Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare Saimir Maloku, inxhinieri i shquar dhe ish-i burgosuri politik.
Maloku, student i dalluar dhe inxhinier i talentuar, vuajti padrejtësisht 9 vite në burgjet e Burrelit dhe Spaçit, pas një gjyqi të montuar nga regjimi komunist, duke u akuzuar si spiun dhe agjent i huaj.
Ai ishte një qendrestar antikomunist dhe bashkëvuajtës me figura të shquara si Dom Simon Jubani, At Zef Pllumi dhe Kardinal Ernest Simoni.
âJeta dhe tregimi i Saimir Malokut janĂ« dĂ«shmi tĂ« gjalla tĂ« mizorisĂ« dhe dhunĂ«s sĂ« diktaturĂ«s komuniste. Ai pĂ«rfaqĂ«son rezistencĂ«n dhe guximin e shqiptarĂ«ve pĂ«r liri dhe dinjitetâ shprehet Besim Ndregjoni, President i Unionit MbarkombĂ«tar pĂ«r Integrimin e Burgosurve dhe PĂ«rndjekurve Politik tĂ« ShqipĂ«risĂ«.
Saimir Maloku do të mbahet mend si një intelektual i shquar, një inxhinier i talentuar dhe një qytetar që luftoi për lirinë e medias dhe të qytetarëve gjatë një periudhe të errët të historisë shqiptare.
Reagimi i plote i Besim Ndregjonit
U SHUA INGJ. SAJMIR MALOKU, ISH-I BURGOSUR POLITIK BURREL-SPAĂ!
U nda nga ne bashkĂ«vuajtĂ«sit e tij, nga Tirana e dashur, tiranasi inxhinier Sajmir Maloku, ai qĂ« i solli TiranĂ«s me shpikjen e tij Kanaçen, kur qytetarĂ«t e TiranĂ«s shihnin kanalet televizive italiane! U shua studenti qĂ« mbaroi me medalje ari arsimin e lartĂ«, inxhinieri i talentuar qĂ« e nisi jetĂ«n e tij me dije dhe nĂ« fund regjimi diktatorial e burgosi nĂ« Burrel dhe Spaç! Tirana ka njĂ« intelektual mĂ« pak, njĂ« qendrestar antikomunist mĂ« pak, njĂ« tiranas tĂ« mirĂ« e tĂ« ditur mĂ« pak! Ai qĂ« u printe para bashkĂ«vuajtĂ«sve tĂ« vet nĂ« shkurt tĂ« â91 nĂ« rrĂ«zimin e monumentit tĂ« diktatorit!
Saimir Maloku sot përbën një dëshmi të gjallë të vuajtjes dhe mbijetesës në ferrin komunist shqiptar. Maloku, me ekzistencën dhe tregimin e ferrit të tij, përpiqet të na rrëfejë e dëshmojë mizorinë e komunizmit, pashpirtmërinë, ligësinë, çmendurinë, paligjshmërinë e sistemit, torturën e dhunën dhe mbi të gjitha ashpërsinë e egërsinë deri në kafshëri të sistemit komunist që tmerroi shqiptarët për 50 vjet.
Saimir Maloku u akuzua prej regjimit komunist si spiun i 17 vendeve kapitaliste dhe agjent i anglezëve në veçanti. Me profesion inxhinier elektronik në ushtri, Saimir Maloku u përndoq, u hetua, u shantazhua nga 120 spiunë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe 9 hetues të regjimit. Saimir Maloku vuajti 9 vjet në burgjet më të egra dhe më të frikshme të diktaturës.
Përveç dënimit, Maloku familjarisht vuajti po kaq vite survejim, gjurmim, përgjime dhe inskenime nga Sigurimi i Shtetit, bisha e tmerrshme që mbante në këmbë diktaturën staliniste nëpërmjet frikës, panikut, përndjekjes, dhunës, arrestimeve dhe tmerrit që ajo shkaktonte ngado. Pas gjyqit të fals, Saimir Maloku u mbajt për 200 ditë nën tokë, nën ujë e baltë, i fshehur prej komunistëve, në një kohë që familja e kërkonte në të gjitha burgjet e Shqipërisë.
Saimir Maloku u burgos pĂ«r 9 vite nga ish-Sigurimi i Shtetit nĂ«n akuzĂ«n e agjitacionit dhe propagandĂ«s pĂ«r shkak tĂ« shpikjes sĂ« njĂ« pajisjeje Kanoçe qĂ« shĂ«rbente si antenĂ« televizioni pĂ«r tĂ« parĂ« stacione tĂ« huaja, pĂ«r tĂ« cilat komunizmi i ndalonte rreptĂ«sisht. NĂ« komunizĂ«m duhej parĂ« dhe ndjekur vetĂ«m ato qĂ« thoshte Partia e PunĂ«s. Ădo tentativĂ« tjetĂ«r tĂ« dĂ«rgonte direkt nĂ« burg. NĂ«se nuk i bindeshe partisĂ«, ishe armiku mĂ« i poshtĂ«r i klasĂ«s dhe pushtetit, partisĂ« e popullit.
Komunizmi kontrollonte gjithçka e çdo gjë, deri edhe te shijet e njerëzve. Gjithçka që nuk mirtohej nga partia-shtet shpallej e ndaluar, e rrezikshme dhe e dënueshme. Bashkëvuajtës të Saimir Malokut ishin Dom Simon Jubani, At Zef Pllumi, Imzot Frano Ilia, Dom Ndoc Sahatçija, Kardinal Ernest Simoni, Kardinal Mikel Koliqi, Dom Nikollë Mazreku etj. Dëshmi persekutimi në ferrin komunist si e Saimir Malokut e shumë shqiptarëve që vuajtën padrejtësisht janë pasqyrë e errët e tmerrit diktatorial.
Nxjerrja në dritë e kësaj errësire makabre është një çlirim jo vetëm për shpirtin e atyre që vdiqën, por edhe të atyre që qëndruan heroikisht si Saimir Maloku e mijëra bashkëvuajtës të kohës!
Lamtumirë mik, bashkëvuajtës qendrestar, Sajmiri ynë!
Besim Ndregjoni
President i Unionit Mbarkombëtar për Integrimin e Burgosurve dhe të Përndjekurve Politik të Shqipërisë
The post U burgos padrejtësisht nga regjimi komunist, ndërron jetë inxhinieri Saimir Maloku appeared first on Albeu.com.