirĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, FrancĂ«n, GjermaninĂ« dhe KanadanĂ«.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara janë ndër të paktat vende që nuk e njohin ICC-në, së bashku me Rusinë, Kinën, Pakistanin dhe një grusht vendesh të tjera.

Kjo do të thotë se, ndryshe nga shumica e vendeve, SHBA-ja nuk është e detyruar ta arrestojnë Putinin.

De Bretton-Gordon tha se “ai mund tĂ« bredhĂ« nĂ«pĂ«r botĂ«, nĂ« teori, nĂ« çdo vend qĂ« nuk Ă«shtĂ« anĂ«tar i ICC-sĂ«. NjĂ« urdhĂ«rarrest nga ICC-ja nuk do tĂ« thotĂ« asgjĂ« nĂ« ato vende qĂ« nuk janĂ« nĂ«nshkruese tĂ« tij. Dhe amerikanĂ«t nuk janĂ«, kĂ«shtu qĂ« ai mund tĂ« shkojĂ« nĂ« Alaska. Ky Ă«shtĂ« boshllĂ«ku. Ai mund tĂ« veprojĂ« pikĂ«risht siç e sheh tĂ« arsyeshme. Ai nuk do tĂ« kishte shkuar askund ku potencialisht mund tĂ« arrestohej”.

De Bretton-Gordon shtoi se “presidenti Putin Ă«shtĂ« absolutisht i fiksuar pas sigurisĂ« sĂ« tij dhe dĂ«shirĂ«s sĂ« tij pĂ«r tĂ« mos u larguar nga hapĂ«sira ajrore miqĂ«sore. Nuk ka shumĂ« nga kjo nĂ« Alaska – ai do tĂ« jetĂ« nĂ« hapĂ«sirĂ«n ajrore ndĂ«rkombĂ«tare vetĂ«m pĂ«r disa milje”.

Mike Dunleavy, guvernatori republikan atje qĂ« nga viti 2018, postoi nĂ« X se ”Alaska Ă«shtĂ« vendi mĂ« strategjik nĂ« botĂ«, i vendosur nĂ« kryqĂ«zimin e AmerikĂ«s sĂ« Veriut dhe AzisĂ«, me Arktikun nĂ« veri dhe PaqĂ«sorin nĂ« jug. VetĂ«m dy milje qĂ« ndajnĂ« RusinĂ« nga Alaska, asnjĂ« vend tjetĂ«r nuk luan njĂ« rol mĂ« jetĂ«sor nĂ« mbrojtjen tonĂ« kombĂ«tare, sigurinĂ« energjetike dhe udhĂ«heqjen nĂ« Arktik”./  a.jor.

The post KOMENT – Ku do tĂ« takohen sonte Trump dhe Putin? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/8/2025

SHBA – Samiti Trump-Putin nĂ« Alaska.

TOKIO (Japoni) – 80-vjetori i shpalljes sĂ« dorĂ«zimit tĂ« pakushtĂ«zuar tĂ« JaponisĂ« nĂ« LuftĂ«n e DytĂ« BotĂ«rore.

XHAKARTË (Indonezi) – Fjalimi i parĂ« para kombit i presidentit Prabowo.

NJU DELHI (Indi) – Dita e PavarĂ«sisĂ«.

INDI – Viti i Ri Persian.

AFGANISTAN – PĂ«rvjetori i katĂ«rt i marrjes sĂ« pushtetit nga talebanĂ«t.

KIEV – DemonstratĂ« nga familjet e tĂ« burgosurve tĂ« luftĂ«s pranĂ« ambasadĂ«s amerikane.

LONDËR (MbretĂ«ria e Bashkuar) – PĂ«rkujtime pĂ«r 80-vjetorin e fitores ndaj GjermanisĂ« naziste me njĂ« minutĂ« heshtje.

SARAJEVË (BosnjĂ« dhe HercegovinĂ«) – Hapja e Festivalit tĂ« Filmit nĂ« SarajevĂ« me aktorin amerikan Willem Dafoe.

JOHANNESBURG (Afrika e Jugut) – Afrika e Jugut do tĂ« mbajĂ« KonventĂ«n KombĂ«tare pĂ«r tĂ« nisur Dialogun MbarĂ«kombĂ«tar.

RIO DE JANEIRO (Brazil) – Al Gore merr pjesĂ« nĂ« Projektin e Realitetit tĂ« KlimĂ«s.

SPIELBERG (Austri) – Motoçikleta – Kampionati BotĂ«ror i MotoGP – GP Austriak.

EVROPË – FillojnĂ« Premier League dhe La Liga./ a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/8/2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: EvropianĂ«t pjesĂ« e njĂ« samiti tĂ« dytĂ« me Putinin

UASHINGTON, 14 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump la tĂ« kuptohej sot se udhĂ«heqĂ«sit evropianĂ« mund tĂ« ftohen nĂ« njĂ« takim tĂ« mundshĂ«m tĂ« dytĂ« me presidentin rus, Vladimir Putin, nĂ« tĂ« cilin ai tha se duhet tĂ« marrĂ« pjesĂ« edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Do tĂ« kemi njĂ« takim me presidentin Putin, presidentin Zelensky, mua, dhe ndoshta do tĂ« sjellim disa nga udhĂ«heqĂ«sit evropianĂ« me vete. Ndoshta jo”, tha Trump nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«.

Trump është planifikuar të takohet me Putinin të premten në një takim që presidenti i SHBA-së e ka minimizuar, duke thënë se është kryesisht për të vendosur bazën për një samit të dytë.

Fokusi i takimit të së premtes do të jetë lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka vazhduar që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia nisi një sulm në shkallë të plotë kundër fqinjit të saj.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump pretendoi se do ta përfundonte luftën shpejt.

Tani ai deklaroi se beson që Putini dhe Zelensky do të bënin paqe.

Kur u pyet nĂ«se do tĂ« binte dakord pĂ«r njĂ« reduktim tĂ« trupave tĂ« NATO-s nĂ« EvropĂ« pĂ«r t’iu pĂ«rshtatur RusisĂ«, Trump tha se njĂ« propozim i tillĂ« nuk i ishte paraqitur ende.

“Do ta mendoj kĂ«tĂ« pĂ«r mĂ« vonĂ«â€, tha ai./ a.jor.

The post SHBA – Trump: EvropianĂ«t pjesĂ« e njĂ« samiti tĂ« dytĂ« me Putinin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Kremlini: AsnjĂ« deklaratĂ« e pĂ«rbashkĂ«t pas samitit Trump-Putin

MOSKË, 14 gusht /ATSH-DPA/ – Nuk Ă«shtĂ« planifikuar asnjĂ« deklaratĂ« e pĂ«rbashkĂ«t pas samitit midis udhĂ«heqĂ«sit rus Vladimir Putin dhe presidentit tĂ« SHBA-sĂ« Donald Trump, tha sot zĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Jo, nuk pritet asgjĂ«, nuk Ă«shtĂ« pĂ«rgatitur asgjĂ« dhe nuk ka gjasa qĂ« tĂ« ketĂ« ndonjĂ« dokument”, tha Peskov pĂ«r agjencinĂ« ruse tĂ« lajmeve Interfax.

“Duke pasur parasysh se do tĂ« ketĂ« njĂ« konferencĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r shtyp, presidenti sigurisht qĂ« do tĂ« pĂ«rshkruajĂ« fushĂ«n e marrĂ«veshjeve dhe rregullimeve qĂ« mund tĂ« arrihen”, shtoi ai, duke folur pĂ«rpara samitit tĂ« sĂ« premtes nĂ« shtetin amerikan tĂ« AlaskĂ«s.

Peskov tha se do të ishte gabim të përpiqeshim të parashikonim rezultatin e takimit në këtë fazë.

Ai shtoi se samiti ishte përgatitur me një njoftim shumë të shkurtër.

MĂ« vonĂ« ai i tha televizionit shtetĂ«ror rus se Trump ka njĂ« qasje jashtĂ«zakonisht tĂ« pazakontĂ« ndaj çështjeve mĂ« tĂ« vĂ«shtira – diçka, tha ai, qĂ« vlerĂ«sohet shumĂ« nĂ« MoskĂ« dhe personalisht nga Putin.

PikĂ«pamja e UkrainĂ«s duhet tĂ« merret parasysh “nĂ« fazat pasuese”, tha Peskov.

Më herët sot, këshilltari i Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, tha se samiti do të përqendrohej kryesisht në një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë, por edhe në marrëdhëniet dypalëshe.

Takimi në një bazë ajrore pranë qytetit të Anchorage është i pari midis dy udhëheqësve që kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Trump shpreson të arrijë një fund të luftës, megjithëse Putin deri më tani nuk ka treguar shenja tërheqjeje./  a.jor.

The post RUSI – Kremlini: AsnjĂ« deklaratĂ« e pĂ«rbashkĂ«t pas samitit Trump-Putin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Putin: Mund tĂ« biem dakord pĂ«r traktate tĂ« reja pĂ«r kontrollin e armĂ«ve

MOSKË, 14 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se Moska mund tĂ« bjerĂ« dakord pĂ«r traktate tĂ« reja pĂ«r kontrollin e armĂ«ve, por vetĂ«m nĂ«se zgjidhet lufta nĂ« UkrainĂ«.

Komentet e tij erdhën, sipas Kremlinit, gjatë një takimi përgatitor për bisedimet e tij kokë më kokë me presidentin e SHBA-së Donald Trump, të planifikuara për të premten në Anchorage, Alaskë.

Putin tha se Uashingtoni po bĂ«nte “pĂ«rpjekje mjaft energjike dhe tĂ« sinqerta” pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftimeve nĂ« UkrainĂ« dhe pĂ«r tĂ« arritur marrĂ«veshje “nĂ« interes tĂ« tĂ« gjitha palĂ«ve tĂ« pĂ«rfshira”.

”Kjo mund tĂ« krijojĂ« kushte afatgjata pĂ«r paqe nĂ« EvropĂ« dhe globalisht, nĂ«se kalojmĂ« nĂ« fazat e ardhshme tĂ« marrĂ«veshjeve nĂ« fushĂ«n e kontrollit tĂ« armĂ«ve strategjike ofensive”, shtoi ai.

Me “armĂ« ofensive strategjike”, Putin po i referohej armĂ«ve bĂ«rthamore ndĂ«rkontinentale.

Pothuajse të gjitha marrëveshjet për armët bërthamore midis Uashingtonit dhe Moskës tani kanë skaduar ose janë braktisur, duke e lënë sektorin kryesisht të parregulluar.

Putin ka zhvilluar njĂ« luftĂ« nĂ« shkallĂ« tĂ« plotĂ« kundĂ«r UkrainĂ«s pĂ«r gati tre vjet e gjysmĂ«. Trump ka thĂ«nĂ« se dĂ«shiron t’i japĂ« fund konfliktit, megjithĂ«se mbetet e paqartĂ« se si do ta bindĂ« Kremlinin ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ«.

Këshilltari i Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, tha se samiti do të përqendrohet kryesisht në luftën e Ukrainës, por do të trajtojë edhe çështje të tjera./  a.jor.

The post RUSI – Putin: Mund tĂ« biem dakord pĂ«r traktate tĂ« reja pĂ«r kontrollin e armĂ«ve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

REPORTAZH – PjesĂ« tĂ« EvropĂ«s ende nĂ«n mĂ«shirĂ«n e zjarreve

PARIS, 14 gusht /ATSH-AFP/ – Greqia, Portugalia dhe Spanja po pĂ«rballen ende me zjarre tĂ« dhunshme, ndĂ«rsa situata u pĂ«rmirĂ«sua pak nĂ« FrancĂ« dhe Itali, pasi dhjetĂ«ra mijĂ«ra hektarĂ« u shkatĂ«rruan ditĂ«t e fundit nĂ« EvropĂ«n Jugore.

Zjarret, tĂ« cilat kanĂ« vrarĂ« katĂ«r persona – dy nĂ« SpanjĂ«, njĂ« nĂ« Mal tĂ« Zi dhe njĂ« nĂ« ShqipĂ«ri – janĂ« nxitur nga njĂ« valĂ« e nxehtĂ« intensive dhe e zgjatur, e kombinuar me njĂ« thatĂ«sirĂ« tĂ« madhe, shenja tĂ« efekteve tĂ« ndryshimeve klimatike.

– Greqia – 

NdĂ«rsa zjarrfikĂ«sit nĂ« Greqi prisnin “njĂ« ditĂ« shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«â€ sot, kjo ndodhi kryesisht pĂ«r shkak tĂ« erĂ«rave tĂ« forta ndĂ«rsa ata luftuan me 23 zjarre, pĂ«rfshirĂ« njĂ« nĂ« periferi tĂ« Patras, qyteti i tretĂ« mĂ« i madh i vendit.

“KĂ«to janĂ« sigurisht 24 orĂ«t mĂ« tĂ« vĂ«shtira tĂ« periudhĂ«s sĂ« zjarrfikĂ«sve”, tha Kostas Tsigas, president i Unionit tĂ« ZjarrfikĂ«sve.

“VetĂ«m dje, shpĂ«rthyen 82 zjarre, njĂ« numĂ«r shumĂ« i konsiderueshĂ«m i cili, i kombinuar me erĂ«ra tĂ« forta, thatĂ«sirĂ« dhe temperatura tĂ« larta, krijoi vĂ«shtirĂ«si tĂ« mĂ«dha”, vazhdoi ai, duke iu referuar kĂ«tyre zjarreve, shumica e tĂ« cilave janĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll.

Që nga agimi i së mërkurës, ndërsa erërat kanë fryrë mbi 80 km/h në Greqi që nga java e kaluar, 33 avionë dhe 4 850 zjarrfikës u mobilizuan në të gjitha frontet.

Athina i kishte bërë thirrje mekanizmit evropian të martën për të siguruar katër bombardues uji shtesë, pasi më shumë se 20 000 hektarë janë shkatërruar nga flakët në vend që nga qershori.

Frontet më shqetësuese të zjarrit ndodhen në ishullin Zakynthos në detin Jon (perëndim), në ishullin Kios (në detin Egje), në Prevezë (perëndim) dhe në prefekturën e Akaisë (në Peloponezin veriperëndimor).

Pranë qytetit të Patras, një zjarr i ri shpërtheu pranë vendit arkeologjik të Voutenit dhe po kërcënon zonat pyjore dhe shtëpitë, të mbuluara nga një re e dendur tymi.

– Portugalia –

Të mërkurën, pesë zjarre të mëdha po shpërthenin në Portugalinë veriore dhe qendrore, të luftuara nga më shumë se 1 800 zjarrfikës të mbështetur nga rreth njëzet mjete ajrore, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Zjarri që po konsumonte më shumë burime ishte ai në Trancoso (Portugalia qendrore), i cili ka qenë aktiv që nga e shtuna, ku erërat e forta shkaktuan shpërthime të reja gjatë natës, duke kërcënuar fshatrat.

Pranë Aldeia Nova, nën një re të dendur tymi që mbulonte rrugët e fshatit të vogël me shtëpi guri, banorët u dhanë ndihmë zjarrfikësve.

“ËshtĂ« e frikshme
 por ne jemi gjithmonĂ« tĂ« gatshĂ«m tĂ« ndihmojmĂ« njĂ«ri-tjetrin”, tha njĂ« fermer pĂ«r televizionin ”Sic Noticias”.

Portugalia po mbĂ«shtetet nĂ« dy avionĂ« marokenĂ« ”Canadair” deri nĂ« fund tĂ« javĂ«s, pasi dy nga avionĂ«t e saj u prishĂ«n.

I pĂ«rballur me kritika pĂ«r mungesĂ«n e burimeve, kryeministri Luis Montenegro siguroi tĂ« martĂ«n se qeveria ”po bĂ«nte çmos” duke pĂ«rsĂ«ritur se njĂ« forcĂ« prej 15 000 agjentĂ«sh ishte mobilizuar dhe tĂ« gjitha burimet e disponueshme ishin nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« lartĂ«.

Që nga fillimi i vitit, zjarret në pyje kanë konsumuar më shumë se 63 000 hektarë, sipas të dhënave të përkohshme nga Instituti Kombëtar i Menaxhimit të Pyjeve (ICNF). Gjatë zjarreve të vitit 2017, të cilat morën më shumë se 100 jetë njerëzish, rreth 500 000 hektarë u dogjën.

– Spanja –

Në Spanjë, ndërsa zjarrfikësit ende po luftonin me 14 zjarre të mëdha të mërkurën, kryesisht në veri, situata dukej se po përmirësohej falë lagështisë së shtuar, pak shiut dhe rënies së temperaturave.

“Situata kĂ«tĂ« mĂ«ngjes duhet tĂ« jetĂ« e favorshme sepse moti Ă«shtĂ« nĂ« anĂ«n tonĂ« pĂ«r disa orĂ«â€, tha Viriginia Barcones, drejtoreshĂ« e pĂ«rgjithshme e AgjencisĂ« sĂ« Mbrojtjes Civile, nĂ« televizionin publik.

Gati 6 000 njerëz nga 26 qytete u evakuuan në rajonin e Castile dhe Leon (veriperëndim).

Deri më tani këtë vit, vendi ka raportuar 199 zjarre, duke shkatërruar 99 000 hektarë, dy herë më shumë se vitin e kaluar, por tre herë më pak se në vitin 2022, viti më i keq i regjistruar ndonjëherë.

– Ballkani –

Disa vende të Ballkanit ende po luftonin me dhjetëra zjarre të mërkurën.

Në Shqipëri, një burrë 80-vjeçar vdiq të martën në mbrëmje pasi kishte ndezur një zjarr në kopshtin e tij, i cili u përhap në shtëpitë e fqinjëve të tij, duke plagosur tetë të tjerë.

Zjarre të pakontrolluara po përhapeshin në qendër dhe në jug të vendit, ndërsa Mali i Zi po përjetonte situatë më të qetë.

– Franca – 

Në jug të Francës, vigjilenca mbeti e lartë për të parandaluar çdo rindezje të zjarrit gjigant që përfshiu 16 000 hektarë përpara se të vihej nën kontroll të dielën në departamentin Aude.

Por, alarmet e kuq për valë të nxehti u lëshuan në qendër-lindje të vendit, i cili u trondit nga një valë e fortë të nxehti, si në Itali, Portugali, Greqi, Spanjë dhe Ballkan.

– Italia – 

Situata është përmirësuar ndjeshëm në frontin e zjarreve, me zjarrin në shpatet e malit Vezuv, i cili kishte dërguar re tymi mbi Napoli (Italia jugore), tani nën kontroll pas pesë ditësh.

NĂ« tĂ« gjithĂ« gadishullin, zjarrfikĂ«sit raportuan tĂ« mĂ«rkurĂ«n se kishin arritur tĂ« “kontrollonin ose shuanin” nĂ«ntĂ« zjarre./  a.jor.

The post REPORTAZH – PjesĂ« tĂ« EvropĂ«s ende nĂ«n mĂ«shirĂ«n e zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/8/2025

EVROPË – ShumĂ« vende evropiane nĂ« luftĂ« kundĂ«r zjarreve.

LIVERPUL (MbretĂ«ria e Bashkuar) – SeancĂ« dĂ«gjimore pĂ«r ish-marinsin Paul Doyle, i akuzuar pĂ«r aksidentin gjatĂ« paradĂ«s sĂ« Premier League nĂ« Liverpul.

HONG KONG (KinĂ«) – Argumentet pĂ«rfundimtare nĂ« gjyqin e sigurisĂ« kombĂ«tare tĂ« Jimmy Lai.

PHENIAN (Koreja e Veriut) – Kryetari i DumĂ«s ruse do tĂ« vizitojĂ« KorenĂ« e Veriut sot dhe nesĂ«r.

DURBAN (Afrika e Jugut) – SeancĂ« dĂ«gjimore pĂ«r Duduzile Zuma-Sambudla, i akuzuar pĂ«r nxitje tĂ« trazirave tĂ« vitit 2021, pas arrestimit tĂ« babait tĂ« saj, Jacob Zuma./  a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/8/2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FUTBOLL – PSG fiton UEFA Super Cup

UDINE, 13 gusht /ATSH/ – ”Paris Saint Germain” (PSG) fitoi sonte UEFA Super Cup, pasi mundi me penallti skuadrĂ«n angleze tĂ« ”Tottenham”-it, pas barazimit 2-2 nĂ« kohĂ«n e rregullt, nĂ« stadiumin ”Bluenergy” tĂ« Udines, sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parĂ« e ndeshjes sĂ« gjykuar nga portugezi Joao Pinheiro pĂ«rfundoi me rezultatin 1-0 pĂ«r ”Tottenham”-in, pas golit tĂ« holandezit Micky van de Ven, nĂ« minutĂ«n e 37-tĂ«.

NĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, ”Tottenham”-i shĂ«noi sĂ«rish, me njĂ« goditje tĂ« kalibruar me kokĂ«, me anĂ« tĂ« Romeros, nĂ« minutĂ«n e 48-tĂ«, pas njĂ« krosimit tĂ« Porros.

Më pas, PSG-ja shkurtoi diferencën me anë të Kang-is, në minutën e 85-të, me një gjuajtje jashtë zone.

Në minutë e katërt të shtesës së kohës së rregullt, PSG-ja barazoi me anë të Ramos, pas një gjuajtjeje me kokë, brenda zone.

Në gjuajtet e penalltive, pasi kjo finale nuk pati kohën shtesë prej 30 minutash, PSG-ja u tregua më e saktë duke shënuar katër gola dhe duke pësuar dy./ a.jor.

The post FUTBOLL – PSG fiton UEFA Super Cup appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – PesĂ« gjĂ«ra thelbĂ«sore rreth valĂ«ve tĂ« tĂ« nxehtit nĂ« EvropĂ«n e shekullit XXI

PARIS, 13 gusht /ATSH-AFP/ – Temperaturat e larta, si ato qĂ« regjistrohen aktualisht, ilustrojnĂ« frekuencĂ«n dhe intensifikimin nĂ« rritje tĂ« valĂ«ve tĂ« tĂ« nxehtit nĂ« EvropĂ«, njĂ« pasojĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ« e ngrohjes globale, sipas shkencĂ«tarĂ«ve.

Ja pesĂ« gjĂ«rat qĂ« duhen mbajtur mend rreth valĂ«ve tĂ« tĂ« nxehtit tĂ« pĂ«rjetuara nĂ« shekullin XXI  nga Evropa, kontinentit qĂ« po ngrohet mĂ« shpejt nĂ« botĂ«, sipas Observatorit Evropian tĂ« Ndryshimeve Klimatike ”Copernicus”.

– Goditja e vitit 2003 –

Vala intensive e tĂ« nxehtit qĂ« goditi EvropĂ«n PerĂ«ndimore gjatĂ« gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« gushtit 2003 krijoi njĂ« tronditje tĂ« vĂ«rtetĂ« nĂ« disa vende. NĂ« vitet qĂ« pasuan, disa vende zbatuan sisteme paralajmĂ«rimi pĂ«r valĂ«t e tĂ« nxehtit, siç Ă«shtĂ« “plani i valĂ«s sĂ« tĂ« nxehtit” i krijuar nĂ« FrancĂ«.

Temperaturat e jashtĂ«zakonshme tĂ« pĂ«rjetuara nĂ« FrancĂ«, Itali, SpanjĂ« dhe Portugali shkaktuan dhjetĂ«ra mijĂ«ra vdekje: studimet e mĂ«vonshme shkencore kanĂ« vlerĂ«suar “vdekjet shtesĂ«â€ nĂ« 70 000 nĂ« 16 vende.

Vala e tĂ« nxehtit e vitit 2003 nuk ishte e vetmja qĂ« shkaktoi valĂ« vdekjesh: vala e tĂ« nxehtit qĂ« goditi RusinĂ« nĂ« vitin 2010 çoi nĂ« 56 000 “vdekje shtesĂ«â€, sipas agjencisĂ« ruse tĂ« statistikave Rosstat, ndĂ«rsa 60 000 vdekje i atribuoheshin tĂ« nxehtit tĂ« verĂ«s sĂ« vitit 2022 nĂ« 35 vende evropiane, sipas njĂ« studimi franko-spanjoll (Inserm/ISGlobal).

– Nga lindja nĂ« perĂ«ndim, nga veriu nĂ« jug –

Ndërsa vala e të nxehtit e vitit 2003 goditi kryesisht Evropën perëndimore dhe jugore, kontinenti është prekur në të gjitha rajonet e tij nga valët e të nxehtit që nga fillimi i shekullit.

Në vitin 2010, ishte Evropa Lindore ajo që përjetonte vapë, veçanërisht Rusia. Kjo valë jashtëzakonisht e gjatë 45-ditore e të nxehtit u shënua nga një temperaturë rekord prej 37,2°C në Moskë në korrik.

Në qershor dhe korrik 2019, gjysma veriore e Evropës vuajti më shumë, me temperatura rekord të regjistruara në Holandë, Belgjikë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar. Rekordi francez (46°C) gjithashtu daton nga ajo verë.

NĂ« vitin 2021, Evropa Jugore vuajti mĂ« shumĂ«, me njĂ« temperaturĂ« rekord nĂ« gusht nĂ« SpanjĂ« dhe “valĂ«n mĂ« tĂ« keqe tĂ« nxehtĂ«sisĂ« qĂ« nga viti 1987” nĂ« Greqi.

Në vitin 2023, nxehtësia anormale goditi Evropën Veriore në qershor. Pastaj, jugu u përvëlua në korrik dhe gusht, me temperatura të ndjera deri në 38 deri në 46°C.

– MĂ« herĂ«t, mĂ« vonĂ« –

Më të përhapura gjeografikisht, valët e nxehtësisë evropiane zënë gjithashtu një hapësirë më të madhe në kalendar.

Në vitin 2019 dhe përsëri në vitin 2022, vala e parë e nxehtësisë që goditi Evropën ndodhi në mesin e qershorit, me, për shembull, rekordet e nxehtësisë që u thyen në vitin 2022 për muajin qershor në Gjermani dhe Austri.

Vitin pasardhës, vala e nxehtësisë evropiane u shtri në shtator, duke përkeqësuar thatësirën në Evropën Jugore dhe duke komplikuar organizimin e Kupës së Botës në Regbi 2023 në Francë.

– MĂ« tĂ« shpeshta –

Studimet dhe organizatat shkencore bien dakord pĂ«r frekuencĂ«n nĂ« rritje tĂ« valĂ«ve tĂ« nxehtĂ«sisĂ« nĂ« EvropĂ«. “Ndryshimi i klimĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« faktor kryesor qĂ« kontribuon nĂ« frekuencĂ«n dhe intensitetin nĂ« rritje tĂ« valĂ«ve tĂ« nxehtĂ«sisĂ«â€, thekson ”Copernicus”.

NjĂ« studim universitar gjermano-rumun qĂ« shqyrtoi valĂ«t e nxehtĂ«sisĂ« nga viti 1921 deri nĂ« vitin 2021 arriti nĂ« pĂ«rfundimin se ka pasur njĂ« “rritje tĂ« konsiderueshme tĂ« frekuencĂ«s sĂ« valĂ«ve tĂ« nxehtĂ«sisĂ« nĂ« shumicĂ«n e rajoneve tĂ« EvropĂ«s, veçanĂ«risht gjatĂ« 30 viteve tĂ« fundit”.

”Meteo France” vĂ«ren, pĂ«r shembull, se nga 50 valĂ«t e nxehtĂ«sisĂ« tĂ« regjistruara nĂ« nivel kombĂ«tar qĂ« nga viti 1947, 33 kanĂ« ndodhur qĂ« nga viti 2000.

– Rekorde tĂ« temperaturĂ«s tĂ« tĂ« gjitha kohĂ«rave –

Valët e nxehtësisë të shekullit XXI në Evropë shoqërohen me temperatura rekord, të tilla si kjo maksimum i të gjitha kohërave për Evropën e arritur më 11 gusht 2021, në Sirakuzë, Siçili (Itali), me 48,8°C, një rekord i certifikuar nga Organizata Botërore Meteorologjike.

Rekorde të tjera kombëtare janë regjistruar në disa vende në të gjithë kontinentin vitet e fundit:

  • Franca 46°C – Qershor 2019
  •  Portugalia 47,3°C – Gusht 2003
  • Spanja 47,4°C – Gusht 2021
  • Gjermania 41,2°C – Korrik 2019
  • MbretĂ«ria e Bashkuar 40,3°C – Korrik 2022./  a.jor.

The post KOMENT – PesĂ« gjĂ«ra thelbĂ«sore rreth valĂ«ve tĂ« tĂ« nxehtit nĂ« EvropĂ«n e shekullit XXI appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PATRAS – Zjarret detyrojnĂ« evakuimin e njĂ« spitali fĂ«mijĂ«sh dhe tĂ« njĂ« azili pleqsh

PATRAS (Greqi), 13 gusht /ATSH-ANA/ – Spitali i FĂ«mijĂ«ve ”Karamandanio” nĂ« qytetin grek tĂ« Patras u evakua nĂ« mĂ«nyrĂ« parandaluese pĂ«r shkak tĂ« njĂ« zjarri nĂ« rajon, tha sot ministri grek i ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Adonis Georgiadis.

“PĂ«r arsye tĂ« qarta parandaluese dhe ndĂ«rsa nuk ka kĂ«rcĂ«nim tĂ« menjĂ«hershĂ«m, kam vendosur qĂ« tĂ« evakuojmĂ« Spitalin e FĂ«mijĂ«ve ‘Karamandanio’ tĂ« AkaisĂ« duke ndjekur udhĂ«zimet e Mbrojtjes Civile”, tha Georgiadis nĂ« njĂ« postim.

Automjetet e ambulancave tĂ« shĂ«rbimit tĂ« urgjencĂ«s mjekĂ«sore (EKAV) janĂ« pothuajse atje dhe do tĂ« marrin tetĂ« pacientĂ«, ndĂ«rsa katĂ«r tĂ« tjerĂ«, qĂ« mund tĂ« ecin vetĂ«, do tĂ« vendosen pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« Spitalin e PĂ«rgjithshĂ«m Universitar nĂ« Rio. Nuk ka arsye pĂ«r shqetĂ«sim dhe i gjithĂ« operacioni do tĂ« kryhet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rregullt dhe tĂ« sigurt”, shtoi ai.

PĂ«rveç spitalit tĂ« fĂ«mijĂ«ve, banorĂ«t e azilit tĂ« pleqve ”Konstantopoulio” po evakuoheshin gjithashtu pĂ«r shkak tĂ« zjarrit.

Banorët pritej të transferoheshin në një qendër stërvitore të ushtrisë në afërsi të kufijve të qytetit të Patrasit, ku është përgatitur një hapësirë për qytetarët./  a.jor.

The post PATRAS – Zjarret detyrojnĂ« evakuimin e njĂ« spitali fĂ«mijĂ«sh dhe tĂ« njĂ« azili pleqsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERLIN – Merz: Presidentit Trump i dhamĂ« mesazhin se interesat e sigurisĂ« evropiane dhe ukrainase duhet tĂ« mbrohen

BERLIN, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se qĂ«ndrimet e UkrainĂ«s, aleatĂ«ve tĂ« saj evropianĂ« dhe presidentit tĂ« SHBA-sĂ« Donald Trump janĂ« “shumĂ« tĂ« pĂ«rputhshme” pĂ«rpara njĂ« takimi tĂ« planifikuar midis Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin nĂ« Alaska, mĂ« vonĂ« kĂ«tĂ« javĂ«.

“NĂ« Alaska, interesat themelore tĂ« sigurisĂ« evropiane dhe ukrainase duhet tĂ« mbrohen. Ky ishte mesazhi qĂ« ne evropianĂ«t i dhamĂ« sot presidentit Trump”, tha Merz pas bisedimeve online nĂ« Berlin.

“Dhe mund tĂ« them se ishim shumĂ« tĂ« pĂ«rafĂ«rt si pĂ«r vlerĂ«simin e pozicionit fillestar ashtu edhe pĂ«r qĂ«llimin e arritshĂ«m pĂ«r kĂ«tĂ« tĂ« premte”, tha kancelari gjerman, duke folur pĂ«rkrah Zelenskyt.

Merz, Zelensky dhe një numër udhëheqësish evropianë zhvilluan bisedime nëpërmjet lidhjes video me Trump dhe zëvendëspresidentin e tij JD Vance për të diskutuar takimin e ardhshëm të presidentit të SHBA-së me Putinin në Alaska, të premten.

Bisedimet u organizuan me një njoftim të shkurtër nga Merz, me Zelensky që iu bashkua personalisht atij të mërkurën në Berlin.

Përpara bisedimeve me Trump dhe Vance, Zelensky iu bashkua një diskutimi paraprak me video vetëm midis udhëheqësve evropianë, ku do të përfshiheshin udhëheqës nga Franca, BM, Italia, Polonia dhe Finlanda, si dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Berlini tha se qëllimi i bisedimeve ishte të sigurohej që Kievi dhe partnerët e tij evropianë të jenë plotësisht të përfshirë në përgatitjet për takimin e Trump të premten me Putinin në Anchorage, i cili pritet të përqendrohet në luftën në Ukrainë.

Qeveritë evropiane kanë frikë se bisedimet Trump-Putin mund të çojnë në lëshime territoriale ndaj Rusisë, të cilat Kievi i ka refuzuar me vendosmëri./  a.jor.

The post BERLIN – Merz: Presidentit Trump i dhamĂ« mesazhin se interesat e sigurisĂ« evropiane dhe ukrainase duhet tĂ« mbrohen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Evropa po pĂ«rvĂ«lohet dhe po lufton me zjarret

MADRID, 13 gusht /ATSH-AFP/ – EvropĂ«s iu mor fryma dje nĂ«n peshĂ«n e njĂ« vale tĂ« zgjatur tĂ« nxehti, njĂ« situatĂ« e favorshme pĂ«r zjarret, numri dhe intensiteti i tĂ« cilĂ«ve nxiten nga ngrohja globale dhe qĂ« po rriten veçanĂ«risht nĂ« Gadishullin Iberik.

Alarme tĂ« kuqe pĂ«r valĂ« tĂ« nxehti janĂ« lĂ«shuar nĂ« Itali, FrancĂ«, Portugali, Ballkan dhe SpanjĂ«, ku Agjencia KombĂ«tare Meteorologjike (AEMET) njoftoi se vala e tĂ« nxehtit “ndoshta” do tĂ« vazhdojĂ« deri tĂ« hĂ«nĂ«n.

Në Spanjë, ku disa dhjetëra zjarre janë aktualisht aktive, një burrë vdiq nga djegiet gjatë natës së hënës ndaj të martës në një zjarr në Tres Cantos, një qytet i vendosur 25 kilometra në veri të Madridit, i cili shkatërroi rreth 1 500 hektarë.

“Ne jemi nĂ« rrezik ekstrem nga zjarret nĂ« pyje”, komentoi kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez nĂ« rrjetin X.

Rreth 1 000 ushtarë nga Njësia Ushtarake e Emergjencave (UME), e cila i përgjigjet fatkeqësive natyrore, janë vendosur në të gjitha fatkeqësitë e mëdha.

Gati 6 000 banorë u detyruan të kalonin natën jashtë shtëpive të tyre, ndonjëherë me evakuime të nxituara.

Shumë prej tyre kanë filluar të kthehen në shtëpi falë situatës së përmirësuar.

Në Spanjën jugore, një tragjedi u shmang të hënën në mbrëmje kur një zjarr shpërtheu përsëri pranë Tarifës, në Andaluzi, një zonë turistike e njohur që ishte goditur tashmë javën e kaluar.

– “KohĂ« rekord” –

“Ne pĂ«rjetuam momente rreziku ekstrem, sepse flakĂ«t po arrinin hyrjet e qyteteve”, shpjegoi Antonio Sanz, ministri i BrendshĂ«m i qeverisĂ« rajonale andaluziane, i cili shtoi se evakuimet u kryen “nĂ« kohĂ« rekord”.

Nga afërsisht 2 000 persona të evakuuar në provincën e Cadiz, disa qindra u lejuan të ktheheshin në shtëpi të martën në mëngjes.

Në mënyrë të ngjashme, afërsisht 600 banorë të disa fshatrave të evakuuar për shkak të zjarrit që shkatërroi vendin natyror të Las Medulas, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në rajonin e Castile dhe Leon, ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi të martën në mëngjes, por disa zjarre mbetën aktive në të njëjtin rajon, veçanërisht pranë Zamorës.

Një burrë është arrestuar me dyshimin se ka ndezur qëllimisht një zjarr që shkatërroi 2 200 hektarë në provincën e Avilës.

– Kupola e nxehtĂ«sisĂ« –

Në Portugalinë fqinje, vendi tjetër më i goditur nga zjarret, kambanat ranë këtë mëngjes për të ngritur alarmin në fshatin Trancoso, ndërsa një re e dendur tymi ngrihej në distancë.

Rreth 700 zjarrfikës dhe mjete ajrore janë në vendngjarje, por banorët janë mobilizuar, duke pastruar tokën përreth shtëpive të tyre me shpresën për të ngadalësuar përhapjen e flakëve.

Greqia i ka bĂ«rĂ« thirrje mekanizmit tĂ« zjarrfikjes nĂ« pyje tĂ« Bashkimit Evropian pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur shpĂ«rthimeve tĂ« reja.

Më të rrezikshmet ndodhen në ishullin Zakynthos në detin Jon (perëndim), në Vonicë dhe Prevezë, qytete në Greqinë kontinentale perëndimore, dhe në prefekturën e Akaisë në Peloponezin perëndimor, ku janë kryer rreth 20 evakuime parandaluese.

Italia nuk është kursyer, me 11 qytete të vendosura në alarm të kuq për shkak të valës së të nxehtit, duke përfshirë praktikisht të gjitha qytetet më të mëdha të vendit (Romë, Milano dhe Torino).

Në Francë, ku një zjarr masiv që dogji 16 000 hektarë u vu nën kontroll të dielën në jug, disa zona në jugperëndim dhe në qendër të lindjes janë në alarm të kuq për valë të nxehti.

“ËshtĂ« mbytĂ«s, nuk ka ajĂ«r, vetĂ«m beton”, thotĂ« Andrea, 21 vjeç.

“ËshtĂ« tashmĂ« shumĂ« vapĂ«â€, ankohet Alain Bichot, 34 vjeç, i ulur herĂ«t nĂ« mĂ«ngjes nĂ« njĂ« tarracĂ« nĂ« Dijon.

“Do tĂ« preferoja tĂ« shkoja nĂ« zyrĂ«. TĂ« paktĂ«n ka ajĂ«r tĂ« kondicionuar”, shton ai.

“Vala e tĂ« nxehtit qĂ« aktualisht prek FrancĂ«n, SpanjĂ«n dhe vendet e Ballkanit nuk Ă«shtĂ« pĂ«r t’u habitur”, shpjegoi Akshays Deoras, njĂ« ekspert i meteorologjisĂ« nĂ« Universitetin e Reading, Britani e Madhe.

“Shkaku Ă«shtĂ« njĂ« kupolĂ« nxehtĂ«sie qĂ« vazhdon mbi EvropĂ«n. PĂ«r shkak tĂ« ndryshimeve klimatike, tani jetojmĂ« nĂ« njĂ« botĂ« dukshĂ«m mĂ« tĂ« ngrohtĂ« dhe ky realitet po rrit si frekuencĂ«n ashtu edhe intensitetin e valĂ«ve tĂ« nxehtĂ«sisĂ«â€, vazhdoi ai.

Për shembull, Kosova përjetoi ditën e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në korrik, me një temperaturë prej 42,4°C.

Thatësira është bërë një realitet i përditshëm për më shumë se gjysmën e Evropës, kryesisht rreth Mesdheut, për disa muaj, një situatë që ofron terren ideal për zjarre.

NĂ« njĂ« shenjĂ« alarmuese tĂ« njĂ« fenomeni qĂ« kĂ«rcĂ«non tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n, Agjencia e Mjedisit e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar njoftoi tĂ« martĂ«n se mungesa e ujit nĂ« Angli tani u klasifikua si “e rĂ«ndĂ«sishme nĂ« nivel kombĂ«tar”.

Gjashtë muajt e parë të vitit ishin më të thatët që nga viti 1976, një vit i shënuar nga një thatësirë e rëndë në Evropë.

Një alarm për ndotjen e ajrit u lëshua në Londër nga këshilli i qytetit dhe trafiku hekurudhor u ndërpre.

Në juglindje të kontinentit, Ballkani është gjithashtu në vijën e parë, qoftë në Shqipëri, ku disa qindra zjarrfikës dhe ushtarë po luftojnë me flakët, apo në Mal të Zi dhe Kroaci./  a.jor.

The post KOMENT – Evropa po pĂ«rvĂ«lohet dhe po lufton me zjarret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/8/2025

BERLIN (Gjermani) – Takim virtual i presidentit amerikan, Donald Trump me udhĂ«heqĂ«sit e BE-sĂ« dhe NATO-s pĂ«rpara samitit me Putinin.

SHANGAI (KinĂ«) – Ekspozita NdĂ«rkombĂ«tare e TeknologjisĂ« sĂ« Drejtimit Autonom.

KURU (FrancĂ«) – Nisja e misionit tĂ« dytĂ« komercial ”Ariane 6”.

QYTETI I VATIKANI (Selia e ShenjtĂ«) – AudiencĂ« me papa Leone XIV.

PARIS (FrancĂ«) – IEA: Publikimi i raportit mujor tĂ« naftĂ«s.

KEJP TAUN (Afrika e Jugut) – Samiti i Investimeve nĂ« UjĂ« i Bashkimit Afrikan dhe IAFF.

UDINE (Itali) – Futboll – Superkupa UEFA midis Paris Saint-Germain (PSG)-Tottenham./ a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/8/2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – ”The Telegraph”: Zelensky i gatshĂ«m tĂ« lĂ«shojĂ« territor nĂ« kĂ«mbim tĂ« paqes

LONDËR, 12 gusht /ATSH-ANSA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky Ă«shtĂ« gati tĂ« zbusĂ« qĂ«ndrimin e tij negociues dhe tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen zyrtarisht pĂ«r t’i lĂ«shuar territor RusisĂ« nĂ« kĂ«mbim tĂ« paqes (siç e konsideron tĂ« pashmangshme administrata Trump), me kusht qĂ« negociatat tĂ« pĂ«rfshijnĂ« garancitĂ« e sigurisĂ« pĂ«r Kievin tĂ« parashikuara nĂ« planet e aleatĂ«ve evropianĂ«, sipas gazetĂ«s britanike ”The Telegraph”, e cila ka qenĂ« gjithmonĂ« pranĂ« shqetĂ«simeve tĂ« UkrainĂ«s nĂ« lidhje me konfliktin me MoskĂ«n.

Sipas burimeve tĂ« informuara, tĂ« cituara nga korrespondenti i Brukselit i ”The Telegraph”, Zelensky ka bĂ«rĂ« propozime tĂ« qarta pĂ«r kĂ«tĂ« çështje nĂ« bisedat e fundit me udhĂ«heqĂ«sit evropianĂ«, nĂ« sfondin e shqetĂ«simeve rreth samitit tĂ« 15 gushtit midis presidentit tĂ« SHBA-sĂ«, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai u kërkoi aleatëve të tij britanikë dhe të BE-së të refuzojnë çdo zgjidhje të propozuar në mungesë të tij nga samiti dypalësh në Alaska.

Por, nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, ai e bĂ«ri tĂ« qartĂ« se tani ishte i gatshĂ«m tĂ« nĂ«nshkruante njĂ« marrĂ«veshje qĂ« do tĂ« hiqte dorĂ« nga kontrolli de facto i territoreve qĂ« Moska tashmĂ« i ka pushtuar ushtarakisht nĂ« terren, qoftĂ« tĂ«rĂ«sisht ose nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe (Krimea plus rajonet e Luganskut, Donetskut, Zaporizhias dhe Khersonit), me kusht qĂ« tĂ« jetĂ« e lidhur me “planin evropian”.

”LĂ«shimet mund tĂ« kenĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« vetĂ«m me vijĂ«n aktuale tĂ« frontit”, konfirmoi njĂ« zyrtar i lartĂ« perĂ«ndimor i cituar nĂ« mĂ«nyrĂ« anonime nga gazeta./  a.jor.

The post BM – ”The Telegraph”: Zelensky i gatshĂ«m tĂ« lĂ«shojĂ« territor nĂ« kĂ«mbim tĂ« paqes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌