FCSB duket e përgatitur, por paksa edhe qesharake – presidenti i klubit rumun dërgoi në Prishtinë 20 truproje për ekipin e tij
Pas fitores 3-2 në Bukuresht, kampioni i Rumanisë, FCSB ka zbarkuar sot në Prishtinë, ku do të përballet me kampionin tonë Dritën në ndeshjen e kthimit në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Biletat për këtë ndeshje e vlefshme për raundin e tretë eliminator të Ligës së Evropës, po shiten me ritme të larta, deri tani mbi 6 mijë, ku me gjasë në ditën e ndeshjes do të kemi stadiumin e mbushur.
Edhe këtë herë, sikurse në Bukuresht, tifozët mysafir mungojnë, por megjithëse presidenti i FCSB-së, Gigi Becali, nuk e mori lehtë çështjen e sigurisë, gjë që në Kosovë duket qesharake.
Ai dërgoi rreth 20 truproja në Kosovë për të shoqëruar ekipin, duke e cilësuar si një masë të nevojshme pas disa “fjalëve të dëgjuara” për të, shkruan Sport.ro, gjë që e bën edhe me qesharake situatën, pasi çdo klub që ka ardhur në Kosovë është pritur dhe përcjell me respekt.
“Nuk dua t’i turpëroj, por e kuptova që ata folën për mua. Nuk thashë asgjë dhe nuk do të them asgjë, sepse nuk dua të nxis dhunë. Thjesht vendosa të dërgoj rreth 20 truproja në Kosovë, sepse kështu duhet të jetë”, kishte deklaruar Becali, disa ditë më parë për Fanatik.
Presidenti i FCSB, Becali, njihet për veprime dhe deklarata skandaloze, ku pothuajse në të gjitha ndeshjet vendos për formacionin startues. Ai edhe vendimin e truprojave e ka marr pasi ka “dëgjuar diçka”, pa pasur ndonjë fakt që në Prishtinë nuk ka siguri për klubet mysafire që udhëtojnë këtu.
Megjithatë, FCSB do të zbresë në fushë pa dy lojtarë të rëndësishëm: Risto Radunovic dhe Denis Alibec, të cilët mungojnë për këtë përballje vendimtare.
Në Prishtinë pritet një atmosferë e nxehtë sportive, me Dritën që ka një rast të artë që të fitojë dhe ta shoh vetën minimalisht në fazën e grupeve të Ligës së Konfernecës. /Telegrafi/
The post FCSB duket e përgatitur, por paksa edhe qesharake – presidenti i klubit rumun dërgoi në Prishtinë 20 truproje për ekipin e tij appeared first on Telegrafi.