❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Lidhja e Bizneseve thirrje Presidentes dhe Qeverisë të veprojnë: ZRRE po shkatërron prodhimin dhe ekonominë

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për bizneset, duke e cilësuar si të jashtëligjshëm, arbitrar dhe shkatërrues për ekonominë e vendit.

Sipas LBK-së, këto masa godasin rëndë prodhimin vendor, minojnë besimin e investitorëve të huaj, dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe cenojnë mirëqenien e qytetarëve.

“Bizneset qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« 56% tĂ« ekonomisĂ« dhe punĂ«sojnĂ« mbi 140 mijĂ« persona nuk duhet tĂ« pĂ«rballen me masa tĂ« padrejta dhe tĂ« paarsyeshme. Ky vendim i sotĂ«m nuk i shĂ«rben KosovĂ«s – pĂ«rkundrazi, i shĂ«rben interesave tĂ« individĂ«ve tĂ« caktuar dhe shteteve fqinje”, thuhet nĂ« reagimin e LBK-sĂ«.

Organizata i ka bërë thirrje spektrit politik, Presidentes dhe Kryeministrit në detyrë që të ndërhyjnë menjëherë, duke kërkuar: Formimin e institucioneve sa më shpejt, shkarkimin e bordit të ZRRE-së dhe ndalimin e menjëhershëm të ndërprerjes së energjisë për bizneset.

LBK apelon për rikthim në dialog me komunitetin e biznesit, në mënyrë që tranzicioni drejt tregut të lirë të energjisë të bëhet i drejtë, i planifikuar dhe në funksion të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

“ZRRE me vendime arbitrare po shkatĂ«rron prodhimin dhe ekonominĂ« e KosovĂ«s. KĂ«rkojmĂ« ndaljen e menjĂ«hershme tĂ« kĂ«tyre veprimeve dhe dialog me bizneset”, pĂ«rfundon reagimi./Telegrafi/

The post Lidhja e Bizneseve thirrje Presidentes dhe Qeverisë të veprojnë: ZRRE po shkatërron prodhimin dhe ekonominë appeared first on Telegrafi.

Haradinaj akuzon QeverinĂ« pĂ«r “dorĂ«zim tĂ« bizneseve te mafia energjetike”: Ky veprim nuk do tĂ« kalojĂ« pa pĂ«rgjegjĂ«si

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar pas shkyçjeve masive të bizneseve nga rrjeti elektrik nga kompania KEDS.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« nĂ« Facebook, Haradinaj e ka quajtur “shkatĂ«rrues dhe tĂ« qĂ«llimshĂ«m” vendimin, duke akuzuar drejtuesit e ZyrĂ«s sĂ« Kryeministrit se “i kanĂ« lĂ«nĂ« bizneset e KosovĂ«s nĂ« mĂ«shirĂ« tĂ« mafias energjetike, pĂ«r tĂ« trashur xhepat e tĂ« dĂ«gjueshmĂ«ve tĂ« tyre”.

Ai paralajmëroi se ky veprim nuk do të kalojë pa përgjegjësi.

“Rrethi po ju ngushtohet çdo ditĂ«, dhe ky fund nuk do tĂ« jetĂ« i mirĂ« pĂ«r ta, pashmangshĂ«m do tĂ« pĂ«rballen me ligjin. Kosova ka me u liru nga kĂ«ta gangsterĂ« me agjenda tĂ« dyshimta”, ka thĂ«nĂ« Haradinaj.

Ndërkohë, KEDS njoftoi të shtunën se ka nisur shkyçjen e rreth 450 bizneseve nga rrjeti elektrik, pasi ka përfunduar afati i përcaktuar që ato të lidhin marrëveshje me furnizues të licencuar të energjisë.

The post Haradinaj akuzon QeverinĂ« pĂ«r “dorĂ«zim tĂ« bizneseve te mafia energjetike”: Ky veprim nuk do tĂ« kalojĂ« pa pĂ«rgjegjĂ«si appeared first on Telegrafi.

Vendimi i Gjykatës Komerciale, KESCO fton bizeneset të nënshkruajnë kontratat e furnizimit me energji deri më 15 gusht

Pas vendimit të Gjykatës Komerciale dhe njoftimit të pranuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), KESCO ka njoftuar bizneset në tregun e hapur të energjisë elektrike se procesi i zgjedhjes së furnizuesit vazhdon sipas afateve të përcaktuara në njoftim.

NĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« sigurohet furnizimi i pandĂ«rprerĂ« me energji elektrike gjatĂ« fundjavĂ«s, KESCO ka marrĂ« vendimin qĂ« “tĂ« punojĂ« me kapacitete tĂ« shtuar pĂ«r pranimin e konsumatorĂ«ve qĂ« nuk kanĂ« nĂ«nshkruar ende kontratĂ«, deri mĂ« 15 gusht 2025 (e premte), ora 12:00 nĂ« mesditĂ«â€.

“Nga e hĂ«na, procesi i nĂ«nshkrimit tĂ« kontratave do tĂ« vijojĂ« rregullisht, nĂ« pĂ«rputhje me afatet kohore tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« rregullat e tregut”, njofton KESCO.

Ky veprim është në përputhje me rregullat e tregut dhe synon të shmangë ndërprerjet e mundshme të furnizimit për bizneset që janë pjesë e tregut të hapur të energjisë elektrike.

KESCO fton të gjithë konsumatorët biznesorë që të mos vonohen në procedurat për nënshkrimin e kontratave.

“Ju ftojmĂ« tĂ« veproni pa vonesĂ« pĂ«r tĂ« siguruar vazhdimĂ«sinĂ« e furnizimit tuaj me energji elektrike”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Vendimi i Gjykatës Komerciale, KESCO fton bizeneset të nënshkruajnë kontratat e furnizimit me energji deri më 15 gusht appeared first on Telegrafi.

Lidhja e Bizneseve: ZRRE të zbatojë vendimet e gjykatës, të pezullojë menjëherë vendimin për daljen në treg të hapur të energjisë

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) i bën thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të respektojë vendimet e gjykatës dhe të pezullojë menjëherë zbatimin e vendimit për kalimin e detyrueshëm të bizneseve në tregun e hapur të energjisë.

LBK thekson se ky veprim, i marrë në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë dialog serioz me komunitetin e bizneseve, është i papranueshëm dhe rrezikon të shkaktojë pasoja të rënda për ekonominë vendore. Qasja e deritashme e ZRRE-së, me mbështetjen e heshtur të Qeverisë, përbën një hap të gabuar strategjik, që nuk i shërben interesit të bizneseve të Kosovës dhe as zhvillimit ekonomik të vendit.

“LBK shpreh keqardhje qĂ« ZRRE dhe Qeveria kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« njĂ« vendim pa konsultime tĂ« thelluara, pa analizĂ« tĂ« ndikimit ekonomik dhe pa ndonjĂ« plan kalimtar tĂ« qartĂ« pĂ«r tĂ« garantuar furnizim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« pĂ«rballueshĂ«m me energji pĂ«r sektorin privat.

Nuk Ă«shtĂ« e qartĂ« nĂ« çfarĂ« agjende janĂ« pĂ«rfshirĂ« ZRRE-ja dhe Qeveria, por Ă«shtĂ« evidente se ky drejtim nuk Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me nevojat dhe interesat strategjike tĂ« prodhuesve dhe bizneseve vendore, tĂ« cilat janĂ« shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik tĂ« vendit”, thuhet nĂ« reagim.

Sipas tyre, edhe gjykata kompetente ka vlerësuar se ky vendim është kundërshtim më legjislacionin dhe ka urdhëruar pezullimin e tij, çka e bën të pakuptimtë këmbënguljen për zbatimin e tij nga ana e ZRRE-së.

LBK kërkon që ky vendim të rishikohet me urgjencë dhe që të ndërmerren masa konkrete për të ndaluar zbatimin e tij deri në një analizë të plotë gjithëpërfshirëse, të hartuar në bashkëpunim me komunitetin e bizneseve dhe partnerët institucionalë.

“KĂ«rkojmĂ« transparencĂ«, pĂ«rgjegjĂ«si dhe njĂ« qasje tĂ« arsyeshme nĂ« raport me njĂ« çështje kaq jetike pĂ«r tĂ« ardhmen ekonomike tĂ« KosovĂ«s”, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« reagim. /Telegrafi/

The post Lidhja e Bizneseve: ZRRE të zbatojë vendimet e gjykatës, të pezullojë menjëherë vendimin për daljen në treg të hapur të energjisë appeared first on Telegrafi.

PaqartĂ«si dhe heshtje: Bizneset kanĂ« rrymĂ« por s’dinĂ« kush ua sjell, ZRRE-ja s’flet

Ndonëse nuk janë shkyçur përkundër tejkalimit të afatit për furnizim të përkohshëm nga KEK, bizneset e mëdha, pa kontrata, nuk e dinë se na kush po furnizohen. Derisa paqartësitë vazhdojnë në mungesë të informacioneve zyrtare, sipas llogaritjeve të Odës Ekonomike dëmi ditor në faturat e rrymës, si pasojë e moszbatimit të aktgjykimit të Komerciales, është 328 mijë euro.

As në ditën e dytë nga përfundimi i periudhës 60-ditore të furnizimit të përkohshëm nga KEK-u, si Furnizues i Mundësisë së Fundit, bizneset e mëdha, që nuk kanë kontrata, nuk e dinë se nga kush po e marrin rrymën.

Në heshtje dhe pa njoftim për të ardhmen e procesit të hapjes së tregut, ata nuk janë shkyçur, përkundër tejkalimit të afatit.

Duke vĂ«nĂ« nĂ« pah paqartĂ«sitĂ« nĂ« mungesĂ« tĂ« njoftimit zyrtar, nĂ« DhomĂ«n e TregtisĂ« dhe IndustrisĂ« vazhdimin e furnizimit e lidhin me aktgjykimin e GjykatĂ«s Komerciale, nĂ« tĂ« cilin thuhet se “anulohet nĂ« tĂ«rĂ«si” vendimi i ZRRE-sĂ« pĂ«r hapjen e tregut tĂ« energjisĂ« elektrike pĂ«r bizneset e mĂ«dha.

“Çka ka ndodhĂ« tash? Tash nuk e di askush çka Ă«shtĂ« duke u bĂ«, do tĂ« thotĂ« shkyçje nuk ka, sepse vendimi nuk e lejon njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ«, derisa tĂ« dalĂ« vendimi final”, ka thĂ«nĂ« Kushtrim Ahmeti, Drejtor i DhomĂ«s sĂ« TregtisĂ« dhe IndustrisĂ«.

Duke mirĂ«pritur aktgjykimin dhe duke kĂ«rkuar hetime pĂ«r procesin, Ahmeti e vlerĂ«soi tĂ« çuditshme, siç u shpreh, “mbylljen e ZRRE-sĂ« pas krekosjes se kanĂ« tĂ« drejtĂ« deri nĂ« ditĂ«n e publikimit tĂ« aktgjykimit”

“Kam pritur qĂ« ZRRE-ja, sĂ« pari, tĂ« dalĂ« menjĂ«herĂ« dhe ta sqarojĂ« nĂ« publik e jo tĂ« fshihet nĂ« zyrĂ« tash, e jo me nejtĂ« gjithĂ« ditĂ«n mbyllĂ« nĂ«pĂ«r mbledhje. Por tĂ« dalĂ« prej momentin qĂ« e ka marrĂ« aktgjykimin e gjykatĂ«s dhe ta sqarojĂ« nĂ« publik, me ua dĂ«rgua edhe njoftimet kompanive qĂ« i ka qitĂ« padrejtĂ«sisht, por edhe vetĂ« kompanive qĂ« janĂ« nĂ« proces mĂ« u thĂ«nĂ« duhet ta stoponi kĂ«tĂ« punĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Kushtrim Ahmeti, Drejtor i DhomĂ«s sĂ« TregtisĂ« dhe IndustrisĂ«.

Duke pĂ«rmendur pasojat financiare, Oda Ekonomike pĂ«rsĂ«riti kĂ«rkesĂ«n ndaj ZRRE-sĂ« pĂ«r pezullim tĂ« procesit, duke thĂ«nĂ« se ai vendim do tĂ« pĂ«rbĂ«nte “akt patriotik”.

“Bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«nat preliminare, konsumi vjetor i bizneseve tĂ« pĂ«rfshira nĂ« tregun e lirĂ« vlerĂ«sohet tĂ« jetĂ« rreth 550 GWh. Me çmimet aktuale tĂ« ofruara nĂ« tregun e lirĂ«, kjo pĂ«rkthehet nĂ« njĂ« kosto minimale prej rreth 120 milionĂ« euro nĂ« vit. Nga kjo rezulton njĂ« dĂ«m mesatar prej rreth 328 mijĂ« euro nĂ« ditĂ«, respektivisht rreth 10 milionĂ« euro nĂ« muaj, si pasojĂ« e moszbatimit tĂ« aktgjykimit tĂ« GjykatĂ«s Komerciale nga ZRrE“, ka thĂ«nĂ« Oda Ekonomike e KosovĂ«s.

Më 30 Korrik u publikua një aktgjykim i Gjykatës Komerciale që e shpalli të jashtëligjshëm dhe e anuloi në tërësi njoftimin e ZRRE-së për nxjerrjen bizneseve në tregun e hapur nga 1 Qershori.

Megjithatë, As ZRRE, KEK e as KESCO nuk janë përgjigjur për këtë çështje./RTV Dukagjini

The post PaqartĂ«si dhe heshtje: Bizneset kanĂ« rrymĂ« por s’dinĂ« kush ua sjell, ZRRE-ja s’flet appeared first on Telegrafi.

Vendimi i ZRRE-së i pezulluar nga gjykata, Vokshi: Furnizuesit nuk mund të penalizojnë bizneset

Krenare Vokshi, avokate e cila aktualisht është këshilltare e jashtme e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka folur  rreth vendimit të ZRRE-së për hyrjen në treg të lirë të energjisë për bizneset.

Avokatja Vokshi ka deklaruar se Gjykata Komerciale, përmes aktgjykimit të saj të datës 29 korrik, e ka trajtuar me seriozitet të plotë çështjen e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë.

Sipas saj, gjykata jo vetëm që e ka pezulluar me efekt të menjëhershëm zbatimin e vendimit të ZRRE-së, por ka konstatuar gjithashtu se ky vendim ishte i kundërligjshëm si në përmbajtje, ashtu edhe në formë.

“Ajo qĂ« vlen tĂ« theksohet Ă«shtĂ« se pĂ«rmes kĂ«tij aktgjykimi Ă«shtĂ« anuluar pika e katĂ«rt e vendimit tĂ« ZRRE-sĂ« qĂ« parashihte daljen automatike nĂ« treg tĂ« lirĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ajo nĂ« emisionin FIVE.

“Moszbatimi i njĂ« aktgjykimi nĂ« kĂ«tĂ« rast pĂ«rbĂ«n vetĂ« shkelje, pra Ă«shtĂ« vepĂ«r penale. Pezullimi e ka efektin e menjĂ«hershĂ«m, qĂ« natyrisht duhet ta kenĂ« parasysh tĂ« gjitha bizneset. Gjithashtu, pĂ«r sa kohĂ« qĂ« ky aktgjykim Ă«shtĂ« nĂ« fuqi – sepse nuk Ă«shtĂ« i pĂ«rjetshĂ«m, por pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« caktuar – furnizuesit nuk mund tĂ« marrin masa penalizuese ndaj bizneseve qĂ« nuk e pranojnĂ« furnizimin me çmimet e tregut. Kjo pĂ«rfshin edhe ndalimin e çdo kĂ«rcĂ«nimi pĂ«r ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ« elektrike
 pezullimi mbetet nĂ« fuqi”, ka thĂ«nĂ« ndĂ«r tĂ« tjera Vokshi.

The post Vendimi i ZRRE-së i pezulluar nga gjykata, Vokshi: Furnizuesit nuk mund të penalizojnë bizneset appeared first on Telegrafi.

Mustafa: Qeveria në detyrë po përkrah veprimet e ZRrE-së në kundërshtim me ligjin dhe interesin e ekonomisë

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike.

Masa e pezullimit do të vlejë derisa Gjykata të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka reaguar ndaj sjelljes së Qeverisë dhe ministrave në detyrë, të cilët, sipas tij, po veprojnë pa asnjë kontroll parlamentar dhe pa përgjegjësi institucionale.

Ai ka kritikuar përkrahjen që kjo qeveri po i jep Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për ta imponuar tregun e lirë të energjisë, pavarësisht vendimeve të gjykatave dhe dëmeve serioze që po i shkaktohen sektorit privat.

“ZRrE nuk ka kompetencĂ« tĂ« vendosĂ« pĂ«r tregun e lirĂ«, siç po pretendon ministrja e EkonomisĂ«. KĂ«to vendime duhet tĂ« bazohen nĂ« ligj dhe nĂ« vendimet e gjykatave, qĂ« mbrojnĂ« tĂ« drejtat e bizneseve, punĂ«torĂ«ve tĂ« tyre, investimeve dhe qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« sektorit bankar dhe konkurrencĂ«s,” u shpreh Mustafa.

Sipas tij, Ligji parasheh kalimin nĂ« treg tĂ« lirĂ« vetĂ«m kur ekzistojnĂ« kushte tĂ« favorshme pĂ«r konkurrencĂ« tĂ« ndershme dhe pĂ«rfitime pĂ«r sektorin privat – jo nĂ« dĂ«m tĂ« tij.

“Duhet tĂ« jemi tĂ« kujdesshĂ«m ndaj njĂ« qasjeje shkatĂ«rruese”.

“Shteti varet nga fuqia e ekonomisĂ«. ÇfarĂ« mbetet nga shteti nĂ«se ia rrĂ«nojmĂ« edhe kĂ«tĂ« ekonomi?”, pĂ«rfundoi Mustafa.

The post Mustafa: Qeveria në detyrë po përkrah veprimet e ZRrE-së në kundërshtim me ligjin dhe interesin e ekonomisë appeared first on Telegrafi.

ZRRE thirrje bizneseve nĂ« KosovĂ«: Gjeni furnizues ose nga sot do t’iu ndĂ«rpritet energjia elektrike

PRISHTINË, 31 korrik/ATSH/- Zyra e Rregullatorit pĂ«r Energji (ZRRE) rithekson se procesi i hapjes sĂ« tregut tĂ« energjisĂ« elektrike Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me legjislacionin nĂ« fuqi, nĂ« mĂ«nyrĂ« transparente dhe tĂ« paanshme, duke respektuar tĂ« gjitha standardet procedurale dhe materiale.

ZRRE ka deklaruar se nga dita e sotme pasojnë ndërprerjet pasi furnizimi i garantuar përmes FMF nuk do të jetë më i vlefshëm ligjërisht.

Sipas një njoftimi të ZRRE-së, ligjshmëria e këtij procesi po konfirmohet çdo ditë nga gjykatat kompetente, përmes aktvendimeve që mbështesin veprimet e ZRRE-së, duke vërtetuar se të gjithë hapat janë ndërmarrë në përputhje me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës.

“TĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«t komercialĂ« qĂ« i kanĂ« pĂ«rmbushur kriteret pĂ«r kalim nĂ« tregun e hapur, janĂ« tĂ« obliguar tĂ« furnizohen nga njĂ« furnizues i licencuar”, thuhet nĂ« deklaratĂ« duke shtuar se furnizimi i pĂ«rkohshĂ«m pĂ«rmes Furnizuesit tĂ« MundĂ«sisĂ« sĂ« Fundit (FMF) ka pĂ«rfunduar mĂ« 30 korrik 2025, dhe periudha tranzitore e garantuar pĂ«r furnizim prej 60 ditĂ«sh Ă«shtĂ« e pĂ«rcaktuar nĂ« ligj dhe nuk mund tĂ« zgjatet me vendime administrative.

Po ashtu, ZRRE u bën thirrje të gjithë  konsumatorëve komercialë që duhet të jenë në treg të lirë dhe që ende nuk kanë lidhur kontratë komerciale të furnizimit, të veprojnë pa vonesë dhe të zgjedhin një nga furnizuesit e licencuar, të publikuar në faqen zyrtare të institucionit, sepse nga data e nesërme pasojnë ndërprerjet pasi furnizimi i garantuar përmes FMF nuk do të jetë më i vlefshëm ligjërisht.

“ZRRE mbetet e pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« treg te energjisĂ« elektrike tĂ« drejtĂ«, funksional dhe konkurrues, nĂ« shĂ«rbim tĂ« konsumatorĂ«ve dhe nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin vendor dhe standardet evropiane”, thuhet nĂ« fund tĂ« njoftimit.

Një ditë më parë bizneset anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës kanë paralajmëruar veprime të ashpra nëse ZRRE nuk tërhiqet nga vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë.

Bizneset vendore kanë shprehur shqetësim të thellë për çështjen e liberalizimit të tregut energjetik, i cili sipas tyre rrezikon rëndë stabilitetin e tyre financiar dhe vetë ekzistencën e shumë kompanive në vend, transmeton KosovaPress.

The post ZRRE thirrje bizneseve nĂ« KosovĂ«: Gjeni furnizues ose nga sot do t’iu ndĂ«rpritet energjia elektrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë

Gjykata Komerciale e KosovĂ«s ka pezulluar vendimin e ZyrĂ«s sĂ« Rregullatorit pĂ«r Energji (ZRRE), qĂ« parasheh daljen e bizneseve nĂ« tregun e liberalizuar tĂ« energjisĂ« elektrike. Masa e pezullimit do tĂ« vlejĂ« derisa Gjykata tĂ« marrĂ« njĂ« vendimi pĂ«rfundimtar pĂ«r kĂ«tĂ« çështje. NĂ« vendimin e publikuar mĂ« 30 korrik, lidhur me padinĂ« e ngritur nga Proex kundĂ«r ZRRE-sĂ«, Gjykata Komerciale po ashtu vendosi


Source

Gjykata Komerciale e Kosovës pezullon vendimin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë

✇Albeu
By: M C

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike. Masa e pezullimit do të vlejë derisa Gjykata të marrë një vendimi përfundimtar për këtë çështje.

Në vendimin e publikuar më 30 korrik, lidhur me padinë e ngritur nga Proex kundër ZRRE-së, Gjykata Komerciale po ashtu vendosi që të anulojë njoftimin e lëshuar nga ZRRE-ja më 12 mars, përmes së cilit njoftonte kompanitë për dalje në tregun e lirë, duke e cilësuar si të kundërligjshëm.

“TĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«t qĂ« sipas njoftimit tĂ« paditurĂ«s [ZRRE-sĂ«] do tĂ« dalin ne treg tĂ« lirĂ« pĂ«r t’u furnizuar me energji elektrike, janĂ« njoftuar pĂ«r njĂ« ndryshim me rĂ«ndĂ«si kaq tĂ« lartĂ« vetĂ«m 2 muaj e gjysmĂ« paraprakisht. E paditura, pĂ«rveç faktit qĂ« ka dĂ«shtuar qe kĂ«tĂ« çështje ta rregullojĂ« pĂ«rmes aktitadministrativ, duke ju ofruar palĂ«ve arsyetimin, bazĂ«n ligjore, kĂ«shillĂ«n juridike si dhe çështjet e tjera me rendĂ«si pĂ«r njĂ« tranzicion tĂ« tillĂ«, ka dĂ«shtuar qĂ« fillimisht tĂ« ju ofroj konsumatorĂ«ve informata tĂ« nevojshme dhe jetike pĂ«r kĂ«tĂ« proces”, u tha nĂ« vendimin e GjykatĂ«s.

Gjykata Komerciale tha se vendimi i ZRRE-sĂ« pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«t nĂ« treg tĂ« lirĂ«, tĂ« “bazuar nĂ« njĂ« interpretim tĂ« gabuar” tĂ« dispozitave ligjore, pĂ«rbĂ«n shkelje tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« ligjit, pasi sipas gjykatĂ«s ZRRE-ja i ka trajtuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« padrejtĂ« konsumatorĂ«t, qĂ« sipas ligjit, plotĂ«sojnĂ« tĂ« paktĂ«n njĂ« nga kriteret e kĂ«rkuara pĂ«r dalje nĂ« treg tĂ« lirĂ«.

“Rrjedhimisht, vendimi dhe njoftimi i tĂ« paditurĂ«s janĂ« tĂ« kundĂ«rligjshme, si pĂ«r nga pĂ«rmbajtja ligjore ashtu edhe pĂ«r nga forma procedurale, duke u bazuar nĂ« interpretim tĂ« pasaktĂ« tĂ« dispozitave dhe zbatim tĂ« gabuar tĂ« normave nĂ« dĂ«m tĂ« konsumatorĂ«ve”, tha Gjykata Komerciale, e cila po ashtu ka anuluar pikĂ«n 4 tĂ« vendimit tĂ« ZRRE-sĂ«, me tĂ« cilin, konsumatorĂ«t fundorĂ« kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« furnizohen me energji elektrike nĂ« tregun konkurrues.

Vendimi i Komerciales vjen disa orë pasi Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njoftoi se nga 31 korriku do të nisë shkyçjen nga rrjeti i të gjitha bizneseve që nuk kanë një kontratë me ndonjë furnizues të licencuar për rrymë dhe që deri më tani janë furnizuar nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila po vepron si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF).

Oda Ekonomike e KosovĂ«s ka mirĂ«pritur vendimin e GjykatĂ«s Komerciale, duke e vlerĂ«suar si vendim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe qĂ« konfirmon shqetĂ«simet e ngritura nga komuniteti i biznesit dhe nga kjo odĂ« “lidhur me mĂ«nyrĂ«n e njĂ«anshme dhe jo transparente tĂ« zbatimit tĂ« kĂ«tij procesi”.

“NĂ« mungesĂ« tĂ« njĂ« njoftimi tĂ« vlefshĂ«m dhe nĂ« mungesĂ« tĂ« njĂ« baze ligjore pĂ«r zbatim, Oda Ekonomike e KosovĂ«s kĂ«rkon nga ZRRE qĂ« tĂ« anulojĂ« vendimin e datĂ«s 05.04.2024, i cili nuk mund tĂ« prodhojĂ« mĂ« efekte juridike. ZRRE Ă«shtĂ« e detyruar tĂ« zbatojĂ« aktgjykimet pĂ«rfundimtare tĂ« gjykatĂ«s, dhe moszbatimi i tyre pĂ«rbĂ«n shkelje tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« rendit juridik qĂ« sjellĂ« pĂ«rgjegjĂ«si penale”, u tha nĂ« reagimin e OdĂ«s Ekonomike tĂ« KosovĂ«s.

NdĂ«rkaq, Oda Ekonomike Amerikane i bĂ«ri thirrje ZRRE-sĂ« qĂ« “tĂ« shfuqizojĂ« menjĂ«herĂ« vendimin e saj tĂ« kontestuar pĂ«r liberalizimin e tregut tĂ« energjisĂ«â€.

“Aktgjykimi i sotĂ«m, por edhe ato tĂ« para disa javĂ«ve, konfirmojnĂ« shqetĂ«simet e ngritura nga bizneset dhe Oda Amerikane, duke theksuar mĂ« tej tĂ« metat procedurale dhe substanciale nĂ« procesin e liberalizimit. Pasiguria juridike e krijuar muajve tĂ« fundit ka shkaktuar konfuzion tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« mesin e bizneseve, duke minuar parashikueshmĂ«rinĂ« rregullative dhe duke cenuar planifikimin operativ”, tha kjo OdĂ«.

Vendimi i ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë ka hyrë në fuqi më 1 qershor. Sipas këtij vendimi, të gjitha kompanitë private dhe publike që kanë mbi 50 të punësuar ose një qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, janë në treg të hapur dhe furnizohen me energji me çmime të parregulluara nga shteti. Më shumë se 1.300 biznese private tashmë janë pjesë e këtij tregu. Kompanitë që nuk kanë siguruar kontrata për furnizim, deri më 31 korrik, sipas ligjit, mund të furnizohen nga KEK-u./ REL

The post Gjykata Komerciale e Kosovës pezullon vendimin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë appeared first on Albeu.com.

Tregu i lirë energjetik, Hoti: Pasojat do të jenë të mëdha për bizneset

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se vendimi i ZRRE-së për dalje në treg të hapur të energjisë për biznese, i cili nesër hyn në fuqi, ka krijuar pasiguri të madhe për furnizim me energji për biznese.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo gjendje është e pakuptimtë.

“Do tĂ« duhej tĂ« mbaheshin konsultime e tĂ« bĂ«heshin shumĂ« pĂ«rgatitje. Vendimi do tĂ« duhej tĂ« dakordohej me komunitetin e bizneseve. Pasojat do tĂ« jenĂ« tĂ« mĂ«dha: largim i investitorĂ«ve ekzistues vendorĂ« e ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, mosardhje e investitorĂ«ve tĂ« rinj, mungesĂ« e investimeve vendore, rritje e kostove tĂ« bizneseve vendore, humbje e aftĂ«sisĂ« konkurruese tĂ« produkteve vendore nĂ« tregun e brendshĂ«m dhe tĂ« jashtĂ«m, shtrenjtim i kostos sĂ« jetesĂ«s pĂ«r qytetarĂ«, rritje e papunĂ«sisĂ«â€, ka shkruar Hoti.

Tutje ai the se si rezultat, brenda një kohe të shkurtër do të vërejmë përkeqësim të bilancit tregtar, pasi produktet e huaja do të vërshojnë tregun e vendit.

“Kjo qasje arbitrare e ZRRE-sĂ«, e mbĂ«shtetur nga Qeveria e mashtrimit, vetĂ«m bizneseve kosovare nuk u shĂ«rben. Nuk e di nĂ« çfarĂ« agjende janĂ« futur ZRRE-ja dhe Qeveria e mashtrimit, por sigurisht jo nĂ« agjendĂ« qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« interes tĂ« bizneseve tĂ« KosovĂ«s”, ka shkruar ndĂ«r tĂ« tjera Hoti.

Ndërkaq, të gjitha bizneset në Kosovë me mbi 50 punëtorë, ose qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro më 31 korrik që nuk kanë lidhur kontratë me ndonjë furnizues të licencuar të energjisë elektrike, do të mbesin pa rrymë.

Kështu thanë për Telegrafin nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike.

Nga ZRRE theksuan se nuk ka mundësi që të shtyhet vendimi pasi kjo është obligim ligjor dhe nuk mund të shtyhet në bazë të kërkesave të palëve. /Telegrafi/

The post Tregu i lirë energjetik, Hoti: Pasojat do të jenë të mëdha për bizneset appeared first on Telegrafi.

Bizneset paralajmëron veprime të ashpra nëse ZRRE nuk tërhiqet nga vendimi për tregun e lirë energjetik

Bizneset anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës kanë paralajmëruar veprime të ashpra nëse Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk tërhiqet nga vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se bizneset shprehin shqetësim të thellë për mënyrën e njëanshme dhe të papërgatitur me të cilën po zbatohet ky vendim, i cili rrezikon rëndë stabilitetin e tyre financiar dhe vetë ekzistencën e shumë kompanive në vend.

“NĂ«se ZRRE nuk merr SOT vendim pĂ«r shtyrjen e menjĂ«hershme tĂ« kĂ«tij procesi, bizneset do tĂ« detyrohen tĂ« ndĂ«rmarrin masa demokratike dhe ligjore tĂ« kundĂ«rshtimit, pĂ«rfshirĂ« protesta tĂ« gjera dhe bllokim tĂ« aktiviteteve ekonomike. KĂ«rkesat pĂ«r dialog dhe rishqyrtim janĂ« shpĂ«rfillur sistematikisht nga ZRRE, duke e thelluar pasigurinĂ« nĂ« treg dhe duke e rritur barrĂ«n financiare mbi sektorin privat, qĂ« tashmĂ« po pĂ«rballet me sfida tĂ« rĂ«nda”, thuhet nĂ« njoftim.

Bizneset anëtare të DHTIK paralajmërojnë se përgjegjësia e plotë për çdo pasojë të kësaj krize bie mbi ZRRE-në dhe institucionet që lejojnë zbatimin e këtij vendimi të padrejtë.

“Andaj edhe njĂ«herĂ« kĂ«rkojmĂ« pezullimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« vendimit dhe pĂ«rfshirjen e drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« komunitetit tĂ« biznesit nĂ« çdo proces qĂ« ndikon nĂ« funksionimin e tyre”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Bizneset paralajmëron veprime të ashpra nëse ZRRE nuk tërhiqet nga vendimi për tregun e lirë energjetik appeared first on Telegrafi.

OEK: Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për 5 kompani të tjera

Gjykata Komerciale ka marrë aktvendimin për pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), për pesë kompani të tjera për dalje në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Lajmi është bërë i ditur nga Oda Ekonomike e Kosovës, e cila theksoi se këto kompani kanë ushtruar padi individuale ndaj vendimit të ZRrE-së, duke ndjekur rrugën ligjore të paraparë nga legjislacioni aktual.

“Siç kemi theksuar edhe mĂ« herĂ«t, legjislacioni nĂ« fuqi nuk parasheh padi grupore ose kolektive, andaj vetĂ«m paditĂ« individuale janĂ« duke u trajtuar dhe pranuar nga gjykata.  KĂ«to pesĂ« kompani kanĂ« fituar tĂ« drejtĂ«n e tyre ligjore pĂ«rmes kĂ«tij mekanizmi,” thuhet nĂ« njoftimin e OdĂ«s Ekonomike.

Në reagimin e saj, OEK i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për detyrimin e bizneseve të kalojnë në tregun e lirë të energjisë, duke paralajmëruar se një qasje e tillë mund të dëmtojë konkurrencën, të rëndojë barrën financiare për bizneset dhe qytetarët, si dhe të godasë ekonominë e vendit. /Telegrafi/

 

The post OEK: Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për 5 kompani të tjera appeared first on Telegrafi.

Konfuzion ligjor pĂ«r vendimin e ZRRE-sĂ«, gjykatat me vendime tĂ« ndryshme – bizneset kĂ«rkojnĂ« drejtĂ«si

Derisa Gjykata Komerciale aprovoi kërkesën për masë sigurie, respektivisht pezullim të vendimit të ZRRE-së për hapjen e tregut të energjisë elektrike për bizneset e mëdha, Rregullatori nuk i sheh aktvendimet në raste individuale si precedent. Ndërkohë, kërkesa për masë sigurie nga përfaqësues të bizneseve në tërësi u refuzua nga Gjykata Themelore. Sidoqoftë, krahas asaj kolektive, beteja vazhdon me padi individuale në Gjykatën Komerciale.

Vendime të kundërta lidhur me kërkesën për masë sigurie ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për hapjen e tregut të energjisë elektrike për bizneset e mëdha, kanë nxjerrë gjykata të ndryshme në vend.

Departamenti pĂ«r Çështje Administrative i GjykatĂ«s Themelore, refuzoi dy kĂ«rkesa tĂ« OdĂ«s Ekonomike dhe ShoqatĂ«s sĂ« Prodhuesve nĂ« emĂ«r tĂ« bizneseve, si dhe tĂ« PDK-sĂ« pĂ«r masĂ« sigurie.

Ndërsa, Gjykata Komerciale ka aprovuar masën e sigurisë ndaj vendimit të ZRRE-së në disa raste individuale të padive të bizneseve që preken nga procesi, duke e pezulluar atë deri në aktgjykimin përfundimtar.

Rregullatori, që refuzon ta pezullojë vendimin në tërësi duke mos i konsideruar aktvendimet individuale si precedent të përgjithshëm, nuk lëvizi nga qëndrimi.

“Jo, kĂ«to Aktvendime nuk krijojnĂ« precedent pĂ«r tĂ« gjithĂ« procesin dhe nuk kanĂ« efekt tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m. Çdo vendim pĂ«r masĂ« tĂ« sigurisĂ« ka efekt vetĂ«m pĂ«r palĂ«t pĂ«rkatĂ«se nĂ« procedurĂ«. Vendosja e masĂ«s sĂ« sigurisĂ« kĂ«rkon parashtrim tĂ« veçantĂ« dhe individual tĂ« kĂ«rkesĂ«s pĂ«r pezullim dhe shqyrtohet nĂ« bazĂ« tĂ« rrethanave tĂ« veçanta tĂ« secilit rast nga Gjykata”.

Në Shoqatën e Prodhuesve, kërkesa e të cilëve për pezullim të vendimit në emër të bizneseve si tërësi u refuzua, këmbëngulin se Rregullatori duhet të pajtohet për pezullim pasi paditë individuale po vazhdojnë.

“Gjykata Themelore, Departamenti pĂ«r Çështje Administrative, kemi marrĂ« dje njoftimin qĂ« e ka refuzua masĂ«n pezulluese, por nuk e ka refuzua padinĂ«. Ne do tĂ« vazhdojmĂ« me GjykatĂ«n e Apelit dhe tutje qĂ«llimi ynĂ« ka qenĂ« pĂ«r njĂ« vendim pĂ«r procesin nĂ« tĂ«rĂ«si, ndĂ«rkohĂ« ne jemi duke vazhdua me tĂ« gjitha bizneset edhe paditĂ« individuale. PaditĂ« individuale po pezullohen nga Gjykata Komerciale”, ka deklaruar Kushtrim Ajvazi, kryetar i ShoqatĂ«s sĂ« Prodhuesve.

Ai sqaroi se për shkaqe ligjore padia bashkë me OEK-un u adresua në Themelore pasi u bë në emër të bizneseve, teksa ato individuale kanë adresë Komercialen.

NdĂ«rsa u shpreh i bindur se institucionet e drejtĂ«sisĂ« do t’u japin tĂ« drejtĂ« nĂ« tĂ« gjitha paditĂ«.

“TĂ« jemi tĂ« qartĂ«, edhe pse kemi shkua si grup, ne individualisht tĂ« gjitha bizneset janĂ« duke dorĂ«zua lĂ«ndĂ« individuale, ne jemi duke pritĂ« dhe çdo ditĂ« po marrim pĂ«rgjigje pĂ«r rastet individuale qĂ« po pezullohen. Ky rast nuk nĂ«nkupton qĂ« po i dĂ«mton bizneset nĂ« paditĂ« individuale. PaditĂ« individuale janĂ« duke vazhdua, do tĂ« vazhdojnĂ« deri te padia e fundit ku do tĂ« fitojmĂ« rastin”, ka theksuar Ajvazi.

Nga 1 Qershori, rreth 1300 biznese me më shumë se 50 punëtorë ose më shumë se 10 milionë euro qarkullim vjetor, janë nxjerrë në tregun e hapur të energjisë elektrike përkundër protestave dhe kërkesës së përsëritur për shtyrjen e procesit për një vit, me qëllim përgatitjen e tregut dhe bizneseve./RTV Dukagjini

The post Konfuzion ligjor pĂ«r vendimin e ZRRE-sĂ«, gjykatat me vendime tĂ« ndryshme – bizneset kĂ«rkojnĂ« drejtĂ«si appeared first on Telegrafi.

Aktvendimi i fundit i Komerciales, OEK me thirrje ndaj ZRrE-së për pezullim të vendimit për të gjitha bizneset

Oda Ekonomike e Kosovës konsideron se aktvendimi i fundit nga Gjykata Komerciale që pezullon vendimin e ZRrE-së për daljen në treg të lirë të energjisë për një anëtar të Odës duhet të shërbejë si argument i fortë për ZRrE-në që të rishqyrtojë tërësisht dhe të pezullojë vendimin për të gjitha bizneset.

OEK i bĂ«n thirrje ZRrE-sĂ« qĂ« siç thonĂ« “pa emocione, nĂ« mĂ«nyrĂ« profesionale dhe transparente, tĂ« shfuqizojĂ« vendimin pĂ«r daljen e bizneseve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« dhunshme nĂ« tregun e lirĂ« tĂ« energjisĂ«â€.

“Gjithashtu ju njoftojmĂ« se tĂ« hĂ«nĂ«n, pĂ«rmes ShoqĂ«risĂ« sĂ« AvokatĂ«ve “Sejdiu & Qerkini”, do tĂ« publikohen edhe pesĂ« aktvendime tĂ« tjera tĂ« cilat po ashtu kanĂ« aprovuar kĂ«rkesat e bizneseve pĂ«r pezullimin e vendimit tĂ« ZRrE”.

Oda Ekonomike e Kosovës thekson më tej se mbetet e përkushtuar në mbështetjen ligjore të bizneseve dhe do të vazhdojë me ngritjen e padive përmes bashkëpunëtorëve të saj ligjorë dhe zyrës së juristëve të themeluar brenda OEK.

The post Aktvendimi i fundit i Komerciales, OEK me thirrje ndaj ZRrE-së për pezullim të vendimit për të gjitha bizneset appeared first on Telegrafi.

Ankesat e bizneseve për tregun e lirë energjetik, deklarohet Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, duke theksuar se nuk beson që ky vendim do të shkaktojë probleme siç është paraqitur nga disa palë.

“BĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« vendim tĂ« vitit 2016, i cili Ă«shtĂ« dashur tĂ« zbatohet, dhe prek vetĂ«m rreth 1 pĂ«r qind tĂ« kompanive qĂ« do tĂ« kenĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« nĂ«nshkruajnĂ« kontrata pĂ«r blerje tĂ« energjisĂ«. Furnizuesi i fundit mbetet KEK-u dhe nuk besoj se do tĂ« ketĂ« probleme siç Ă«shtĂ« trumbetuar,” tha Kurti nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r TĂ«vĂ«1.

Megjithatë, vendimi i ZRRE-së ka hasur në kundërshtime të forta nga komuniteti i biznesit dhe kompanitë vendore.

DitĂ« mĂ« parĂ«, Gjykata Komerciale e KosovĂ«s, Departamenti pĂ«r Çështje Administrative, ka marrĂ« aktvendime nĂ« lidhje me anulimin e kĂ«tij vendimi, mĂ« 25 qershor 2025.

Bizneset vazhdojnë të paraqesin padi kundër ZRRE-së, ndërsa Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka bërë të ditur se funksionon një zyrë e posaçme për përpilimin e padive kundër këtij vendimi.

Kjo zyrë ofron mbështetje ligjore për bizneset e prekura dhe po shënon interesim të lartë nga kompanitë që kërkojnë ndihmë për kontestimin ligjor.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka theksuar se procesi i liberalizimit të tregut është shoqëruar me shkelje procedurale dhe substanciale, të evidentuara edhe nga institucionet evropiane.

Po ashtu, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësime të thella për zbatimin e këtij procesi, duke u bazuar në aktvendimet e fundit gjyqësore që kanë pezulluar ekzekutimin e vendimeve të ZRRE-së.

Në shenjë pakënaqësie, bizneset kishin organizuar edhe protesta kundër vendimit të ZRRE-së, duke argumentuar se ky hap do të rëndojë ekonominë e vendit.

The post Ankesat e bizneseve për tregun e lirë energjetik, deklarohet Kurti appeared first on Telegrafi.

OEK letër Kurtit, bizneset kërkojnë shtyrjen e kalimit në tregun e lirë të energjisë

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në emër të komunitetit të bizneseve dhe të gjitha shoqatave përfaqësuese, i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përmes së cilës shpreh shqetësimin serioz për vendimin e qeverisë për kalimin e kompanive kosovare në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera bëhet e ditur se një vendim i tillë, i zbatuar pa përgatitje të mjaftueshme dhe pa mekanizma mbrojtës, do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë e vendit, veçanërisht në sektorët e prodhimit dhe transportit.

“NjĂ« rritje e tillĂ« e çmimeve, e kombinuar me kalimin nĂ« tregun e lirĂ« pa pĂ«rgatitje tĂ« duhur dhe pa mekanizma mbrojtĂ«s, do tĂ« ishte njĂ« goditje e rĂ«ndĂ« pĂ«r ekonominĂ« e KosovĂ«s. Bizneset, veçanĂ«risht ato nĂ« sektorĂ«t e prodhimit dhe transportit, do tĂ« pĂ«rballen me kosto shtesĂ« tĂ« papĂ«rballueshme, duke rrezikuar qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e tyre dhe duke shkaktuar humbje tĂ« vendeve tĂ« punĂ«s. Kjo do tĂ« ndikojĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« shkĂ«putjen e zinxhirĂ«t furnizues dhe nĂ« ngritjen e çmimeve tĂ« produkteve dhe shĂ«rbimeve, duke dĂ«mtuar ndjeshĂ«m fuqinĂ« blerĂ«se tĂ« qytetarĂ«ve”, thuhet nĂ« letrĂ«n e OEK-ut.

Tutje OEK kërkon nga Qeveria që me urgjencë të shqyrtojë shtyrjen e këtij vendimi, duke e konsideruar si të domosdoshme një qasje më graduale dhe të koordinuar me sektorin privat.

“Ne, pĂ«rfaqĂ«suesit e bizneseve nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s, besojmĂ« fuqishĂ«m se do tĂ« ishte shumĂ« e dobishme qĂ« Qeveria e KosovĂ«s tĂ« merr si model strategjinĂ« e re industriale tĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar si njĂ« pikĂ« kthese, duke ia dhĂ«nĂ« pĂ«rparĂ«si uljes sĂ« kostove tĂ« energjisĂ« elektrike pĂ«r bizneset, veçanĂ«risht nĂ« sektorĂ«t kryesorĂ« si prodhimi. Si rezultat i problemeve ekonomike globale, njĂ« fokus i kĂ«saj strategjie Ă«shtĂ« pikĂ«risht sigurimi i njĂ« furnizimi tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe me kosto efektive tĂ« energjisĂ«, sepse njĂ« qasje e tillĂ« Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r tĂ« nxitur investimet, pĂ«r tĂ« krijuar vende pune dhe pĂ«r tĂ« rritur kapacitetet konkurruese tĂ« ekonomisĂ« sonĂ«â€, thuhet tutje nĂ« letĂ«r.

Sipas OEK-ut, kjo qasje afatgjatĂ« dhe e koordinuar me sektorin privat do t’i japĂ« bizneseve sigurinĂ« e nevojshme pĂ«r t’u zhvilluar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt nga njĂ«ra anĂ« dhe nga ana tjetĂ«r, duke mbrojtur njĂ«kohĂ«sisht qytetarĂ«t nga rritja e çmimeve. /Telegrafi/

The post OEK letër Kurtit, bizneset kërkojnë shtyrjen e kalimit në tregun e lirë të energjisë appeared first on Telegrafi.

Oda Amerikane kërkon nga ZRRE të pezullojë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë pas aktvendimeve gjyqësore

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit shqetësimet e saj të thella përkitazi me zbatimin e liberalizimit të tregut të energjisë, në dritën e aktvendimeve të fundit gjyqësore që pezullojnë ekzekutimin e vendimeve të lëshuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në të paktën dy raste të ndara, Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur në favor të kompanive individuale që kontestojnë vendimet e ZRRE-së, duke pezulluar kështu zbatimin e tyre deri në dhënien e një vendimi përfundimtar.

“Ajo qĂ« Ă«shtĂ« veçanĂ«risht e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« se dy gjyqtarĂ« tĂ« ndryshĂ«m, nĂ« raste tĂ« ndara gjyqĂ«sore, kanĂ« arritur nĂ« tĂ« njĂ«jtin pĂ«rfundim, pezullimin e vendimeve tĂ« ZRRE-sĂ« nĂ« pritje tĂ« akgjykimeve pĂ«rfundimtare. Kjo qasje e qĂ«ndrueshme gjyqĂ«sore reflekton shqetĂ«simet nĂ« lidhje me ndikimin potencial tĂ« kĂ«tyre vendimeve nĂ« treg, dhe si e tillĂ« nuk mund tĂ« injorohet si rastĂ«sore ose specifike pĂ«r njĂ« a dy raste”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje bëhet e ditur se edhe pse këto aktvendime aktualisht zbatohen vetëm për një numër të kufizuar kompanish, implikimet e tyre shtrihen shumë më tej.

“Vazhdimi i zbatimit tĂ« masave tĂ« liberalizimit nga ana e ZRRE-sĂ«, derisa dy kompani aktualisht pĂ«rfitojnĂ« nga pezullimet e urdhĂ«ruara nga gjykata e tĂ« tjerat mbeten nĂ« pritje tĂ« aktvendimeve gjyqĂ«sore ose nisjes sĂ« procedurave ligjore, krijon njĂ« mjedis tĂ« pasigurisĂ« juridike dhe tĂ« diskriminimit ekonomik”.

Oda Amerikane siç thuhet në njoftim beson fuqishëm se reformat, përfshirë ato në sektorin e energjisë, duhet të drejtohen nga parimet e drejtësisë, parashikueshmërisë dhe trajtimit të barabartë para ligjit.

“NĂ« kĂ«to rrethana, Oda Ekonomike Amerikane nĂ« KosovĂ« i bĂ«nĂ« thirrje ZyrĂ«s sĂ« Rregullatorit tĂ« EnergjisĂ« qĂ« tĂ« pezullojĂ« menjĂ«herĂ« zbatimin e masave tĂ« kontestuara tĂ« liberalizimit derisa gjyqĂ«sori tĂ« japĂ« qartĂ«si pĂ«rmes vendimeve pĂ«rfundimtare mbi tĂ« gjitha ankesat pĂ«rkatĂ«se. VetĂ«m njĂ« treg i drejtĂ«, transparent dhe plotĂ«sisht funksional mund tĂ« ofrojĂ« njĂ« rrugĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«rpara , e ku tĂ« gjitha kompanitĂ«, pavarĂ«sisht nga madhĂ«sia ose kapaciteti ligjor, veprojnĂ« nĂ« kushte tĂ« barabarta”, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« njoftim. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Oda Amerikane kërkon nga ZRRE të pezullojë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë pas aktvendimeve gjyqësore appeared first on Telegrafi.

Aprovimi i propozimit të një paditësit nga Gjykata Komerciale, ZRRE: Nuk nënkupton pezullimin e tërësishëm të procesit të hapjes së tregut

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) njofton opinionin publik se, pas fillimit të zbatimit të dispozitave ligjore që rregullojnë hapjen e tregut të energjisë elektrike, konsumatorët individualë dhe disa Oda Ekonomike kanë parashtruar padi pranë gjykatave kompetente, konkretisht në Gjykatën Komerciale të Kosovës dhe në Gjykatën Themelore, me kërkesa për pezullimin e Njoftimeve për dalje në tregun e hapur të energjisë elektrike.

ZRrE rikonfirmon faktin se, në të gjitha proceset e konflikteve administrative të inicuar nga palët në procedurë, gjykatat kompetente kanë refuzuar si të pabazuara kërkesat për pezullimin e zbatimit të Njoftimeve për dalje në tregun e hapur të energjisë elektrike.

ZRRE informon publikun se Gjykata Themelore nĂ« PrishtinĂ«-Departamente pĂ«r Çështje Administrative me Aktvendimin A.nr. 1839/2025 tĂ« datĂ«s 19.06.2025 ka refuzuar propozimin e DhomĂ«s sĂ« TregtisĂ« dhe IndustrisĂ« sĂ« KosovĂ«s, pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« sigurisĂ« ndaj Njoftimit Publik pĂ«r Liberalizimin e Tregut tĂ« EnergjisĂ« tĂ« datĂ«s 12.03.2025, i cili ka pasur karakter informues.

“Deri mĂ« tani, vetĂ«m nĂ« njĂ« rast tĂ« veçantĂ«, Gjykata Komerciale, pĂ«rmes aktvendimit me shenjĂ«n KA.nr. 283/25, ka aprovuar si tĂ« bazuar propozimin e paditĂ«sit dhe nuk nĂ«nkupton pezullimin e tĂ«rĂ«sishĂ«m tĂ« procesit tĂ« hapjes sĂ« tregut”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje, ZRRE thotë se për më tepër, ky aktvendim nuk është i formës së prerë, pasi ZRrE do ta shfrytëzojë të drejtën e ankesës në instancat më të larta gjyqësore, gjithmonë në funksion të mbrojtjes së ligjshmërisë dhe vazhdimit të zbatimit të reformave strukturore në sektorin e energjisë, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Ligji nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike.

“ZRRE rithekson se procesi i liberalizimit Ă«shtĂ« i bazuar nĂ« dispozitat e Ligjit pĂ«r EnergjinĂ« Elektrike Nr. 05/L-085, dhe nĂ« vendimin pĂ«rkatĂ«s tĂ« ZRRE-sĂ« pĂ«r daljen nĂ« treg tĂ« hapur pĂ«r ndĂ«rmarrjet ekonomike, tĂ« cilĂ«t tejkalojnĂ« njĂ«rin nga kriteret e pĂ«rcaktuara: mĂ« shumĂ« se 50 tĂ« punĂ«suar ose qarkullim vjetor mbi 10 milionĂ« euro”, vijon reagimi.

Më tej, ZRRE thotë se mbetet e përkushtuar për të garantuar një treg funksional, konkurrues dhe të drejtë për të gjithë pjesëmarrësit në sektorin e energjisë, duke ofruar transparencë të plotë dhe mbrojtje të interesit publik./Telegrafi/

The post Aprovimi i propozimit të një paditësit nga Gjykata Komerciale, ZRRE: Nuk nënkupton pezullimin e tërësishëm të procesit të hapjes së tregut appeared first on Telegrafi.

Dhoma e Tregtisë e quan të drejtë vendimin e Gjykatës Komerciale për daljen e bizneseve në treg të lirë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Komerciale në Prishtinë, e cila pezulloi njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Sipas njĂ« njoftimi pĂ«r media bĂ«het e ditur se ky vendim vĂ«rteton pĂ«r tĂ« satĂ«n herĂ« deklarimet tona se ZRRE ka vepruar kundĂ«rligjshĂ«m kur ka vendosur qĂ« pĂ«r njĂ« afat tĂ« shkurt dhe pa konsultime e analiza paraprake t’i detyrojĂ« mbi 1300 kompani qĂ« tĂ« dalin nĂ« tregun e hapur, derisa nĂ« kĂ«tĂ« proces Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« kompani qĂ« po jep oferta tĂ« furnizimit.

“Dhoma e TregtisĂ« dhe IndustrisĂ« KosovĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« bizneseve Ă«shtĂ« e para qĂ« ka ushtruar ankesĂ« nĂ« GjykatĂ«n Themelore tĂ« PrishtinĂ«s, ndĂ«rkohĂ« tashmĂ« janĂ« dhjetĂ«ra kompani qĂ« kanĂ« dĂ«rguar ankesĂ« nĂ« gjykatĂ« rreth kĂ«tij vendimi”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Dhoma e Tregtisë e quan të drejtë vendimin e Gjykatës Komerciale për daljen e bizneseve në treg të lirë appeared first on Telegrafi.

❌