Nënë Tereza, ajo që erdhi si një frymë qiellore, si akti më i lartë i shpirtit që i dhuron njerëzimit bekimin e dashurisë
Nga Albert Vataj Sot nuk është vetëm dita e kujtesës dhe kremtes së shenjtores shqiptare, por edhe përulësisë dhe bamirësisë, si akti sublim, me të cilin ne shpërblejmë shpirtin me dritën më të vezullimtë të besimit te mirësia dhe dashuria. Sot, në ditëlindjen e Nënë Terezës, nuk përkujtojmë thjesht lindjen e një shenjtorjeje shqiptare, por lindjen e një drite që ndriçoi botën.