Në luftë me zjarret në temperature ekstreme, sakrifica për të shpëtuar jetë dhe pronën e shqiptarëve. Në këto ditë verë kemi parë se forcat zjarrfikëse, heronjtë e heshtur përballen me rreziqe të mëdha në çdo ditë të punës. Në çdo zjarr, ata nuk rrezikohen vetëm nga flakët, por edhe nga tymi dhe gazrat toksikë që çlirohen gjatë emetimit.
Jorgo Canollari, prej 5 vitesh punon si zjarrëfikës në qarkun e Tiranës.
“Jemi në Damian, morëm sinjalin se ka flakë, kemi 40 minuta që po e shuajmë….
Në qindra aksione të kryera për shuarjen e zjarreve, 35 vjeçari tregon vështirësitë e hasura në terren. Përveç temperaturave të larta dhe përballjes me flakët, ai thotë se shpesh herë është gjendeur në vështirësi edhe nga intoksikimi për shkak të tymit.
“Ne me intoksikim përballemi çdo ditë në punë. Ndjejmë marrje mednsësh, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke”…
Mjekja toksikologe në QSUT, Esmeralda Thoma shpjegon se intoksikimi i zjarrëfikësve ndodh për shkak të ekspozimit për një kohë të gjatë ndaj gazrave të ndryshme që emetohen në ajër, siç është ai i monoksidit të karbonit.
“Nëse flasim në rastet e monoksidit të karbonit në ambientet e jashtme siç ka ndodh në rastet e zjarrit, si rasti i komisarit, në këto raste ndodh, për të çlirimit të sasis së madhe të monoksidit të karbonit, për njësi kohe. Rrjedhimisht individi është i ekspozuar në sasi të madhe monoksidi në njësi kohe”.
Për zjarrëfikësit, zjarret në bodrume janë më të vështirat për tu shuar, ndërsa për bluzat e bardha ambjentet e mbyllura shihen më të rrezikuara për intoksikim, për shkak se sasia e gazrave toksik është më i lartë. Toksikologia Thoma shpjegon shenjat që shfaqë një individi në rastet e helmimit nga tymi.
“Ambientet e bodrumeve janë më të vështira për ne….”
“Shenjat klinike që fillojn janë jo specifike, karakterizohen nga marrje mend, ndjesi të vjella, dobësim. Dhe me kalimin e kohës e të sasisë së ekspozimit të monoksidit të karbonit, shenjat klinike avancojnë. Derisa mund të shkojë në gjendje kome apo në vdekje, është vrasës i heshtur, pacienti nuk e kupton asnjë momentë, vetëm në rastet kur dikush tjetër qëllon aty, sidomos në ambjentet e mbyllura.”
Helmimet nga gazrat toksik nuk kanë pasoja afatgjata. Megjithatë, për punonjësit e zjarrëfikësve, të cilët janë të ekspozuar vazhdimisht ndaj këtyre rreziqeve, mjekët thonë se pasojat shkojnë deri në humbje të përkohëshme të kujtesës.
“Problemi i intoksikimit me monoksid karboni, është afatshkurtër, thjeshtë koha ku qëndron zjarrëfikësi apo një indivit tjetër në atë ambjent ku është duke u emetuar dioksid karboni. Aty është i gjithë rreziku…. Në rast se aty kalohet ky rrezik, nxirret personi koshient nga ai ambjent ku emetohet monoksidi i karbonit, pasojat do ishin të përgjithshme. Irritim të rrugëve respiratore të sipërme, me kollë e tështima, dhimbje koke e cila persiston pas kalimit të situatës akute të rrezikëshme, dhimbja mund të jetë edhe 1-2 javë, jo problematike.”
Në çdo rast zjarri, mjekët këshillojn largimin nga vendi ku ka emetim gazi, ndërsa për zjarrëfikësit rekomandojn veshje specifike kundra gazit, dhe konsumimi i sa më shumë lëngjëve për hidratim e vetëpastrim të organizmit. / abcnews.al /