Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Perrie Edwards zbulon përkeqësimin e agorafobisë: Gati nuk mund të dilja nga shtëpia

Këngëtarja e njohur, Perrie Edwards, ka treguar në një intervistë për The Telegraph se agorafobia e saj u përkeqësua vitin e kaluar, duke e bërë thuajse të pamundur daljen nga shtëpia. Ish-anëtarja e Little Mix, 32 vjeçe, tha se i është më lehtë të performojë në skenë sesa të përballet me situata të përditshme jashtë shtëpisë.

“Kur jam në skenë si yll pop, jam plotësisht në elementin tim: e guximshme dhe e fuqizuar. Por sapo kthehem në shtëpi, ankthi fillon dhe jam thjesht unë sërish,” shpjegoi Perrie. Ajo shtoi se gjëra të thjeshta, si të hipë në makinë dhe të udhëtojë deri në Londër, shpesh i bëhen të vështira.

Perrie ka pranuar gjithashtu se frikësohet të mbetet vetëm, duke u shqetësuar se mund të përjetojë një sulm paniku kërcënues për jetën pa askënd për ta ndihmuar. Agorafobia përfshin frikën dhe shmangien e vendeve ose situatave që mund të shkaktojnë ndjenja paniku, pafuqie ose turpi.

The post Perrie Edwards zbulon përkeqësimin e agorafobisë: Gati nuk mund të dilja nga shtëpia appeared first on iconstyle.al.

Milano tronditet: Gruaja vret partnerin pas 40 vitesh bashkëjetesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano, ku një grua 64-vjeçare, Nunzia Antonia Mancini, dyshohet se ka vrarë partnerin e saj 73-vjeçar, Vincenzo Ferrigno, me të cilin ishte prej më shumë se 40 vitesh.

Sipas hetimeve paraprake, Mancini e goditi disa herë Ferrignon me thikë ndërsa ai ishte në gjumë dhe më pas e mbyti me jastëk. Pas ngjarjes, ajo zbriti në rrugë dhe telefonoi policinë duke pranuar krimin: “E vrava, nuk ia dilja më.”

Viktima, ish-shitës gazete, kishte pasur probleme të shumta shëndetësore dhe goditje në tru gjatë viteve të fundit. Në dëshminë e saj, Mancini ka thënë para prokurores: “Nuk mundesha më të kujdesesha për të.” Gruaja është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim, ndërsa hetimet për rrethanat e sakta të ngjarjes vazhdojnë.

The post Milano tronditet: Gruaja vret partnerin pas 40 vitesh bashkëjetesë appeared first on iconstyle.al.

William dhe Kate zhvendosen në shtëpinë e re luksoze në këtë vend

Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Kate, do të vendosen së shpejti në rezidencën e re Forest Lodge, brenda Windsor Great Park, ku do të jetojnë me fëmijët e tyre, George, Charlotte dhe Louis. Shtëpia ka tetë dhoma gjumi dhe ndodhet pranë rezidencës aktuale të çiftit, Adelaide Cottage, si dhe pranë shkollës Lambrook, ku studiojnë fëmijët.

“Familja do të bëjë zhvendosjen gjatë këtij viti,” ka bërë të ditur një zëdhënës i Kensington Palace. Sipas gazetës The Sun, shpenzimet për rinovimin e shtëpisë po mbulohen personalisht nga William dhe Kate.

The post William dhe Kate zhvendosen në shtëpinë e re luksoze në këtë vend appeared first on iconstyle.al.

Situata e zjarreve në vend, ende 10 vatra aktive! Tre të tjera nën monitorim

Situata e zjarreve në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm, pasi aktive kanë mbetur vetëm 10 vatra, ndërsa tre të tjera janë nën monitorim.

Zjarret më problematike raportohen në Bulqizë, Fushë Arrëz, Mirditë, Tiranë, Pezë, Gramsh dhe Elbasan, ku terreni i vështirë dhe pyjet e dendura e bëjnë ndërhyrjen sfiduese. Në disa raste është angazhuar edhe Forca Ajrore me helikopterë për shuarjen e flakëve.

Autoritetet konfirmojnë se banesat nuk rrezikohen, ndërsa qindra efektivë zjarrfikës, forca ushtarake, bashkiake e vullnetarë vijojnë punën për neutralizimin e plotë të vatrave.

The post Situata e zjarreve në vend, ende 10 vatra aktive! Tre të tjera nën monitorim appeared first on iconstyle.al.

Shpat Kasapi sqaron sërish zërat për “rrahjen” në dasmë: Kërkush nuk më ka prek

Këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar ndaj raportimeve se ishte përfshirë në një rrahje gjatë një dasme, duke i quajtur ato thashetheme. Në emisionin Weekend në Klan Kosova, ai shpjegoi se kishte pasur vetëm një debat për shkak të vonesës dhe pagesës.

“U bë bujë e madhe, u rrah Shpati, u rrahën dasmorët. Jam nis pak me vonesë sepse ka pasë kolonë. Kur kam mbërritur, dasmori më ka thënë: ‘Shpat je vonu por këndo’, unë i thashë se do të këndoj më shumë tash sepse jam vonu dhe ai ishte i agravuar normal. Në fund të dasmës ishte puna e pagesës, thanë ‘ti s’ke kënduar, s’do e marrësh pagesën’. Unë pak u agravova, ata u agravuan, u bë një debat i vogël dhe kaq ka qenë. Kërkush nuk më ka prek, as nuk më ka ngacmu”, tha Kasapi.

Ndër të tjera ai komentoi dhe reagimin e ish-partneres së tij teksa u shpreh se nuk i interesonte dhe se së bashku janë vetëm për hir të djalit të tyre.

“Unë me Selvijen nuk jemi më bashkë, jemi shokë të mirë por nuk jemi bashkë, rrimë për hatër të djalit dhe nuk më intereson shkrimi i saj.”

@klankosovaofficial

Shpat Kasapi zbulon prapaskenat e dasmës së BUJSHME dhe raportin me SELVIJEN!

♬ original sound – Klan Kosova – Klan Kosova

The post Shpat Kasapi sqaron sërish zërat për “rrahjen” në dasmë: Kërkush nuk më ka prek appeared first on iconstyle.al.

Jade Thirlwall pranon vështirësitë: nga presioni i suksesit te përdorimi i Ozempic

Ish-anëtarja e Little Mix, Jade Thirlwall, ka rrëfyer se edhe pse është krenare për arritjet e grupit, shpesh e ka pyetur veten pse nuk arritën të bëhen edhe më të mëdha. “Shikoj performancat tona dhe mendoj: ishim fantastike,” u shpreh ajo.

Artistja 32-vjeçare, e cila së shpejti do të publikojë albumin e parë solo, ka pranuar gjithashtu se presioni i skenës dhe performancave intensive e ka çuar deri te përdorimi i Ozempic, duke e përmendur me humor si një “sekret energjie”.

Përveç kësaj, Thirlwall ka treguar se karriera solo është një mënyrë për të dalë nga kufizimet e grupit dhe për të krijuar sipas rregullave të saj, duke mos u trembur të flasë hapur për sfidat personale e profesionale.

The post Jade Thirlwall pranon vështirësitë: nga presioni i suksesit te përdorimi i Ozempic appeared first on iconstyle.al.

Pas urdhërarrestit ndërkombëtar, Arbenita Ismajli: Dërgesat në burg janë kështu…

Arbenita Ismajli ka reaguar në rrjete sociale, vetëm pak ditë pas lajmit për lëshimin e një urdhërarrestit ndërkombëtar. Ajo ka zgjedhur një ton ironik në postimin e saj, teksa ka publikuar në Instastory një tufë me lule ku shkruan: Dërgesat në burg janë kështu…

Rikujtojmë se së fundmi është bërë publik urdhërarresti që lidhet me mosrespektimin e vendimit të gjykatës mbi takimet e reperit Fero me vajzën e tij. Sipas vendimit, e mitura ndodhet nën kujdestarinë e modeles.

The post Pas urdhërarrestit ndërkombëtar, Arbenita Ismajli: Dërgesat në burg janë kështu… appeared first on iconstyle.al.

“14 vjeçari vuri karrigen para trupit”, detaje tronditëse nga vrasja në Maliq

Detaje të reja nga vrasja e 14-vjeçarit në fshatin Pirg të Maliqit.

Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi, autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar.

Ditën e ngjarjes, 14-vjeçari së bashku me një shok ka shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur. Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për t’u sqaruar.

Pasi ka dalë nga makina, ai ka nisur të debatojë, ndërkohë që ka nxjerrë thikën.

14-vjeçari, në këto kushte, ka marrë një karrige nga oborri i lokalit për t’u vetëmbrojtur, duke e vendosur përpara trupit, por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori, në atë moment, e ka goditur me thikë.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

Policia e Korçës ka arrestuar autorin dhe disa persona të tjerë. Mes të prangosurve janë edhe babai dhe xhaxhai i agresorit, të cilët fshehën thikën e krimit.

The post “14 vjeçari vuri karrigen para trupit”, detaje tronditëse nga vrasja në Maliq appeared first on iconstyle.al.

Transformimi i Nelly Furtado habit fansat, stili i saj bëhet kryefjalë

Këngëtarja Nelly Furtado po tërheq vëmendjen gjatë turit të saj “Better Than Ever Summer Festival Tour” në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Europë. Gjatë performancës në Newquay, ajo mahniti publikun me një pamje të guximshme, duke veshur pantallona të shkurtra me pala dhe një kombinim me gëzof sintetik që theksonte linjat e saj. Fansat nuk kanë reshtur së lavdëruari stilin e saj që prej asaj mbrëmjeje.

Fansat e mbushën rrjetin me komente pozitive:

• “Energjia e një mbretëreshe në maksimum #NellyFurtado”
• “Ende ndez skenën me atë stilin e saj unik.”
• “Madhështore si gjithmonë, ende super në formë në moshën 46-vjeçare.”
Një tjetër shkroi: “Duket kaq e ëmbël dhe e lumtur! Nuk më intereson çfarë po ndodh, kjo vajzë është në një vend të mirë.”

Në janar, Nelly publikoi një foto me bikini në Instagram duke treguar bukurinë e saj natyrale dhe duke folur për rrugëtimin drejt vetëdashurisë dhe besimit. Ajo u shpreh se kishte ndërmarrë hapa ligjorë kundër atyre që shpërndanin thashetheme të pavërteta për operacione plastike apo ndërhyrje estetike, duke sqaruar:

Unë nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë apo trup, përveç vendosjes së fasetave në dhëmbët e sipërm kohët e fundit.”

Duke iu përgjigjur thashethemeve për ndërhyrje kozmetike, ajo shtoi:

“Deri tani nuk kam bërë as injeksione në fytyrë apo buzë, as mbushës të ndonjë lloji. Por kam një estetiste të vjetër besnike, prej së cilës blej serume dhe kremra që kur isha 20 vjeçe.”

 

The post Transformimi i Nelly Furtado habit fansat, stili i saj bëhet kryefjalë appeared first on iconstyle.al.

Gruaja e dytë më e pasur në botë për të cilën pak njerëz e dinë

Françoise Bettencourt Meyers është gruaja e dytë më e pasur në botë, me një pasuri prej 95 miliardë dollarësh dhe perandorinë L’Oréal në duart e saj.

Emri i saj mund të mos jetë shpesh në titujt kryesorë të mediave, por Françoise Bettencourt Meyers është gruaja e dytë më e pasur në botë dhe e 20-ta në listën e njerëzve më të pasur në botë. Pasuria e saj neto vlerësohet në 95 miliardë dollarë, sipas listës aktuale të Forbes, dhe gjithçka filloi me një trashëgimi familjare.

Vajza e Liliane dhe André Bettencourt, 72- vjeçarja trashëgoi pasurinë e nënës së saj, e cila nga ana tjetër kishte trashëguar gjigantin e biznesit të krijuar nga gjyshi i saj, kimisti Eugène Schueller – themeluesi i L’ Oréal . Sot, Bettencourt Meyers zotëron rreth një të tretën e kompanisë, duke qenë aksionerja më e madhe dhe anëtare e bordit të drejtorëve, ndërsa kryeson edhe kompaninë familjare holding.

Pavarësisht pasurisë së saj të jashtëzakonshme, ajo shmang vëmendjen. Ajo është e martuar me biznesmenin Jean-Pierre Meyers, një pasardhës i një familjeje që pësoi humbje tragjike në Holokaust, dhe i rriti dy djemtë e tyre në judaizëm, në të cilin edhe ajo vetë u konvertua.

Vlera e pasurisë së saj ndjek luhatjet e aksioneve të L’ Oréal dhe zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. Kursi dinamik i kompanisë, veçanërisht në industrinë globale të bukurisë dhe tregtinë elektronike, e ka katapultuar pasurinë e saj në nivele që i lejojnë asaj – të paktën teorikisht – të bëjë skenarë për blerje luksoze në shkallë kombëtare pa u shqetësuar për bilancin në llogarinë e saj.

Larg vëmendjes, Françoise Bettencourt Meyers mbetet një nga personalitetet më të fuqishme dhe në të njëjtën kohë më të qeta në botën e miliarderëve.

The post Gruaja e dytë më e pasur në botë për të cilën pak njerëz e dinë appeared first on iconstyle.al.

A është ky çifti i famshëm që Sophie Turner pa dashje e ndau me flirtin e saj?

Sophie Turner ka zbuluar këtë javë se aksidentalisht ka ndarë një çift të famshëm në vitin 2014, por përdoruesit në internet mendojnë se e kanë zbuluar se për kë bëhej fjalë.

Sipas diskutimeve në Reddit, dyshohet se bëhet fjalë për Emma Roberts dhe Evan Peters. Një përdorues shkruajti:

“Thone se janë Emma Roberts dhe Evan Peters, gjë që përputhet.”

Një tjetër shtoi: “Duket mjaftueshëm çmenduri për Emmën.”

Turner, 29 vjeçe, e rrëfeu ngjarjen gjatë një interviste te “Late Night With Seth Meyers”. Ata kujtuan herët kur ishin takuar në San Diego Comic-Con. Meyers kujtoi se në vitin 2014 ai ishte larguar herët nga festa, ndërsa Turner kishte qëndruar në një afterparty.

Turner tregoi se shoqja e saj i kishte kërkuar t’i bënte me dorë një aktori që asaj i pëlqente shumë. Ajo pranoi, por më vonë një aktore e njohur (që rezultoi të ishte e fejuara e atij aktori) e kishte përballur duke i thënë:

“Mund të ndalosh së flirtuari me të fejuarin tim?”

Turner tha se çifti e prishi fejesën atë natë.

Emma Roberts (34) dhe Evan Peters (38) kishin filluar një marrëdhënie të trazuar në vitin 2012. Çifti u fejua gjatë festave të fundvitit 2013, gjë që përputhet me historinë e Turner. Marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh toksike — në 2013, Roberts u arrestua për dhunë në familje pasi dyshohej se i kishte shkaktuar aktorit një hundë të përgjakur.

Megjithatë, edhe pas incidentit të Comic-Con në 2014, ata u panë bashkë në një festë të 20th Century Fox. Roberts u fotografua duke qarë pas eventit, ndërsa foto të publikuara nga Daily Mail e tregonin aktoren e tronditur dhe të ngushëlluar nga miqtë jashtë një hoteli në orët e para të mëngjesit.

The post A është ky çifti i famshëm që Sophie Turner pa dashje e ndau me flirtin e saj? appeared first on iconstyle.al.

A po mbyllet kapitulli mes Taylor Swift dhe producentit të saj të besuar, Jack Antonoff?

Taylor Swift ka njoftuar publikimin e albumit të saj më të ri “The Life of a Showgirl”, i cili do të dalë më 3 tetor. Albumi përmban 12 këngë dhe përfshin edhe një duet me këngëtaren Sabrina Carpenter. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e fansave nuk është lista e këngëve, por mungesa e një emri kyç në ekipin e saj – producentit Jack Antonoff.

Prej më shumë se një dekade, Antonoff ka qenë bashkëpunëtori i pandashëm i Swift, duke kontribuar në shumë nga projektet e saj më të suksesshme, përfshirë edhe albumin e fundit “The Tortured Poets Department”. Por këtë herë, emri i tij nuk figuron në kreditet e albumit të ri, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhënien e tyre profesionale dhe personale.

Historia e bashkëpunimit të tyre nis në vitin 2013 me këngën “Sweeter Than Fiction”, e shkruar për filmin One Chance. Vetëm një vit më pas, Antonoff do të ishte pjesë e albumeve më të mëdha të Taylor-it, duke prodhuar hite nga disku “1989” e deri te projektet më të fundit. Për këtë arsye, largimi i tij nga projekti i ri ka nxitur spekulime të shumta në rrjetet sociale: a bëhet fjalë për një shkëputje profesionale, apo për një ftohje më të thellë në marrëdhënien e tyre?

As Swift dhe as Antonoff nuk kanë reaguar ende mbi këtë situatë, duke lënë fansat në pritje të një përgjigjeje. Deri atëherë, enigmat mbi këtë mungesë mbeten një nga temat më të diskutuara rreth albumit të ri.

The post A po mbyllet kapitulli mes Taylor Swift dhe producentit të saj të besuar, Jack Antonoff? appeared first on iconstyle.al.

Biografi për Sinéad O’Connor: Filmi që do të tregojë jetën e ikonës irlandeze

Dy vite pas vdekjes, një film biografik mbi këngëtaren legjendare irlandeze Sinéad O’Connor është në zhvillim.

Sipas Variety, filmi do të drejtohet nga Josephine Decker, e njohur për filmin e vitit 2020 Shirley, i bazuar në jetën e shkrimtares Shirley Jackson.

Decker do të punojë mbi një skenar të shkruar nga autorja irlandeze Stacey Gregg. Projekti do të realizohet nga kompania irlandeze ie: entertainment, e cila kishte prodhuar edhe dokumentarin e vitit 2022 për Sinéad O’Connor, Nothing Compares.

Filmi i ardhshëm raportohet se ka qenë në proces që prej publikimit të dokumentarit të vlerësuar nga kritika, ku vetë këngëtarja kishte bashkëpunuar.

Në biografinë filmike do të marrin pjesë edhe kompani të tjera prodhimi, përfshirë See-Saw Films, fituese e Oscar-it, e njohur për The King’s Speech, Shame, Lion dhe The Power of the Dog, si dhe Nine Daughters, e cila prodhoi Lady Macbeth dhe God’s Creatures.

Të dyja kompanitë kishin bashkëpunuar më parë në dramën historike Ammonite (2020) të Francis Lee.

Filmi pritet të fokusohet tek jeta e hershme dhe karriera e O’Connor-it. Ai do të tregojë historinë “se si një vajzë e re nga Dublini sfidoi botën, duke treguar se si fama e saj globale mund të ishte ndërtuar mbi talentin, por emri i saj u bë sinonim me përpjekjet për të tërhequr vëmendjen mbi krimet e kryera nga Kisha Katolike dhe shteti irlandez.”

The post Biografi për Sinéad O’Connor: Filmi që do të tregojë jetën e ikonës irlandeze appeared first on iconstyle.al.

Debati në Britani: A janë drejtuesit mbi 70 vjeç më të rrezikshëm në rrugë?

Në Britaninë e Madhe është hapur një debat i gjerë mbi sigurinë rrugore të personave mbi 70 vjeç. Qeveria britanike po shqyrton një paketë të re ndryshimesh në ligjin e qarkullimit, e cila parashikon që drejtuesit e kësaj moshe të kryejnë teste të detyrueshme të shikimit. Nëse nuk i kalojnë këto teste, ata mund të përjashtohen nga e drejta për të drejtuar automjet.

Propozimi vjen pas një sërë shqetësimesh se plakja natyrale, problemet me shikimin, refleksët më të ngadaltë dhe sëmundjet e moshës së thyer mund të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e drejtimit. Ndërkohë, statistikat tregojnë se numri i aksidenteve ku përfshihen drejtues mbi 70 vjeç nuk është gjithmonë më i larti, por rreziku rritet sidomos tek ata mbi 80 vjeç.

Mbështetësit e këtij ndryshimi theksojnë se masat do të mbrojnë si vetë shoferët e moshuar, ashtu edhe këmbësorët dhe drejtuesit e tjerë të automjeteve. Nga ana tjetër, ka edhe kundërshtime, duke u shprehur se mosha nuk duhet të jetë kriter diskriminues, pasi shumë persona mbi 70 vjeç mbeten shoferë të kujdesshëm, me përvojë dhe të ndërgjegjshëm në qarkullim.

Një tjetër pikë që ngjall debat është fakti se për shumë të moshuar makina përfaqëson pavarësi dhe liri lëvizjeje. Heqja e lejes së drejtimit mund të sjellë izolim social, vështirësi për të kryer nevojat e përditshme dhe varësi nga të tjerët.

Megjithatë, qeveria britanike duket e vendosur të ashpërsojë rregullat, duke i dhënë prioritet sigurisë rrugore. Pritet që gjatë muajve në vijim të zhvillohen diskutime më të gjera dhe konsultime publike për të përcaktuar nëse kjo reformë do të miratohet dhe si do të zbatohet në praktikë.

The post Debati në Britani: A janë drejtuesit mbi 70 vjeç më të rrezikshëm në rrugë? appeared first on iconstyle.al.

Donald Trump i dorëzon Putinit letrën e bashkëshortes Melania për fëmijët në Ukrainë e Rusi

Gjatë samitit në Alaskë, Presidenti amerikan Donald Trump i dorëzoi personalisht Presidentit rus Vladimir Putin një letër nga bashkëshortja e tij, Melania Trump, ku ngrihej shqetësimi për gjendjen e fëmijëve në Ukrainë dhe Rusi.

Ky episod është bërë i ditur nga zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Zonja e Parë, e lindur në Slloveni, nuk ishte e pranishme në udhëtimin në Alaskë, por sipas zyrtarëve, letra e saj përmendte rrëmbimet dhe zhvendosjet e fëmijëve gjatë luftës në Ukrainë.

Qeveria në Kiev vlerëson se të paktën 19,500 fëmijë ukrainas janë deportuar dhe zhvendosur me forcë në Rusi ose në territoret e pushtuara nga Rusia që nga fillimi i agresionit në shkurt të vitit 2022.

Çështja e fëmijëve të rrëmbyer mbetet tepër e ndjeshme në Ukrainë, ku shumë besojnë se asnjë marrëveshje paqeje nuk duhet të nënshkruhet pa përfshirë kthimin e të gjithë fëmijëve të rrëmbyer.

Në vitin 2023, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti për Presidentin rus Vladimir Putin dhe për komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, për deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina.

The post Donald Trump i dorëzon Putinit letrën e bashkëshortes Melania për fëmijët në Ukrainë e Rusi appeared first on iconstyle.al.

Trump-Putin, takim tre-orësh, por armëpushimi në Ukrainë dështon

Trump mbërriti në Alaskë duke thënë se donte një armëpushim dhe duke specifikuar në aeroplan se e dinte që mund të mos ishte i menjëhershëm, por se nuk do të ishte i lumtur nëse armëpushimi nuk do të arrihej.

Dita përfundoi pa një armëpushim dhe me një konferencë të përbashkët dhe të shkurtër për shtyp, në të cilën (një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë për Trump) ata nuk iu përgjigjën asnjërës prej pyetjeve, që më kot gazetarët kërkonin duke bërtitur.

Putin nuk kishte qenë në tokën amerikane për 10 vjet, dhe vetë mbërritja e tij ishte historike. Ceremonia e mbërritjes për të dy udhëheqësit ishte miqësore dhe e ngrohtë: ata zbarkuan në pistën e bazës, zbritën shkallët njëkohësisht dhe më pas ecën nëpër qilima të kuq derisa shtrënguan duart me ngrohtësi pas fjalëve “Alaska 2025”, të rrethuar nga avionë luftarakë amerikanë.

Trump dhe Putin hynë në orën 14:53 para gazetarëve, me fjalët “Në ndjekje të Paqes” të shkruara pas tyre. 12 minuta më vonë, konferenca për shtyp mbaroi. Trump foli vetëm për tre minuta.

Putini foli i pari dhe e mbuloi Presidentin Trump me lëvdata, duke thënë se negociatat kishin qenë “konstruktive”, por më pas përmendi termin e njohur që evropianët e njohin mirë “Situata në Ukrainë ka të bëjë me kërcënimet ndaj sigurisë sonë. Një zgjidhje afatgjatë kërkon eliminimin e rrënjëve dhe shkaqeve kryesore të atij konflikti”.

Prandaj, qëndrimi i Putinit u duk qartë që ishte i pandryshuar. Termi “shkaqet rrënjësore të konfliktit” gjithmonë ka treguar, në vizionin e tij, jo vetëm nevojën për të parandaluar hyrjen e Ukrainës në NATO, por edhe për të kufizuar aftësitë e saj ushtarake dhe për të nxitur një qeveri pro-Moskës në Kiev.

Por me këtë takim, ku morën pjesë dhjetëra gazetarë nga Rusia, Putini arrin padyshim të dërgojë në shtëpi imazhe që tregojnë se vendi i tij nuk është aq i izoluar sa pretendojnë armiqtë e tij.

Udhëheqësi rus ia kushtoi pjesën më të madhe të komenteve të tij temës së marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, të cilat – theksoi ai – duhet të përmirësohen sepse kishin rënë “në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë dhe kjo nuk është e dobishme për askënd”. (Ai gjithashtu vuri në dukje se kufijtë rusë dhe amerikanë janë vetëm 4 km larg këtu dhe zbuloi fjalët që i tha Trump pas uljes “Mirëdita, fqinj. Është mirë që të shoh shëndoshë e mirë dhe gjallë”).

Udhëheqësi rus kujtoi se në vitin 2022, në kontaktin e tij të fundit me administratën Biden, ai u përpoq ta bindte presidentin e atëhershëm “të mos i çonte armiqësitë deri në pikën pa kthim. E bëra të qartë se ky është një gabim i madh”.

Më pas ai konfirmoi atë që Trump ka deklaruar vazhdimisht ditët e fundit, domethënë se “nëse ai do të kishte qenë president, nuk do të kishte pasur luftë” në Ukrainë.

Dhe së fundmi, ai i inkurajoi udhëheqësit evropianë të mbështesin përpjekjet e tij dhe të Trump për paqe, pa ndërhyrë, duke thënë se shpresonte që “Kievi dhe kryeqytetet evropiane do ta perceptojnë të gjithë këtë në një mënyrë konstruktive dhe nuk do të krijojnë pengesa, nuk do të përpiqen të dëmtojnë progresin në zhvillim përmes provokimeve ose intrigave prapa skenave”.

Trump e shpalli takimin “shumë produktiv”.

“Ka shumë pika ku ramë dakord, shumicën e tyre, do të thoja. Ka disa pika të mëdha për të cilat nuk jemi ende atje, por kemi bërë përparim”.

“Nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje”, shtoi ai, duke shpjeguar se do të diskutojë atë që u diskutua me Putinin me aleatët e tij evropianë dhe Zelenskyn.

Por është e paqartë se çfarë përparimi përfaqëson kjo: të gjithë besojnë se nëse do të kishte pasur një sukses, Trump do ta kishte shpallur atë. Presidenti amerikan u ndal te marrëdhënia e tij “fantastike” me udhëheqësin rus, duke deklaruar se në mandatin e tij të parë, marrëdhëniet ekonomike u vështirësuan nga akuzat për ndërhyrje ruse në zgjedhjet e vitit 2016 (“Rusia, Rusia, mashtrimi Rusia”, tha Trump).

“Do të flasim me ju shumë shpejt dhe ndoshta do t’ju shohim përsëri shumë shpejt. Faleminderit shumë, Vladimir”, përfundoi presidenti amerikan.

Putin u përgjigj në anglisht “Herën tjetër në Moskë!”.

The post Trump-Putin, takim tre-orësh, por armëpushimi në Ukrainë dështon appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi për ditën e sotme, 16 gusht 2025

Dashi

Vendimet e këqija të së kaluarës do të çojnë në zhgënjim. Mund të ndiheni të bllokuar dhe të paaftë për të vendosur se çfarë të bëni më pas, prandaj kërkoni ndihmën e të tjerëve. Përmbajuni buxhetit tuaj për të shmangur kufizimet financiare.

Demi

Do të jeni në gjendje të mirë shëndetësore. Do të keni një diskutim për çështjet e parave me bashkëshortin tuaj dhe do të bëni plane për të ardhmen tuaj financiare. Kalimi i kohës me fëmijët do të jetë një përdorim i vlefshëm i kohës suaj. Jini të durueshëm dhe mirëkuptues me të dashurin tuaj sot.

Binjakët

Hidhni poshtë çdo ndjenjë urrejtjeje në favor të një natyre më bujare dhe të dashur. Përndryshe, emocionet negative mund të fillojnë të dominojnë jetën tuaj. Romanca mund të vijë në rrugën tuaj, pasi një miqësi mund të kthehet në diçka më të thellë.

Gaforrja

Shqetësimet tuaja do të zhduken, ndërsa merrni komandën e situatës aktuale në jetën tuaj. Ka gjasa të kuptoni se problemet tuaja janë aq delikate sa një flluskë sapuni, të cilat shemben në prekjen e parë. Një mysafir mund të vijë papritur në shtëpinë tuaj sot, për shkak të të cilit mund të shpenzoni para. Shëndeti i dikujt në familje mund të shkaktojë shqetësime.

Luani

Një i afërmi juaj mund t’ju kërkojë ndihmë financiare, por ndihma e tyre mund t’ju shtojë vështirësitë financiare. Megjithatë, së shpejti do të kapërceni çdo problem që vjen nga kjo situatë. Partneri juaj romantik mund të mos dëshirojë që ju të largoheni nga ai sot. Sensi juaj i humorit do të jetë një pasuri e madhe për ju.

Virgjëresha

Praktikimi i meditimit do t;ju mbushë me energji. Veprimi sipas pasioneve tuaja romantike mund të jetë kundërproduktiv për ju sot. Mos i kushtoni vëmendje të panevojshme thashethemeve. Një fqinj mund të përpiqet të ndërhyjë në jetën tuaj martesore, por nuk do të jetë në gjendje të shkundë lidhjen që ndani me partnerin tuaj.

Peshorja

Problemet në jetën tuaj personale do t’ju shqetësojnë. Përfshijeni veten në aktivitete stimuluese mendore, të tilla si leximi i diçkaje me interes, kjo do të ndihmojë në zbutjen e këtyre presioneve. Organizoni një takim në mbrëmje, me miqtë dhe familjen. Romanca për disa persona të kësaj shenje do të jetë e këndshme dhe shumë emocionuese.

Akrepi

Lajmi për një sekret familjar mund t’ju habisë. Nëse mendoni se i dashuri juaj është shumë kërkues ndaj jush, jini të vendosur dhe refuzoni me mirësjellje ta kënaqni atë. Sot është një nga ato ditët kur gjërat nuk do të ecin sipas dëshirës suaj. Ju dhe partneri juaj mund të ndjeni nevojën për një hapësirë personale në jetën tuaj martesore.

Shigjetari

Praktikimi i meditimit dhe jogës do t’ju sjellë përfitime shpirtërore dhe fizike. Kini kujdes që të mos futeni në marrëveshje të dyshimta financiare. Ju duhet të bëni një pushim nga rutina juaj monotone dhe të dilni me miqtë. Ngatërresat romantike do të shtojnë kënaqësinë në jetën tuaj.

Bricjapi

Pasiguritë tuaja do t’ju dëmtojnë qetësinë shpirtërore. Këto pasiguri janë vetëm një produkt i imagjinatës suaj. Kjo do të pengojë aftësinë tuaj për të funksionuar në potencialin tuaj të plotë. Mos investoni në sipërmarrje të përbashkëta. Dita mund të fillojë me një lajm të mirë nga një mik apo i afërm i ngushtë.

Ujori

Ju mund të keqkuptoni një mik, gjë që mund të shkaktojë një reagim të pakëndshëm prej tyre. Sigurohuni që i keni të gjitha faktet, përpara se të bëni ndonjë gjykim. Edhe pse sot mund të shpenzoni para për të argëtuar miqtë tuaj, kjo nuk do të ndikojë shumë në gjendjen tuaj aktuale financiare. Mos zbuloni informacione që janë personale dhe konfidenciale.

Peshqit

Krijimi i panevojshëm i një mosmarrëveshjeje, vetëm sa do të shqetësojë anëtarët e tjerë të familjes dhe nuk do të arrijë asgjë. Sigurohuni që të kontrolloni zemërimin tuaj përpara se ai të marrë kontrollin mbi ju. Komplikimet në një çështje të rëndësishme aktualisht në pritje dhe shpenzimet e paplanifikuara do të dominojnë mendimet tuaja. Mbajeni jetën tuaj të dashurisë të freskët dhe të gjallë.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 16 gusht 2025 appeared first on iconstyle.al.

Sean Kingston, nga fama në burg: dënohet për mashtrim

Sean Kingston është dënuar me tre vjet e gjysmë burg federal për rolin e tij në një skemë mashtrimi prej 1 milion dollarësh.

Të premten, përpara se gjykatësi amerikan David Leibowitz të jepte dënimin e Kingston në një gjykatë në Floridën Jugore, reperi xhamajkan, 35 vjeç, kërkoi falje dhe pretendoi se kishte mësuar nga veprimet e tij. Megjithatë, Leibowitz e hodhi poshtë kërkesën e avokatit të Kingston për t’u vetëdorëzuar në një datë të mëvonshme për shkak të problemeve shëndetësore, duke urdhëruar në vend të kësaj që muzikanti të merrej menjëherë në paraburgim.

Kingston, i cili kishte veshur një kostum të zi dhe një këmishë të bardhë, hoqi xhaketën për t’u prangosur dhe u shoqërua jashtë sallës së gjyqit.

Në mars, Kingston, i lindur si Kisean Paul Anderson dhe nëna e tij, Janice Eleanor Turner, u shpallën fajtorë secili për katër akuza për mashtrim elektronik dhe një akuzë për komplot për të kryer mashtrim elektronik.

Turner, 63 vjeç, u dënua muajin e kaluar me pesë vjet burg, që është shumë më pak se maksimumi prej 20 vjetësh që ajo dhe djali i saj përballeshin secili.

The post Sean Kingston, nga fama në burg: dënohet për mashtrim appeared first on iconstyle.al.

Një breshëri pyetjesh për Putin pak para takimit me Trump në Alaska, videoja e reagimit të tij

Vladimir Putin u përball me një situatë të pazakontë për një kohë të gjatë për të njëjtën skenë vetëm pak sekonda para fillimit të takimit të tij me Donald Trump në Alaska, pasi u përball me një “breshëri” pyetjesh nga gazetarë “që nuk kontrollohen nga Kremlini”, siç vëren BBC.

Gazetarët amerikanë dhe rusë filluan të bërtisnin pyetje të ndryshme, gjë që i habiti disi presidentët dhe anëtarët e delegacioneve.

“Kur do të ndaloni së vrari civilë?”, “Pse duhet t’u besojë Trump fjalëve tuaja?” ishin disa nga pyetjet, ndërsa të tjerat pyesnin për një takim të mundshëm me Zelenskyn.

Presidenti rus, dukshëm i sikletosur, nuk dha asnjë përgjigje, madje bëri fytyrë sikur po bërtiste, ndërsa Trump, ndryshe nga ajo që bën zakonisht në takimet me udhëheqës të huaj nuk tha asnjë fjalë dhe ishte pa shprehi ne fytyre.

Footage of Putin being shouted questions at by US press. pic.twitter.com/udL4OX68py

— Faytuks News (@Faytuks) August 15, 2025

The post Një breshëri pyetjesh për Putin pak para takimit me Trump në Alaska, videoja e reagimit të tij appeared first on iconstyle.al.

Çfarë do të thotë që Trump dhe Putin përdorin të njëjtën makinë?

Vendimi i Donald Trump dhe Vladimir Putin për të udhëtuar me të njëjtën makinë në samitin e Alaskës ka ngjallur shumë debate në median ndërkombëtare.

Analistët vërejnë se është e pazakontë të shohësh udhëheqësit e dy superfuqive dhe në këtë rast, rivalëve të udhëtojnë në të njëjtën limuzine. Duket se nuk kishte përkthyes dhe Putin flet anglisht mjaftueshëm mirë për të zhvilluar një bisedë.

Duke pasur parasysh që të dy presidentët qëndruan së bashku për rreth 10 minuta në limuzinë, kjo mund t’i shtojë misterin asaj që të dy udhëheqësit po diskutojnë privatisht gjatë kësaj vizite, njësoj si biseda që patën në Hamburg në vitin 2017, në fillim të mandatit të parë të Trump.

Ata nuk e kishin planifikuar.

Mediat shtetërore ruse thanë se vendimi i presidentit rus për të lënë limuzinën e tij Aurus për t’u bashkuar me homologun e tij amerikan në “Bishën”, makinën e blinduar të përdorur nga presidenti aktual i SHBA-së, erdhi me ftesë të Trump.

Russia 24 tha se kjo shënoi fillimin e bisedimeve midis udhëheqësve.

Një prezantues i Russia 24 e përshkroi shkëmbimin e parë midis udhëheqësve si “jashtëzakonisht miqësor ndaj Putinit” nga ana e Trump.

The post Çfarë do të thotë që Trump dhe Putin përdorin të njëjtën makinë? appeared first on iconstyle.al.

❌