Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Takimi me emisarët francezë, Krasniqi: PDK votoi për zhbllokimin e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka zhvilluar të mërkurën një takim me të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, si dhe ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se në këtë takim u diskutua për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

“E falënderova për vëmendjen që Franca i kushton Kosovës dhe rajonit tonë, sidomos në këto kohë sfidash globale. E ritheksova se rruga më e drejtë dhe më e shpejtë për të mbyllur kapitullin e Ballkanit Perëndimor është integrimi sa më i shpejtë i vendeve tona në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka shtuar se në takim u fol edhe për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për rëndësinë e funksionimit të institucioneve.

“Biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për nevojën që vendi ynë të ecë përpara, me institucione funksionale dhe me dialog konstruktiv. Në këtë drejtim, e njoftova emisarin Troccaz që si PDK, ne kemi dhënë kontributin tonë, si përgjegjësi politike, por edhe si vetëdije institucionale, duke votuar kryetarin e Kuvendit në funksion të zhbllokimit të situatës”, ka deklaruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Takimi me emisarët francezë, Krasniqi: PDK votoi për zhbllokimin e Kuvendit appeared first on Sinjali.

Përplasjet e vjetra mes Dimal Bashës e Liburn Aliut: Nga akuzat për ‘mafinë e betonit’, te rikujtimi se VV e votoi vet Ligjin

Dorëheqja e Liburn Aliut nga posti i ministrit të Infrastrukturës, pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, ka rikthyer në vëmendje një nga përplasjet e tyre të hapura në Kuvend.

Bëhet fjalë për seancën e 8 dhjetorit të vitit 2022, ku Basha, atë kohë deputet i opozitës, e kishte akuzuar Aliun se po mbron interesat e “mafias së betonit”, lidhur me projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

“Cili është interesi që një ndërtimtar ta legalizojë ndërtesën? Qikjo s’është parimore, dhe kjo s’duhet me shku përpara”, ishte shprehur Basha para deputetëve.

Ai kishte shtuar se “puna kryesore e këtij ligji është se e bën amnistimin e këtyre keqpërdoruesve që ndonjëherë janë quajtur edhe ‘mafi e betonit’. Këta jo që nuk dënohen por legalizohen”.

Në sallë, Aliu kishte replikuar menjëherë duke i kërkuar Bashës të mos devijonte nga e vërteta, duke kujtuar se ky ligj ishte votuar fillimisht edhe nga vetë Lëvizja Vetëvendosje.

”E para po filloj nga çështja a ka ndryshuar Liburni? Ky ligj në leximin e parë është votu nga Lëvizja Vetëvendosje. Në leximin e dytë, as LVV e LDK nuk e ka votu, për shkak se e ka bojkotuar asokohe PAN-in. Prandaj kur të folni, thuajeni të vërtetën e saktë”, kishte thënë Aliu.

Ai kishte këmbëngulur se qëndrimi i tij ka qenë i njëjtë që nga viti 2018: ”Pra ju sapo thatë që Liburni ka deklaruar ndryshe, e po deklaron sot ndryshe. Atë ditë kam deklaru njëjtë sikurse sot, pra viti 2018, njëjtë e deklaroj edhe sot. Projektligj i padrejtë, por i domosdoshëm”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përplasjet e vjetra mes Dimal Bashës e Liburn Aliut: Nga akuzat për ‘mafinë e betonit’, te rikujtimi se VV e votoi vet Ligjin appeared first on Sinjali.

Dorëheqja që shkaktoi tërmet: Liburn Aliu, një nga shtyllat e VV-së dhe krahu i djathtë i Kurtit që nga fillesat

Zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit ka dhënë sinjalet e para të pakënaqësive brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, vendim që e ka bërë publik përmes një shkrimi në rrjetet sociale. Arsyeja, siç ka deklaruar ai, është zgjedhja e Bashës në krye të Kuvendit.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim. Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, ka thënë Aliu.

Dorëheqja e tij shihet si një lëvizje e rëndësishme, sidomos pasi Aliu ishte një nga figurat e hershme të Vetëvendosjes. Ai, së bashku me Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën, kishte nisur rrugëtimin politik nga organizata KAN, e cila më pas u shndërrua në Vetëvendosje.

“Nga viti 2002 ka qenë ideja e konceptit të vetëvendosjes”, kishte deklaruar Aliu më herët në një intervistë.

Ai shpesh ka treguar se si shumica e aktivistëve kishin lënë punët e tyre për t’iu përkushtuar organizatës, duke u mbështetur vetëm në forcat e tyre dhe në sakrificat personale.

Megjithatë, raportet e tij me VV-në kohët e fundit kanë qenë të ftohta. Madje edhe gjatë seancës së djeshme të Kuvendit, u vu re mungesë entuziazmi në mimikat e disa deputetëve pas zgjedhjes së Bashës.

Ndaj Aliut kanë nisur edhe kritika të ashpra nga përkrahës të partisë, ndërsa ai në të kaluarën ka qenë i përfolur për disa dyshime në afera korruptive, përfshirë atë të ambalazhuesve të ujit, për të cilën raportohej se po hetohej nga Prokuroria Speciale. Asnjë masë ndaj tij nuk ishte ndërmarrë nga VV-ja.

Pak kohë më parë, nga partia ishte larguar edhe dhëndri i tij, Berat Lahu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dorëheqja që shkaktoi tërmet: Liburn Aliu, një nga shtyllat e VV-së dhe krahu i djathtë i Kurtit që nga fillesat appeared first on Sinjali.

Suedia shpall listën për ndeshjet me Slloveninë dhe Kosovën – mungon Zeneli

Suedia ka shpallur listën për ndeshjet me Slloveninë dhe Kosovën, të vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Pjesë e listës janë edhe yje si Alexander Isak, Viktor Gyokeres.

Mungon Besfort Zeneli që kishte lënë Kosovën për Suedinë.

U21-truppen till EM-kvalets två första matcher 🙌

🇸🇪-🇦🇲 | 5 sep
🇲🇪-🇸🇪 | 9 sep pic.twitter.com/nPI1c90Tm3

— Svensk Fotboll (@svenskfotboll) August 27, 2025

Nu inleds resan mot VM 2026 🔥

🇸🇮-🇸🇪 | 5 sep
🇽🇰-🇸🇪 | 8 sep pic.twitter.com/0JFVHwUyMi

— Svensk Fotboll (@svenskfotboll) August 27, 2025

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Suedia shpall listën për ndeshjet me Slloveninë dhe Kosovën – mungon Zeneli appeared first on Sinjali.

Kina refuzon kërkesën e Trumpit për bisedime për denuklearizim: Ee paarsyeshme dhe jorealiste

Pekini zyrtar ka bërë të ditur të mërkurën se është “e paarsyeshme dhe jorealiste” t’i kërkohet vendit të marrë pjesë në negociatat për çarmatimin bërthamor me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë.

Guo Jiakun, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, i bëri këto komente pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se kishte diskutuar kontrollin e armëve bërthamore me homologun rus, Vladimir Putin, dhe dëshironte që edhe Kina të përfshihej.

“Forcat bërthamore të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara nuk janë aspak në të njëjtin nivel, dhe mjedisi strategjik i sigurisë dhe politikat bërthamore të të dy vendeve janë krejtësisht të ndryshme.”, theksoi Guo.

Ai shtoi se Kina ndjek një politikë pa përdorim të parë të armëve bërthamore dhe një strategji të vetëmbrojtjes, duke theksuar se Pekini nuk do të përfshihet në një garë armatimesh me asnjë vend tjetër.

“Vendet me arsenalet më të mëdha bërthamore duhet të përmbushin me zell përgjegjësitë e tyre të veçanta prioritare për çarmatimin bërthamor.”, shtoi zëdhënësi kinez.

Trump, nga ana e tij, i ka thënë gazetarëve se denuklearizimi është një qëllim shumë i madh, duke shtuar se Rusia është e gatshme dhe se edhe Kina do të ishte e gatshme të merrte pjesë. “Duhet t’i ndalojmë armët bërthamore. Fuqia është shumë e madhe.”, ka thënë presidenti amerikan.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Malajzisë ka bërë të ditur muajin e kaluar se Kina do të nënshkruajë një traktat të Azisë Juglindore që ndalon armët bërthamore në rajon sapo dokumentacioni të jetë gati.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kina refuzon kërkesën e Trumpit për bisedime për denuklearizim: Ee paarsyeshme dhe jorealiste appeared first on Sinjali.

I dehur dhe me shpejtësi të lartë, përplasi për vdekje dy motrat në Shqipëri – 23-vjeçari mbetet në burg

Tre ditë pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë–Delvinë, ku humbën jetën motrat, Rozina dhe Ela Dhimaku dhe ngeli e plagosur rëndë Antonela Zhupa, gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë për drejtuesin e mjetit “Audi”, 23-vjeçarin Kevin Norra.

Në seancën e zhvilluar prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj, kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi.

Norra u ndalua menjëherë pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e të dielës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe parakalim të gabuar.

I dehur, me shpejtësi skëterrë përplasi për vdekje dy

Sipas policisë, Nora, banues në Fier, ngiste makinën e tij, tip Audi, në gjendje të dehur. Për këtë arsye ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, njofton a2cnn, transmeton Sinjali.

Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën  1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, sqaroi policia. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I dehur dhe me shpejtësi të lartë, përplasi për vdekje dy motrat në Shqipëri – 23-vjeçari mbetet në burg appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet lokale, KQZ-ja decertifikon 12 kandidatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për decertifikimin e disa kandidatëve që më parë ishin certifikuar. Disa prej tyre janë zëvendësuar me kandidatë të tjerë.

Vendimet e marra janë si më poshtë:

Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve dhe certifikim 3 kandidatëve tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje për Zgjedhjet Lokale;

Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve dhe certifikim 2 kandidatëve tjerë nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Zgjedhjet Lokale;

 Vendim për decertifikim e 3 kandidatëve nga GUXO për Zgjedhjet Lokale;

Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve nga Alternativa për Zgjedhjet Lokale;

Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Bashkimi Demokratik për Zgjedhjet Lokale;

Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Kosovski Savez për Zgjedhjet Lokale;

Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Koalicija VAKAT për Zgjedhjet Lokale;

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet lokale, KQZ-ja decertifikon 12 kandidatë appeared first on Sinjali.

Abdixhiku takon zyrtarët francez: LDK-ja s’mbështet praktika që dëmtojnë funksionimin kushtetues  

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim emisarin e Francës për Ballkanin, René Troccaz, së bashku me ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guérot, raporton Gazeta Sinjali.

Abdixhiku njoftoi se gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend dhe situata aktuale, duke theksuar sfidat me të cilat po përballet Kosova, nga bllokada institucionale deri te pasojat e qeverisjes populiste.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, z. René Troccaz, si dhe ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot.

Gjatë bisedës sonë diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën aktuale, veçanërisht sfidat me të cilat po përballet Kosova – nga bllokada institucionale deri te pasojat e qeverisjes populiste – si dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj gjendjeje. Theksova qartë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mbështet praktika që dëmtojnë funksionimin kushtetues dhe normalitetin institucional të vendit. Ata që e kanë nisur këtë rrugëtim, duhet të marrin përgjegjësinë për krizat që i shkaktojnë me vetëdije.

Në fund, shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese dhe për rolin e rëndësishëm të saj në mbështetjen e integrimit evropian të vendit tonë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku takon zyrtarët francez: LDK-ja s’mbështet praktika që dëmtojnë funksionimin kushtetues   appeared first on Sinjali.

Alessandro Florenzi pensionohet nga futbolli në moshën 34 vjeçare

Mbrojtësi italian, Alessandro Florenzi, ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli profesionist në moshën 34-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere të shquar që zgjati më shumë se një dekadë.

Florenzi e filloi udhëtimin e tij profesional te Roma, ku regjistroi mbi 200 paraqitje dhe madje shërbeu si kapiten i ekipit. I njohur për shkathtësinë e tij, ai luajti si mbrojtës i djathtë dhe mesfushor, duke fituar reputacionin si një lojtar dinamik dhe i besueshëm.

Karriera e tij përfshinte gjithashtu periudha huazimi te Crotone, Valencia, Paris Saint-Germain dhe AC Milan.

Në nivel ndërkombëtar, Florenzi arriti të fitojë UEFA Euro 2020 me Italinë dhe titullin e Serie A me AC Milan në vitin 2022.

Në një mesazh të përzemërt në Instagram, ai falënderoi familjen, shokët e ekipit, trajnerët dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë karrierës së tij: “Sot themi lamtumirë, por ju gjithmonë do të jeni pjesë e imja.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Alessandro Florenzi pensionohet nga futbolli në moshën 34 vjeçare appeared first on Sinjali.

Në 27 vjetorin e rënies, Osmani kujton heroin Ismet Rrahmani: Liria dhe arsimi janë vlera të shenjta

Në 27-vjetorin e rënies së tij, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar dhe kujtuar heroin Ismet Rrahmani, i cili jetën e tij ia kushtoi arsimimit të brezave dhe lirisë së atdheut, raporton Gazeta Sinjali.

Në një njoftim të Presidencës thuhet: “Në 27 vjetorin e rënies, nderojmë dhe kujtojmë Ismet Rrahmanin, heroin që jetën e tij ia kushtoi arsimimit të brezave dhe lirisë së atdheut. Ai ishte një veprimtar arsimi i devotshëm dhe më pas veprimtar i shquar në luftën për çlirim.”.

Presidentja Osmani ka theksuar se idealet që e drejtuan Ismet Rrahmanin nuk shuhen.

“Idealet që e drejtuan heroin Ismet Rrahmani nuk shuhen, ngase çdo veprim i tij është kujtesë se liria dhe arsimi janë vlera të shenjta që duhet ruajtur. Duke kujtuar jetën dhe veprën e tij, ruajmë trashëgiminë dhe frymëzojmë brezat e ardhshëm.”, thuhet mes të tjerash.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Në 27 vjetorin e rënies, Osmani kujton heroin Ismet Rrahmani: Liria dhe arsimi janë vlera të shenjta appeared first on Sinjali.

Një 16-vjeçar vetëvritet në SHBA, pas konsultimit me ChatGPT – prindërit akuzojnë platformën

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kaliforni, ku një adoleshent 16-vjeçar, Adam Raine, i dha fund jetës së tij.

Pas kësaj tragjedie, prindërit e tij kanë ngritur një padi ndaj kompanisë OpenAI, duke pretenduar se platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT, ka luajtur një rol aktiv në vendimin fatal të djalit të tyre.

Sipas raportimit të NBC News, pas vdekjes së Adamit, prindërit zbuluan se ai kishte zhvilluar dhjetëra biseda me ChatGPT-në, përfshirë diskutime të detajuara mbi mënyrat për të kryer vetëvrasje.

Adam e kishte përdorur ChatGPT-në fillimisht për ndihmë në mësime dhe për t’u përballur me vetminë. Por, sipas prindërve, bisedat morën një kthesë të rrezikshme, duke u fokusuar te temat depresive dhe vetëvrasja. ChatGPT, thuhet në padi, nuk ndërhyri dhe nuk ndaloi bisedën, edhe pse Adam shprehu qartë qëllimet e tij.

Familja Raine ka ngritur një padi në Gjykatën e Lartë të San Franciskos ndaj OpenAI dhe drejtuesit të saj, Sam Altman. Në dokumentet ligjore, ata pretendojnë se kompania dështoi të vendosë masa mbrojtëse efektive për përdoruesit e mitur dhe ofroi informacion potencialisht të rrezikshëm që ndikoi drejtpërdrejt në vendimin fatal të Adamit.

Babai i tij, Matt Raine, tha: “Ai do të ishte ende me ne po të mos ishte për ChatGPT-në. Jam 100 për qind i bindur për këtë.”.

Sipas tij, platforma nuk i kishte ofruar asnjë ndihmë reale psikologjike dhe nuk e kishte orientuar drejt ndihmës profesionale, përkundrazi, kishte lehtësuar procesin.

Në një deklaratë për mediat, OpenAI tha se është thellësisht i tronditur nga ngjarja dhe shpreh keqardhje për humbjen tragjike.

Kompania shton se ChatGPT përmban disa mekanizma sigurie, si sugjerimi për të kontaktuar linjat e ndihmës, por pranon se ato mund të mos jenë gjithmonë të mjaftueshme në raste të rënda emocionale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një 16-vjeçar vetëvritet në SHBA, pas konsultimit me ChatGPT – prindërit akuzojnë platformën appeared first on Sinjali.

Klubi italian merr vendimin për sulmuesin kosovar

Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku, nuk është më në planet e Fiorentinës, raporton të mërkurën mediumi rus “Euro-Football”.

Klubi italian kishte shfaqur më parë interesim për Dakun, sulmuesin e Rubin Kazanit, me raportime që flisnin për një transferim prej 20 milionë eurosh. Por tashmë, interesimi i Fiorentinës ka zbehur, dhe nuk ka oferta konkrete për futbollistin.

Megjithatë, trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, nuk e ka përjashtuar largimin e Dakut. Ai është pyetur nëse skuadra mund të mbetet pa sulmuesin kosovar:

“Nuk jemi gati. Ne kemi vetëm dy sulmues. Kjo nuk do të duhej të ndodhte në një klub me synime. Por nëse ka një ofertë specifike, nuk do të jemi në gjendje të bëjmë asgjë,” ka thënë Rakhimov.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Klubi italian merr vendimin për sulmuesin kosovar appeared first on Sinjali.

Vetoja e presidentit polak kundër ndihmave për refugjatët ukrainas shkakton stuhi politike

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, e ka përdorur veton kundër një projektligji për ndihma për refugjatët ukrainas, duke shkaktuar stuhi politike në këtë vend të Evropës Qendrore, i cili është një nga aleatët më të afërt të Kievit në luftën kundër pushtuesit rus.

Nawrocki, i cili shpesh ka ngritur çështje të ndërlikuara historike midis Varshavës dhe Kievit, e përdori të martën veton ndaj një projektligji që, duke filluar nga 1 tetori, do t’ua mohonte refugjatëve ukrainas në Poloni të drejtën për të punuar.

Sipas kritikëve, ky veprim i tij do të bëjë që refugjatët të bëjnë punë të padeklaruar dhe Qeveria polake do të humbë të ardhura nga taksat si pasojë.

Të hënën, Nawrocki paraqiti gjithashtu plane për ta kufizuar qasjen e refugjatëve ukrainas në përfitimet për fëmijë dhe kujdesin shëndetësor.

I zgjedhur pas një fushate që pasqyronte disa prej politikave të presidentit amerikan, Donald Trump, Nawrocki ka premtuar një politikë “Polonia e Para”, duke përfshirë vendosjen e kufizimeve për të drejtat e të huajve në vendin që është anëtar i BE-së dhe NATO-s.

Politikani konservator u zgjodh pasi mposhti ngushtësisht në rundin e dytë kryetarin liberal të Varshavës, Rafal Trzaskowski, në zgjedhjet e 1 qershorit.

Rezultati i zgjedhjeve përbënte një goditje të rëndë për kryeministrin Donald Tusk, i cili është aleat i ngushtë i Trzaskowskit dhe mbështetës i zëshëm i Ukrainës.

Edhe vetë Nawrocki ka shprehur mbështetje për Ukrainën në luftën kundër forcave pushtuese ruse. Por, ai ka thënë se i është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO, një qëndrim që duket se polakë po e ndajnë gjithnjë e më shumë, njofton rel.

Megjithëse në përgjithësi e mbështesin betejën e Kievit kundër Rusisë, shumë polakëve u ka humbur durimi me fluksin e rreth 1.5 milionë refugjatëve të luftës nga Ukraina dhe kostot e lidhura me ta.

Vendimet e Nawrockit kanë nxitur kritika nga mbështetësit e Ukrainës brenda Qeverisë polake.

“Vendimi i tij minon stabilitetin e ekonomisë, kohezionin social, detyrimet ndërkombëtare të Polonisë dhe sigurinë e të gjithë vendit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme të Polonisë.

Ministria shtoi se vendimi për të vënë veton ndaj projektligjit për ndihmën për refugjatët ukrainas mund të krijojë shpenzime shtesë prej 2.18 miliardë dollarësh, duke ushtruar trysni shtesë mbi një buxhet tashmë të tendosur.

“Askujt nuk do t’i sjellë përfitim kjo veto. Të ardhurat e buxhetit do të jenë më të ulëta dhe shpenzimet më të larta se tani”, thuhet më tej në deklaratë.

Zëvendëskryeministri Krzysztof Gawkowski shkroi në X se “në Rusi janë të lumtur me përpjekjet e presidentit Nawrocki për ta bllokuar mbështetjen për Ukrainën!”

“Nuk na është dashur të presim gjatë për veprimet e presidentit të ri që mbështesin imperializmin rus”, shtoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetoja e presidentit polak kundër ndihmave për refugjatët ukrainas shkakton stuhi politike appeared first on Sinjali.

Si u votuan nënkryetarët e Kuvendit nga komunitetet në vitin 2021?

Bllokada e radhës ka ardhur te Kuvendi i Kosovës, duke shkaktuar pengesa në procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve. Megjithatë, një situatë e ngjashme nuk kishte ndodhur në vitin 2021.

Kryesuesi i atëhershëm, Avni Dehari, gjatë seancës konstituive, pranohej se zgjedhja e nënkryetarëve nga komunitetet bëhet me një votim.

Tashmë, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, gjatë seancës ka deklaruar se komunitetet nuk kanë konsensus për një votim, andaj zgjedhja u krye me dy votime.

Dehari kishte thënë atëherë: “Vazhdojmë me zgjedhjen e dy nënkryetarëve të Kuvendit, një nga radhët e komunitetit serb, dhe një nga radhët e komuniteteve të tjera joshumicë. Zgjedhja e tyre bëhet me një votim. Deputetët që mbajnë vende të garantuara për komunitetin serb propozojnë një deputet për nënkryetar, dhe deputetët e komuniteteve tjera, propozojnë një deputet për nënkryetar.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Si u votuan nënkryetarët e Kuvendit nga komunitetet në vitin 2021? appeared first on Sinjali.

Emisari i BE-së thekson rëndësinë e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari special i BE-së për dialogun midis Kososvës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka thënë se i dëgjoi me kujdes bashkëbiseduesit e tij në Serbi, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për shkak të njerëzve në terren.

Sorensen tha se kishte zhvilluar bisedime përgatitore në Beograd për takimet e ardhshme si pjesë e dialogut.

“Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, sot isha në Beograd për bisedime përgatitore për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut. I dëgjova me kujdes bashkëbiseduesit e mi dhe theksova rëndësinë e normalizimit për hir të njerëzve në terren”, ka theksuar Sorensen, në platformën sociale, X.

Sorensen gjatë vizitës në Kosovë më 6 gusht ku ka takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, ka kërkuar implementimin e marrëveshjeve.

Ai në një adresim për media, pas takimeve, pati deklaruar se për shkak të situatës aktuale politike në Kosovë gjërat mund të marrin më shumë kohë.

Kurti pas takimit me Sorensenin pati deklaruar se ka kërkuar më shumë mirënjohje për përpjekjet e Kosovës në integrimin e komunitetit serb.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Emisari i BE-së thekson rëndësinë e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë appeared first on Sinjali.

Konfirmohet raportimi i Sinjalit – Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Drenas: Shoferi humbi kontrollin

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur pas mesnate në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Korroticë të Drenasit, ku ka humbur jetën një person.

Sinjali mësoi se si pasojë, ka mbetur i lënduar rëndë shoferi Arian Bogaj, 49-vjeçar.

Raportimin e Sinjalit e konfirmoi edhe Policia e Kosovë, ku bëri të ditur se “deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që gjate lëvizjes shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur në shiritin e majte te rrugës.”.

Tutje bëhet e ditur se në vendngjarje kanë arritur ekipet emergjente, të cilët e kanë marrë personin e lënduar dhe e kanë transportuar për trajtim mjekësor. Megjithatë, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet relevante policore për të hetuar shkaqet tjera të aksidentit, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë do të dërgohet në obduksion.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Konfirmohet raportimi i Sinjalit – Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Drenas: Shoferi humbi kontrollin appeared first on Sinjali.

Pas deklaratës së ish-partneres, Shpat Kasapi ia kthen “goditjen” me këngë

Pas një deklarate të gjatë dhe emocionale të Selvije Jao, ish-partneres së tij, e cila u bë virale në rrjete sociale, këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka zgjedhur një mënyrë indirekte për të reaguar.

Kasapi publikoi në Instagram një pjesë nga balada e tij e vjetër “Sherrin ma bane”, duke ndarë në story vargje që flasin për dhimbje dhe dashuri të humbur.

“Sherrin ti ma bane, për së gjalli më ke mbyt. Malli më merr me t’i pa sytë. Shenjë për jetë ma lae, je mbush me gjynahe, se t’kam dasht me mish e shpirt.”, dëgjohet në pjesën e këngës që ai ka shpërndarë, duke lënë të kuptohet se mund të jetë një mesazh i fshehur.

Ndërkohë, Selvije Jao ka publikuar një reflektim të gjatë me rastin e ditëlindjes së saj, ku shkruan se këtë vit e ka gjetur më e fortë, më e qetë dhe e vendosur të ndërtojë një jetë të re për veten dhe djalin e saj, Roelin.

Ajo thekson se nuk do të heshtë më përballë padrejtësive emocionale dhe se dëshiron t’i ofrojë djalit një shtëpi plot dashuri dhe siguri.

“Dita ime e lindjes më gjeti në qetësi dhe paqe absolute. Faleminderit Zotit që më ka bërë ta dua veten aq shumë sa të mos pranoj minimumin nga askush,” shkruan Jao, duke theksuar se tashmë po nis një kapitull të ri, të ndërtuar mbi sinqeritet dhe respekt.

Në një nga deklaratat e saj më të forta, ajo shton: “Do t’i mësohet dashuria e sinqertë, pa kushte, dhe se një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas deklaratës së ish-partneres, Shpat Kasapi ia kthen “goditjen” me këngë appeared first on Sinjali.

I dërguari i Trumpit: Lufta e Gazës duhet të zgjidhet deri në fund të vitit

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, ka thënë të martën se presidenti Donald Trump do të kryesojë një takim mbi situatën në Gazë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, duke shtuar se Uashingtoni pret që konflikti i Izraelit në territorin palestinez të zgjidhet deri në fund të vitit.

“Ne mendojmë se do ta zgjidhim këtë në një mënyrë ose në një tjetër, sigurisht para fundit të këtij viti.”, ka thënë Witkoff.

Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të takohet gjithashtu me ministrin e Jashtëm izraelit, Gideon Saar, në Uashington të mërkurën.

Trumpi kishte premtuar një fund të shpejtë të luftës në Gazë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024 dhe pas marrjes së detyrës në janar, por pothuajse shtatë muaj pas fillimit të mandatit, ky qëllim i deklaruar mbetet i pakapshëm.

Mandati i tij ka filluar me një armëpushim që zgjati dy muaj, por përfundoi më 18 mars kur sulmet izraelite vranë rreth 400 palestinezë. Në javët e fundit, imazhet e palestinezëve të uritur në Gaza, përfshirë fëmijë, kanë tronditur botën dhe kanë nxitur kritika ndaj Izraelit për përkeqësimin e kushteve.

Witkoff ka theksuar se Izraeli është i hapur për të vazhduar diskutimet me grupin militant palestinez Hamas. Ai ka shtuar se edhe Hamasi kishte sinjalizuar se ishte i hapur për një zgjidhje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I dërguari i Trumpit: Lufta e Gazës duhet të zgjidhet deri në fund të vitit appeared first on Sinjali.

Policia rrethon dhe arreston 22-vjeçarin nga Burreli me 2 kallashnikovë në tunelin e Murrizit – Pamje

Një 22-vjeçar nga Burreli është kapur në flagrancë në tunelin e Murrizit, ndërsa po vinte drejt Tiranës, me dy armë kallashnikov në veturë.

Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se armët ishin të destinuara për t’u shitur grupeve kriminale në kryeqytet.

Oficerët e Komisariatit Nr. 4, pasi morën informacion për shtetasin që po qarkullonte me armë në automjet nga Burreli drejt Tiranës, organizuan operacionin e koduar “Tuneli”, duke i zënë pritë dhe arrestuar të riun në tunelin e Murrizit.

“Gjatë operacionit, në tunelin e Murrizit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtonte 22-vjeçari, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën të fshehura në bagazh, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra për to.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas po i transportonte armët në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.”, thuhet mes të tjerash.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia rrethon dhe arreston 22-vjeçarin nga Burreli me 2 kallashnikovë në tunelin e Murrizit – Pamje appeared first on Sinjali.

E dhimbshme: Ky është 49-vjeçari që humbi jetën pas aksidentit në fshatin Korroticë të Drenasit

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur pas mesnate në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Korroticë të Drenasit, ku ka humbur jetën një person.

Sinjali raporoti se rreth orës 02:00 të datës 27 gushtit, një veturë e tipit Toyota Corolla ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është rrokullisur në shiritin e majtë të rrugës.

Sinjali mëson se si pasojë, ka mbetur i lënduar rëndë shoferi Arian Bogaj, 49-vjeçar, i cili fillimisht është transportuar me autoambulancë në QMF të Komoranit, por mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij në orën 03:10.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, hetuesit dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion.

Hetimet rreth shkaqeve të aksidentit janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E dhimbshme: Ky është 49-vjeçari që humbi jetën pas aksidentit në fshatin Korroticë të Drenasit appeared first on Sinjali.

❌