Real Madridi blindon zyrtarisht sensacionin e ekipit me kontratë afatgjate
Real Madrid ka konfirmuar zgjatjen e kontratës me sulmuesin Gonzalo García, duke e mbajtur atë në klub për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2030.
“Real Madrid CF dhe Gonzalo Garcia kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit tonë, e cila e mban atë në klub deri në vitin 2030”, thuhet në njoftimin e klubit madrilen.
“Gonzalo, i cili iu bashkua Realit në vitin 2014 në moshën 10-vjeçare, ka kaluar një dekadë në akademinë e të rinjve dhe dy sezonet e fundit i ka luajtur me Castillan. Debutimi me ekipin e parë erdhi në nëntor 2023, ku ai kontribuoi në fitimin e titullit të La Ligas”.
“Gonzalo ishte golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës për Klube dhe u përfshi në formacionin më të mirë të FIFA-s”, theksoi Real Madridi në komunikatë.
Sezonin e kaluar, ai realizoi 25 gola për Castillan, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Primera Federación që nga krijimi i saj dhe barazoi rekordin më të mirë të Castillas në shekullin e 21-të.
Klubi kujtoi edhe sukseset e tij me ekipin U19, ku fitoi tripletën në sezonin 2022-2023 (Liga, Kupa e Mbretit dhe Kupa e Mbretit), si dhe Kupën e Mbretit në sezonin 2021-2022.
Me kontratën e re, Gonzalo García do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Real Madridit. /Telegrafi/
Comunicado oficial: Gonzalo
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 8, 2025
The post Real Madridi blindon zyrtarisht sensacionin e ekipit me kontratë afatgjate appeared first on Telegrafi.