Reperi i njohur shqiptar, Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka bërë një postim emocionues për vajzën e tij, Ninën.
Përmes një postimi në InstaStory, ai deklaron se nuk e ka parë të bijën prej gati një viti.
“Gati një vit pa të parë. Ndoshta ke harruar se kush është babai yt, ose ndoshta po të mungoj. Mendoj shumë për ty, na kanë bërë padrejtësi”, shkroi Fero, duke i shtuar edhe hashtagun #shtetikorruptuar.
Foto: Fero / Instagram
Fero prej kohësh ka hedhur akuza ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajlit, duke pretenduar se ajo ka shkelur marrëveshjen e kujdestarisë.
Pas rikthimit në muzikë, reperi ka deklaruar se ka kaluar muaj pa e parë vajzën e tij. Çështja e kujdestarisë mbetet ende e paqartë.
Nga ana tjetër, Fero po përballet me një proces gjyqësor të veçantë, ku iu janë ngritur tri aktakuza për vepra penale.
Sipas disa burimeve mediale, ende të pakonfirmuara nga gjykata, ato përfshijnë ngacmim seksual dhe dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenitës.
Fero është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra penal. Por, përveç tij tashmë në hetime është edhe Arbenita Ismajli.
Gazeta Insajderi, ka mësuar nga burimet se me datë 13.06.2025, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka lëshuar një dokument ku konfirmohet nisja e hetimeve ndaj saj.
Modelja e njohur dyshohet për mospërfillje të Gjykatës, pasi nuk iu është bindur urdhrit apo vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës. Arbenita, nuk i’a ka mundësuar kontaktin me fëmijën, reperit Fero.
“Se nga data 19.03.2025, në Gjilan, e pandehura Arbenita Shabani Ismajli, me dashje nuk i është bindur urdhrit apo vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës, në Republikën e Kosovës, respektivisht aktvendimit mbi pajtimin gjyqësor, përmes procesverbalit me numër C.nr.3508/2024, të datës 12.06.2024 ashtu që, e pandehura pasi që është njoftuar lidhur me revokimin e autorizimit nga i dëmtuari ish bashkëshorti i saj Feronit Shabani, me të cilin autorizim, të pandehurës i është lejuar nga ana e të dëmtuarit, që fëmijën e tyre Nina Shabani ta marrë me vete jashtë Republikës së Kosovës, e pandehura edhe pse në dijeni lidhur me revokimin e autorizimit, asnjëherë nga momenti i revokimit me datë 19.03.2025, nuk i’a ka mundësuar kontaktin me fëmijën të dëmtuarit si baba biologjik, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e formës së prerë, në të cilin është përcaktuar kontakti me fëmijën dy herë në muaj, vikendin e parë dhe të tretë përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan”, thuhet në dokumentin të cilin e ka parë Insajderi.
Prokurori i shtetit, pas vlerësimit të informatave, provave dhe materialeve të tërësishme të dorëzuara nga policia, ka ardhur në përfundim për të filluar hetimet në drejtim të veprës penale të lartshënuar. Me datë 21.12.2024, prokurori për të mitur ka ngritur aktakuzë kundër Arbenita Ismajlit.
Fero ndodhet përballë tri akuzave të rënda penale të ngritura nga Prokuroria Themelore e Gjilanit: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje serioze ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli. Sipas aktakuzës të siguruar nga Paparaci, gjatë periudhës qershor-tetor 2024, Fero dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj Arbenitës, përmes ofendimeve të përsëritura…
Fero është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për kryerjen e tri veprave penale. Fero akuzohet për dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje. Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj reperit për dhunën, ngacmimin dhe kanosjen e ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.
Nga muaji qershor e deri në tetor të vitit 2024, Fero dyshohet se me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme ka shkaktuar dhunë psikologjike ndaj Arbenitës. Sipas aktakuzës të cilën e ka siguruar Paparaci, Fero e ka ofenduar në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëshorten e tij.
“Me kon je tu fol…qoma shpejt… për çka i ke ly buzt”, duke e shqetësuar me thirrje telefonike në kohë të ndryshme kohore ashtu edhe me rastin e takimit me të dëmtuarën për ta marrë apo dorëzuar fëmijen, me ç’rast i pandehuri me veprimet e tija që ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës ka shkaktuar dhembje, frike dhe shqetësim të madh emocional tek e dëmtuara”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.
Përpos dhunës në familje, Fero dyshohet se ka kryer edhe veprën penale të ngacmimit ndaj Arbenites. Ai thuhet se në mënyrë të vazhdueshme vazhdueshme e ka ngacmuar me çdo lloj sjelljeje të padëshiruar verbale dhe fizike. Fero thuhet se e ka puthur kundër vullnetetit të saj ish-bashkëshorten, duke iu drejtuar me fjalët se “ti je gruja jeme unë kam të drejt me flejt me ty”.
“Ta ha zemrën… shpirti jem… ti je gruaja jem.. unë kam të drejt me fjet me ty… nuk ki të drejt mem than jo… e pavarësisht kundërshtimit dhe refuzimit të saj, duke e cenuar kështu lirinë dhe pëlqimin e saj”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.
E gjithë lidhja bashkëshortore mes Feros e Arbenitës pershkallezoi në shtator të vitit 2024.
Sipas Prokurorisë, Fero e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij me fjalët “ki me ma ni zonin… të vraj, e ta nxjerri shpirtin”.
“I pandehuri Feronit Shabani, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka kanosur seriozisht ish- bashkëshorten e tij, tani të dëmtuarën Arbenita Ismaili, ashtu që përmes rrjetit social WhatsApp, fillimisht e fyen me fjalë të rënda ofenduese, duke e cenuar dinjitetin e të dëmtuarës, e më pas e kanos ndër të tjera me fjalët se “ke me ma ni krismën.. të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit…fëlqitë nga vendi t’i thej…”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.
Pas muajsh spekulimesh dhe zërash për ndarje, Stresi ka konfirmuar publikisht rikthimin me Keisin, tashmë partneren e tij. Çifti i njohur, që ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për raportin e tyre të luhatshëm, janë shfaqur sërish bashkë, këtë herë në një nga klipet më të fundit të reperit.
Lajmi është pritur me entuziazëm nga ndjekësit dhe figura të njohura publike, të cilët kanë reaguar në rrjete sociale duke përgëzuar vendimin e çiftit. Një ndër komentet më të spikatura ka ardhur nga modelja Arbenita Ismajli, e cila ka vlerësuar gjestin e Stresit me fjalët:
“Një duartrokitje për Stresin, u tregua shumë burrë.”
Ky reagim është konsideruar si mbështetje publike për ribashkimin e çiftit dhe një mesazh pozitiv për dashurinë që sfidon vështirësitë.
Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit. Së fundmi, Arbenita ka vendosur që të shfaqet pa grim, duke u paraqitur në mënyrë natyrale dhe duke e lënë pas qenëstonin e zakonshëm të modës. Kjo zgjedhje ka qenë përhapëse në mediat sociale, duke nxitur një bisedë të gjerë për bukurinë natyrale dhe për standardet e bukurisë që shpesh janë të krijuara nga shoqëria. Edhe pa asnjë pikë grimi, Arbenita po shkëlqen me pamjen e saj.
Mënyra se si ajo e pranon veten, sidomos pas ndarjes nga Fero, është një mesazh i fortë për shumë vajza e gra, duke treguar se bukuria e vërtetë vjen nga brenda. Arbenita ka fituar zemrat e shumë fansave me këtë qasje të saj, duke i inkurajuar ata të pranonin gjendjen e tyre natyrale.
Me vendosjen e saj në Dubai dhe fokusin në rritjen e vajzës së saj, Arbenita ka krijuar një jetese që është frymëzuese për shumë të rinj. Ajo vazhdon të jetë një figurë e njohur në industrinë e modës dhe një simbol i forcës për të gjitha gratë që duan të pranojnë veten të vërtetë.
Reperi i njohur shqiptar, Fero, ka ndarë një moment shumë të ndjerë në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij, Nina. Përmes një postimi emocional, ai zbulon se ka plot 8 muaj që nuk ka mundur të jetë pranë së bijës dhe se kjo ndarje është, sipas tij, e padrejtë.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, nuk nguron të shprehë hapur frustrimin e tij ndaj sistemit dhe institucionet që, sipas tij, po heshtin përballë një situate të padrejtë që po e privon nga lidhja me vajzën.
Kujtojmë që pas ndarjes së bujshme me ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli, marrëdhëniet mes çiftit nuk kanë qenë aspak të qeta. Edhe pse Arbenita jeton aktualisht me vajzën, Fero është shprehur në disa raste se ka pasur vështirësi për të pasur kontakt me Ninën.
Ky mesazh i ndjerë ka prekur ndjekësit, të cilët në komente i kanë dhënë forcë dhe mbështetje në këtë betejë të vështirë si baba. Ai nuk është tërhequr nga lufta për të qenë pranë së bijës, duke e kthyer këtë çështje personale në një apel publik.
Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një apel prekës për vajzën e tij, Ninën, të cilën thotë se nuk e ka parë apo takuar që nga muaji tetor i vitit të kaluar. Në një deklaratë të gjatë, ai shpreh zhgënjimin dhe dhimbjen për mungesën e kontaktit me të bijën, duke sqaruar se ka bërë përpjekje të vazhdueshme përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, por edhe përmes avokatëve të përfshirë në çështje.
Fero tregon se përfaqësuesja ligjore e ish-partneres së tij, modeles Arbenita Ismajli, i kishte premtuar mundësinë e takimit me vajzën nëse ai pranonte të nënshkruante një marrëveshje. Sipas tij, marrëveshja u firmos pa kushte, vetëm me shpresën për t’u ribashkuar me Ninën. Ai kritikon ashpër edhe Gjykatën Themelore të Gjilanit, të cilën e akuzon për neglizhencë që nga tetori, pasi nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të zbuluar vendndodhjen e vajzës apo për të lehtësuar kontaktin midis tyre.
Postimi i plotë:
Deklaratë Publike
#drejtësipërNinën
Mashtrimi Profesional nga Motra e Presidentes
Në cilësinë e prindit të vajzës sime të mitur, Nina Shabani, kam qenë në kërkim të vazhdueshëm të kontaktit me vajzën përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, si dhe përmes përfaqësuesve ligjorë të palës tjetër.
Avokatja Blinera Osmani – motra e Presidentes së Kosovës – më ka premtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë se, nëse nënshkruaj një marrëveshje, do të më mundësohej kontaktimi dhe takimi me vajzën time të mitur, për të cilën momentalisht nuk kam as informata të sakta lidhur me vendndodhjen e saj.
Duke qenë në një gjendje të rënduar emocionale, pasi nuk e kam takuar vajzën time që nga muaji tetor i vitit të kaluar, kam vepruar me besim të plotë ndaj çdo fjale të thënë nga përfaqësuesja ligjore e palës tjetër. Kam nënshkruar marrëveshjen pa asnjë kusht tjetër, me shpresën dhe bindjen se do të më mundësohej kontakti me vajzën time. Pasi kam nënshkruar marrëveshjen dhe kam përmbushur çdo kërkesë të palës tjetër, i jam drejtuar avokates për realizimin e premtimit – takimin me vajzën. Në përgjigje, ajo është shprehur se klientja e saj nuk po i lajmërohet dhe se nuk di çfarë të bëjë më tej, duke u tërhequr nga çdo përgjegjësi për zotimin e dhënë ndaj meje.
Ndërkohë, Gjykata Themelore e Gjilanit është në një gjumë të thellë që nga tetori i vitit të kaluar dhe nuk ka marrë ende masat e duhura as për të përcaktuar se ku ndodhet vajza ime, as për të mundësuar realizimin e kontaktit mes meje dhe saj.
Fero ka ndarë një reagim të fuqishëm përmes rrjeteve sociale, duke hapur zemrën për shqetësimet e tij lidhur me mungesën e mundësisë për të pasur kontakt me vajzën e tij, Ninën. Ai ka folur gjithashtu për rikthimin e tij në muzikë, duke theksuar ndjeshmërinë që ka për çështjet personale dhe profesionale. Në një seri postimesh, Fero shprehu dhimbjen dhe frustrimin e tij për faktin që është i privuar nga të drejtat prindërore. Ai tha se ndihet i pafuqishëm për shkak të pamundësisë për të parë vajzën e tij dhe e kritikoi ashpër sistemin e drejtësisë në Kosovë. Sipas tij, drejtësia funksionon vetëm për ata që kanë para, duke theksuar dështimin e gjykatës për të marrë masa ndaj shkeljeve të vendimeve të saj.
“Ju e dini që tash e një kohë jam përballur dhe po përballem ende me një padrejtësi të rëndë: mungesën e të drejtës për të parë vajzën time, Ninën. Kam bërë shumë përpjekje dhe vetëm prindërit që kanë kaluar në këtë fazë e kuptojnë dhimbjen dhe sa i pafuqishëm ndjehesh kur nuk mundësohet asnjë formë kontakti me fëmijën tënd,” shkroi Fero.
Për më tepër, ai e ka akuzuar motrën e presidentes së Kosovës, e cila është avokate e palës tjetër, për ndikim në këtë çështje, duke e cilësuar këtë si një faktor që ka rënduar situatën e tij.
“Dhe mbi të gjitha, unë asnjëherë nuk do të lejoj që vajza ime të rritet pa praninë time. Kam angazhuar avokaten Bedrije Rexhepi dhe besoj se ajo do të më ndihmojë të rikthej të drejtat e mia,” shtoi ai.
Ndërkohë, Fero ka sqaruar gjithashtu se është i vetëdijshëm për debatet që kanë shpërthyer lidhur me rikthimin e tij në muzikë. Ai u shpreh se nuk ndikon nga opinionet e tjetrit dhe se vendimet e tij janë të bazuara në besimin dhe bindjet e tij personale.
“E di që jeni duke pyetur shumë për rikthimin tim në muzikë. Është shumë e lehtë të drejtohet gishti nga dikush dhe të bëhet tabelëqitje, por unë e kuptoj shumë mirë se çfarë është e ndaluar dhe e lejuar në besimin tim,” tha reperi.
Në fund, Fero shprehu besimin se e vërteta do të dalë në pah dhe se një ditë vajza e tij do të kuptojë gjithçka. Ai falënderoi besimtarët që e kanë mbështetur gjatë këtyre momenteve të vështira dhe e mbylli postimin me një mesazh frymëzues.
“Sido që të shkojë puna me padrejtësinë time, një ditë muzika dhe gjithçka që do të bëj do të shkojnë në veshin e Ninës, dhe atëherë vajza ime do të kuptojë kush kishte faj dhe kush kishte të drejtë,” përfundoi Fero.
Reperi i njohur, Fero, ka bërë një reagim publik përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë shqetësimet e tij mbi mungesën e të drejtës për të parë vajzën e tij, Ninën, si dhe ka folur për rikthimin e tij në muzikë.
Në një seri postimesh, Fero theksoi se po përballet me një padrejtësi të rëndë dhe se ndihet i pafuqishëm për shkak të pamundësisë për të pasur kontakt me vajzën e tij. Ai kritikoi sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke thënë se ai funksionon vetëm për ata që kanë para.
“Ju e dini që tash e një kohë jam përballur dhe po përballem ende me një padrejtësi të rëndë: mungesën e të drejtës për të parë vajzën time, Ninën. Kam bërë shumë përpjekje, dhe vetëm prindërit që kanë kaluar në këtë fazë, të cilën unë po e kaloj për kaq shumë kohë, e kuptojnë dhimbjen dhe sa i pafuqishëm ndjehesh kur nuk mundësohet asnjë formë kontakti me fëmijën tënd. Gjykata ka dështuar të marrë masa ndaj shkeljeve të vendimeve të saj, duke treguar se drejtësia në Kosovë funksionon vetëm për ata që kanë para”.
Ai gjithashtu deklaroi se nuk do të lejojë që vajza e tij të rritet pa praninë e tij dhe ka angazhuar avokaten Bedrije Rexhepi për të mbrojtur të drejtat e tij ligjore. Fero akuzoi motrën e presidentes së Kosovës, duke thënë se ajo, si avokate e palës tjetër, ka ndikuar në këtë situatë.
“Dhe mbi të gjitha, unë asnjëherë nuk do të lejoj që vajza ime të rritet pa praninë time. Tani kam angazhuar avokaten time për çështje juridike, Bedrije Rexhepi, dhe unë besoj dhe shpresoj që ajo do të më ndihmojë në kthimin e drejtave të mia. Për më tepër, manipulimet dhe ndikimi i motrës së presidentes, e cila është avokate e palës tjetër, kanë ndikuar në këtë situatë të padrejtë”.
Sa i përket rikthimit të tij në muzikë, reperi sqaroi se është i vetëdijshëm për debatet rreth kësaj çështjeje, por se ai nuk i jep llogari askujt për vendimet e tij përveç Zotit.
“E di që jeni duke pyetur shumë për rikthimin tim në muzikë. Është shumë e lehtë të drejtohet gishti nga dikush dhe të bëhet tabelëqitje, por, edhe pse po rikthehem në muzikë, unë e kuptoj shumë mirë se çfarë është e ndaluar dhe e lejuar në besimin tim, dhe besoj se nuk kam arsye t’i jap llogari askujt për vendimet e mia, përveç Krijuesit tim”.
Në fund, Fero shprehu bindjen se e vërteta do të dalë në pah dhe se një ditë vajza e tij do të kuptojë se kush kishte të drejtë dhe kush kishte faj. Ai falënderoi besimtarët që e kanë mbështetur dhe përfundoi me një mesazh frymëzues.
“Sido që të shkojë puna me padrejtësinë time, një ditë muzika dhe gjithçka që do të bëj do të shkojnë në veshin e Ninës, dhe atëherë vajza ime do të kuptojë kush kishte faj dhe kush kishte të drejtë. Jam falënderues ndaj besimtarëve të besimit tim që më kanë mbështetur dhe më kanë ndihmuar në momente të vështira. Në fund, të gjithë ne jemi të gabueshëm, ndërsa i pagabueshëm dhe i përsosur është vetëm Zoti i Lartësuar”.
Këto deklarata të Feros kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa fansat presin zhvillimet e mëtejshme lidhur me situatën e tij personale dhe rikthimin në muzikë. /Telegrafi/
Fero, edhe pse deklaroi kohë më parë se nuk do bënte më muzikë, ka ndryshuar mendje.
Ditën e sotme ai publikoi disa pjesë të projektit më të ri muzikor, e cila duket se i drejtohet ish-partneres së tij Arbenita Ismajlit, proceseve ligjore rreth kujdestarisë së vajzës, e po ashtu edhe personave të tjerë.
“Se kam pa qikën që tetë muaj… i qoj të fala motrës së presidentes”,- thotë Fero në këngë.
Ju kujtojmë se Fero përmendi motrën e presidentes Vjosa Osmani, pasi ajo është avokatja e ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli.
Në imazhet e publikuara, vërehet se bashkëshortja e tij e re nuk është e mbuluar, ndryshe nga faza e mëparshme e jetës së Feros, kur ai u tërhoq nga muzika dhe u përkushtua ndaj fesë.
Ndërkohë, “Prive” ka zbuluar edhe një fotografi të gruas së re të Feros, duke vënë në dukje një ngjashmëri të madhe të saj me Arbenita Ismajlin, ish-gruan e tij të parë.
Ashtu sikur Arbenita, edhe bashkëshortja e re e Feros është modele.
Ish-reperi kosovar Feronit Shabani – Fero ka bërë të ditur se është martuar për herë të dytë. Lajmi u konfirmua nga vetë ai përmes disa postimeve në rrjetet sociale.
Në imazhet e publikuara, vërehet se bashkëshortja e tij e re nuk është e mbuluar, ndryshe nga faza e mëparshme e jetës së Feros, kur ai u tërhoq nga muzika dhe u përkushtua ndaj fesë.
Ndërkohë, emisioni “Prive” ka zbuluar edhe një fotografi të gruas së re të artistit, duke vënë në dukje një ngjashmëri të madhe të saj me Arbenita Ismajlin, ish-gruan e tij të parë.
Nita Bajrami
Sikurse Arbenita, edhe bashkëshortja e re e Feros është modele.
Ky lajm ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale, pasi martesa e parë e Feros me Arbenitën kishte qenë shumë e përfolur, sidomos pas ndarjes së tyre.
Nita Bajrami
Megjithatë, ish-reperi duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale. /Telegrafi/
Ish-reperi Feronit Shabani, i njohur ndryshe si Fero, i ka dhënë fund beqarisë pas divorcit të bujshëm nga modelja Arbenita Ismajli, disa muaj më parë. Lajmi për martesën e ka dhënë vetë Fero përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan “Just married” ose “Të sapomartuar”.
Pas këtij lajmi, Arbenita është shfaqur e mërzitur me lot në sy në Instastory.
Ish-reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin “Fero”, ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, për akuzat që ka ngritur ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli ku sipas tij, kjo e fundit nuk e lejonte të takonte vajzën e tyre, Ninën. Mirëpo, Fero ka shokuar publikun teksa mes këtyre trazirave ka treguar se
Fero Fera ka zbuluar se ish-partnerja e tij, Arbenita Ismajli ka pasur një abort para vajzës së tyre.
Pjesë nga intervista:
Ester Bylyku: Ajo tentativa e bukur, me ato fjalët e bukura që ke thënë ka qenë tentativa e fundit?
Fero Fera: Të të them të drejtën edhe atëherë kam pasur dyshimet e mija, edhe gjatë kohës kur kemi qenë bashkë, sepse kanë ndodhur disa gjëra mes meje dhe saj. Pasi bëmë vajzën, se më para ajo ka pasur një herë abort me mua.
Ester Bylyku: I ndodhi padashje apo vendosi vetë?
Fero Fera: Nëse ti ke një here abort dhe të dytën here ke vajzë apo djalë, a është prej qejfit apo prej zorit? Domethënë aborti është prej zorit.
I ftuar në puntatën e mbrëmjes së sotme në emisionin “Glamour Zone”, ishte ish-reperi I njohur, Fero Fera, i cili zbuloi të vërtetën e tij, në lidhje me ish-partneren, Arbenitën. Ai theksoi se nuk e ka dhunuar asnjëherë, përveç në një rast, ku sipas tij, ajo i’a ka kërkuar vetë.
Fero u shpreh se kur kanë qenë në dashuri, teksa kanë qenë duke pare filmin “50 shades of Gray”, Arbenita i ka kërkuar të sillet si aktori kryesor.
Pjesë nga intervista:
Ester Bylyku: Është edhe diçka që ne e shohim kudo në internet. Bëhet fjalë për një urdhër mbrojtje që ish-bashkëshortja ka ndaj teje.
Fero Fera: Në Maqedoni?
Ester Bylyku: Po, është një urdhër mbrojtje që ajo ka ndaj teje.
Fero Fera: E ka kërkuar urdhër mbrojtje. Gjatë vitit 2023 në korrik, kthehem unë në shtëpi. Po të tregoj historinë se pse kam qenë unë në burg. Se edhe në burg kam qenë padrejtësisht. Unë e kam nuhatur se kohët e fundit ajo u mundonte me më inçizuar, tinëz dhe u mundonte me nxjerr fakte. E mësonin motrat e veta, për të më marr bvajzën. Gjithçka ishte e planifikuar prej saj. Mi bëri disa pyetje. Po, që na ka ndodhur njëherë me nënën e vajzës, ku unë kam ushtruar një lloj dhune ndaj saj. Ka qenë kur kemi qenë në dashuri dhe kemi qenë duke parë filmin “50 shades of Gray”. E kemi pare filmin dhe ajo donte të veproja unë si aktori. Ka ndodh një marrëdhënie dhe kur ndodhi ajo ka fotografuar veten. Ato foto I ka ruajtur.
Ester Bylyku: Sigurisht, e dhunuar nga ty.
Fero Fera: Ajo e ka lyp. A je duke më kuptuar? E ka fotografuar veten dhe unë mendova se ka qejf të shikoj veten në atë mënyrë. Gjithsesi, në ditën kritike, unë pasha Allahun, e bëj Allahun be, nuk kam ushtruar dhunë ndaj saj.
Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka zgjedhur t’i përgjigjet ish-bashkëshortit të saj, reperit Fero, pas deklaratave të tij thumbuese mbi pushimet e saj në Dubai.
Arbenita, e cila po shijon pushimet me vajzën e saj dhe një person misterioz, u përfol nga Fero se ka një “të dashur të ri”, të cilin ai e quajti me ironi “Hasani”. Fotot e publikuara, duket se i janë dërguar Feros nga dikush tjetër, dhe reperi nuk ngurroi të reagojë, duke ndarë një imazh nga pelegrinazhi i tij në Mekë dhe duke shkruar se për të “mjafton vetëm Zoti”.
Ndërkohë, Arbenita ka reaguar me humor dhe ironi. Në një postim nga Lindja e Mesme, ajo shfaqet e buzëqeshur dhe shkruan: “Kur unë jam raciste ndaj arabëve, por prapë shkoj në Arabi për të bërë umrah”, një deklaratë që duket të jetë një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Feros dhe qëndrimeve të tij.