Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dërgohet në vuajtje të dënimit

Një person është arrestuar sot nga njësitë e stacionit policor të Fushë Kosovës për dy vepra penale: “Vjedhje të rëndë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia, B.S., mashkull 45-vjeçar, është dërguar në vuajtje të dënimit prej 2 vite e 20 ditë burgim, bazuar në dy urdhëresa gjykate.

“Policia e rajonit të Prishtinës do të vazhdoj ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.”, thuhet tutje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dërgohet në vuajtje të dënimit appeared first on Sinjali.

Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit, ambasada italiane pret formim të shpejtë të Qeverisë

Ambasada e Italisë në Kosovë ka mirëpritur zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, një ditë pas votimit që e vendosi në krye të Parlamentit.

Sipas reagimit të Ambasadës, ata presin me padurim konstituimin e plotë të institucioneve dhe formimin e shpejt të Qeverisë së re.

“Ne mirëpresim zgjedhjen e Dimal Bashës si Kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës dhe presim me padurim konstituimin e plotë të institucioneve dhe formimin e shpejtë të Qeverisë”, thuhet në reagimin e Ambasadës italiane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit, ambasada italiane pret formim të shpejtë të Qeverisë appeared first on Sinjali.

Haradinaj takon Troccaz: Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e Kosovës për liri dhe pavarësi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur emisarin e Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, ku kanë diskutuar për proceset në të cilat po kalon Kosova.

Haradinaj ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se në takim kanë biseduar mbi zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend.

“Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, dhe gjithashtu partnere e rëndësishme e vendit tonë në shumë fusha.

Në takim me z. René Troccaz, i dërguar special i Francës për Ballkanin Perëndimor, zhvilluam diskutim përmbajtësor lidhur me proceset në të cilat po kalon Kosova, si dhe për zhvillimet politike e të sigurisë në vend dhe në rajon.

Mirënjohës për angazhimin e z. Troccaz dhe për përkushtimin e shtetit francez ndaj Kosovës”, shkruan Haradinaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj takon Troccaz: Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e Kosovës për liri dhe pavarësi appeared first on Sinjali.

A është “KPop Demon Hunters” filmi më i shikuar i të gjitha kohërave në Netflix?

Filmi i animuar muzikor “KPop Demon Hunters” është bërë zyrtarisht filmi më i shikuar ndonjëherë në platformën transmetuese Netflix.

Prodhimi i kompanisë “Sony Pictures Animation” ka shtuar edhe 25.4 milionë shikime nga data 18 deri më 24 gusht, duke e çuar totalin e tij që prej premierës më 20 qershor në 236 milionë shikime.
Kështu, ai ka kaluar në krye të listës së filmave më të shikuar në gjuhën angleze në platformë, duke lënë pas filmin “Red Notice”.

Sipas Deadline, ajo që e bën edhe më mbresëlënës suksesin është fakti që ky nuk duket të jetë fundi i rrugëtimit për këtë film.

Filmi tashmë ka shënuar tre javë rresht me pothuajse 0 për qind rënie të audiencës, pas dy javëve të njëpasnjëshme me nga 26 milionë shikime.

Një shtysë tjetër i erdhi nga lansimi i “KPop Demon Hunters: The Sing-Along Event”, që pritet të sjellë rritje të re të shikueshmërisë.

Deadline po ashtu ka bërë të ditur se Netflix planifikon t’i bashkojë shifrat e shikueshmërisë së këtij versioni me filmin origjinal, ani se ato shfaqen si tituj të ndarë në platformë.

Ky version u shfaq edhe në kinema fundjavën e kaluar, ku arriti sukses të madh.

Filmi në fjalë mposhti “Weapons” duke dalë i pari në arkë filmike me 19 milionë dollarë.

“KPop Demon Hunters” ka edhe 24 ditë brenda dritares së tij 91-ditëshe të premierës për të vazhduar mbledhjen e shikimeve dhe për të rritur distancën me “Red Notice”, që kur u bënë 91 ditë kishte 230 milionë shikime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A është “KPop Demon Hunters” filmi më i shikuar i të gjitha kohërave në Netflix? appeared first on Sinjali.

Kurti e emëron ‘vajin në tepsi’ si U.D ministër të Drejtësisë

Zëvendësministri i deritanishëm, Blerim Sallahu me vendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është caktuar ushtrues i detyrës së ministrit të Drejtësisë.

Kjo pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Albulena Haxhiu është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit, pasi nuk i mori votat për pozitën e kryetares.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti e emëron ‘vajin në tepsi’ si U.D ministër të Drejtësisë appeared first on Sinjali.

Zjarr në Hajvali, digjen deponi me vetura dhe materiale të ndryshme

Një zjarr ka përfshirë deponinë e automjeteve dhe materiale të ndryshme pranë restorantit “Oda” në Hajvali, ka bërë të ditur Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi.

Gashi për Sinjalin tha se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se përveç veturës, në flakë ishin përfshirë edhe depozita me vetura, hekurari dhe materiale të ndryshme.

“Ekipet tona kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin në kohë, duke parandaluar përhapjen e tij në objekte të tjera përreth.”, tha ai.

Ai shtoi se situata tashmë është nën kontroll dhe zjarri është lokalizuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarr në Hajvali, digjen deponi me vetura dhe materiale të ndryshme appeared first on Sinjali.

Policia e shpall në kërkim Fidan Husmanin, kërkohet për 4.4 kg kokainë të kapur në Prizren

Gazeta Sinjali pati raportuar për hetimet e nisura më 11 gusht 2025 në Prizren, ku u kapën mbi 4.4 kilogramë kokainë dhe u arrestua Hevzi Krabaj rreth 31-vjeçar, të cilat u zgjeruan, kështu duke çuar në arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë rrjet.

Në mesin e të arrestuarve, siç mësoi Sinjali janë Isak Husmani rreth 57-vjeçar dhe Elmedina Rexhepi rreth 30-vjeçare, por hetimet po vazhdojnë për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit tjetër, Fidan Husmani, si pjesë e këtij grupi.

Lidhur me këtë rast, Policia e ka shpall në kërkim Fidan Husmanin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia e shpall në kërkim Fidan Husmanin, kërkohet për 4.4 kg kokainë të kapur në Prizren appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet lokale: Tri ditë para përfundimit të afatit numri i votuesve jashtë Kosovës arrin në gati në 30 mijë

Kanë mbetur vetëm tri ditë deri në përfundimin e afatit për aplikimin e votuesve me postë për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, nga data 23 korrik deri më 27 gusht, ora 09:00, përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar gjithsej 35,381 aplikime për regjistrim për votim me postë.

Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk kanë paraqitur njërin nga dokumentet që dëshmon adresën e tij jashtë Kosovës (dokument identifikues në të cilin është e shënuar adresa e banimit, vërtetim i adresës nga autoriteti lokal, kontratë të qirasë, faturë shërbimesh, dokument i lëshuar nga banka apo kompania e sigurimit, dokument që dëshmon adresën e personit tek i cili qëndrojnë përkohësisht, dëshmi tjetër banimi për rastet specifike (rezervim hoteli, konvikti, etj.)). Komunat me mbi 1 apo 2 mijë shtetas të regjistruar për votim me postë nga jashtë Kosovës janë: Gjakova (2,204), Suhareka (2,129), Dragashi (2,045), Prizreni (1,775), Deçani (1,659), Klina (1,643), Istogu (1,538), Vitia (1,291), Gjilani (1,256), Peja (1,193), Malisheva (1,145), Rahoveci (1,111) dhe Juniku (1,000). Gjermania (13,336) dhe Zvicra (7,132) janë shtetet me numrin më të madh të shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë nga jashtë vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet lokale: Tri ditë para përfundimit të afatit numri i votuesve jashtë Kosovës arrin në gati në 30 mijë appeared first on Sinjali.

Trump lë mënjanë inatin, uron fejesën e Taylor Swift dhe Travis Kelce: Uroj që të…

Fejesa e këngëtares Taylor Swift me yllin e Kansas City Chiefs, Travis Kelce, ka habitur fansat dhe jo vetëm, presidentin amerikan Donald Trump.

Pavarësisht tensioneve të mëparshme me Swift, Trump gjatë një takimi të kabinetit u shpreh urues ndaj çiftit:

“Travis është një lojtar i shkëlqyer dhe një njeri i mirë. Edhe Taylor është një person i mrekullueshëm. Uroj që të dy të jenë shumë të lumtur”, tha ai, duke lënë pas dore komentet kritike të kohëve të fundit, kur vetëm tre javë më parë e kishte cilësuar Swift si “jo më të nxehtë” dhe “këngëtare të zgjuar”.

Feuda mes Trump dhe Swift nisi në vitin 2018, kur këngëtarja mbështeti kandidatin demokrat Phil Bredesen për Senatin, duke nxitur reagime nga presidenti i atëhershëm. Megjithatë, lajmi i fejesës duket se ka zbutur tonet e tij.

Nga ana tjetër, Kelce nuk ka komentuar deklaratat e Trump. Para Super Bowl-it të këtij viti, ai kishte thënë se ishte gjithmonë nder të luante në prani të presidentit, pavarësisht se kush mban detyrën.

Çifti zyrtarizoi lajmin e fejesës përmes një fotografie romantike në rrjete sociale, të shoqëruar me humorin e tyre karakteristik: “Mësuesi juaj i Anglishtes dhe mësuesi i palestrës po martohen.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump lë mënjanë inatin, uron fejesën e Taylor Swift dhe Travis Kelce: Uroj që të… appeared first on Sinjali.

Papa Leoni me apel të fortë për fund të luftës në Gaza: Të lirohen pengjet

Papa Leoni i ka bërë të mërkurën një apel të fuqishëm komunitetit ndërkombëtar, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit gati dyvjeçar mes Izraelit dhe Hamasit.

Ai theksoi nevojën për një armëpushim të përhershëm, lirimin e pengjeve dhe sigurimin e ndihmës humanitare për civilët e prekur.

“Unë edhe një herë bëj një apel të fortë … në mënyrë që t’i jepet fund konfliktit në Tokën e Shenjtë, i cili ka shkaktuar kaq shumë terror, shkatërrim dhe vdekje”, tha Papa gjatë audiencës së tij javore në Vatikan.

“Unë lutem që të gjithë pengjet të lirohen, që të arrihet një armëpushim i përhershëm, që të lehtësohet hyrja e sigurt e ndihmës humanitare dhe që e drejta ndërkombëtare humanitare të respektohet plotësisht”, shtoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Papa Leoni me apel të fortë për fund të luftës në Gaza: Të lirohen pengjet appeared first on Sinjali.

‘Erdhi dita’: Mefail Bajqinovci rri, Liburn Aliu dhe Arbër Vokrri nuk kanë vend

Në shtator të vitit 2019, Mefail Bajqinovci dhe aktivistët e tjerë të Vetëvendosjes shfaqeshin energjikë dhe të vendosur, duke vizituar biznese dhe duke premtuar ndryshime, me bindjen se “erdhi dita”.

Sot, gjashtë vjet më vonë, realiteti tregon një tjetër tablo: Liburn Aliu, njëri nga themeluesit e VV-së dhe shoku i afërt i Albin Kurtit, dha dorëheqje nga posti i ministrit në Qeverinë Kurti, pa qenë më kandidat për deputet e as anëtar i kryesisë. Ndërkohë Arbër Vokrri, një tjetër emër i njohur i partisë dhe i protestave kundër PDK-së e LDK-së, është shkarkuar nga pozita e zëvendësministrit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ‘Erdhi dita’: Mefail Bajqinovci rri, Liburn Aliu dhe Arbër Vokrri nuk kanë vend appeared first on Sinjali.

Takimi me emisarët francezë, Krasniqi: PDK votoi për zhbllokimin e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka zhvilluar të mërkurën një takim me të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, si dhe ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se në këtë takim u diskutua për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

“E falënderova për vëmendjen që Franca i kushton Kosovës dhe rajonit tonë, sidomos në këto kohë sfidash globale. E ritheksova se rruga më e drejtë dhe më e shpejtë për të mbyllur kapitullin e Ballkanit Perëndimor është integrimi sa më i shpejtë i vendeve tona në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka shtuar se në takim u fol edhe për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për rëndësinë e funksionimit të institucioneve.

“Biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për nevojën që vendi ynë të ecë përpara, me institucione funksionale dhe me dialog konstruktiv. Në këtë drejtim, e njoftova emisarin Troccaz që si PDK, ne kemi dhënë kontributin tonë, si përgjegjësi politike, por edhe si vetëdije institucionale, duke votuar kryetarin e Kuvendit në funksion të zhbllokimit të situatës”, ka deklaruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Takimi me emisarët francezë, Krasniqi: PDK votoi për zhbllokimin e Kuvendit appeared first on Sinjali.

Përplasjet e vjetra mes Dimal Bashës e Liburn Aliut: Nga akuzat për ‘mafinë e betonit’, te rikujtimi se VV e votoi vet Ligjin

Dorëheqja e Liburn Aliut nga posti i ministrit të Infrastrukturës, pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, ka rikthyer në vëmendje një nga përplasjet e tyre të hapura në Kuvend.

Bëhet fjalë për seancën e 8 dhjetorit të vitit 2022, ku Basha, atë kohë deputet i opozitës, e kishte akuzuar Aliun se po mbron interesat e “mafias së betonit”, lidhur me projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

“Cili është interesi që një ndërtimtar ta legalizojë ndërtesën? Qikjo s’është parimore, dhe kjo s’duhet me shku përpara”, ishte shprehur Basha para deputetëve.

Ai kishte shtuar se “puna kryesore e këtij ligji është se e bën amnistimin e këtyre keqpërdoruesve që ndonjëherë janë quajtur edhe ‘mafi e betonit’. Këta jo që nuk dënohen por legalizohen”.

Në sallë, Aliu kishte replikuar menjëherë duke i kërkuar Bashës të mos devijonte nga e vërteta, duke kujtuar se ky ligj ishte votuar fillimisht edhe nga vetë Lëvizja Vetëvendosje.

”E para po filloj nga çështja a ka ndryshuar Liburni? Ky ligj në leximin e parë është votu nga Lëvizja Vetëvendosje. Në leximin e dytë, as LVV e LDK nuk e ka votu, për shkak se e ka bojkotuar asokohe PAN-in. Prandaj kur të folni, thuajeni të vërtetën e saktë”, kishte thënë Aliu.

Ai kishte këmbëngulur se qëndrimi i tij ka qenë i njëjtë që nga viti 2018: ”Pra ju sapo thatë që Liburni ka deklaruar ndryshe, e po deklaron sot ndryshe. Atë ditë kam deklaru njëjtë sikurse sot, pra viti 2018, njëjtë e deklaroj edhe sot. Projektligj i padrejtë, por i domosdoshëm”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përplasjet e vjetra mes Dimal Bashës e Liburn Aliut: Nga akuzat për ‘mafinë e betonit’, te rikujtimi se VV e votoi vet Ligjin appeared first on Sinjali.

Dorëheqja që shkaktoi tërmet: Liburn Aliu, një nga shtyllat e VV-së dhe krahu i djathtë i Kurtit që nga fillesat

Zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit ka dhënë sinjalet e para të pakënaqësive brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, vendim që e ka bërë publik përmes një shkrimi në rrjetet sociale. Arsyeja, siç ka deklaruar ai, është zgjedhja e Bashës në krye të Kuvendit.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim. Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, ka thënë Aliu.

Dorëheqja e tij shihet si një lëvizje e rëndësishme, sidomos pasi Aliu ishte një nga figurat e hershme të Vetëvendosjes. Ai, së bashku me Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën, kishte nisur rrugëtimin politik nga organizata KAN, e cila më pas u shndërrua në Vetëvendosje.

“Nga viti 2002 ka qenë ideja e konceptit të vetëvendosjes”, kishte deklaruar Aliu më herët në një intervistë.

Ai shpesh ka treguar se si shumica e aktivistëve kishin lënë punët e tyre për t’iu përkushtuar organizatës, duke u mbështetur vetëm në forcat e tyre dhe në sakrificat personale.

Megjithatë, raportet e tij me VV-në kohët e fundit kanë qenë të ftohta. Madje edhe gjatë seancës së djeshme të Kuvendit, u vu re mungesë entuziazmi në mimikat e disa deputetëve pas zgjedhjes së Bashës.

Ndaj Aliut kanë nisur edhe kritika të ashpra nga përkrahës të partisë, ndërsa ai në të kaluarën ka qenë i përfolur për disa dyshime në afera korruptive, përfshirë atë të ambalazhuesve të ujit, për të cilën raportohej se po hetohej nga Prokuroria Speciale. Asnjë masë ndaj tij nuk ishte ndërmarrë nga VV-ja.

Pak kohë më parë, nga partia ishte larguar edhe dhëndri i tij, Berat Lahu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dorëheqja që shkaktoi tërmet: Liburn Aliu, një nga shtyllat e VV-së dhe krahu i djathtë i Kurtit që nga fillesat appeared first on Sinjali.

Suedia shpall listën për ndeshjet me Slloveninë dhe Kosovën – mungon Zeneli

Suedia ka shpallur listën për ndeshjet me Slloveninë dhe Kosovën, të vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Pjesë e listës janë edhe yje si Alexander Isak, Viktor Gyokeres.

Mungon Besfort Zeneli që kishte lënë Kosovën për Suedinë.

U21-truppen till EM-kvalets två första matcher 🙌

🇸🇪-🇦🇲 | 5 sep
🇲🇪-🇸🇪 | 9 sep pic.twitter.com/nPI1c90Tm3

— Svensk Fotboll (@svenskfotboll) August 27, 2025

Nu inleds resan mot VM 2026 🔥

🇸🇮-🇸🇪 | 5 sep
🇽🇰-🇸🇪 | 8 sep pic.twitter.com/0JFVHwUyMi

— Svensk Fotboll (@svenskfotboll) August 27, 2025

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Suedia shpall listën për ndeshjet me Slloveninë dhe Kosovën – mungon Zeneli appeared first on Sinjali.

Kina refuzon kërkesën e Trumpit për bisedime për denuklearizim: Ee paarsyeshme dhe jorealiste

Pekini zyrtar ka bërë të ditur të mërkurën se është “e paarsyeshme dhe jorealiste” t’i kërkohet vendit të marrë pjesë në negociatat për çarmatimin bërthamor me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë.

Guo Jiakun, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, i bëri këto komente pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se kishte diskutuar kontrollin e armëve bërthamore me homologun rus, Vladimir Putin, dhe dëshironte që edhe Kina të përfshihej.

“Forcat bërthamore të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara nuk janë aspak në të njëjtin nivel, dhe mjedisi strategjik i sigurisë dhe politikat bërthamore të të dy vendeve janë krejtësisht të ndryshme.”, theksoi Guo.

Ai shtoi se Kina ndjek një politikë pa përdorim të parë të armëve bërthamore dhe një strategji të vetëmbrojtjes, duke theksuar se Pekini nuk do të përfshihet në një garë armatimesh me asnjë vend tjetër.

“Vendet me arsenalet më të mëdha bërthamore duhet të përmbushin me zell përgjegjësitë e tyre të veçanta prioritare për çarmatimin bërthamor.”, shtoi zëdhënësi kinez.

Trump, nga ana e tij, i ka thënë gazetarëve se denuklearizimi është një qëllim shumë i madh, duke shtuar se Rusia është e gatshme dhe se edhe Kina do të ishte e gatshme të merrte pjesë. “Duhet t’i ndalojmë armët bërthamore. Fuqia është shumë e madhe.”, ka thënë presidenti amerikan.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Malajzisë ka bërë të ditur muajin e kaluar se Kina do të nënshkruajë një traktat të Azisë Juglindore që ndalon armët bërthamore në rajon sapo dokumentacioni të jetë gati.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kina refuzon kërkesën e Trumpit për bisedime për denuklearizim: Ee paarsyeshme dhe jorealiste appeared first on Sinjali.

I dehur dhe me shpejtësi të lartë, përplasi për vdekje dy motrat në Shqipëri – 23-vjeçari mbetet në burg

Tre ditë pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë–Delvinë, ku humbën jetën motrat, Rozina dhe Ela Dhimaku dhe ngeli e plagosur rëndë Antonela Zhupa, gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë për drejtuesin e mjetit “Audi”, 23-vjeçarin Kevin Norra.

Në seancën e zhvilluar prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj, kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi.

Norra u ndalua menjëherë pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e të dielës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe parakalim të gabuar.

I dehur, me shpejtësi skëterrë përplasi për vdekje dy

Sipas policisë, Nora, banues në Fier, ngiste makinën e tij, tip Audi, në gjendje të dehur. Për këtë arsye ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, njofton a2cnn, transmeton Sinjali.

Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën  1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, sqaroi policia. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I dehur dhe me shpejtësi të lartë, përplasi për vdekje dy motrat në Shqipëri – 23-vjeçari mbetet në burg appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet lokale, KQZ-ja decertifikon 12 kandidatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për decertifikimin e disa kandidatëve që më parë ishin certifikuar. Disa prej tyre janë zëvendësuar me kandidatë të tjerë.

Vendimet e marra janë si më poshtë:

Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve dhe certifikim 3 kandidatëve tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje për Zgjedhjet Lokale;

Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve dhe certifikim 2 kandidatëve tjerë nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Zgjedhjet Lokale;

 Vendim për decertifikim e 3 kandidatëve nga GUXO për Zgjedhjet Lokale;

Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve nga Alternativa për Zgjedhjet Lokale;

Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Bashkimi Demokratik për Zgjedhjet Lokale;

Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Kosovski Savez për Zgjedhjet Lokale;

Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Koalicija VAKAT për Zgjedhjet Lokale;

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet lokale, KQZ-ja decertifikon 12 kandidatë appeared first on Sinjali.

Abdixhiku takon zyrtarët francez: LDK-ja s’mbështet praktika që dëmtojnë funksionimin kushtetues  

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim emisarin e Francës për Ballkanin, René Troccaz, së bashku me ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guérot, raporton Gazeta Sinjali.

Abdixhiku njoftoi se gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend dhe situata aktuale, duke theksuar sfidat me të cilat po përballet Kosova, nga bllokada institucionale deri te pasojat e qeverisjes populiste.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, z. René Troccaz, si dhe ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot.

Gjatë bisedës sonë diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën aktuale, veçanërisht sfidat me të cilat po përballet Kosova – nga bllokada institucionale deri te pasojat e qeverisjes populiste – si dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj gjendjeje. Theksova qartë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mbështet praktika që dëmtojnë funksionimin kushtetues dhe normalitetin institucional të vendit. Ata që e kanë nisur këtë rrugëtim, duhet të marrin përgjegjësinë për krizat që i shkaktojnë me vetëdije.

Në fund, shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese dhe për rolin e rëndësishëm të saj në mbështetjen e integrimit evropian të vendit tonë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku takon zyrtarët francez: LDK-ja s’mbështet praktika që dëmtojnë funksionimin kushtetues   appeared first on Sinjali.

Alessandro Florenzi pensionohet nga futbolli në moshën 34 vjeçare

Mbrojtësi italian, Alessandro Florenzi, ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli profesionist në moshën 34-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere të shquar që zgjati më shumë se një dekadë.

Florenzi e filloi udhëtimin e tij profesional te Roma, ku regjistroi mbi 200 paraqitje dhe madje shërbeu si kapiten i ekipit. I njohur për shkathtësinë e tij, ai luajti si mbrojtës i djathtë dhe mesfushor, duke fituar reputacionin si një lojtar dinamik dhe i besueshëm.

Karriera e tij përfshinte gjithashtu periudha huazimi te Crotone, Valencia, Paris Saint-Germain dhe AC Milan.

Në nivel ndërkombëtar, Florenzi arriti të fitojë UEFA Euro 2020 me Italinë dhe titullin e Serie A me AC Milan në vitin 2022.

Në një mesazh të përzemërt në Instagram, ai falënderoi familjen, shokët e ekipit, trajnerët dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë karrierës së tij: “Sot themi lamtumirë, por ju gjithmonë do të jeni pjesë e imja.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Alessandro Florenzi pensionohet nga futbolli në moshën 34 vjeçare appeared first on Sinjali.

❌