Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dorëhiqet ministri holandez/ Parlamenti nuk votoi sanksionet që ai propozoi ndaj Izraelit

Ministri i Jashtëm i Holandës, Caspar Veldkamp, ​​dha dorëheqjen pasi nuk arriti të siguronte votat e nevojshme në parlament për të vendosur sanksione të reja ndaj Izraelit për luftën në Gaza.

Veldkamp kishte informuar parlamentin e vendit se kishte ndërmend të sillte masa të reja kundër Izraelit, por nuk arriti të siguronte mbështetjen e partnerëve të tij të koalicionit.

61-vjeçari, ish-ambasadori në Izrael u tha gazetarëve se mendonte se nuk ishte në gjendje ta zbatonte i vetëm qëndrimin dhe të ndjeke një rrugë që e konsideron të nevojshme.

Pas dorëheqjes së Veldkamp, ​​anëtarët e mbetur të kabinetit të partisë së tij të qendrës së djathtë, Kontrata e Re Sociale, gjithashtu dhanë dorëheqjen, duke e lënë qeverinë holandeze në rrëmujë.

Në qershor të këtij viti, qeveria e mëparshme u rrëzua pasi partia e ekstremit të djathtë u tërhoq nga koalicioni katërpartiak i vendit për shkak të një grindjeje në lidhje me imigracionin.

Tre partitë e mbetura qëndruan në një qeveri të përkohshme deri në mbajtjen e zgjedhjeve në tetor.

Qeveria holandeze po përballet me një presion në rritje, për të ndryshuar politikat e saj ndaj Izraelit.

Muajin e kaluar, mijëra njerëz demonstruan në stacionet e trenave në të gjithë vendin, duke mbajtur tenxhere dhe tiganë për të sinjalizuar mungesën e ushqimit në Gaza.

/ abcnews.al /

PD: Zgjedhje të reja në Tiranë/ Nënkryetari i Këshillit Bashkiak: Bashkia po keqmenaxhohet nga drejtuesit e komanduar

Vjeshta po afron, dhe bashkë me të edhe fati i Bashkisë së TIranës. Me Erion Veliajn 7 muaj tashmë në qeli, opozita nga krahu tjetër ka gjetur zgjidhjen për karrigen e kryebashkiakut.

Nënkryetari demokrat i këshillit bashkiak, Dorian Teliti kërkon zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës.

“Partia Demokratike e konsideron këtë situatë të papranueshme dhe rikujton qytetarët dhe institucionet se qeverisja pa votë është uzurpim, jo demokraci. Ndaj ne ritheksojmë kërkesën tonë të qartë: zgjidhja e vetme për të rikthyer normalitetin dhe funksionimin demokratik në Bashkinë e Tiranës është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe. Pa zgjedhje te lira, nuk ka zgjidhje!  “

Sipas Telitit, Bashkia e Tiranës prej arrestimit të Erion Veliaj, ka shënuar një regres me kryebashkiakën e komanduar, ndaj dhe zgjidhja  e vetme është vetëm vota.

“Tirana është sot pasqyra më e qartë e një qeverisjeje vendore të degraduar, të kapur nga interesa të ngushta politike, ku përfaqësimi është zëvendësuar nga emërimi, dhe transparenca nga arroganca. Bashkia e Tiranës po përballet tani me një krizë të rëndë të qeverisjes së saj financiare dhe buxhetore. Sipas të dhënave zyrtare të vetë bashkisë për 7 muajt e parë të vitit 2025, vihet re një shpërdorim flagrant i taksave të qytetarëve.”

Pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, grupi i këshilltarëve bashkiakë të PD dorëzuan në Bashkinë e Tiranës një kërkesë për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale.

Cuditërisht, të dyja palët, si PD dhe PS, në mbledhjet e fundit të këshillit bashkiak, kwrkeswn e kanw mënjanuar, ndërsa në distance Erion Veliajn, Sali Berisha e mbron, kurse Edi Rama e injoron Megjithatë, nga fjalët tek veprat, duket se të dy janë dakord, se Bashkia nuk mund të vazhdojë më të drejtohet nga një kryebashkiak në qeli, por të shkojë në zgjedhje të parakohshme. / abcnews.al /

Vrau gruan, pranga shqiptarit/ Pandeli Nakoleci u arrestua në një parking në qendër të Volosit

Një krim brenda familjes ka tronditur Greqinë. Një shqiptar, 40 vjeç, vrau gruan e tij 36-vjecare, me të cilën kishte katër fëmijë dhe me pas u arratis.

Krimi ndodhi në pallatin ku jetonte familja në rrugën Konstanta ne Volos. Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan debatin.

Më pas, burri, dyshohet se vrau gruan e tij gjithashtu shqiptare me një objekt të mprehtë dhe u largua menjëherë nga vendi i krimit. E gjithë skena brutale është zhvilluar në sy të katër fëmijëve te mitur te çiftit. Autori i krimit, ndërtues me profesion, doli me vrap nga pallati pasi kreu aktin e rende, nderkohe qe eshte arrestuar te shtunen në një parking në qendër të Volosit. Sipas autoriteteve policore nuk ka pasur histori dhune në familje, megjithatë, autori i krimit ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor. Hetimet kane nisur, ndërsa autoritetet po ndërtojnë dinamiken e plote te ngjarjes për te përcaktuar shkaqet që çuan në vrasjen e gruas.

/ abcnews.al /

Shpendi shënon në debutim/ Sulmuesi kuqezi realizon në javën e parë në Serinë B

Kristian Shpendi e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Itali. Sulmuesi shqiptar shënoi që në javën e parë të Serisë B, ndërsa skuadra e tij Çezena fitoi 3-1 në Peskarë. Miqtë patën epërsi gjatë gjithë kohës, ndërsa Shpendi realizoi për avantazhin 2-1 në nisje të pjesës së dytë.

Sulmuesi 22-vjeçar ishte I dalluar edhe sezonin e kaluar në Serinë B duke shënuar 11 herë, por pastaj pësoi një dëmtim që e pengoi për një kohë te gjatë. Ish-ylli I Shqipërisë U21 shpreson të jetë protagonist edhe këtë vit, dhe të ngjitet në elitën e futbollit italian, qoftë në radhët e Çezenës, apo edhe duke kaluar në ndonjë skuadër tjetër.

Aksident në Maqedoninë e Veriut/ Kërçovë, humbin jetën dy adoleshentë shqiptarë

Dy adoleshente me origjinë shqiptarë humbën jetën në një aksident tragjik pranë fshatit Kolibar të Kërçovës në Maqedoninë e Veriu.

Policia tha se ngjarja ndodhi pasditen e 21 gushtit në një rrugë lokale në fshatin Kolibari. Një adoleshente 15 vjece, duke drejtuar një motoccikletë me targa të Kërccovës, humbi kontrollin dhe doli nga rruga. 15 vjecarja dhe pasagjerja e saj e mitur nga fshati Greshnicë, rajoni i Kërçovës, humbën jetën nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit.

Eriona Ramadani dhe Albina Abazi ishin nxënëse në shkollën e mesme të muzikës “Drita”. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, shkolla shprehu ngushëllimet për familjet e vajzave dhe tha se ngjarja ka i ka tronditur tej mase.

“Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi. Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm”, thuhet në reagimin e shkollës.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e Kërçovës, ndërsa autoritetet lokale po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik. / abcnews.al /

Gjermania diskuton mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë

Në Gjermani po debatohet mundësia e dërgimit të ushtarëve për një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse në Ukrainë, pas sugjerimeve për një takim të mundshëm mes Presidentit rus, Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Forca e tillë do të vendosej në vend për të garantuar që luftime të reja të mos rifillojnë.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, thekson se Gjermania duhet të përqendrohet kryesisht te forcimi i ushtrisë ukrainase për të parandaluar sulmet e ardhshme, por ai nuk përjashton pjesëmarrjen e vendit të tij në një mision paqeruajtës. Megjithatë, partitë e tjera në koalicion, veçanërisht socialdemokratët (SPD), shprehen të kujdesshëm dhe paralajmërojnë kundër vendimeve të nxituara.

Mbështetja publike për dërgimin e trupave gjermanë është e ulët. Sipas një sondazhi të realizuar nga Civey, 51% e qytetarëve janë kundër, ndërsa vetëm 36% mbështesin një mision të tillë. Politikanët konservatorë nga Gjermania lindore dhe partitë e majta, si Partia e Majtë dhe AfD, janë më të ashpër në kundërshtimin e idesë, duke e parë atë si të rrezikshme për vendin.

Ekspertët dhe analistët politikë vlerësojnë se në këtë moment debati mbi dërgimin e trupave paqeruajtëse mbetet kryesisht teorik, pasi nuk ka asnjë tregues konkret se Putini është i gatshëm të përfundojë luftën.

Dashuria italiane e Asllanit/ Lojtari kuqezi sërish nuk u nda nga futbolli në Apenine

Një tjetër fillim I ri, si gjithmonë me buzëqeshje.

Kristian Asllani është tashmë lojtar I Torinos, duke fituar duelin e vullneteve me Interin e tij, e duke mbetur sërish në Itali.

Mesfushori I kombëtares shqiptare hodhi poshtë kalimin tek Betisi në Spanjë, dhe mund të thuhet se për të ekziston një “dashuri” italiane.

Ylli kuqezi, që sot është 23 vjeç, ka provuar vetëm futbollin në Apenine gjatë gjithë karrierës, e ndoshta do t’i jetë besnik deri në fund.

Fillimet I pati tek Empoli, pasi u largua nga Shqipëria në moshën 2-vjeçare, duke u regjistruar në Akademinë e klubit toskan.

Nga viti 2012 deri në 2021 ishte me ekipet e moshave, duke provuar kampionatin italian madje edhe Championsin për të rinj, e më në fund, kur ishte 18-19 vjeç u bë pjesë e ekipit të parë të Empolit.

Hyri me vrull në Serinë A, dhe spikati pikërisht në “tempullin” “San Siro” duke I shënuar gol Interit, destinit të tij të ardhshëm.

Klubi zikaltër nuk vonoi ta merrte dhe pagoi 15.7 milionë euro, më shumë sesa vlerësimi virtual në tregun e futbollit që ishte 12 milionë.

Me zikaltërit luajti 99 ndeshje, shënoi 4 gola e shërbeu 5 asistë, por dihet se nuk u bë kurrë lojtar titullar.

Kjo, edhe pse trajneri I ri Kristian Kivu e aktivizoi si titullar në të katër ndeshjet e Kupës së Botës për Klubet.

Betis u refuzua, me Bolonjën nuk pati dakordësi, ndërsa akordi I Interit me Torinon është për huazim njëvjeçar kundrejt pagesës 1.5 milionë euro, dhe pagimit të 11.5 milionë eurove të tjera verën e ardhshme.

Ka zëra se shuma e transferimit mund të arrijë në 15 milionë euro, ndërsa rroga e Asllanit besohet se shkon deri në 2 milionë euro në sezon.

Ai ka kontratë 1-vjeçare, me mundësi rinovimi për tre sezone të tjera. / abcnews.al /

Premier “vishet” blu/ Chelsea fiton 5-1 derbin e Londrës në fushën e “çekiçave”

Nuk ishte e lehtë, por klasi për diferencën.

Çelsi jo më kot fitoi Kupën e Botës për Klubet duke mundur 3-0 Paris SG në tokën amerikane, dhe ja ku e shfaqi fytyrën e tij të vërtetë.

Blutë e Londrës lanë pas barazimin zhgënjyes të javës së parë të Premier Ligës angleze ndaj Kristël Palasin duke fituar thellësisht derbin e radhës të kryeqytetit.

Uest Hem u shkatërrua 5-1 në fushën e vet, dhe skuadra e trajnerit Enco Mareska u duk krejt tjetër në krahasim me atë që nuk shënoi dot asnjë gol një javë më parë.

“Çekiçat” shënuan të parët që në 6’ me anë të brazilianit, Lukas Paketa.

Zhoao Pedro barazoi në 15’, pastaj Pedro Neto shtoi golin e dytë dhe Enco Fernandez vulosi shifrat 3-1 që në pjesën e parë.

Pas pushimin, detyrën e përfunduan Moises Kaisedo dhe Trevoh Çalobah, madje pa kaluar as një orë lojë.

Çelsi ka potencial të madh e padyshim që pritet rival I kampiones në fuqi të Anglisë, Liverpul, apo edhe I pretendentëve të tjerë për titull si Arsenali apo Mançester Siti, pa folur për të tjerët.

Ish-ekipi I Armando Brojës vazhdon të bëhet gjithnjë e më I fortë, siç e tregoi në Kupën e Botës për klubet ku u ngjit në majë të planetit. / abcnews.al /

Tension mes dy Koreve/ Ushtarët e Phenianit kaluan kufirin, Seuli përgjigjet me armë

Korea e Jugut ka konfirmuar se më herët gjatë javës qëlloi me armë për të paralajëmruar ushtarët e Koresë së Veriut, të cilët kaluan kufirin tokësor mes dy vendeve.

Incidenti ndodhi teksa Koreja e Veriut po punon vazhdimisht që nga viti i kaluar për të mbyllur përgjithmonë kufirin e saj me Jugun.

Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut thanë në një deklaratë se disa trupa të Koresë së Veriut që punonin në rajonin kufitar kaluan vijën e demarkacionit ushtarak midis dy vendeve rreth orës 15:00 sipas orës lokale në Seul të marten. Ushtria e Seulit përdori një mitraloz për të qëlluar më shumë se 10 të shtëna paralajmëruese drejt ushtarëve të të vendit fqinj, të cilët më vonë u kthyen në very të vijës.

Ngjarja u bë publike teksa Presidenti i ri i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, u largua nga Seuli të shtunën për një vizitë në Tokio dhe Uashington.

Media shtetërore e Koresë së Veriut i quajti të shtënat një provokim të qëllimshëm dhe Pheniani ka akuzuar Seulin se rrezikon tensione të pakontrollueshme.

Një rrip toke i quajtur Zona e Demilitarizuar ndan veriun dhe jugun, dhe incidentet që rrisin tensionet nuk janë të pakëta. Kufiri nuk është i rrethuar dhe tabelat rrugore janë të mbuluara nga bimësia e dendur.

Dy Koretë kanë qenë të ndara që nga përfundimi i Luftës Koreane në vitin 1953.

Ato nuk nënshkruan një traktat paqeje dhe për këtë arsye teknikisht kanë mbetur ende në luftë që atëherë, megjithëse kanë kaluar vite që kur secila palë e ka bombarduar tjetrën. / abcnews.al /

Helmimi i zjarrfikësve/ Njerëzit që luftojnë me flakët: Të ekspozuar ndaj gazrave të rëndë

Në luftë me zjarret në temperature ekstreme, sakrifica për të shpëtuar jetë dhe pronën e shqiptarëve. Në këto ditë verë kemi parë se forcat zjarrfikëse, heronjtë e heshtur përballen me rreziqe të mëdha në çdo ditë të punës. Në çdo zjarr, ata nuk rrezikohen vetëm nga flakët, por edhe nga tymi dhe gazrat toksikë që çlirohen gjatë emetimit.

Jorgo Canollari, prej 5 vitesh punon si zjarrëfikës në qarkun e Tiranës.

“Jemi në Damian, morëm sinjalin se ka flakë, kemi 40 minuta që po e shuajmë….

Në qindra aksione të kryera për shuarjen e zjarreve, 35 vjeçari tregon vështirësitë e hasura në terren. Përveç temperaturave të larta dhe përballjes me flakët, ai thotë se shpesh herë është gjendeur në vështirësi edhe nga intoksikimi për shkak të tymit.

“Ne me intoksikim përballemi çdo ditë në punë. Ndjejmë marrje mednsësh, vështirësi në frymëmarrje,  dhimbje koke”…

Mjekja toksikologe në QSUT, Esmeralda Thoma shpjegon se intoksikimi i zjarrëfikësve ndodh për shkak të ekspozimit për një kohë të gjatë ndaj gazrave të ndryshme që emetohen në ajër, siç është ai i monoksidit të karbonit.

“Nëse flasim në rastet e monoksidit të karbonit në ambientet e jashtme siç ka ndodh në rastet e zjarrit, si rasti i komisarit, në këto raste ndodh, për të çlirimit të sasis së madhe të monoksidit të karbonit, për njësi kohe. Rrjedhimisht individi është i ekspozuar në sasi të madhe monoksidi në njësi kohe”.

Për zjarrëfikësit, zjarret në bodrume janë më të vështirat për tu shuar, ndërsa për bluzat e bardha ambjentet e mbyllura shihen më të rrezikuara për intoksikim, për shkak se sasia e gazrave toksik është më i lartë. Toksikologia Thoma shpjegon shenjat që shfaqë një individi në rastet e helmimit nga tymi.

“Ambientet e bodrumeve janë më të vështira për ne….”

“Shenjat klinike që fillojn janë jo specifike, karakterizohen nga marrje mend, ndjesi të vjella, dobësim. Dhe me kalimin e kohës e të sasisë së ekspozimit të monoksidit të karbonit, shenjat klinike avancojnë. Derisa mund të shkojë në gjendje kome apo në vdekje, është vrasës i heshtur, pacienti nuk e kupton asnjë momentë, vetëm në rastet kur dikush tjetër qëllon aty, sidomos në ambjentet e mbyllura.”

Helmimet nga gazrat toksik nuk kanë pasoja afatgjata. Megjithatë, për punonjësit e zjarrëfikësve, të cilët janë të ekspozuar vazhdimisht ndaj këtyre rreziqeve, mjekët thonë se pasojat shkojnë deri në humbje të përkohëshme të kujtesës.

“Problemi i intoksikimit me monoksid karboni, është afatshkurtër, thjeshtë koha ku qëndron zjarrëfikësi apo një indivit tjetër në atë ambjent ku është duke u emetuar dioksid karboni. Aty është i gjithë rreziku…. Në rast se aty kalohet ky rrezik, nxirret personi koshient nga ai ambjent ku emetohet monoksidi i karbonit, pasojat do ishin të përgjithshme. Irritim të rrugëve respiratore të sipërme, me kollë e tështima, dhimbje koke e cila persiston pas kalimit të situatës akute të rrezikëshme, dhimbja mund të jetë edhe 1-2 javë, jo problematike.”

Në çdo rast zjarri, mjekët këshillojn largimin nga vendi ku ka emetim gazi, ndërsa për zjarrëfikësit rekomandojn veshje specifike kundra gazit, dhe konsumimi i sa më shumë lëngjëve për hidratim e vetëpastrim të organizmit. / abcnews.al /

Aksident në New York/ Përmbyset autobusi me turistë aziatikë, 5 viktima

Pesë persona humbën jetën pasi një autobus turistik që po kthehej nga ujërvara e Niagarës u përmbys në perëndim të Nju Jork.

Shumica e personave 54 që ishin në autobus ishin nga India, Kina dhe Filipinet. Disa u hodhën nga automjeti, dhe të tjerë mbetën të bllokuar brenda për disa orë.

Zyrtarët e policisë dyshojnë se shoferi i autobusit u shpërqendrua dhe humbi kontrollin duke dalë jashtë rrugës e duke rënë në një kanal.

Shkaku i përplasjes është ende nën hetim, por problemet mekanike janë përjahstuar. Hetuesit nuk kanë vendosur ende nëse do të ngrenë akuza për rastin.

Pasagjerët ishin të moshës midis një dhe 74 vjeç dhe disa fëmijë ishin në mjet në kohën e aksidentit dhe policia beson se shumica nuk kishin vendosur rripa sigurie.

Të paktën 30 persona u dërguan në spitale me një sërë lëndimesh nga kritike deri te të lehta. Disa kishin lëndime në kokë dhe dhe thyerje kockash, ndërsa të tjerë ishin në gjendje të qëndrueshme.

Autobusi turistik po kthehej në Nju Jork nga ujëvarat e famshme në kufirin SHBA-Kanada, kur u përplas midis Buffalos dhe Rochesterit. (Roçester)

Autostrada ndërshtetërore u bllokua përkohësisht pas aksidentit dhe zyrtarët u bënë thirrje shoferëve të shmangnin zonën. Disa ambulanca dhe helikopterë mbërritën në vendngjarje për të marrë të plagosurit. / abcnews.al /

Akuzohet për disa vepra penale në Spanjë/ Laç, arrestohet 40-vjeçari me katër identitete

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL-it, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 58”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin Gj. Gj., alias Gj. M., alias Gj. R., alias Gj. R., 40 vjeç, lindur në Lezhë.

Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.

Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes. / abcnews.al /

Radhë automjetesh në Qafë Thanë/ Dy doganat shqiptare dhe maqedonase kanë shtuar sportelet

Kjo e shtunë ka shënuar fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Numri i lartë i udhëtarëve është regjistruar si në hyrje ashtu edhe në dalje të territorit shqiptar.

Siç shihet në këto pamje, dhjetëra automjete kanë krijuar radhë në të dyja kahet, duke shtuar kohën e pritjes për udhëtarët.

Për të përballuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin, autoritetet kufitare shqiptare dhe ato të Maqedonisë së Veriut po punojnë me 8 sportele aktive në total.

Sipas burimeve zyrtare, masat synojnë të menaxhojnë më mirë lëvizjet e shtuara, që lidhen kryesisht me fundjavën dhe periudhën e pushimeve verore.

Megjithatë, pritjet vijojnë të mbeten një shqetësim për udhëtarët që kalojnë në këtë nyje të rëndësishme kufitare, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

/ abcnews.al /

Dominim bavarez në start/ Bayern nuk ka mëshirë as për rivalin Leipzig, fiton 6-0

Këta dy vjet i pati disa probleme.

Bajerni u detyra të kapitullonte në 2024, kur kampion doli Leverkusen, si dhe të lodhej ca edicionin e kaluar, kur e rimori titullin pikërisht në garë me “aspirinat”.

Këtë herë duket se do të jetë ndryshe.

Edhe pse është luajtur vetëm ndeshja e parë, dhe janë në rradhë 33 të tjera, sërish mënyra sesi u fitua në “Alianc Arenë” ishte domethënëse.

Një rival direkt si Lajpcigu u shkatërrua 6-0, dhe nuk pati vend për dyshim.

Bavarezët arritën epërsinë 3-0 që në pjesën e parë kur dy gola i shënoi Olise dhe një sulmuesi I ardhur nga Liverpuli, Luis Diaz.

Pas pushimit, në “katedër” u ngjit kapiteni I Anglisë, Harri Kejn.

Sulmuesi kryesor I Bajernit realizoi tri herë e duket se do të jetë përsëri favoriti për të fituar Këpucën e artë në Bundesligë.

Skuadra e trajnerit Vinsent Kompani pati epërsi të madhe, dhe Lajpcigu bëri vetëm një gjuajtje në portë ndaj 10 të vendasve, që mbajtën topin 63 për qind.

Tifozët padyshim që kanë shpresë për fitoren e kampionatit, por sidomos për triumfin në Champions. / abcnews.al /

Lirimi i hapësirave publike/ IKMT: Në dy muaj çlirohen mbi 53 mijë metra katrorë të zaptuar

Në dy muaj aksion, janë liruar 53 mijë m2 hapësira publike të zaptuara prej vitesh. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka bërë bilancin nga qershori deri në gusht, pas urdhërit të kryeministrit Rama për operacionin “Çlirimi”.

Janë lliruar 1408 hapësira publike. Thirrjes për çmontime vullnetare i janë përgjigjur vetëm 1 mijë e 167 qytetarë, ndërkohë deri më tani janë ekzekutuar vetëm 241 vendime.

Ndërkohë subjektet të cilat janë njoftuar janë 1785. Nga të dhënat rezulton se mbeten ende dhe disa qindra të pabindur të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjes për çmontim vullnetar, por presin fadromat, me shpresën se qeveria do i harrojë.

Por qytetarët nuk harrojnë lehtë. Prej dy javësh, nga hapja e platformës hapësira ime publike, janë 6812 raste të denoncuara nga syri vigjilent i tyre.

 1746 raste janë zgjidhur nga IMT dhe Policia, kurse 5066 mbeten ende në process.

Por përveç subjekteve të pabindura, në këtë aksion po haset pengesë edhe nga vetë gjyqtarët e pabindur, të cilët u kanë dalë në krah ndërtuesve të paligjshëm, si gjyqtarët administrativë, Klarent Demiri apo dhe Hazbi Balliu, të cilët kanë thyer edhe heshtjen disa vjeçare të kryeministrit Rama ndaj vendimeve të Gjykatave. / abcnews.al /

 

Dhunuan dhëndrin për motive të dobëta/ Malësi e Madhe, në pranga babai dhe dy djemtë

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shkuan menjëherë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale:

u arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup. / abcnews.al /

❌